35 vjet burg. Ky është dënimi që  Gjykata e Tiranës ka vendosur për Kostandin Xhuvanin, autori i masakrës me katër viktima në lokalin e natës “Ante Grand” në rrugën e Elbasanit në Tiranë me 4 nëntor 2014.

Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë Tiranë, për deklarimin e fajshëm të të pandehurit Xhuvani dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi përfundimtar i Xhuvanit shkon në 35 vjet heqje lire.

Edhe pse i pandehuri Xhuvani në seancën e një dite më parë kishte kërkuar nga trupi gjykues ta gjykojnë drejt çështjen në ngarkim të tij, duke u justifikuar se ka vepruar në gjendje jo të mirë mendore, mëngjesin e krimit, Gjykata nuk ka pranuar rrethanat lehtësuese.

“Kërkoj ta gjykoni drejt çështjen dhe të merrni parasysh rrethanat në të cilat kam kryer veprimet”- ka thene Xhuvani seancëne  djeshme.

Kostandin Xhuvani do të vuajë dënimin në një nga burgjet e sigurisë së lartë në vend, ndërsa nuk lejohet lirimi i tij me kusht. Pra do ti vuajë të plota 35 vjet heqje lirie.

Xhuvani akuzohet si autor i vrasjes së shtetasve Edison Jaho dhe Enea Xhaji, pas një grindjeje të çastit në ambientet e një lokali nate në Rrugën e Elbasanit.

Nga të shtënat me armë zjarri humbën jetën edhe shtetasi Arbër Demiraj, si dhe shtetasi italian Xhanpaolo Azzolo, i cili ndërroi jetë në spital.

52 Komente

TURP!TURP!TURP!

Ai duhej denuar te pakten 35 vjet per nje vrasjet dmth qe te mos dilte me nga burgu.

Djali i mamit deputete do te dali ne 10 vjet per sjellje te mire.

ndërsa nuk lejohet lirimi i tij me kusht. Pra do ti vuajë të plota 35 vjet heqje lirie.

ne fakt, lirimi me kusht do te aplikohej nese denohej deri ne 25 vjet, megjithate kodi parashikon dhe raste te jashtezakonshme. 

rreth 8,5 vjet per nje te vrare....    ai i pesti, apo me sakt i pari, qe vrau disa vite me pare  nuk quhet.

....jo keq,  edhe kur ben tregeti me shumice  te behet ulje cmimi, normale, vendim i drejte!

Belul, serio/sinqerisht, sa mendon se eshte kohezgjatje denimi e mjaftueshme qe te shpagoje veprimin e tij ne sy te publikut? Them ne sy te publikut se viktimat nuk kthehen me.

jo jo, sdoja te thoja ate..   viktimat nuk kthehen me edhe sikur ta pushkatojne kete tipin. edhe keshtu nuk eshte se vendoset  drejtesia.

por mendoj qe ky duhet te denohet ne menyre te tille, qe te mos dali me nga burgu kurre, pasi eshte  vertet rrezik per shoqerine, e deshmuar kjo!!   

ndersa  keto 35 vjet, gjate rruges, me ''sjellje te mire'',  ''raporte mjeksore'', amnistira etj, do katandisen rreth 10-15 vjet, se harrohen gjerat... 

plus pastaj qe denimi i nje personi per nje krim te caktuar, ka edhe si efekt anesor  te trembi apo dekurajoje,  ''aspirant kriminelet''  e te ardhmes... mirepo  denimet qesharake nuk dekurajojne kerkend..smiley

te kuptoj, diskutim i veshtire eshte ky (rasti Breivik psh). Megjithate si e vrave, si e mbajte ne burg gjithe jeten njesoj eshte. Megjithate siguria e shoqerise mbi te gjitha, jam dakord.

