Qeveria ka pranuar për herë të parë publikisht se kontrata 8 milionë euro me “Crown Agents” për asistencën në dogana nuk dha efektet që priteshin në mbledhjen e të ardhurave. 

Në letrën e mirëkuptimit që i dërgon Fondit Monetar Ndërkombëtar, qeveria vë në dijeni Fondin se puna me konsulentin e jashtëm në administratën doganore do të vazhdojë. Por siç shkruan vetë qeveria, rritja e madhe e të ardhurave që pritej në kohën e nënshkrimit të marrëveshjes nuk është realizuar ende dhe, sipas saj, problemi qëndron në zbatimin jo-konsistent të rregullave dhe procedurave të vlerësimit, por edhe informalitetit.

Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se, vitin e kaluar të ardhurat e mbledhura nga doganat ishin 5.5 miliardë lekë ose 3.5 përqind më të ulta se plani i parashikuar në buxhet. Zëri më ecurinë më të dobët ishte akciza, pikërisht taksa ku qeveria shpresonte të merrte përfitimet më të mëdha nga marrëveshja me “Crown Agents”.

Në kohën kur nënshkroi marrëveshjen, qeveria e lidhi një pjesë të shpenzimit prej 8 milionë euro me performancën e të ardhurave në dogana. Si objektiv u vendos rritja e tyre me 1 përqind ndaj Prodhimit Kombëtar. 

Të dhënat tregojnë se, krahasuar me vitin 2013, të ardhurat në dogana u rritën me 10.9 miliardë lekë. Kjo është sa 0.8 përqind e Prodhimit Kombëtar, por sërish edhe kjo shifër nuk vjen e gjitha nga përmirësimi i administrimit dhe lufta ndaj evazionit fiskal. 

Një pjesë e saj është rezultat i rritjes së drejtpërdrejtë të taksave mbi qytetarët, siç ishte rasti i akcizës së cigareve, e cila e vetme e shtoi barrën për vitin 2014 mbi 3.5 miliardë lekë.

14 Komente

te  ''Crown Agents''  kishim peshtetur tere shpresat tona!      

Fajin e ka sistemi jo njerezit tha rama.
Si shpjegohet tani?

Doli dhe Toni Bleri si Toma dmth. 

Të dhënat tregojnë se, krahasuar me vitin 2013, të ardhurat në dogana u rritën me 10.9 miliardë lekë...... deri ketu shume normal nga perfundimet e nje qeverie .Po kete me poshte kushe ka . Raporti ?

 Kjo është sa 0.8 përqind e Prodhimit Kombëtar, por sërish edhe kjo shifër nuk vjen e gjitha nga përmirësimi i administrimit dhe lufta ndaj evazionit fiskal.Një pjesë e saj është rezultat i rritjes së drejtpërdrejtë të taksave mbi qytetarët....smiley

apo LeftKopeja me ekonomistin e Kombinatit LlampaTitesin smiley Apo Erebara i Bires ? Mundet dhe Fore ver ver veri se dhe ai po del si ekonomist qe "kush o ky  Bleri mer jahu "

E para here qe lexojme nje transparence ne 25 vjet mbi te ardhurat . Pune tani !

Oidriso e ka pranuar qeveria vete. Ke bere copy paste komentin e gabuar. :/

Ti lexo atje ku te kom shkrujt nga te Hyn dija smiley mos u merr me pune shteti dhe informacione , raporte , kontrolloresh . Ose beni MUTIN atij shteti kur lexon dhe ti me fore ver ver verin dhe lefTKopene , si i ven punet.!

Jooooo me smiley

erdhi reparti "PD-ja ne diaspore"...si vijn, si mizat ke muti smiley

FMN i paska futur kthetrat thelle. Me sa po kuptoj gjithe strategjia ekonomike e qeverise diktohet prej ketyre borxhdhenesve me objektiva te ngushta.

Performanca e Crown Agents dobet, po veshtire me kuptu pa pasur info per vitet para ndryshimit te adninistratorit. Te shohim si do shkoje administrimi i OSHEE me te njejten lloj skeme.

kush rilindi dhe nuk u zhgenjye

Performanca e Crown Agents dobe

Sot doli Petrit Vasili i LSI dhe akuzoi nje pulari ne Koplik per performancen e Crown Agents ku bashkepronar te ketij kompleksi pularie jane Tom Doshi dhe Dritan Prifti. Ky i fundit njihet ai antiMeta dhe qe nxori videot e famshme qe shkaktuan doreheqjen e Metes ne kohen kur ishte zv/kryeminister.smiley

Legena dolen dhe anglezet. Robt. 

iken anglezet me vrap nga ai batak i piset

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).