"Kaq duhet të bëjë secili nga ne që Tirana të rikthehet një qytet i bukur!"

Nga "Eco Bicycle".

39 Komente

" Kaq duhet te beje secili nga ne qe Tirana te rikthehet nje qytet i bukur "

Nuk ma merr mendja , kaq do ta bente secili nga ne por nuk eshte e thene , skemi ku ta bejme.

Bejeni neper kafene smiley

kafenete jane banjo publike, kshuqe e drejte, bejeni neper kafene this piece of shit...

Ca te lyj Bradi, kendin e lojrave e hengren te babziturit e partis...

Mire e ke , 11 vjet Kryetar Bashkie sna la gjo me ly smiley

Si ne kohen e Enverit. Pune vullnetare. Eh kalamajte e shkrete, as nje playground t'hajrit skane. Po shifni pallatin njehere, I ka skadu data. 

E the dhe kete, qe femijet ne Shqiperi s'kane playground te hajrit? Prit tani se vjen AY, i armatosur me linqe dhe ta tregon qejfin smiley

Le te vij Shkaba po ja mbajti, po se bera t'rreshkasi te ajo rreshkistesja aq e lemuar qe po inaguronin aty me lart, lol. Nuk ka links, te gerrmoje sa te doje, playground s'ka me gjet ai. Vec ndonje qen te ngordhur. As te komuna e Parisit nuk gjen dot kesaj rradhe!! 

te lagja ime ka te pakten 5 kende lojerash private, moza, dhe cdo lagje e ka nga nje te tille, qofte te mbyllur per dimer, qofte te hapur per vere. Jane dhe me kujdestare ku prinderit mund t'i lene femijet e te ikin, te vijne kur te kene mbaruar pune.

E pra lojra private , bixines per dike qe t'pasurohet se po rreshkasin kalamajte. Publike shoku, ka? Mua sme zune syckat Kur jeshe atje. Vec pallate me arna dhe rremuje. 

Sa here kam kaluar para atyre shteteroreve, s'kam pare njeri te rrije aty. As tek biblioteka kombetare, qe eshte ne qender, as tek presidenca, le me ne lagje. Ata qe s'kane nje dava 1 mije lekshi te vjeter per t'i cuar tek privati me mbikeqyrje, dhe prape bejne femije, s'eshte e se e vrasin shume mendjen per lodra.

Si në kohën e Enverit ? Punë vullnetare? Dy fundjava rreshtë çdo lagje u organizua për pastrimet e zonës rreth lagjeve të tyre dhe të plazhit. E gjitha ishte punë vullnetare dhe për të mirën e të gjithëve. 

shume bukur... ''Uniteti Mendo Pozitiv'',  e ka bere..?.smiley   

po kjo rreshkisja me gunga.... -apo per efekt masazhi gjate rreshkisjes, besoj..smiley

Me mire qe i kane vene ti lyejne. Lodrat qe i lyene vete do ta kene me veshtire ti prishin neser.

Gjeje ku eshte kjo batuta Belulo.

nuk e di, sme kujtohet kjo..smiley

Po ke lulekuqet mor Belul kur i nxirrnin naten qe te lyenin parrullat me gelqere. smiley

shhhhhhhhhhhhhhhtttt se osh art La-le.

Bravooo! Ca foto me ben sikur po shihja filmin "qyteti me i ri ne bote". smiley 

Kalamajte e Tiranes duhet te gjejne nje ze qe te ulerije per te siguru ambjente per ta.

Mbesa ime qe u rrit ktu,rrinte gjithe mbasditen maje bicikletes gjate veres, dhe ne shpi hynte mbas ores 10 te darkes, pa e pas merakun qe ku eshte.

 

Kalamajte e Tiranes duhet te gjejne nje ze qe te ulerije per te siguru ambiente......M.Llastica qe u be picmen dhe ...fshiu se mos e lexon Partia smiley

Mire e ke zotrote po ku te lene Uleritsat e Saliut . Kane 25 vjet qe Ulerijne Rrugeve e Sokakeve " Liri -Dhjerokraci " e nuk lane me vend per nje rreshkitese . Sos kane sosur edhe nepr Bloqe i ke smiley . Dhe Enveri linte nga nje cope truall te pakten te pikturonin kalamaqrit nje YLL me tulla te ckermoqura ...dhe Pa Ulerima smiley

"ze qe te ulerije", paksa patetike duket,po kjo vjen pse jeni ambjentu me gjenjen qe jemi,por ne ate menyre qe po rriten femijet ne Tirane ka nevoje megjithmen me ulerit. Kam marr shembullin e mbeses time, qe kur motra e mori prej knej gati me perdhune,ajo merte autobuzin e Rreshnit pa lajmeru askend, me ardh knej.

Une ndoshta kam parasysh dhe femijerine time,qe e shoh kaq alarmante gjendjen e femijeve sot,te Tiranes sidomos. Rrinim gjithe diten e dites jashta duke lujt gjithe lojnat qe mund te luheshin me me aq sa te ofronte natyra,e perseris,natyra,luanim dhe lojntat e gocave biles (brezi im din shkelqyeshem me kercy me litar smiley ) dhe me cfare jame ne gjenje me gjyku tani ne kte moshe qe jam,kemi kalu nje femijri shume te lumtur,pamvarsisht nga mungesat qe kemi pas.

