Në një kohë kur është rritur “eksodi” i shqiptarëve në drejtim të vendeve të zhvilluara evropiane me qëllim për të kërkuar azil politk, Ministria e Brendshme e Shqipërisë ka shtuar masat e kontrollit në pikat e kalimit kufitar.

Sipas asaj që bëhet e ditur nga Ministria e Brendshme vetëm në 72 orët e fundit u është refuzuar e drejta e udhëtimit në zonën Shengen rreth 750 shqiptarë në të gjitha pikat e kalimit kufitar të Shqipërisë.

Kjo pasi në më të shumtën e rasteve MB thekson se ata rezultuan në shkelje të procedurave për udhëtim në zonën Shengen. Refuzimi i tyre ka ndodhur në kuadër të masave të me qëllim garantimin e lëvizjes së lirë të.

Nga ana e saj Ministria e Brendshme u bën thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat e lëvizjes në zonën Shengen, duke udhëtuar me dokumentacionin e rregullt dhe duke respektuar ditët e qëndrimit.

Po ashtu nënvizohet fakti se është absolutisht e pamundur që shqiptarët, të fitojnë azil politik në vendet e BE-së.

Kohët e fundit është shtuar së tepërmi numri i lartë i azilkërkuesve shqiptarë në drejtim të vendeve të BE-së, veçanërisht në Gjermani. Një numër i lartë banorësh që kanë lënë Shqipërinë dhe ndodhen në kampet e azilkërkuesve janë kryesisht nga Kukësi por edhe nga Orikumi si dhe zona të tjera të vendit.

Ditën e sotme Ministria e Brendshme gjermane publikoi të dhënat e azilkërkuesve, ku vendi ynë ishte e 3 treta në listë me rreth 3020 persona që kërkuan azil vetëm në muajin mars. 

67 Komente

azil-greqisht

strehim-shqip

pse s'flet janua shqip-katharsismiley

Në një kohë kur është rritur “eksodi” i shqiptarëve në drejtim të vendeve të zhvilluara evropiane me qëllim për të kërkuar azil politk,

 

dakord, kerkojne  ''azil politik'',  po per cfare arsye, si e argumentojne..?!

Rasti i fundit ( jo i fundit nga orari por i diteve te fundit ) i nje kerkimi azili per gjakmarrje ne Gjermani por nuk po e them tamam ku :

Futet ne Interviste , jam ne gjakmarrje thote dhe kam ardhur Familjarisht per te kerkuar Azil ......................mbaron intervisten del jashte .

Futet tjetri , jam ne gjakmarrje thote dhe kam ardhur Familjarisht per te kerkuar Azil , ke ndonje prove qe te vertetosh kete qe thua ? e pyesin autoritet , po kam deshmitar thote miku , ai qe doli nga ketu para dy oresh eshte hasmi im .

Nuk eshte e sajuar !

 

Qe do te thote qe njeri te kthehet, e tjetri te mbahet per te qendruar sa me larg njeri-tjetrit smiley 

Kete nuk kam nga ta di Pjero smiley

Kjo eshte rruga me e shkurter qe zgjedhin peco-grosset (vendim-marrsit) kur duan ta largojne problemin nga bytha e tyre. Se kush largohet dhe kush rrin, iu lene atyre buxhetorve qe paguhen per ate pune. 

Mir te afermit e atij qe ka kryer vrasjen kerkon azil qe te shpetoje nga kahmarrja po te afermit e atij qe eshte vrare me ca preteksi e kerkojne azilin?

Apo meqe ka kerku azil hasmi po kerkojm edhe ne qe ta vrasim ketu.

Po ca lesh hasmerie ishin amon .

ah  Brado, se kisha menduar kete per hasmerine..

