Prapë shtizat janë drejtuar kah ajo goca para së cilës Sokol Balla po bënte striptiz. Ajo qenka fajtore. Zakonisht burrat nuk kanë faj në këto troje. Kjo nuk është hera e parë. Mund të përfundonte copa- copa prapë ta akuzonim “ishte kurva fajtore".

I kuptoj, por nuk i mirëkuptoj, tendencat e burrave shqiptarë, gazetarëve dhe analistëve, që këto ditë janë vënë në mbrojtje të kolegut tonë, moderatorit Sokol Balla, i përfshirë këto ditë në një skandal fatkeq, në një video kompromentuese. Por, as nuk po i kuptoj, e as nuk po i mirëkuptoj, ca gra që gjithashtu janë bërë pjesë e koalicionit pro Balla.
Kjo histori nuk është kaq e thjeshtë siç paraqitet. Pra, nuk ishte Sokoli një djalë i rëndomtë i kësaj shoqërie që mediat i kanë rënë në qafë pse i paska rrjedhur një video në internet. Ndonjë torollak, madje, e krahason rastin Balla edhe me episodet që ndodhin brenda Big Brother. 
Rasti Sokol Balla duhet të shikohet prej dy këndeve: E para, nëse videoja që po qarkullonte në internet përbënte lajm; dhe e dyta, nëse Balla duhej të largohej nga vendi i punës. 
Nëse një figurë publike, një gazetar, i njohur në dy shtete, Kosovë dhe Shqipëri dhe disa krahina të dy a tri shteteve tjera, tek shqiptarët në Maqedoni, Serbi dhe Mal të Zi, shihet duke kryer lojëra seksuale online- ne ende nuk e dimë me kënd- patjetër që përbën lajm.
Gazetarët nuk janë qeveritarë, nuk janë persona që paguhen nga pushteti- së paku jo zyrtarisht- mirëpo ata janë persona publik, janë VIP'a, ose së paku kështu dëshirojnë të njihen, dhe për këtë arsye interesi për të ditur për ta është i jashtëzakonshëm. 
Për ta raportohet kur fejohen, kur martohen, kur ndahen, kur vdesin. Raportohet sesi vishen, e sesi nuk vishen. Japin dhe marrin intervista. Me një fjalë, gazetarët, e sidomos profili i moderatorëve të emisioneve me renome, siç patjetër është Top Story i Ballës, në trojet tona janë aq të rëndësishëm sa nuk i dënon as policia në trafik. Ata konsiderohen të veshur me pushtet të plotë. Sepse ata flasin në telefon direkt me Kryeministrin, Ministrin, Presidentin etj. etj. 
Nëse qenka puna kështu, dhe është kështu, atëherë si nuk përbëka lajm kur të tillët, që ne jemi mësuar t’i shohim të veshur me kostumet me të shtrenjta, të ndara në tri pjesë, me kravata Hermes, me këpucë ku janë më të shtrenjtat, orë që kushtojnë së paku me 5 shifra, na shfaqen befasisht ashtu si i ka lindur e ëma. Por nja 40 vjet më të vjetër. Dhe në dorë nuk ka më bibilushin, por një pallë të vërtetë, të cilën e tund para dikujt që ne nuk e njohim. 
Dhe siç do të thoshte Jezu Krishti "Kush me pallë luan, nga palla do të vdesë". Sigurisht Jezusi nuk ka menduar për pallën si eufemizëm për atë çfarë pamë nga videoja e Sokolit, por ka menduar për pallën si eufemizëm për atë se me çfarë merremi ne. Saktësisht ketë edhe po mendoj. 
Ne që korrim privilegjet e të qenit të famshëm, patjetër që jemi të famshëm, edhe për keq. Me një fjalë, pse bën të raportohet për 'zogun e Tunës' dhe jo për 'këndesin e Ballës'. 
Baton Haxhiu, Mustafa Nano dhe të tjerët, do të mund të thoshin, gjithmonë duke u nisur nga proverbat e Jezusit, se ai kishte thënë edhe 'le ta hedhë gurin i pari mbi Maria Magdalenën ai që nuk ka mëkatuar'. 
Ky më duket pak a shumë argumenti kryesor mbrojtës për Ballën, të cilit vetëm sa nuk po propozojnë t'i ngrihet një lapidar për së gjalli për heroizmin e treguar. Vetëm se Maria ishte penduar për mëkatin. Dhe ne ende nuk e dëgjuam Ballën të deklarohet. Dhe kjo është më e pakta që ai ia ka borxh publikut. Sepse qartazi, dhe për ketë ka një konsensus, femra në chat nuk ishte edhe bashkëshortja e gazetarit Balla. Prandaj, ai do të duhej të kishte reflektuar dhe drejtuar publikut me një kërkim falje. 
Mirëpo si shoqëri e egër maskiliste, ne, prapë i jemi turrur asaj femrës në video, për të cilën nuk dimë gjë, ose unë nuk di gjë, se ajo qenka fajtore. 
Kjo nuk është hera e parë. Femrat, në viset shqiptare tash e sa kohë, edhe kur vriten ose aksidentohen, në vetura të burrave të fuqishëm, zakonisht përfundojnë si mos më keq në kronika të lajmeve- si iniciale. 
Ose hiqen shpejt e shpejt nga vetura, qoftë ajo edhe në disa copa. E rëndësishme është që të mos cenohet morali i burrave të fuqishëm shqiptarë.    
A është kjo prapë porosia që po marrim? A dëshirojmë të themi se ajo femra në chat është një kurvë e ndytë që dëshiron ta përlyejë të përndritshmin Balla? 
Rreth kësaj pike unë nuk kam çfarë të komentoj më tepër, përveçse ta lus Haxhiun, Nanon dhe të tjerët që të më informojnë se kur e kanë ndërmend t'i bëjnë gjyqin asaj vajzës. Nëse vazhdojnë edhe me disa shkrime ndoshta do të më bindin që ta sjell benzinën nga Prishtina. I bindur jam që pushteti i Edi Ramës me kënaqësi do ta sjellë të lidhur këmbë e duar. 
Ah po, se tash m’u kujtua. Pse edhe më tutje përbëjnë lajm disa foto nudo të kryeministrit Edi Rama, të kohës kur ai nuk ishte kryeministër. Nëse nuk e kam gabim, në atë kohë Rama kishte qenë beqar dhe gjithashtu fotot ishin realizuar në një plazh të nudistëve. A realisht, në rastin Rama lajm do të ishte nëse ai do të futej i veshur në atë plazh. 
Po kurthi që i ishte bërë Ylli Pangos? I ishte dërguar një gazetare e kamufluar, po në shtëpinë e tij. Dhe dhjetëra raste të tjera kur ne gazetarët ua punojmë të tjerëve. Kjo është palla që ne rrezikojmë të biem nën të. 
A duhet të pushohet nga puna moderatori Sokol Balla? 
Top Channel padyshim që vazhdon të jetë lider dhe model për televizionet, jo vetëm shqiptare. Standardet që udhëheqësit e këtij mediumi i kanë vënë janë jashtëzakonisht të larta. Pothuajse të paarritshme. Mirëpo, Top Channel nuk është televizion publik, a shtetëror, siç është bie fjala BBC, e cila ditë më parë e përjashtoi nga puna të famshmin Jeremy Clarkson, për sjellje të pahijshme- një përplasje jashtë orarit të punës me një punëtor tjetër të këtij mediumi. Ishin zënë në darkë. 
Pra, nuk është në fuqinë tonë që t'i kërkojmë një televizioni privat se kush mund të punojë e kush jo aty. Kjo është krejtësisht në diskrecionin e televizionit. Ata duhet të vendosin nëse duhet të vazhdojë ose jo Balla ta udhëheq një emision Top.

