Peshku kishte kete foto, si foto te dites sot, jo sepse mbatja apo mosmbajtja e kravates nga Cipras ka ndonje rendesi ne vetvete, por për shkak të nëntekstit që përmban kjo zgjedhje. Mediat botërore në disa raste kanë ndalur tek "rebelimi" stilistik i Syrizas. Fotoja më sipër (nga sa duket tanimë, një shaka e 1 Prillit është fotomontazh). Faleminderit casabuon për njoftimin. 

Mosmbajtja e kravatës nga ana e Kryeministrit grek, Aleksis Cipras ishte në qëndrim politik qysh nga koha kur Syriza ishte një lëvizje e re opozitare. Me jakën zbërthyer, ai dhe të tjerë anëtarë të qeverisë greke tërhoqën vëmendjen në turneun e tyre të parë europian, madje në Itali Matteo Renzi i dhuroi Kryeministrit grek një kravatë italiane të cilën ai premtoi se do ta vinte vetëm kur kriza e borxhit grek të ishte zgjidhur.

42 Komente

E lidhen te djathtet rebelin e vogel.

Deri tani i kan rrujt trapin

Po dhe Cipras, i djathte eshte, perderisa ka pranuar pushtet. Kusht i nevojshem (edhe pse jo i mjaftueshem) i te qenit i majte eshte refuzimi i pushtetit

 

Si spartani ngjela.
Vetem ne rast zgjedhjesh behet pale pastaj sa fitohen zgjedhjet largohet vete nga pushteti dhe e kritikon ate.

Po mir o Stalker, ky Ciprasi erdhi ne pushtet duke marre votat si Marksist apo si Djathtist????? Se cfare Marksisti doli po e shofim dhe Shqiptaret mbi te gjitha kur belbezonin te intoksituar....po ne kur do kemi Ciprasin tone valle?????

Perderisa ti ende beson tek heroi subjektiv tregon se Marksi ka kapur nje cepth te vogel ne zemren tende. Sa per Smithin, ai jeton ne realitetin qe ti desheron ta ndryshosh por eshte shendoshe e mire. Ne Marksist dyshuesit nuk kemi aspirate qeverisjeje PERFEKSIONIN prandaj rruget tona ndahen. Nderkohe sharlatanet e te paftet Greke nuk kan pse fshihen ne petkun Marksist. Pertej cdo ideologjie qendron ndonjehere pa-aftesia. Grek-Exit....me u veteperjashtu gabimisht nga te qenit AXHAMI.

Po cfare jane keto gjera, more Blendi!?!?!?!?!

Mire nga Anila Basha mund edhe te pritej dicka e tille, por nga ty?

Apo eshte pritshmeria jone ndaj teje e gabuar?

A mos valle ky eshte preokupimi kryesor ne lidhje me krizen ne Greqi edhe ne Europe? A e vesh kollaren apo jo kryeministri grek?

Nuk i ben njeri pershtypje, qe prej tre muajsh SYRIZA me Tsipras jane ne qeveri dhe jo vetem akoma nuk kane nje koncept te bazuar ne shifra dhe plane per nxjerrjen e Greqise nga kriza, por edhe ato perpjekje qe e futen Greqine ne rruge te mbare keta i shumezuan me zero? Dhe ketu behet fjale per kravata?

A nuk i ben pershtypje njeriu, qe qeveria e SYRIZES dhe e Tsipras ne vend qe te nxjerre nje ligj apo te reformoje sistemin e taksave ne Greqi, ne menyre qe te lidhi me teper oligarket dhe te pasurit greke ne zgjidhjen e krizes, masa e vetme qe ka marrur per te grumbulluar euro per arken e shtetit eshte miratimi i nje ligji qe i detyron arken e pensioneve, qe fondin e saj te pensioneve ta vendosi ne sherbim te arkes se shtetit? Si edhe clirimi nga taksat per klubet e futbolit, pas te cileve qendrojne magnatet e medhenj te mediave dhe transportit detar grek? Me pak fjale ky Tsipras na doli nje lloj Robin Hood per te pasurit, i cili u merr leket te varferve dhe ua shperndan te pasurve.

Dhe tradhetia e Tsipras ndaj zgjedhesve te vet qendroka ne faktin, se ai me ne fund po vesh nje kollare?

Aq me teper qe kjo fotografi duket paksa e montuar me photoshop, po ku te doli koha ty Blendi, qe te kerkosh pak me teper? Ti ke filluar te behesh me pak Blendi Salaj dhe te dukesh me teper Anila Basha.