Gjith kjo trysni ekonomike e brendshme pa diskutim qe do sillte situata te kesaj natyre. Per mire a per keq nuk di te them por ne nje barsalete thuhet qe ju desh ti ngordhte lopa dikujt qe te shkonte ne mergim....dhe te behej mbare  

çfare mbaresie iu be ne mergim ? sa te jetoje vete, do jetoje si i huaj, i paintegruar. femijet po ashtu do t'i kete ne klasen sociale te fundit te vendi ku jeton. 

ajo qe do t'i mbaje deri sa te zhduken si shqiptare (prej martesave me te huaj), do te jete vetem: jemi me mire se ne shqiperi. kur ne fakt jane me anonime sesa ishin ne vend te tyre. bile kjo i rehaton shume veta. te lash halen e te huajit si anonim e ben, ne vend tend ku te njohin, nuk mund ta besh dot.

O zotri. nuk di se a e ke shkel ndonjeher perendimin por dhe sanitaret qe i permend me ironi, atje kane integritet. Ka nje minimum rrespekti qe me ketu as qe behet llaf me e krahasu. Dhe qe ta dish tamam se si funksionon po te them qe nje nga shefet e rangut me te larte ne fabriken e Air-bus ne gjermani eshte vajze shqiptare me nje histori te njgjashme me rastin konkret. Jo si ketu qe per te kap nje vend pune nuk do te dij njeri se sa i zoti je ne pune por kushti i vetem esht qe te jesh njeri pa shtyll kurrizore, pa karakter, dhe kto kohet e fundit esht shtu si kriter dhe kjo qe te pelqen zotrote te jesh anonim 

Po leri rastet e rralla, shih ata qe hipin neper autobuse dhe kane shanse te shahen nga pasagjeret vendalinj te cileve u ka ardhur ne maje te hundes ose thjesht jane abuzues. Dinjitet i madh te hipesh me femijen ne tren e te te talle nje cope injoranti ne sy te femijes. Te rrofshin ato dy leke qe merr me shume.Ke raste sa te duash. dhe 2, 345. Ky tjetri i ka rene me shqelm turinjve dhe i ka kapur gjoksin vajzes adoleshente ne autobus vetem se eshte e huaj. Koke nuk ngrene asnjehere. Shif dhe neper faqe anonime si "answers.com se si rrefehen femijet e emigranteve tane ne Itali per diskriminimet qe pesojne prej vendasve. Jo prej te gjitheve, dihet, por mjafton njeri qe te te shkaterroje gjithe dinjitetin. Shif komentet e robve ne cdo rast qe permenden emigrantet, nga cdo shtet, asnjehere s'jane pozitive apo me dinjitet.

Prandaj u acaruan kta mavite kur u hoqen vizat.
Mendoja qe ishte thjeshte nga prishja e matrapazlleqeve te vizave por paska qene me e thelle loja.

smiley

cfare po ndodh?

smiley

e gjeta, deja vu

sikurse dikur ne kohen e xhaxhit, gjendja ekonomike nuk eshte  e keqe dhe njerezit nuk e kane humbur aspak shpresen pasi jetojne ne rilindje megjithate zgjidhja jone me e mire duke ndjekur vijen e ish partise se punes eshte qe te marrim masa te ruajme kufinjte.

jo per ndonje gje por ne rilindje imazhi eshte cdo gje smiley

nje faktor tjeter qe na pengon te shikojme realitetin eshte kokaina smiley

 

nje lajm tjeter i gezuar eshte e shpejti ata ish kriminele qe kane perfunduar denimim me burg per krime si trafik njerezor, prostitucion, trafik drog ose dhe ndonje vrasje si padashje mund te aplikojne te PS per karriere politike

preferohen pedofila dhe tutore femrash si ajo drejtoresha e shkolles qe kishte fituar konkursin dhe organizonte prostitucionin me mesuese per vendin e punes

ne si rilindje kemi bere shume perparim ne fushen e shpikjes, bejme gjera qe njerezit zor se i kishin menduar qe ne ishim te afte ti benim smiley

 

Kush ka informacion per vendet e rajonit, kane te njejtin problem me ne? me eshte krijuar pershtypja se vetem shqiptaret si ne dheun meme si ata jashte tij jane duke ikur...

rama po mundohet te beje SHTET si bota. shqiptaret po i ikin, sepse shtet per shtet, bota i ka me tamam. kopia s'ja kalon dot origjinalit. 

shqiperia duhet lene rum palle, qe te mos iki njeri. futja ne europe do e zbrazi komplet.

