Sot në Maltë u mbajt funerali për 24 njerëzit e mbytur në Mesdhe, në incidentin më të madh të ndodhur ndonjëherë me anije refugjatësh. Më shumë se 800 njerëz vdiqën të dielën, 19 prill.  Policia italiane tha se kapiteni përplasi gabimisht varkën me një anije shpëtimi. Numri i të vdekurve në incidente te tilla ka arritur në 1750 vetëm këtë vit. Udhëheqësit e BE-së do mbajnë një samit urgjent të enjten për të gjetur mënyra për të frenuar numrin e njerëzve që po rrezikojnë jetën.  (Për më shumë: BBC)

Sipas një deklarate konfidenciale e draftit të Samitit që do mbahet të enjten, liderit e BE-së kanë rënë dakort që vetëm 5.000 vende risistemimi në gjithë Evropën do të ofrohen për refugjatët, nën paketën e krizës të samitit urgjent që do mbahet të enjten në Bruksel. Në draft thuhet se shumica dërrmuese e atyre që mbijetojnë udhëtimin dhe mbërrijnë në Itali - 150,000 vitin e kaluar - do të kthehen përsëri si emigrantë të parregullt në kuadrin e një programi të ri të kthimit, të koordinuar nga agjencia e kufijve të BE-së, Frontex. Më shumë se 36.000 të mbijetuar kanë arritur në Itali, Maltë dhe Greqi deri tani këtë vit.

Konkluzionet e draftit të samitit gjithashtu zbulojnë se shpresat e një zgjerim të madh të operacioneve kërkim dhe shpëtim në të gjithë Mesdheun, në përgjigje të krizës humanitare ka të ngjarë të mos bëhen realitet, megjithë presionin në rritje. Deklarata e Samitit thjesht konfirmon vendimin e të hënës të ministrave të jashtëm dhe të brendshëm të BE-së për rritje financimi në 2015 dhe 2016 dhe "përforcim asetesh" të Operacionit Triton dhe Operacioni Poseidon; operacione ekzistuese të ruajtjes së kufijve, të cilat patrullojnë vetëm brenda 30 miljeve të bregdetit italian.

Deklarata përshkruan krizën si një tragjedi dhe thotë se BE-ja do të mobilizojë të gjitha mjetet që ka në dispozicion për të parandaluar humbjen e mëtejshme të jetës në det dhe për të trajtuar shkaqet rrënjësore të emergjencës humanitare, duke përfshirë bashkëpunimin me vendet e origjinës dhe tranzitit.

"Prioriteti ynë i menjëhershëm është për të parandaluar që më shumë njerëz të vdesin në det. Prandaj, ne kemi vendosur për të forcuar praninë tonë në det, për të luftuar trafikantët, për të parandaluar flukset e emigracionit të paligjshëm dhe për të përforcuar solidaritetin e brendshëm" thuhet në deklaratë.  Po ashtu, krerët e BE-së do të mbështesin të gjitha përpjekjet për të rivendosur autoritetin e qeverisë në Libi dhe adresuar faktorët kyç të shtysave të emigrancionit, si ai i situatës në Siri. Megjithatë, detajet e draftit të samitit të së enjtes bëjnë të qartë që masat për të cilat do të bien dakord nuk janë të mjaftueshme.  (Për më shumë The Guardian)

Pikëpyetjet mbeten edhe për adresimin e faktorëve shtytës sic janë situata në Libi dhe Siri.

Ben Wedeman, CNN - Jemi në fillimin e një krize të madhe, dhe përpara nuk ka asnjë zgjidhje. Ndoshta kjo nuk është e saktë të thuhet. Kriza e migrantëve, që krejt paparitur ka tërhequr qindra gazetarë në  Siçili ka vite që zien, por në 10 ditët e fundit, me pothuajse 1600 të vdekur në Mesdhe, krejt papritur mendjet janë fokusuar të gjitha aty – për momentin. 

Pothuajse 4 vjet më parë, në Libi, unë pashë ndoshta një copëz të asaj që do të vinte.

Ishte natë vonë, në qytetin e rrethuar të Misratas. Qindra migrantë afrikanë ishin zënë si në morsë, mes luftës civile libiane (në atë kohë, në mënyrë optimiste, disa e quajtën “revolucion”) dhe detit të thellë ngjyrë blu. Ata kishin ardhur në Misrata nga Gana, Nigeria dhe shtete të tjerë afrikanë, duke shpresuar të hipnin në varkat rrangullina, për të kaluar detin drejt Europës.

Ishin detyruar të nguleshin aty, nën predhat sporadike që lëshoheshin prej forcave qeveritare, por nga ana tjetër nuk ishin të mirëpritur prej rebelëve që kontrollonin qytetin. Na bënë thirrje t’i ndihmonim që të largoheshin. Ne nuk mund të bënim asgjë, por me gjasë, ata do të kenë gjetur një rrugëdalje, sapo intensiteti i luftimeve ra disi.

Rënia e regjimit të udhëheqësit libian, Moamar Gedafi, që në gazetarët e mbuluam aq me zell, u pasua prej kaosit, të cilin në, njerëzit e botës së medias e neglizhuam, të fokusuar siç jemi ne në katastrofën e radhës, luftën civile në Siri. Në mes të atij kaosi, lulëzoi biznesi i trafikut njerëzor.

Dhe tani, ai bum i mjerimit njerëzor, po vjen valë-valë në brigjet e Italisë. Fokusi sot është tek ata njerëz që kanë humbur në det. Megjithatë, të vetëdijshëm për tragjedinë që po shohin të shpaloset, italianët janë të alarmuar prej mundësisë që, vetëm brenda këtij viti, pothuajse një milion imigrantë mund të vijnë në Europë, sipas një zyrtari të Bashkimit Europian. (Për më shumë CNN)

130 Komente

Tmerre qe shqiptaret i perjetonin jo me shume se nje dekade me pare. smiley 

Perendimi ka per detyre te beje te pamunduren per arritjen e stabilitetit ne ato rajone; me cdo mjet te mundshem. Paralelisht do te ish mekat nese nuk behet asgje per njerzit qe aktualisht jetojne ne kampet e emigranteve pergjate brigjeve jugore e juglidnore te mesdheut. Nese nuk shohin zgjidhje, nese nuk shohin te ardhme, ata do ta fabrikojne te ardhmen e tyre dhe te femijeve te tyre permes tubacioneve te trafikanteve te mesdheut. 

Rajoni nuk ka pare te tilla trazira qe nga shkrirja e perandoresi Osmane. 

Ndihma e perendimit (vendeve te OECD) per Afriken ne 2013 ka qene rreth 56 Miliarde USD ose rreth 49 USD/banore. Se cfare shifre nga kjo jane overheads and operational costs per agjencite menaxhuese, nuk e themi dot me siguri, por me dashamiresi po e marrim 10%, dhe shkuam te 45 USD/banore. Se ne cfare sektoresh shkon kjo ndihme, se sa efektive eshte, sa jane per FC e sa jane per TC as kete nuk e dime, por ajo qe dime me siguri eshte qe shumica e kesaj ndihme shkon ne drejtime te gabuara, si fjala vjen TEC-i i Vlores, Projekti i Bregdetit etj. 

