Partia Socialiste dhe Partia Demokratike zyrtarizuan dy kandidaturat e tyre për Bashkinë e Tiranës: Erion Veliaj dhe Halim Kosova. Gjergj Bojaxhi shpalli më parë kandidaturën si i pavarur. 

328 Komente

une votoj per ate kandidatin tjeter te pavarur, (qe mesa duket peshku po e diksrkiminon), Sazan Karaburun Guri!.smiley

Nga fotoja qe ka sjelle Galile, ky profesori ambjentalist, ua 10-t te tre kandidateve aty ne foto. Sazan Guri duket si nje senator amerikan, shum i paraqitshem. Do ishte mire qe ky ta hidhte kanditaturen ne ndonje qytet bregdetar si kandidat i pavarur, dhe jo ne Tirane, pasi mund ti prishi pune kandidatit tjeter te pavarur. 

Sazan karburant Guri smiley

gabim....

Sazan Karaburun Zverneci

Tamon patriot...

nuk i njof, po kshu nga çallëmi e syfeti, ky i PD-se duket si me birinxhiu.

Veliaj OK, po shum njomzak, nuk ta mbush synin, nuk ka vënë bërsk ne faqe (o Belul, e ke njof aktorin qe e thot kte batuten, ti? Cuni vet sikur ka lujt futboll, A. Ferra, pranej them - ring a bell?)

.. nuk ka vënë bërsk ne faqe

"Dyfeku do Mu sta qe,   

smiley

jo nuk po me kujtohet as batuta as aktori.. me thuaj dicka me shume, ne ç'film.?

ndersa per kandidatet:  Veliaj nuk me pelqen sepse hyn tek ata tipat e kalkuluar qe  (mbi)jetesen e tyre e shohin vetem te te marrurit me politike.. pra me te marre nga nje dipllome, o burra  ne oraganizata OJQ e ku di une,  duke i perdorur  keto si shkalle  per te hyre ne politike nga cili krah te dale, kuptohet.smiley   ehh, tipa te tille mua me kallin krupen!   si i ri mbase eshte energjik,  por ky eshte demagog!

zoti Kosova eshte zotni burre.  do ta krahasoja pak me Demir Hyskjen, babaxhan, i lindur per njeri dhe personazh i mire..smiley

ndersa voten do tja jepja Bojaxhi..  kam nje simpati per te si njeri, me duket integer si dhe kryesorja: eshte provuar si administrator i zoti!

Myqerem quhet aktori. Malet me blerim mbuluar. Ai qe edhe i dehur, ia kishte friken Aliut smiley

ah,Ok.  Myqeremi  eshte nga Vlora.  ka qene aktor i estrades me duket.  ndersa ne filma  ka edhe nje rol tjeter episodik te ''Kur zbardhi nje dite'',  ballisti qe thote; ''do shqepemi me petulla sonte''.  po kjo batuta me futbollin spo me kujtohet..smiley

jo, jo, i biri ka pas lujt futboll.

I biri quhet Artur Ferra. Ka luajtur futboll i vogel ne fushen e lagjes, po asnje here jasht lagjes smiley

smiley

Po!

Nuk doja me permen emer ne fakt. Cun per s'mari ka qen.

o Bubi  nuk e  njoh Arturin, mbase si fytyre po.. po nejse, meqe ra llafi, po Lindit Ferren e njeh..?

Jo Belul , nuk me thote gje ky emer...

Arturi tani eshte rreth 55-56 vjec. Ti Belul vllai je i vogel ( i ri fringo doja te thoja smiley )

Arturi eshte vertet djale (burre smiley ) i shkelqyer.

 

Ja te shohim nje here c'do te behet. Tirana ka nevoje per nje energjik si Veliaj qe ia ka haberin politikes. Kosova eshte lodhur duke punuar te klinika e vet, jo me te drejtoje bashkine. Megjithate, eshte e vertete qe populli do te ndikohet nga mosha dhe profesioni dhe shume veta do te marrin vendimin e gabuar duke votuar Kosoven, duke e cuar ndeshjen koke me koke

Po ca te keqe ka bere ky vendi yne, shume zhgenjyese PS-ja me kandidatet jo vetem ne Tirane po kudo, te pakten Veliaj ka te sigurte romet per voten e tyre...

Besoj se dhe te rinjte i ka veliaj, por prape s'di pse s'eshte bindes per robt. 

Po me ca do bindi o shkabe? Vetem llafe ka, ben pjese te kategoria e atyre pa nje dite pune...

Ka me shume risorse PS,  Se veliaj ne tirane, dako ne durrres apo rroshi ne kavaje, se ne vlore pasi te mbarojne sherrin do e vendosin se dhe atje flitet per prefekten qe se shikon njeri me sy...

Mbase gabohem po prisja dicka me mire...

Nga ana e CVs, nga ana teknike, logjike dhe e fakteve reale, Veliaj eshte me i rrjedhshem ne mendime e ne debate se Kosova, shume me aktiv dhe me i vendosur ne vendimmarrje institucionale dhe marredhenie drejtuese me njerez, shume me i perditesuar me boten e sotme, me ekonomine, politiken dhe marredheniet me kompani te huaja apo vendase. 

Problemi eshte qe nuk bind sepse njerezit kane zakon te ndikohen nga gjerat e gabuara, si mosha, perfshirja e paket ne politike dhe natyra humane e profesionit, edhe pse asnjera nga keto s'ka lidhje me ate qe ka nevoje Tirana.

Eshte 100% e sigurt qe Kosova do te jete edhe me kukull se Basha. Me Kosoven, bashkia do te jete 100% ne dore te Sales e Kosova s'do te beje ze as per krimin me te madh te mundshem qe mund te beje Sala ne TR, sepse s'do te jete i afte te ruaje as prapanicen e vet kur te behen krime nen emrin e tij. Basha te pakten e ruan prapanicen e vet, por Kosova eshte i nenshtruar dhe inferior ne kete fushe.

Ndersa Bashkia e Veliajt do jete ne dore te Veliajt?

Shkabe rri mire se te erdha !

Veliaj do te dije te ruaje prapanicen e vet e te mos lejoje dicka shume te keqe. Kosova s'do te dije dhe s'do te mundet te beje asgje. 

Mire mer mire, po do sume ajo qe thu ti.

Me Kumbaron qe thote gezuar Krishlindjet per Pashke do beje fushate Erioni?

Sa vite ka Erioni jete , Kosova i ka eksperience pune ene nuk i ka per keq. Ndersa Erioni nuk ka punu asnje dite te vetme qe ta kemi si shembull administrimi.

Se kesaj pune i thone qe Erioni po kerkon te behet Filimon. E di cfare eshte zoti Filimon ?

Nese nuk del ne fushate Berisha qe karikon te majtet, Erioni rrezikon.

Nese nuk del ne fushate Berisha qe karikon te majtet, Erioni rrezikon.

Ke nje fare te drejte me kete, por Berisha s'te zhgenjen asnjehere.

paskemi qene ne nje mendim, gjithsesi ngelet opsioni te spostojme zonen ne Durres smiley

Shqina humbet po qari i pareve qe do mbledhe per fushate dhe do i mbaroje hallet e veta. smiley

 

jo shkabe kesaj rradhe sjemi dakort, jam i bindur qe ky eshte kukull e Rames me shume se c'eshte kosova i berishes.

gjithsesi nuk eshte potenciali i PS kjo kandidature

Veliaj ka edhe kellqe, edhe ambicie, edhe intuiten e duhur politike qe te dale me vete po qe nevoja. Kosova eshte komplet zar. Sic e vuri Nanoja kryebashkiak Ramen dhe me pas ky i mori partine, e njejta gje eshte e mundshme me nje si Veliaj.

Besoj se dhe te rinjte i ka veliaj

Ashtu sic i pati g99?

s'di pse s'eshte bindes per robt.

S'ka gje se tani do filloni ju fushaten e forte per te bere pune bindes. Kam pershtypjen qe per kinget qe duan te bejne 1000 euro eshte shume bindes. Ndoshta problemi eshte qe s'ka aq shume kinge ne Shqiperi.

Kam pershtypjen se Rama po e pergatit Veliajn per t'u bere kryetar i PS-se dhe KM me vone. Gjithsesi shkaba mund te na sqaroje me mire per kete strategji.

Velijajt i heq kapelen sepse hyn te njerzit e bere vete. ka punu shume dhe me shume ambicje dhe ego ja ka dale. I urojme suksese. une e kam deklaru voten time per Bojaxhiun dhe ca miqve qe votojne ne tr ua kam rekomandu miqsisht qe ta votojne

ka punu shume dhe me shume ambicje dhe ego ja ka dale.

Dihet boterisht qe nje udheheqes i mire per popullin eshte ai qe ka ambicje dhe ego personale te semure.

se kam kuptuar kurr se si mund ti thuash dikujt se per ke te votoje, qofte dhe si rekomandim shoqeror.

na ca pikecuditese se jane ne mode!!!!!!!!!!

!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! !!!!!!!!!! !!!!!!!!!!!!!!!!!!!! !!!!!!!!!! !!!!!!!!!! !!!!!!!!!! !!!!!!!!!!

!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! !!!!!!!!!!vvv !!!!!!!!!!v!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Po bahet kur miqte jane indiferente dhe skan nje drejtim ,pastaj une thjeshte u kam thene, se po ta kisha voten tuaj do ta perdorja ne kete menyre, asgje me shume.

Sic shikohet beteja do jete mes Bojaxhiut dhe Halim Kosoves , jo vetem ketu ne peshk por edhe ca po degjojme shume Socialiste kane deklaruar voten per Bojaxhiun .

Brado, edhe Veliaj nuk ka punuar keq, por votuesi eshte ca skeptik ndaj ministrave, prandaj dhe Palloshi nuk duhej ta rrezikonte Bashkine e Tiranes. Megjithate, me mire qe i kane hedhur trute e gomarit atij, se keshtu favorizohet kandidati i pavarur. 

qofsha i gabum, po ky Velia mu me duket si gjinkalle. Qe ka per te qene me i mire se kanakari i sotem nuk diskutohet se ky lul krimineli nuk ka bo as edhe nje gjo keto 4 vjet. Por megjithate, une ketij nuk ja nap votem. Do perpiqem te iki me pushime. Po qesh ne Tirone do votoj ket zarin, Bojaxhiun, qe te pakten pati guximin dhe i tha saliut "ik ere pirdhu se nuk punoj mo per ty". 

Te jesh me i mire se Luli sbesoj se eshte kompliment smiley

E thjeshte, Gjergj Bojaxhi.

@ lungomare, kandidatura e PS per Vloren eshte Dritan Leli.  Nga PD akoma s'eshte vendosur.  Nga bashkite e medha PD-ja per cudi s'ka vendosur ende as per Shkodren.  

Erion Veliaj-hajde degjo tani Kac Myftarin me teorite konspirative sorroiste dhe te rruges se Elbasanit.Plus Salierin Altin Gonxhe me dosjen e korrpusionit. Do bejme nje zgjedhje me perspektvie ka thene Rama.Kush merr Bashkine ,merr dhe partine.

Ne fb ka shkelqyer si ministri kampion .Kemi fejsin e bukit or tij (tm oidris).

Mire mire po mos i vjen oreksi me shpejt dhe perserit skenarin e shefit. 

Frojdin mund ta gjykoj si mendimtar apo studiues, por nuk e gjykoj dot si burrë apo si mashkull, për rrjedhoje nuk mund të di si tejkalohet ai. Por ajo çka rezulton përgjithësisht njësoj është se në botën e grave detajet kanë shumë rëndësi, ndërsa në botën e burrave ato edhe mund të anashkalohen, sigurisht kjo vjen si pasojë e gjithë mënyrës se si u përplotësuan në historinë e njeriut të dy gjinitë. E, besoj, po nuk pati gjëra të ndryshme mes tyre, ka humbur e bukura dhe hyjmë në mërzinë e monotones, ku gjërat mund t’i parashikojmë lehtësisht”.

smiley.. Grida Duma.   

 

ca detajesh shikon ke meshkujt kjo?

PS:kam shume  shprese tek pergjigjia e kuazit dhe komentuesit smiley

More vesh gje spiritus?  se une as nje fjali si kuptova kesaj.

Po ajo qarte ka fol>femrat thote vleresojne detajet dhe ka detaje qe njihen prej eksperiences>Prandaj Frojdin si mashkull se vlereson dotsmiley

Ka thene te njejte gje qe kam thene vazhdimisht dhe ankuar vazhdimisht, se femrat merren me detaje periferike, ndersa meshkujt merren me gjera qendrore, me Komitetin Qendror te Partise.

Dhe kete e ka thene pikerisht ne menyre rrethore detajore femrore, me stil femen komentues Peshku, qe nuk eshte e thene qe komentuesi te jete gjini femer. Ne fakt per transkomente shquhen femrat, dhe pikerisht ato te levizjes femen (jane tre emra kryesore, por nuk po i permend meqe jam abuzues), per meqe koha eshte femen si mode, e perdorin edhe shume meshkuj, sidomos ata qe ju duket vetja artiste t'mdhej mer jau, shume te thelle mer jau, qe nuk arrihen te kuptohet thellesia e tyre, mytesh po u zhyte, as Hermesi nuk te nxjerr dot.

Konkretisht ndodh qe komentet poshte nje posti ne kendin letrar jane te gjitha per gabimet e perkthimit, shenjat e piksimit, ortografine, si duhet vendos titulli, per te komentuar per ide dhe koncepte, lesh, zero. Ka vetem ndonje te shame thelbesore, nga ndonje mashkull i vertete.

 

portofolin?

Paska bere efekt propaganda e korentit (TM Lizander).

S'di te ket fol neihere korrenti per kete. Ai flet om xheneral per grate. Dmth tip teorik.

dhe hunden smiley

maj men nje "mjeshtre," gjithe hundet jane njesoj, thoshte (bazuar ne studime te gjera empirike). gje qe s'mund te thuhet per portofolet.smiley 

Si mer hundet qenkan njelloj ?

Huna eshte tregues mer per dy te kapme koka perjasht. smiley Ketu e ka fjalen Spiritus ene mo sill citate nga mjeshtre koti. smiley

edhe une jom cudit. po une kom thy mo shume se sa ke lexu ti, tha. smiley

Ndoshta kështu i kanë bere sondazhet dhe ju ka dale Veliaj si me i miri. Edhe sikur te vendosnin Majkon apo Klosin, nuk eshte se zgjidhja do te ishte kushedi se cfare. PS nuk ka ditur te afroje njerez qe ngjallin besim, sic ka bere vitet e fundit PD, me ket Kosoven apo ate tjetrin qe Rama e nisi per ne Vatikan.

E ka thene Avokati, qe pervec Rames aty te tjeret jane si nxenes filloreje.

