Libri që frymëzoi Stanley Kubrik për filmin Eyes Wide Shut

"Ëndërr" nga Arthur Schnitzler u botua në shqip muajin e kaluar, 88 vjet pas botimit origjinal në Austri, me titullin "Traumnovelle". Është shqipëruar nga Afrim Koçi, një histori ngërthyese e xhelozive dhe fantazive seksuale të një çifti. Nuk e dija që filmi i fundit i Stanley Kubrik, "Eyes Wide Shut" bazohej mbi këtë vepër të vitit 1927, por kjo bëhet e qartë qysh në fillim të librit pasi Kubrik i ka ndenjur shumë besnik detajeve që përshkruan Schnitzleri. Seksualiteti është në qendër të librit, dëshirat, epshi që vijnë përmes monologut të brendshëm të protagonistit, mjekut Fridolini, përgjatë një nate mbushur me flirt, mister e vdekje. Në anglisht titullohet "Dream Story", 134 faqe.

1 Komente

Po m'vje shume çudi qe nuk ka komentu te pakten Stalker ne kete teme.

Ky liber (aq me teper filmi) si pothuaj tere letersia dhe kultura mitelevropjane eshte deshmi e gjalle e formules universale Eros - Thanatos.

Autori ka qene mik me Frojdin.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).