Se cfare hallesh mund ti zgjidhesh ti dikujt me 45 USD/vit, aq me teper kur edhe ate nuk ja jep qe te bleje nje furre per te pjek vete buken po ja jep buke te gatshme, kjo nuk dihet. Ajo qe dihet eshte vetem qe sa me te deshperuar te jene keta njerez, aq me shume mundesi ka qe ajo brockulla e ISIS per te pushtuar Vatikanin, te dali qe nuk eshte dhe aq brockull.

Bame mos na i thuj neve keto por shko thuaja presidentit tat ....sepse po te ishte treguar ai me i fuqishem nuk do te kishim kete status ne mesdhe e gjetke.

Me falni por juve flsini si e ema e Zeqos ne majen e thanes.

Diktaturat,ciladoqofshin ato jane te destinuara te deshtojne nje dite.

Ra gjithe ai BRSS me tere vendet e Lindjes dhe Shqiperine,dhe prodhuan dhjetra milione emigrante,edhe me anije dhe jo disa mijera qe po duken sot ne Itali.
Miliona emigrante u prodhuan nga Hungaria,Gjermania,Lindore,Cekia,Polonia,BRSSja me Shqiperine qe mbushen tere bordellot e Europes,cuan krimin ne maksimum etj.

Po keshtu edhe me diktaturat ne LM,me shtyrjen apo pa shtyrjen e SHBA-ve ato nje dite do te bien,dhe si te tilla do te prodhojne emigrante dhe emigranti nuk vjen me kollare,se po te kishte kollare nuk levizte fare nga vendi,por do te vije me lecka,sic ishim edhe ne me lecka ne 1990 dhe sic ishin edhe Lindoret leckamane ne 1989.

Edhe ai i Korese se veriut do te bjere nje dite,dhe atje do te behet nami me emigrante.
Edhe Kuba kur te bjere do te prodhoje emigrante...

Cila eshte zgjidhja?

Zgjidhje perfekte nuk ka.

Pasi nuk mund te lutesh qe diktaturat te jetojne sa me gjate se eshte turp dhe cinizem,se ne e hoqem vete ne kurriz.

Thjesht zgjidhja do te jete e tille hiq e mos e keput,deri sa te arrihet ekuilibri i ri,sic u arrit ne vendet e Europes Lindore,qe tani prodhojne me pak emigrate dhe me vone ndoshta do te pranojne emigrante.

Gjynah te shkretet. Sikur te leviznin brenda vendeve te veta neper zona ku qeveris e majta, ndoshta nuk do kishin nevoje tu hynin aventurave te tilla

Pranaj po perdorte te majten ai per ate pune. smiley

Malta keshtu eee? Qenka prekur ne seder eee?? ik ore kellira !! p.s. ka me idiotsi e me tallje se ky vendimi per ti hapur lufte anijeve,varkave me motor e vela, peshkarexheve,gomoneve e komerdareve te detit nga BE?? 

Tani ti vendosesh vdekjen e ketyre fatkeqeve si pergjegjesi te Evropes eshte sikurse ti ngarkosh pergjesgjesi policit kur ti nuk vendos rripin e sigurise. Lexova para  ca kohe komisjonerin e KB i cili bente thirrje BEse e kishte per detyre te hapte dyert per te gjithe refugjatet, nje perceptim utopik jashte cdo llogjike nderkohe qe ka shume vende qe mund ta ndajne pergjegjesine. Ku jane vendet e pasura Arabe? Ku eshte Liga Arabe? po Liga Afrikane? perse komisjoneri nuk ben fjale per to? Kinen?Rusine?Japonine?Majlazine?Australine?SHBAne? etj por ja hedh gjith barren Evropes e cila ka bere pertej mundesive per te ndihmuar refugjatet dhe azilantet. Mare nostrum u kthye ne nje agjenci taksish sa ishin vete ekipet ne terren qe e quajten nje operacjon te deshtuar i cili thjesht perdorej si taksi kthimi per refugjatet dhe emigrantet dhe thjesht po pasuronte trafikantet. Briania dhe Franca se bashku me SHBA kane pergjegjesi direkte per destabilizimin e Libise, por megjithe kete fenomeni ekzistonte edhe me perpara (megjithese jo ne kete gjendje alarmante). Ka ardhe koha per nje qasje racjonale ne vendet dhe vatrat e problemit dhe importimin e problemit ne Evrope, por kete BE nuk mund ta arrije e vetme dhe duhet ndihma e Liges Afrikane,Liges Arabe,SHBAse dhe vendeve te tjera te zhvilluara. Duhet nje plan Marshall per te stabilizuar sadopak zonen e Subsaharase dhe Afriken e Veriut

Ata i vrau fati i tyre i keq qe kane lindur aty ku kane lindur e jane ata qe jane ! Sa per te tjerat(masat qe thuhen) jane te gjitha justifikime fashiste ne thelb e forme, deri dje shpreheshin me gjysem zeri,sot i bejne vete zyrtaret e BE-se e lamasheria ne pushtet kudo sot ne gjithe kontinentin! Lamasheri e hapur ne kerkim te votes per pushtet sot qe ideologjite kane humbur si kripa ne uje,kriza e leshit..kriza justifikon  gjysmat e zerave e idiotet qe shumohen si rrjedhoje,nuk mund te justifikoj organet drejtuese te BE-se,evropes se bashkuar,lindur nga germadhat e nje lufte kunder pikerisht ne thelb ketyre gjerave!! Por nese duam te gjejme nje fajtor tjeter pertej fatit te keq e faktit qe kjo bote keshtu ka ecur qe ne fillim..mund te te them se faji eshte pikerisht i evropes..nuk ka nevoje per konferenca nderkombetare e shpikje..ka rregulla te qarta..te aplikohen! Kujt nuk i pranohet azili te dergohet nga vjen meqe qenka kaq problem, ku problemi? biletat e avionit?nuk ka vend ku te ulen avionet?Nje pjate makarona qe detyrohen tu japin kur mbrijne? ku eshte ? 

E para e punes Politikanet Evropjane do degjojne qytetaret e tyre qe i votojne dhe jo burokratet e OKB qe jetojne ne bote tjeter jashte cdo realiteti. Largimi nga neoliberalizmi dhe globalizmi kaotik po etikotohet si fashizem dhe utopiket dhe liberalet trushplare, nuk eshte fashizem po pragmatizem socio-politik.

Problemi eshte i komplikuar se sipas ligjeve nderkombetare kush eshte pa atdhe eshte e pamundur ti kthesh pas, keta shkaterrojne cdo lloj dokument identifikimi perpara se te nisen keshtu qe e bjene veshtire gjithcka. Nuk eshte problemi i biletes dhe pjates me makarona por i vendorigjines. Nq se BE nuk e verifikon vendorigjinen e ketyre e ka te pamundur edhe ti sjelli ne vende te treta si Libi apo Egjipt.

