Në hartën e re të zhvillimit të bujqësisë janë përzgjedhur rrethet e Krujës, Ebasanit, Gramshit, Gjirokastrës, Përmetit, Tepelenes, Korcës, Devollit, Kolonjës, Pogradecit, Kukësit, Hasit, Tropojës, Shkodrës, Malësisë së Madhe, Tiranës, Kavajës dhe Delvinës për t’u mbështetur me subvencione për kultivimin e bimëve medicinale.

Përfituesit mund të jenë fermerët individualë, të cilët duhet të jenë të pajisur me kartën e fermerit. Sipërfaqja minimale me të cilën mund të aplikohet nuk mund të jetë më e vogël se dy dynymë dhe sipërfaqja maksimale jo më shumë se 10 ha. Gjithashtu aplikanti duhet të përmbushë mbjelljen e bimëve për ha sipas tabeles së mëposhtme.

Aplikanti ka të drejtë të bëjë më shumë se një aplikim kur toka nuk gjendet në të njëjtin vend. Përfitojnë ata fermerë që bëjnë mbjellje të reja për këtë vit.

Sipas kushteve të vëna në udhëzimin e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor (AZHBR) përfituesi duhet të ketë paguar më parë taksat e tokës ndryshe nuk mund të përfitojë nga skema. Gjithashtu aplikuesi duhet të ketë shlyer edhe detyrimet e sigurimeve shoqërore duke përfshirë edhe muajin e fundit para aplikimit.

Aplikantët nuk duhet të jenë debitorë në OSHE ose duhet të kenë të lidhur një aktmarrëveshje për shlyerjen e detyrimeve dhe gjithashtu ata nuk duhen të jenë debitorë ndaj AZHBR-it.

 

Lavanda - 10 mijë/ ha
Tims - 80 mijë/ ha
Rigon - 40 mijë/ha
Gjethe qumështorte - 100/ha
Rozmarinë - 2 bimë metër katror
Mëllgabë e bardhë - 30 mijë/ha
Mëllagë e zezë - 55 mijë /ha
Valeriana - 100 mijë/ha
Molla e eger - 500/ha
Terfili i kuq - 200 mijë/ha
Bar blete - 40 mijë/ha
Lule dielli - 35 mijë /ha
Hithër - 40 mijë /ha
Lule ciani - 200 mijë /ha

 

16 Komente

janë përzgjedhur rrethet e Krujës, Ebasanit, Gramshit, Gjirokastrës, Përmetit, Tepelenes, Korcës, Devollit, Kolonjës, Pogradecit, Kukësit, Hasit, Tropojës, Shkodrës, Malësisë së Madhe, Tiranës, Kavajës dhe Delvinës 

po Skrapari? smiley

gjithnji si i njerkes? ju dha mbret, ju dha raki, ju dha burre vatani, dhe per kto cer merr si shperblim? mosperfillje te plot!

mbillni hithra, mbillni! ne bar mjalti e nektar na e ben Abas Aliu, no matter what.

Verzhezhe, Prill 2015, S'dua doktor e ilace!

Sepse Skrapari refuzon te marre karten e fermerit, ja ku eshte problemi/ngerci. Lajmet duhet lexuar me vemendje per te kuptuar kriteret e aplikimit. Sidomos ato kushtet andej nga fundi ishin shume te forta. 

Kjo eshte herezi , Emo ! 

E di valle Burri i Skraprit kete gjeme? 

Une them JO. 

me fal, por duhet te shikoje populli, diaspora. qe te hape syte. brezi i ri - nuk ka faj shkaba qe eshte krenar. je ne rruge te mbare per t'u bere kryeministre, i tha lideri. sikur vetem frizuren t'iu shohesh, mallengjehesh, pale qendrimin ne karriket plastike... lere aman.

kembe permbi kembe

ulur mbi skami

s'llafose me shoqe

kendon histori...

Kemba per mbi kembe, po e po, por edhe ngjyra e kuqe e pantallonave tregon qe skapalinjte e dun ket ngjyre, fort ! smiley 

smiley

sa e hidhet kjo. smiley

rrofsh! ahahaha

amon cer do jet tu thon, cer zberthimi om-xhenerral do jet tu i bo demokracis, qe ta kuptojn me mir shqiptaret. me siguri do jet tu citu frojdin. ose po iu kallxo shqiptarve se si ne new york qyteti nuk fle kurr, jo si n'tirane, qe flejn.  smiley  smiley

 

ngjyra e kuqe eshte si sfond mbulon gjithshka, thinjat rrudhat vyshkjen nga brenda  smiley  po kshu nga llafet keta te qajne jane patriot te medhenje, por edhe lekist te papare ! :smiley 

Kembe  per mbi kembe 

U refen per jten 

Si me shpirt nder dhembe 

Mund ta ndrojne fleten

    E degjojne mileti

   Thote te " verteten"

    Ku i con sikleti

    Ndene Ilir Meten ..

