Tunizia ishte vendi që nisi sezonin e Pranverave arabe. Tani po korr frutet.

Protagoniste e Revolucionit të Jaseminëve, Tunizia ishte vendi që inauguroi sezonin e pranverave arabe, duke arritur të kryejë një tranzicion, i cili e pati kulmin me “kthesën laike” të zgjedhjeve presidenciale të fundit të 2014-ës, dhe miratimin e një kushtetute që konsiderohet ndër më modernet në botën arabe.

Një proces i karakterizuar nga drita dhe hije, sidomos për shkak të makthit të terrorizmit që ka shënuar një rritje shqetësuese në vitet e fundit.

Që nga 17 dhjetori 2010, kur shitësi i frutave Mohamed Bouazizi i vuri flakën vetes në Sidi Bouzid, duke ndezur bashkë me të edhe flakën e pranverave arabe, Tunizia ka ndjekur një rrugë të shenjuar vazhdimisht prej kundërvënies mes frymës laike dhe islamike të vendit. Pas dëbimit të diktatorit Zine El Abidine Ben Ali, në vitin 2011, vendi është qeverisur për tre vjet nga islamistët e Ennahdhas. Kthesa erdhi në dhjetor të 2014-ës, kur 88-vjecari Beji Caid Essebsi, eksponent i frontit laik, mposhti rivalin e tij Moncef Marzouki, aleat i islamistëve. Fitorja u prit me entuziasëm të madh nga vëzhguesit perëndimorë. Franca, për shembull, foli për një “rol historik të Tunizisë” dhe për “gur themeli” që është vendosur me zgjedhjet presidenciale, të parat me të vërtetë demokratike që nga koha e pavarësisë në 1956. "The Economist" e ka kurorëzuar Tunizinë si “shtetin e vitit”, duke nënvizuar faktin që bën një përjashtim të rrallë në një rajon ku “idealizmi që prodhoi shpërthimi i Pranverës Arabe, në shumicën e rasteve është shuar prej gjakut të derdhur nga ekstremizmi”.

Procesi e arriti kulmin me miratimin e Kushtetutës së re, që konsiderohet një prej më moderneve në botën arabe, ku sanksionohet baraza mes burrave dhe grave, edhe pse Islami vazhdon të mbetet fe kombëtare. Dhe qeveria e koalicionit mes laikëve dhe islamikëve që lindi në shkurt udhëhiqet nga Habib Essid. Ndoshta pikërisht si “vend model” i tranzicioneve në Afrikën veriore, Tunizia ka regjistruar megjithatë një rritje të fortë të fenomeneve terroriste, kjo edhe për shkak të pozicionit gjeografik që e sheh mes Libisë dhe Algjerisë, në atë që tashmë konsiderohet një zonë nën ndikimin e xhihadistëve. Që nga rënia e Ben Alisë, shumë ekuilibra të lidhura me aparatin e sigurisë së vendit janë prishur, duke u krijuar hapësira të mëdha grupeve të huaj. Që nga Revolucioni i Jaseminëve, mendohet që më shumë se 3 mijë të rinj kanë shkuar në Irak apo në Siri, për të luftuar në krah të xhihadistëve.

Por terrorizmi ka goditur mbi të gjitha në brendësi të vendit. Pak orë përpara sulmit në muzeun Bardo, Ministria e Brendshme kishte lajmëruar se kishte zbuluar një celulë xhihadiste në periferinë veriore të Tunizit. Në shkurt, autoritetet kishin lajmëruar kapjen e 32 islamistëve që planifikonin “sulme spektakolarë” kundër infrastrukturave jetike të vendit, duke përfshirë ndërtesa civile. Pas sulmit (dje) në muzeun Bardo, Kryeministri Essid ka kujtuar se në operacionet anti-terrorizëm janë arrestuar tashmë 400 persona.

 

Marrë nga Il Giornale

Përktheu bota.al

9 Komente

Tunezia, sapo po i kthehej normalitetit, biles shoqerite e fluturimit e kishin shtuar axhenten e tyre drejt Tunezise, kur ndodhi kjo qe nuk u priste. 

Ja kur te sulen "intelektualet" skllever te korrektesise politike te PPU-se dhe te fillojne te hedhin fajin kudo,pervec terroristeve.

Si ka mundesi qe ky autori nuk permend ket faktin thelbesor qe Tunizia sot eshte shendrruar ne vendin nr 1 prodhues i terrorizmit. Arabia saudite,Katari,Jemeni dhe Turqia po i furnizojne terroristet e ISIS me armatime dhe fonde nderkohe qe Tunizia i furnizon me ushtare te devotshem. Ne rankun e rekruteve te ISIS, sot kemi rreth 3000-4000 tuniziane qe i jane bashkuar ushtrise se kalifatit te cilet po perhapin terror ne Irak dhe Siri (ky nume sa po vjen dhe shtohet)

Si ka mundesi qe as autori bunga bunga e gunga gunga, as lexuesi kanceroz shabon qose ADC-tvls, e as ti lexues skandinav me skollo, nuk permendni faktin tejet thelbesor qe terrorizmi dhe totalitarizmi kane shkuar paralel me levizjet demokratike ne historine e krishterimit perendimor?

 

@ heretik !  Sa rob negativ je kur shkruan .  te krijon  pershtypjen e nje qenie pas kompjuterit pa forme. 

ne fund te fundit  edhe ti ngordh ca neurone kur le shenja ktu.

e keni bere peshkun sponges and cnidarians

 

Sado rob negativ te jem, keqdashja ime nuk arrin permasa te tilla kozmike sa te leshoj ne eter mallkime femen kunder kombesh te tere (siç ben vazhdimisht ti dhe banda jote demokratike kunder Greqise, Serbise, Rusise, Izraelit) dhe kunder qyteterimesh te medha (Islami).

Aktiviteti psikik i njeriut nuk varet vetem nga neuronet, por edhe nga hormonet, dhe ne komente nuk motivoheni madam & bande nga gje tjeter perveçse nga vershimi i hormoneve feminile mestruale ne gjakun e paster arberor.

Thene kjo edhe per pjesen mashkullore te bandes, qe, megjithse mbuluar me lesh si Neandertali, leshon ne eter klithma mallkimesh feminile anti dikujt, kushdoqofte, mjafton qe ka nje pretekst per te çfryre inatin primitiv te adolershentit puçrranjos per efekt te testoteronit qe lufton per liri kunder babes vet se nuk i dha dy fronga nga shitja me leverdi per 30 aspra.

 

Heretik te keqen e deja-vu-s  smiley

Gjate bisedave pyesin njerzit njeri tjetrin ,  e di ti sa burra duhet qe te nderrojne nje llambe??
5 burra,nje qe e nderron e kater te tjeret per ta degjuar te lavderohet mbasi e ka nderruar

Ata jane shume te keqinj,genjeshtare, maskarenj , bande leshi qe cuditerisht edhe e duan edhe e shajne feminitetin . Ja nje shprehje e sinqerte.

Na  e  thuaj me postimin e ardhshem se ne cilen forme do kerkosh te na  imponosh mendimin,meqe tek postimi me lart  me perqindjet nuk je  keq......
 

I pat gjet Stalkeri me duket nja 5-6 vende muslimone qe i kon punet voj. Te tjeret...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).