Zakonisht i evitoj funeralet, megjithëse jam i pafuqishëm që të  mos i përshkruaj. Gjatë muajve të fundit më është dukur sikur po marr pjesë në një funeral. Që vazhdon. Është një funeral ku nuk mungoj dot. 

Për mua, ky është funerali i Rilindjes, në të cilin jemi ftuar të marrim pjesë. Çudia është se Rilindja akoma nuk e di që janë mbledhur ta përcjellin. Nëse kjo është për të qeshur, është e vetmja pjesë komike e kësaj drame politike.

Nëse sheh çfarë po ndodh me Rilindjen, kauzën që kërkoi besim dhe u votua përpara 22 muajsh, kupton se ajo është kthyer në një institucion të paadministrueshëm. Rilindja nuk ka më kontroll mbi veten dhe prandaj nuk parashikon dot pasojat që po afrojnë. Rënia e lirë është tipari i saj më i dukshëm. Mediokriteti është pesha e papërballueshme që e tërheq poshtë. Hipokrizia është shkëlqimi që shohim në ajër. Neveria është shija e saj. Vrima është gjurma. Zbrazëtia është zhurma.

Rilindja nuk ka frymë, nuk ka organizim, nuk ka motivim, nuk ka mobilizim, nuk ka ide, nuk mbrohet, nuk mendohet, nuk pendohet, por vetëm rrëzohet dhe bie. Bie në gropën e vet ideologjike, e cila ishte e dukshme që ditën që u krijua. Rilindja ishte ambalazhi i një kutie, që koha provoi se ishte e mbushur me ujë fiziologjik, që vlen vetëm për të pastruar veshët, hundët dhe lëkurën, por meqë është vetëm ujë, derdhet dhe prandaj zbrazet. Rilindja nuk kishte ideologji, nuk kishte parime, nuk kishte personalitet, por kishte vetëm ambicie fizike për të ardhur në pushtet. Dhe ia arriti të bjerë në gropën e pushtetit, të cilën po e zgjeron. Me shpejtësi dhe këmbëngulje. Sepse këmbëngulja e Rilindjes për të shkuar në vetëvrasje është e paqortueshme. Shpejtësia për t’u mbuluar me dhé është e pakonkurrueshme.   

Megjithëse është për të ardhur keq për të gjithë ata që e besuan kur lindi dhe u krijua, ky ishte një funeral i parashikueshëm. Dhe ja pse.

Për shkak të detyrimit për të fituar, Partia Socialiste bëri koalicion. Ia la pushtetin Rilindjes. I dhuroi organizimin dhe i huazoi zgjedhësit. Por, megjithëse fitoi zgjedhjet, Partia Socialiste nuk qeverisi asnjë ditë. Që nga dita e parë qeveris Rilindja. Qeveris ambalazhi dhe jo kutia.
Prandaj sot nuk ka zgjedhje në Partinë Socialiste. Rilindja ka rregullat e veta. Ajo nuk zgjidhet. Ajo emërohet. Rilindja nuk votohet. Ajo nuk ka arsye të zgjidhet nga një parti tjetër. Nuk ka asnjë motiv të respektojë statutin dhe normat e një partie, që sipas saj kishte dhe ka vetëm një punë: të numërojë votat sa herë ka zgjedhje kombëtare. Por zgjedhje brenda partisë nuk ka dhe s’ka pse të ketë, sepse Rilindja nuk është parti.

Ajo është pushimi, pushtimi, pushteti dhe shteti i një partie. Prej dy vitesh, në Partinë Socialiste askush nuk mblidhet dhe askush nuk zgjidhet, megjithëse sipas ligjit të kësaj partie zgjedhjet janë një herë në katër vjet, Asambleja mblidhet një herë në tre muaj dhe Kryesia të paktën, një herë në muaj. Por Rilindja nuk ka statut, nuk ka norma, nuk ka ligjësi dhe nuk ka forume. Ajo ka vetëm ambicie. Ajo nuk është çadra që duhej të ishte. Rilindja është vetëm shi. Vetëm ndëshkim. Dhe çdo gjë që nuk është rilindje, Rilindja e quan krim. Përfshi edhe vetëvrasjen e saj, për të cilën duhet ndihmuar.

Natyrisht edhe rilindistët kanë tiparet e Rilindjes. Rilindistët kanë dhuntinë e njerëzve që bëjnë sikur besojnë në diçka që nuk e njohin. Për ta, Rilindja, si frymë është epokale, si model është unikale dhe si mekanizëm është industrial. Energjia e saj është rrezatuese, fuqia e saj është riprodhuese, shpejtësia e saj është transportuese. Rilindja, sipas rilindistëve, është një epidemi pozitive, nga e cila vuajnë vetëm ata që nuk pranojnë të infektohen. Nëse rilindistët mërziten, kjo ndodh vetëm kur të tjerët thonë se nuk e shohin atë që ata bëjnë sikur e shohin. Meqë ra fjala, rilindistët nuk besojnë në asgjë. Besimi i tyre është pushteti, kauza e tyre është defekti i të tjerëve, instrumenti i tyre është efekti mbi të tjerët.