    

 

    

    

 

 

artikuj si ky, dhe emra si keta: "Lavanda, Tims, Rigon, Gjethe qumështorte, Rozmarinë, Mëllgabë e bardhë, Mëllagë e zezë, Valeriana, Molla e eger, Terfili i kuq, Bar blete, Lule dielli, Hithër, Lule ciani" - te bejne te flasesh per vendin tend me qejf. Shto ketu anen ekonomike, dhe kthehet e gjitha ne nje copez reale optimizmi. By the way, ne tirane shkoja gjithnje me deshire (se s'eshte me) te tregu fshatar i fruta perimeve prane tregut industrial - nje panorame e gezuar gjethesh ne forme e thellesi gjelberimi te ndryshme, nje oaz ne hije gjithe aroma te fresketa produktesh te tokes. 

 

Lajm i mire mer. Shyqyr vjen koha qe ta kuptojme rendesine e te mirave qe kemi.

Ky qe ka shkruar kete shkrimin duhet te jete i rrjedhur nga trute e kokes ose ne versionin e ri duhet te jete perdorues G.I.A. Vital. smiley

Molla e eger eshte molle e eger dhe nuk kultivohet, sepse po te kultivohet nuk eshte me e tille.

Lule dielli nuk eshte bime mjeksore apo aromatike, por farat e saj jane te perdorshme si lende e pare per vaj ose per t'konsumuar kur shikon nje ndeshje futbolli e t'ja mushesh kurrizin atij poshte teje me levozhga farash dhe peshtyme.Por ke edhe shansin qe mund te behesh dhe President Republike. smiley

Shume mire. Po subvencioni sa do te jete valle? 

Sa per Skraparin, apo me mire te them per bujqerit e Skraparit, keto qe jepen ne forme subvencionesh quhen therime. E priresi i Skraparit nuk meret me therimet.

Me ne fund po fillon te fuksionoje shteti bashkohor. Kush deshiron subvencionim, nuk duhet te jete debidor. 

kushtet sipas udhëzimit te Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor (AZHBR) perdoren per te ndertuar hartim - artikullin me siper (qe difuzon idene dhe huton marrjen e infos) . Titulli si shpeshhere, keqinformues (missleading). Informacioni mbi sa dhe si perfitohet subvencioni - pertej kushteve te kualifikimit - mungon. Kto probleme jane ne pergjithesi, mendoj une, me artikujt ne mediat tona. Ky i ketushmi, si nje shembull  i pakomplikuar per problemin ne fjale, ashtu si nje ushtrim elementar aritmetike.

  • Rrethet qe kualifikohen:

Krujës, Ebasanit, Gramshit, Gjirokastrës, Përmetit, Tepelenes, Korcës, Devollit, Kolonjës, Pogradecit, Kukësit, Hasit, Tropojës, Shkodrës, Malësisë së Madhe, Tiranës, Kavajës dhe Delvinës

  • Bimet qe kualifikohen sipas nr. bimeve / ha

Lavanda - 10 mijë/ ha
Tims - 80 mijë/ ha
Rigon - 40 mijë/ha
Gjethe qumështorte - 100/ha
Rozmarinë - 2 bimë metër katror
Mëllgabë e bardhë - 30 mijë/ha
Mëllagë e zezë - 55 mijë /ha
Valeriana - 100 mijë/ha
Molla e eger - 500/ha
Terfili i kuq - 200 mijë/ha
Bar blete - 40 mijë/ha
Lule dielli - 35 mijë /ha
Hithër - 40 mijë /ha
Lule ciani - 200 mijë /ha

  • Perfituesit qe kualifikohen:
  1. Fermerë individualë - të jenë të pajisur me kartën e fermerit.
  2. Siperfaqja (S):  2 dynyme = < S < = 10 ha
  3. nje aplikim per cdo siperfaqe te vecuar toke
  4. kualifikohen mbjelljet e reja për këtë vit.
  5. përfituesi të ketë paguar më parë taksat e tokës
  6. aplikuesi të ketë shlyer detyrimet e sigurimeve shoqërore përfshirë muajin e fundit para aplikimit.
  7. aplikuesi te mos jete debitor në OSHE ose të kete lidhur një aktmarrëveshje për shlyerjen e detyrimeve
  8. aplikuesi nuk duhet të jete debitor ndaj AZHBR-it.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).