Bota, ndryshe nga filozofia e rilindjes policeske, e ka kuptuar qe nuk ecin dot perpara nese nuk ushqehen.

Robt ikin prej gjithund ku sundon komunizmi ose mafja. Ose te dyja.

o poet. po i fut ne burg ata qe s'pagujn dritat dhe bile po u merr dhe shtepine. per çfare mafie apo komunizmi po flet zotrote ?

rama po kerkon t'i shtroje ne pune me kerbaç. qe te mbajne shtetin ne kurriz. prandaj po ikin njerzit. 

shteti duhet ta gjej lekun jo te poplli vet. poplli duhet lene rehat.

t'i shtroje ne pune me kerbaç?

Po ket 'ne pune' ku e gjete? smiley

ne Gjermani ka mundesi SECILI me marr Lejen e Qendrimt. Procedura zgjat 3 Jave. 1 Diplome Profesioni origjinale,(e bleme, e vjedhme, "pe verteti", vk, kryesorja kompatibel me pasaporten biometrike)..... plus "1 Fjale Magjike" te Formati  i kerkeses, mjaftonsmiley ... 

Largimi masiv, Eksodi i Shqiptareve drejt vendeve perendimore ku procedurat e azilit u mundesojne ndonje te ardhur sa per te mbijetuar disa vjet, po ben kerrdine keto dite ne Shqiperi. Vetem ne 24 oret e fundit, ne Durres jane kthyer 650 veta. Eshte e trishtueshme qe Shqiptaret ashtu si dhe Kosovaret, po emigrojne masivisht me keq se popuj qe jane ne gjendje lufte.

Kriza ekonomike, mungesa e perspektives, drita ne fund te tunelit qe nuk duket, ben qe keta njerez fukarenj e hallexhinj, nga te gjitha fshatrat, qytetet dhe viset Shqiptare po largohen nje ore e me perpara.

25 vite tranzicion i kane lodhur e raskapitur njerezit dhe sot jemi ne ditet me te veshtira te post komunizmit, pikerisht ngaqe kriza ekonomike e financiare ben te veten nga njera ane, ndersa nga ana tjeter, keqqeverisja, mungesa e vizionit perendimor, marrja e masave drastike ndaj popullates se vobekte dhe jo kryerja e reformave aq te domosdoshme (shendetesi, arsim, drejtesi, rend e siguri) bejne qe njerezit te kene vetem nje aleternative : eksodin!

Eshte tragjike kjo qe po ndodh ne kete fillim viti 2015, si ne Kosove, si ne Shqiperi.

Qeveria t'i beje gishtin kokes se pervec ndalimeve ne kufi duhen masa emergjente kunder arsyeve te verteta qe i detyrojne keta njerez te largohen nga ky vend ( dhe eksodin e perbejne kryesisht te rinj, cifte te reja me femije te rinj, nena shtatezena qe duan te lindin "andej" dhe jo ketu per nje jete me te mire).

Ne afro 2 vjet asnje premtim i qenesishem NUK eshte mbajtur. Asnje realizim ne ekonomi e finance nuk eshte ne nivelin e duhur. Rritja ekonomike nuk shkon as 2%, kur duhet te ishte te pakten 4 % qe te hapen vende pune ne kontekstin e ekonomise primitive qe kemi akoma. Investimet e huaja jane ne stanjacion, kjo edhe per faktin se taksat dhe tatimet jane rritur me + 50 % me krijimin de facto te Takses se Sheshte prej 15% (nga 10 % qe ishte deri ne 2013). Ceshtja  e pronave nuk eshte zgjidhur ende, ndaj asnje investitor i huaj, as ne bujqesi, nuk guxon te hedh milionat kur ska garanci minimale se kush jane pronaret e nje parcele te caktuar toke.  

