Ja ku jemi sërish në prag të zgjedhjeve vendore. Kryeqyteti, sigurisht është beteja më e madhe, dhe pas asaj vere të nxehtë me numërimin dhe rinumërimin dramatiko-akrobatik të katër viteve më parë, beteja është krejt e hapur. Do të kemi një kryetar të ri të bashkisë, në çdo rrethanë, pasi Lulzim Basha e ka shpallur veten jashtë gare, duke premtuar se do të fokusohet në drejtimin e Partisë Demokratike dhe aksionit politik të Opozitës.

Gjergj Bojaxhi, i pavarur, është i vetmi kandidat i konfirmuar deri tani. Ndërkohë që flitet për Erion Veliajn dhe Blendi Klosin nga Partia Socialiste, gjithnjë e më shumë po krijohet bindja se kandidatura do t'i takojë të parit. Pandi Majko paraqitej mirë në sondazhet mediatike por fjalët nga breda PS-së thonë se nuk është ai emri që do të përfaqësojë shumicën në zgjedhjet vendore për metropolin.

Në rrjetet sociale, kandidatura e Gjergj Bojaxhiut është pritur me entuziazëm nga shumë prej njerëzve që janë lodhur nga ping-pongu historik midis PD-së dhe PS-së. Por disa të tjerë e paragjykojnë kandidaturën e tij si një manovër politke, të tjerë akoma thonë se nuk mund të fitojë pasi do t'i vidhen votat, ndërsa një pjesë argumenton se mosqenia e tij pjesë e partive kryesore do ta bllokonte në punët e bashkisë. Megjithatë, shumica e atyre që shprehen duket se bie dakord, Bojaxhi është një kandidaturë cilësore dhe e mirëpritur.

Erion Veliaj në anën tjetër shfaqet ambicioz, marrëdhënia e tij e mirë me Kryeministrin nga disa pragmatistë shihet si një shans që Tirana të përfitojë. Tirana mund të kthehet në vitrinën e punës së kësaj mazhorance deri në zgjedhjet e përgjithshme të dy viteve më pas. Megjithatë Veliaj do të ishte në ccdo rast kandidati më i sulmuar nga Opozita dhe mediat pranë saj, dhe disa ngrejnë pikëpyetje në lidhje me qëndrimin e LSI-së. Megjithatë, ky duket problem i kapërcyer, si pasojë e pragmatizmit politik që karakterizon këtë koalicion.

Nga Partia Demokratike, ende asnjë konfirmim dhe, sipas shtypit, emrat në tavolinë  variojnë nga  Arben Ristani, Gert Bogdani, Jorida Tabaku e Grida Duma, deri tek, Majlinda Bregu dhe Dr. Halim Kosova. Shanset e PD-së do të jenë më të reduktuara këtë rradhë, tanimë që aleati i tyre i herës së fundit, ka ndërruar anë. Sipas blogut Dairy of Tirana, "Me hartën e re elektorale, nëse marrim parasysh votat e vitit 2013, koalicioni qeverisës ka rreth 60 mijë vota më shumë se sa ajo që konvencionalisht njihet si opozitë...". Gjithësesi, beteja do të jetë e ashpër.

Në mendimin tim, pyetje me rëndësi janë: Kush do të ishte kandidati më i mirë për Tiranën? Kush do bënte të mundur lehtësimin e trafikut, mbrojtjen dhe shtimin e parqeve, ndaljen e betonizimit? Kush do të ndihmonte më shumë në zgjidhjen e problemeve të shumta që Kryqytetit i janë akumuluar në vite, duke arritur aty ku situata është në prag të dëshpërimit? Deri tani nuk e dimë, edhe sepse Kandidatët, përveç njërit, mbeten endè të pashpallur.

81 Komente

Grida Shqina.

Bojaxhi eshte loja e radhes e Berishes. Klosi nuk ben per ate pune. Velia ngjan icik si Uriahip. Ai pozicion kerkon pasion dhe integritet dhe i vetmi qe e ben eshte Artan Lame per mendimin tim. Edhe Aldrin Dalipi duket rob me integritet. 

ouu, ku e pe integritetin e Aladrin Dalipit, dajosh..?!