Me kete ndarje kartash, nje gje eshte e sigurte: Ka per te qene gare e forte dhe te gjithe do te kene shancin e tyre.  Bojaxhiu nuk ka per te marre vetem vota te PD por ka per te marre vecanerisht te PS.

Majko e hante me gjithe lecka Kosoven, me 100 mije vota diference.

Shkabe, ndoshta e kam gabim po sikur s'me dukesh si shume entuziast per zgjedhjen e Rames - me fal, te Partise.

Me mallengjen qe shqetesohesh per entuziazmin tim, gjemb.

Majko do ishte nje zgjedhje e mire, une vete do ta kisha votuar. Por kushedi si i kane bere llogarite, ndoshta brezi i ri nuk e njeh shume dhe nuk e voton.

Nga ana teknike Veliaj ka me shume c'te ofroje edhe se Majkoja, por, fatkeqesisht, njerezit ndikohen nga te tjera gjera, kryesisht nga popullariteti, mosha, ca ka bere me perpara por jo se si i ka bere, etj. Majko i ka keto e Veliaj s'i ka. 

Majko po, i mundte te dy kandidatet, por me mire qe nuk e zgjodhi ate. Nuk thoni shyqyr qe dikush i ka hedhur trute e gomarit Palloshit, se vetem keshtu favorizohet kandidati i pavarur dhe mund te fitoje. 

Erion Veliaj fiton....vini bastet.....Eshte Punetor edhe Pusht....Media e majte do e koronizoje si njeri simpatik, energjik, te ri e administrator te zote.  

o komentues, ngushllime qe griden sta vune ne tirane. 

Kur s'ke pulen do hash sorren. Durres ! smiley

Faleminderit per ngushellimet !

Ishalla o tifoz me Tironen ky kechi i Ed Rames te pakten, se gjo tjeter e mire nuk po m'vje n'men per te! smiley

 

Ia dogji karrieren Vilajetit, ia paska pas friken. 

Pse i thojne Vilajet ketij metroseksualit, asihere s'e kam kuptu! ?

as une haha

 

Veliaj=po do pune me 1 mije euro behu kinge

Kosova=jam doktori pe verteti i PD-se

Bojaxhiu= sllogani?

Mire do ishte qi pervec fotove admini te kishte vene dhe CV-te e kandidateve, por s'i ve faj...CV-te e politikaneve shqiptare duhen ndjekur me qen kufiri nga ata qe ushqente Idrizi.

P.sh. faqja kryeministrore e Veliaj konfirmon peshk-supozimin qi ky fruthi s'ka punuar gje tjeter ne jete pervec si mjeles (i shpreses per shoqeri civile, dhe me pas i cices se Rames pas deshtimit per t'u G99osur si parti me vete).

...qi ky fruthi s'ka punuar gje tjeter ne jete pervec si mjeles (i shpreses per shoqeri civile,...

.Keshtu thate edhe per Obamen  Ju, por historia dihet..

Erion Veliaj  Obama i ShQiperise ! 

galile, ti vertet po krahason Veliaj me Obamen? smiley 

Ne fakt dhe Obamen u mundua ta mjeje Vilajeti. Pasi e kishte studiar mire, kishte vendosur ta miratonte kandidimin e Obames per president. 

smiley eh mer xhib mer xhib sa serioz qe je bo , nuk goxo robi me hedh i shashke se e kap qe ne ajersmiley,,, Duket qarte qe te kane tensionu zgjedhjet.

Ka punuar me shume se Meta, Majko e Rama, qe u bene Kryeministra. Vilajeti eshte njeri qe ka care pa perkrahje familiare e ka ecur shume me perpara se individe te ngjashem si ai. Eshte qen i PR. Minusi eshte antipatia e fryre nder votuesit se shihet si Zar i Rames. Te jete Vilajeti viktime e politikave anti-popullore te Rames? Ndoshta.

PO e Tironco kjo eshte, mbase rregullohej pak meqe jemi ne 2015, per mos tu ngjare ish kryeministrave e per mos tu krahasuar gjithmone me me te keqen, per ate pune eshte me mire se dhe Lenka kur e bene ministre...

Gjerat me mire do i beje i zgjedhuri, ai qe do fitoje sesa zgjedhja per se. Lulthimi ishte komplet ndryshe nga Rama, plot shpresa per ca Tironca te mite...doli Kallp.

Po kundershtoja Xhibin, qe ska gjo te keqe ne CV Vilajeti....Per mu e ka me te mire se te Halimit....qe ska CV per kryebashkiak..... por me te dobet se Gjergji.....dy detyra administrative delikate ne kohe Te Sales . Problemi i Vilajetit eshte se ka antipati te thelle nga krahu blur si Ramist dhe i duhet ta shbeje duke fituar zemrat e te pavendosurve e te pa-interesuar si djale me buzeqeshje firauni. edhe Martesa me zonjen e tij do jete plus i modh....ndersa ne qytetin tjeter Grida hidhte poshte zerat per divorc.

" Ka punuar me shume se Meta, Majko e Rama , qe u bene Kryeministra "

Kur mer i Lebetit paska punuar qe se ditkemi ne ? Vetem i pune ka bo ky , sec vodhi i komjuter i here smiley

Tani, inotin kija por hakun jepja. Morri aresimim perendimor cilesor me krahet e veta, spikati ne fushen e shoqerise civile, dukej administrator i mire per bizensin e vet. Ju cer prisni te ket punu ne hekurudhe. Ata te tjeret dolen nga bankat e shkolles. Pse e zgjodhi Rama nese ishte i Pazoti????? Per mua esht ei zoti ne PR, dhe ka per te qene i suksesshem per ate pjese te popullsise qe voton me pershtypje siperfaqesore.

Ju cer prisni te ket punu ne hekurudhe.

smiley

kto dun te ket qen shok me Shkurte Pal Vaten.

S'e pritsha ket nga Bradi. smiley 

dukej administrator i mire per bizensin e vet.

smiley

Suksesi i kauzave personale eshte premtues per perparim te kauzave publike. Gjykatesi me i mire del pergjithesisht nga avoketerit me te shquar individualisht. 

Cili ishte/eshte biznesi i Veliajt? Biznesi i kompanise se reklamave te regjistruar me emrin te te vellait qe merrte te gjithe punen nga MJAFT-i?

Me sa mbaj mend, historia e reklamave...eshte e koheve te fundit. Personalisht mendoj qe levizia Mjaft ishte e histori suksesi e pareplikuar sot kur flasim,  pavaresisht se degjeneroi me vone. G99 ishte e guximshme por e deshtuar si iniciative....Mos e shikoni Vilajetin me nenvleftesim, e gjej me te pergatitur se individet e tjere ne ate fushe...edukimi Soroist e ka bere nje Argumentues shume efektiv. A ka thellesi mendimi....ndoshta jo sa Alibeaj psh....e ka rrezik te mos thellohet kurre.  Perfaqeson nje kategori te re kafshesh politike bashke me Griden. 

Mos e shikoni Vilajetin me nenvleftesim

po pse, ti kujto se vertet e nenvleftesojn? po kushdo te ishte ne kepuce te tij, do ia gjenin nje vjege. ktu zaten qendron thelbi i gjithe gallates qe behet ne ket faqe. smiley

dhe pse kjo faqe nuk mund te merret me seriozisht se nji tavan i caktum, i cili, m'duhet me thon, esht goxha i ulet.

Cimo, ne ktu kena qit llastiqet me plumca, e po i gjujme kandidateve publik qe jane tu vrapu me qillota tek fusha e zeze. Tani ca te mira duhet ti kete ky Velia qe eshte me i sukseshem se Xhibi, p.sh. ktu fillo problemi...qe kur them se ka ec paperkrahje familiare...mthon kshu kan qen shumica....Por jo mer vlla se skan qe shumica jetim, nje shembull. eshte me dobishme me nxjerr ato te meta qe une presupozohet ja mbuloj Vilajetit, se sa mundohesh kot me hudh poshte cthote me te drejte komentatori tjeter. Mbaje mend kur te thote nonjoni se sme pelqen se sme duket burrerror sa gjyshi im.

Grafik Propaganda i Arber Veliaj ekziston qysh ne 2005.

Gjembo, po mir ku eshte problemi. A eshte i zoti....ti je komshija ime dhe e di se si ti si une ne cfaredo gjoje qe bejme duhet te jemi te paret se te dytet nuk ham buke. Paska eksperience ne media relations.

Kete "i zoti" ti e perdor sic perdoret ne Shqiperi? E njejta me "i shkathet?" Une nuk jam ne gjendje te konfirmoj gje por fjalet jane qe Grafik Propaganda merrte fondet e MJAFT per te bere reklamat e kesaj te fundit. Te duket zotesi qe te mbash me biznes vellane me parate e dhuruesve te nje organizate jo fitimprurese?

Zotesine e percakton suksesi i biznesit Gjembi. Prokuroria percakton ligjshmerine e tij.  Sa per moralin, Zoti ka thon qe me kollaj kalon gamilja ne vrimen e gjylpanes se i pasuri ne parajse.

Shqiperia karakterizohet nga ekonomia gri dhe praktikat biznes te dyshimta. Po flasim per moralin e Vilajetit apo per aftesine per te nisur biznese familiare e levizje sociale te sukseshme. Dukuria i shkathet eshte kudo ndodhur sidomos ne vendet e Lindjes post-komuniste...quhet manaxhim i situates....dalje mbane.....

o tironco,  hej po ca flet per biznes per erion veliajn or burre. te lutem te gjithe dine qe ai merrte fonde nga ca europiane edhe  ambasada  dhe kryesisht rama ishte mbrama, me qellim per te godit fatos nanon, fabrika e ideve e majftit, amon or burre nuk eshte noi merite e madhe me bo biznes me fondet e OJF , perkundrazi e mendoj si vjedhje dhe mashtrim, ( fuqia e ndryshimit/mashtrimit) 

tani une kete e shoh si mythqimllik , pra perdorje dhe fshirje te hajdarit. Rama ka me shume karakter se erjoni dhe eshte 100 here me i lart se ai. ndersa ky do me i ngjajt rames, edhe sajmir tahiri ka me shume karakter se veliaj. Megjithate edhe pse eshte e ditur qe do kete njerez te pavlere fare si erjon veliaj, nuk mund te themi te paverteta.edhe kjo,   pavaresisht faktit qe tirana eshte e sigurt qe do fitohet nga ky legen

vlera e tij e vetem pervecse legenllekut, eshte qe e ka suportu edi rama. kaq. 

e kuptoj edhe faktin qe do dalin te gjithe analistet , pra propoganda e ps, qe do te  ngreje lart ne qiell meritat e pamerituara , vlerat qe nuk i ka  , etj etj. po e verteta eshte qe veliaj apo vilajeti eshte nje njeri i pavlere. eshte nje njeri bosh , nje njeri vetem per show dhe fjale bosh  pa asnje thelb dhe konsistence , funksion e berjes gjoja politike por ne fakt per ti lare e lyer ......kryetarit

pra thjesht nje njeri i pavlere

Halim Kosova dhe Bojaxhiu qendrojne me lart  nga te gjitha anet pervec: legenllekut ku lihen mbrapa me distance te konsideruar nga erjon veliaj 

per mu personi me i pershtatshem eshte bojaxhiu , per shume gjera por me kryesorja se  nuk duhet me e menu tiranen si thela te partive qe jane ne thelb banda , tirana nuk osh prone e ps dhe pd.  per mu kto parti nuk perfaqesojne interesat e qytetareve, por i kane "burgosur" dhe jane duke i vjedh/grabit dita dites qytetaret. ca te varfer e te marum jemi , edhe ca keta , po shkon keq e me keq

te na rroje  partia me shokun enver, pa ......

Dalip Pershendetje

Besoj se do shkojme te dy tek qendrat e votimit kete 21 Qershor per te shprehur "vullnetin" tone.Kur e gjithe zhurma te jete shkrire dhe te marre udhe fushata,Erjoni do te kthehet ne terren dhe do te marre Token e premtuar nga Kryeministri.Ai eshte betuar qe do te luftoje per ta marre sepse i zien gjaku per Pushtet.Po kundra kujt do luftoje..?Per cfare do luftoje..?Besoj se syte e tij tani po shikojne me shume se kurre Pushtetin.Por,Pushteti ,miku im,gjithmone eshte i rrezikshem dhe terheq mbas vetes me te keqinjte dhe fatkeqsisht korrupton me te miret.

Pushteti nuk kerkohet por i jepet atyre qe jane gati te ulin koken per ta marre.Ashtu sikunder dhe aktuali qe po largohet i bllokuar nga Pushteti artificial qe i eshte dhene.

Bojaxhiu eshte test blank besoj se me kupton cfare dua te them,per te kuptuar nese funksionon akoma sistemi.Sidoqofte miku im te sugjeroj qe te votosh dhe ti per ate qe ta ndjen zemra dhe mos u ndiko shume nga ceshtjet propagandistike te cilat nuk besoj se jane pjese e intelektit tendl;ref// citati i fundit.

Dalip, tregon mentalitetin e gabuar. Te gjithe e dine thua ti, po pse nuk ja morre Erionit flamurin prej dore e te beje ti ose Xhibi a gjembi kto qe arriti Erioni? Ti e quan suksesin ne politike mythqimllik e se bo vete? Prandaj fiton Erioni e jo ti. Sje per ket pune po mund te jesh gjeni per gjona te tjera.  Fakti qe e cileso Erionin njeri pa vlere tregon arrogancen nga ana jote e jo ndonje gjykim. Per mua Erioni e Grida jane individet ndryshe ne politike....fiton apo nuk fiton ka shpkegime te tjera e jo thjesht ceshtje mythqimlliku. Erioni mund te paguaj haracet e Rames ne qeverisje pere shembull...mundesi qe mbron Bradi.....ose mund te fitoje se do aplikoje programin Rama te lene pergjysem....mundesi qe ofron MOnda....ose mund te humbase nga ndjenja konservatoriste e komunistave e anti-komunistave qe duan burre me mustaqe, ala Merhum..a Saluk......se u lodhen me Lulthimat.

Stalker ta ka thone qe kjo kandidature do jete lithmus test i brezit te aresimuar jashte te katapultuar ne politike. Halimi, per mua eshte futur qe ti thote lamtumire politikes se i ka ardhur ne maje te hundes. Ska as vizion e nuk te jep as frymezim. Po fitoji, ka per ti ra kokes me grushta, se ska per tu morr me gra pasanikesh mo por do merret me ceshtje gropash a plenash....e ne moshen 61 vjec ka per tu kujtua si ai qe ja kaloi Lulit per pa-aftesi.

