Problemet me faturat e papaguara dhe si po zhvillohen pagesat me këste dhe shërbimet e përmbarimit për mbledhjen e borxheve. Furnitorët tërheqin furnizimet nga një nga supermarketet më të mëdha në vend pas problemeve me pagesat e faturave.

Furnitorët e një prej rrjeteve më të mëdha në Shqipëri janë vënë në radhë për të mbledhur paratë e produkteve që kanë furnizuar, duke krijuar një zinxhir borxhesh dhe mungesë likuiditeti.

Pagesa me vonesë ose mospagesa prej kohësh e faturave të furnizimit me shumicë janë bërë çështje shqetësuese për bizneset e mesme dhe të mëdha që furnizojnë pikat e shitjes me pakicë dhe supermarketet.

Një sërë furnitorësh ankohen se po iu vonohen pagesat për furnizimet dhe po u drejtohen rrugëve gjyqësore dhe shërbimeve të përmbarimit (debt collection) për të mbledhur mjetet monetare.

Madje furnitorët po aplikojnë skema të ngjashme me ato që po zbaton Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), duke u kërkuar debitorëve kryesisht të paguajnë me këste borxhet dhe të plota faturat e furnizimit të radhës.

Të dhënat nga pasqyrat financiare të publikuara nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit tregojnë se në bilance po referohen detyrimet afatshkurtra ndaj furnitorëve, ashtu si dhe detyrimet për kredi afatshkurtra dhe afatgjata.

Sipas bilancit të rrjetit më të madh në vend për nga xhiroja, Carrefour, (CBM Balkans) për vitin 2013 detyrimet afatshkurtra për vitin 2012 ishin mbi 867 milionë lekë për t’u rritur në vitin 2013 në 892 milionë lekë ose rreth 8 milionë dollarë. Madje detyrimet nga furnitorëve janë më të larta se gjithë detyrimet ndaj bankave për kreditë e mara afatshkutra dhe afatgjata. Kështu detyrimet afatshkutra si kredi të marra janë rreth 168 milionë lekë ndërkohë që kreditë afatgjata rreth 304 milionë lekë duke çuar në një total borxh ndaj bankave në rreth 472 milionë lekë. Ndërkohë vetëm detyrimet afatshkurtra (ndaj furnitorëve) për vitin 2013 janë raportuar 892 milionë pra rreth 2 herë më shumë se kredia. (shiko tabelën: Bilanci i CMB Balkans-Carrefour, 2013). Kompania ka një kapital negativ për shkak të humbjeve të akumuluara në vite, ndërsa ka një raport të totalit të detyrimeve ndaj totalit të pasivit prej gati 120%, çka tregon se zinxhiri i supermarketeve është i zhytur në borxhe. Mjetet e veta të kompanisë (totali i aktiveve) janë më të ulëta se detyrimet ndaj furnitorëve, çka rrit probabilitetin e paaftësisë paguese të kompanisë.

Kompanitë e cigareve, produkteve të bulmetit, higjienës personale, ushqimeve etj., kanë akumuluar borxhe të pambledhura edhe gjatë vitit 2014. Shifrat nuk janë bërë ende publike nga QKR, pasi afati është në fund të muajit qershor, por të dhënat operative nga disa furnitorë tregojnë se situata është përkeqësuar. Problemet në Greqi të grupit të Carrefour dhe zgjerimi drejt Maqedonisë mendohet se janë problemet kryesore që kanë sjellë si pasojë mungesën e likuiditetit dhe vonesën në pagesën e faturave te dega e Carrefour.

Zvarritja e pagesave ka rrudhur ofertat e produkteve në rrjetet e shitjes me pakicë, duke rrezikuar të kthehet në një cikël të mbyllur, mospagesat ulin furnizimet, ulja e furnizimeve ul shitjet dhe ulja e shitjeve ul pagesën e faturave të furnitorëve.

Fitues dhe humbës

Me probleme në pagesat e furnitorëve janë edhe njësitë e vogla tregtare, kryesisht brenda lagjeve, ndërsa situata jashtë Tiranës dhe në fshatra është më dramatike. Listat e qytetarëve që s’paguajnë dot blerjet me pakicë shoqërohet me listat me borxhe të dyqaneve ndaj furnitorëve.

