...

5 Komente

Ne dite te keqe i solle keto poezi o mirazh. Nejse, m'u me pelqyn.

Përkthimet më pëlqyen dhe më bëri përshtypje me sa kujdes ishin punuar ritmi dhe rimat. Por, dhe kjo duhet të ketë disa arsye që kanë të bëjnë me mua, por ndoshta jo të gjitha, e pata më të lehtë të kuptoja, të gjendesha në brendi, me përkthimet në anglishte. Më mirë do të kishte qenë po të mos ishin sjellë përkthimet e tjera, që përkthimi në shqipe të jetë i mjaftueshëm, për të ndihmuar që shqipja të rifitojë fuqinë si gjuhë e parë për kaq shumë nga ne (edhe për ata madje sidomos për ata që jetojnë në Shqipëri). Nuk po kërkoj të debatoj vlerën dhe lezetin e polifonisë.

Përkthimet në gjuhë të tjera (anglisht e italisht) i solla për të bërë të qartë që në to nuk është ruajtur rima e për të vënë në pah kësisoj mundimin e përkthyesit për t'i sjellë ato me rimë, pa e dëmtuar kuptimin. Natyrisht që gjatë këtij proçesi firon diçka; natyrisht që në shqip Trakli tingëllon ca më ndrysh' se në origjinal, por ky është dhe mundimi në të përkthyer, më ngjan.

Do të kish qenë shumë e lehtë nëse do ishte ndjekur shembulli anglez e italian, përkthime të cilat qyshsëpari u largohen rimave e tingëllimës për të dhënë kësisoj me besnikëri tekstin.

Kjo ishte edhe sfida në vetvete; a mund të jepen të dyja, rima dhe kuptimi, pa shumë firo në shqip?

E qartë, zgjedhja është e vështirë dhe personale. Unë doja të krijoja apo mirëmbaja iluzionin se përkthimi duhet të paraqitet përherë si i vetëmjaftueshëm, pavarësisht humbjeve. Nuk më shkoi në mendje qëllimi ilustrues. Falemnderit për sqarimin dhe punë të mbarë.

ej, car kodosh gjysllyqesh keni ju qi i lexoni dot.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).