Te gjitha hipotezat jane normale te behen por mbetem thellesisht i habitur se perse zotnilleku i doktorit gjinekolog merret apriori si faktor themelor i bastit per fitoren e tij. Zotnilleku i Halimit te Grave vlen kur lidhet ndonje krushqi por nuk pi uje politikisht perballe tre fakteve kokforte:

1.Bilanci Zero i Bashes  ne menaxhimin e Bashkise.Si do justifikohet Halimi/ A do japi pak llogari krahas prezantimit te programit te tij??

2.Logjika e llogores: zgjedhesit jane grushtbashkuar rreth siglave partiake.

3.Logjia arithmetike: ne zgjedhjet e 2013 ne Tirane , diferenca e PS (plus Lsi dhe aleatet) me Pd dhe aleate eshte plus 60 000 vota. Te shohim nga do ja mbaje Bamiri me 10 000 vota ne Tirane.

Sa vota do marri Bojaxhiu qe nga disa fryhet jashte realitetit bipolar te politikes? Ja 60 000 vota, parashikimi me i cmendur optimist. Nga do haje me shume? Majtas (te zhgenjyerit e Rames), djathtas( qejmbeturit) , zona gri (te pavendosurit)?

 

Ti e sterthekson qe nje njeri qe ka pare shume p nuk mund te jete administrator i mire i kryeqytetit. Duhet nje qe ka pare shume k dmth? 

Ca eshte kjo, slogani i ri i Rilindjes "P te verbon nese e shikon, k te sheron"? smiley

 

Haha, qike n'humor. Vilajeti eshte good salesman, ose ishte deri sa i doli lekura e vertete pasi moli miletin (dhe donatoret e huaj) me MJAFT-in. Tani Viljati eshte nje shaka e pakripur humori qe i serviret sot 1/4 se Shqiperise (a sa ka vajtur Tirana) nga KryeArtisti si opsioni me i mire per te qeverisur kryeqytetin. 

Te carit ne jete pa perkrahje familjare jo vetem qe s'eshte asgje e pazakonte per Shqiperine post-komuniste (prinderit nga nje biciklete kishin, ca t'i jepnin femijeve) por zakonisht nuk perdoret si shprehje per tipat lustraxhinj-mashtrus si ky. Vilajet Qyrku ndryshon nga ata tipat qe mashtronin te ardhurit ne Tirane me ato letrat mbi arka (me loje si puna e ketij) vetem nga fakti qe eshte me i gojes sesa ata. 

E the me mire se une, good salesman.... pre-requisite me fitu.....sa per mjeljen eshte problem moral e jo problem kualifikimi.  Une e gjej Gjergjin me te kualifikuar por me njolle mjeljeje ne KESH. 

Ti dmth po e gjykoke kandidatin ne baze te shanseve qe ai ka per te permiresuar karieren e vet politike, jo ne baze se cfare mund te beje ai per miletin ne postin ku do kandidoje? 

The Mr Lebetit fresh perspective on things, every Thursday on Peshku lol

Jo aspak, po e gjykoj kandidatin nga aftesia per te avancuar kauzen e tij ....qe do ja shese qytetareve duke i bindur qe eshte per te miren e tyre.....Kush e shet me mire programin e tij fiton...Basha e shiti shume mire Programin e tij...dhe ishte i pashem si Velia.....te kujtohen poezite e Zhejit per virilitetin e Bashes. Ndryshe nga ty qe e shikon Velian si konkurent qe pemireson karieren e vet politike une sho shancet qe ka cdo kandidate per Tiranen. Nuk jam arrogant qe te them kush eshte zgjidhja me e mire per Tironen, ate e percaktojne qytetaret. Une jam kurioz.

 

smiley

Ai tjetri ( te dy ne fakt, por pak ndryshe nga sho-shoi) do e kete "une pushtoj fundet" smiley

 

Me thene te drejten, duke u nis nga puna qe bejne kbashkiaket dhe mbiemri i tij, ketij i takon me tapi posti.smiley

Tirana eshte kthyher mbrasht 4 vjet dhe i duhet energjia e Veliajt.. As qe nuk diskutohet qe Erjon Veliaj fiton dhe shume thelle biles. Eshte ministri me i sukseshem pas Saimirit dhe reforma e pensioneve eshte CV dhe "praktika" me e mire e tij.

Ka nje fare zilie dhe inati primitive ndaj tij, por lehte te kalueshem. Nuk e di kanditatin e PD-s personalisht por mjafton qe ka pranuar  oferten e kriminelit qe vrau 4 njerez ne mes te Tiranes si dhe dha urdher te hidheshin lende helmuese mbi turmen dhe cdo kredibilitet eshte zero qe ka doktori. 

Ky i pa-varuri eshte fut me mik ne peshk ne foto. smiley

 

A nuk duhet me prite planet e kandidateve per Tiranen per t'i gjykuar, apo mjafton emri?

eeeeeee planet e kandidateve smiley

Pse bre?

Po ku kujton ti se je qe te konfrontosh programe zhvillimi, plane etj

nje gje eshte e sigurte qe trami do jete prape ne program...

Them se pikerisht ne kushtet e rrumpalles se pergjithshme, serioziteti per t'u marre me nje program mund te ishte nje hap i pare. Ne fund te mandatit, administruesi jep llogari per cfare ka bere dhe cfare s'ka bere. Ne baze te c'gjeje tjeter ngrihet karriera politike perndryshe?

Programet dhe planet e ketyre jane ne letra qe mender muhabetit as per ne banjo sbejne pune. Te shikosh premtimet e lulit apo te rames kupton seriozitetin e programeve...

Ti nuk e ke hic keq qe para se te japesh nje gjykim per kandidatet do presesh planet, p.sh. planin e deputetit aktual te Gjirokastres (Veliaj) per Tiranen. 

Ej, po plani i Rames per Shqiperine cili ishte? Brad-i ka punesuar hetuesit me pervoje te Gjermanise Lindore po mazallah se po e gjen dot, as tani 2 vjet pas zgjedhjeve.

Per te hequr Berishen, me shume se gjysma e shqiptareve do te kishin qene te gatshem te zgjidhnin Gzim Kulufin. Ajo faze mbaroi, tashti ka pretendime.

A mund te jete Veliaj njekohesisht Minister dhe Deputet? Sikur jo, apo gabohem?

Dmth plani i Edit ishte qe te mos kishte plan sepse nuk i duhej plan meqe kundershtari ishte Berisha? 

Po mire, po mbi bazen e ca plani do qeverise ai? Ne diten e pare te qeverisjes se Edit, Sala eshte vetvetiu i hequr nga posti i kryeministrit. Dmth plani u kry. I bie qe diten e dyte Edi te shpallte zgjedhje te parakoshme per te konkuruar per nje plan tjeter? 

Ne kete pike s'eshte cudi qe plani sekret i Veliaj te jete vete kandidimi pa plan per Tiranen.

P.S. Sa lehte e dorezove "prit te shofim planin njehere" lol

Pllanin te mire e kishte Basha...Macro....E mbaroi Tramin....Ne kena edhe nje eksperience te keqe Plllane Madhore dhe asgje e zbatume.

Ku ka PLan me te modh se permiresimi i jetes se qytetareve kur ne fund te 4 vjecarit te thone njerezit se jetojme me mire, kemi ajer me te paster, trafik me pak te dendur, gjelberim me shume per banoret, shkolla publike me cilesore e mbi te gjitha Degjimi i Zerit te Qytetarit qe nuk u degjua Kurre?????

p.s. Kush nga neshtetesit e huaj e di planin e kryebashkiakut fitues ne qytetin respektiv????

veliaj-kandidatura me e dobet.  nje sorrosist demode qe ka per votues tipat alba+kokolepssmiley gabim i madh i ps-se.

kosova-duket burre serioz,mund te ishte nje kandidature e vlefshme nese nuk do te ishte tek ceta e saliut.

bajaxhiu-nese do te isha aty,ate do te votoja.  per 2 arsye. eshte jashte dy partive qe  kane sjelle shqiperine ne kete gjendje,megjithese jo me te njejten pergjegjesi, dhe tjetra eshte i vetmi qe vjen nje cike era patriot.

suksese bojaxhi!

Mut njeri, mut tjetri e po mut edhe ai i treti. I vetmi mut me eksperience relevante eshte ai muti i mesit. Pune muti dmth, se edhe ai eshte hajdut muti. 

 

Nuk kuptoj pse jane postuar tre foto e dy rreshta shkrim. Mbet qe t'i gjykojme per nga bukuria dhe natyralisht i bie qe te fitoje Veliaj.  smiley

 

Dmth Veliaj eshte versioni Grida per fembrat e Tiranes? smiley 

kom fryk mo i qesin ene ktij naj nudo plazhi. at'her e puthi halla ne te dy faqet at doktorrin, qe duket far robi kshu ne resme. 

se istorija perseritet, o Bame.

Noi knej nga amerika thu ti, me noi bjone ne Panama City Beach, per spring brejk? Ta votojne gjer ne fushe arrez pastaj...smiley

kush mulote PR-in per PD-n duhej pushu ne vend nga puna. Qesin nudo dike qe ka qen basketbollist!!! Kupton ti sa manalla qe jon!

Disclaimer: sa me lart nuk quhet po qe se PR-in e mulonte vet sala.

Ti prisje in depth coverage tek Peshku? smiley

Po ja, ka in-depth coverage per çeshtje nga Timbuktu deri te Syriza. 

Sado qe ta pelqeni Veliajn te Halimi do perfundoni.

Tani qe doli Veliaj duket qe roli i Bojaxhiut eshte te mos shkojne te Kosova votat e socialisteve.

Diferenca sikur ish 10 vota ne favor te PD-hit o cone! smiley leje turnin cone, ka ardh xhibi. 

Tirana nuk ka nevoje per Betejë por për Punë.

Unë them se përveç angina pectorias cronike të Xhiboles pas takimit me Politikanë të Baraztundur, pjesët e tjera si duart e më the të thashë i funksionojnë. Biles duart i lan para se të ...shtypë tastierën smiley Po që dhe ajo e ha karemin  për muhabet me të sëmurë psikik dhe ky është fakt që tregon nivelin e saj të parashikimeve smiley 

Vallaj të tre të pranueshëm janë . Njëri më i mirë, se tjetri si Individë dhe gëzohesh që hidhen në Publik figura të reja të pakompromentuara nga Makina e Mutit Berisha . ! Problemi ëhtë se Fituesin e përcaktojnë Votat . Kosova me vota Përjashtohet në mënyrë kategorike pasi përfaqëson PD-hin. Potë kish ardhë si i Pavarur me mbështetje të PD-hit edhe mund të ishte në garë. Gara do përqëndrohet midis Bojaxhiut dhe Veliajt , me gjasa që votat të shkojnë në ekuilibër për Balotazh ose drejt tek Veliaj .

Në këtë gjendje që është Tirana duhet absolutisht një FRIZI . Bojaxhiu pranoi si Projekti  më i  arsyeshëm zgjerimin drejt Vorës.E pranueshme .Veliaj nuk ka folë akoma. Mendoj dhe parashikoj që çdokush nga këta të dy që ta marrë Postin do jetë i MBËSHTETUR me fonde .Ndryshe nga Halimi që me ndonjë rrufe në qiell të pastër ..do zgjidhet ..do i bjerë Gërnetës si Lul Batha

Veliaj nuk ka folë akoma.

Veliaj sot u nda qe do jete kandidat. Kur do flase?

Do flase lesh, rude bile.

Keta nuk jane marre me cer do bejne por me sondazhe se kush fiton.

Sot qe e caktun kandidat do filloje te mendoje se cfare do beje. Do nja nje muaj sa ti shofe mire gjerat, pra qe mos ja jape Rama gati , pastaj 1 muaj sa ti kuptoje perse behet fjale . S'ka kohe.

Nuk jane zgjedhje politike, por zgjedhje lokale.

 

Ne aspektin politik,velija eshte nje kandidature qe deshmon papergjegjshmeri politike te ps,pasi nuk aht gjithperfshires ke e majta dhe nuk i maksimalizon votat per te than se i redukton.

Rrini urte aty, c'jane keto plane e punera, e di Partia! 

E imagjino biseden midis Kosoves e Bashes? 

Basha: sdi c'ti bej Tirones, i kam ven nje lines siper sa per sy e faqe...

Syri cerr Dr. Kosoves... Ma le mua ne dore...

Kush do bast qe Bojagjiu eshte zar i Lul Bashes? 

Po shkune ne balotazh ( po s'e mori Kosova me t'paren, se brezi i vjeter dhe katunaria ma respekt gati mistik ndaj doktorave), PD-ja do e hudhi gjithe peshen ciper Bojagjiut. 

Kandidati i Pavarur pastaj do na hapi muhabete ketu ne Peshkt. 

 

 

Bojaxhiu nuk ka asnje shans per tju afru as kuotes 5 % te votave jo me te behet ceshtje balotazhi.

Diferenca ne zgjedhjet e fundit per zgjedhjet politike (PS + LSI) vs PD eshte shume, po shume fare e madhe. Sado firo te kete Veliaj eshte favorit jo per shkak te meritave te tij, por per shkak te asaj qe skema e favorizon.

Sa te futet Berisha ne loje per te lavdru Halimin, maksimalizohen votat e Erionit. Psene e kupton vete. smiley

Po normale Lsi more normale..Nuk ti heq njeri votat progresiste.

Normale cer?

smiley Qe dhe Ju zoti komentator do votoni per kandidatin fitues.

Une do votoj per Griden o shoq progresist. E kam deklaru voten. Do shkoj te Hene ne Durres te bej pashaportizim te perkohshem deri ne Gusht. Fitojne dhe forcat progresiste ne Tirane e fund i lumtur.

Ti do votosh progresistet besoj.

Ne shume raste njerezit e mencur jane genjyer nga bukuria.Asnje Burre nuk duhet ti besoj fjaleve te nje Gruaje.Te votosh nje femer kapricioze(Grigjen) eshte sikur te udhetosh ne akull i terhequr nga nje kerric 2-vjecar.Megjithate ti e di ne Demokraci ka hapesira te pafundme per ta gjetur veten.

Aha, qenka e thelle puna ! Kujtova se ishte pune progresistesh.

Kush do bast qe Bojagjiu eshte zar i Lul Bashes? 

Ta boj kapice.

Sidomos ajo lufta e tmerrshme PD-Bojaxhi te facebooku i nipit te sheqeres (TM i lebetitmi)  i ka terheq nja dy-tre vota ps-istash te PPU-se per tek Bojaxhiu.

Vër vër vër vër ma bën fustani ...vër vër vër ..vër vër vër ..

Kur më zbret Partia nga stani ...vër vër vër ...vër vër vër ..

Sh.Gjëmbi ka mejtim ?

Me thene te drejten Bojaxhiu qe tani thjesht me kandidimin e tij i beri partite te mendohen dy here para se te kandidojne dike. Per kete thumbs up!