Nderkohe, Kryeministri yne sillet si palaco cirku neper TV - a thua se per kete kemi nevoje - duke shperndare certifikata pronash e legalizimesh me show fshatce, si ne kohen e qoftelargut kur u be reforma agrare dhe Partia shperndante tapite fshatareve pa toke, qe berrtisnin "Rrofte pushteti popullor!"

   Nuk ka kohe o Lefti se do ndaje, per cdo jave kartra legaleshi ! Tani bindem qe nuk eshte mire nga e pasmja ...qe nuk ulet te analizoje,programoje e te zgjidhe hallet, problemet.Ky vetem gjezdis e bredheron pa mobilizuar mendje te ketij vendi, por ky shul, per te merzyer 30 pula , i di te gjitha vete ..! 

Nje anarkist- fondamentalist, i cili beson se shteti eshte produkt dhune ...! 

eshte e habitshme qe ne kete teme nuk komentojne drizat me shoket e tij cinike

 

 

Si katandisen robt, jane gati te flene ne kembet e urave marrin dhe femijet me qafe

Cfare zgjidhje , mbyll kufinjte qe njerezit te mos largohen , hajde Rilindje hajde .
 

Po si thu ti brado per 5 veta qe shkelin rregullat te digjen te gjithe shqiptaret qe duan te levizin lirisht?...mire bejne qe i bllokojne kush abuzon. Eshte jashte llogjike qe per shkak te 1000-2000 orikumasve dhe kuksjaneve te digjeshin gjithe Shqiptaret dhe tju vendoset serisht regjimi i vizave.

Nga keto 750 veta qe u ndaluan , sa mendon ti se kane qene abuzues ?

Keta jane 99%refugjate ekonomike, BE nuk jep azil per refugjate ekonomike. Kur te dha te drejten te levizesh i lire ne sSengen ti beri te qarta detyrimet qe vinin me kete levizje.

Aha... e vendose ti qe 99 % e ketyre jane refugjate ekonomike , se refugjatet ekonomike me avion udhetojne dhe me bileten e avionit ne dore e me dy mije euro ne xhep  shkojne kerkojne azil ekonomik , mire . Se desh harrova , njona nga keta qe kishin bllokuar ne Rinas kishte pas dhe qenin me vete .

Tanet po, me nga 1000 euro rruge udhetojne, se jane zhvates ekonomike, jo refugjate ne nevoje. Te kishin dashur te emigronin, kane 5 vjet qe e kane kufirin hapur e kishin ikur me kohe. Iken vetem kur u dha mundesia per te bere jete qyl.

Shkabe, i thjeshto pak gjonat ti...se nuk do me pa mbas gishtit tat. Te them te drejten habitem si jan larguar kaq pak. Gjermania thote se nuk ka per ti mbajt por nderkohe i stabilizon per ca kohe. Ishte njoni nga Orikumi dje qe tregonte, per cunin e nusen se Gjermoni ju jepte nja 300 euro ne muaj perjetese e i kish stabilizu ne ambjente jetuese deri sa te merrej rasti i tyre. Ne Shqiperi nuk merrshin gjo ata se ishin qift i Ri.....

Dhe qe ta kuptosh ti pse ka per tu bo me keq do te tregoj dicka. Isha tek te mijte ne Italy e i gjeta me keq se here te tjera. Po me keq me erdhi per Shqiptaret ne pergjithesi....ndersa rrija ul ne ndonje piazza e boja foto....vec kur rastisja ne grupe Shqiptaresh te te gjitha moshave qe flisnin Shqip me ze te larte. Vec nje refren kishin...puna nuk ishte e mjaftueshme e qiraja ishte e paperballueshme 500-600 euro ne muaj. I shifsha me stil e ishin ne moshe te pjekme e te vrare ne fytyre qe sdukej ti thoshin jo punes a dava demelash. Kjo oferta gjermone 300 euro ne muj plus nje strehe me duket ndjellese mu me cfare kam pa.