Nga kjo situatë kanë përfituar rrjetet e tjera të shitjeve me pakicë, të cilat kanë përmirësuar bilancet e tyre gjatë viteve të fundit. Të dhënat e bilanceve të marra në QKR dhe të përpunuara nga “Monitor” tregojnë se për vitin 2013, CMB Balkans (Carrefour) ka thelluar humbjet në rreth 394 milionë lekë, ndërkohë që dy rrjetet e tjera Conad dhe Ecomarket kanë realizuar fitime respektivisht në shifrat 26.8 milionë lekë dhe 19.3 milionë lekë.

Furnitorët kryesorë thonë se rrjetet e marketeve të Conad, Big Market dhe Eco Market nuk kanë vonesa domethënëse në pagesat e faturave të furnizimit. Në këtë mënyrë, ato kanë rritur aktivitetin dhe qarkullimin si dhe kanë siguruar rezultat financiar pozitiv.

Tregtia në supermarkete, dy anët e medaljes

Hyrje-daljet dhe transaksionet e shitblerjeve në tregun e shitjes me pakicë. Si ndahet tregu 1.2 miliardë euro mes rrjeteve të supermarketeve dhe dyqaneve të vogla tradicionale.

Kur kishin kaluar rreth 10 vite nga vendosja e ekonomisë së lirë të tregut në Shqipëri, disa kompani konsulence sugjeruan biznesin e shitjeve me pakicë në qendra tregtare kryesisht jashtë Tiranës, si një model suksesi i sigurt për të gjeneruar fitime.

Ndryshimi i të bërit pazar nga dyqanet e lagjes drejt supermarketeve u pa fillimisht si një formë fitimprurëse e të bërit biznes dhe me fitime të sigurta. Por historia e shitje-blerjes së disa rrjeteve të marketeve apo dalja nga tregu pa lënë gjurmë si në rastin e sllovenëve të Mercator zbehin disi suksesin e shitjeve me pakicë në supermarkete dhe qendra tregtare, kryesisht në Tiranë dhe në disa qytete kryesore.

Llogaritjet e studiuesve të tregut tregojnë se pjesa e shitjes me pakicë në rrjetet e organizuara mbetet e ulët në rreth 7-10% të totalit të tregut dhe se konkurrencës së fortë mes rrjeteve të supermarketeve të huaja si Conad, Carrefour dhe atyre vendase si Big Market dhe Eco Market i kundërvihet një shkallë e lartë informaliteti e dyqaneve të vogla.

Sipas studimeve, disa sipërmarrje të mëdha kanë hasur vështirësi të operojnë në Shqipëri gjatë viteve të fundit, ndërkohë që disa të tjerë, sidomos ato me kapital vendas, po rezistojnë ende dhe kanë mbajtur pjesë stabël të tregut, duke ditur të përshtaten ndaj konsumatorit shqiptar.

Kështu Mercator, rrjeti slloven i shitjes me pakicë e mbylli aktivitetin në Shqipëri në vitin 2012. Euromax, brandi belg i grupit Delhaise, u ble nga Balfin në vitin 2013 dhe shumë shpejt iu shit CM Balkans B.V (i cili menaxhon rrjetin francez Carrefour në Ballkan.

Carrefour mbetet ndër më të mëdhenjtë në tregun e shitjeve me pakicë dhe vlerësohet se ka rreth 2% të tregut në total. Të njëjtën pjesë tregu ka dhe Big market, që ka shënuar zgjerim vitet e fundit.

Ndërkohë që Eco Market, një tjetër brand me pronësi shqiptare, po rritet shpejt në treg dhe ka marrë disa përqindje të tregut nga dalja e Mercator. Tregu i shitjeve me pakicë në Shqipëri vlerësohet nga INSTAT në rreth 850 milionë euro, sipas të dhënave nga Anketa Strukturore e Ndërmarrjeve, por problemi kryesor vazhdon të mbetet informaliteti, për shkak se dyqanet e vogla nuk lëshojnë kuponë tatimorë dhe nuk deklarojnë xhirot reale. Nëse në treg do të llogariteshin edhe shitjet e dyqaneve të vogla që shesin pa fatura tregu, vlerësohet se ai xhiron rreth 1.2-1.3 milionë euro ose rreth 40% më shumë se shifrat zyrtar.

Tregtia dominohet nga dyqanet e lagjes

Me gjithë zgjerimet e rrjeteve të shitjes me pakicë, pjesa dërmuese e shitjeve realizohet nga dyqanet e vogla, në rreth 90% të totalit. Ndër supermarketet, rrjeti kryesor mbeten Conad, Big Market dhe Carrefour, me 2% të totalit të shitjeve me pakicë.