Pare nga nje perspektive, te pakten asnjeri nga kandidatet e deklaruar per Tiranen nuk ka sfond kriminal, gje qe per kete kaste politike qe kemi eshte standard i arritur smiley 

Pare nga ana individuale, Veliaj  eshte me orator (outspoken) se sa Bojaxhiu dhe Kosova, por sa per ekperience administrative eshte me vite drite larg nga dy kanidatet e tjere. Kur mendon thjesht nismen e Mjaftit dhe zhgenjimin qe krijoi duke e kaleru ate nisme, menaxhimi per arsye e interesa personale i ve vulen. Njekohesisht ne lidhje me perceptimin e tij, un do thoja ka shume reklame por jo permbajtje. Dhe sigurisht maksimumi behet nen kryetar. Ka nje cmim per tu paguar kur shkallet ngjiten si ushtar servil. Mendoj se zhgenjimi i qytetareve te Tiranes me keq qeverisjen e deri tanishme do te kerkonte dike qe ka dhene me shume aksion real sesa reklama. 

Halim Kosova, ok sh i respektuar, etik dhe mund te themi  me eksperience  pozitive edhe si ish minister (per pak kohe dreci e mori fale kontrates PD_LSI qe e bastardoi mire  piolitiken)  edhe si biznesmen e gjinekolog ne spitalin e tij privat.  Por humbet pike ne dy aspekte: 1.Pasojat Luliane te keq qeverisjes, (mitigate) zbusin dhe dobesojne ndonje mbeshtetje potenciale nga qytetaret e Tiranes. 2. Fakti qe eshte treguar i urte e etik, nuk i jep piket sfiduese qe mund ti  jepeshin nese te pakten ne nje moment publik do kishte sfiduar lidershipin. 

 

Bojaxhiu, ka nje profil me te plote, ku formimi arsimor, eksperienca profesionale (si ne administraten publike si ne nivelin e bizneseve private) dhe integriteti  e bejne te shquhet. Per me teper del si propozim i nje grupimi profesionistesh ne Tirane qe ka nje vit qe eshte organizuar per keto zgjedhje. Nese flasim per "timing" jam e bindur se platforma e Gjergjit dhe Ne Tiranes do te jete me e studiuar sesa ajo e partive qe vetem ne minuten e fundit u kujtuan me bo detyrat e shpis smiley  Nese do jem ne Tirane me 21 Qershor sigurisht ketij do ia jap voten. A do te guxoje Tirana te ciles ia kane marre frymen? Kjo eshte pyetja nje milionshe duke pare se qe ne fillimet e kandidatures se Bojaxhiut mediat folen per mungese totale shansi megjithate, un them ka shanse. 

Dhe une qe per te paren here u bona gati per vote te bardhe .

Hello Brad, mos! Edhe ti do quhesh si Besnik Aliaj tashti smiley 

Naaaajs.

Car lesh zgjedhjesh mer, te pakten per Tironen. Me mire ta vejne me te shkrujtme qe bashkine e ka maxhoranca, perndryshe vec me pagu fshesaxhinjt do kete pare. 

Si perfundim djema, do ju thoja se asnje nga kandidatet nuk ka nje plan makro-ekonomik per Tiranen, gjithshka do vazhdoje si me perpara, gjykim siperfaqesor nga votuesi, emocional dhe shumica do vendosin ne momentet e fundit. 

Deshiren e kam qe te fitoj kandidati i pavarur, jo vetem qe tu thyhet hunda dy krokodilve te politikes shqiptare, por edhe qe te thyhet mentaliteti i kenetes. Keshtu i hapet rruga, projekteve madheshtore. 

Bojaxhi ka filluar te konkretizoje dy tre qendrime fillestare: 1) qe do heqi kodin e veshjes ne bashki (me sa duket Basha paska pas nje kod te tille per funde/minifunde) 2) do vazhdoje planin e zgjatimit te bulevardit, 3) do rrezoje planin e Tramit.

Halim Kosova babaxhan thone, rrezik fiton ..ose ne balotazh! ore e njifni mekanizmin e zgjedhjeve ju? Ne 2011 ajo diferenca me 10 - u be kur LSI ishte me PD dhe pas TRE mandateve te Rames, ku i treti ishte tabula rasa pothuaj.

Halim Kosova eshte nje mjek profesionist i mire, tip i shtruar po se cfare lidhje ka menaxhimi i p... te grave me menaxhimin e nje metropoli nje milion banore, ec e beje lidhjen.Apo Halimi do nderroje ngjyren e linesit qe vendosi Luli ne mes te Tiranes? Pakenaqsite ndaj qeverisjes Rama do krijojne firo por as nuk arrin puna ne balotazh.

Nje rrethane tjeter eshte se qytetaret , pertej pamjes bukurane te kandidateve dhe projeketeve bombastike me tram dhe balona, nga eksperienca kane mesuar se suksesi kryebashkiakut te Tiranes (KBT)varet nga vullneti i Tij dhe vullneti Qeverise per ti hap rrubinetin e fondeve.Kur keto dy vullnete nuk perputhen, dmth kur KBT nuk eshte i forces politike ne pushtet, pirdhi ne te do thoshte Oidrisi.

Bojaxhiu cun i mire-do marri votat e shoqnise se vet dhe votbardhisteve.

Dmth ti si socialist ngjalist alibist i thekur qe je ndihesh shume i zgenjyer sot nga kandidatura qe ka zgjedhur PD-ja per Tiranen, ndaj po ben indirekt argumentin qe Halimi ka me pak pervoje administrative sesa Veliaj?  smiley 

Juve as qe lodheni per t'i paraqitur argumentat si argumenta, filloni direkt me bunkerin partiak ne vend te helmetes lol

une po flas si funksionon realpolitika ketu. Dhe ti te can trapin me katasegorizime dhe stereotipizime.Qit argumentat or gajdur lol

Dmth e paskam keqkuptuar...argumenti yt ishte qe Tirana ka nevoje per nje pisome pa nje gram pervoje si Veliaj, ose kedo tjeter, mjafton qe te mos kete pare shume p grash? smiley

Sa per kategorizimet, ty s'te futi kush ne kutine ngjaliste te Rames me zor qe ndihesh kaq keq dhe bertet 'hape kutine' lol

S'eshte nevoja te behet bajate.  Problemi i Kosoves nuk eshte profesioni i tij.  Po te jete per profesion, (mjekun ne pergjithesi) Vlora c'i ka bere Rames qe ka caktuar nje mjek qe ka 30 vjet qe ne Vlore ka vajtuar mbase vetem per pushime?  Kandidatin ne fjale nuk e njoh.  Minimalja shpresohet qe te jete njeri me integritet e te caktoje dhe specialiste te zote ne Bashki.  Mbase edhe qesja e qeverise do hapet, se deri tani ka qene e mbyllur.  

@ Finisterre, per programe eshte heret te flitet.  Plus qe te jemi realiste, programi i Veliajt eshte programi i Rames, programi i Kosoves s'eshte i qeveriut dhe rrjedhimisht as fondet. Bojaxhiu s'ka akoma nje program konkret, por eshte shprehur keshtu pergjithesisht:

-Shkëputjen e prerë të Bashkisë nga kontrolli apo ndikimi jashtë institucional prej ndikimeve ilegale të grupeve të interesit, vecanërisht atyre të ndërtimit, dhe kthimi i saj në shërbim të qytetarëve dhe interesit publik.
-Krijimi, ruajtja ose rikthimi i hapësirave publike në këtë qytet ky betoni cdo ditë e më shumë zëvendëson pemët. 
-Zgjidhja e problemit të shkollave me dy turne dhe kopshteve me kushte problematike. 
-Mbështetja dhe nxitja e biznesit të vogël që në fakt mban gjallë shumicën e familjeve të Tiranës. 

 

Me realpolitikisht, beteja e vertete eshte Veliaj - Kosova, thjesht per nga numrat.  Kandidatura e Bojaxhiut eshte risi, "breath of fresh air." Pavaresisht se me kollaj ka qene arritja ne majte te Everistit, heperhe, mjafton fillimi i ngjitjes. 

Problemi i Kosoves nuk eshte profesioni i tij.

Normal qe une  kapem tek profesioni, sikurse ata qe e shikojne me admirim, e shikojne pikerisht fale profesionit te tij .se cfare tjeter ka treguar per ta vleresuar/ qe eshte burre i shtruar? Ajo qe i mungon Shqiperise jane kapacitetet manaxheriale thote Avokati .Po ka menaxhuar maternitetin Halimi do thuash. Po Tirana nuk eshte maternitet them une. Jane shume gjera ne loje kur menaxhon nje metropol.Duhet integritet apo seder por Halimi eshte ushtar i mire i partise dhe nuk besoj ti kunderqendroj interesave politike dhe bizneseve te lidhura me politiken. Kryebashkiaku duhet te kete vizion.Po me thene te drejten, Luli prezantoi nje goxha program, plot vizione vezulluese me trama  e tam tame "qytetaret te paret".Cfare beri? Nje pyll te shemtuar me nje lines ne mes te Tiranes, asgje me shume.

Edhe Veliaj ushtar i partise eshte. Ka energji, fantazi, oratori, eshte fallxhor dmth , di te ndertoje raporte me shoqerine civile, me rinine.Por eshte edhe mjeshter... dhe eshte e kote ose gati e pamundur te presesh qe  ti tregojne kufirin interesave te biznesit.Keta jane bere me keq se ultraliberalet: bisnesi eshte lokomotiva e kapitalizmit thone. Dhe as mos prit te presin degen ku mbahen.

Rasti Vlores: Vlora i ka provuar nja dy a tre doktore dhe cfare bene? Per kete Lelin thone fjale te mira, i mireshkolluar, akademik i zoti , me integritet etj. E vetmja premise premtuese eshte se ky vjen nga jashte politikes.Po cfare aftesish ka ne menaxhim? Cfare vizioni ka per qytetin? Sa vullnet do kete(po te zgjidhet) te punoje per qytetin dhe jo per politiken??

 

asnjonit nuk i shko menia qe manazhimi i bashkise eshte dicka professionale, qe kerkon edhe talent, pa leji te tjerat. se kshu i perkushtum ka qen edhe pilo peristeri (pyt PF-n po s'me besove).

Mos njohja e profesionalizmit si kusht (njohja ne kuptimin e acknowledgement) per ndertimin e cdo raporti ndertues, eshte shenja nr 1 e nje popullate te pazhvillume dhe me predominance katnarie.

Ne jemi ala ne stadin kur i mire je po nuk vodhe (dhe aq shum) smiley Ose, vlersojm si tregues nr 1 sinqeritetin e robit. te duket sikur po diskutohet nese do ta pranojm per dhender at tjetrin, e jo per manaxher. 

se kshu i perkushtum ka qen edhe pilo peristeri  smiley

Doktor e keni majorin  e NYC? smiley

Kane qytetet shqiptare zyre a insitucion per "avokate te publikut" qe te fillojme krahasimet me NYC?  

Po krahasimi ketu fillon,tek  CV  e personit.I leme menjane treguesit e tjeter qe as mund te krahasohen (kultura, madhesia e popullsise, tradita, shkalla e zhvillimi etj).
 

Po pra, ndaj te pyeta ne ka institucion "Public Advocate" ne qytetet shqiptare.  Sepse de Blasio para se te behej kryebashkiak ka qene NYC Public Advocate, dhe me pare karriere ne politike ka pasur.  Faktikisht dhe meqe vijojme me krahasime molle portokalle, paskerkesh zyre "analoge" ne Tirane: ZMK-ja.  Krahasimin ketu vazhdoje vete smiley

Po Avokat Gonxhaj prandaj eshte bere xhind>ai duhej kandiduar per bashkine e Tiranes smiley

spiritus & emo, problematika urbane ne qytetet shqiptare eshte fatalisht e pakomplikuar heperhe.  Me kete dua te them, jemi ne stadin qe flasim per menaxhimin e plehrave, menaxhimin e ujrave te zezave (gjema nga Shkembi i Kavajes sot) dhe hapesirave pothuajse inekzistente publike.  Me thoni cfare pergatitje profesionale duhet per te ndalur rrumpallen dhe fillimin e cberjes se rrumpalles.  Nuk eshte se nuk do te preferoja nje Michael Sorkin per Tiranen, Vloren a Shkodren ... 

Pervec c'ka permenda me siper, me kryesorja ndoshta ajo qe permendi spiritus "... dhe eshte e kote ose gati e pamundur te presesh qe  ti tregojne kufirin interesave te biznesit."  Keto nga ana e urbanistikes.  Ato socialet, punesimi etj jane per muhabete dimri.  

"Pervec c'ka permenda me siper, me kryesorja ndoshta ajo qe permendi spiritus '... dhe eshte e kote ose gati e pamundur te presesh qe  ti tregojne kufirin interesave te biznesit.' "

Seriozisht tani. Askush nuk pret qe qysh neser Tirana te funksionoje si cdo qytet europian (ne secilin prej ketyre qyteteve po ashtu perfliten afera korruptive te pakten nje here ne disa vjet). Ne me duket e kemi harruar se cfare eshte e supozuar (mes te tjerave) te beje politika: ajo eshte e supozuar te intermedioje mes grupeve te interesit dhe qytetareve. Biznesit te ndertimit, per shembull, t'i gjendet nje gozhde tjeter ku t'i vare qillotat. Te kanalizohet paraja ne veprimtari qe u sherbejne qytetareve, ne menyre qe te dyja palet te perfitojne. Them qe per kete duhet nje lloj pergatitjeje, aftesie a cilesie, quaje si te duash.

Ne me duket e kemi harruar se cfare eshte e supozuar (mes te tjerave) te beje politika: ajo eshte e supozuar te intermedioje mes grupeve te interesit dhe qytetareve. Biznesit te ndertimit, per shembull, t'i gjendet nje gozhde tjeter ku t'i vare qillotat. Te kanalizohet paraja ne veprimtari qe u sherbejne qytetareve, ne menyre qe te dyja palet te perfitojne. 

Sic iu pergjigja dhe emos & spiritus me siper, shume qytete ne Shqiperi jane ne faza mjerane te urbanistikes.  Kjo me duket urgjente per t'u adresuar.  Pa folur pastaj per legalizime, hipotekime, e per rrjedhoje taksa e te ardhura qe riqarkullohen ne qeverite lokale etj.  Sa per marredheniet biznes - qytetare, ne kushte ideale ke te drejte.  Por eshte nje balance po ashtu e kushtezuar nga zhvillime makro dhe qeveria vendore.  Klima e biznesit eshte pak te thuash e ndjere.  Per rrjedhoje edhe presionet jane te medha.  

Thene ndryshe, kush do beje fushate me togfjalesha te ngarkuar rren si dreqi.   

Po mire, edhe ne pergjithesi e pranojme ne (se c'do bejme? smiley ). 

breath of benzine e djegur aty ku domino nafta deshe me thene ti? 