Tani per tu treguar i sinqerte, jo se ndryshon gje,por per muhabet..sikur politikanet e evropes te degjonin gjithmon e kudo qytetaret e tyre nuk di a do kishte evrope apo jo njeher ( BE ),e dyta..te thuash nuk e di nga vijne e kush jane nuk eshte e vertet, te thuash nuk e provojme dot prape nuk eshte e vertet..ja aq sa mund te thuash se anglezet nuk e dinin qe shqiptaret hiqeshin si kosovar kur erdhen ketej! Pastaj..kudo pohohet,edhe nga forcat me radikale,se problem nuk jane ata qe ikin nga lufta apo keqtrajtimi per arsye racore e politike(azilantet dmth ),por ata qe na vjedhin punen..tani pritet qe te pohohet qe problem jane edhe keta qe ta quajme "politike" moderne(me qe fashizem nuk quhet)? Kurse keta Maltezet nuk i shoh dot me sy,ashtu si australianet e te tjere gango..keta nuk i shpetonin emigrantet kur ndodheshin ne meshire te fatit ne mes te detit..aq sa detyroheshin italianet te hynin ne ujrat Malteze per ti shpetuar me shume se njeher !!

Shif Emigracjoni eshte kthy ne patate te nxehte qe z'guxon kush me e prek..Shif se c'po ben Farage aty ku je. Megjithese jane bashkuar dhe llumi si fashistet ne kete kor antiemigracjon, fakti eshte se shqetesimet jane reale. Ketu ne Suedi SD fashiste mori krejt votat e majta kupton ti, gje qe s'kishte llogjike ta perceptonte deri dje. Kjo vale refugjatesh qe po vijne jane shumica analfabete dhe meshkuj te moshave te reja (teper e veshtire per tu integruar ne Evrope) mos i ngaterro me emigrantet qe mori Britania mes viteve 50-70 (kryesisht nga India,Pakistani,etj) keta ishin te gjithe te edukuar, doktore,dentiste,inxhinjere dhe anglishten e kishin gjuhe zyrtare(si tradite koloniale)

  Sa per Malten, Lampeduzan,etj: Mos i paragjyko robt se jane ne vijen e pare te refugjateve...Imagjino nje ishull te vogel te ndeshet cdo dite me vale emigrantesh ne mijera vete per vite me radhe, do vije nje moment qe do ngrene dhe ata duart lart....

Cfare lesh doktoresh dhe dentistesh mori Britania nga Pakistani ne vitet 1950,kur atje doktore dhe dentiste ishin vetem anglezet.

jeni ne vete apo flsini percart?

Kush eshte ai doktor apo dentist qe te leje punen e tij dhe te shkoje pjatajares ne emigracion akoma me keq ne Angli ku akoma shikohen si qytetare me ngjyre?

Ke pare ndonje dentist dhe Doktor te largohet nga Shqiperia tani,se une skam pare.
Ata qe u larguan u larguan ne kohen e vitit 1990,dhe me pas asnje doktor apo dentist nuk u largua por qendroi e u pasurua ne Shqiperi.

Po kur te bjere rregjimi i Korese se Veriut qe do te prodhoje nja 10 milion emigrate leckamane dhe te papare,kush do ta kete fajin Koreja e Jugut,Kina SHBA-ja, Japonia apo Europa?
Po kur te bjere Kuba?

Sic e thashe rregjime te tilla jane te destinuar te bien dhe te prodhojne emigrante,sic ishte Shqiperia qe lebetiti italianet me pamjet ne stadiumin e Barit.
Apo i harruat?

Sic e thashe per kete ska zgjidhje perfekte.

Do te rrezohet nje rregjim dhe do te prodhoje refugjate sic ndodhi edhe ne Greqi Shqiperi,Serbi,Hungari etj...
Ato vende qe jane afer do ta pesojne.
Kaq e thjesht.

Po na dalin shqiptaret qe deri dje ishin po kaq keq sa keta qe u mbyten,dhe na japin leksione emigracioni.

Pike e zeze!

 

Je aut komplet korrento s'ke njohurine me te vogel te Britanise se Madhe, keshtu qe ler te diskutojne ata qe dine dy gjera ose kane jetuar atje...Gjithe doktoret dhe dentistet ne Britani i ke indiane ose pakistaneze shumica te ardhur gjate viteve 50-70. Edhe sot Briania ka "migracjon te kualifikuar"(doktore dentiste,inxhinjere) me vendet e Commonwellth-it 

Sot u mblodhen te paret e vendeve te BE -se per shqetesimin qe u sjell vala e emigranteve nga Mesdheu.Dhe degjoni ca paten per objektiv vendimesh...

" Te shkaterrohen te gjitha mjetet lundruese, qe dalin ne det .... me refugjate..!" 

     Burokratet e kurves Evrope,  u shnderruan ne fashiste safi ! Kjo eshte zgjidhja e " gjetur " nga keta gangstere, qe i kane rrjepur me shekuj vendet nga nisen te mjeret dhe tani duan dhe ti mbysin ne thellsine e detit ? 

   Bindet kushdo se cili eshte mentaliteti i vendeve te pasura, syri me te cilin ato shofin ato te varferat, ku as neve nuk na perjashtojne ...! 

Evropa  e neserme ne se nuk perfshihet nga nje konflagracion shkaterues per vete ate, do te rreshqasi ne fashizem ..

a mund te na e shpjegosh o grave se perse gjith ky gjind po dyndet drejt europes kurve? 

destinacionet nuk mungojne ne boten arabe. 

Sepse nese Saudet i gjejne brenda teriotrit te tyre pa letra, i vdesin ne dru. 

Sheiket e Saudi Arabia nuk kane asnje mundesi sepse investojne per biblioteka ne Kaliforni dhe u duhen harxhe te shumta per sherbime sexi ne Angli, France, Hollande edomozdo ne "derebabe', ne Amerike " Kot nuk i ka xhan Daje Sami ...

Grava sa per sauditet per mu jane nga me felliqesirat ne planet, jo vetem qe nuk po ndihmojne situateten por po e perkeqesojne duke bombarduar dhe masakruar nje nga vendet me te varfra ne glob Jemenin. I kane bere bllokade dhe po i masakkrojne qe te instalojne Al Kaiden, sponsorit e vete. tashme te vijme ke hipokrizia e vendeve muslimane, eshte e njeta taktike qe po perdorte Izraeli me Palestinen vecse Izraelit po i vinin rraketa qe u kunderpergjigj asojkohe. Dolen shamizezat me pankarta gjithandej. Ku jane tani Liga Arabe te denoje bombardimin e nje vendi musliman? Po keto shamizezat nga humben? Dyfytyresi jashte cdo norme....Hipokritet e felliqur! Vetem nje cope Iran e ka ngrit zerin per Jemenin...A e kupton se c'llum qe jane o grave?

Art, une vete kam pritur me ankth ecjen tone ne rrenjet tona, ne Evrope, por nuk na duan dhe kete nuk duhet ta fshehim duke futur koken ne rere..! Do vdesin ca duke bere servilin duke harruar se pikerisht ne nje moment te  vetem do vene ...ne g.s ! 

Une kam qene ai qe e kritikova ashper Izraelin asojkohe kur bombardonte civilet dhe jam po ai po kritikoj pafytyrsine e arabeve sot. Ne e kemi vendin ne Evrope sepse nuk ka rruge tjeter por ka ardh koha te distancohemi nga llumi.

Eshte ndeshkimi i Zotit per ate qe u kane punuar vendeve qe besoj e di cilat i kan patur koloni, i kane nderzyer e shk...vjedhur e rrjepur me shekuj dhe i lane ne mjerim.Por ti ke qene i vogel ahere ndaj pyet , ske faj ....

Por nje gje mesojeni dhe mundohuni ta  besoni: Eshte Jezu Krishti qe do ta beje Evropen  dhe tere boten te paguaje cka ka bere ne shkaterrimin moral te saj.