Si të gjitha speciet, rilindistët kanë gjuhën edhe simbolet e tyre. Gjuha e tyre është një kollare që tundet në televizor. Rilindistëve u duket si flamur dhe i përulen. Simboli i tyre është një papagall që bën selfie. Atyre u duket si një shqiponjë dhe prandaj ia japin flokët për t’i bërë pupla që të rrijë në ajër. Në 22 muajt e fundit, rilindistët nuk janë shtuar. Ata janë degëzuar. Sot janë ndarë tipologjikisht në dy degë:

Të parët janë krenaristët dhe të dytët janë kanabistët. Gjatë vitit të parë, kur Rilindja mendonte se punët po shkonin mirë, se papunësia po ulej, se taksat po mblidheshin dhe se Shqipëria i mbështeste, ishin krenaristët ata që dukeshin më shpesh. Tipari kryesor i krenaristëve është aftësia për të qenë krenarë edhe në humbje. Krenaristët janë krenarë për gjithçka edhe kur punët shkojnë keq, edhe kur s’ka punë, edhe kur s’ka reforma, edhe kur s’ka progres. Krenaristët janë më shumë, kur shqiptarët janë më pak.

Megjithëse deri më sot s’kam parë asnjë krenarist bindës, ata nuk dorëzohen. Ata mund të përpiqen të të bindin se edhe kaosi që kanë shkaktuar prej 22 muajsh është i organizuar. Krenaristët nuk janë një qenie e panjohur, megjithëse mbeten një qenie e papritur, pra njerëz që besonim se nuk do t’i takonim më.

Një krenarist do ishte krenar edhe në kushtet kur gjithë nxënësit e një shkolle mbeten në klasë. Në këtë rast, krenaristi do thoshte: ne jemi krenarë që të gjithë nxënësit kanë mbetur në klasë, sepse kjo ka ndodhur me forcat tona. Në regjimin e kaluar të gjithë e kalonin klasën, sepse paguanin mësuesit. Prandaj jemi krenarë që kemi zhdukur korrupsionin dhe asnjë notë nuk është e pamerituar. Ja pse jemi krenarë! Si ka mundësi që ju nuk jeni?

Krenaristët nuk kuptojnë se kjo është njëlloj sikur një ekip të humbte me autogol dhe trajneri të krenohej se e kishin humbur ndeshjen me forcat e veta. Këta janë krenaristët. Ata janë krenarë për çdo gjë që bëjnë dhe madje habiten se si ne të tjerët nuk jemi krenarë për ta. Ne duhet të jemi krenarë për çdo dështim, për çdo rrënim dhe për çdo teprim. Krenaristët kanë vetëm një dyshim: nëse shqiptarët kanë aftësinë dhe inteligjencën e duhur per t’i kuptuar, por, edhe nëse nuk i kuptojnë, ky nuk është faji i tyre. Sërish ata mbeten krenarë për injorancën e shqiptarëve. Sepse krenaristët janë një idiotësi riprodhuese.

Dega tjetër e rilindistëve janë kanabistët. Sot ata janë më të dukshëm, më të zhurmshëm dhe më të vendosur. Kanabistët janë rrethi i dytë i rilindistëve. Ata nuk qeverisin direkt, por mbështesin krenaristët në çdo dështim. Duken më të freskët dhe më të motivuar ditët e fundit, kur vetë Rilindja e ka zbehur krenarinë për krenaristët.

Kanabistët kanë një tipar të cilin nuk e fshehin dhe prandaj janë të sinqertë, çka bie menjëherë në sy. Ata duan të fitojnë vetëm me ndihmën e shtetit. Shteti është banka, shteti është prona, shteti është sipërmarrja, ndërmarrja, huamarrja dhe pengmarrja e tyre. I quaj kanabistë, pasi në kushtet kur reformat e krenaristëve nuk prodhuan dot më shumë vende pune, më pak taksa, më pak polarizim, më pak injorancë dhe më shumë kohezion social, ata dolën në sheshin e ideve dhe propozuan atë që në letërsi quhet “deus ex machina”. Pra, një ndërhyrje të papritur, një dorë Zoti, një instrument të befasishëm, që ndryshon gjithçka që ka qenë dhe gjithçka që do të jetë.

Dhe, megjithëse e dinë se në krahasim me krenaristët, teknika e tyre ka shumë defekte, janë krenarë që papërgjegjshmëria e tyre është perfekte. Kanabistët, pra, propozuan legalizimin e kanabisit. Jo si një mjekim, por si një shpëtim. Jo si kurë, por si ekonomi. Ata duan që ne të besojmë se legalizimi i kanabisit është një reformë ekonomike që do dyfishojë buxhetin, do hapë vende pune, do shtojë investimet e huaja, do zgjidhë krizën e bujqësisë, do ulë kriminalitetin dhe do t’i shtyjë studentët të mësojnë më shumë për shkak të frymëzimit që shkakton tymosja e pacensuruar. 