Thashe "me duket". Nga c'kam pare me eshte dukur i tille por kuptohet eshte vleresim siperfaqesor. Nuk me eshte dukur as konfliktual dhe as shpifarak, plus ka nje qetesi te pazakonte per ambientin shqiptar.

mire mire,  kshu tipi i qete eshte Aldrini ..  po mos harro:  ka qene keshillatar i Nanes dhe per do pune, si njeri i besuar, dora e majte dhe djathte, bashke,  e Nanes..smiley 

Kush është emri i duhur për Tiranën?

Tira-han! Apo nuk ishte keshtu pyetja se nuk e lexova artikullin smiley

Edhe une kshu si ti e mora ne fillim, por pastaj kuptova qe behej fjale per hanxhiun.

Eshte thone emri po ca ti bejme qe sdo qe sdo dreqi. Fatos Lubonja. Tiranas, i paperzier me politiken, e do qytetin, enjeh mire, mbrojtes i tradites, ambientalist etj etj. Ndrroje ate dreq mendje o Tos. 

Ne fakt, Lubonja ka qene SHUME i perzier me politiken. Apoteozen e ka arritur ne mbremjen e 21 janarit kur gjithe shqiptaret e pane me figure dhe ze. Drejtpersedrejti ne Klan. Drejtpersedrejti !

Tani qe merr 10 mije euro ne muaj, nuk besoj se e do ket pune.... Kaq i mjaftojne per nje pleqerim kritik me te gjithe... por pa mor asnji pergjegjesi mbi vete veç kritikes..

Vota per lubonjen do jete vote proteste kunder establishmentit idiot e te korruptuar .qytetit s'ka ci ben se ka marre fund.

Tirana nuk ka emër .Ka probleme .

E para një  reformë e " brëndëshme " administrative , për të përcaktuar Kufij jo më shumë se katër MiniBashki .Qëndra e kam thënë dhe Dikur le të emërtohet Mimoza , si Lulja simbolike e Dashurisë për Tironsit smiley

Së dyti të ndalë në mënyrë Urgjente çdo lloj ndërtimi brënda kufijve të unazës pa e studiuar e argumentuar Përse-në  . Argumenti "osht prona ime mer jahu " jasht interesave të Publikut  , duhet klasifikuar  si veprë penale . Boll me teoritë e buzshpërvjelurve të Berishës se tek Liq Artific osht me leje mer Jahu smiley

Dhe kryesorja një Strategji e përcaktuar Qartë për tu financuar me projekte ..Përse vlen një Qytet kur nuk krijon kushte për Qetësi , Dëfrim , Arsimim e Punë ?

Emra , një dhe vetëm një njësi Matse .I Pastër , larg Klaneve dhe tërësisht i ballafaqueshëm me Mandatin për t'ju ndërprerë në rastin më të vogël të çfaqjes Korruptive e Klanore .

Kryetarit të zgjedhur mund ti lejohen Projekte për "nëntokëzime , parkinge e kanalizime" si dhe për  Krijimin e zonave të Gjelbëra e Lirim hapsirash qoftë edhe me prishje ndërtimesh .

 I zgjedhuri është Dembel dhe Llafazan , le të mbetet kjo periudhë  e Lulthim Dath Kurbanit të Bathkisë alias Lulzim Basha !

Kryedembeli Historik i gjithë periudhave Historike të Kryetarëve të Bashkisë Tiranës.Do mbahet mend për Kullotën  para Kalit Skënderbeut !

Ver Llapa.

Nuk kane rendesi fare emerat e pervecem. Kedo qe do te caktoje PS-ja si kandidat, ai/ajo behet kryetare e bsashkise. Ka marre fund kjo dileme. Cdo njeri e di dhe e beson se vetem nje kryebashkiak socialist mund te gjeneroje fonde ne rritje per te mirembajtur kryeqytetin dhe nga ana tjeter askush nuk do te donte qe te vazhdohej te jetonim nen nje pisllek e degradim infrastruktror qe gezojme sot. Nejse, kush do qe do te vije do te beje me shume se muti lulush.