Lapsi.al
*titulli Peshku.

 

52 Komente

O jizzus! Ënaf mo. Jan 1 miljon tpapun qi i bin me dore perdit

smiley

Kur e jiz edhe Kol Qorr Palla.... jo nje por 3 milion...

" Ai qe gjykon, do ti vije  dita ..te gjykohet per vehten ..! " 

  Jezu Krisht .

Ne kete bote lahen te gjitha gjynahet...Zoti vonon por nuk harron! smiley

Populli 

"Kthehem per pese minuta"

Sanija.

Po cer gjynahu o Ketline....njerezit edhe preken....me pak fjale bota masturbohet....nuk eshte mekat....per ate qe nuk eshte Hoxhe a Prift.

Po mo po nga ana tjeter svete robi qe tu beje moral te tjereve dhe te dali ne tv... per me teper edhe me sy te vrenger...

Ca u be ketu, mos u lirua gje??

Por jo mer Berat, se nuk i ve njeri fajin femres ne ate video per ate qe bo. I vihet faji qe e ka rregjistru dhe ja ka sjell videon Armikut te Balles...ty edhe Batonit. Balla duket trap por ti me Batonin dukeni me te ndyrit ne ket mesele.

Sa plehre ky mer, po pse ajo goca pranaj u masturbote me Kolin, qe ta filmonte dhe te luftonte imoralitetin me ane te Ekspresit? 