+1

phaaa sa ma shpif ky Veliaj ...

cfare lidhje ka menaxhimi i p... te grave me menaxhimin e nje metropoli nje milion banore

smiley

ja, pranej s'iket nga peshku. Ahahahahahaaaa

 

well, spiritus, ne shqiperi doktoret kan shum qejf "te fusin duart ne qeveri" smiley

 

ore ne e hengrem sa krahu nga Gurametoja i Madh.Tani te eksperimentojme me Gurameton e vogel?! smiley

 

smiley

me organe vitale te dy, jo shaka!

ore ti si i penes, a ma shpjegon, ç'ne ky veneracion kaq i madh per mjeket tek populli i lashte dhe i leshte shqiptar?  As prifti, as hoxha, as juristi, as mesuesi nuk gezon kete respekt. Shkrimtaret jo e jo smiley

popull i semure, mer. smiley

imagjino, thot "s'dua doktor e ilace". smiley

hahahah "popull i semure" ! por dhe i cmendur: s duaa, doktor e ilaceee smiley

Urime Erionit per detyren e re..Mos na hapni barkun me kete hipokrizi anakronike qe shikoni individin dhe Cv e tij.Votat ato jane dhe njerezit po te njejtet jane.Pd ne zgjedhje do jete si fushate Fanaticsash Edi Rama na ka blloku na ka blloku na ka blloku..Prisni zhbllokimin ne 2017 o vemje hermafrodite dhe perkuluni Kryetarit me te ri te Bashkise se Tirones..

Mos na hapni barkun me kete hipokrizi anakronike qe shikoni individin dhe Cv e tij.

smiley

Me vjen mire qe perkuljen e ke filluar shtrire dhe plot gazra te hareshem me sinjifikance sarkarstike..Qesh se nuk qaj dot thua ti..Cv e Halimit te le mbresa te jashtezakonshme se ti mkupton mue ngaqe jam dhe Doktor.Zhbllokohu dhe ti bashke me Lulin e Bllokuar tek stacioni trenit ku i dihet me kete rast po ngjizni ndonje xhevair nga duart e ustait te kesaj pune.

Sa bukur flisni ju artistet.

Nuk ka balotazh ne zgjedhje cuna.

Thjesht fiton kandidati qe merr me shume vota,qofte edhe 1 vote me shume.

Mos flisni kot kur nuk dini mekanizmin e zgjedhjeve.

Une mendoj qe qytetet kryesore do te ndahen 3-3.

PD fiton ne Durres,Elbasan dhe Shkoder

PS fiton ne Tirane,Korce dhe Vlore.

mire mer mire, por ti quan Elbasanin qytet kryesor? smiley 

i vetmi qytet qe hapi vende pune keto dy vjet Bame smiley pike nevralgjike e rilindjes kokainmbetare

Po Altini a mendon qe Vilajeti eshte kandidati i duhur per Tironen.....te jete i zone tu kerku rob me i fut mik Vilajetit?????

Peshku ben mire te perforcohet si gjiri i Amerikes. Se shpejti besoj se do godase huragani Goxhaj!!!

Ta therrasim dhe Meksin ?

Cilin? Sipas Gonit, 2 rreshta me lart, njerin e gjen ne Elbasan. smiley

Gjithsesi, kur te vine te gjithe te mirat bashke, hapu deren.  

     Eshte heret te them kush fiton kur asnje kandidat nuk eshte shprehur.Te kemi parasysh qe votuesit jane te revoltuar prej nje gjendjeje polivalente politike, me dukuri varferine ne ekstrem.Asnje force politike nuk ka obsion zhvillimor.Mbeten ne suazen e taksave me variantet ulje ,  gje qe i ka dhen votuesit  faktin e kundert, ngritjen.

    Pika e dobet e kandidateve eshte mungesa e statures seicilit qe do te mund te vinte nga nje gare  brenda ngjyres tyre politike.Keta jane te gjithe produkte ...te  sulltanit Sali dhe sulltanit Rama.Keta nuk guxojne te jene as sadrazeme...Jane vetem marioneta qe si lapangjoze, te terheqjes prej karriges, braktisin edhe profesionet me lehtesine me te madhe.

   Me kete sistem te zgjedhurish , per qeverisesa vendore ajo qe na bind eshte servilizmi, mungesa e dinjitetit, personalitetit, mungese  ne pakufi i te perzgjedhurve prej sulltaneve ...! 

   Personalitet intelektualesh shof vetem tek Gjergji Bojaxhi dhe ai Tafaj , qe  ky vec nje guximi koti fare asgje nuk ka  brenda kokes.Guxim pati dhe Sazani por statura e tij eshte si per te zevendesuar nje karagjoz per lezet  fushate.

 Kurse PD doli ne gare ne Durres, si per tu thene votuesve , " gjynah te mos ja jepni kesa bukuroshes" ! Gje qe tregon se kjo force politike nuk ka  idene e problematikave qe Durresi , Porta jone Evropiane vuan per te qene vertet e tille ..... Ca alternative qenka kjo, apo perballe nje as i pashem e as gogol, po u ofrojme nje ...qe sa ta shifni, ju burrat durrsake ....tu ngrihet menjehere .....adrenalina ! 

Karagjozlleqe derdimenesh qe fati i zi i ketij populli,  u ra ne pjese ta ndyjne ...

 

i sakte i nderuar

A eshte bere ndonje studim per Tiranen? Cer ka ngel per tju vjedh e rrjep them.

Besoj kete mandat thahet e "mbillet" liqeni.

Bamiri akoma nuk ka vendos cer do beje me Tiranen. Do vendos neser ka thene.

 

Besoj e merr Veliaj nenkryetar se e njef mire venin.smiley

Kshu ta shtroj sofren plot une, mish e peshk, zgare e tave, po prap, atyre qofteve autentike me kryp e paprika sjua gjej dot dermanin. Ky po e ha darken sot Bomi? 

po pas fergeses e gotes se rakise do flase

Ja falen Tiranen PD-hit 

Uragani Altin do jete kthyer ne puhize a fllad. Depresioni ne kampin Blu ka cuar ne Kapitullim.

Bobooo! E plasi Nard Noka..

" Kam bashkepunu ngushtesisht me Halim Kosoven ...kur isha minister( perjudha me e ndritur e mjeksise) por them se nuk besoj te sjelli ndonje risi .....! " 

Ja te kesh aleat e mik te ngushte ne koalicion Nardin, perse te dihet ti besh temen ...nje armiku ...? 

Vetem se do sjelli pervojen e bashkepunimit me Nard Noken ...duhet xgjedhur

me shume platforme politike perben gjergji se sa te dy keta te marre se bashku, dhe kjo eshte per te ardh keq, kur konsideron qe keta perbejne gjithe perfaqsine politike te shqipove.

Cicciobello eunuk vs delfini demagog, them se pak me i favorizuar demagogu per shkak te pushtetit qendror qe ka ne krah, perndryshe publiku shqiptar mjaft konservator nuk e preferon shume per shkak te nje imazhi prej cuni mamake qe i eshte mveshur nder vite.

ajo cka do rezultoje kjo zgjidhje eshte ajo cka rezultoi per tiranen basha, te cilit cuditerisht i ngjan jashtezakonisht per nga profili. 

tiranen ka 20 vite qe e drejton kapitali, e jo tiransit, eshte e kote te kerkohen qiqra ne hell. zgjedhjet per tiranen jane tek e fundit zgjedhjet e borgjezise se re, se ata kerkojne vetem parqe e peme e vend me parku tromobilin.

Mas 90 tiranen e ka qeveise vetem Edi Rama,te tjetet kane fend. Dhe keta ae do vijne kushdo qe vjen,prap vetem do fendin. pike.

Te tjeret e kan fend me kioska dhe ndertime pa leje te cilat prisheshin pa ndonje pengese te madhe sic ndodhi me ramen.
Ndersa rama e ka dhjere duke dhene leje per pallate mes dy pallateve ekzistuese, trotuar, hapesira publike etj. Dhe kto pallate te cilat te fusin ne depresion kur i shikon nuk ke cfare tu besh ndryshe nga kioskat apo vilat e lanes dhe parkut rinia.

Teksa miku i madh i shqiptareve po shkon mesa duket drejt berjes perseri histori,duke vene ne krye nje femer,Tirana mund te kishte qene nje dallendyshe e vogel e ta kishte bere ajo e para nje gje te tille.Per mua Mimi do te kishte qene nje kandidature e shkelqyer,ose qofte edhe ajo zonja tjeter qe u permend si kandidate.Shqiperise i duhen me shume se Amerikes femrat ne politike e administrim.Megjithese kur kujton Jozin,te ulet menjehere entuziazmi te cilin mund te ta kete ngritur Grida

Nuk e kuptoj se cer fushate mund te bej Kosova, ose cilido qe mund te ish ne vend te tij ne fakt. Cer do thote? Ketij qyteti i mungojne nje, dy, tre gjera... dhe per kete do ti dale ne krahe per ta mbeshtetur ky aktuali qe nuk arriti ti realizonte ato?

Ma kishin thene por nuk e kisha besuar : "rasti Veliaj" sherben prej vitesh si nje leter lakmuese (në të dy senset e fjales) për nje pjese te mire te peshqve qe shkruajne me flamur të huaj ketu sepse, duke qene bashkmoshatare të tij, sa here atij i del emri, me siguri psheretijne prapa compjuterit duke imagjinuar veten e tyre në vend të tij.

Dhe mallkojne e mallkojne smiley

Uau, te jete xhelozia ceshtje grupmoshe thua? Brezi yt, per shembull, cilin mallkon? smiley 

Do mallkonin Majkon, por PËR FAT, ja kendoi vete kengen Rama atij (e s'ka nevoje t'ja kendojne peshqit) 

Dhe kete: po, në kete rast xhelozia eshte ceshtje grupmoshe, sepse ajo e Veliajt (lindur në 1980), eshte gjenerata e pare qe mundi të arsimohej TERESISHT jasht Shqiperie.

Nuk e kuptova kete. Po ne pergjithesi pastaj, te qenit politikan ne Shqiperi eshte nje pune fort e nderlikuar. T'u qash hallin, them une, jo t'i kesh zili smiley .

E kisha fjalen qe, gjenerata e Veliajt, në ndryshim nga ajo e Majkos, e kishte mundesine të arsimohej "me themel" jashte shtetit, dhe krahasimi me të, për disa peshq, eshte ndofta me i kollajshem.

Sigurisht qe personalisht jap dakort me ty për punen e qarjes se hallit, por mos harro se doza e cinizmit tek peshku, në pergjithesi, eshte nga me të lartat në blogosferen shqiptare, mendoj une. E meqe gjithmone sipas meje cinizmi e zilia jane kusherira të para... . Ose thene shkurt: kur une kam hyre në peshk (pra jo me shume se para 4 -5 vitesh), jam habitur nga dhuna e mesazheve ndaj Veliajt! E kujtoj si sot se ka qene nje nga të paktat gjera qe me ka pas bere jashte mase pershtypje (edhe pse, për Veliajn, nuk kisha as me të voglin opinion, sepse nuk e njihja).

As une s'e kam shume qejf me thene te verteten. Hyj tek grupi i atyre qe, sic thoshte Meroja, e shohin Veline si kallp ne deshiren per t'u pelqyer e per te qene mik i te gjitheve. Por, nese paskesh punuar kaq mire sa c'thote (po Meroja), bravo i qofte!

E ke paragjykuar. Tani qe mesove disa gjera nga Mero (siç mesova dhe une) do ndryshosh mendim smiley

Stalker, shyqyr qe s'e ke kaq te kalbur dhe sensin e kino-kritikes smiley 

Ose nqs e ke zeriozisht, detajoje pak (sa per muhabet) ceshtjen, p.sh. cfare eshte per t'i patur zili Veliajt (apo ndac dhe 90% te politikaneve te tjere ne Shqiperi)?

Tundimi duhet të kete qene i madh për të mu pergjigjur, por ja qe me qenke pergjigjur smiley

All about 'tundimi' - tha

Kosova per mu, duhet te jap dorheqjen si kandidat ! Me mire te kontribuoj ne mejkesi, ne qoftese i ka ngel pak ndonje mendje me bo ndryshim !

Nuk e di po nga angazhimi i doktoreve ne punet publike, shqiptaret nuk kane ndonje eksperience te mire . Ndersa nga dy te tjeret do te preferoja Bojaxhiun ! 

Ndersa nga dy te tjeret do te preferoja Bojaxhiun !

Me siguri per shkak te eksperiences shume te mire te piktorit. (bojaxhi...piktor... get it?)

Skuptova gjo, por ska rendesi, ajo qe une desha te theksoja eshte Bojaxhiut i mungon kollarja dhe kjo eshte nje shenje  mire !

 

Boje... furca... lyerje... . Dakort lere fare.

Nuk di ku ta mbështes më parë Erionin, në vetullën fiskajë, në gropëzën pasionante të mjekrës, në llërët e përveshura apo në sasinë optimale të leshit të parakrahëve. Fytyra e ëmbël prej bebushi e Gjergjit më tërheq edhe ajo dhe më shkrepet të ndërroj njësinë bashkiake e t'ia jap votën aty ku ka më shumë nevojë. Veçse doktor Halimi është më shpatullgjeri dhe në fund të fundit nuk ka rëndësi kë mbështes unë, po kush më mbështet mua më mirë.

po kush më mbështet mua më mirë

Kjo mund te keqkuptohet... smiley

Po cfare keqkuptimi ka ketu mi Gjembo? Le ti provoje te tre dhe pastaj te vendose se kush ja mbeshtet me mire planin per menaxhimin e Tiranes. 

Varet edhe si e do mbeshtetjen.Per force duhet te jete me i pershtatshem Gjergji,se u eshte ngjitur edhe Himalajave,ndersa per teknike mund te jete Halimi si me me shume pervoje.Megjithese edhe keta te rinjte si Erioni nuk mbeten pas,se c'lexojne ca libra ekzotike se si te mbeshtesesh.

Ha, ca humori, si kuazi berberi edhe ti, s'i rreziston dot tundimit per ta bere pak film pornografik ceshtjen lol

Pare keshtu se shqip-largu, me beri te qesh kjo mardhenia akoma e cuditshme (per Evropen e shek 21 ku ne jemi medemek) qe ne shqipot kemi me seksin ne pergjithesi dhe me seksin femer ne vecanti, ne meshkujt. Nuk guxon te beje nje shaka me konotacion seksual nje femer p.sh se pastaj e di vete ajo, ose sic e mendojme ne (ose i themi sho-shoqit) asaj "i hengri vete perderisa e kruajti". Kete nuk e kisha kritike de, qe mos keqkutohemi, thjesht obzervim krejt rastesor, si nje mendim qe te 'shpeton' me ze te larte.