Edhe kjo vale e pandalshme, e paperballushme e njerzve nevojtare nuk do ndalet.Evropa do te ndryshoje 

ngjyre, harte  dhe sigurisht edhe rrace 

 

 

po cfare shekujsh o grave?

qe nga shek i 7 deri ne shek e 18 shumica e vendeve muslimane jane vetqeverisur.

 

Roni, beteja e Suezit u be ne 1956 , po ti nuk kishe lindur.Lexo Ultimatumin e N.Bulganinit,  ish Kryeministrit te B.Sovjetik,  kunder koalicionit trepalsh perendimor.Meso qe te besh profesorin ! 

Ajzenhaueri o grave, ajzenhaueri i tha inglizit, francuzit dhe cifutit perjashta nga suezi.

 

Evropa kurve...

epo ca spo lexojme o jqj ca spo lexojme. Moto e shqiptareve kur u perqafua demokracia ne fillimin e viteve 90 sic e kemi mesuar mire ka qene 'e duam shqiperine si gjith evropa'. Dmth ne paskemi dashur te behemi vend kurv? Dhe ne te behemi cuna e goca kurv? Ehh mer zot perdite nga nje perlë te re peshku. Kur thote ai roni, ymër mër ymër injorances. 

Kjo eshte e gjitha hipokrizi o art..jam shume dakort si e pershkruan ti,biles mund ti shtoja me shume ne mbeshtetje te asaj qe shkruan, por eshte e gjtha hipokrizi e lamesherise politike  ku ideologjite nuk ndryshojne aspak njera me tjetren.Jane te gatshem te nisin anije luftarake per te fundosur barkat me rema,te shpenzojne para per te patrulluar demek,por jo para per te mire administruar nje proces burokratik e nje proces human te pritjes e percjelljes se njerzve te vuajtur..te percjelljes me nje leter ku shkruhet nuk duam tu shohim surratin per shume arsye(per te qene i sinqerte) e jo te percjelljes..ne ju duam,vlerat ,historia,kultura juaj..po mos u mashtroni nga skafistet e keqinj!!

arb, nje vendim qe  as A. Hitleri ... nuk besoj ta ndermerrte ..! 

Ky eshte kapitulli i fundit i Hipokrizise ose stacioni i fundit i hipokrizise. Te mjeret jane torturar qe kur kane lindur nga hipokrizia e krereve lokale te cdo lloj ideologjie. Prandaj duhet me thone ruajna zot dhe me pa me respekt vende si Izraeli qe kujdesen si duhet per qytetaret e tyre kur u jepet mundesia dhe nuk jane pjese e kesaj tragjedia. Kush nuk ndihmon veten ska kush e ndihmon.

te keqen e mendjes qe me ke ! Vete eci Izraeli more gjith mendje ? Sionizmi shfryetozoi dhe zaptoi tere ekonomine e Amerikes, te shfrytezon dhe ty sa te ka hequr trurin te kuptoshe te keqen e kesaj bote rrokopuje.Dhe ti , i nisur nga vendi me i vafre i Evropes, na u bere ushtar i pasur  e i ditur pro shtetit terrorist .

Flsni prralla se keni buke per darke dhe nje kompiuter ku shkruan brockulla te marra per dije 

....perfitoi nga mundesia qe ju dha....te jetoje i pasulmuar per vite me rradhe dhe ndertoi parajse ne shkretetire. Shembull per tu marre nga te gjithe popujt edhe ne Shqiptaret qe harxhojme kohen me sofizma e marksizma kur edhe ujin pasurine me te madhe tone e pijme te piset prej depozite. Nejse, ne ske besim tek une, pyet Ronin se ai i di me mire ca gjona dhe me duket si i vaksinuar ndaj marksizmes.

Ore po nuk duhet tu mungoje me e pakta gje, keqardhja pa si te doni shprehuni.Por un di nje gje mire.Njerzit mbeten vellezer me besimin tek NJE ZOT.Ku besoni mor,  ke djalli ? 

Grava, une njerezit po mundohem te ndihmoje por nga Djalli, nga Enveristet....nga ata qe Kelthisnin duam Pranvere  Arabe...ja ku i coi Pranvera Arabe....tani teper vone te besh humanin bile eshte hipokrizi, si ai Merhumi jone....qe per 45 vjet na shperfytyroi e na shtyu drejt vdekjes. Bariu i kopese nuk faje fare O Grava qe i le popujt ne kete derexhe???? Por ty te dhimbset Bariu e jo populli. Dhe shume hipokrite je vete, nga mengjesi ne darke lutesh per shkaterrim, revolucion e vdekje e Gopseme 

Te kuptova dhe te meshiroj per mbetjen tende ...ke ura e brrakes,  shendoshe vete ! 

Ke ura e brrakes mbeten ata qe i kenduan revolucioneve si festivale te popujve....su mjaftoi shkaterrimi qe mbollen vete po ja urojne mbarebotes nga kafenete e brrakes

grava, une s'e njoh Tiranen dhe aq mire sa ju po s'me kujtohet te kem pare ndonje ure ne Brrake. As ndonje lume apo perrua atje. Se aty afer zbrisnim nga treni.

si shpjegohet qe ne egjipt, te krishteret qe jane 10% e popullsise kane standarte socioekonomike shume me te larta se pjesa tjeter e popullsie. Ne Liban gjithashtu. Morpo si shpjegohet qe gjithe ky alamet civilizimi islamik qe deri ne shek e 18 ish ne vend te dyte pas perendimit sot ja ka kaluar dhe azia e larget dhe amerika latine? 

si shpjegohet qe dhe ne ballkan vendet muslimane jane me te prapambeturat. U bene shume raste per ta anashkalu corelacionin e islamit me prapambetjen. 

Roni, sinqerisht tani, kaq pak ndjeshmeri keni, kaq pak zemer dreqi e mori qe perdite mbyten njerez, gra, femije dhe ju flisni si te zbritur me aliende ? Nga more jeni nsur , per aty ku gjetet " parajse leshin, qe harruat njerezillekun si fisnikeri e atyre qe vine nga varferia ? Po beni se jeni dhe te frymes kristiane pa le ..! 

Një njeri i tha universit:
“Zotni, ekzistoj dhe unë!”
“Gjithsesi” ia ktheu universi,
“ky fakt nuk më ngjall
asnjë ndjenjë detyrimi.”

Stephen Crane (1899)

P.s. perkthimin nuk e kam bere une.

Ja si thuti zoti Roni, pse jane te varfer , te pacivilizuar e ne injorance i sulmoi Amerika me 35 satelite ? I demokratizoi  thua ? Shtjelloma se nuk e kam te qarte ! 

Ku kam moshe une te te shtjelloj ty o grave. Ti ke lexuar nje sunduk me libra, ke shetitur gjysmen e botes dhe je dy here ne mosh sa une. Nuk bie kollaj ne vetkenaqesi une jo! Modestine e kam parim!  

i gjithi ky paragraf vjen ere vetem modesti..Me kaq nuk komunikoj debatoj  me me ty ! Kam gabuar ! 

Por ti ke qene i vogel ahere ndaj pyet , ske faj ....

beteja e Suezit u be ne 1956 , po ti nuk kishe lindur

Po ca te te them une o grave...