Tironco duket se i njef mire keta tipat nga Kosova... smiley

Tani sa per temen, ti kur ben muhabet me grun tate, a ke te drejte ta regjistrosh ate qe thua... Po them une... sepse je edhe ti aty mrena. Ashtu edhe keto femrat, nese kane qene ato qe e kane regjistruar...

Une jam beqar por smund te rregjistroj dashnoret se le breket....mjafton te te hedhin ne gjyq dhe ti ene kur fito ke pasuru avokatin....

Per gruan kemi nje barcalete......Thone....Ky burri eshte me shume fat se Gruaja e tij eshte artistja me e mire porno ne qytetin tone te vogel.....por ajo vete nuk e di.....

Ti e di qe kjo nuk eshte profesioniste dhe punon per firme???? Jo..... Ne kapitalizem firmos per ca gjona ose consent per privacy....a.b.c.

Po nuk e dime pra nese eshte klient i tyre, se ajo mund te jete edhe vajza e vet Kol Palles. Keshtu qe do te ishte ceshtje familjare... smiley Cdo gje ben vaki.

Dhe siç do të thoshte Jezu Krishti "Kush me pallë luan, nga palla do të vdesë". Sigurisht Jezusi nuk ka menduar për pallën si eufemizëm për atë çfarë pamë nga videoja e Sokolit, por ka menduar për pallën si eufemizëm për atë se me çfarë merremi ne

 

po pra, ky nuk duhet ta kishte emrin Sokol Balla,  por Sokol Palla.

Ky qenka kurve burr. 

Fol per ujkun,ujku ne torishte.

Bravo per adminet qe na e sollen Berat Buzhalensmiley

Mendime te thella si te Beratit,rrallekund hasen ne fjalen e shkruar shqipe.

p.s.

Krahasimi i Sokol Balles me Jeremy Clarkson eshte ekuivalent me krahasimin e fiat polonezit me ferrarin.

" Dhe sic thoshte Jezu Krishti Kush me palle luan , nga palla do vdese "

Po pse edhe ne kojen e Jezu Krishtit palle i kane pas thone ? une e di qe palle e mori emrin ne kohen e Skanderbegut.

Kto te veriut Palle i thone shpates,te jugut i thone "Genci " 

E drejte. Emri ngeli nga palla (jatagani) turk qe ha pak me nji krah.

Edhe shume keq nuk e ka Berati

Kom pershtypjen se nuk eshte zbraz krejt torba. Jo koha, jo personi. Flliqsi e modhe duket. 

 

 Sebepi i sherrit eshte gruja, thote francezi kshu qe Berati duhet ta dije kete mos boj shkrime kot .

ai do të duhej të kishte reflektuar dhe drejtuar publikut me një kërkim falje.

Pra i bie qe perpos gruas se tij, Balla te jete martuar edhe me ne qe te na kerkoje falje per tradhetine?! 

 gruja ja ka fal 

Po jo mi goce. Une personalisht nuk dua kerkim falje nga Kol Palla sepse nuk kam harxhuar dhe nuk harxhoj para per median shqiptare (Sjam aq car si shumica e shqiptareve... qe harxhoje para per propagande - Kam peshkun smiley ) por eshte e pranueshme qe ky tipi, qe del ne Tv cdo jave primetime, shkruan ne gazeta dhe ka emisione ne radio, tu thote ndonje gje personave, femrave, mamave, femijeve, qe mund ta kene degjuar...

Pa nuk ka pune njeri se ca mishi ha Palla dhe ca majonezi preferon Zhardhina nga Franca...

Nuk e di nese i kalova caqet shprehimore qe me imponon semundja ime e autizmit ... ne kete koment.

Personalisht, nuk do te isha rehat me kerkese falje per diçka qe i bie ta beje e ta ribeje. Aq me teper qe ka te beje me jeten e tij private. Sidoqofte, nuk mund te kritikoj zgjedhjen e punedhenesit per ta pushuar nga puna per shkelje klauzash etike, edhe pse perfundimisht rezulton hipokrit sepse etika nuk respektohet nga ai kanal televiziv. 

Kjo kurva mund te ket qen dhe naj cun me fake webcam dhe e ka mashtru kolin. E ka patur te leht si qorr qe esht.

Filmimi nuk i eshte bere nga an tjeter e kompjuterit por e ka pas cimken brenda ne dhomen e Hotelit smiley

Pamja eshte e ekranit Brado e jo e dhomes me ekranin.....shife ene i her....ato dy gocat ishin ne pozicionin poshte tu lujt me veten.....cimka nuk zgjedh ekransmiley

Po si ka mundesi atehere nqs eshte e ekranit ti dhe une shikojme vajzen ne Skype ?