Inshallah i bi yryci njerezve se me keto ritme do ja heqin vizat ene ketyre Cunave te Shqupit qe brohorasin sot....kta ndoshta e menojne....se do sjellin Cunin e Sheqeres me ket entuziazem ne pushtet....po jo vizat po telat me gjema kane per tju vu rreth e rrotull prape. Do zoti, zonja Merkel, e ve doren ne zemer e nuk e amplifiko politikisht ket levizje ndonese per fatin tone te mire, menjehere mbas Shqiptareve te Shqiperise vinin Serbet per kerkesat per Azil..... 

 

Ndaj pra them, s'ikin per pune, ikin per qyl. Jane gati te paguajne 1000 euro qe te jetojne falas ne gjermani. Te kishte qene per pune, kishin ikur me pare. Gjermanet paskan nevoje per rob, me duket, se s'kane lene student mjekesie pa marre pa asnje jave pervoje pune, drejt e pas diplome.

Po te Informatik - Ekonomik qe dalin Programuesa qe po i zgjedhin akoma pa marre Diplomen .

Jan keq ne Shqiperi, e po shkojne ne Gjermani se sikur po levizin pak gjonat anej me duket mu. Shif nuk jan budallenj njerezit...pse nuk po shkojne ne Spanje per shembull? Gjermanet duken se paskan nevoje per rob e kan per te bo ate qe quhet perzgjedhje.....kapin me te miret....e leshojne ata qe su duhet nderkohe qe skane asnje detyrim financiar apo ligjor.....situate e mire per Gjermonin se po i fut nje rifreskim popullsie nderkohe qe Shqiptaret kane per tu bo Gjermonet me besnik. Ja pra pse u zgjidh rebusi....nderkohe Shqiperia ka per te sherbyer si nje ene furnizuese me emigrant edhe per ca dekada.

Prandaj pra them, pse nuk shkojne ne Spanje ku duhet te punojne? Shkojne ne Gjermani ku jetohet qyl. Dhe rrogat si te gjermanise s'i bejme dot ne per profesionistet edhe sikur gjerat te kishin shkuar vaj per 24 vjet, sepse keto vende manipulojne monedhat ne favor te tyre e s'ua bojkoton dot asnjeri monedhen. Sapo ra euroja karshi dollarit, bankat ne shqiperi te drejtuara nga europa e ulen menjehere interesin ne leke e dollare qe te mos kthenin robt eurot ne leke apo monedha te tjera. Eshte manipulim, gracke.

Se njef mire Gjermonin ti, ata emigrantet e ambasadave qe hyn ne kohe te arte.....u futen ne kampe.....kush levizi...eci perpara se gjermoni ndryshe nga ketu tek ne, te jep dore me u kualifiku e me kap pune. Kush luante skedinen e serias A, ne kamp, pas ca kohesh e kthyen mbrapsh ne Shqiperi. Keshtu ka per te ndodh edhe me keta...kush do filloje gjermanishten, ekuivalencen e diplomave e do synoje te dali nga kampi ka per te ec perpara, ata qe kan ardh per qyl kan per ti kthy. Pse ka 5 muaj qe shkojne shqiptaret ne Gjermani e nuk jane kthyer te gjithe????? Ata jan tu u bo mijera e jo qindra.

Pse ka 5 muaj qe shkojne shqiptaret ne Gjermani e nuk jane kthyer te gjithe?

Sepse procedura e verifikimit te vlefshmerise se azilit zgjat me muaj e gati nje vit ne keto vende, dhe gjate kesaj kohe gjermanet i mbajne me buke e me strehim, sepse ashtu e kane me ligj. Gjate kesaj kohe cfare nuk sajohet me avokate e me the te thashe, e prape jete qyl. Kam nje kusho une qe ka kaq vjet ne Angli e s'ka punuar nje dite. U thote atyre te shtetit qe i dhemb dicka tek kurrizi e s'e le te punoje, por mjeket s'ia kane gjetur deri me sot se cfare ka. S'ka mbushur 40 vjec, merr pension, strehim, e vjen e na viziton per festa. Po te ishte ne ndonje vend tjeter do te detyrohej te punonte. Kaq e thjeshte eshte.

