Thashethemet për mundësi ekonomike dhe leje pune në Gjermani, por edhe mungesa e perspektivës së punësimit në atdhe, kanë nxitur gjatë javëve të fundit qindra vetë nga rajoni më i varfër i Shqipërisë të nisen drejt perëndimit.

Embi Uka, 63 vjeç, po kryen një shëtitje me nipin e tij fare të vogël në krah ndërsa ka mbesën për dorë në lagjen 3 të Kukësit në mesditën e të shtunës më 11 prill.

“Djalin tim e hoqën nga puna te forcat speciale të ushtrisë shqiptare katër vjet më parë. Shpresoi të kthehej në punë apo të gjente një punë të re deri tre muaj më parë kur vendosi të ikë në Gjermani. Atje i japin 300 euro në muaj, mjaftojnë sa për t’u ushqyer ndërkohë që kërkon punë,” thotë ai.

“Gjatë kohës që ishte i papunë mori borxhe ku të mundte. Jo ndonjë borxh të madh,” thotë Uka, i cili kujdeset për familjen e tij me tre gjenerata duke u ushqyer me ndihmën ekonomike prej 5,600 lekësh në muaj.

Sipas familjarëve të Ukës, emigranti, babai i dy fëmijëve, priti me shpresë nga qeveria e re për një vend pune. Por qeveria i dërgoi një faturë dritash të pabesueshme.

“Fatura e dritave më erdhi 20 milionë lekë (të vjetra),” thotë ai duke treguar një tufë të trashë letrash që paraqesin detyrimet dhe kamatëvonesat shumëvjeçare. “Më thonë t’i paguaj me këste, po ku mund t’i gjej unë kaq para? Kam dhjetë vjet që kërkoj punë por nuk ka,” thotë ai. Fatura prej 2 milionë lekësh për një familje me një apartament të vogël ngjan si shaka. Por ajo është thjeshtë e qartë aq. Për një periudhë disavjeçare, familjes Uka i janë faturuar 10, 20, apo 50 mijë lekë (të rinj) energji elektrike në muaj.

Kukësi është një vend i varfër në maksimum. Në vitin 2014 kishte 10 mijë familje në skemën e Ndihmës Ekonomike, gati 70 për qind të të gjitha familjeve të qarkut. Toka e paktë dhe e varfër jep një prodhim mesatar vjetor për familje prej 194 mijë lekësh në vit dhe këto janë të ardhura bruto, pa llogaritur koston e punimit të tokës. Sipas Institutit të Sigurimeve Shoqërore, në Kukës ka 6,600 vetë kontribuues në zonat urbane dhe 3100 vetë kontribuues në zonat rurale në një popullsi prej 85 mijë banorësh.

Emigrim masiv

Nga mesi i marsit të këtij viti, filiali i postës së Qarkut Kukës vuri re një fenomen të pazakontë. Aplikimet për pasaporta u shumëfishuan. Media vendëse filloi të interesohej se çfarë po ndodhte dhe mësoi se brenda javës 30 mars – 3 prill, në sportele kishin fluturuar 510 kupona aplikimi për pasaportë, nga të cilat, 90 ishin me procedurë të përshpejtuar. Kjo qe disa herë më e lartë se sa numri i zakonshëm i aplikimeve për pasaporta. Pas kësaj, zyrtarët e postës morën urdhër për të mos folur për median.

“Ne na dhanë urdhër të prerë për të mos folur për median,” tha një punonjëse e Postës që kërkoi të mos identifikohej nga frika. “Nuk e dimë nëse është më mirë të flasim apo të mos flasim për këtë çështje,” tha ajo.

“Nëse flasim, kemi frikë se më shumë njerëz do të nisen”.

Ndërkohë, fakti që njerëzit po ikin në një valë të re emigracioni nga Kukësi është një sekret që tashmë e dinë të gjithë. Nëpër qytet thuhet se mbi 4 mijë njerëz nga një popullsi prej më pak se 85 mijë banorësh. Askush nuk e di burimin e kësaj shifre dhe shumë thashetheme që raportohen për fakte të sigurta rezultojnë të rreme. Gjithsesi, fakti është që numri i të larguarve gjatë muajit të fundit është i pazakontë, aq sa i gjithë qyteti duket sikur njeh dikë që është nisur.

Bedri Gjana, noter në qytetin e Kukësit, thotë se në zyrën e tij ka hasur një fluks të pazakontë kërkesash për deklarata noteriale për pajisjen e të miturve me pasaportë. Në mënyrë që një fëmijë nën 18 vjeç të pajiset me pasaportë, prindi duhet të dorëzojë një deklaratë noterale ku thotë se është dakord për pajisjen me pasaportë të fëmijës së vet.

“A kanë 4 mijë, kjo mund të jetë ekzagjerim,” thotë Gjana. “Por fakti është që gjatë javëve të fundit kam patur nga tri apo pesë kërkesa për deklarata të tilla çdo ditë ndërkohë që më parë kjo ndodhte shumë rrallë,” thotë ai.

Në Kukës qarkullon në formë barsalete se kur njëri nga ata që iku u pyet se pse po ikën, ai u përgjigj se në këtë vend ka gjasa do të ikin të gjithë, deri sa të mbeten vetëm Edi Rama në Tiranë dhe Hasan Halili në Kukës. Hasan Halili, kryebashkiak për Partinë Demokratike prej dy mandatesh, ndërroi krah dhe pritet të garojë më 21 qershor për koalicionin PS/LSI.

Në Partinë Socialiste të Kukësit ndjehen paksa të fyer nga ky ndryshim. “Për tetë vjet ne i kërkuam njerëzve të mos e votojnë atë, ndërsa tani duhet t’i kërkojmë ta votojnë thjeshtë sepse ka ndryshuar parti,” thotë një socialist lokal që nuk dëshiron të flasë me emër për shkak të frikës për humbje të vendit të punës.

Në stacionin e furgonëve të qytetit, tre të rinj nga fshati Topojan po presin të kthehen në fshat. Njëri prej tyre thotë se ka mbaruar studimet për drejtësi në Tiranë vitin e kaluar. “Unë jam i djathtë dhe nuk kam shpresa për punë,” thotë ai. “Nuk e kam vendosur ende nëse do të iki, por po mendohem.”