Nje afrikan  e ngriti gishtin

Mund te pyes xhaxhi amerikan? 

Pse qeni e ka mbrapa  bishtin ? 

Pse dhe e tund kur ben;  ham ham? 

    Se qeni eshte kafshe e ditur

     Qenin jo kushdo e mban

    Qenin nuk e leme kurre te uritur 

     Sic leme ty o afrikan .... 

      Nga une kjo o Roni

 

hahaha. Shikoje pak kete vellain e fese se Paqes cfare i blen qenit te vet afrikan.

Aman o Grava,kjo eshte situate shume kompelkse dhe jo aq e thjeshte sa e ben ti.

Ja te te bej nje pyetje une:

Kur shqiptaret iken me anije ne Itali kush e kish faji Europa apo qeverisja skandaloze e Enver Hoxhes?

nje pyetje tjeter e ngjashme

Kur te bjere diktatura ne Korene e Veriut dhe te prodhoje 10 milion refugjate,te urritur e te leckosur,kush do ta kete fajin SHBA,Koreja e Jugut,Japonia apo ai vici qe sundon ne Korene e Veriut?

Sa per Israelin mos fole kot se 75% te cmimeve Nobel i kane marre cifute...

ACDC1 , kemi  opsion dhe bindje diametralisht te kunderta , per kete situate e cila nuk ka asnje lidhje me ato qe ty te jan ngulitur..

Ndaj e leme kete kembim ideshe se rrahim uje ne havan.Aty qindra arkivole mes tyre edhe te  bardhe dhe ti me flet ...per Ki Mir Senin ..Jemi larg ore mik ! 

Po edhe kur te bjere Kim-i do te kete arkivole neper dete...

Edhe kur ra Enveri pati arkivole neper dete...

Turp i madh per Europen thote komentatori i VOX , 9 milion euro per te shpetuar mijera njerez , Miliarda euro per te shpetu nje banke.

Eeee po ajo banka shpeton miliona njerez pastaj...

Ja ti hedhi icik nje veshtim komenteve te Evropjaneve ne nje nga gazetat me liberale  ky komentatori dhe do ta kuptoje pergjigjen vete..Po flasim per Guardian, Jo Daily Mail apo Express

1,5 M refugjate siriane ne Turqi, nderkohe qe BE ka veshtiresi te strehoje e te shperndaje  200,000 ne territoret e veta. 

Nuk besoj se jane vec 200,000

Po nga i nxirrni keto te dhena o Jardin vetem Gjermania ka marre 202,815 kerkesa per Azil. Suedia ka marre 80mije kerkesa vetem ne 2014. Ne Evrope gjate 2014 jane bere rreth 700mije kerkesa. Futi nja 500mije rreth 2013, nja 400mije ne 2012. dhe respektivisht cdo vit qe kemi kaluar..beje vete llogarine

E pra BE ka mbi 2milione azilante qe perj 2008, pra mos ti harrojme keto fakte.(Evropa nga ana tjeter eshte kthyer ne fuci baruti) Ketu nuk po flitet thjesht per Siriane po nga gjithe bota e trete:Nigeria,Bangladeshi,Pakistani,Maroku,Gana,Somalia. Pse qenka detyrim i BE tju hape deren gjithe vendeve te botes se trete? UNHCR eshte mesu me i drejtu Evropes nderkohe qe harron te permende vendet Arabe,SHBAne,Kanadane,Japonine,Rusine,Kinen,Australine,Brazilin,etj..apo se eshte gje tjeter jane mesuar ta kthejne Evropen ne tabele qitje per cdo ceshtje

Leri europianet te merren me ate muhabet tovarish.ti je muhaxhir per vete.

ik mer koqe debili ben si progresis surrati yt..,.Pse nuk i hap dyert SHBA per keta fatkeqe me qe ju vika kaq keq?  

 e di qe percmimi e racizmi  ndaj atyre fatkeqeve te ben te ndihesh i fuqishem e europian por ruaj gjakftohtesine tovarish.europianet i dine punet e veta ,kur te vije dita qe te kene nevoje e dhe per inputin e muhaxhireve medioker qe duan te duken te rendesishem atehere civilizimi perendimor si e njohim ka marre fund.

http://peizazhe.com/2012/11/30/nje-raciz...

..

Një punë pakmujore përkthyesi që mu desh të bëj vite më parë për hesap të një organizate humanitare, nëpër strukturat pritëse të emigrantëve që vinin nga vendet e ndryshme, kryesisht nga Lindja dhe Afrika, më dha mundësi të zbuloj gjëra të çuditshme. Në tërësi qytetarët e ish vendeve komuniste tregonin një racizëm virulent, por më të theksuar e më të egër e shihja te djemtë  shqiptarë dhe te rusët.

Gjatë gjithë ditës ishin si të hutuar, të humbur, të stresuar e deprimur nga pritja e pashpresë, por gjithçka ndryshonte kur ishin në prani të afrikanëve. Gjallëroheshin, ndiheshin superiorë, i shihnin me përbuzje, largoheshin kur ata u uleshin në të njëjtën tavolinë, kërkonim të mos i vinim në të njëjtën dhomë me ta, i shanin e i tallnin në shqip, edhe pse ishte fjala për avokatë, gazetarë a intelektualë ruandezë, kongolezë apo të tjerë që u iknin luftërave civile e që kishin parë familjet tu masakroheshin më kmesë.

Kur, më fatlumturve prej tyre “u vinin letrat”, pra u legalizohej qëndrimi, shumë prej shqiptarëve bëheshin keq, nuk arrinin të kuptonin se, “për çfarë i duan këta jevgjit këtu”. Më vjen keq që sjell fakte të tilla, por them se ndihmojnë në mënyrën e tyre për të njohur veten tonë....

Debil prape fute koken si struci dhe ju shmange pyetjes "perse nuk i merr SHBA keta me qe Evropa  na qenka raciste?" Perse SHBA nuk i hap dyert per gjithe refugjatet Meksikane por i ndjekin si kafshe dhe i nisin pas?. Pavaresisht se jane shtuar zerat e  debilave si puna jote qe perpiqeni jepni mend nga 1000 km larg se c'duhet te beje Evopa,  Evropa perkundrazi i eshte kthyer llogjikes dhe po degjon qytetareve te vet dhe jo pordhet e libtarde-ve dhe globalisteve te plevitosur.

Tovarish diskuton gjera me te larta per IQ tende, por nga miresjellja po ta shpjegoj me thjeshte per nivelin tend .Pika e muhabetit ishte qe ne si muhaxhire per vete s'kemi goje te themi :o amerike apo europe mos i prano.Nje mexican qe po ngordh urie apo nje afrikan qe i rrezikohet jeta e ka te drejten e tij te perpiqet te shpetoje veten.nese amerika apo europa i pranon eshte pune e tyre .neve qe keto vende na dhane nje shanc te shpetojme  nga pocaqia nuk kemi te drejten te brohorasim te mos pranohen te tjeret qe po perpiqen te bejne te njejten gje si ne.

 Ashtu ndodh kur plebeu i djeshem ndjehet patric vetem e vetem se  se mbush barkun e jo koken , me ate rast shkelmon mbi te shkuaren e vet ! 