 

Sa qef e Kam pas ate lojen- topa gropash. Beneshin nja 20 gropa, mos me shume. Sa kalamaj ka pas pallati im. Ca qefi ka pas qene smiley

Mos se erdhi me fatma të vargëzuara për të lartësuar Demokracinë që nuk luan më !

rapadam rapadam dipi dopa / e kur lunim topa -gropa ...smiley

Kishe gje ti me topat dhe gropat?! Lol

hallelujah me se fundi nje dicka normale nga memedheu.smiley

Keta te bicikletave kane kohe qe e bejne kete, vec ketyre ka pasur plot te tjere qe bejne gjera te tilla, po sigurisht qe s'kane qene ndonjehere teme per peshkun.

Kjo eshte gje e bukur dhe fisnike. 

Na myten komunizmat!!! Me pelqen ai versioni $200k. Bli ambientin ke i zon e vecante dhe e kthe ose ne bar kafen ose ne kend lojrash privat me kujdestar...

xhest i shkelqyer

megjithate :

S'ka pare , pare , dollare shkurt . Se e shkreta edhe ujin e hedh perjete , edhe qytetin e pastron

shoqeria civile ka vetem nje faj. Voton , ushqen , ngelizhon  dhe mbron banditet, qe i vodhen te gjitha

u harru fullani, goca sali berishes, andisi me shoke , frroku, rroku, borziloku

duron ky popull

Prane pallateve parafabrikate e paskan rigjalleruar kete parkun e lojrave, aty ku dikur mund te ishin shkruar parrulla te tipit "Lavdi Lojrave!" apo "Rrofte pastertia!" Nga nje ane i bie qe bashkia duhej te mirembaje keto kende lojrash, por me siguri edhe ate rreshkitesen kalamajte do e kene demtuar apo ta kete bere ndonje bresheri kallashi ne mes te nates valle?

Rendesi ka qe po lyhet e pastrohet, qe po rregullohet dicka per femijet, por me rendesi ka qe vete femijet jane perfshire ne kete nisme, shembull pozitiv e per tu perkrahur. Dikush dhuroi idene, dikush bojen e krahet, e ndoshta del ndonje biznesmen bamires (me a pa femi) qe u dhuron edhe nje rreshkitese te re se kur behet mire mund te te ndjeke edhe lumturia nga pas thone smiley

Shyqyr....A nuk ju ben pershtypje qe nga 10 foto ka shume beton dhe vec nje dore bare, aq sa per nje lepur

BRAVO RILINDJA  se me keto aksione jo 'shtu'nore po e rilind jo vetem Tiranen e mbare Shqiperine bile dhe Shqiptarin njeri tjeter po e ben smiley

Kryetari ne ikje i bashkise se Tirones,pak dite me pare,ne nje emison shume te ndjekur televiziv dhe me nje moderator prestigjoz me bindje mbreterore deklaroj pa pike turpi qe ka ndihmuar ne gjelberimin e Tirones me dhenien e lejeve te dy komplekseve te pallateve qe po kryhen aktualisht tek zona prane Liqenit Artificial.Jo rastesisht keto pallate kane filluar te ndertohen dhe me zhurmen e madhe qe ka krijuar shoqeria civile kundra prekjes se atij pak territori jeshil te mbetur.Jane shembulli me konkret i propagandes me te shpifur partiake qe i ka zene frymen ketij vendi per me shume se 25 vite.Pioneret Demokratikas jane te ftuar te sugjerojne per hapesira te tjera te blerta per te shtuar ne Tirone,keni dhe plot 2 muaj per te hapur gropa te reja themelesh te blerta.

Ka qene fjala me i ly ne ngjyr jeshin

Per te mos folu per tra(m)pin qe na e beri qe pershkon mes per mes Tironen aq sa dhe rruget jane ne gjendjen me alarmante pas luftes se dyte boterore,plus dhe per te gjithe ato projekte qe ka hedhur ne leter bashke me Ennon me dy N..Demokratikasit duhet te rishikojne Liderrin e Partise se tyre,per mendimin tim Albert Brojka do ishte me i hajrit se ky palaco cirku qe e kane blloku me daljen jashte nga kapselleku i cili e ka perdhunuar psikologjikisht qe ne hapat e pare..

Pse duhet te mendoj per kende lojrash nje ndertues kur prindi e do shtepine tek blloki?! Asnje prind nuk mendon qe ta blej shtepine ne nje zone ku te luaj edhe femija por mendon si te shesi dengla. Si te tregoj sa pasunar eshte dhe sa lloj "dadosh" ka punesu me be detyren e tij. Eshte rrit nr i divorceve pastaj...po te fillojne te bejne prindin njerzia sju del kohe me be divorc.

Ne apartamente kemi jetuar edhe ne kohe te dulles.nuk ishte e perkryer por kishte njefare hapesire ku mund te bridhte femija te digjte energjite e teperta.tani me kedo qe flas ankohen se u jane bere femijet si te nderkryer  ngaqe jane  te mbyllur ne apartament si zogjte ne kuvli.

Ne kohe e republikes popullore ti njihje edhe edhe leskovikun, rubikun, maliqin, fushearrezen,koplikun dhe corovoden. Nuk behej jete vetem me lalin tek blloku. Une si prind para se te blej apartamentin shikoj edhe ku do parkoj femijen dhe jo vetem makinen.

 Une si prind para se te blej apartamentin shikoj edhe ku do parkoj femijen dhe jo vetem makinen

shum e drejt, po te uriturit qe zbret nga mali  i duket dhe  Bunkeri si parajs.

Blloku eshte vendi me me shume parqe prane dhe shumica atje blejne per zyra, jo per banim. Gjithsesi, eshte e vertete qe jane zene hapesirat ku femijet te luajne poshte oborrit te pallatit. Dhe ato qe jane, jane zene nga makinat e parkuara. Por sot s'i le me njeri femijet vetem poshte pallatit, gjithsesi.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).