Brado....vajza e ka rregjistru....kur del ti ne ekran....je i vogel poshte....ai nga krahu tjeter eshte i madh....me pak fjale Koli e shef gocen me dafllakun e modh tamom....kurse goca ...por jo vetem goca por edhe ne e shofim tocin e Kolit te modh....

Qe te merremi vesh , e ka rregjistru vajza qe ka qene me Kolin ne dhome , ketu jemi dakord , por regjistrimi nuk vjen nga vajza e Skype  se ska se si , apo jo.

Rregjistrimi eshte bere nga kompjuteri i vajzes....Kur ben private....ti je vete poshte i minimizum....ndersa goca eshte ne ekranin tend te madh...sepse ti do me e pa ate e jo veten tate. Kush eshte i madh ne video? Toci i Kolit....eshte krahu tjeter i kameres.

Nuk dime a e ka bere vajza apo a ka qene e ndergjegjshme?????

Nuk dime a ka qene amatore apo profesioniste ne ate pune????

Nese ka qene amatore e ka rregjistru veten problem tjeter, nese ka qene profesioniste ka per te pas problem.

 

Asnjehere nuk eshte bere nga kompjuteri i vajzes qe eshte ne Skype , ska se si qe vajza te beje rregjistrimin ta hedhi diku dhe ne te shohim fytyren e vajzes .

Brad, ti shef gocen poshte....te minimizume...kur luan me veten....eshte ekrani i saj...ska cimke....Rregjistrimi eshte i kollajt por ilegal...ne fakt gocat jane viktima ne shumicen e rasteve se i rregjistrojne dhe i hudhin ne site pa ju dhon leke....po nuk i rregjistrojne me pamje te vogel por te madhe....si i sheh KOLI

Si ben Bradi sikur s'ka pare skype me sy! smiley

Bradi, eshte me fat ne Gjermani....femrat me te bukura....qe kane nevoje per Kolin...... jane atje sot per sot...Nr.1...forget Skype a snapchat

"Dafllakun" hahahahaha sa kam qesh. Ku ma kujtove mor te marte e mira.

Paskan qene dy goca. Qenka video interesante.

ne video shihet nje...tek ekspresi...ka foto...per dy goca te ndryshme mu duk mu....nejse ti je me fat sja pe Kolit.

Jo por kerkova nje here edhe une si gjithe te tjeret, por nuk gjeta gje dhe e lashe. Vl se kuptoj kete tipin: je i sapodivorcuar, gjithe kohen e marteses kushedi sa ke menduar per femra te tjera dhe nuk ke pasur mundesi, tani qe ke mundesi vazhdon i bie me dore, Cudi!  

Ishte nje video ne you tube. 15 sec.

As prostituat me te pista dhe te pashpresa nuk bejne nga ato veprime. Vetem ta shifje si i tregonte by*** edhe nje tipi homoseksualofil do ti neveritej (besoj, pa mund edhe ta kem gabim)...

Komplet krimb.

S kuptoj nese ato femrat i ka patur dashnore me lek apo kane qene prostituta apo te ndoenje faqeje online te huaj... Tip sex cam.???

Vl, kushedi ca do kete pire, pune e tij!

bona gabim qe nuk e shkarkova nga you tubi nuk ma merrte mendja se do ta fshinin aq shpejte...

E kishin heq nga puna te shkretin! smiley

Media shqiptare ej, me namuz! 

Nuk te fal! Te godet! smiley

Mire ia kane bo. Puna e tyre. Kane kontrata per ato gjera. Sna hyne ne pune?

Ti psh qe ke kontrat me dixhitalbin, do ndonje demshperblim per mashtimrin qe te kane bo deri me sot, qe te kane servirur nje poronografist ekspert si ekspert gazetar?? smiley

Po pse I shkrete edhe ti?!  Media eshte njelloj kudo. Dhe ne USA ke plot raste qe I kane heq prej pune per inappropriate pictures qe kane postu neper surratbukra, imagjino kete videon e ketij porn fare. Lol. Hajde se gjen Pune tjeter prape ky. Mo ja qani hallin. 

Roko Sifredi 2.0? smiley

Balla – nga një dhomë hoteli - komunikon me video-mesazh me vajza.

http://www.gazetaexpress.com/lajme/skand...

 

Ne qoftese eshte keshtu Balla duhet te shkoj ne Prokurori dhe te sqaroj pozicionin e tij te perversit . 

ça ore?

Eshte njeri publik, se te ishte ti, psh nuk ka ndonje problem. thjesht sjellje perverse  smiley 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).