Ndjese per nderhyrjen, por pikerisht per sigurine e shoqerise mbi te gjitha, vende si Norvegjia, megjithe maksimumin e denimit 21-vjecar, kane vene ne fuqi mundesine e shtyerjes se tij ne rast vrasjesh te shumefishta. Albania sikur eshte shume e bute me kriminelet... smiley

Mendoj se nuk eshte njesoj si ta vrasesh si ta mbash ne burgim per perjetshem, pavaresisht se njeriu, kur mendon burgun e perjetshem I uron vetes vdekjen.

S'ka ndonjë ulje çmimi a pazar.

Kur kërkon gjykimin e shkurtuar ka ulje dënimi. Kaq.

Te doli parashikimi me duket.

Ore e di që sot po mendoja që kemi debatuar mbi vitet e mundshme, po s'e mbaj mend ku e ça thosha. Po e gjej për kuriozitet.

 

Mendoj edhe unë që është një dënim mjaft i ashpër.

mos u lodh, parashikimi im ishte larg nga ky. megjithese nuk i dihet shkalles se dyte.

tani qe po e rimendoj, me kujtohet qe ne 2013 ne mes te mjegullave elektorale, parlamenti ka kaluar paketen e ashpersimit te denimit (paketa e Halimit) per disa lloje veprash nder te cilat dhe rritjen e denimit maksimal nga 25 ne 35 vjet, prandaj llogaritjet me duallen huq. plus per krim me dashje dhe perdorim te armeve pa leje, jepet denimi me i rende i shtuar, por jo me shume se 35 vjet. i bie qe xhuvani te kete marre (dhe per shkak te ketyre ashpersimeve) denimin maksimal te barabarte me denimin e perjetshem pavaresisht se ka pranuar gjykimin e shkurtuar.

Unë po shqyrtoj një Kod Penal të vitit 2012 i cili, te artikulli 32 thotë që "Dënimi me burgim për krime jepet për një kohë nga pesë ditë deri në njëzetepesë vjet". Kështu ke të drejtë ti.

Nuk e di tani nëse kanë arritur te 35 duke i shtuar dënimit kryesor 25 vjeçar vite të tjera për viktimat e tjera dhe për armëmbajtjen, apo janë bazuar të ndryshimi për të cilin flet, të cilin ama s'e gjej askund.

Sidoqoftë është e qartë që, krimi ishte i rëndë e burgimi është po aq i rëndë.

ketu i ke ndryshimet e 2013-es. 

Ngaqe vrau italianin e kane denuar se sa per kokpalaret do ishte ne greqi duke pire kokaine e duke ju mburrur shokeve se si i vrava direkt.

Mos pi gje Vital ti ?

Zogu, sforcohu pak me shm...jo kaq dele.

Motra, paske ardh ti ? smiley

Me teper se 5 vjet burg nuk do te bej joooo ...keto jane kot fare vetem sa per pallavra !

Lirimi nga burgu i përjetshëm i djalit të ish-deputetes socialiste, Luiza Xhuvani, ishte i paralajmëruar nga Rama. Nuk është rastësi që të tre gjyqtarët që pranuan gjykimin e shkurtuar të Kostandin Xhuvanit duke i hequr burgun e përjetshëm, janë pjesë e familjeve më të njohura të kupolës politike të ish-diktaturës komuniste

Kapo po Cuni me Nipin e Sheqers, kur do shijojne per ca vjet kushtet e burgut sipas standarteve te BE?

 

Maskarallik me brina! smiley

urgjentisht duhet ndryshu ligji (nqs eshte kjo "automatikisht" ) dhe duhen bo dy "carve out" te rendesishme:

1: duhet te hiqet kjo absolutja "automatikisht" sepse e nxjerr gjykaten jashte loje dhe e e kthen ne vulosese te pazarit midis avokatit dhe prokurorit pa pasur fare tager te ndryshoje gje.

2. Kur krimi i pranuar mund te vertetohet lehtesisht edhe nepermjet mjeteve te tjera te pakundershtueshme, psh video, 5 deshmitare, pranim i krimit nga krimineli tek te trete per mburrje ose kercenim, atehere kjo ulje e denimit me 1/3 duhet te hiqet fare si oferte. 

urgjent Parlamenti keto ndryshime. Kuptohet, pasi te mbaroje me Operacionin "Besa e Malesorit". 

