Në fund të janarit 1916, armatat austro-hungareze hynë në Shkodër. Para tyre qyteti mbahej nga serbët dhe malazezët. Shkruan një dëshmitar i kohës nga familja legjendare e Bushatllinjve: “Pa dallim feje e përkatësie shumë atë natë festuan me hallvë e ëmbëlsira”. Kishte nisur kështu ajo që të moshuarit e Veriut e quajnë ende “nemcja i parë”, në dallim nga pushtimi gjerman i 1943-1944, që ishte thjesht “nemcja i dytë”. Ishte një pushtim i vërtetë me çdo gjë që kjo sjell nga pas, porse, si për çudi, të gjitha të këqijat e kësaj kohe janë harruar, mbahen mend vetëm të mirat: shkollat, administrata, Komisija Letrare, gazetat, dekovilët, rrugët, mjekët, studentët e pafund…

Në Shqipëri duket se austro-hungarezëve nuk u dukej vetja edhe aq larg nga shtëpia. Edhe më parë kishte pasur një traditë të gjatë që kishte nisur që nga Hahn, porse edhe udhëtarë, klerikë, gjeografë, sipërmarrës që të njiheshin me këtë vend asokohe gjysmë enigmatik që quhej “Albanien” dhe që banohej nga një racë që në gjermanisht falë librave të Karl May u quajtën “die Arnauten”. Mbase kjo lidhje jo thjesht politike apo ekonomike e ka fillesën në mesin e shekullit XIX, atëherë kur monarkia austro-hungareze mori të drejtën e “Kultusprotektoratit”, pra të një lloj kujdestari të njohur ndërkombëtarisht për katolikët shqiptarë. Mirëpo sikur të jetë vetëm kjo arsyeja e një miqësie të gjatë shekullore do të ishte shumë e thjeshtë dhe një shpjegim empirik nuk e ka jetën të gjatë. Ka të paktën një gjë nuk është shpjeguar ende në këtë historinë e gjatë të miqësisë mes Austro-Hungarisë dhe Austrisë më pas me ne shqiptarët, pasardhës të “arnautëve” të Karl May.

Një shpjegim është i mirëfilltë politik. “Drang nach Osten”, synimi që inspiroi politikën e Vjenës deri në përfundim të Luftës së Parë Botërore, ishte një synim imperialist në një kohë lulëzimi të koncepteve dhe praktikave koloniale. Një shpjegim tjetër është qenësia thellësisht katolike e Perandorisë Habsburge. Feja asokohe ishte një motiv shumë i pranuar në politikë, jo si sot që fshihet pas fasadave moderne propagandistike. Një arsye tjetër e këtij interesi austro-hungarez për Shqipërinë e rropatur mund të jetë edhe ekonomik. Sido që të ishte puna, fushat dhe malet e Shqipërisë ofronin mallra relativisht të mira në këmbim të produkteve industriale nga Praga, Budapesti, Vjena apo Graci. Lundrat e ulqinakëve dhe shkodranëve shkonin si pa të keq në Trieste, daljen e atëhershme në Mesdhe të monarkisë.

Mund të jetë njëra arsye, apo të tëra bashkë çelësi për të shpjeguar një simpati që rrallë ndodh mes popujve, sidomos në një rajon të trazuar sikurse vazhdon ende të jetë ky i yni. Është punë e historianëve që ta qëmtojnë më tej këtë gjë. Austriakët na kanë njohur prej kohësh. Ne nuk mund ta themi të njëjtën gjë për historinë e tyre. Mbase njohja më e thellë e ndërsjellë do ta na bëjë të kuptojmë plot gjëra mbi një histori ta pazakontë miqësie mes dy popujsh. E bash e në këtë pikë na ndihmon një libër i publikuar tash e do ditë (Alois Niederstaetter, Historia e Austrisë, përktheu Genc Lafe, DITURIA, Tiranë 2015, 382 f., 1500 lekë). Në histori duhen marrë parasysh edhe faktorët njerëzorë, ata të paparashikueshmit dhe të paplanifikueshmit.