Dy shokët e tij, njëri 18 dhe tjetri vetëm 16 vjeç, thonë se kanë aplikuar për pasaportë javën e kaluar dhe presin ta marrin javën e ardhëshme. “Së shpejti do të hapet Zvicra,” thotë 18 vjeçari. Kur pyetet se nga e ka këtë informacion, ai përgjigjet thjeshtë: “Jam i interesuar, prandaj e di!”

Ministria e Brendshme në Tiranë deklaroi më 10 prill se kishte vërejtur një fluks të pazakontë aplikimesh për pasaporta “përgjatë 48 orëve të fundit”, duke i këshilluar qytetarët të mos ndërmarrin aventurën e udhëtimit për në Gjermani pasi shanset reale për azil politik janë zero.

Drejtori i Policisë së Qarkut Kukës Alban Çela tha për BIRN se po heton burimin e thashethemeve që qarkullojnë në qytet. “Po hetojmë se nga vjen informacioni i pavërtetë. Na rezulton se njerëzit nxisin njëri-tjetrin duke pretenduar se të ikurit marrin 300 euro në muaj në Gjermani, gjë që është e pavërtetë,” thotë ai.

Por cilido qoftë burimi i thashethemit për mundësinë e një jete më të mirë në Europë, Kukësi po përjeton një valë të re emigrimi masiv pas 25 vjetësh emigrimi dhe migrimi të vazhdueshëm që sakaq i ka hequr këtij qarku dy të tretat e popullsisë që kishte në vitin 1989.

“Ajo që më bën përshtypje është se ata që po ikin duket sikur janë familje të reja me fëmijë të vegjël,” thotë noteri Gjana.

Thashetheme

Shqipëria ka një histori të gjatë emigrimesh masive të nisura nga thashetheme me burime të paidentifikuara. Në 2 korrik 1992, disa mijëra shqiptarë hynë në ambasadat e pakta të vendeve të huaja në Shqipëri. Në 6 mars 1991, rreth 20 mijë shqiptarë rrëmbyen anijet në portin e Durrësit dhe u nisën për në Itali pas thashethemeve të ngjashme duke kërkuar strehim politik. Përgjatë atyre viteve, mijëra shqiptarë kaluan kufirin dhe kërkuan strehim politik në Greqi ndërkohë që tentativa emigrimi masiv u regjistruan edhe në Maqedoni. Në korrik 1991, një dallgë e dytë shqiptarësh u nis me anije drejt Italisë, por kësaj here, qeveria italiane vendosi t’i riatdhesojë ata pasi doli në konkluzionin që, meqënëse Shqipëria kishte nënshkruar sakaq Deklaratën e Helsinkit për të drejtat e njeriut dhe se emigrantët nuk rrezikonin të përballeshin më me përndjekje politike në vendin e tyre. 

Përgjatë dy dekadave që pasuan, vlerësohet se 30-50 apo 70 mijë shqiptarë emigruan ilegalisht çdo vit ndërsa tragjeditë njerëzore qenë të shpeshta në kanalin e Otrantos përgjatë gjysmës së parë të viteve 2000.

Emigrimi masiv, i cili ka hequr nga Shqipëria afro një të tretën e popullsisë përgjatë 25 viteve të fundit, supozohej se qe drejt përfundimit. Hipotezat e reja të projeksioneve të popullsisë nga INSTAT sugjerojnë se aktualisht Shqipëria po ka kthime emigrantësh pothuajse po aq sa edhe largime, duke sjellë mbajtjen e popullsisë konstante.

Por vitin e kaluar, thashethemet për një mundësi emigrimi në Gjermani nëpër fshatrat e Vlorës dhe Fierit bëri që qindra njerëz të zbarkonin në portin e Vlorës me një biletë vetëm vajtje për në Gjermani.

Pas njëzet e pesë vjetësh emigrimi masiv, duket se ky problem nuk është mbyllur ende.

Një punonjës telekomi në Kukës i tha BIRN se për sa kohë kuksianët nuk shohin shpresë në vendin e vet, ata do të vijojnë të ikin.

“Ne kemi krom, por nuk e dimë se kush e shfrytëzon dhe për çfarë interesash. Kemi tokat e zëna nga liqeni i Fierzës të cilat nuk na i njohin. Njerëzit duhet të protestojnë, por kanë vendosur të protestojnë duke ikur.” 

97 Komente

Kane pritshmeri. Shkojne ne Gjermani se nuk duan te jene te dytet mbas gjermaneve.

Ma do mendja qe ky djali qe e ka shkrujt kete reportazhin, shok i gjibit, ka te dhena zyrtare sa eshte nr i personave nga Kukesi qe kane shku ne Gjermani.

Një punonjës telekomi në Kukës i tha BIRN se për sa kohë kuksianët nuk shohin shpresë në vendin e vet, ata do të vijojnë të ikin.

Nuk besoj se i ka marre tek fc i atij gazetarit nga Kuksi qe i referohej shitjeve te kuponave ne poste. smiley

P.S.Nuk ka me telekom, por Alb-Telekom me duket apo jam gabim ?

Iu thone qe ne Gjermani jo vetem qe nuk pagun drita dhe keto e besojne te shkretet. Edhe ne Siri jne gati te ikin vetem mos pagujne detyrimet karshi shtetit.

smileySipas familjarëve të Ukës, emigranti, babai i dy fëmijëve, priti me shpresë nga qeveria e re për një vend pune. Por qeveria i dërgoi një faturë dritash të pabesueshme.

Une e dija qe Kuksianet kishin migruar ne Ministrin e Brendshme. e jo ne Gjermani.

Kuksianet paskan rene ne depresion sepse nuk votjne dot te pakten ne dy vende (kukes dhe Tirane)

Kuksianet tani e  paskan filluar te pyesin: "Kush na e merr kromin" ..

Une do te thosha (po te isha Kuksian)   Faleminderit #Rilindja. qe me hapi syte.
 

Po rruga kombit, nuk ju solli begati...

shum e dhime kjo 

Kabim iFiqo. Partija do boj nje miting festiv (me parodi e kenge). Ne fun te funit nje dore malokesh jane (gjithmone simas Partise), te vetmit qe nuk votune rilindjen. 

Ministrja nuk e ka pasur keq .jezu krishti u rilind keshtu qe nuk njeh vdekje por vetem lindje.