Une nuk e kam kalibrin tani ti sqaroj "comon sense" krijesave amorfe te pashkolla si puna jote. Te permenda SHBA aty ku jeton se cpo ben per keta, ti prape fut koken ne rere dhe gishtin nga Evropa. Shif se morali i tjetrit eshte kollaj ta besh sidomos kur nuk behet fjale per shtepine tate. Besoj se ke nja 10 vjet pa shkel ne Evrope dhe je jashte cdo realiteti ne terren ndaj dhe flet lakra ne kopesht keshtu qe eshte e kote te diskutoj me tej kete ceshtje me ty. Evropa ka 1001 probleme per vete dhe nuk e ka per detyrim tju hape dyert cdo emigranti te botes se trete (Por me sa shoh truri yt nuk arrin ta perceptoj kaq gje te thjeshte e quajtur ndryshe common sense)

Evropa ka 10o1 probleme per vete dhe nuk e ka per detyrim tju hape dyert cdo emigranti te botes se trete

Dhe ti emigrant i ciles bote je dhe cfare detyrimi kishin ata te te hapnin deren ty?

Une erdha si njeri me vize dhe diplome ne xhep dhe e kam justifikuar 100 here shtetesine time ketu....Keta vala e re qe po vijne nga lufta e xhihadit po i ofendon flamuri suedez...se na paska kryq, kupton zotrote

Alba 3461, nese arti eshte muhaxhir ashtu je dhe ti (edhe une) kshu qe mos na bap barkun me carlliqe tani se i bi qe kjo teme te mbyllet fare e mos te jape mend njeri. 

(me ne fund e mora vesh lidhjen tende me mongolinesmiley. Vetem ate me gjermanishten spo e kap akoma(:  mos je marre gje edhe me refugjate gjermanë??

Pse nuk i hap dyert SHBA per keta fatkeqe

 

https://refugeeresettlementwatch.wordpre...

http://www.latimes.com/world/middleeast/...

The United States is the world leader in refugee resettlement, accepting 70,000 displaced people a year, more than all other countries combined. It's poured $3 billion into supporting the Syrian refugees who have spilled into camps and cities in Jordan, Lebanon, Turkey and other neighboring countries.

Eshte njecik ndryshim i madh 70mije me 700mije 

Nuk ta kemi fajin ne qe ti s'e kupton ndryshimin ndermjet asylum seekers dhe atyre qe jane pranuar. Megjithate dakort, Amerika eshte e keqe. Une s'vij ketu per te mbrojtur Ameriken e ulur Evropen. Thjesht te flasim per fakte, jo ne baze te cfare mendojme ne se cilat jane faktet.

Europa duhet tu jape strehim edhe shqiperia duhet te beje te njejten gje nese nuk do te ishte nje vend nga i cili shqipot  ia mbathin per vete.

Europa u ngop me keto plehrat qe sjellin me vehte konfliktet e tyre ne vendet qe u shtrine doren per t'i ndihmuar, me keto njerez qe jo vetem nuk ingranohen po kerkojne qe i zoti i shtepise tu ingranohet atyre....ohu...liste e gjate dhe e lodhshme. Square peg in a round hole.

Edhe refugjatet shqiptare te ikur me anije te cileve nuk iu rrezikohej jeta ne shqiperi, dikur u perceptuan si plehra nga rrethe te caktuara dhe ne nuk na erdhi aspak mire .

Normal qe nuk na vinte mire, po faktikisht plehra ishim. Po avantazhi yne ishte qe nga ferra nxorrem trendafilin (edhe ca gjemba kuptohet). Sic mund ta shikosh edhe ketu ne PPU, 90% e shqiptareve jane me italiane se italianet, ashtu si edhe me greke se greket e ne ketej me amerikane e kanadeze se shume vendas. Kurse keto plehrat e emigracionit arab dhe afrikano verior, nga pleh kane tendencen te behen mut dhe ne brezin e dyte u do i hedhesh ne hale, o do ngrihesh e do lesh shtepine, se nuk rrihet ne te njejtin vend me ta. 

me duket se po paragjykojme se refugjatet qe ikin per te shpetuar koken do kthehen me vone ne mistrece mosmirenjohes prandaj me mire te mos i leme te hyjne por te ngordhin andej nga jane.

Por jo mor njeri nuk po paragjykojme, perkundrazi po prapagjykojme me shume vonese. Dhe jo vetem une, po e gjithe bota e qyteteruar. Pse askush nuk u shtrin doren ketyre njerzve. Pse nuk u con ndihma Arabia Saudite apo Katari? Pse nuk i fton ne gjirin e vet Emiratet? Nuk shtyjhet me me naivitet o Alba, as duke pretendu qe kemba qe po gangrenizohet nuk eshte e jona. Dhe po ta them qe edhe me keq do behet. SHoko se si po forcohet levizja e djathte antiraciste kudo ne Europe. Do pyesesh ti a me pelqen kjo situate e tanishme. Natyrisht qe jo, po ja ku jemi. I duhet dhene zgjidhje me te mire a me te keq.

Europa gjithmone e ka pasur nje konflikt ne mesin e saj .perpara se te ishin keto konfliktet e emigratenve me origjine afrikane e arabe te cilet po perpiqen te zene vendin e tyre ndonese me metoda e ideologji te gabuar ishin konfliktet e borgjezise e punetorise te cilet nuk kane lene gur pa permbysur derisa zune vendin e tyre.Ashtu si i zgjidhi konfliktet shoqerore ne te kaluaren do ia gjeje dermanin edhe ketij ileti.jane dhimbjet e lindjes te nje shoqerie te re ka thane Engelsi.Ai druzheja qe i ka qejf ruset ben mire te lexoje marksin per te cilin ben be e rrufe.

Alba me vjen keq, por po ngaterron mollet me portokallet. Muhabet i gjate shume.

Pse nuk i fton ne gjirin e vet Emiratet?

I ftojne por perkohesisht ama, si punetore meqe vendalinjte nuk merren me pune te rendomta.

Refugjatve shqiptare i rrufsh trapin ti alba4590 dhe na rrufsh mire e mire me xhilet me ato doçkat e tua duararta se jane refugjate shembullorë. Integrohen shpejt asimilohen butesisht dhe si dallon me dot nga vendasit. Madje integrohemi me shume sec duhet. Ndryshe eshte puna me kta qe po perballet evropa sot. Ti themi gjerat troc tani se evropes shpesh i bihet ne qafe kot per emigracionin. Emigracioni funksionon kur puqen dy gjona qe shkojne bashke si psh vodka me red bullin, psh emigrantet hispanike ne shba, nje kulture, nje civilizim nje fe nje mentalitet. Nga ana tjeter kemi vajin me uthullen qe spuqen, psh nje refugjat somalez ne evrope, botekuptime, qyteterime, fe te ndryshme. Sado te perpiqesh me qellime fisnike rezultatet sic i shohim nuk jane inkurajuese. Evropa me mire te marre emigrante te kualifikuar nga lindja e vet si psh ruse, ukrains, polake, rumune, bullgare, jugosllave,çeke, hungareze, moldave, ne qe jemi si shpirt, etj sesa njerez me te cilet ka veshtiresi ne integrim. Do thush ti po kta afrikant ku do shkojn? Se di mth te verteten, kush vjen me mend ne koke i ka dyert e hapura, te tjeret ndoshta tja mallarin per nga lindja mesme, dubai psh?

koko me qafsh shko kilikosu me tanishen e leri keto muhabete qe jane above your head.smiley

Tanesha mtha ke folur drejt koko. Tani, kush i di me mire kto pune, tanesha amerikane denbabaden, apo alba2368, cop refugjate lodhme shqiptare (nga mihal grameno ëëë trrim drejt).

tanisha i di me mire se i ka mustaket me te medha nga te selam musait .smiley

Tanesha i ka buzet si pjeshk po ku merr vesh ti

Te mjeret , te varferit, ....plehra i kan qujt patricet,  gjer  diten qe mesia i njerzimit foli! 