Kur në vjeshtën e 1918, perandoria e madhe u shkërmoq, prej territorit të saj kolosal lindën plot shtete. Vetë austriakët e panë veten të dyzuar mes të qenët gjermanishtfolës dhe të qenët një shtet i ri. Uria bënte kërdinë, papunësia kishte arritur rekorde të papara, energjia, fabrikat, inflacioni, të gjitha ishin në krizë. Telashi ishte edhe më i madh nëse mendoje për një popull, apo popuj që ishin mësuar të jetonin në territore pafund dhe që tashmë duhej të mësonin sytë me horizonte të ngushtë.

Bash e në këtë kohë, me qindra austriakë mbërritën në Shqipëri. Kërkonin punë në këmbim të pagës në napolona flori. Kujtimet e mira, që kishin lënë në kohën e “nemces së parë”, kultura që sillnin, lajmet e mira që vinin nga bursistët e shumtë shqiptarë në Vjenë, Grac, Insbruk apo Zalcburg, etja që kishim ne për kulturë, dije, art dhe mjeshtëri bënë që shumë prej tyre të mund t’i mbijetonin krizës që kishte pllakosur shtetin e tyre të mpakur. Ishte koha që e quajmë rëndom “e Ahmet Zogut”. Ahmet Zogu, më vonë Mbreti Zogu I, ishte një admirues i madh i Vjenës dhe i kulturës austriake. Shumë prej ligjeve që inicioi më pas e kishin fillesën pikërisht në ato çka ai njohu në qëndrimin e tij vjenez përgjatë Luftës së Parë Botërore. E kështu, njohja e mëparshme, afërsia kulturore, gjeografike, ndihma e madhe në Pavarësinë e Shqipërisë, nevojat ekonomike reciproke, bënë që të farkëtohej kjo miqësi, e cila vazhdon edhe në brezat e rinj.

Në kohët tona, botimi i një libri të ri në shqip pritet në shumë mënyra. Më e përhapura është padyshim indiferenca. Porse ka raste që ne vetë kemi nevojë për përgjigje. Ndër debatet tona, ndër shtëpitë tona ngremë pyetje dhe përgjigjemi po vetë. Në rastin e “Historisë së Austrisë” së Niederstaetter kemi të bëjmë me një tjetër gjë. Në këtë rast do kemi mundësinë të jemi edhe vetë më të qartë së paku për një histori të gjatë simpatie mes dy popujsh që janë edhe afër, por që nuk janë më kufitarë, por mbase edhe më rëndësishmja, do të kemi rast që të njohim shembullin e një populli që shkoi deri në zgrip të asgjësimit, por që u ngrit më pas atje ku është me durim e tolerancë, me punë, me kulturë, me modesti. Një libër i mirë, një shembull i madh, një çelës i duhur.

 

 Tetor-nëntor 1918; fundi dhe… fillimi i ringritjes

“…Kur presidenti amerikan Woodrow Wilson në ‘Programin’ e tij të njohur me 14 pika u premtoi popujve të Austro-Hungarisë një zhvillim autonom, një grevë masive në Austri shkaktoi tashmë frikën për shpërthimin e një revolucioni. Shpallja e synimit, nga perandori Karl më 16 tetor 1918, për ta kthyer Cisleithaninë në një lidhje shtetesh kombëtare – një përpjekje e fundit shpëtimi – jo vetëm erdhi shumë vonë, por madje përligji shpërbërjen e Shtetit. Perandori, qeveria e tij e fundit e kryesuar nga kryeministri Heinrich Lammasch (1863-1920), dhe pjesa e mbetur e Këshillit Perandorak, që u mblodh deri në vjeshtën e 1918-s, nuk mund të ndikonin në ecurinë e ngjarjeve. Lufta kishte kushtuar viktima të panumërta. Vetëm në zonën e Austrisë së sotme, sipas përllogaritjeve, kishin humbur jetën rreth 190.000 ushtarë, këtyre u shtoheshin edhe ata që kishin pësuar dëmtime të përhershme ose që u kthyen nga robëria vetëm pas disa vjetësh. Në tërësi, Monarkia Austro-Hungareze humbi rreth 1.5 milionë ushtarë, të cilët ranë në fushën e betejës ose vdiqën në robëri. Ekonomia ishte shkatërruar, rrjeti i transportit ishte rrënuar. Pavarësisht nga racionimi i rreptë, prej prodhimit vendas mund të mbulohej më së shumti një e treta e nevojës për ushqim. Një pjesë e madhe e popullsisë vuante nga uria dhe të ftohtët. Po aq e keqe ishte gjendja edhe në sektorin e energjisë. Inflacioni gjatë luftës e kishte ulur fuqinë blerëse në një të gjashtëmbëdhjetën e vet. Mjerimit material iu shtua edhe ai mendor, i cili shkaktoi rrënimin e monarkisë si sistem vlerash dhe referimesh…