Vilajet Qyrku

Admin , lejohet te them perseri nje emer meqe e kam thene nji me perpara?

Sa shume  energji e harxhuar,prej djemve qe kaptuan kufinjte, per te marre e sjelle ne Tirane .... mencuri ! Tirana nuk do te " ndalonte " asnje prej atyre qe ajo i di se i ka te saj edhe kur jane larg, ti hedhin nje sy, gjith gjerave qe tek ajo kane ndryshuar.Si per mire por edhe per keq, makari vetem nje sy , nje pershendetje fare te vogel edhe prej interneti.Do te ishte mjaft per te.Keshtu nuk do te kishte kohe e vend per prrallisje, duke tentuar te besojme ne thesare  te fshehura ..! Lum si Tirana ! 

Blend, shum po na i sikletos intelektualet me tema kaq te sikletshme ! E shikon ? 

Nuk duhet energji fare Grave. Vetem pak qetesi dhe dashuri ... si dhe nji nga te dyja: laptop/ iPhone ( ose kombinim).

Qemolo, vec ty nuk te them gje kurre! .Se te kam timin dhe e di mire qe nuk ke asnje paragjykim, perkundrazi, per cilendo cope te ketij vendi.Eshte vecori e genit ...

smiley

pse i kan pas than faruk sejdinit, haxhi plasa? une se maj men tu lujt.

Sepse ne nji ndeshje me Tironen diku nga 77-78, pat fashu koken sipas modelit "Haxhi Plasa".. smiley

Grida Duma eshte kandidatja me e afte nga opozita dhe Halim Kosova.

Nese PD-ja cakton njerin nga keto te dy,gara do te jete interesante.

Per ke do te votojne kryeqytetasit per nje njeri te pakorruptuar dhe me integritet si Halim Kosova apo per nje njeri qe korrupsionin ne ka zanat si Erion Veliaj?

per Erion Veliajn.

ACDC1, Halimi eshte serioz dhe mendoj se mund ti afrohet shume fotores. ca Gride o burre! 

Ca ke me Griden ti or burr.

Si yll eshte.

Skam asgje me Griden ore por me kryetarin e Bashkise  ku kjo Grida, me sa un kam degjuar , nuk do arrinte gje.

Grave, eshte serioz po ben pjese te rastet e vecanta, qe le profesionin e mjekut per tu bere politikan, rast jo shume i gjendur ne evrope...

Kandidati me i mire do te ishte nje burokrat profesionist, i zgjedhur me konsensus nga partite, por jashte influences se tyre te drejtperdrejte: fytyre dhe emer pothuaj anonim. Nje administrator dmth, jo nje politikan.

Bojaxhi, pa diskutim, po FDR u tregu shume e paafte me ju afru kesaj kandidature per ta bere te veten, po thote qe do bej aleance me Ramen.  

Gaia,

qe sot FRD-ja eshte edhe zyrtarisht me PS-ne

dmth u dogjen si potencial politik, thjesht merren me aritmetike. Gjynah, se nuk po shkruhet Godfather IV dreqi e mori. 

zgjedhjet ne shqiperi sa po vine e gjithnje e me shume e humbasin entuziazmin e tyre, nuk jane me ato metodata e aplikimit te demokracise, tashme sherbejne vetem si proces i ndarjes se tuortes per nje pakice. Perfundimisht stine e merzitshme ne albanie

Kryeqytetesit (si dhe qytetesit apo fshatesit) do votojne si gjithmone per llogoren, e vet ose te trashigume. 

Ky lloj fakti, ma ben Tironen time te jete aq larg identitetit tim. 

Tirona s'ka lujt gjo, ne i jemi largu "identitetit" te atyshem. Nejse, per turizem eshte ven ideal, por larg qofte te kesh nei pune a hall ... mos u kthe ke cezma per qylafin.  