Ta paca hua vleresimin per humorin,dhe pergezime per seksfemerndjeshmerine ,po ku e pe filmpornografirine,le me pastaj kete vetekruajtshmerine (no rhymes intended).Si duket konotacionet seksuale dhe ideja e shqipmacove te bashkeshoqerojne kudo dhe kurdo.Ky ishte nje mendim me ze te ulet,mos e merr per ters

Elementet pornografike i pashe tek detajet qe jepje (me humor kuptohet, me te qeshur me te ngjeshur, tha, meqe jemi tek tema e te ngjeshurit) te cilat nuk ishin te se njejtes linje te seks-humorit te cilit ti i replikoje; tjetra po komentonte fizionomine, besoj humor-perciptazi, dmth s'e njoh qe ta di sa vjec e ca pamje po s'besoj se vertet do enderronte mbeshtetjen e Halimit lol. Kurse ti fillove t'i masesh nga fiziologjia (ky ka bere alpinizem, kshu qe ben dhe me shume pompa), ky tjetri mbase sjell pizza si delivery, etj smiley

Nejse mo, sinqerisht qe s'e kisha hic me te keq, po e kuptoj ama qe me mire mos ta kisha komentuar se ato lloj komentesh jane pothuajse te sigurat qe ose do keqkptohet ose do keqreplikohen (meqe do perceptohen si nje fare ofeze, me gjase). 

Te tjerat qe thua s'isha i sigurt se cfare deshe te thuash, po nqs e kishe fjalen se mund te kem ndonje kompleks a dicka e tille, s'e perjashtoj hic mundesine, ndac si njeri/mashkull ndac si shqiptar.

Nuk jemi te ngjeshja si e futur,por te mbeshtetja si perkrahje.Nuk lashe te kuptohej ndonje kompleks yti,por te prirja per ti fryre kosit kur tambli as nuk eshte vene ne zjarr te valoje.Une vertet te respektoj qe ndonese i djathte (besoj) ne Amerike,ke nje theksim ndjeshmerie per te dobtit, si myslimanet ne gjeresi e palestinezet ne ngushtesi,ose per femrat,qe edhe shqipomajtistet europiane te Peshkut si Arti dhe Stalkeri do t'i kishin zili (vijon)

Po kripa me karar,sidomos kur nuk je ne Durres dhe kushton transporti.Ska nevoje te jesh me katolik se Papa Gjon Pali,se mbase te jesh edhe me shume se ky i riu nuk eshte keq.Krijove pershtypjen sikur une i shkrova ndonje mesazh personal Kuaziberberit e ndonja dy peshkmacove te tjere e u kerkova t'ia fusim se replikuares,se "vet e krujti",u bo ajo flokgjata e menjeshkurtra me bo humor te percipt me konotacion seksual.Tani qe nderhyrja jote eshte e panevojshme,mbase e kupton pak u shume po ta kthesh muhabetin kokeposhte e te themi qe do te ishte sikur ndonje nga mesazhet me konotacion seksual tuat ka marre ndonje pergjigje ne te njejten linje nga ndoca peshkfemra dhe ndonje peshkfemer tjeter te hidhet e te thote:"Turp,mezi pritet ndonje nga ato aludimet seksuale te Xhibit e doni me ta fut".Se ne kete rendjen drejt berjes burra,kane fillu edhe femrat me ta fut Xhibo,edhe pa pasur komplekse.

NUk duhet harru  prejardhja sorrosiste e velise qe e favorizo jo paksmiley

O Alban, e di si eshte kjo puna e Sorosit? Eshte si puna e debatit qe eshte hedh prej 3 ditesh në France nga PSja qe eshte në pushtet: le ta bejme votimin të detyrueshem (siç e ka Belgjika ose Greqia). Sigurisht qe në princip, POR NË PRINCIP AMÀ, duhet qene kunder (suprimim i lirive individuale etj etj). Por kur e mendon mire, në thelb, ky muhabet eshte si puna e martesave brenda të njejtes gjini: qe nga momenti qe je kunder marteses (në pergjithesi) sigurisht qe duhet me qene edhe kunder tyre!  Njesoj dhe puna e votes se detyruar: qe nga momenti qe je kunder votimit (si procedure me demek demokratike), sigurisht qe duhet me qene edhe kunder votes se detyruar.                                                                                                                Por ja qe, as martesen, as votimin, as une as ti nuk i suprimojme dot, keshtu qe 'by default', duhet me qene pro edhe asaj midis të njejtes gjini, edhe votes se detyruar. Biles eshte interesante të konstatosh se eshte PS-ja franceze qe ka ndermarre iniciativa të tilla, nderkohe qe e djathta në opozite, î ka kundershtuar ligjet në fjale.

Konkluzion: e njejta gje ndofta duhet thene për Soros-in: ndofta duhet pranuar si e keqja me e vogel fakti qe fondacione të tilla financojne kryesisht forca politike të majta. Do thuash ti: po ç'e majte eshte PSja shqiptare! Hic mos u bej merak: edhe ate franceze, në planin ekonomik, asnje presje nuk e dallon nga e djathta. Keshtu qe, ndofta s'duhet vrare shume mendja e duhet patur parasysh se, thjesht behet fjale për ceshtje societale, për të cilat, të pakten e majta eshte disi me progresiste. 

Per Sorosin duhet te na ndricoje Uragani Altin. Ka bo shume premtime me ja cjerr masken Miliarderit Qifut...pa llogaritur ore te tera kerkimore.

jam dakort me ty qe ps eshte e keqja me e vogel, relativisht, por mendoj se jo per shkak te kesaj duhet te mungoje kritika e te hiqet dore nga diskursi politik. Sikur shqiptaret te kalonin ke faza e te qenit cinike (gjysma e te keqes), por as atje nuk kane kalu.

persa i perket sorosizmit, e ka paksa me te futur. zajmi e ka shpjeguar me mire se kushdo cfare perfaqson;

Ekuacioni është pak a shumë i qartë, Edi Rama, së bashku me aleatët e vet me ndihmën e të cilëve ia mbërriti të rritej fillimisht në PS e më pas në zonat e ndryshme të Shqipërisë (domosdoshmërisht duke shfrytëzuar sistemin ekzistent të bastioneve dhe të klientelave), së bashku me një grup profesionistësh të rinj kryesisht të shkolluar jashtë, së bashku me rrjetin e mediave e shoqërisë civile që e ka mbështetur, si dhe me përkrahjen e një pjese të rëndësishme të aktorëve ndërkombëtarë, po përpiqet ta përfundojë projektin e tranzicionit në Shqipëri. Meqenëse tranzicioni ekonomik ka përfunduar me kohë, Edi Ramës i bie detyra që të përfundojë tranzicionin social dhe kulturor, që Shqipëria përfundimisht të bëhet një shtet ku vlerat e thurura rreth apo për tregun të zënë vendin e parë, atë të hegjemonisë, karshi të tjerave – dhe sidomos që kjo të duket përgjithnjë e natyrshme, e padiskutueshme, e pakritikueshme, e pandryshueshme dhe e paevitueshme. Ky është qëllimi final i projektit neoliberal, edhe pse sigurisht që kjo betejë ende nuk është fituar tërësisht prej tyre, as në vendet perëndimore.

Ps. ca me bezdis te erion velia, ne vecanti, qe perfaqson politikanin tipik qe jep iluzionin sikur ky sistem pra fuksionon, mjafton te kesh zell etc etc Perndryshe shkathtesia nuk i mungo ne zanatin e vet, mgjths ne partine qe krijoi nuk doli aq mire, ju desh rames ta ripeshkonte.

 

ca me bezdis te erion velia, ne vecanti, qe perfaqson politikanin tipik qe jep iluzionin sikur ky sistem pra fuksionon, mjafton te kesh zell etc etc

Ti mendon se kryetari VV i Bashkise se Prishtines nuk 'tregon zell' në punen e tij? smiley

 

ps: qe nga momenti qe futesh në sistem....  harroje !

 

nuk ia paskam vene veshin. ti e ke vene re mire me te drejte -  i forte paragrafi

dhe sidomos që kjo të duket përgjithnjë e natyrshme, e padiskutueshme, e pakritikueshme, e pandryshueshme dhe e paevitueshme

kjo sidomos eshte e vertete. Sesi futemi ne sistem dhe harrojme qe jemi brenda tij sa na duket normale te jete e vetmja menyre e qenies se shoqerise ekonomikisht & politikisht te organizuar. Njelloj si dikur njeriu kur mendonte se eshte dielli ai qe i vjen rrotull tokes.

ps. Erion Veliaj

Mendoj se elektorati ka ketu nje shans te ndeshkoje dy partite e medha. Ata qe do votojne Gjergj Bojaxhiun do kene pastaj detyrimin ta mbeshtesin gjate mandatit. 

 

Pse e ve ne dyshim? smiley

shpenzimet e larta per te cilat Veliaj tha se ishin nga kursimet e nenes se tij.

S'me doli nje mama a baba mua me kursime te tilla qe te mos laj me pjata smiley

hahahahahahah, osht bo bajate kjo puna e dasmes Gjembo. Te besh dasem ne Gjirokaster, aty ka ha pula gure, aty ku helmatisen 20 vete me nje konserve peshku, apo qe udhetojne 15 veta brenda ne nje taksi, eshte kulmi i nikoqirllekut. 

Gjynah tere ata te ftuar qe qenkan mjaftuar me 1/20 e nje konserve peshku. Shpresoj mos te kene qene bajate te pakten.

Brado, dje thoshe qe po u shpall Erioni, e keni te morrme. Pastaj shkove tek vota e bardhe. Dorezim, delusion apo Paloken se besoni mo. Paloka tha qe uron te dali Vilajeti kundershtar se e keni Tironen e morme. Festoni fitoren pra mo...apo as juve sju festohet....

Te festojme ? per cfare te festojme mer Lebetit ? qe do bohet Halimi Kryetar Bashkie ? smiley  Me fal per shprehjen por kujt po i rruhet mor vlla , aq sa te rruhet ty po fitoi Erioni smiley Po qe te morme te morme e ka.

 Do e mori edhe pa voten tate te Bardhe...... Halimi???? Po kush do e votoje socialistat? Ja fut kot...tani qe e menoj holl e holl....votat e Socialistave ka per ti mbledh Bojaxhiu...se ju ene Malltezin me vua ai, ju prap e votoni, e me i numer te ngjashem hupni....

Po nuk merrna me Halimna ne o  i Lebetit , ne dum Cunin e Sheqeres qe ta plas HEC -in ballit smiley , ore se ska rone muhabeti , djale flori ai Gjiknuri mor mik , hallall .

EH ai eshte nis per rruge ma te iluminushme...nuk bo te dyt ma nona.....Po ene po e boni, duhet ene i Xhelil a Ramiz me e fut ne shina....Gjknuri...Ahmetaj...Haxhinasto.....nuk ndryshohen gjonat per i her. Kot u sekelldisshe ti ateher eper zgjedhjet. e shef...me te djathe u bot.

Po thashe mo kushedi , socialista hesapi , po jo re kto ishin mo dorxhiar , kapitalista te mirfillte.

Faji jot...nuk e besove me pare kur ju tha as majtas e as djathtas.

Eri nuk o cuni i keq por nuk osht per ate pune, duhet pak zhdervjellsi, dhe inisiativ, dhe Eri nuk besoj se e ka Nuk e di pse,  po intuita ime eshte per Bojaxhi, eshte pak me  shume se nje provincial,  dhe me nje mentalitet tironsi, i vertete  i kulturum i edukum qe spa meret me llafe ! smiley 

Robt shkrujn ne internet qe eshte pEdeRamst. ca s'shkrujne.

Mero Baze smiley

Voto ime do shkoje per Gjergjin. 

Do te udhetosh ne atdhe per nje vote ? smiley

Ne shtatorin e larget te vitit 2014:

Sokol Balla: Megjithatë ka ministra të përfolur, që mund të lënë kabinetin për arsye të tjera. Përflitet që dy ministra të kabinetit mund të kandidojnë për bashkitë e rëndësishme të Tiranës, e Durrësit…ka dicka të vërtetë? Zoti Veliaj dhe Zoti Koka?

Edi Rama: Nuk ka asgjë të vërtetë në këtë absolutisht, dhe mund t’ju siguroj se Erion Veliaj do të jetë minisitër i Mirëqenies Sociale dhe i Rinisë deri në fund të mandatit. Gëzon një mbështetje të plotë, por edhe po bën edhe një punë shumë të mirë, madje përtej të gjitha pritshmërive. E ka kthyer ministrinë në një ministri të dorës së parë, ndryshe nga më parë kur shikohej si një ministri që i lihej në dorë ndonjë aleati të vogël. Mund t’u them se Erion Veliaj do të jetë ministër deri në fund të mandatit.

Po mire ca tha si perfundim kush do e fitoje Bojaxhiu apo Kosova?  smiley

Kosova padyshim!

 

Ose Bojaxhiu.

Ky ish-Edramisti besoj se e ka permbledhur mire arsyen pse sot Vilajeti eshte kandidat per Tiranen:

Erion Veliaj nuk është domosdoshmërisht kandidatura më e mirë e Partisë Socialiste për Tiranën, por është personi që i jep më shumë siguri kryeministrit, i cili kërkon që nëpërmjet tij të këtë sërish kontroll mbi bashkinë më të madhe në vend, bashki që e qeverisi për 12 vite.

Nji menyre e terhollte per te thene qe laj thaj vish kaq esht rrethi i mrenshem.

Hmm...kam dyshime te forta per kete! Une mendoj se Rama priste qe PD-ja te kandidonte nje femer ne TR, ne menyre qe edhe ai ti kundervinte nje prej grave te PS-se (kategori te cilen e dominon me shume lehtesi!). Prandaj ndoshta edhe e shpalli, me gjysme zeri dhe me pak nervozizem, kandidaturen e Velise vetem pasi u morr vesh se Pd-ja kishte zyrtarizuar Halimin. 

Velia nuk eshte kandidati ideal per Ramen. Politikisht beteja per Tiranen kete here eshte e lehte per PS-ne. Basha ka bere ZERO pune, PD-ja eshte corap, financat i ka ne dore e majta edhe shtetin gjithashtu, ne zgjedhje shkon bashke me LSI-ne dhe se bashku nuk kane qene kurre pakice, vete Rama ka qene kryetar i Tiranes dhe e njeh mire terrenin zgjedhor, etj., etj.

Me pak fjale pra nuk ka nevoje per kandidat te forte. 

Nderkaq Velia, ne gjithe arealin e majte, eshte i vetmi qe ka ambicie dhe shanse te rivalizoje neser pasneser me Ramen. Garda e vjeter eshte e konsumuar, nder te rinjte eshte i vetmi qe ka nje histori dhe pozite te krijuar ne menyre autonome nga Rama (Mjafti, G99a, etj.)