Më 21 tetor 1918, deputetët gjermanishtfolës të Këshillit Perandorak u mblodhën në Kuvendin Vendor të Austrisë gjermane (Deutsche Oesterreich). Kjo asamble emëroi një Këshill Shtetëror, i cili u ngarkoi kryerjen e detyrave qeverisëse sekretarëve të shtetit dhe më 30 tetor i dha Shtetit të ri një Kushtetutë të përkohshme. Pak më vonë, më 11 nëntor, perandori Karl shpalli se hiqte dorë ‘nga çdo pjesë e punëve të Shtetit’, një ditë më pas u shpall Republika. Paralelisht me këtë, në Pragë u shpall shteti çekosllovak, popujt sllavojugorë dhe hungarezët u shkëputën nga njësia e monarkisë habsburge. Galicia iu bashkua Polonisë së rilindur…

Vendimin për të ardhmen e Austrisë së fundi e morën fuqitë fituese në traktatin e paqes të nënshkruar në St.-Germanin-en-Laye (10 shtator 1919). Ato ia ndaluan asaj bashkimin me Gjermaninë, si dhe mbajtjen e emrit Austria Gjermane. Republika, e shtrënguar të jetonte e pavarur, u detyrua të hiqte dorë nga vendet e Sudeteve, të cilat i kaluan Çekosllovakisë, nga Tiroli i Jugut dhe nga Lugina Kanal e Karintisë, të cilat i kaluan Italisë, si dhe nga një territor në Steierin e Poshtëm që i kaloi mbretërisë serbo-kroato-sllovene…”.

(Cituar nga: Alois Niederstaetter, Historia e Austrisë, përktheu Genc Lafe, DITURIA, Tiranë 2015).

Marrë nga 24-orë

11 Komente

daljen e atëhershme në Mesdhe të monarkisë.smiley

Dhe mo e cyt ma se nuk Ju rrujt Monarkëve për Shkypnien , por për një truall të mbetur në mes të katër rrugëva , aq më tepër ku nuk kishte pretendime taloni përveç Valonës dhe Durrachiumit !

Ju falemnerës danubianëve që kërkonin Porte në Adriatik por që nuk e nënvlerësuen kët Popull  të Lashtë në ven të Vet . Dhe ruajtën një mardhënie të mirë .

Po atë aventurierin Afmet çe ke fut pash Allahun smiley Çfarë kulture pruri ai që andej smiley Atij dhe shtetin ja bonë Italianët për aq sa duhej me mbledhë Taksa e xhelepe e me fut Koliqin si Garant për rekrutime më vonë  Kur e pa keq ja hypi 11 dhitsheve mbushi arkat me flori dhe su pa mo . Kush nga Austriakët e ka bërë këtë ? 

ishte një admirues i madh i Vjenës dhe i kulturës austriake.

Bibloteka e Zogut thone qe ka qene jashtezakonisht shume e pasur me autore Austriake. Thone se kur u kthye nga Vjena pat sjelle me vete 23 mushka ngarkuar me libra. 