Euromax, rrjeti i parë i shitjeve me pakicë i hapur në vitin 2005, ka shënuar rritje nga 2.5 milionë euro deri në 35 milionë euro në vitin 2008, me një rritje 17 herë brenda 4 vitesh. Më pas, shitjet rrudhen për tre vite me radhë deri në 22 milionë euro në vitin 2011, për të rifilluar rritjen e shitjeve dhe për të arritur rekordin në vitin 2012 me 37.5 milionë euro. Më pas kompania doli nga tregu, duke ia shitur rrjetin e saj Carrefour.

Rritet numri njësive tregtare, ulen fitimet, në vështirësi dyqanet e lagjeve

Aktiviteti i tregtisë me pakicë në mënyrën tradicionale të dyqaneve të lagjeve është parë prej kohësh si mundësi vetpunësimi më shumë se sa biznes që gjeneron fitime. Rritja e numrit të supermarketeve të mëdha dhe minmarketeve në lagje ka vënë në vështirësi sipërmarrjet e vogla të cilave iu mbetet të shesin vetëm furnizimet e përditshme të konsumit si buka, produktet e qumështit dhe ushqimet bazë.

Të dhënat zyrtare tregojnë se është rritur vitet e fundit numri i njësive tregtare të shitjes me pakicë në rreth 30 mijë që përbën dhe gjysmën e bizneseve të regjistruara në Shqipëri. Përgjithësisht këto biznese janë të organizuara si biznese të vogla me xhiro nën 2 milionë lekë në vit dhe të përjashtuara nga TVSH dhe që paguajnë tatim fitim vjetor në shumën 25 mijë lekë. Rrjetet e supermarketeve e konsiderojnë konkurrencë të pandershme faktin që dyqanet e vogla të lagjeve shumë rrallë të japin kupon tatimor me frikën se mos kalojnë pragun e klasifikimit si biznes që nuk paguan TVSH.

Rritja e konkurrencës në tregun e shitjeve me pakicë (retail) ka sjellë edhe rënien e marzheve të fitimit. Rrjetet e supermarketeve duke patur fuqi të madhe blerëse kanë dhe mundësinë e ndikimit te furnitorët duke ulur çmimet e blerjes me shumicë dhe duke ofruar çmime më të lira për konsumatorët finalë. Një dukuri që vihet re sidomos te produktet me ditë të afërt të skandencës dhe lidhet me uljen e fortë të çmimeve të blerjes që paguajnë supermarketet te furnitorët, të cilët janë të detyruar të shesin sasi të konsiderueshme në periudha kohore të shkutra. Kjo sjell rënie të çmimeve dhe konkurrencë të fortë brenda produkteve. Shembull tipik janë produktet dhe nënproduktet e qumështit ku disa kompani ulin çmimet nën kosto për të rikuperuar sadopak kostot e prodhimit ose importit të këtyre produkteve.

Të dhënat zyrtare tregojnë se norma e fitimit në tregtinë me pakicë ka shënuar kulmin në vitin 2011 në mbi 18 për qind ndërkohë që viti 2013 shënoi marzhin më të ulët të fitimeve të 5 viteve për të cilat disponohen të dhënat. Vetëm 8.6 për qind është marzhi i fitimit në rrjetet e pakicës çka vështirëson situatën financiare të rrjeteve të supermarketeve. Por rritja e konkurrencës së supermarketeve që tashmë janë përhapur kudo, në çdo lagje dhe jo vetëm në qëndrat e organizuara tregtare, ka rritur vështirësitë e qarkullimit të mallit në dyqanet e lagjeve që përveç mungesës së likuiditetit duhet të përballojnë dhe blerjet me lista të produkteve të konsumit bazë. Furnitorët thonë se janë të detyruar t’ju japin mallin dyqaneve dhe të kërkojnë pagesën mesatarisht 15-20 ditë pas lëvrimit të mallit.

36 Komente

". Por rritja e konkurrencës së supermarketeve që tashmë janë përhapur kudo, në çdo lagje dhe jo vetëm në qëndrat e organizuara tregtare, ka rritur vështirësitë e qarkullimit të mallit në dyqanet e lagjeve që përveç mungesës së likuiditetit duhet të përballojnë dhe blerjet me lista të produkteve të konsumit bazë. "

Ça janë listat?