Kur ti s'i mbush dot mendjen kushos tend qe mos te genjeje, si do ju mbushesh mendjen te tjereve ne peshk?

Kushoja im, para se te rrinte kot ne Angli, eshte marre me droge ne zvicer dhe aty iku per lesh. Gje tjeter s'ka bere ne jete. Me mire te rrije atje se te na behet barre ketej. Une s'po i mbush mendjen te mos ikin, thjesht po them qe s'ikin per pune sepse s'iken per pune me perpara.

Spanja e ka papunesine 30%, edhe te paguash s'gjen dot pune. Edhe mjaft me keto komente se 1)  nuk i ben nder vetes kur do me e ul tjetrin te ndihesh mire vete dhe 2) tregon qe si njeh shqiptaret hic. Shqiptari eshte gati te marri rrisqe te medha per perfitime te medha, nuk i merr rruget per nje tul buke.

Qe kur thua "shqiptari" sikur kemi ndonje ndryshim nga te tjeret, e tregon qe s'ia vlen fare te diskutosh. lol S'ka lidhje fare te qenit shqiptar. Mund te jesh shqiptar, boshnjak, serb... dhe po njesoj jane faktet, fakte qe s'i shpik une. Jane nisur per jete qyl dhe eshte fakt. Po te ishte per pune, ishin nisur me kohe.

S'do mend qe kemi ndryshime nga te tjeret sic dhe ata nga ne. Po kete veshtire ta kuptosh ti.

Nje Shqiptar me shtepi, me biznes te vogel (pra ushqehet pa halle) se ka problem te ngreje plackat e te niset ne emigrim me provu fatin, kur mendon se mund te perfitoje me shume me shpejt. Kete lloj rreziku ne shume vende te botes e marrin ata qe s'kane gje pas shpirtit.

Kush do me jetu qyl nuk zgjedh Gjermanine njehere se ka France, Suedi, Norvegji, Danimarke etj ku vertet jetohet me ndihmat e shtetit. Ne Gjermani shkojne se sic duket u aprovohet azili me lehte. Historikisht ka qene Anglia destinacioni. Si dhe ne Amerike po ashtu eshte 3 fishuar numri i shqiptareve qe hyjne ilegalisht (ishte ne lajme). Duan te cajne ferren njerezit ngaqe ne Shqiperi nuk bejne dot me perpara.

 

 

 

verifikoi nje here te dhenat per ato qe thua pastaj hajde keput kumbulla ketu

 pa asnje jave pervoje pune...

t pakten te flisnin nai llaf gjermanishtsmiley  ato Diplomat e "Goethe Institut" qekan me bloz se t kristalit. Me fshi B... me nder me fol.

Qeveria t'i beje gishtin kokes se pervec ndalimeve ne kufi duhen masa emergjente kunder arsyeve te verteta qe i detyrojne keta njerez te largohen nga ky vend ( dhe eksodin e perbejne kryesisht te rinj, cifte te reja me femije te rinj, nena shtatezena qe duan te lindin "andej" dhe jo ketu per nje jete me te mire).

smiley

ps. me ne fund! ja, ky eshte Lefti qe njof une. Komente me palc, logjik, komente qe e tundin! 

