Banorët e Thethit shpresojnë që ta zgjasin sezonin e tyre turistik gjatë muajve të dimrit, por për momentin, rruga mbetet e bllokuar deri vonë në prill dhe e vetmja mënyrë për të mbërritur në këtë fshat është vetëm me këmbë.

Gjatë muajve të verës, fshati malor i Thethit, i cili është bërë një nga atraksionet turistike më të rëndësishme në Shqipëri, arrihet me vështirësi përgjatë një rruge të lënë pas dore ku kanalet janë rrëzuar dhe furgonët e lartë lëngojnë duke ecur me 7 apo 10 kilometra në orë. Por gjatë të gjithë muajve të dimrit, për shkak të dëborës që nuk pastrohet kurrë, i vetmi mjet i disponueshëm për të shkuar atje është ecja më këmbë.

“Gjynah, mjafton me nxjerrë një traktor në rrugë dhe kishim mujt me shku deri në Qaf- Thore, e prej aty ishim ulë në këmbë”, thotë Sadik Pushimaj, shofer me eksperiencë në këtë rrugë, pasi vëren se kësaj here është e pamundur për të vajtur në Theth me makinë.

Ndërsa banorët e Thethit i kanë parë hajrin turizmit dhe po shpresojnë që të zgjasin sezonin duke kaluar te turizmi dimëror, mungesa e pastrimit të rrugës si dhe fakti që ajo mbetet e paasfaltuar vijon t’i mbajë turistët larg për më shumë se gjysmën e vitit.

Që nga pjesa e sipërme e fshatit Bogë e deri në Theth rruga duhet të bëhet në këmbë. Pasi Sadiku ka mbyllur makinën i përvishemi malores. Janë rreth 30 kilometra rrugë automobilistike që përfshijnë një ngjitje deri në 1700 metra mbi det dhe zbritje deri në 900 metra, një rrugë e vështirë për t’u bërë në verë dhe akoma më e vështirë në dimër. Megjithatë, për vendësit që njohin shtigjet e këmbësorëve, këto 30 kilometra shkurtohen në dy apo tri orë rrugë.

“Jemi në prag të verës dhe sot jemi të bllokuar nga bora. Është e pafalshme një situatë e tillë,” thotë Sadiku. “Turistët po kthehen mbrapsht se gjejnë rrugën e mbyllur. Energjia ka probleme dhe turizmi në këtë mënyrë nuk mund të funksionojë. Flitet për turizëm, por vetëm turizëm nuk ka,” shton ai.

Lodhja nis të bëj të vetën gjatë rrugës për në Theth pas disa kilometrash në të tatëpjetë të malit, të cilat bëhen më të vështira për shkak të trashësisë së dëborës, papara se të shfaqet një kryq i cili tregon se jemi në “Qafë Thore”. “Edhe në këmbë është e rrezikshme, pasi dëbora është mbi një metër dhe mund të biesh në greminë në qoftë se nuk e njeh si rrugë,” paralajmëron Sadiku.

Në bisedë e sipër mbërrin edhe një tjetër banor i Thethit, Pavlin Polia, i cili kur prezantohet nuk harron të shtojë se është banorë i përjetshëm i fshatit. “Bllokimi i rrugës është një ndër problemet kryesore për sa i përket zhvillimit te gjithë kësaj zone sepse paralizon turizmin edhe si dihet tashmë të ardhurat janë vetëm nga turizmi,” Polia thotë.

Duke kujtuar operacionin antikanabis gjatë verës së 2014- ës, Polia shfajëson bashkëfshatarët e tij duke e argumentuar se banorët ‘kur nuk kanë me çfarë të merren shtyhen në aktivitete të jashtëligjshme.’ “Jam shume dakord që nuk duhet, por po ta shohësh nga ana tjetër edhe fukarallëkun e kësaj zone, lind pyetja me çfarë do jetojnë këta njerëz kur nuk ka rrugë e as shërbimin minimal te shtetit,” Polia pyet.

Sipas Polisë dhe Dedës këto biseda janë të njëjta sa herë që në fshatin e tyre mësyjnë gazetarët, te cilët janë te pakët gjate dimrit e të shumtë gjatë stinës së verës. “Shpresojmë që të lirohet nga bora rruga se ka nga nëntori që është bllokuar,” thotë Polia i cili përmend edhe sms-të që i kanë dërguar përpara pak ditësh kryeministrit Rama.

“Unë personalisht i kam dërguar sms kryeministrit ditën qe ishte n’Shkodër për këtë punë sepse rruga që na lidh me Shkodrën vetëm rrugë nuk është,” Polia thotë. “Nga Shoshi e Kiri duhen gjatë orë për të mbërritur në Theth edhe a mrrin apo jo, pasi në këtë aks kanë vdekë mbi 80 veta ne 35 vite,” shton ai.

Pavlini dhe Gjoni shpresojnë që reforma e re administrative do sjellë dhe vëmendjen e drejtuesve të ri vendor për të investuar në zonën e Thethit. Thethi do të jetë pjesë e Bashkisë Shkodër, e cila do të shtrihet nga Alpet e Shqipërisë deri në bregun e Adriatikut në Velipojë.

“Bashkia e re  ka një largësi t’madhe me fshatin e Thethit  por shpresojmë tek drejtusat e ri se do të japin kontributë për këtë  zonë të mbetur pas dore,” thotë Gjoni.

Pavlini bie dakord, duke shtuar se përmirësimi i infrastrukturës rrugore është shumë i rëndësishëm për zonën. “Duke llogaritur se bukurin ja ka dhanë Perëndia dhe frekuentohet nga gjitha shtetet e botës, me pak përkushtim Thethi mund te zhvillohet  por kryesorja mbetet rruga,” Polia thotë. “Unë personalisht jam optimist edhe e shoh asnjë të ardhme më të mirë për këtë zonë e cila ka një potencial të madh të turizmit që do të gjenerojë të ardhura edhe për bashkinë e re,” shton ai.

6 Komente

'Magjia' thethit thote sikur po flet per chamonix, vall d'aosta apo park city. Thethin edhe ne nga kartolinat mezi e njohim o gazetar leshi. 

smiley

ahahaha... smiley  ja, kaq i du peshkuT me mjes. tani dita munet me vazhdu hahahahaa smiley

Normalisht qe nuk e njihni ! Thethi eshte e vetmja zone turistike ne Shqipni ku 90% e vizitoreve jane te huaj .Pse duhet me e njofte ju ?

Sadik Pushimaj emri i shoferit! smiley

ky po, qe paska le per pune te rehatshme, mos me e vra vedin fort. smiley

Me nje fjale, per nje traktor apo pastrues rruge, ngelet ajo zone e izoluar. Pika qe si bie pushtetit lokal dhe atij qendror, Rilindjes. 

 

Po te jete per kacube me bore , ik vrap

magji thote smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).