Ambasadori Donald Lu dhe shkrimtari shqiptar Ismail Kadare u takuan dje për herë të parë. “Ismail Kadare është një nga shkrimtarët më të mëdhenj të kohës sonë dhe një thesar kulturor për Shqipërinë. Ndihem i nderuar për mundësinë që m'u dha për ta njohur nga afër,” thotë Ambasadori Lu.

Takimi u zhvillua ndërsa është konfirmuar që flamuri shqiptar do të valëvitet jashtë kongresit të Shteteve të Bashkuara, në Washington D.C. në nderim të Z. Kadare. Ceremonia është traditë në Capitol Hill, për të nderuar kongresmenë dhe senatorë të shquar, por këtë herë do të jetë e veçantë, pasi do të nderojë një personalitet të shquar të kulturës së një vendi të huaj.

 

Burimi: Ambasada Amerikane

8 Komente

bravo Lu, do t'shperblehesh!

u lodhem, por pas nje lobimi te gjate ne Kongres, ja arritem qellimit!

Ju Faleminderit per punen e bere!

 

 -Mbahu neno mos ki frike/Se ke djemte ne Amerike.

Ska nevoje per falenderime!

E kemi per detyre!

po mire, keta jane takuar... ku? Shqiperi?

Dmth. Ismaili eshte ne Tirane?

Me ne fund edhe burokratet e Nobelit , e moren mesazhin ! Sepse Amerika vete u " bind " qe figurat brilante te kombeve nden komunizem, kane qene mes ...ish komunisteve.

Paska qan rrene!

Shënim: Mbrëmë ne njoftuam lajmin e gëzueshëm që flamuri shqiptar do të valëvitej jashtë Capitol Hill, në Washington D.C., në Shtetet e Bashkuara, në nder të Z. Ismail Kadare. Ne do të donim të nënvizonim se është flamuri amerikan ai që do të valëvitet në Capitol, dhe jo ai shqiptar. 
Ju kërkojmë sinqerisht ndjesë për gabimin. Z. Ismail Kadare është një nga shkrimtarët më të mëdhenj të kohës sonë dhe ne jemi entuziastë për ceremoninë në Capitol Hill, që do të nderojë trashëgiminë e tij.

.smiley

nuk qenka e thene, jooo.. "kur ben feste fukarai, çahet daullja".

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).