Erdhën zgjedhjet. Si përherë po lyhen rrugët, po hidhet ndonjë dorë asfalt aty-këtu, ndihet një zell ngado për t'iu hedhur hi syve, po, po, PËR T'IU HEDHUR HI SYVE të gjithëve: mua, ty dhe kujtdoje tjetër që jeton në këtë qytet. Atyre që vijnë nga jashtë të jetojnë në Shqipëri, u bëj një pyetje: “Po ç'doni këtu? Këtu të fillon dita me stres që tek autobusi në mëngjes. Këtu ta përthithin energjinë pozitive si ushunjëza dhe nuk të lënë të krijosh diçka më të mirë me të...”

Po kush na e përthith energjinë pozitive?! Fare e thjeshtë: shoferi i autobusit që nuk respekton rregullat e trafikut, nget si gangster dhe të trajton si thes me patate; fatorino që të shtyn si mundet dhe që kur nuk i do qejfi nuk të jep as biletën; pastruesi i pusetave që i hap ato që në 7 të mëngjesit dhe gjithë pisllëqet që ka nxjerrë, i lë në rrugës me orë të tëra; fshesarja që ua hedh pluhurin në turinj të fëmijëve dhe kur i flet të thotë: “Tani e kam turnin”; mbledhësi i plehrave që të bllokon trafikun dhe që gjithmonë gjen orarin e gabuar për të punuar, ashtu si edhe ai që vijëzon rrugën, mbush gropa ose e hap asfaltin për ndonjë riparim nën të e kur mbaron e lë ashtu. Ma merr energjinë pozitive parkimi me shishe, me vazo, me karrige; ai që më thotë në mes të Tiranës: “Të gërvisht makinën unë po s’më dhe 100 lekshin”; pronari i lokalit që zë trotuarin dhe hapësirat publike me karrige e tavolina, që të shtojë fitimin; makinat e parkuara në gjysmën e Tiranës, që mbajnë tabelën “Shitet” e nuk lëvizin kurrë; furnizimi orë e pa orë i dyqaneve; bllokimi ABSURD i bulevardit të Tiranës gjatë mbrëmjes, krejt i papajtueshëm me atë që qytetarët kërkuan; detyrimi për të qarkulluar me makinë, se me biçikletë “të hanë kokën”. Ma merr energjinë edhe koha që duhet të kaloj kurseve pasdite me fëmijët, sepse nuk kam ku t’i lë në ajër të pastër që të djegin energji, të vrapojnë e të krijojnë, gjithandej ka veç beton e rrugë: ne kemi nostalgji, që si fëmijë luanim në bar dhe kjo është e tmerrshme.

Është kaq e gjatë kjo lista, sa po të vazhdoj do të lodheni: mungesë kazanësh, probleme me rrugët, me trotuaret, me ambientet e përbashkëta, me gjelbërimin, me transportin, me bibliotekën e qytetit, me hapësira artistike, me... uffff, sa shumë ka... Shkurt, asnjërës palë nuk i kërcet fare se çfarë mendoj unë si qytetar, ku i kam hallet, çfarë dua të më ndryshojë - u interesojnë vetëm kumbullat e kuqe, forma e sheshit (për të cilin u pyetën 700 000 vetë dhe u bë si e dinin vetë, kur për më tepër sheshi sot nuk është fare në funksion të qytetarit, përkundrazi), prishja e Piramidës për të mbuluar fonde të vjedhura, gara të vazhdueshme për të fëlliqur, ndotur e zhbërë gjithçka që mund të jetë bërë më parë.

BOLL!

Të nderuar zotërinj të politikës: Tiranën e rregulloni me taksat e mia dhe të gjithë banorëve të saj, ndaj keni detyrim të më pyesni e të më jepni një qytet që më ndihmon e jo që më nxin jetën.

Të nderuar zotërinj opinionbërës (të TV, shtypit, analistë, OJF, OJQ e ku e di unë se çfarë tjetër): Këta politikanët ju interesojnë vetëm ju dhe lidhjeve tuaja, se ne si qytetarë na kanë ardhur në majë të hundës me kohë e me vakt. Me sa duket, ne jemi të vetmit që nuk përfitojmë në këtë tavë të madhe...