" .....Në mendimin tim, pyetje me rëndësi janë: Kush do të ishte kandidati më i mirë për Tiranën? Kush do bënte të mundur lehtësimin e trafikut, mbrojtjen dhe shtimin e parqeve, ndaljen e betonizimit? Kush do të ndihmonte më shumë në zgjidhjen e problemeve të shumta që Kryqytetit i janë akumuluar në vite, duke arritur aty ku situata është në prag të dëshpërimit? Deri tani nuk e dimë, edhe sepse Kandidatët, përveç njërit, mbeten endè të pashpallur...."  

 

Une, une do ta beja me mire kete pune, pooor duke qene se s'kam ndermend per aventura politike te ketij lloji dhe ne ate lukuni ujqerish, s'eshte e thene te behet gje. 

Pse na e ngre mendjen kot atehere? 

Aha Pjero. Ti punon vetem ne kushte laboratorike, po sapo ndeshesh me realitetitin thyhesh. Gjynof, mund ta kishe bo edhe ti noi lek qe me siguri tani qe po nderron shtepi do te te hynte ne pune edhe me shume.

Kushdo qoft, nga cilido skaj i politikës apo "i pavarur" do arrij të bëj po njëhiç sa kanë bërë dhe paraardhësit e tij! Nuk ndryshon asgjë nëse do ta fitojnë të majtët meqënëse qeverinë e kanë të majtët, aq sa s'ka ndryshuar në Tepelenë ku e kanë të majtët bashkinë apo ndryshoi në Shkodër kur e kishin të djathtët edhe bashkinë edhe qeverinë!

Ky qytet, ky vend ka mijëra probleme por problemi më i madh i tij mbetet njeriu, kushdoqoft ai. E në fund të fundit udhëhiqemi prej të tillëve! Janë pikërisht  ata që kanë bërë politikat e këtij vendi që e kanë sjellë Tiranën dhe gjith vendin në këto kushte katastrofike ku gjendet! Po s'ndryshoi njeriu, po nuk u zhduk prejt tij modeli: Vëri 10 atij nxënësi se është miku i drejtor/it/eshës dhe se ky/kjo i/e fundit është i/e emëruar i/e partisë X, ndërkoh që ai nxënës është thuajse një analfabet e që me 10ën nesër në jetë mund të ketë në dorë fatin e dhjetrave, qindrave, mijërave apo milionave, ky vend nuk ndryshon sikur edhe Zoti të zbres e të bëhet kryebashkiak apo kryeministër i tij!

Vetëm në Shqipëri dëgjon e sheh që një piktor dhe një infermier të cilët vihen të kryejnë detyrë që duhet ta kryente një inxhinier dhe kjo sepse janë vëllezër, kushërinjë apo damar bythe i ndonjë deputeti, ministri, bashkiaku etj.

Të kesh shpresa është diçka pozitive, por kur pema e ka krimbin në rrënjë, mos kërko t'i vjelësh fryte të shëndetshme.

Vetëm në Shqipëri dëgjon e sheh që një piktor dhe një infermier të cilët vihen të kryejnë detyrë që duhet ta kryente një inxhinier

Duhet kete arrit anarkia sociale ne shoqerine sotme shqiptare  si ajo qe ka konstatuar Noli ne 24-en

Këtu ambicjet
janë pa fre e pa kufi, këtu i padituri i di të gjitha dhe i pazoti është i zoti për të gjitha. ..

Po te shofesh gjithe retorika politike e KM eshte e fokusuar ne fushaten anti Pd. Tashme cdo gje relativizohet rreth tyre, kontrata me publikun e premtimet ka rreshtur se qeni pike kryesiore. gjithe elita sunduese nuk merakoset me per ate qe eshte pupull, qe tashme i dorzuar statusquos, ca per pamundesi zgjedhje ca per mosorganizim si pasoje e individaulizmit ekstrem, ndaj i vetmi shqetesim per ruajtjen e pushtetit vjen nga kundershtari brenda sistemit Kjo perkthehet ne defaktorizim te qytetares dhe komunitares si dhe mungese e theksuar demokracie.