Ligjet tona ne kete aspekt jane ne sinkron me ato te BE. Smund ti ndryshojme me koken tone se vihet ne diskutim procesi anetaresimit. 

Jam i sigurte (pardon arrogancen ketu) qe ligji yne ne kete pike, eshte ndryshe nga ato te BE-se sepse jam i sigurte qe jo gjithe vendet e BE-se i kane ligjet identike ne cdo nen e cdo pike- procesi i rakordimit te ligjeve me ato te BE-se nuk ka perfunduar akoma ne Shqiperi. 

Jam gjithashtu i sigurte (pardon etj) qe interpretimi i ligjit nga gjykata jone eshte i ndryshem nga interpretimi qe do i bente te njejtit ligj nje gjykate e nje vendi te BE-se. 

Ju kam thene jo me shm se 5 vjet do te rrije brenda. Ndoshta mund te dale edhe me shpejt, pasi nenes parti i duhet per zgjedhjet e 2017.

Turp? Shm pak! Skandal? Akoma me pak. Nuk me ben pershtypje pasi komunistat njihen per skandale, krime, banda kriminelash, sic bene ne '44... me gjyqe pa gjyqe te qerojne!

Kurse une te kam thene qe Xhuvani sdo e mbijetoje dot burgun se eshte idiot si gjithe brezi jot. Po mos e prish gjakun me mire  per ju te Shqupit....do vini me shpejt ne pushtet. E mos harro te enjten, mos shko me dur ne xhepa, po merr ndonje gjo demokratikase, tip litar, tritol kallash. Erdhi Pranvera neno, ja ene i cik e jeni tu e prek prap pushtetin.

komunistat njihen per skandale, krime, banda kriminelash

  O babai, o mamaja, duhet te kete qene komunist qe perdor kete terminologji  `banda kriminelesh` `krime ` skandale` e

Po te kishte qene ne kohen e komunizmes,  ky djali qe vrau pese a gjashte vete,  nuk do te kishte vend per vite te gjata burgu  dhe nuk do te kishte zgjatur kaq shume gjyqi !

Tani  ti thua turp``, pse u denua 35 vjet ai miku, smiley nuk meresh vesh, cfare do, qe ky djali te ishte pushkatuar si ne kohen e komunizmes shqiptare shpejt e shpejt ? 

Te gjithe shoket e tu rrine tu kerku per ndonje femer,ndersa ti si duket mund te fekondohesh me veten.Keshtuqe mos u prek kur dikush te te thote IK Q.U..!!  smiley

Cfare padrejtesie. Ky vrau kater dhe 35 vite burgim, ndersa ai tjetri, salija,  po kater vrau po vazhdon te na caje b... ne liri! 

Fatkeqesia nuk eshte "Xhuvani", por njerez qe e justifikojne vrasjen!

Per sa kohe te mbizoteroj fryma e servilizmit keshtu kemi per te ngel ne shqipetaret ska kthim mbrapa!

LefTKope ..paske lëshuar prap këtë Pampersin me RED smiley

Lidhe moj se të nxorii bojën .Servilizmi ndaj Berishës thotë do na lërë mbrapa . Jo për gjë po ata që vret e hedh në erë Berisha i di si servilë drejtorësh smiley

Për të mirën tënde e kam ose mbështille mirë kur e hedh se bën Helaq dynjanë .Ose fundja ndërroi kohën e hedhjes . Mos  e mbështill pas diaresë së Berishës . Lere pas kapsit .