I paska ngjare dikujt tjeter. 

smiley 

Gafa jane, njerez bejne. Gjera qe ndodhin, ca beri lindje apo ringjallje. Aty aty jane. Rendesi ka qe ka dal dielli e asht kohe e bukur. Hallelujah smiley

Po nashi o Fiqo, si tha ai ne qemotin e 2013, t'i keni nje dhe te pandare:

Të dashur, të nderuar dhe të respektuar, besimtarë kristianë,

Ju uroj nga zemra;
Gëzuar Krishtlindjet.
Gëzuar ditën e shenjtë të Ringjalljes.
Gëzuar këtë festë të madhërishme që ngroh zemrat, ndriçon shpirtrat, kthjellon mendjet.

Krishtlindjet, duke qenë festë e Ringjalljes, janë vetvetiu edhe festë e shumëçkaje tjetër që Ringjallja nënkupton dhe përcjell; festë e urtësisë, mirësisë, mirëkuptimit, afrimit, pajtimit, paqes, gjallërisë, zbukurimit dhe begatimit të jetës.

Kjo eshte ministrja e keltyres qe sipas Nikolle lesit "mahniti francen me keltyren e saj "

Ehhhh ,, Po Muli, Muli c'thote per kete katrahure..

 

Poshte Komunizimi !  ( e kemi gati pergjigjen)  ene c'do gje rregullohet vete.

Po Muli . Muli .. c'mendon per kete katrahure..

Me qeshet me Komentuesin qe ben vrejtje. Kujt ? Me vje keq qe akoma nuk kuptohet se Erebara eshte i Linjes Majakovskit .

Me thoni cfare ngjyre ka Gruri te bej nje shkrim ne BIRN se cfare ndien Fshatari ose Fermeri Kuksian sot smiley

Dmth Lende Dushku per sholoket , se gjesh e harrova smiley

Ikni Qemalo e mos e ktheni koken pas.....smiley

smiley Ku jane referencat per shkaqet e kthimit te Neobllokmeneve , Bijve e Niperve te Kristaq Kriminel Rames , qe po shkaktojne kete emeigrim Biblik nga shteti Parajse i Kuksit i ngritur me mund e djerse nga Muli smiley

E Grande Kaka e . Po godet me nenvleresim Filosofite dhe xeberthimet e Komandantit smiley

Madheshtor Njente Kapo !

 

Është e dhimbshme sesi në 2015 qytetarët në ate vend nuk kanë me çfarë të mbyllin një vakt të ditës.Banorët po marrin bukë me lista,ndihma ekonomike u është ndërprerë. Atëherë si mund t’i shtyjnë ditët.shkruan gazeta Dielli. Zgjidhja mbetet largimi, në kërkim tanimë jo të ‘ëndrrës amerikane’, por të një strehze të ngrohtë dhe me vakt të sigurt, pavarësisht se në këto vende do të jetojnë në kampe.smiley

 Ikja shihet si shpëtim nga ‘e keqja’ që ka mbërthyer vendin me ardhjen e qeverise komuniste te Rames. Nuk ka vende pune,  ka çmime të përballueshme për qytetarët,ka skamje në shifra alarmante, ka papunësi, ka të larguar nga puna, pasi ‘militantët’ partiakë janë duke pritur tek dera e partisë për të marrë shpërblimin.  Krimi ka prekur kupolën. Qeveritar me dosje të fryrë nga krimet. Banda të lëshuara rrugëve. Gjithçka po shohin shqiptarët në këto 18 muaj qeverisje Rama-Meta është më zi se kurrë më parë.Shqiptarët po largohen drejt perëndimit, për të mos u kthyer më pas smiley

...e kishte mire i ndjeri Don Gjer Simoni kur tha se do duhen edhe  50 vite te tjera te shkulet fara e poshter e komunismit nga ky vend smiley 

Dree , dre , dre !  Po ca beni ore kshu? kur u them une qe eshte kthyer koha e Migjenit, e mjerimit Ju nuk me besoni.Po arratisen katundet se as pulat e dhite nuk i mbajne dot me...!

Po pra Grave po hajde mbushi mendjen Zakes smiley

jo Xakes jo por perjudhes pas " hapjes tone ",  qe beri 55 milardere dhe tere katundaret  derbedere ....!

E cfare paske thene ti Grava , qe mbeti ta thoje ti e ta kuptojne sholoket antikomunsite smiley

Dmth qe jemi ne pragun e te *irit te nenes ketyre pisave llafazane dhe te vije prap Komunizmi ? Apo erdhi tjeter qe i ushqeu Kuksianet ? Bjeri drejt se vetem Grande Kakes i lejohet te beje nenkuptime qe ta hane sholoket antikomuniste smiley  

Nuk permend kot ai fjalet e te Gjerit Simoni qe i ka huazuar nga F.Hasa "50 mbrapa e 50 onash kena per te shku " smiley.

Them se ke filluar te te duket qe edhe Grande Kaken edhe Njente Kapon " e njof une mer jahu " smiley

Ate Pal Melysh nuk ka rob none ta njohe !

 

Seria e pare e filmit : "Eksodi I Kuksianeve drejt Europes" do te ndiqet me serine e dyte:"Si u bo Ridvan Bode Milioner".. seriali vazhdon... kuksianet te vene te Ridvani ene ai ja u meson sekretin , me pare duhet te paguajne ene 100 euro per te marre vesh sekretin. ..

po qe birn-i  hiqi vizen. jane vellazeria e lubonjes.

jane ushqim per komento-evgjito-janullatosat ose per kapo-salinjte.

vk

Kritikon ai qe ia ka mbathur per vete ata qe duan te bejne te njeten gje .ain't that some shit.smiley

Per te perifrazuar dy komentues ketu (tek ppu): 

-o te paguajne dritat, o te vetvriten.

-me mire qe ikin, llum jane. 

 

Si mund tu thuash llum njerezve qe nuk kane buke me ngrene ?

Duhet pyetur shkaba per kete. 

Aha...kuptova smiley

"Për tetë vjet ne i kërkuam njerëzve të mos e votojnë atë, ndërsa tani duhet t’i kërkojmë ta votojnë thjeshtë sepse ka ndryshuar parti."