Mbrekullia ekonomike ne Shqiperi prodhon vec turista. Londra, psh, ka ndertu kullen e baces mu ke sheshi trafalgar..per te mirpritur turistat kuksian

zakonisht dalin me flamur shqiptar aty. duke e puth flamurin. bojn kujdes qe te duken ato luanet mbrapa. dhe emrin e qytetit e shkrujn gjithnji "london". smiley

mas gjith ktyne viteve .. dikush do e ket qujt cunin Azil...psh Azil Mertiraj smiley

p.s. e shef si e merr informacionin Shkaba...me ferkim social. njoni nga Anglia, njona nga kuksi, njona me gjoks te modh
etj etj...nga cdo ferkim/kontakt ai merr grimca diturie. Grimc mas grimce...

ma hongri shpirtin ky Azili. fmia me i keq n'bot! 

mas gjith ktyne viteve .. dikush do e ket qujt cunin Azil...psh Azil Mertira

smiley

smiley

sa kom qesh me kte dje ahahaha

Po imagjinoj gjithashtu ndonje emer hibrid si Hakni Bajromi, Trafagalar Bedriu  smiley

Në fute në kët valle emigrant të analizojmë llogjet e LefTKopesë . Mendova se vetëm do hidhte nga ata Pampersat , si një që vërvit  me bravo që ka dhjerë në brekë a si e ka bravekid pasi nuk e shtrydh fare kur e vërvit ! Më paç në qafë  smiley

25 vite tranzicion i kane lodhur e raskapitur njerezit dhe sot jemi ne ditet me te veshtira te .......post komunizmit,...

Tradhëti burra , kemi ra në m... LeftGOPEJA kjo ...që e mbars xha Saliu dhe pjell ide të shëndosha si topa dhjami me Kalamaj e familje të Lumtura në ish Shqipërinë post komuniste . E dyta pas Gjermanisë smiley

Është tragjike kjo që po ndodh ne kete fillim viti 2015,....

Nuk ka mundësi ose LefTKopeja u çmend .Njëherë për të mirën tonë e dogji Shqiprëinë kur erdhi Me Barbarët e Saliut .I vuri përsëri Flakën pasi Vodhi e shiti për pesë vjet .Dy herë e ka prurë në prag Lufte Civile .

I Grabiti e Vodhi Miliardat për Tetë vjet dhe la një GROPË të madhe Haleje me "Projektin Berisha " në 2013 dhe i duket Tragjike ...Luj he burrë vedit ! Po suksesi hapjes e liberalizimit të vizave që Kulshedra Komuniste kishte bllokuar ?

Ose unë nuk jam në rregull dhe nuk po shikoj një Reformiste të P.Komunsite në kushtet e Reja që shpesh ka Ulëritur "Rrëmbeni armët tu hamë M* " ..ose LefTGOPEJA ndoshta ka ndërruarr Taktikë duke Ofruar " Revolucione të Buta "  .

Kush qëndron i nderuar se më Ktheve citatet e LefTKopesë .

Lerini Shqiptarët të Ikin .Boll i mashtruat me Llogjet e së Bukurës së Dheut e me Ulërima psikopatësh " se diktatura zotërie" .Kuptojeni me themel pa këta sokëllitsit e rij " jom i pakënaqur nga kjo qeveri " se nuk kuptojnë çfarë thonë .

Në Shqipëri as ka Mundësi as do të vijnë më Klasa Politike të Përgjegjëshme për Fatet e Njerzve. Plus Shqipëria Aq i ka Mundësitë në këtë loj sistemi .Është e Vdekur pa Paranë e HUAJ .Dhe i huaji nuk hedh para për varreza por për të fituar Vet.

Fat i madh ishte dalja e këtij ekipi Aktual që është i vendosur ti Heqë PRESHIN nga bytha Shqiptarëve duke zhdukur nga skena Intrigantët , Hajdutët biologjikë e Politikë të Familjes Berisha . Ishalla e bën Vendin të besushëm e gjen Partnerë !

Ndërroni sjelljet dhe Moralin , ofroini Popullit Unitet pa Berishistë e Intrigantë të çdo Kallëpi dhe ka një Mundësi ! Ose e kini mirë me striptizëm çdo Tetë Mars e show me Ciclietat!

https://www.youtube.com/watch?t=99&v=yVf...