He me qafsh, thuja emrin mesise se nuk po e mban dot.

kur njeriu behet " per ta qare" nuk ka mesi, qe  tja shpetoje shpirtin..

Ezop, Ezop je. Po sikur the para nja dy ditesh qe nuk deshe ti mprehje briret me mua. Tani c'ne? Jo se po te duash une ketu jam, po mos u hidh dege me dege pastaj si harabel.

fola vetem pse quajte varferine plehra dhe mu dhimse.Pa per prehje briresh me mjerane te llogjikes une engledisem

T'u dhimsa ty. smiley Ty nuk te dhimbsem as une as te ngjashmit e mi Grave. ti je ai qe po shkruan qe Europa do i paguaje te gjitha qe u ka bere te tuve, ti je ai qe po thu do t'iu nderrojme bojen dhe rracen e ku di une cfare marrirash te tjera pleqerie. Dhe keto njerz nuk vijne ne Europe si te varfer por si ushtare te xhihadit. Se fukarai nuk e hedh fukarain tjeter nga varka ne mes te detit se eshte i krishtere nderkon qe shkon te kerkoje strehe e, meshire e dashuri ne Rome...

Grave ta kam then, gje ndonje budalla tjeter per keto brockulla qe ti kane futur ne koke ne udhetimet e tua arabe. 

kush na lexon , besoj se kupton. Mua kjo me muafton. Kumbisu mbi mendjen  tende ...se varferia qenka nje plehurine  dhe bile " armate xhihadiste .." Te keqen e mendjes qe ke ! 

Grave, lexo nganjehere dhe ato qe ke shkruar 5 minute me pare, se sado Alzhaimeri ben te veten. Ta kam thene, veshtire te besh edhe xhihadistin trim edhe plakun e urte brenda tre komenteve. Po ik tani se vertet po me vjen turp nga vetja te ulem ne te tilla nivele diskutimi. Dhe sot e tutje edhe kur mos e mbash dot shurren mendjes e te kthehesh te me japesh pergjigje, do te te ndihmoj une ti qendrosh fjales duke mos te te kthyer me pergjigje.

 

Europes po ja fut (  dhe po ja fut rondshem &nbspsmiley  Amerika .

. Gjithe  konfliktet  ne vende  ndryshme  i ka nis Amerika ndersa Europa  perballet me krizen dhe me pasojat e ketyre konflikteve . 

Normal. Luften e pare boterore e nisi Amerika, te dyten po ashtu, Luften e Ftohte po nuk diskutohet, po ashtu Indokinen, Laosin, Kamboxhian, Vietnamin, Ish jugosllavine etj etj...

Ilir- jani , ki parasysh nje ligj te dialektikes qe nuk e perjashton dot ky sistem.Sistemi sjell varferimin absolut te shumices dhe eshte vete varferia,  qe godit sistemin.Bota nje sistemshe po perjeton pikerisht kete faze.Pra nuk eshte thelbesore dhe  as real perfundimi se Amerika po ja fut Evropes, pasi gradualisht ja ka futur vetvehtes.Perzjerja e saj ne disa vatra luftrashe tregon se sa e thelle  eshte kruza brenda saj.Nuk po qeveris me arresyeja, shkenca por dhuna, krimi shtetror, terrorizmi shtetror...

Edhe Evropa nuk eshte krejt pa faj ne kete ane...Franca dhe Britania bene njeren per te bombarduar Libine dhe rrezuar Gadafin. Ja keto jane pasojat

Art, i lexon keto k... qe as titullin e temes nuk lexojne, por ja valojne jo komunizmi e jo ai e ky.

Ku mund te kuotojne k.e kanarit se kjo eshte krize qe nuk zgjidhet duke u mbytur varkat a aniet.Ky eshte haraci i vet sistemit qe po kjo Evrope ka zbatuar mbi keto vende

Cameron e pranon vete qe e menderosem me Libine...

Ca thu mor Art! Kush e pyt Cameron! Pjesa Kanadeze e Mbreteris Bashkume , ku don me dit ca thone ne Londer.! I din mire fort ne mehallen " Zanzibar " te Torontos ..dhe te zenet nga lebetia ! 

 

Nderkohe Shqiptaret e Shqypnise aprovojne me 74% politiken Amerikane perkundrejt 84% aprovim ne Kosove. Marksistet dhe Enveristet nuk kapin as 1%....Shqiperia shpetoji njehere e mire nga Komunizma....per keta qyqaret ta vere doren ne zemer kush ka me shume..si gjithmone....ndonese Marokenet e shkrete maj gomones i mbaj men kto 30 vjet. Ato proceset e dekretet e Perendise jane leter higjenike...kapni ndonje celes papAgall apo lopate me mire se Komunizma nuk ndricon mo ne brigjet e Arberit.

i shkreti ti qe ke mendjen sa te nje keci.Po e miratove ti cte duhen te tjeret or qyq ? 

Je bere si ato plakat qe pershkruante Ismaili ne romanet e tij, duke pritur revolucionin, shkaterrimin e daj semit, mberritjen e rusve a kinezeve...mundesisht dhe ringjalljen e Merhumit....perktah xhihadin, iranin, isisin dhe sadamin... dhe flet per dashurine dhe Zotin. Nuk ka revolucion mo...mblidhe ate pak mendje qe te ka mbet...le te fitoje komunizma ne suedi ku eshte ai cuni i Putinit....ne Shqipot jena liridashes e liberal e jo skllever te familjes hocxha a berishi.

As leaders meet in Brussels to discuss the bodies floating in the Mediterranean, they should look across the table and ask themselves what being European means. The reason so many hurl themselves recklessly at our rocky southern shores is because we are a haven of civilisation, where peace and law prevail, human rights are mostly observed, mercy is valued and murder punished...

http://www.theguardian.com/commentisfree...