Nuk thane kot ke tema tjeter qe divorcet jane pozitive, krijojne shanse te reja.smiley

Se diktatura zotrie , jo vetem qe u bote Qytete te rij Kuksianeve , po nuk i lite as me ike drejt parajses qe pruri Dhjerokracia e sali Qenefeve . Sa shume jane shtu batautaxhijt dyleksh te katunit mer amon .Te dhjesin gazit me shaka se jane dhe shakator shokeni smiley . Kane mush xhepat PLOT duke vjedh Kuksianet dhe tani u qajne hallin se nuk kane Grure   . Ver ver ver ver ver kercet urofi smiley

E mer Grande Kaka kur e ke kuptuar Dom Gjon Simonin ( edhe si Gjer edhe si Gjate ) per te shkule kete Fare te qelbur prifterijsh predikues per te Bukuren e Dheut , njehere e mire nga ky Truall . Jane bo me keq se me nejt me Derin ose Shkodranin ne nje kolibe. .

Grande Kaka per Prift ..I modh vallaj smiley

Kur mesoi dhe Erebara qe ka qytet KUKES  u befte ashish dhe e hengershin Pulat e Albes , BIRN-in dhe kush i ka vene enrin Bire per minj !

Është e dhimbshme sesi në 2015 qytetarët në ate vend nuk kanë me çfarë të mbyllin një vakt të ditës. Atëherë si mund t’i shtyjnë ditët.shkruan gazeta Dielli.....smiley

Madheshtor Grande Kaka . Sa here te te lexosh krahasohesh me thesin e Milelit sa here ta shkundesh ...smiley

Dhe e le me nenkuptime qe e vetmja menyre shpetimi eshte

Te ziejne Gazeten dhe ti pijne Lengun .Hajdeni nder na . Bleni Gazeten Dielli smiley

Nuk futem me se ja ke fillu me Doza Elefanti dhe do vdesesh ndonje sholok nga ngazellimi

I madh Grande Kaka i Madh dhe Njente Kapo !

Grande me shkoi ne mendje , te betomi ..Prit kur Tralalate te rekomandojne tralala per Tralalate smiley

Sa kuksiane paska pas ai vend se pjesa derrmuese zbriten ne tirane +emigracion ?

Fatura e dritave më erdhi 20 milionë lekë (të vjetra),” thotë ai duke treguar një tufë të trashë letrash që paraqesin detyrimet dhe kamatëvonesat shumëvjeçare. “Më thonë t’i paguaj me këste, po ku mund t’i gjej unë kaq para? Kam dhjetë vjet që kërkoj punë por nuk ka,” thotë ai. Fatura prej 2 milionë lekësh për një familje me një apartament të vogël ngjan si shaka. Por ajo është thjeshtë e qartë aq. Për një periudhë disavjeçare, familjes Uka i janë faturuar 10, 20, apo 50 mijë lekë (të rinj) energji elektrike në muaj.

20 milione te vjetra i thone $20 mije .edhe nese emigron .granted qe gjen pune qe te nesermen andej nga vete dhe nuk paguan asnje shpenzim po gjithshka qe fiton e fut ne banke prape do i duhen nja dy vjet te mira per te paguar .ka ndonje ligj per bankruptcy atje?

Po ckeni me Kuksianet e shkrete qe duan te emigrojne....ore emigrante.....kur Kapo bosi vate ne Canada e Harasani i Nanos vate ne ameriqi, pse te mos provojne edhe Kuksianet fatin e tyre? Po nuk i qate kaq shume rinine e Bregut, Beratit, Shkodres apo Korces kur morri rruget gjithe keto vjet. I erdhi rradha   Kukesit ...

Si thoshin shoket antikomuniste deri dje....liberalizimi i vizave sukses i madh i Partise... ndersa shoket komuniste qajne se u kthye Migjeni Perseri....

Mizerja e Migjenit nuk e braktisi kurre Shqiperine por kush mund ta pershkruante ate fukarallek e mizerje nga Spaci apo fshati i humbur socialist????

Ja cbeni njehere se ngelem ketej edhe u merzitem smiley
po te ikin cunat mbare tu behet evropa ka nevoje per krahe pune te rinj, shqiperia vend i vogel eshte dhe nuk ofron mundesi te medha, do qe me mire ndonje plan i studjuar nga qeveria me ndonje punesim sezonal a si, per mos te ikur keshtu derr ne thes...

Se desh harrova qe behet fjale per Gjeshket tona Heroike te mbushura me Kapterre po aq heroike e qe lzenin Topet me gjalp .Tani kapterret jane rralluar ne ato Gjeshke dhe Gjalp nuk ka me .Ka vetemTuriste te malluar qe vijne nga DIELLI i A.Zogut , e kerkojnë Grasso në ato Gjeshke brenda qillotave te Kapterreve te ish Diktatures smiley

Ka dhe BIRN qe ka degjuar se mund te behen  shkrime edhe per Kuksin .Po ka edhe argumentues me variante per mbiellje Ullijsh ne Kukes dhe Geshtenja ne Sarande smiley

Kaq shume paskemi vuajt per mentare sa qe as me Prurjet e Pickerave nga Interneti nuk dalin smiley

Ikne dhe kuksjont. Si do e perballojm turizmin  ket vit smiley

Kuksianet mire qe jane qorra persa s'e shikojne begatine q'i solli Rilindja, po nje pale syze roze nuk blejne dot me ato leket qe harxhojne per pasaporta? Jeta s'eshte aritmetike, eshte ceshtj perspektive, tha.

Gjithsesi dicka duhet bere. Le te mos presem nga te tjeret, le te dergojme nje perfaqsues nga Peshku ne Kukes per te vene tek zyra e pasaportave tabelen "Fajin e ka Saliu". Ne mos ndalte emigrimnin te pakten do t'i edukoje njerzit. 

Ikin per pushime mer plak, nuk ikin per fare. S'jua mban xhepi te vijne 7-8 dite te Komuna e Parisit, e ikin i kalojne pushimet me pak leke ne Paris

Po mire mo, po te shkojne deri ne Gerdec nuk e kane vuxhutin, parajsen falas e kane. Po thuj qe dun me dal jashte e me ja nxjerr namin e keq vendit. Se si jane keta njerez, sa jane brenda jane engjej, sa dalin jashte sikur u ben ndonje magji, behen si zezake e puthen me zezaket. Kot nuk ka thene ai, edhe engjelli, edhe djalli jane brenda te shqiptari. 