Nese ka nje mase imediate qe pupulli mund te marri eshte krijimi i nje force te re nga poshte, pasi e lartmja eshte e zaptuar. 

Pra emri i duhur qe do mund ti kundervihej tufes se egjer, eshte askushi

Stil albanez fushateje ky, Albano. smiley

 

Duke iu referuar mazhorancës aktuale Basha tha se trashigimtaret e bllokut enverist po kthehen sërish, “nuk lene mjet pa perdorur per te sunduar ne kurriz te qytetareve, dhunim te lirive, shkelje te Kushteutes dhe standarteve demokratike. Kreu i PD tha se qytetaret e Shkodres nuk harrojne. ”Kjo rini dhe ne përkulemi me nderim para dëshmorëve të 2 prillit”, tha ai. Duke e cilesuar Shkodren si qytet te rezistences, Basha tha se “Ujku qimen e nderron, por zakonin se harron”, eshte thenie me aktuale se kurre ne “qeverine e sotme Rama­Meta e 1001 te zezave”. Basha akuzoi qeverisjen aktuale duke e cilësuar “trajektore e izolimit te vendit, varferimit te shqiptareve. Qellimi eshte si i eterve te diktatures, vetem mjetet i kane ndryshuar, qellimi i tyre eshte sundimi dhe jo qeverisja. Kete se kane mesuar kurre”. 

http://www.panorama.com.al/2-prilli-bash...

nuk eshte dhe aq albanez, antikomunizmi ka pi uje deri vone ke e djathta, edhe pse absurd si teze, megjithse ne kushtet e sotme ideologjike nuk qendron asgjekundi.

Shif Berluscen, aq patetik e grotesk sa ishte dhe perseri i fitonte zgjedhjet me retorike antikomuniste deri vone. Po aq grotesk behet dhe basha me shprehjet qe perdor.

Ne pergjtihsi fushatat per zgjedhje lokale jane me debilet ne shqiperi, edhe per faktin se perqendrohet gjithcka te emri, individi kandidat, duke anashkalu totalisht platformen politike, bie llafi vjen nga familje e mire apo jo, rob me integritet me familje model, na mbyti moralizmi po lere...

te njejten gje ben dhe aleanca ne pushtet, ku me shume perqendrohen per te gjetur emrat e duhur tanime se sa per shprehur ndonje alternative ndryshe.

Pa dyshim qe edhe aleanca e ben. Po doja thjesht te sjellja linkun e artikullit pasi e lexova qe pare dhe m'u duk teper e ulet karta antikomuniste, aq me teper qe vetem kjo luhet. Eshte fyerje ndaj shkodranve dhe atyre qe kane luftuar kunder regjimit, eshte dhe largim nga thelbi: programit te PD-se apo kritikes konkrete ndaj mazhorances. 

sa bukur e paska thone: "shume shpejt keto njerz do marrin denimin e meritum" smiley

Një takëm njerzish që na rrokanisën menderen prej 25 vjetës me parrullat e  të marrit që dogji Shqipërinë e  shkatërroi Themelet e Moralit ,kryebuçeve të PD-hit sali Qenefit , nuk duhet ta humbasin besimin e të dorëzohen .smiley

Atë që mbollën le të korrin .

Ishte një kohë që Trashëgoi , Pijanecë me ca vija uji për të fut komët , Dembelë , Kuaj pa hejbe , Karroca e Morra në Tiranë etj etj dhe dhuroi një Tiranë Modeste po të paktën pa qen Rrugësh që lehin  në erë e vërtiten si gurë mulliri pa bereqet

" Liri demokraci .Poshtë Diktatura " Dhe prap e kthyen atë  KOHË mbushur me qen e Llomotitsa të pa shpresë .

Tirana dhe çdo Qytet rikthehet në Normalitet po ta duash Qytetin dhe Njerzit .

