Aktorja shqiptare, Yllka Mujo, është nderuar me çmimin e karrierës në edicionin e 12-të të Festivalit të Filmit dhe të Komedisë që mbahet çdo vit në Monte Karlo. Për kontributin e saj të gjatë në kinemanë shqiptare, si një aktore me një talent të spikatur, Mujo është vlerësuar me këtë çmim në prani dhe të Ministres së Kulturës së Shqipërisë, Mirela Kumbaro. Festivali i Filmit në Monte Karlo organizohet nga një prej emrave të njohur të komedisë italiane, Ezio Greggio, i cili është dhe presidenti i festivalit. Mujo ka qenë dhe pjesë e jurisë së këtij festivali mes emrave të njohur të kinemasë si aktori dhe regjisori Giovanni Veronesi (president i jurisë),  regjisori dhe skenaristi francez, Claude Zidi, aktorja italiane, Maria Grazia Cucinotta, dhe kritiku anglez, Lee Scott Marshall.

Yllka Mujo është një nga aktoret më të mira të skenës shqiptare. Në teatër ka interpretuar në dhjetëra shfaqje, midis të cilave tek “Orët e Kremlinit” e Pogodin, “Luiza Miler” e Shilerit, “Përmbytja e Madhe” e K. Jakovës, “Vizita e Inspektorit” e Pristlit, “Nata e dymbëdhjetë” dhe “Zbutja e kryeneçes” e Shekspirit, “Natë me hënë” e Kadaresë, “Këngëtarja tullace” e Ioneskos, “Zonjusha Zhuli” e Stinbergut, “Kujdes! Kafshon” e A. Gernit etj. Vetëm pak kohë më parë ajo interpretoi në rolin e Maryt në dramën e  Eugene O’Neill “Udhëtimi i gjatë drejt natës” një vepër që solli një tjetër dimension të kësaj artisteje. “Vanja, Sonja Masha dhe të tjerë” ishte një tjetër shfaqje nën regjinë e Driada Dervishit që e ngjiti aktoren në teatër.

Dhe pse teatri duket se është një dashuri për Mujon, janë pafund dhe rolet e saj në kinematografi. Ajo ka interpretuar në filma si  “I teti në bronz”, “Malet me blerim mbuluar”, “Zonja nga qyteti”, “Kur hidheshin themelet”, “Taulanti kërkon një motër” etj. Është aktore me kërkesa, me plastikë të zhdërvjelltë, energjike, shpërthyese; dallon për trajtimin e mençur dhe të kulturuar të roleve, duke rikuptimësuar në kohë idetë dhe gjendjet e tyre emocionale. Yllka Mujo kalon lehtësisht sa nga drama në komedi, sa nga personazhet me mbartje psikologjike e përjetime të brendshme, te personazhet komike, deri paroditë dhe groteskë. Mujo ka interpretuar dhe te filmi i regjisorit gjerman, Janannes Naber “Shqiptari”. Më 1995, ajo u vlerësua me çmimin “Aleksandër Moisiu” si aktorja më e mirë e Festivalit Kombëtar të Teatrove për rolin e Julias në dramën “Fernando Krafti më ka shkruar këtë letër” të Dorstit.

Mban titullin Artiste e Merituar, ndërsa kthehet nga Monte Karlo me një çmim karriere, një trofe i merituar për aktoren shqiptare.

16 Komente

Hallall se e meriton..... ka qene yll i skenes se filmit dhe teatrit...

Faleminderit Montekarlo! smiley

Urime Yllka! Well deserved!! Ate kryenecen e ka qare. E frekuentoja shpesh teatrin/ theatron. Aktore e merituar!

Stambolli digjet ti krihesh. Kemi hallin e Tomes apo nuk je ne dijeni ? Yllka , zmyllka ...

Jam ne dijeni posi. Biles I bera kerkese qe javes qe kaloi Rames qe ta qerronte ( u kry) . Nashti kalojme prape te Yllka. 

pa u tregu cinik po cilat jane kriteret per cmimin? se mgjthe respektin po aktore te tjere qe kane kontribu dhe me shume ka akoma. Robert Ndrenika; Margarita Xhepa m'vijne ne mend te paret. Pastaj festivali i komedise? Yllka sikur ka qene e preme per role dramatike ne pergjithsi

pa u tregu cinik po cilat jane kriteret per cmimin?

kriteret jane fakti qe Yllka ishte anetare e Jurise. Ishte qe ishte, i dhane dhe çmimin smiley

La Giuria internazionale, voluta fortemente dal Presidente Ezio Greggio, fa invidia ad un grande Festival come Cannes e sarà composta da due illustri cineasti: Giovanni Veronesi (Presidente) ed il grande maestro della commedia e del cinema francese Claude Zidi. Con loro, l’attrice albanese Yllka Mujo, Maria Grazia Cucinotta, il critico cinematografico britannico Lee Marshall.

Bravo , mua me pleqen eshte fantastike si aktore.

Edhe femijet i ka shembull. smiley

Aktorja shqiptare, Yllka Mujo, është nderuar me çmimin e karrierës në edicionin e 12-të të Festivalit të Filmit dhe të Komedisë që mbahet çdo vit në Monte Karlo. 

Me fal po ky eshte nje cmim per Komedine. Cfare karriera ka Yllka Mujo ne filmin-komedi, jam kurioz. I vetmi rol qe ka pas kjo ne komedi ka qene ke zonja nga qyteti, po dhe atje nje rol dytesor, per te mos thene katersor po ta krahasosh me Ollgen, Kocin apo edhe me Malo Postierin. Pastaj kjo ka qene edhe anetare jurie ketu. Pastaj, cfare Festivali eshte ky meqe ra llafi?

Tip Oscars, po nje level me poshte. Lol

japen cmime brenda shqiperise, per nepotizem e korrupsion jane akuzat - i eksportojne jashte, thoni qe jane kot, e kot jane se c'ne cmime te huaja per aktore kombetare .. ti leme pa cmime fare keta thoni? 

Nuk ju qendet karari juve te peshkut.Ngjarie pozitive.Solli nje cmim.Jo e lagu jo se lagu!

mikrop, tha smiley

Gjersa anetarja e jurise merr çmimin e karrieres,kushedi se çfare çmimi te kete marre  presidenti i saj.

Pra,si e thote populli, "une ty bimbash,ti mua çaush" smiley

p.s.

Yllka Mujo eshte aktore fort e mire,prandaj nuk e kuptoj nevojen e saj per participim ne festivalet dubioze.

Sidoqofte,urime per çmimin.

 

 

Te ne film me ollgen kjo ma qen derro p. Si qeka bo (:

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).