Me nje vend normal dhe jo kaq sado-mazokist sa Shqiperia lajmet e vetvrasjeve nuk jepen ne media. Se ndryshe vendeve nordike s'do i kishin dal faqet per lajmerime te tjera.

....qe dun me dal jashte e me ja nxjerr namin e keq vendit.

Diktatorët më të çmendur në botë, Enver Hoxha i treti ne liste

Ish-diktatori i Shqipërisë Enver Hoxha, vijon të ketë jehonë pas vdekjes jo vetëm mes shqiptarësh, por edhe në botë.
 
Dhe ajo që çudit edhe më tepër ndërkombëtarët është fakti se ndërtoi 750 000 bunkerë prej çimentoje për tu mbrojtur nga ndonjë sulm i jashtëm, në një kohë kur vendi kishte një popullsi prej vetëm 3 milionë banorë.Dmth nje bunker per familje.smiley
 
Në fakt, kjo është arsyeja se pse Hoxha renditet i treti në listën e “10 diktatorëve më të çmendur”. Në videon që po qarkullon në rrjetet sociale, diktatorit Hoxha ia kalojnë vetëm Mobutu Sese Seko, ish-diktator i Republikës Demokratike të Kongos. Çmenduria e tij kishte të bënte me faktin se ai ndëshkonte këto që i përmendej emri në TV. 
 
Po ashtu Hoxhës ia kalon edhe Saparmurat Niyazov nga Turkmenistani, i cili i emëronte muajt e vitit sipas emrave të familjes së tij. Ai gjithashtu dënonte këto që vendoste flori tek dhëmbët si edhe çdo njeri që sinkronizonte buzët me këngëtarët në koncerte. 

Kapo, sa keni vjedh o burri dheut keto 8 vjet....Ridvani per 8 vjet minister ....nga shtepi me qira upgraded ne nje pasuri 1.5 milione Euro te rregjistruar por te pajustifikuar.....Mendo sa para ka te mcefme.... Vallahi Kapo, me hajdutllikun tuaj, do lodhet populli e sdo e therrasi me Merhumin..... Dulle....pavaresisht krimeve ndaj njerezimit qe kreu per 45 vjet ndaj popullsise Shqiptare. 

Ueee, vetem ne peshk mund te vazhdojne te komentohen tema 4 muaj te vjetra. lol

Emigrimi drejt mundesive me te mira behet jo vetem prej atyre qe s'kane buken e gojes, por dhe nga nejrez qe thjesht duan nje mundesi me te mire se ajo qe kane. Nga Britania emigrojne 400 persona ne dite, thjesht sepse gjejne nje mundesi met e mire dhe levizin. Ketyre taneve u premtuan jete qyl. Sigurisht qe do te iknin. Para ofertes per jete qyl, nuk iku njeri te punoje, edhe pse kufiri ka 5 vjet qe eshte hapur.  

Vetem shqiptaret e peshkut vdesin qe per Shqiperine te jete ceshtje te mos pasurit bukene  gojes. Aq me zell e kane te berit zorraxhiun brekegrisur qe lahet nje here ne jave e fshin qurrat me mengen e bluzes, sic jane mesuar tashme kaq vite, sa s'dine ku te kapen me. Nje zot e di c'do te bejne kur nje dite te mos permendet me Shqiperia per emigrim. Do behen si Alba me numra, do sajojne gjera per te share shqiptaret per ndonje gje tjeter, ose do te shkojne deri aty sa thone qe furrat qe pjekin shume pula njeheresh ne Shqiperi jane makineri te shpikura nga varferia shqiptare per te fituar buken e gojes. Imagjino ca inveli. lol. nejse, sic thashe, kush eshte mesuar te beje zorraxhiun, zorraxhiun do te beje gjithe jetes. lol. 

Shkabe, nuk me duket lajm i vjeter ky, nese eshte e ka fajin Erebara....megjithese Ministria e punve tMrenshme dita dites paralajmeron per dekurajim emigracioni masiv.

Nese genjen qeveriu pune tjeter...po mua me le shije te keqe politizimi i qeshtjes e jo fakti qe ka njerez qe dun me emigru.

Eshte e njejta gje. I jane premtuar 300 euro pension qyl plus strehim falas. Pse te mos ikesh?

Domethene eshte lajm i ricikuar ne ditet e sotme dhe behet aktual. Po sjane komentuesit fajtore per kete ne se ka fajtore....erebara nuk shkruan ne shtyp emigrantesh.

Po pse alarmoheni kaq shume kur njerezit largohen dhe pse e politizoni eshte pyetja me e drejte si edhe standardi i dyfishte i emigranteve qe vete emigrojne dhe  thone ja erdhi fundi i botes a duhet me bo revolucion qe te mos emigrojne njerezit. Kur ka revolucion njerezit emigrojne me shume per ate pune.

Shkabe, keto makineri rrugeve (literalisht) nuk kam pare ne asnje vend tjeter qe kam shkelur. Njeriu do mbijetoje dhe nuk kam si te mos simpatizoj me kete fakt, por kjo qe shiten pula te pakontrolluara ne makineri te tilla jashte ne rruge, sikur s'eshe normale, ne mos krejtesisht e paligjshme.

fut xhetonin dhe fap, te bien ne qese. lol

France

Barcelone

Hollande

Spanje

Goce, ato jane te mbrojtura me xham, komplet te ligjshme, dhe futja dhe nxjerrja behet nga brenda dyqanit, nga jashte jane vetem si ne vitrine. Jane po aq te pastra sa karrocat e hot dogeve apo furgonat e fast foodeve qe bredhin lart e poshte neper qytete. Problemi s'eshte aty. Problemi yt eshte qe te eshte demtuar truri nga inferioriteti dhe neperkembja, dhe je aq e deshperuar qe t'ia vesh fajin vendit tend per kete, sa nenndergjegjja jote sajon gjera qe sfidojne logjiken e cdo njeriu me tru te shendoshe.

aman se ju që jeni jashte shtetit gjithmonë për të dhënë mend jeni të parët...hajdeni pra dhe bëjeni këtë vend... për teori janë njisha të gjithë...vepra ka njeri?? sepse siç e shihni mirë prej vitesh tashmë intelektuHalet dhe teoricienët s bënë gjë për ta përmirësuar gjendjen kjo sepse lëpirësit janë shtuar dhe janë rehat sa kohë su preket qesja...këtu duhet revolucion...po kush ta bëjë se...ata që dinë sjanë, ata që janë sdinë dhe sduan...prandaj mos na xhëgitni plagët ne tjerëve që jemi e duam por s mund të bëjmë më shumë se një vrimë në ujë...pafuqia...dini ndonjë teori lidhur me këtë të fundit...ore si të kalojmë këto dallgë që i fryjnë të tjerët për të mbuluar fëlliqësirat e tyre...