Kur blersi (ne pergjithesi fukarenjte) nuk ka para per te blere qumeshtin, buken, orizin apo vajin, dyqonxhiu i lagjes ja shkru emrin dhe detyrimin ne nje fletore 4 lekeshe me shprese se bleresi do tia ktheje ta zeme ne fund te muajit. Keto detyrime te bleresave quhen ndryshe "blerje me liste". 

Flm. 

Po rrasini mo vlla mrena kto qi blejn me lista.

Listat e qytetareve do te paguhen se shpejti: po afrojne zgjedhjet.

Ky emri Carrefour gjithmone me kujton nje berber te famshem ku u qethshim kalamoj, Gafurrin, qe dinte me qeth vetem kare kinezce. smiley

Me duket se e kish berberhanen (te pakten per nje fare kohe se ene berberet i qarkullonin per te mos u familjarizuar) tek rruga e Durresit, ngjitur me farmacine dhe pak a shume perball me ministrine e arsimit.

Edhe Shaqua qe ka dyqan buke ne Vlore ka filluar ta shesi buken me feta. Keq shume puna! -tha Shaqua. Njerezit preferojne te paguajne dritat se te blejne buke. Po na falimenton shteti! U ankua ai.

 

Per sa kone conadi dhe carrefouri japin kupon tatimor skane gje ne vije. Po nuk dha kupon as conadi atere falimementojne ter dyqanet e lagjeve se une me besim kam te malli conadit se te shitesi lagjes qe te kap mallin me dore dhe kur e pyet ku e ke dorezen plastike dhe kuponin tatimor te sheh si ufo. 

Pikerisht per ket problem i pata bere pyetje Pjerit te Intevista e Madhe, te cilen, adminet pa pik turpi e fshehen.

Çi ben pyetje atij, ai se njeh fare shqiperine, flet me terma te pergjithshem. Ne asnje vend nuk flet specifikisht per evazionin fiskal te ekonomise shqiptare. Jam i sigurt qe miliona euro i ikin arkes se shtetit pervit nga mospagimi taksave dhe mosdhenia e kuponit tatimor nga bisnezet e vogla dhe te mesme. Dhe po ti pyesesh pronaret e dyqaneve te vogla prape qahen e ankohen, eh na mbyten taksat, sna dalin leket, na ikin dritat. Ne jemi rob te kqinj or vlla. 

Kokolepsi, po per kete qe thua zotrote, kam folur tek VQ, lexoje qe te mos flasesh para kohe, qe te jesh me i pregatitur. 

Qe ka ndonje qelbersillik ketu as qe diskutohet. Paska dal Conad dhe Big Market me plus dhe Carrefour me humbje. Qeveria te nderhyj se mos kane bere ndoje skeme per evazion fiskal nga ana e kompanise. Shikoni mos po bejne ndonje levizje parash ne deget e reja Maqedoni dhe atyre problematike ne Greqi.

Ministria te marr mase qe Carrefour te paguaj furnitoret qe te mos lejoj qe situata te pershkallezohet.

e cfare mase te marre psh ministria qe Carrefour te paguaj furnitoret? Ti paguaj vete ministria?  smiley

Furnitorët thonë se janë të detyruar t’ju japin mallin dyqaneve dhe të kërkojnë pagesën mesatarisht 15-20 ditë pas lëvrimit të mallit.

- kjo duhet te shkoje 30-60 dite qe te fillojme te ankohemi.

 

 

ne fakt problemi i taksave nuk eshte se jemi te prirur per mos ti paguar, por nuk beson asnjeri qe me shume taksa ne doren e shtetit kane nje vlere te shtuar per ekonomine...thjesht do i vjedhe Brimsilda & Co.

Nderkohe qe tregtia ne Shqiperi ka te pakten kater vjet qe eshte ngadalesuar, askush nuk pret permiresim per sa kohe Kapoja i vendit vazhdon me tritol, vazhdon me retorike te nje opozitari, dhe nuk ka sjelle as edhe nje investitor te huaj serioz ne Shqiperi keto gati dy vite. Tregtia me pakice eshte thjesht collateral damage!!!

Pse dy vite do invesititori serioz te hyj ne nje treg te huaj qe ka trasheguar nje imazh verem? Ah mjeshter mjeshter.