Po ta shohësh si baçe Kuajsh për Lulzimin e Partisë dhe një buzëfryrë me Enno , dembelë e një tufë llafazanësh Politikë pa pikë Peshe as Morale e jo më Peshë Pune , patjetër që Tirana do zhytet akoma më shumë në Halenë që i Hapi Burri i Mut Shtetit sali Qenef berisha !

Njato kodra unë or tie i shoh si kurora me Lule që i rrinë Tiranëssmiley për ndërtimet pa lejë e kuturu pa snjë plan e llogari , dhe harroi të shtonte se që andej do derdhej ajo baltë e pandërprerë që i Humbi Jetën dhe Personalitetin Tirnaës për ca Vota Sqepërish

" Pshurrni burra se në Vuçidol thena , shura po kaloi tre gurë PIHET " filosof mjedisor dok prof Sali Ram Berisha

ore ju qe jini ne ameriqi , ne rregull e keni, ska shons qe te ktheheni mo ktuna.

emri i dhuhur per tirane=rrumpallhane. mos ta genjeje njeri mendja se do bohet noi gjo, qeveriu e ka mendjen te rilinde shqiperine

 tirana ska shonse qe te kete mo nderhyrje per rregullime qe boni rama atehere. keshtu qe do milet perseri  , zaten mire e bojn qe e mjelin , ata marrin leket ne pagujme haracet , na cahet trapi perdite me nje qytet te shemtuar deri ne bezdisje , kaotik plot pisllik,  kur shef edhe kokat e robve qe zbresin nga rrethinat, tamam si fushe me shalqinj , qelbersillik total 

keshtu or peshq mos e vrisni mendjen se kush eshte emri i duhur per tiranen. nuk eshte momenti i duhur per tiranen. e ka rradhen shqiperia smiley  pasi mendoj qe nuk fito  mo PD ne tirane,. vec po vuni ps noi kandidat te pakandidueshem m, psh tip mark ffroku ( se frroku e kap interpoli) 

diten e mire peshkagurkuqs

Cili është emri i duhur për Tiranën?

"Provincat e Bashkuara"

Nga te deritashmit?-Bojaxhi !

Grida prap, se dje mund t'ju jete dukur sikur ja kam fut kot. smiley

e ke ndonje gje ti me kete, se kot sflet smiley

Nuk i ha provokimet une.

Deri nime Grida ma mbush syqken. smiley

Kallashi mo mir them un

KALKUTA europiane! 

lulzim basha prap

Ah po Grides i takon, se ka qene mbi 5 vjet administratore e nje firme ndertimi. E ku ka me bukur se ndertuesit te vejne direkte robin e vet ne bashki, e te mos merrem me middleman!

Per mu Taulant Balla eshte kryetari jone i Tirones. Eshte personi me adapt qe kemi. I ka te gjitha parametrat. Eshte elokuent, ka humor, eshte sportiv, antiberishist ne palce, shok i ngushte i Rames, politikan me eksperience te jashtzakonshme. 

Mark .

marku e pat. 

Se Tirana jo.

dje ka ra ene termet.smiley

Jo jo se kishte qene  INUK - u.

Bojaxhiut i del boja shpejte.

Kandidati i pavarur per bashkine e Tiranes eshte fotografuar ne tavoline ne nje darke pune me Veliajn,Kokdhimen,Lamen  dhe drejtuse te tjere te PS-se.smiley

 

Ku ka tegel që të qep ty mer Jahu . Me këtë do të thush që Grupi Çiftelia në një tavolinë me Frokajt ...smiley

E  llajo  e . Sa herë mundohem të them që " i ngrofi sholokët antikomunistë " vje ti me Foto drekash e darkash . Mirë që nuk na ke pru dhe Fotot e Takimit të Arkanit me Saliun se do mendonim që Saliu e shiti Kosovën smiley

E Grande Kaka e. Flori të pjell ajo mëndje, më me vlerë  se Kapoi që bënte vezën e artësmiley

Insistoj per Grida Shqinen une.

ka nje problem: nuk njeh poezine ruse! e ka me te degjuar.

Tiranes i duhet nji triumvirat

Shpirt

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).