 Revolucion ndaj cfare, me saktesi? Ja te erdhi mundesia per revolucion, cfare do te kerkoje? Liri fjale? Liri votimi? Zgjedhje te lira? I ke, qe te gjitha. Thjesht nuk behen gjerat si ne mikrovale, ndaj tani je ende ne fazen e shemtuar. Asnje vend s'ka kaluar nga pika 0 e rreckamaneve te viteve 90 ne piken e vendeve nordike qe kane vene pasuri duke zhvatur vendet e tjera e pastaj arriten ketu ku jane. Ata kane kaluar faza te luftes civile, faza te pothuajse luftes civile, faza te te pasurit krimin hapur siper shtetit, faza e fshehjes se krimit heshtazi pas shtetit, e keshtu me radhe deri te faza ku ndodhen tani. Dhe atyre vendeve qe jane mire sot u jane dashur dekada per te kaluar fazat, eshte proces natyror i politikes. Dhe kush qenkan ata qe dine, ata qe zhgerryhen neper tuba pishinash? lol

Shkabe, kot me te pyt. Te ca faze jeni aktualisht, dhe edhe sa faza kane ngel per t'u bo ven nordik? (Kuptohet ven nordik me klime mesdhetare, se nuk e shesim klimen ne, ju dmth.)

Faza urgjente eshte ajo e mosdhenies se vemendjes ndaj inferioreve qurravites qe dine te thone vetem "s'behet", sepse keta vertet qe s'bejne gje, dhe prej imazhit te ketyre te mos pengohen me ata qe bejne dicka me perditshmerine e tyre, sic jane penguar deri me sot. 

E kuptoj. Po flas sa perqind te rruges keni bere dhe sa perqind iu ka mbet. Ose me popullorce cfare iu ka mbet per te bo, vetem anet dhe mesi?

Qe te arrish nivelin e tyre duhet te skllaverosh kontinente te tera e te realizosh genocidin me te madh ne historine e planetit. S'e kemi ate luks. Ne mjafton te bejme ato te tjerat qe thashe. Eshte ceshtje kohe, te nderrohen brezat. Brezi i ri s'eshte rritur si morracak e s'ka pse ben morracakun gjate gjithe kohes, si puna e brezit tjeter. Fillon qe tek menyra si trajton veten.

Qarte, kshu thoshte dhe xhaxhi Enver: ja sa te bejme Njeriun e Ri. Po harronte i ziu, ashtu si dhe ti, qe buka nuk nderron nga furra ku piqet, po nga mielli qe eshte zene. Kshuqe dhe ju po patet dale nga qesja e vogel mbante plaku juaj mes kembeve, po ato kokcepsha do jeni. Megjithate situata mund te kete qene edhe krejt ndryshe, nuk e ve doren ne zjarr... Lindet ne kohe te veshtira.

ok pra...dmth le të presim tashmë mqs qekemi shumë afër fazës që do u bëkemi dhe ne si nordikët. le të presim se ndoshta nuk bëhemi shpejt si në mirkovalë por dikur ama do piqemi edhe ne për të nxjerrë diçka të hajrit mbi këtë tokë. 

ore ty të lol-t zemra po ata të tubave të paktën pastrojnë diçka

Pastrojne moj te keqen, pastrojne. lol Ndryshim brenda dites, nuk ke, o Ona. S'ka ardhur ne Italine e jugut, s'ka ardhur ne greqi qe jane cliruar para nesh nga politika mbyllese. S'ke pse pret, mjafton te besh punen si qytetare, te votosh jo me mani partiake, por me merite, dhe te mos kesh plan dite t'ia fusesh ligjit. Po votuan te gjithe ate qe meriton, jo ate qe do te votoje symbyllazi, dhe po s'u qurravite gjithe kohen, gjerat ndryshojne qe c'ke me te teksa ai qe pastron tubat vazhdon pastron tuba. Ti ende s'e di c'do te kerkoje ne revolucion. lol, e ke thjesht qurravitje.

smiley The " dua revolucion" dhe ende s'e di se per cfare me saktesi smiley

S'ke pse pret, mjafton te besh punen si qytetare, te votosh jo me mani partiake, por me merite, dhe te mos kesh plan dite t'ia fusesh ligjit....smiley

Hiç po Habili smiley

Më thjeshtë  . Keni arritë Maximalen .Në mënyrë Paqësore arritët të ndërgjegjësoni Njerzit se me Harbutë , Kriminelë dhe Bandën e sali Qenefit muk mund të ecë e shkojë përpara as një Kope Bagëtish . Dhe që të vazhdojë rruga për Mbylljen e Gropave të Halesë që ka lënë pas që nga Morali i " punës vullnetare për lyerje " do PUNË  do Kohë !

Pastaj për votime pa Parti , meritokracira  e pa të futme Ligjit e plot dëshira fëminore ore bore lule bore , e dava filosofësh që mësuan Botën për dhjerokraci e kapërcim Krizash , i realizuam dhe tejkaluam si Plane me qeveritë Nano - Berisha .

Mos përsërisni Llapaqenërinë e tyre .Preshin e Euforisë Hiqjani plotësisht Popullit nga BYTHA

Demokracia nuk është koncert me Shalë e Cica jashtë të Ciclietës as Hungërrimat e Jozefpërckës ! Bindini që është sistem POLITIKO- EKONOMIK para së gjithash Jo për të Pasuruar 10% e Varfëruar 90% të popullsisë tek i cili Bota që duam të shkojmë ka ardhur Me Gjak e Miljona jetë të Humbura dhe prap thotë "nuk është sistem perfekt " por për kohën më i pranueshmi e më efektivi !  

Keshtu si fol ti or vlla, o je vet i gjati ose je tu pa ondrra me sy hap dhe te duket sikur je ul mrom me edin dhe e keni bo plan bashke se ca do boni me ket popull. Duhet patjeter te hane bare ketu dhe mos dalin me bubrru se te prishin imazhin zotrote. 