Po ca te vije investitori huaj kur ska leverdi se shqiptari se jep kuponin tatimor qe te vjedhe shtetin, kurse i huaji e jep dhe e ha ne byc si carrefouri. Shteti duhet tja mbledhe taksat nje me nje bisnezeve te vogla edhe sikur 90% e tyre te falimentojne nga kjo gje.  Ashtu sic mbledh paret e energjise. Dhe sa per at pune taksat e shtetit paguhen si koncept, jo se do i vjedhe brisida apo grida, ceshtje koncepti. 

Carrefour presupozohet qe eshte nje marke serioze franceze ndonese ne na kap subsidiary i Greqise. Normalisht kompania meme duhet te bej ndonje investim te terheq klient. Se "investitoret"qe vijne ne Shqiperi duan lek pa investuar asnje lek. Robte s'vejne tek dyqani i lagjes se marrin gjera pa kupon, por sepse 1. aty kane vajtur me pare, 2.ne supermarket gjerat jane me shtrenjte, 3.s'ka asnje oferte terheqese ( tip monthly discounts qe te jene shume me lire se tregu), 4.s'ka produkte te vecanta ,5. aty e kane me afer etj. Keto duan investime serioze te konkretizohen. Tregje informale ka pak a shume gjithandej qe jane formalizuar dhe nga konkurenca. Sdq jam dakort me cfare thua qe qeveria duhet ti mbledh taksat bizneseve te vogla. Po ne ate vend s'di cfare te besh me pare.

Mos harro edhe qe shitesja e dyqanit brenda 2 minutash te updeiton me gjithe te rejat dhe thashethemet e lagjes...

Sherbim ekstra, pa kosto.

Supermarketi (conadi, carrefouri) jam i bindur qe i kane cmimet me te larta se lagjorët sepse operojne si bisneze te rregullta, dmth japin kuponin tatimor, paguajne sigurimet shoqerore/ shendetesore te punetoreve, japin bilance te sakta, paguajne cdo lloj takse nga ajo e mjedisit deri te energjia elektrike dhe keto rritin koston e mallit, por ama edhe arken e shtetit i cili me kthen mbrapsht me investime si psh rruga, shtylla elektrike diferencen qe pagova me shume ne cmim kur bleva te conadi. Kurse xhambazi lagjes spaguan asgje dhe prape qahet qe shteti si shtron rrugen e si ve shtylla elektrike. 

Kur ke bilanc negativ dhe deri ne tre vjet pasi ke hyre ne tregun shqiptar ke te drejte te mos paguash disa taksa sipas ligjit shqiptar. Ligj i bere per te ndihmuar investitoret e rinj. 

Sdq ti mendon se mallin e marrin gjithmone nga furnitor qe paguajne taksa keta? Po them qe nese kane dal me fitim Big Market dhe Conad, atehere ka dicka fishy qe Carrefour qenka keq.

Po sigurisht. Bigmarket edht shqiptar dhe i ben punet shqiptarce. Te conadi ka nje pisllik te madh ne mes. Francezet e kan ngrene se jan sjellur normal. 

Mbase mer, Fransuzet jane ne rregull dhe keta te tjeret kane bere dredhi. Por prape normalisht ai qe del me fitime taksohet me shume. Ne kete rast fransuzet spaguajne se kane dal me humbje. Plus heren e fundit qe kam qene Carrefour ishte mbush tumbllas me produkte serbe dhe greke. Seriozisht kjo.

Rrjetet e supermarketeve duke patur fuqi të madhe blerëse kanë dhe mundësinë e ndikimit te furnitorët duke ulur çmimet e blerjes me shumicë dhe duke ofruar çmime më të lira për konsumatorët finalë. Një dukuri që vihet re sidomos te produktet me ditë të afërt të skandencës dhe lidhet me uljen e fortë të çmimeve të blerjes që paguajnë supermarketet te furnitorët, të cilët janë të detyruar të shesin sasi të konsiderueshme në periudha kohore të shkutra. Kjo sjell rënie të çmimeve dhe konkurrencë të fortë brenda produkteve. Shembull tipik janë produktet dhe nënproduktet e qumështit ku disa kompani ulin çmimet nën kosto për të rikuperuar sadopak kostot e prodhimit ose importit të këtyre produkteve.