Fakti është që Tirana sot para zgjedhjeve është një qytet që nuk më ndihmon e nuk më përgjigjet, sepse ju e keni bërë të tillë, që të dyja palët politike pa përjashtim dhe emrat që vini nuk janë nga ata që zhbëjnë sistemin e tyre partiak për të mirën time. JO! Janë njerëz që maksimumi bëjnë diçka se duan të justifikojnë veten përpara kryetarëve legjendarë. Duke i pasur dy pare mend në kokë, nuk kam ndërmend t’ia jap votën politikës e të gënjej veten se këtë herë do të jetë ndryshe, kur kurrë nuk ka qenë ndryshe. Tirana është qyteti im, vendi ku rris fëmijët. Jo, unë nuk shkoj në kampet e Gjermanisë, për të më kthyer prapë me bisht ndër shalë. Unë reagoj me votë, me atë votë që të jep bukën ty, zoti politikan. Këtë herë kisha vendosur të vija vizë, por ja ku u gjenda përballë një grupi njerëzish si vetja, që mendojnë se qytetin tonë mund ta bëjmë vetë, me energjinë pozitive që iu duhet kthyer njerëzve. Sivjet energjia ime pozitive shkon për Gjergjin, sepse TIRANA ËSHTË QYTETI IM! 

*Kjo foto është bërë në një lagje të Tiranës dhe supozohet të jetë një ambient e këndshëm e i sigurt për luajtur fëmijët. Gjykojeni vetë... 

16 Komente

Jo, unë nuk shkoj në kampet e Gjermanisë, për të më kthyer prapë me bisht ndër shalë

Paska akoma njerez me bisht.smiley

Po pse mi Pjeshke ti ne azil , kena vdek ne kshu apo ca.

Shume dakort me te gjitha gjetjet dhe keqeqeverisjen e Tiranes nga kanakari Lul, por nje pyetje kisha une: pse zgjedh Gjergjin dhe jo Sazan Gurin? Gjergji e ka honger nje here nje luge me corbe te prishur kur pranoi te behej ushtar i salukut, ndersa Sazani gjithmone opozitar me te gjitha qeverite ka qene. Apo nuk eshte dhe simpatik, si kungull i thate.

Këtë herë kisha vendosur të vija vizë, por ja ku u gjenda përballë një grupi njerëzish si vetja, që mendojnë se qytetin tonë mund ta bëjmë vetë, me energjinë pozitive që iu duhet kthyer njerëzve. Sivjet energjia ime pozitive shkon për Gjergjin, sepse TIRANA ËSHTË QYTETI IM! 

gjergji do u ktheje energjine pozitive njerezve? gjergji ne rastin me te mire do behet nje rrotez e vockel ne mekanizmin e madh. energjia pozitive mund te rigjehet vetem ne shesh. kur te gjithe te flasin me nje ze. e jo me qindra, mijera a qindra mijra zera te ndryshem.

gjergji me gjithe votuesit e tij, (supozoj se po niset vertet per mire) vec do e zgjate agonine e tiranes

JO i duhet thene gjithe mekanizmit, jo vetem nje lloj rroteze. smiley

Plako nqs se ke kuptuar Tirana si qender banimi urbane, ku ka nje kulture. tradita, histori, njerez me mish edhe me gjak qe marrin fryme nuk figuron ne asnje cep te shikimit te "thell" te politikanve tane.. te pakten jo keto 25 vitet e fundit. Tirana per ta eshte thjesht nje shifer e ndare per 2 apo 3 pjese te medhaja.. dhe ky cdo pjese kerkon nje strategji qe te marri pak me shume nga pjesa tjeter...

Qe kandidatura e "Gjergjit" eshte lajm i mire dhe risi ne boten kaotike te politikes shqiptare, gjithsecili e ka ne dijeni. Pertej "sivjet energjia ime pozitive shkon për Gjergjin," ose thene ndryshe, pertej entuziazmit te pare, mbase duhet bere nje reflektim apo shkrim i dyte perse shkon pikerisht aty. Te me fale shkruesja, por entuziazmi i shprehur per GJ.B.-ne tani per tani eshte ndertuar mbi 0 ose 0,1 baze. Them 0,1 sepse deri tani ka shprehur tre-kater pika (mjaft te mira) te programit te tij mbi te cilat mund te ishte bere nje shkrim mbrojtes apo kritik. 