Ore jo me Edin, por dhe me salen po te benit revolucion, cfare do t'i kerkonit? Ja, zere se iku Edi sot dhe kthehet Saliu sic ishte. S'besoj se do te ishte ndonje gje ndryshe nga c'ka qene tete vitet e fundit, apo jo?Ma thuaj tani me detaje cfare kerkese do t'i benit sales, zere se je ne vitin 2013, muaji prill. Cila eshte kerkesa. Ju dini vetem te ankoheni, por asnje gje nuk shprehni. Cila eshte kerkesa ne revolucion? Te kesh rrogen gjermanesh dhe kaq, pa kerkuar se cfare duhet bere qe te arrihet? 

E para, nuk ka pse kerkohen ide nga mileti mbasi ke marr pushtetin. Projektet e shpallme para zgjedhjesh e mbajn nji qeveri ne hulli dhe me kryesorja, i mban njerzit me shprese e i bon me bo ndonje plan. Mbas aedhjes, personalisht mendoj se kjo esht arsyeja kryesore e "nervozizmit" te qeverise. Dhe pastaj ben te cuditurin, sikur qeveritaret tan vine nga zvicra dhe habiten me faturat  e papagume te te gjitha llojeve a thu se nuk jan vete bashkautore ne kte gjendje. Keshtu qe zoti shkabe ate pytjen qe ma drejton mua tre her  mendoj se duhet me e adresu atje ku i ka mbulu shterpesia. Dhe se fundmi, me duket pak absurde me i gjyku me ironi nordiket

Une po pyes se cfare do te kerkonit ne nje revolucion, qofte me salen ne pushtet, qofte me ramen, ti me flet per gjera qe nje zot e di c'kuptim kane. Po flasim per revolucion, apo jo?

Per ca revolucioni e ke fjalen se nuk po te kuptoj dhe une ty. nqs bohet fjal per revolucion tipik me pushk e me hunj me fal se te morra kohen kot. Ne revolucion nuk ka shum kerkesa shoku. Larg qoft me ardh puna aty

Per cfaredo revolucioni qe ta kete fjalen komentuesja te ciles iu pergjigja une, e prej te ciles m'u pergjigje ti mua. Dhe ne ardhte puna aty, per cfare do te behet? S'te pelqen puna e politikaneve dhe do vote te lire per t'i hequr? E ke qe tani! 

Keshtu eshte elita shqiptare prej 15 vjetesh, asnje dhembshuri per me te varferin a te pamundurin, bile perbuzes ndaj atij qe nuk ka para......e ke degju fjalen PaBUKS.... diskrimim brenda familjes por mentalitet i ri. Nuk eshte Partiake por Shtresore....kta qe ikin masivisht....rrezikojne rivendosjen e rregjimit te vizave....krijojne nje situate te pakendshme per Eliten Ekonomike.....

Në video(n ) që po qarkullon në rrjetet sociale,....smileysmileysmiley

Ti nuk vdes o vlla kurrë ! I shkërdheve të zijtë me gomarllëqe .Po pse nuk e kuptojnë ata që rrjet social janë Internet kafenetë smiley  Mos se do thonë që është edhe Gëlbaza Lapsi.al rrjet social . Edhe rait aid Farmacy  rrjet social është . Edhe rotkarianët e Berishës më duket rrjet social janë po nuk shohin Vidio , qarkullojnë Para smiley

Grande Kaka madhështor .Gjithmonë i aftë të krijojë situata të molloisjes me vete të sholokëve antikomunistë . Mos kaq hapur Njente Kapo se do të kuptojnë dhe na le pa Pal Mëlysh smiley

Drejtoresha me ndrojtje po më duket se e ka hap një derë të Dërstilës smiley Dhe kështu hap pas hapi në prurje të tjera , duket se Dërstila do përballojë punë të madhe të Larje -Tjerrje Leshit pasi Prilli ka qethje Masive bagëtish .

Mirseredhe Xhibole !

#Rilindje,  ujerat e zeza jane sheshit, njerezit se durojne dot eren e qelbur

mire o mire, po s'qenka vetem Kukesi.... po qyteti i lashte i Orikumit ç'pati..?!   megjithse Helmuti..smiley  i varfer po ben çeshte e mundur ti pengoje..

Gjynah kuksianet e shkret. Me mire qe ikin ne gjermani sesa ne durres a tirane se andej kane me shume kushte. Kam filluar te mendoj qe ndihma dhe punesimi per qytete ne zona te tilla eshte utopi dhe a parealizueshme nga ana logjistime-tjeografike. Qytete te tilla duhen braktisur dhe popullata te rivendoset ne zona gjeografike ku ka me te vertete mundesi reale punesimi e zhvillimi. Ne mal mes gureve veshtire te krijosh ekonomi qe jane sustainable (kshu meauam te klasa javn e kaluar). 

Per nje kothere buke po ikin si keta si Kosovaret. Jane 2 shtete qe pa te ardhurat e emigracionit nuk ushqejne dot popullsine qe kane.

Kjo do jetë arsyeja që dhe Fisi Maja ka braktisur Majat e Maleve smiley

Po kur nuk do Qeveria nuk do ta kuptojë .Saliu po , kur bote llaf-muhabet me Mulin e Partisë . E ta ka marr fjalën qai Muli or tie ..

Në Kukës nuk janë fort mirë. Nuk po dun me kenë të dytët pas Gjermanisë .Po ikin ke veni me kenë të Parët .

E ta ka habitit njat Salinë e ti jet kthye

E shkafja asht Kuksi ? A banojn nieri atje ? A pse nuk u del Pedonalja e Jozefinës ? Po Gjiri Lalzit ? E nëse asht ven për kuej a nuk po i dalin kullotat Patriotike që ka ngrejt Luli në Tiranë ?

E ti digjoje or tie si hingëllinin e si mbante vendi prej Antuziasmit shkrimtarët Erebara smiley

Mbase ju ka shpetuar kjo qe ka shkrujt ky shoqi, siq me shpetoi dhe mu

Në stacionin e furgonëve të qytetit, tre të rinj nga fshati Topojan po presin të kthehen në fshat. Njëri prej tyre thotë se ka mbaruar studimet për drejtësi në Tiranë vitin e kaluar. “Unë jam i djathtë dhe nuk kam shpresa për punë,” thotë ai. “Nuk e kam vendosur ende nëse do të iki, por po mendohem.”