Kjo dihet o babloke .Eshte Aja e e kapitalizmes e zbuloi karl marks 170 vjet me pare.Ne SHBA qekur doli Wal mart ne skene tregetaret e vegjel u firuan nga faqja e dheut.

carrefour-et ne shqiperi jane filiale te grupit grek te s-m marinopulos.  francezet jane larguar nga greqia ne -12-n dhe marinopulos ka blere s-m e tyre bashke me  te drejten e perdorimit te emrit ne greqi dhe ballkan.

bleresit e pakokolepsizuar  ne shqiperi duhet te mbeshtesin s-m dhe dyqanet shqiptare

Ja pra fiks, se dhe une e dija qe ishte nje filial grek.

me mire keto minimarketet e vogla ne lagje e poshte pallatit se keto gjys supermarketet. Shqp nuk ka popullsi per keto lloj operatoresh sikurse dhe infrastruktura e saj nuk e mundeson ne parametra optimal kete treg. Minimarketet kane avantazhin qe adaptohen me shpejt me kerkesat e klientit, nuk kane supestruktura super kosto apo dhe humbje nga vjedhjet ose shpenzime per roje etj etj. Personalisht do te preferoha qe Shqp ti rezistoj ketyre multinacionaleve te cilat me kalimin e kohes dhe fuqizimit te tyre jane nje rrezik (monopol apo oligopol) per tregtaret e vegjel dhe prodhuesit ne pergjithesi.

disclaimer: se harrova, komenti i mesiperm nuk eshte pasoje e ndonje lobiimi apo sepse dua te mbroj Shaqon nga konkurrenca e pabarabarte. Ai eshte fryt i konkluzioneve personale nga takimet e GAT-it.

Keto Big-Market po perhapeshin me shpejtesi ne Shqiperi, kishte thuajse çdo lagje ne qytetet kryesore. 

Do llogaritur dhe numri i madh i minimarketeve qe jane hapur, thuajse cdo pallat ka te tijin, jane shume per banoret qe ka Shqiperia, plus qe supermarketet e medhenj nuk japin as me lista.

Supermarketet sidomos ato ushqimore Jane biznes I veshtire per tu menaxhuar me produkte qe duhen shitur shpejt sepse prishen,margins te uleta fitimi etj ...

Po nuk u detyruan bizneset/dyqonet ti japin bleresit kuponin tatimor nuk mundet te vendoset konkurueshmeria ne baza te drejta (fair). Dhe keshtu, gjithmone do te triunfoje maskarai, abuzuesi, apo shkelesit e ligjeve. Kush nuk jep kuponin tatimor duhet te futet ne burg! 

Ajo zgjidhet kollaj kuazi .thjesht dergo undercover ata te police tatimore .kur te marrin Mallin pa fature tu kepusin gjoba te  majme  and or burg.te njejten gje me ata punedhenes qe paguajne punonjesit cash .nese fillojjne paguhen taksa kontribute fatura dritash etj qeveria s'do kete nevoje te marre borxh per te mbajt shtetin.

po c'paten me kto ,  gjithe ky borxh i madh, qazja fiqiretja gjyla ne roshja ke lagja ime kan vazhdu edhe master mora  vesh
 

sa interesant eshte qe ekspertet e ekonomise shqiptare qe komentojne tek ppu te gjithe jetojne jashte vendit...madje jane edhe percmues...te gjithe ja fusni kot, pasi kuponi tatimor ska te bej fare me faktin pse nje supermarket eshte me humbje dhe te tjeret jane me fitime, apo konkurence e pandershme...madje, ne Shqiperi nese bejne loje te pandershme e bejne supermarketet e medha, pasi te gjitha jane te lidhura ngusht me politiken. Nese zgjidhja do te ishte kuponi tatimor per te gjithe, keta bosat e ketyre marketeve te jeni te sigurt qe do ti kishin bere te gjithe te vegjlit te shisnin me kupon.

Problemi i ekonomise shqiptare eshte te fakti qe nuk kemi politikan vizionar te cilet te gjenerojne ekonomi...kane rene remitancat mbi me 60% qe nga 2008, qe do te thote eshte prekur klasa me e varfer, kane rene investimet kapitale qe do te thote eshte prekur biznesi i madh, kane rene investimet e huaja direkte ne menyre te ndjeshme dy vitet e fundit qe do te thote qe nuk ka te ardhura ekstra ne ekonomine e vendit. Ky nuk eshte nje problem i izoluar pasi jemi ne nje rajon problematik, por te jeni te bindur qe politikanet shqiptare ja kane arritur ta mbajne vendin nen potencialin e zhvillimit qe mund te kete.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).