.. If we are encouraged to project all the problems we face around education, housing, employment and health on to one group of people, our lives are made easier and their deaths more likely. The fact that it’s not true, that immigrants are not the source of our problems, no longer matters. The “tell it as it is” crowd don’t tell it as it is at all. They are cowards. Our political class, both Tory and Labour, has been pulled so far right that it cannot, and will not, tell the complicated truth about the consequences of conflict, about a globalised economy, about our interconnected world, a world that we cannot simply step off, or stop

 How did we end up in this moral vacuum where we lose any sense of connection to other human beings? It’s fairly easy: people who aren’t human beings don’t need any rights, or any sympathy, so we dehumanise them via language both political and personal. We talk of them as disease, contagion, a virus. They are not us. They cannot become us.(kjo eshte per ty tovarish)

We then say repeatedly that we are saying the unsayable, when the unsayable is now the bread and butter of populist media. Funny how these free-speech warriors only ever pick on those already worse off than them in every conceivable way – and now we see the logical conclusion of legitimising hate. Their rictus grins as they feast on actual corpses...

http://www.theguardian.com/commentisfree... rictus grins as they feast on actual corpses

 

O trupeshk lexo ca komentet poshte artikullit te kesaj liberales dhe e kupton fare qarte se ne c'planet jeton kjo...E dyta te bej nje pyetje te thjeshte : Sa vota mori zgjedhjet e fundit partia e kesja ( Liberal demokrate ) dhe ne c'gjendje ndodhet tani smiley Do flasim pas disa ditesh kur te dalin rezultatet e zgjedhjeve aty

Fakti qe jane minority tovarish nuk do te thote qe s'kane te drejte.jezu krishti ishte minoritet koha tregoi se turma s'kishte te drejte .hazreti t friedman perdor parimin e eneve komunikuese per te ilustruar se ne nje bote te hapur e te nderlidhur nuk mund te kete ishuj te izoluar paqe e prosperiteti kur pjesa tjeter e botes eshte mysybet .kjo per anen onbjektive te problemit.nga ana subjektive :a do ti quante Nene Tereza keta qyqare plehra?

O cope mishi me dy sy hapi ca syte...sot u kap celule terrori mbi 18 persona ne Itali planifikonte te hidhte ne ere Vatikanin dhe godina qeveritare. Ja dhe ne France 3 muaj pas Charlie 5 sulme terroriste jane bllokuar,(ishte planifikuar fushate terrori ne krejt Francen) ky i fundit qe fat se  mazllemi u vetplagos qelloi veten ne kembe me armen qe do kryente masakren. Ti jeton ne nje univers paralel me ylbere,lule,unikorne ku te gjithe kapen per dore dhe kendojne Kumbayane smiley   do zgjohesh dhe ti nje dite...

tovarish ,shqiptaret kapen gjithe kohen me droge por kjo nuk do te thote se duhet te te perzejne ty nga suedia?po steriotipon qindra mije per veprimet e disave.

Po e mbyll ketu perfundimisht kete diskutim me ty se eshte humbje kohe. Jeton ne nje univers tjeter dhe as qe ke perqasjen me te vogel me realitetin...Po te le te vazhdosh i/e qete ate vallen e Kumbaya me Lizen,Borebardhen,Kepeleberesin dhe Lepurin e Marre  smiley

Ja ca komente "pergjigje" nga lexuesit per kete LiberalDemokraten.... qe sic duken bathet elektorati Britanik i vuri shqelmin me kohe dhe po e zevendeson me ksenofobin Farage

PS: Komentet nuk jane perzgjedhur, jane marre ne radhe kohore

"So this is a test of essential values for all."

 

If it is a test of values for all then a legitimate question to ask the author, Toynbee, is how many migrants she has offered to put up in her London residence, or how much of her 6 figure salary she is donating to support migrants. Guardian moderators deleting such legitimate questions don't do intelligent discussion any favours...

I wonder how many people, who agree with this article, walk by/ignore/cross the road to avoid homeless people here in the UK.

It's easy to claim the moral ground, you just have to talk about it.

Let's turn Hampstead Heath in to a settlement camp for all these poor people.

Maybe then we'd see how liberal these liberals really are?

 

ask themselves what being European means... we are a haven of civilisation

 

how nauseatingly arrogant. these statements are heavily predicated on Polly's fawning sense of cultural superiority. doubt she's even aware of how much this article reeks of a judgemental attitude towards the migrants and refugees she wants to be the saviour of. the implicit accusation is that these people aren't of an origin:

where peace and law prevail, human rights are mostly observed, mercy is valued and murder punished.

putting aside the fact that many of them are economic migrants, many others do also hail from places that possessed exactly these values until various destabilising events made their homes untenable. the best thing the EU could do for these people is not deposit them across Europe as a marginalised migrant underclass (because actually the people of Europe aren't that f**king awesome, and this would largely be the outcome) but take assertive actions to give them their homes back. if we don't do that, this is an issue with no end anyway.

 

there are a billion Africans, and most of them would move to Europe if they could. Europe can not absorb them all, preserving a good future for their children and grandchildren is more important than feeling morally superior. Inevitably, Europeans would have to make some tough decisions in the future

Kto pasi i disifekton dhe u jep per te ngrene te thone hiqe flamurin suedez me kryq se me ofendon. 

Dikur kauret besonin se cifutet hanin bebet..

Statuje qe eshte ne Berne. smiley Cifuti ngrenes femijesh. Ne mesjete femijet jo-cifute vdisnin nga shume semundje ndersa ata cifuti jo shume shpesh sepse ishin me te paster per shkak te praktikave fetare qe i benin te lanin duart etjs. Ndaj dhe doli legjenda qe cifutet hanin femijet smiley

http://www.zanzig.com/travel/switzerland...

sic pashe ne rrjet, ky eshte spekulim. dmth nuk dihet gje me saktesi c'perfaqeson "ngrenesi". duan te lidhin formen e kapeles te ngrenesit te femijeve me "judentum" (por jo vetem*), por "ngrenesi" po ashtu mund te paraqese Kronos-in e lashte. 

*lidhja behet me vrasjen e Rudolfit, nje femije nga Berna, sipas legjendes denigruese per "judet" qe vrisnin "ritualisht" vrisnin femijet e vendasve. Nuk besoj qe lidhja me "judet" te jete dicka me shume se sa nje legjende, ndryshe ajo veper them se s'do qendronte aty...

Dikur ballistet besonin se ishin trima

smiley

dikur komunistet besonin se ishin fanar ndricues ne brigjet e adriatikut..

...pasi i munden ballistet

Ue ça te dhime. Chalk one up for ronnie

ne kohen kur ishin ne krah te arabeve..

Ne krah te arabeve dhe siper ballistave

O Rono mer burr jausmiley, po tani jeni poshte ballisteve dhe poshte arabeve.

 

smiley

i modh je, i modh! smiley

smiley

pas pompinos, ky dangalla i mihal gramenos e paska kap me llafin tovarish, duke ia cu IQ-n ktij blogut perfundimisht afer zeros absolute. smiley

sa rob i merzitshem qe osht, sinqerisht.   si mer i njitet nji llafi ene koment mas komenti, meazalla se e lco. smiley

Perpiqu ti shpjegosh robit se kubi nuk futet ne bryme sferike.... ai  krahason liberalet me krishtin   smiley

E ke gabim emigrant. Blogu pranej eshte i bukur. Se e bukura atere dallohet, kur ben kontrast me pisllikun. Ja lexo dokrrat e alba3487 dhe thu booo cu trasha diten e pushimit, pastaj lexon dicka me mend dhe thua shyqyr o zot per diversitetin. 

edhe ti me ate obsesionin tend kunder arabeve 24/7 kam merak se do benesh si ted kaczynski.smiley

Une, kur te me mbushet mendja per te emigruar, do te preferoja Alasken, vend i ftohte, por i qete dhe bujar.

Edhe femrat bujare i ka kuazi. Kane ftohte te shkretat, mezi presin ndonje rob nga vendet e ngrohta..

S'ka asgje per tu shqetesuar, njerzit jane mbytur ne mesdhe dhe me pare - do thoshte me shifra Facebook-u Erjon Brace. 

P.S. Gjate ketij emisioni, sic tha Roni, Izraelin mos harroni ta falenderoni smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).