Me te gjitha keto 'cilesi', nese Rames do ti shkase kemba diku gjate rruges (dhe kurthe rruga ka plot!) Velia eshte rreziku me i madh qe i kanoset majtas, per 'shkurtimin' e parakohshem te epokes Rama!

Nji lajm i mir nji lajm i keq per Komentusin.

Lajm i keq Pd nuk vuni Griden smiley

Lajm i mir Ps vuni Gridin smiley

PS (Rama) do bente gabim fatal me Veliajn, sepse votat nuk i mori per risi, po per urrejtjen qe ishte krijuar per Berishen. Kandidature e Veliajt do ishte si referendumi i 94 per Ramen. Ndoshta do edhe me e heq qafe Veliajn, se nuk po i behet shume vone per Tiranen. Sic edhe eshte thene, ca i ka ngel tirones pa rrjep qe do i jepet zgjidhje frymezuese. 

Ti e ke drejt në princip, por gabim në praktike. Në princip e ke drejt, sepse nisesh nga përvoja e vendeve me 'demokraci të konsoliduar' në të cilat, zgjedhjet (vendore, etj etj) pergjate nje legjislature i fiton opozita (mileti shpreh pakenaqesine ndaj partise qe qeveris nepermjet votes - në France ky eshte rregull absolut). Por jemi në Shqiperi, vend ku nervi i opozitarizmit ka qene ku e ku me i larte në 94 (meqe me të drejte permende votimin për Kushtetuten) sesa në 2015.

Pra Rama i ka bere SHUME SHUME mirë llogarite, shta ketu qe votat e të djathtes do ndahen në dysh. Të gjithe sondazhet e brendshme jo vetem qe e nxjerrin Veliajn fitues me diferencë të madhe, POR nje pjese e tyre e nxjerin Halimin 61 vjeqar të tretin në liste 

 

Rama llogarite i ka shtrember edhe drejte njekohesisht. Elektorati shqiptar ka dy vecanti: eshte populist/idealist, si dhe voton sipas mendesise te kryefamiljarit ne vija te trasha.  Idealizem-populizmi ka dominance po te merret parasysh struktura e moshes. Ndersa mbeshtetja e gabuar e koalicionit te Topit me Ramen per te prodhuar veliajt eshte mungese inteligjence, por me shume nga ana e Topit. Edhe kete vojerizmin e cunave te Tirones, ma kane nxjerre per hundesh me kete rast te turpshem. Po normal qe kane bere llogari shume te shemtuara qe do i bine kokes me grushta. Topi duhet te kishte mbeshtet Bojaxhi, PS duhet ti ishte afruar kesaj kandidature, mbeshtet financiarisht edhe - politikisht dihet qe Bojaxhi do ishte aprovuar nga nderkombetaret nese do kishte mbeshtetjen e vendasve. 

Veliaj sinqerisht eshte cope- cope. Per pozicion me llafizma eshte adapt. Per pune konkrete qe kerkojne shume zgjuarsi, eksperience me duar perveshur, edhe maturi, nuk i ka. 

Ketu dalim me Kosova. Kosova i ka keto. Tani ju talleni per punen e Kosoves dhe menaxhimin qe i ben gjerave personale. Po rreth asaj vertitet bota dreqi e mori. Kosova psh eshte ku e ku me i shtruar dhe i mire se Glozheni psh. smiley 

Nese do isha ne Shqiperi, padiskutim vota ime do ishte per Kosoven ose Bojaxhi. As edhe nje here per Veliajn. Eshte shume i papergjegjshem, dhe me eshte dhene mundesia ti kem eksperienca me te tre ne kapacitete te ndryshme. Rama ka bere gabim me Veliajn. Me vjen keq ta them.

Nje lloj zgjidhje do ishte per Topin ta prishte koalicionin dhe te mbeshteste Bojaxhin. Nese nuk e ben, me mire ta mbylli partine fare. 

poplli tiranes ka per ti votu sipas programit

mbase....

 

Ne fjalet e arkitektit me fame boterore nga babrruja deri ne kombinat qe ka qene pjese integrale e zhvillimit kaotik te Tiranes ne dekaden e pare te mileniumit te ri Artan Shkreli "Tirana nuk vuan se eshte hedhur shume beton, por vuan se eshte keq-betonuar" (thene tek emisioni 100 min i blendit). 

Ne keto kushte, kandidatet duhet te na shpalosin nje vizion se si do bejne ndonje korrigjim te vogel te keq betonimit, ne cilin drejtim do cfryhet Tirana, ndonje orientim se cilat do jene fushat e zhvillimit ne te ardhmen e afert qe robnija te keni mundesine te ndertojne ndonje biznes te vogel, dhe si mund ta reduktojme pluhurin kancerogjen qe hame cdo dite. 

Dhe ketu vijme se planin e kujt jemi me te orientuar per te besuar!!!

Une personalisht do i besoja Halim Kosoves pasi integriteti i tij eshte i pacenueshem. Ka nje eksperience menaxhimi te jashtezakonshem me maternitetin dhe sot eshte momenti me i mire per te pare kontrastin, nuk ka shume fjale por ka shume pune, nuk ka nje bagazh politik qe do e bente ushtar partie, por vjen ne politike me nje vlere te shtuar.

Nderkohe qe perballe ka nje kandidat si Veliaj, per te cilin pamvarsisht rezervave qe kam per te e fus tek politikanet qe i duhen shqiperise te pakten ne aparence. Politikan me nje paraqitje klasike, edukim te mire, orator, i qete (por jo substance).

Dhe per ta mbyllur, une e di shume mire qe shqiptaret kane sindromen e stokholmit, ndaj jam i prirur te mendoj qe numrat jane shume kokefort ne favor te Veliajt, por shpresoj me gjithe qenien time qe te pakten njeher qytetaret e tiranes te bejne zgjedhjen e duhur per qytetin duke zgjedhur Dr. Kosoven.

 

Une personalisht do i besoja Halim Kosoves pasi integriteti i tij eshte i pacenueshem. Ka nje eksperience menaxhimi te jashtezakonshem me maternitetin ...

Aman mos u tallni duke i permend si eksperience te jashtzakonshme menaxhimin e nje materniteti, se eshte gjynah dhe per ate edhe nuk eshte se i beni nder !

 

Me keto kanditime vetem dicka duket shume e qarte se Rames po i hiken (apo i ka hik ...!!!) tabani nga kembet ...dale nga dale apo shpejt kete do ta shohim.

Pse?

Pjeter, meqenese jeton ne kete shqiperi qe tmerri me i madh i njerezve eshte spitali dhe Dr. Kosova pikerisht ka krijuar nje sistem menaxhimi dhe e ka menaxhuar mire dhe nga i cili njerezit kane dale te kenaqur, besoj se do te thote shume....pastaj krahasimin sma mer mendja qe po e bejme me Bloomberg, po e bejme brenda nje vendi qe para 25 vitesh ishte ne nivelet e menaxhimit te vendeve me te varfra afrikane...apo kemi rilindur e se kemi mar vesh???

Une gjithe kreditet e mundshme ja jap dr Kosoves per inegritetin e figure se tij,pa per eksperience,menxhimi i Tiranes jo vetem qe eshte dicka krejt tjeter,por ne radhe te pare nje pergjegjsi qe ka dhe tmerrin brenda,mes interesash banandash politiko-financiare dhe predispozites per t'i sherby qytetit me ndershmerine qe ka karakterizu, veshtire se del gjalle.

@rrapi,

Rama nuk e ka lan veten asihere ne meshire te fatit,kur ka ardh puna per gara elektorale. Eshte i pari qe ka fut konceptin e sondazheve paraprake me kuptu se ku eshte dhe e msune dhe keta te tjeret mrapa. Fakti qe zgjedh nje kandidature qe s'optimizon votat duke mos marr ne konsiderate humbjen e nje pjese prej tyre,do te thote se sondazhet i japin diference te thelle me kundershtarin dhe ai ja lejon vetes kete lloj "shpengimi elektoral" ne sherbim te optimizimit kesaj radhe,te interesit te tij personal,duke pas ne ate vend aq te rendesishem njeriun qe i duhet.

Je sakt nga fillimi në fund : e vetmja here qe Rama ka gabu elektoralisht ka qene kur ka rikandidu vete në 2011 për Bashkine e Tiranes. POR asokohe, problemi ishte se në PS, askush nuk e merrte persiper të kandidonte në Tirane, 4 muaj pas 21 janarit smiley

at'here kur thu ti,nuk gaboi por u vetsakrifiku ne nje fare menyre,"vetsakrifiku" asht flale e madhe per nje tip si rama,se edhe at'here llogaritte i dolen,por shteti hoqi dore nga skrupujt e nje shteti demokratik duke shpik armet e qellimit me justifiku mjetin.

Kalamoni do manaxhoje qytetin? Pse u shua Tirana kshu?

@pjeter, 

Kur thashe qe i ka hik tabani poshte kembeve e kisha fjalen per kanditatin per Tiranen. Nje vertetim i tezes se ata qe e bene nuk kane me shume besim tek ai, Jo trastesisht dhe tezat nacionaliste te koheve te fundit. Mjere ai popull !

 

Forca Eri ...thone qe Eri eshte njeri shume punetor smiley

Punetor eshte ai, po ceshtja eshte per ke punon!

Argendis, te falenderoj qe ma mbajte ison, gje qe nuk e beri asnje vajze/grua, as gjembi qe mori mundimin te komentoje. Me sa duket gjinia femer e peshkut eshte ku e ku me e thelle, me thelbkerkuese dhe me e vetpermbajtur, dhe me taktin karakteristik te vetin i jep nje mesim fisnikerie internetit me heshtjen e saj. Sic ka thene edhe Volteri, eshte femra ajo qe ruan dhe percon traditen, nuk eshte ajo zemra e semiotikes, por e simbolikes dhe sublimimit te vertete. Prandaj me vjen pak habi qe ti u more me gjera me me peshe si karakteri, pervoja dhe leximet (uroj qe Veliaj si I krishtere i mire dhe Blushi si ateist perparimtar te shkembejne libra qe e shohin nga kendveshtrime te ndryshme fetare kete ceshtje te rendesishme), duke folur ne vend te gjinise femer dhe duke dhene shembullin se edhe meshkujt mund te shkojne me thelle.

Xhibi, te falenderoj per mbeshtetjen. As une nuk e di gjeresine e shpatullave te tua, por kur vjen puna tek mbeshtetja virtuale jane te tjera parametra ato qe kane rendesi. Ne internet 50vjecaret mbeshtesin 30vjecaret, 40vjecaret 60vjecaret, 30vjecaret 10vjecaret e me radhe, pa dallim forme dhe numri qelizash. Ne internet ka rendesi vetem ne je engjell(ushe) apo derr(e).

Ajo qe me mbetet te shtoj per temen eshte deshira per te pare nje here Limin/Halin me pantallona te shkurtra.

smiley

Kam nje fotografi te Halimit ne plazh. Me thuaj ku te ta dergoj.

Me nder qofsh Tropizma,dhe me vjen mire qe pata mundesi te te mbeshtes (perkrah) duke te mbajtur ison.Ndonese meshkujt e kane treguar edhe ne raste te tjera qe mund te shkojne thelle (pa konotacion seksual),sic e thashe ne nje postim tjeter qe shpresoj qe nje dite Tirana te kete nje kryetare bashkie,ne kerkim te thelbit dhe permbajtese te vetes,ne thellesite e se ciles une te futem duke u rrekur te gjej mbeshtetje prej saj.

Doktori nuk ka asnje shans, pasi trashegon rezultatet ZERO te qeverisjes Basha dhe vuan te gjitha dobesite qe ka PD-ja ne kete moment. 

Fituesi eshte Veliaj dhe ketu duhet fokusuar debati. 

Problemi me i madh per mendimin tim eshte fakti se ky person eshte 'i projektuar' per tu ngjitur ne qeverisje nga nje dore e padukshme. Kjo dore e perdori per te rrezuar Nanon ne vitin 2005; u perpoq ta sillte ne pushtet me G99-en ne vitin 2009; kur deshtoi, e infiltroi ne krah te Rames ne PS ku beri karriere te rrufeshme dhe te pamotivuar; dhe tani po e 'projekton' drejt qeverisjes se vendit (bashkia eshte trampoline).

Personalisht mendoj se kategoria me e rrezikshme ne politike jane individet luajaliteti i te cileve nuk eshte ndaj zgjedhesve te vet, por ndaj 'pushteteve' qe i manipulojne ata. Kam frike se ky eshte rasti i Velise... .

Nuk e di ju cfare mendoni?

Po te besh nje paralele midis rezultateve zero te qeverisjes Basha ne Bashki dhe Qeverisjes ZERRO te Rames ne nje vit e gjysem qeverisjeje eshte nje hendek shume i madh plus ketu duke i shtuar ketyre lenien ne meshire te fatit te mijerave socialisteve qe lane lesht neper greva e demostrata dhe sot sillen te papune rrugeve te Tiranes , plus qe nuk mund te gjesh nje LSI -st qe mund ti jape voten , Erion Veliaj ose sic i thone Vilajet Qyrku ,nuk ka asnje shons qe te dale i dyte ne renditje , gara do zhvillohet midis Gjergj Bojaxhiut dhe Halim Kosoves , ju jap te drejte sepse jeni larg realitetit , hajdeni e jetoni jo me shume por vetem nje muaj ne Tirane dhe do shikoni reagimin e njerezve te pashprese qe shumica jane te majte.

Prandaj do fitoje Vilajeti Brad....zhgenjimi i te majteve do coje vota tek Bojaxhiu...vote qe sdo e marri Halimi....vote qe do shkoje kot....e si perfundim Vilajeti do fitoje me brek neper kome.

Je shume keq ketu " zhgenjimi i te majteve do coje vota tek Bojaxhiu ... vote qe sdo e marri Halimi "

Nuk ka se si zhgenjimi i te majteve duke i cuar votat tek Bojaxhiu te mos nxjerre fitues Halimin , ose shikoje dhe njehere komentin .

 

Shume e thjeshte o Brad, ndersa te majtet e akuzonin Bojaxhiun si njeri te Bashes, Shqupi nga momenti i pare e quajti diversion te Rames. Sjeni mor me statistike ju Brad se sju eshte dashur, e kollofisnit krejt kutine e votave. 120 vota te presupozuara te PS....20 vota shkojne tek Bojaxhiu....Halimi mbetet me 90 votat e djathta. Perfundimi:

Vilajeti 100 vota

Halimi 90 vota

Bojaxhiu 20 vota socialiste + 20 vota grii =40 

Shikoj se llogarite , kaq sa ke bere i ke bere me LSI -ne me vete , nuk merr Vilajet Qyrku vota nga LSI - ja kete harroje.