Dhe kalamani i Pallatit e ka kuptuar që nuk shkon dhe i ka dalë në mbrojtje smiley

Një Gjykatë e një Shkalle ka dhënë një vendim . Ka dhe shkallë të tjera për gjykimin Përfundimtar . Prandaj ka thënë sh Gjëmbi ruhuni nga "Sindroma e Pampersit  Redi "

Se mos i di ndonjëri vitet e Burgut si kamping smiley

Edhe Kryeministri e premtoi qe ky djalka do te dale nga burgu.

Rilindja i mban premtimet.

Një kalë . Një kalë . Për një kal fal PPU !

Po Gomar bën i nderuar admin  ?

Po . Silleni  !..

dhe vjen i ziu pa pretendime si zakonisht smiley

Altin Lamaj ka vrare 6 veta. 3 te vasil shanto. Sot eshte i lire. Ndaj ky konstandini e paska ngren keq ne krahasim. 

“Kërkoj ta gjykoni drejt çështjen dhe të merrni parasysh rrethanat në të cilat kam kryer veprimet. Mos më gjykoni si kriminel. Më gjykoni si person që kam kryer veprime të papërgjegjshme.”- ka deklaruar Kostandin Xhuvani në seancën në të cilën u paraqitën konkluzionet e mbrojtjes.

he mer, te ka faj ky? hera e dyte qe ben vrasje miku (kto qe jane marre vesh dmth).
Dhe thote nuk jam kriminel, thjesht i papergjegjeshm

Mos u merzit o kostandin.35 vjet kalojne shpejt...

Ky qelbesira dashkej dhe te pergitonte me 25 vite burg.Atje, 35  vite dhe kokerr me kokerr pa asnje te drejte shqyrtimi te metejshem! Kriminel i  ndyre ! 

Ne Shqiperine e Rilindur Socialiste, edhe nese vret kater persona ne mes te Tiranes, nuk merr burgim te perjetshem! 

Shteti RA! 

S'është faji i Shqipërisë së Rilindur Redi, është Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë që i jep atë të drejtë.

Sa e peshtire kur e degjon. Per ti denu ata te peste, e kam fjalen per viktimat, ky plere nuk u mendu fare, u a morri jeten ne sekond, kurse ky sistem zhdrejtsie po mundohet qe me pak stil tia japi edhe nje shanc tjeter pleres. I them graves qe per ata qe duan me e ndihmu kte moster kjo ishte rruga me e mire, duke heq fjalen kyce"burg per jet". 

 

Mbase do e lene per vit te ri ne shtepi...

aq sa koncesioni i parkingjeve

Ju vrafte Zoti ishalla megjithe drejtesi

Lexova me kujdes disa komente. Për shumicën e komentuesëve këtu, edhe ta kishin djegur të gjallë në qendër të Tiranës, nuk do ishin të kënaqur.

Dënimi është mjaft i rëndë. I rënde edhe akti i të dënuarit. S'ka dënim në botë që të kthejë në jetë viktimat ama, po ky nuk është as faji i Xhuvanit, as i Qeverisë ai i trupit gjykues.

me ket menje qe ke ti dhe xhuvanotet e tjere , s'eshte cudi qe cdo dite te lexojme vrasje te 4-fishta.

Ju doni Enver Hoxhen, ai ishte USTA

Ore, a Jeni në vete Ju? A dini të lexoni apo jo?

Pa hë, të lutem mi gjeni e më nisni pak link për 4 vrasjet e përditshme.  Se ose mi gjeni, ose ndryshe shkruan BUDALLALLIQE ME BRIRË e t'Ju vë një vizë mos të lexoj gomarlliqet që Ju shkruani. Po të paktën ta di, më thoni fort e nderuar Elba.

Sa për Enver Hoxhën, sinqerisht provoj vetëm mëshirë kundrejt një mendje si kjo e Juaja e cila nga shprehja e një opinioni bazuar në ligj, arrin në përfundimin që shkruasi meriton një diktator gjakatar e, si përfundim, duhet eleminuar.

vari lesht

me nje fjale edhe Dritan Dajti  mund te marre kete denim,

edhe ai 4 veta vrau...por ska pranuar akuzen smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).