 

kom pa, krejt rastsisht te ORF-i i dikurshem (TV-ja shtetrore austriake), nji si pun pantomime, rreth nja 10 minuta kshu, pa ze, bardh e zi, dicka te titullume pak a shum "Mbreti Zog defren". Ka si baze atentatin qe i kon bo Zogut ne Viene. Nuk e mora vesh ca dreqin ishte, mbase edhe naj pun studenti, nuk e di, se aq qe, si ndonja 10 minuta, edhe jepej ne kohet kur ORF nuk kishte transmetim (dikur kishte vetem dy stacione shtetrore austriaku, jo 24 ore, edhe hicgjo tjeter, shyqyr qe ishin kanalet gjermone). Me befasoi. Zogun e lunte nji artiste femer, e bome si burr, me favorite te holla, pinte duhan me nji pipe te gjate si prej fildishi, ndoqi nji cfaqje ne opera, edhe doli me dashnoren e vet, edhe aty perjasht i ran me e vra...

E kom kerku disa here mos e gjej ne internet gjekund, meazallah. po e gjitha kishte nje fryme ekzotike ala karl may, sic mund te benin nji etyd per princin e trapezundit, psh, ose te bukharas.

austriaket na kan dal krah, por ne pikpamje te aftesive tona kolektive per shtet formim dhe shtetmbajtje, na perbuzin (dhe jo pa te drejt me duhet me thon). 

ah, edhe nji fakt te vockel pikant: kur qen trazirat e 97-es, dul spikeri i ORF dhe tha: a e dini qe edhe ne s'jemi pa faj qe i bom me shtet "kta"? smiley kshu si me te kerkume falje i cik smiley  edhe jepte njonin, nga vlora, qe i gjunte me kondak te dyfekut nji robi tjeter te lidh duke iu kercenu: "thoj posht sali berisha". smiley  "poshte sali berisha, poshte, poshte", gerthiste i tmerrum ai fakiri (me siguri naj sypetrit nga kta te PD-se, merret vesh). edhe vlonjati iu fryte kameras, "e pate, a e pate"?  smiley

qesh tani, po atehere e gjitha qe jashtzakonisht tragjike.

Une kam degju te flitet per biblotekat e pasura te Shkodraneve, per bibloteken e pasur te Mithat Frasherit, per bibloteken e Enver Hoxhes. Per bibloteken e Zogut asigjo! As edhe nje gje, qofte kjo dhe nje legjende urbane e tipit, ja dogjen komunistet. Te krijohet pershtypja sikur Zogu dhe librat kan qene si vaji me uthullen. 

Kurse une kam degjuar qe autriakët veshin ca xhinsa qe quhen levis? te ngushta dhe te zbardhura dhe ngjajne si sex offenders ne sjelljet e plogeshta qe kane. 

jam me Zogun. Librat e shumte te hollojn gjakun. Dhe te prishin mendjen. 

duhet shume organizem i fort me lexu shum libra pa u demtu.

me sa duket cdo rob e ka nji kufi kritik te lexim-mbajtjes (sic ndodh me rakine, e ke degjuar kur thon qe filani "e mban rakine", ose "nuk e mban rakine"), kufi pas te cilit fillon ndikimi helmues i librave, debilizimi i personit. ke plot shembuj edhe rreth e rrotull.

ja nje pjese e librarise se Nalt Madhinse  Zogu I smiley

Ron , me pushke 23 mushka terhequr prej kapistre nga 24 gomere ....thone 

Pastaj nemcja e pare e humi luften dhe po mos kishte qene Uillsoni ( ligjero bilbili yne) Shkodra me rrethina "nemce" do i thoshte akoma austriakut kurse neve pertej Ures se Bahqallekut (Bakallski Most) do na thojshin "shiptari". 

Nejse, ky Baxhaku duket rob i knum' nuk e di si ja lejon vetes te shkruje kshu marrinash. 

 

Kur austro hungaria u shperbe popujt e tjere te ballkanit gezuan shqiptaret vajtuan sepse humben mbrojtesin e tyre te vetem.

Mka thene njeri qe ka qene ne austri qe ata jan rob te fhote, te pashoqerueshem, me shije te cuditshme, jo alegro, robotikë, gati gati te frikshem dhe per femra jane shume te ngurte. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).