Ketu verej nje version te zgjatur, por fatmiresisht me pak predikues nga  statusat e FB tek te cilet predikohet vota per te. 

Rules set you free! Hajt per hajer Gjergji e kushdo qe do me be ndonje pune ne ate vend.

Keto shkrime jane te se kaluares.. Kjo do jete fushata me tonet me te ulta ose thene ndryshe "qyqetare". Kjo jo sepse u bene te urte e qyqetare kafshet e PD-s por thjesht nuk ka zgjedhje kete rradhe. Do jete poshterim edhe me i madhe per PD (debati eshte do jete me 90 mije apo 80 mije diferenca) qe mbas 21 qeshorit praktikisht kthehet ne shoqate dhe vetem ne leter do vazhdoje te mbetet parti deri sa ti vij fundi me 2017. Vetem pas 2017 shqiptaret do shohin me sy e do prekin me dore rilindjen. 

 

 

 

Ah, fotografia shume e nolte! Sidomos dicitura e shkrujtme n'beze mrapa! 

Birra ime! smiley

E spjego Shqipnine kaq kjarte, me nji t'shkrepme t'ajfonit. 

Seq me kujtoi ate komshiun tem ky shkrimi. Ai robi shkoi nja dy jave me i seminar nga puna ne NY.

Kur u kthy ne shpi pri Amerikes persheneti mumen e vet : Hi mume* !

* Peqinsit i thone nanes ( momës ) mume.

 

Ca nuk shkon me kendin e lojrave? Mua me duket nice. S'ka pse t vrapoje kjo pjeshka lart e poshte neper piano kursesh. 

Ca do ti mi pjeshk ne autobus qe ne pike te mengjesit? Ca do? Pjeshka qe o pjeshk nuk hyp ne autobus. 

 

Ty ne autobus te hipesh nuk te takon

O pjeshkë, o pjeshkë, o pjeshka jon

 

 

Se nuk gjen dot parkim tha. Edhe Nyc qe eshte metropol I botes, ta merr gjithe energjine pozitive e negative o pjeshke. Fol Koko fol. btw une nuk jetoj ne Nyc. smiley

Ca te flas o moza amon. Ca rob kan lind me trurin dystaban dhe ashtu do vdesin. Ska lëmues që ja heq cepat e kaplloqes. 

Tirana, eshte bere nje qytet, ku te mbyt smogu. 

Tirana shifet me synin ca ti vjedh dhe jo ca ti jap.
Sec mu kujtu nje shqiptar amerikan, korcar dhuroi ne korce muze apo kinema nuk e mbaj mend mire, po dhuroi dicka per vendlindjen.
Sme vejn asnje emer per be qe te kete dhene dicka nga ajo qe ka , per tiranen. Nje cope lulishte, a nje ndertese, nje mense pa para per te varfrit, nje qendrr khlturore per te rinjte, meazallah qe sme vjen ndermen as edhe nje emer per be! Ore as edhe nje pasunar asnje veper bamiresie. I vetmi emer eshte nene tereza dhe gjyshja ime
Edhe keto kisha e xhamie skane asnje strehe vorfnore per te pastrehet e te varferit, tu japin nje supe e nje shtrat per te kaluar naten.
Qytet jetim, popull jetim, i rene pre e babezise 25 vjecare si rrjedhim i mrekullise komuniste qe pervecse krijoi njeriun e ri na la me shpi me kaaaaaatandi me uzina fabrika hahah.
Hej po megjithemend qe sme vjen asnje emer per be, asnji qe te kete.bo nji shkolle apo nje klase, ore ska asnie donacian per be. Ueee u kujtova.rezar taci blente piktura per lirine. Pffff prape seshte tamam svlen pfff.
Eh ca populli gjynof qe jena bo.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).