Ketu ke dy foto nga dy kende te ndryshme nga i njejti vend ku ke nxjerrur foton ti dhe te gjykosh se sa mund te luhet sot me retushimin e fotografive per te krijuar sensacion falls.

foto 1.

foto 2.

casabuon, faleminderit per korrigjimin. Nuk ishte ceshtja, ne ve a nuk ve kravate ai, por domethenia, e mosvenies, qe nga sa duket vijon. Dhe nuk eshte e thene te merremi gjithmone me "preokupimin kryesor". Ishte ne kategorine "Foto e dites".

OK Blendi, jam dakort me ty qe "nuk eshte e thene te merremi gjithmone me "preokupimin kryesor"", pavaresisht se PPU nuk eshte se eshte marrur gjithmone me preokupimin kryesor rreth krizes greke (gjithnji duke ju referuar arkivit te PPU), por tjeter gje kjo.

Por duke e prekur pak me shume kete "ceshtjen e kravates", ti si njeri profesionist ne lemin e gazetarise, cfare mendimi ke ti personalisht?

A eshte kjo pune e kravates ndonje simbolike e vecante?

Eshte nje statement apo nje teater ne skenen e tejmbushur politike?

Cfare ndikimi ka mosmbajtja e kravates nga ministrat greke ne jeten e njerezve te thjeshte greke*?

 

* jo se une kam ndonje kureshtje te madhe per hallet e grekut, por meqe tani paskam pak kohe te lire dhe nuk kam cfare te bej, po luaj deren. smiley

Kravata vihet per te respektuar nje standard te vendosur prej kohesh ne takimet zyrtare.  Mosvenia e saj, tregon mosrespektim te ketij standardi. Ne fund eshte ceshtje imazhi. Syriza nuk vishet si bankieret kapitaliste dhe gjakpires, mendoj, eshte mesazhi qe duan te percjellin ne publik. Ndaj ruajne kete element te klases punetore, mungesen e kravates. Por edhe mosvenia e saj, nuk eshte se i prish pune ndokujt. Eshte zgjedhje e lire, fundja.

epo tashi vjen nje moment qe kargjozllekut i vjen fundi. se edhe dhi e zgjebosur, qe cdo 2 muaj ka nevoj per rreth 8 miljard euro nga Evropi vetem per te paguar buxhetoret e shtetit inkluziv rrogen e Ci-prasit, edhe bishti perpjete sikur nuk shkon!

nejse, Cipras si djale i mbare e beri kthesen qe para 2 javesh ne Gjermani kur i tha Merkelit: "gjermanet nuk jane fajtore per krizen greke".smiley
tashi nga greket pritet veprimi tjeter.... do detyrojne ate superkaragjozin, ministrin e Finances, Varufaqis te jape doreheqjen. kete tipin sdo da shikoj kush me sy ne Evrope, jo me ta kete si partner per negociata e bisedime..

p.s. ore ky Ciprasi vertet i ka floket kaq te zeza, apo i fut ndonje dore boje te markes: Schwarzkopf..smiley.

kur shikon evropen kurve qe nuk numerohen milirdat qe i ka dhene grekut ( pasi e mori vesh bota mbare cfare mashtrusesh jane) nuk ka si te mos me kujtohet Shqp ne vitet 90 kur shteti ishte ne kolas total dhe pervec nje misioni Pelikan shqiptaret nuk pane ndihme. U detyruan te merrnin arratine nga uria. Me keta hajdutet kryemashtruse e tekanjoze evropa ben si e rrepte dhe e pergjegjshme por nga ana tjeter ua zgjat miliardat diten e fundit si nje moment tragjik.
nejse ishte me shume nje shprehje dufi ndaj kurves evrope per dystandartizimin e aplikuar ndaj Shqp dhe ndaj Greqise.

ke nje fare te drejte, sepse hetermbajtja e Greqise nga Evropa eshte historike dhe emblematike!
megjithate, po te flasim per kohet me moderne kane ndikuar faktore te tjere, psh gjeopolitike, ekonomike, nga te cilat Greqia ka perfituar.
kur Greqia hyri ne Evrope, 86 mos gaboj, kane qene kohe te arta per Evropen.. hante qeni petulla..smiley madje te luteshin te futeshe ne organizaten e tyre, qe aso kohe quhej TPE, por me 'vizione te qarta'.smiley per tu upgraduar.smiley, ne BE. keshtuqe Greqia perfitoi miljarda, te famshmet paketa Delor, se ishin pak vende ne Evrope, por shume leke... mirepo greket i bene rrush e kumbulla keto leke.