Qeshtja qonka me e thelle se sa e pandeha ne fillim! Qonkerka qeshtje politike! Topojansit e djathte e shohin realitetin shume zi. Nuk kane faj.

Po kot e ka humbur kurajon ky kaq i ri, i sapodiplomuar, ka kerkesa ne call center sa te duash, apo mbase fiton grida shqina bashkine dhe e merr konsulent si i djathte qe eshte smiley

Duhet shkëputë Njëherë e përgjithmonë nga Mentaliteti buzëshpërvjelur i trajtimit të gjëndjeve , ndodhive e fakteve me gjuhën Mesjetare të erebarës apo shumë penave që nuk kuptojnë dhe kam bindjen as kanë për të kUptuar se në Çfarë Kohe e Viti jetojmë .

 Rapadam rapadam dipi dopa / Rilindjes i shkëputen si dashit topat ....smiley

Rapadama rapadam dopa dipi / E Erebara shkru ke Birn-i....smiley

Je matane detit, se te ishe ketu si ky xhaja do perfundoje dheti !

...emigranti, babai i dy fëmijëve, priti me shpresë nga qeveria e re për një vend pune. Por qeveria i dërgoi një faturë dritash të pabesueshme.  “Fatura e dritave më erdhi 20 milionë lekë (të vjetra),” thotë ai duke treguar një tufë të trashë letrash që paraqesin detyrimet dhe kamatëvonesat shumëvjeçare. “Më thonë t’i paguaj me këste, po ku mund t’i gjej unë kaq para? Kam dhjetë vjet që kërkoj punë por nuk ka...

Ska mundesi! Keta duhet te jene agjente te UDB-se te derguar nga Saliu per te dekonspiruar Rilindjen tone te dashur, me ne krye udheheqesin tone sypatrembur nga Europa e Amerika, Edi Rama!

Rrofte e qofte kalaja e kuqe me Pioneret e Rilindjes, poshte imperializmi anglo-amerikan!

 

A do kthehen peshqit ne atdhe tani qe rilindja po largon kuksianet nga shqiperia?
Apo do prisni sa te largoje dhe tropojanet?

Si mund të përfytyrojmë një skenë tek SHQU-p sot kur është në gjëmë për Kuksin vet i pari smiley tyre Suksesori , i Dyti pas Gjermanisë ! Në hyrje të derës Roje Muli që rënkon  në këtë Brengë  të madhe popullore ! Ditë zije ! Edhe Kuksi na la smiley

Afrohet Left me .....iiiiiii në fund me një kalama për dore dhe një çantë dhe hyn pa trokitur

- Hajde bija ime Hajde .Çfarë më ke prurë ?

- Një vidio se si do i katandisim komunistët e ikur kur të kthehen në Atdhe .

- Se mos është për  neotrockistët  ?

Për ta vërtetuar LefTKopeja shkundëte kalamanin nga supet për recitim..

Dhe dhomën e ngashërimit të Madh për fatet e Fesë dhe Atmes e mbushën cicërimat e bebushit

Më të Lumtë o Babasqap / të gjithë dhitë i bëre Zap smiley

Leftkope .Çapu nga prurja për Neotrockistët që po vajtojnë për fatin që gjeti PK dhe kuadrot e saj . Shpjeru ndonjë Vidio ta ndalojnë Ngashërimin e Madh smiley

dhe megjithate shoku Idrizzzzzz ferra, grushti yt prej kuqali perballe fytyres tashme te mplakur, nuk te fshef dot surratin nga turpi rilindas qe e ka mbuluar, sepse zotrote, nuk ikin vetem Kuksianet aq te perbaltur dhe te urryer nga sera jote JUGORE, por po ikin nga syte kembet edhe bashkefshataret e tu te nemur, vlonjater e sojsorrollop kacakesh (thene ndryshe Maloke JUGU)!

 

Po ç'ke moj tu keqen . Kalma .Unë si ilaç qetësues të përdora për të mirë të Udhëheqsit Lexhendar sali Qenefit . Si Laksativ je , aq i domosdoshëm për udhëheqsin në këto kohë të trazimit të Madh të ...zorrëve smiley Pse e cingris veten me fëndyej në tru ? Mere gazmore pasi ke dhe një bebush Qurrash me vete që të englendis duke u hedhur si kec vërdallë babasqapit ose Gjyshit smiley 

Të ikin moj pse mos të Ikin .Uo LefTKopeja !

Mua më vjen keq se u trete pas Babasqapit për të " Bukurën e Dheut " për t'ja  heq nga goja Kulshedrës Komuniste .Po sic duket e hëngrët dhe Popullin më duket dhe u ka zënë sëmundja e rrapëllimës ose sindroma e të Babëziturve  " mostretja e kockave në stomak "

Po u lënë  vetëm LefTKope ..tye me Gishtin e barkut smiley

Iku dhe Kukësi .U la të mirat që i sollët !Të pabesë e mosmirnjohës smiley

thene ndryshesmiley Po o ti o xhibi smiley

Në 2 korrik 1992, disa mijëra shqiptarë hynë në ambasadat e pakta të vendeve të huaja në Shqipëri.......

Toci, ka qene Boterori i ' 90-tes kur iken Ambasadat. Se i bje qe anijet na paskan ik para ambasadave. Mos pyt vetem babin se qeka letu, pyt edhe dy-tre veta te tjere qe i kane jetu ato vite ... Shllup.

Kukesi Ri ka bo ndryshime

ka qit trenin n'rrug makine...

Te ikin e te q** nonen e vet,,,ktij i paskan faturu nga 10,20 dhe 50 mije lek (te rinj) per energjin ne muaj !!! Pse nuk thote qe nuk i ka hedh syte fatures se dritave kushedi sa e sa vite,ky edhe sa ka tjere si ky!!Te ikin e te jetojn me strehimin dhe ate 11,56 € n'dit qe i japin kto te huajt se punen per ta gjet kan. Parazitet e dreqit duan gjith jeten me henger qyl,Gjynaf i madh per kalamojt e ktyre tipave ngaqe heqin te zit e ullirit neper kampe,azile,mes lloj lloj rracave e lloj lloj semundjesh. i rujt zoti. P.S meqe ra llafi,3-0 mbyllet Reali sonte

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).