“U nisa nga Shqipëria sepse më thanë dy shokë hajde këtej. Kalova nga Shqipëria në Itali, e më pas për në Gjermani, por nuk na pritën fare mirë. Na futën në disa çadra, si ato ushtaraket në një kamp, ku qëndruam për 2 javë të gjithë bashkë, familjarë, burra etj. Më pas na çuan në një hotel dhe na jepnin shumë pak parà, që nuk mjaftonin as për bukë”, thotë Krenar Toromani, banor i fshatit Kamenicë.
 

Saimir V-u Outlaw Une jetoj qe nje muaj ne gjermani.....ne kamp kam ndejt vetem dy jave she me kan dhene shtepi .....ktu jena une nga shkodra nje tjeter shkodran....elbasani..fieri dhe tepelena....shtepia eshte e mire por eshte fshat ....qytetin e kena 25km larg bileta e outobusit shume shtrejt ...pune nuk te jep kush madje dje na erdhi asistenti dhe po bisedonim per ndonje pune ose kurs per gjuhe ai na tha qe nuk ju lejojne se do ju kthejne te gjithve.....ka njerez qe kan punu jane te paket ....ka disa qe kan me nga 3 muaj ne kampe.....Mua me takoj Hesepe Bramche.....ishte burg ushqimi katastrofe......nuk po dime se ca do bahet ...shpresojme qe te pakten leket qe kena shpenzu me ardhe ti nxjerrum.....edhe une e kam mendu se do punoja ...kam ardhe me shume mendime dhe shprese por e kote.....inshallah zoti e ban mire.........Ndersa kosovart as ne shtepia nuk i cojne direkt negtiv po ju bien....edhe ba me e dit ca kan vuajt me adhe cfar turturash kan ba policia hungareze......Zoti na ndihmoft te tanve.......kshtu qenka ken e shkrume na shqiptart me vujt me u poshtru....me u diskriminu.......allahu....zoti .....krishti.....i vraft keta politikanet tone.....mos pafshin mire kurre.....se ne si popull nuk e meritojme kete.....zoti i ndihmoft tan vllaznit e mi Shqiptar e kosovar....

Nderkohe Shkabe, keto tregime te vertete nuk kan kuptim kur ne Vlore te sapo ikurit dergojne ndihma financiare, pjese te asistences. Kur u pyet ambasadori Gjermon dje per ndihmen financiare, Ai pranoi se perderisa njerezit jane Gjermani, qeveria gjermone eshte e detyruar ti garantoj nje fare dinjiteti financiarisht.

Ndihma nuk dergon njeri, se ca marrin e marrin per te ngrene, sic thone dhe keta qe kane qene atje.

Nderkohe, nje video e kampeve te azilkerkuesve, ne France, poshte ures:  https://www.youtube.com/watch?v=5cRjd8UW6pc

E kane fajin dhe vete Gjermanet dhe Frengu,mos e zgjat shume me asistenca po nisi direkt dhe faturen varja n'dere qeverise Shqiptare..Kush do azil ti drejtohet ambasades

art jan 3 faza

1-nuk e pranon deshtimin e atij qe ke zgjedhur se te ofendon inteligjencen

2-e pranon dhe fillon avazin posht qeveriu, zgjohu saliu etj

3-fillon dhe qesh me budallalleqet e qeveriut

 

Fenomeni i  eksodit masive i nxitur nga qarqe te caktuara smiley

..jo more kopuk,se  keshtu tha edhe Ramiz Alija ne eksodin e Marsit.Askush nuk dëshiron të jetojë me në “parajsën” që krijoi përgjatë 19 muajve qeverisje rilindasi  i blookut Edvin Kristac Rama dhe bashkëpunëtorët e tij. Për herë të parë pas 23 viteve Shqipëria është kthyer në pikën zero. Varfëria, papunësia, kriminaliteti, taksat e larta, çmimet e shtrenjta, mungesa totale e çdo lloj shërbimi, korrupsioni galopant, dhunimi i të drejtave të qytetarëve i kanë vrarë shpresën tashmë një populli të tërë.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).