nejse, ndersa ne 90-ten, kur Shqiperia falimetoi, doli nga izolimi ne varferi te plote, e kishte marre ferra uraten, sepse nuk ishte vetem Shqiperia e tille, por gjithe blloku i Lindjes, Ballkani me luftrat e veta etj.. pra ndryshuan perseri situatat gjeopolitike ne Evrope, e per fat te keq ne disfavorin tone... vend i vogel mo..

nderkoh kriza e 2008-es e deri me sot qe ka mberthyer Greqine, nuk mendoj qe Evropa do ta kishte ndihmuar Greqine sic po e ndihmon, por greket paten fat sepse u futen ne sistemin finciar, "euro". dhe ne nje fare menyre BE ndihmoi Greqine, por mbrojti edhe sistemin.

keq puna...po sidoqofte kjo eshte shenje e mire sepse tregon emancipim. e ka kuptuar dhe cipras idealisti se "making money" ka rendesi dhe se ideali pa kete, ne fund te dites te le barkun boshsmiley

Na plasi kravata!

jo po filloi prape debati, me kollaro pa kollaro 

Vetem per karshillikun qe i ben bankave respekt kryeministrit grek!

E majta Europiane ka vuajtur kryesisht nga skandalet e korrupsionit, ndersa kesaj rradhe  Marksistet Greke po shfaqin edhe pa-aftesi, diletantizem  e sharlatanizm.  Si ata studentet e Vjeshtes qe harrojne te krehin floket e jo me te vene kollare, qeveria Shpresemadhe Greke po katranos programin e rradhes prej nje jave. 

Nderkohe ne 9 Prill duhet ti paguaje Fondit monetar nederkombetar 460 milion Euro e ne 12 Maj duhet te paguaje 770 milione Euro. Krenar por me breke neper kembe po i kerkojne bankave shtyerje ne kohe e para te tjera per te paguar borxhet. Me nje rritje ekonomike 1.4% ne vit dhe me nje konfuzion ideologjik e vetmja shprese eshte qe Greket te fillojne te paguajne taksat qe skan dashur ndonjehere me i pagu dhe kan marre masa per te mos i paguar. Sa shpejt i del boja Marksisteve kur vijne ne pushtet por shyqyr qe ne Shqiperi te pakten nuk po fantazohet mo se kush do jete Syriza Shqiptare, apo ndoshta papritur edhe ne do te gjejme Ciprasin ne Vezen e Pashkes sivjet????

Interesante qasja e shqiptareve ndaj krizes greke. Duam ta shohim Greqine te bindur e qe rri urte e bute para memes BE/Gjermani. 

Ketu ceshtja nuk eshte marksizmi apo leninizmi. Sic e ka parashtruar me te madhe, jo njehere po më se njehere dhe beluli, kleçka qendron tek estetika, apo charmi, sic do thosh jardine.

Pyetja qe na lind natyrshem eshte c'ne amerikont mer jau merren me problemin marksist grek, kur Zuckerberg-u ka njezet vjet laj thaj me te njejtin T-shirt qe nga college, Kukelberg-u ben mbledhjet e ndermarrjes me breke dhe Pillerback-u shkon ne zyre me skate-board?

Keta na sqaroni, pastaj shtjellojme marksizmin.

Po dihet pra qe amerikont jane boba kurse grekt legena se sna duan ne shqiptarve. Ky pak a shume eshte mendimi sade shqiptar. Le tme rritet femija e te me perfaqesoje ameriken. Po greqine kurre se eshte tradhtar kupto ti. Dmth ne jemi komb i vogel dhe te madhit i bindemi si lepra pakushte kurse po pam nenji te vogel qe ka guxim e bo kakërdhi (greqia ne ket rast) i themi ulu nvend, u bone ti, pse sdi vetë  une te bej ashtu? Prandan dhe thot populli me mir moot se i vogel  

 

Pyetje me se e drejte. Ceshtja eshte qe eurokimunizmi esjte anti komunizem. Ne rastin konktet amerikanokomunizmi

Ekonomia, ose arti i qeverisjes, eshte shpikje e shek XVI, per here te pare ne Itali. Kriza qe po jetojme nuk eshte krize ekonomike, por Ekonomi e krizes:  Ekonomia [gjithmone si art qeverisjeje -kujtoni si tha Bill Clintoni "it´s the economy, stupid"] shenjat e deshtimit i ka dhene qe ne fund te shek XIX; shek XX konfirmoi deshtimin e "Planifikimit ekonomik socialist" dhe ai i XXI, konfirmoi deshtimin e "ekonomise se tregut", si dy nga format kryesore te saj.