Po ku ka me te bindur se LSI o Brad. Ata jane ndermarrje pararoje, asnje vote nuk shkon kot. Ti po thu qe Likja do ja fusi Rames? Likja eshte ende ne syrin e uraganit. Kur ta kuptoni qe voten ne Tirone se keni pasur kurre e prandaj jeni munduar ta vidhni tradicionalisht....do e kuptoni qe kercimin elektoral cilesor kesaj rradhe po ka u saboto Bojaxhiu. Nuk ishte budalla ai Aliaj qe thirri PD te mos vinte kandidat ne tirane por te bashkonte voten me Bojaxhiun. Po Cuni i Sheqers nuk ka qene i forte ne statistike po ne kurthe e grabitje, kurthi eshte tek dera e Shqupit. Do fajesoheni edhe si te pa-afte dhe egoist kesaj rradhe Brad kur te digjni ene Bojaxhiun ene Halimin.

Epo sic ka marreveshje 1 Prillli ka dhe marreveshje 28 Marsi  ku PD  - ja heq dore nga  tubimet kunder Metes per doreheqen ne kembim te votave per Bashkine .

Brad ene ti i beso kto barcaleta, sic doli Likja nga qeveriu pas 6 mujsh.  Po nuk jeto dot robi me lug bosh.......

Problemi juaj eshte qe jetoni Tirone po prap e humbni sensin e realitetit se e pini kafen veq ne nji llogore. Cdo gjo bo vaki por shanci i juaj ishte te mos vinit Halimin por te sillnit nje Risi, te perkrahnit nje ish-administratorin tuaj, Bojaxhiun,  qe te mblidhte votat e socialisteve te zhgenjyer, te elektoratit Gri plus Blute.....Si keni shancet e mira ne Tirane fare, e niset me kom ters....tani shpresoni tek gafat e Erionit se shpresa vdes e funit.

Qe te mos e zgjas shume se do kemi kohe boll per kete muhabet , Vilajet Qyrku nuk ka asnje shonc para Halimit dhe Gjergjit qe te marre Tironen .

Amon mer boj ca parashikime te kunderta, se ..., apo ashtu po i bo.smiley

Fori, thuj boj nonji urim ndryshe per ate pune...se parashikime mo ske cer bo....paralizohesh. Ene Ndoka filozofi doli jashte koalicionit...Veq Mediu mbeti.....E kan bo parashkim ustallaret para se te mytet anija.

Mos i qaj hallin se as mytet as hum njeri aty. Osht business as usual, dhe jane terezit te gjithe, dmth lujn me qarrin per sport, po dylbija jote prej osht icik me ndryshk. 

Dylbija ime dhe e Besnik Aliajt te PD....shonci i votem me i mor Rames bashkine ishte mos te vinte Shqupi kandidat blu por te perkrahte Bojaxhiun. Tani e di una qe ti do me thush te ddjjjefsha dylbine kur te humbesh....Po t iqeke me Bradin nxjerr Halimin fitues me kontribut te LSIeje. Pse kur mbani shpresat tek Lsi ja Foro bie gjithmone era fitore ne kampin BLU????

Jo mer une e kisha kshu om xheneral, per humje e mytje pasunie e katanie, jo per bashkine qe mesa duket e kapi Velija. E thash dhe perprara, kot qe bojn zgjedhje, bashkia duhet te jete njish me qeverine, perndryshe qendra e Tirones o bohet gerrmalle (sic e la Rama) o i vihet linesi i Bashes. 

Sic tha dikush, personi i kishte thone "dores se padukshme": po s'i morri helmet ai i marr une. 

Ka shume hipoteza Obi: Sorrosi, CIA, Masonet, TMT (Templaret e Malit te Tomorrit). Sidoqofte, te gjithe bien dakort se Veliaj eshte "njeriu me shenje" ose i shenjuar nga Zoti.Po pse pikerisht ky dhe jo nje tjeter nga ata qindra te rinj, aktiviste te Mjaf ose jo mjaftiste? Zoti zakonisht luan me zare dhe RASTESISHT zari ra ke Veliaj.Ka qe punet e Zotit i thjeshtojne , i profanizojne si te thuash dhe thone se Veliaj eshte zari i Rames.

Rastesia Obi, rastesia eshte mbreti i botes.Rastesisht Kocoja takoi Enverin ne rruge dhe e mori ne mbledhjen themeluese, rastesisht Alia dergoi Berishen tek studentet, rastesisht Nano telefonoi Ramen dhe i tha: je minister kulture qysh prej neser.

Mire mire, po ne te gjitha shembujt qe solle duket se zari paska qene me hile se thiresit e kane henger. E di gje Rama rregullin e treshit?smiley

Edhe pse akoma nuk eshte i njohur programi i Bojaxhiut, nje arsye e mire per ta konsideruar, edhe pse me rrezikshmeri te larte, eshe shkeputja e ketij metropoli nga kthetrat e politikes partiake. Nje Kosove e nje Veliaj, kukulla te kryesise se partise qe perfaqesojne, nuk jane lajm i mire per qytetaret e Tiranes. 

Vec se paska vrime n'mjeker vota ime shkon per Veliajin.

Si me vrime si pa vrime ne mjekerr vota jote ashtu sic dhe e imja dihet se ku do shkoje.

Te dashur Socialiste, mos u derozoni qe pa filluar fushata!! mos i hidhni armet qe tani.

URAGANI BLU do te jete i pandalshem, i paberballueshem dhe gjitheperfshires!! hahahahaha! 

LEFTI, pse ore burri dheut tall ...ato ...me fakiret ! 

grava, bythen e talli vete kryetari i tyre duke i vene Vilajet Qyrkyn per Kandidat!! cfaj kemi ne se kandidati yne eshte emerit!smiley

smiley

smiley

ti rrezik nuk e di as vet sa i modh qe je!

 

Jo jo ai e di shume mire po me sa duket nuk dike gjo ti! 

Valen blu e ka parashiku AI qe prej kohesh dhe ajo do ndodhi tani ne forme URAGANI BLU. Keto zgjedhje do i dominoje rondshem  partia e Rames. E pra mo "Blu" se ajo ne treg nuk ka (e do per populizem, per autoritarizem, e do per politika te djathta, e do per represion policor, etj etj). Se si e do nryshe uraganin blu ti nje zot e merr vesh. Nejse rendesi ka qe Lefti o i qartesume per kete, po per ty c'na plasi. smiley

Une kam nje pyetje.......Kush do dale me i humburi mbas 21 qershorit.

Fitues mendoj se do dale Erioni, perfaqesues i partise defakto te Edit, parti qe nuk e di si e ka emrin( de jure quhet PS). Me caktimin e Erionit si kandidat mendoj se socialisteve ju kan mbylle dyet perfundimisht per te pas akses ne pushtet ne te gjitha nivelet dhe per te mos fol per perfitime te ndryshme te pritshme pas "fitores nje milioneshe". E tere PS, me xhaketa te vjetra e me te reja jane katandis me rrogat e nja 25-30 deputeteve(qe gjithsesi i kishin te sigurta dhe po te ishin ne opozite). Me toge fjaleshin "do bejme shtet" i keputi te gjithe. Askush nuk di te spiegoje se me cnjerez(anonim e te heshtur si gure varri). Zhgenjimi lexohet gjithandej, fillo me klasike si Senatoret vazhdo me poshte me Majkon me shoke per mos me fol per shtresen e fundit qe u gdhine me nje tufe fatura per te paguar. Ata qe administrojne pushtetin dhe perfitojne prej tij o jane anonimet o jane figura por te inpostuara aty lart jo prej kontributit ne PS por prej perzgjedhjes prej Edit dhe vetem Edit. Sinqerisht, nuk e di se per cfitore flasin socialistet. E ardhmja jo e larget mua me duket me dy PS. 

Askush nuk do dale i humbur. Halim Kosova eshte 61 vjec burre, nuk ka asnje ambicje politike. PD ja ka marre doren ketyre 'daljeve' (do u remember Besnik Mustafaj ??)

I humburi do dali Shqupi....jo vetem qe do humbi por do djege edhe dy figura si Kosova e Bojaxhiu sepse kane humbur lidhjen me realitetin e besojne qe 2013 ishte aksident e per me tepur se populli i do. PeDi do shkoje drejt shperberjes ne nje realitet ku nuk ka asnje Parti te djathte ose i vetmi i djathte sot ne Shqiperi eshte Kryeministri i Shqiptareve.

Tiranasit, kush tjeter ! Se ja ta rrahim pake problemin : Ca m... do fitojme na, pas dates 21 ? Lesh me leme.Do iki Arifi e do vije A..qifi ! 

Qe e perkthy ne shqipen e vjeter dmth fitojm g.s ...! Naj o Ylirian mos na bo pytje me te shame ! 

Ma boni hallall per paranojen time por nuk me vjen ndermend asnje skenar tjeter vec atij ku fitus dalin "socialistet"

Dy gezime ne nje pesminuc, Moza qe me mbeshtet shpirterisht dhe PF-ja me baze materiale smiley.

Jo per te hequr vemendjen nga interesi im kryesor, them se Veliaj do te fitoje lehtesisht dhe kjo nuk me shqeteson pertej shqetesimit te pergjithshem me politiken ne Shqiperi. Per sa I perket perkushtimit, te gjithe ata dhe ato qe njoh qe kane bashkepunuar me Veliajn per ceshtje pune kane vene ne dukje seriozitetin dhe efikasitetin e tij. Sa per pervojen, 13-14 vjet pune nuk jane pak (pa llogaritur fiqte). Gjithashtu Veliaj nuk me duket ushtar I bindur por politikan me shqisa te mprehta qe ia mat pulsin shoqerine nje here me OJQ e nje here me parti minore, per te dale ne perfundimin se nena parti eshte akoma rruga me e mire drejt pushtetit. Per t'iu rikthyer interesit kryesor, dua te kujton Spiropalin, e cila ka kaluar neper nje trajektore thuajse identike me Veliajn ne shkolle dhe pune, me vetem 2-3 vjet vonese. Kur Spiropali u be drejtoreshe doganash u thye interneti nga pesha e habise dhe zhgenjimit, dhe jo per faktin se asaj iu dha nje pozite ushtari, teresisht ne zbatim te direktivave dhe politikave te kryeministrise, por per faktin se per popullin e uritur por te ditur shqiptar qeseja e doganes eshte ku e ku me e vyer se sa karrigia ku merren vendime dhe hartohen politika per ceshtje dytesore si puna dhe mireqenia. Shtoji kesaj se sot Spiropali nuk gjendet gjekundi tjeter vecse ne divanin e shtepise duke dhene sise, pa perjashtuar qe ajo do te kthehet dikur, me siguri per te marre nje rol tjeter ushtari. Nuk e di si e shikon Stalkeri kete pune, nga kendveshtrimi I brezave apo ndonje tjeter.

Stalkeri eshte me Cocteau-ne: seul la jeunesse vaut !

Harrova te them se perpara se te behej minister, Veliaj ishte I pari I listes se PS-se per Gjirokastren, ndersa Spiropali ishte aq poshte ne listen e saj sa nuk fitoi mandat, megjithese ne ate kohe ishte edhe kryetare e forumit rinor te partise. Per perspektive, kryetare te tjere te FRESSH-it kane qene kryeministra (Majko) dhe ministra (Luan Rama), pervecse sigurisht deputete.

a

E qanë dhe Shkodrën. Tashi rradhen e ka Vlona.

Nese do votoja do votoja ket loqen Veliaj per hir te mbeshtetjes nga qeveria qe te behet dicka ne TR. Mo njeri pa lezet nuk kam pa. Nga ata njerez qe nuk te ngjallin asnjelloj simpatie. Weirdo. Por keta lloj robsh preferon Rama. Si individe tek e tek, Bojaxhiu ndoshta do ishte i preferum por fakti qe ka bo ca kurse ne Universitetin e Shqupit i ul piket. Kurse Halimi nuk besoj se do arrinte me i bo nej C- section Tiranes.

Per mu kandidatura e PD-se asht ma e mire se e PS,pike muhabeti, e vetmja njolle e kandatures se PD, asht vete PD.

Boni nje rrokade mer, dalin te gjithe te kenaq.smiley

Prap rokada do i kishte rregullu punet ne menyre te nje anshme,pasi realisht kam bindjen qe dr Kosova do kishte kenaq cdo socialist,por do kishit me fillu ju me komentu p-ën e grave masanej.

Pse s'ia vle te komentohet thu ti? smiley

p-ëja e grave asht komentu per here prej meshkujve, aq sa meshkujt kan hum edhe burrnine(mashkulloritetin biles). Dhe mu m'a ka qefi me e komentu,po frenohem per shkak se munohem me mrojt burrnine.

Keshilltaret e LSI-se nuk kane pse te levizin nga zyrat, nderrohen vetem shefat, e shkreta shqiperi....

Kosova për Tiranën, palaçot për Ramën ! smiley

sapo u konfirmua slogani elektoral i Veliajt :

TE GJITHA VOTAT PER PS : TE PUNESOJME SOCIALISTET E PAPUNE NE BASHKINE E TIRANES !

 

324 komente 95% e tyre nga muhaxhiret qe kane vite pa jetuar ne tirane e as kane nder mend te jetojne atje .smiley Edhe sikur krishti te vihet kryetar , me muhametin zevendes e Buden sekretar tirana ka marre fund si qytet.Ai dem qe eshte bere nuk zhbehet me.Por vota per bojaxhiun do jete vote proteste kunder establishmentit idiot e te korruptuar , kunder hafijeve te PS e kunder talebaneve te PD.Kushdo qe ka sadopak self respect voton per Bojaxhiun.

Give them hell gjergji.smiley

E vetmja aftesi e Veliajteshte "te berit freks kryetarit" edhe kjo eshte kthyer ne profesion madje me shume perfitime. Ky ishte stili i Saliut dhe eshte bere edhe stili i Rames. Konkurset, meritokracia, profesionalizmi ishin pordhe me rigon qe i besoj populli para zgjedhjeve po tashti as socialistet nuk i besojne me. Nuk ka me PS. Ne pushtet tashti eshte ish-bashkia e Tiranes dhe fresk beresit alla Veliaj, Spiropali etj.

Erion Veliaj kontributet e tij dhe aftesite e tij meaxheriale edhe organizuse i pa ne zgjedhjet e G99's. Edhe Sazan Guri merr me shume vota se G99. Me u kap pas getave te Edit eshte kollaj, vete ca nxorri ne drite me Partine e tij? Njerezit jane te ngopur me pallavra kur degjojne Erion Veliaj neper takime me studente ku thote. "Ka ikur koha e gjithologeve tashti eshte koha e profesionisteve" dhe tallja eshte akoma me therrese kur ky gjitholog flet per krijimin e profesionisteve. Mire do ishte qe Veliaj para se te drejtoj te mesoj c'fare eshte puna. Te mesoj te punoj njehere, pastaj te drejtoj edhe ja jap edhe une voten time.

 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).