Per sa kohe njerezimi nuk heq dore nga ekonomia [si art qeverisjeje], keq do i kete punet.

Poshte Ekonomia

Rrofte?

Fakti qe ti (une,ai,ajo) e shtrojme si pyetje (fakti qe vure pikepyetje ne fund) mjafton. Mjafton dhe tepron ne fakt (po te kemi parasysh besimin e verber tek ekonomia, si art i vetem e i padiskutueshem qeverisjeje).

Nuk eshte pak te pranojme se pari se i ka ardhur ngordhja (nuk jane pak, ka 5 shekuj qe Ekonomia qeveris -kolonializimi, tregu i lire, planifikimi socialist, neo-kolonializmi (kinez,psh)... etj etj. Sigurisht qe do te gjehet nje art tjeter qeverisjeje perndryshe, hajde te pranojme fundin e Historise dhe ja ku "ja hodhem"

Tashti ky po te doje te behet rebel prej tamomi, te shkoje pa breke ke Merkeli. Ka per t'ia fal te gjitha borxhet ... plus reparacione "lufte."smiley

Degjoni oreeeeeeeee

FRD ju bashkua Koalicionit te Mardh!!!

 

Tre gjera te mbedhaja ka njohur bota: Muri i Madh Kinez, Kafja e Madhe e Shkodres dhe Koalicioni i Madh i Madherise se Tij, zotit te qiellit, tokes dhe ujrave arberore, Edvin Kaur Rama smiley

Tre gjera te mbedhaja ka njohur bota: Muri i Madh Kinez, Kafja e Madhe e Shkodres...

Hahahahahahaha kam vdek duke qesh!

ke harru edhe Nenemadhen dhe Kembemadhin e Egjyptit

Rradha e meidiut per koalicion

nuk kane 30 vjet,por 180 vjet qe hane leket e evropes me moton''ne ju dhame popullkracine ju na jipni leket''!

qe kur filloi ky muhabet,thashe se greqia nuk del nga euro dhe do vazhdoje te marre lek nga evropa    synimi i tyre eshte te mos paguajne borxhin.  se si dhe sa do tja arrijne ngelet per tu pare.  sidoqofte kane perpunuar disa skenare,,p.sh rrenjethyerzimi i problemit islamik,mund tju sjelle edhe faljen e borxhit edhe favore te tjera

e luajne mire bixhozin dhe nuk e seshin lire lekuren.    greqia 1e nuk ka.

Ky, vetem per kete gje me pelqen, per mosmbajtje kravate, sepse shpreh, perveç thjeshtesise edhe nje gje te rendesishme, ate; qe eshte me shtresat e popullit dhe qe sfidon te kollarisurit, ndersa sa per idete per daljen nga kriza, a ha, merre me long se mishi maroi. 

Pjer te kam bere nje pyetje te ajo tema tjeter. 

Dhe te jam pergjigjur, m'duket. 

Pjer, pecogroset te kane larguar nga realiteti. As Marxi nuk eshte shprehur kaq hapur. 

Kravata, me se miri, ne raport me simboliken e saj tek politikani grek Cipras, ku ajo ka munguar, gjen " spjegim " ne se e bejme sinonime me fjalen labe,  " kapistra" ! 

Ne foto, edhe pse duket qe eshte nje fotomontazh i nivelit te dobet teknik( sepse trupi eshte krejt asimetrik me koken dhe trupin elegant te Ciprasit) ne fakt mun te kete vetem mund te imagjinojme interpretimin ideologjik te se djathteve, te cilet duan tu thone grekeve : " Edhe ketij plangpishesi ..ja vum"  kapistren " ! 

 Por realiteti eshte pake me ndryshe.Greket kane fituar me kete politikan.Une e kam patur bindje qysh sa ky erdhe ne krye te qeverise greke, prtkunder disave keto ...qe prisnin ra shifnin Greqine ...me kembe perpjete ! 

Nuk ndodhi dhe ska per te ndodhur gje.Greket moren shume dhe u befshin mire! Dommarrin edhe metej  e ne ...u pacim ...fatin ! 

1 Prill

shshshsht smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).