Në të vërtetë, ata nuk kuptojnë se ky propozim shtoi edhe një dyshim. Çështja e legalizimit të kanabisit, e shtruar si reformë ekonomike, e bëri edhe më të dukshëm dyshimin popullor mbi mungesën e ideve ekonomike të Rilindjes. Imagjino sikur gjithë qeveritë e Europës, shumica e të cilave janë në krizë, të bënin propozime të ngjashme për daljen nga kriza. Fushat e Rusisë, Rumanisë, Serbisë, Bullgarisë, Ukrainës, Moldavisë do na vinin në siklet, sepse ngastrat tona bujqësore do dukeshin si peceta para tapeteve të tyre të mbjella me kanabis. Por, edhe nëse është kështu, kanabistët nuk thonë se Europa nuk e mbjell, nuk e kultivon, por vetëm e blen dhe e përdor kanabisin. Dhe, nëse e legalizon, legalizon përdorimin, por jo mbjelljen. Prandaj, nëse droni kanabist do vërtitej mbi Europë me flatrat e krenaristëve, nuk do gjente askund një fushë të mbjellë me lule kanabisi, sepse Europa ka politikanë që përdorin kanabis, por nuk ka kanabis që përdoret për politikë. 

E megjithatë, kanabistët sërish mbrohen njëlloj si krenaristët, pasi kjo është tipike për të gjithë rilindistët. Ata thonë se megjithëse edhe të tjerët mund t’i mbjellin fushat e tyre me kanabis, sërish ne do kemi avantazh njerëzor, pasi, siç thonë kanabistët, populli shqiptar ka aftësi të pakonkurrueshme në mbjelljen dhe kultivimin e kanabisit dhe fshatarëve europianë do t’i duhen vite për të arritur nivelin e mjeshtërisë sonë të lindur. Nuk është çudi që ndonjë ditë t’i nxjerrin gjyshet e lodhura të Lazaratit të demonstrojnë truket e tharjes së kanabisit, njëlloj si gratë kubane që i fërkojnë purot mbi kofshët e tyre. Nuk është fare çudi! Kanabistët kanë fantazi.  Dhe, nëse idiotësia e krenaristëve është riprodhuese, ndërsa paturpësia e kanabistëve është prodhuese, vetëvrasja selfuese e të dy palëve është vetëdhuruese.

Kështu pra, me këmbenguljen e rilindistëve, me besimin e krenaristëve në përjetësinë e Rilindjes, me dehjen e paimitueshme të kanabistëve, të gjithë po marrim pjesë në funeralin e Rilindjes. Fatkeqësisht nuk mund të mungojmë dot, megjithëse shumë prej nesh e miratojnë atë. Edhe unë pa dyshim.

Dhe, nëse do duhej të mbaja një fjalim, ky do ishte fjalimi im.
 

154 Komente

Nje Socialist godet ashper Rilindjen , Partia e Re Socialiste drejt krijimit te saj , sidoqofte Eri i pashprese ne Tirane packa se eshte " njeriu me punetor qe me kane pare syte "

smiley

smiley

po pritsha.

Ne fakt isha une ai qe prita pak si shume smiley
 

Po pres diten kur do dale ndonje "disident kritik" si Beni nga ju e dajthta mer jahu po do ta kthej goten permbys.  smiley

Te tille si thua ti ka pas, por kane vdekur te rinj...

smiley

e djathta (jo e dajthta), qe thu ti Arto, ka pas ballafaqime me t'forta mes vetes. Jo vetem individe qe jane nda prej trungut te partise po jane shkeput edhe dege me vete. Se individe qe kundershtojne kupolen mrena partise ke dhe sot, brenda dhe jashte pd-se (nqse per ty pd perfaqson te djathten, edhe pse per mu eshte shume larg).
Masanej nqse me ket po mundohesh me thon se e majta lejon mendimin ndryshe, me thuj nji emer tjeter vec Blushit? edhe ky anatemohet nga gramoz rucet e peshkut si ju te vetquajturit e majte. Vetquheni te majte se ju nuk udhehiqeni prej ndonje ideologjie te majte. Per ju ideologji eshte ca thote dhe ben 1-i i partise

Nderkohe qe largohet Blushi, Rama mbledh ne koalicion cdo parti a particke qe nga te persekutuarit, ish-pronaret, Camet e deri tek partia Rinore. Shpresoj qe Blushi ska ndermen te bashkohet me Nanon e Geraldinit se do lexojme ne tekstin e rradhes pastaj tek Funerali i Nanoisteve.

tironco, thjesht per diskutim, si mund te jene greket dhe camet me nje koalicion?  ose te perndjekurit me marko dajtin ? apo edhe partia e top topit ??? 

cuditem , vetem cuditem 

 

Dhe, nëse idiotësia e krenaristëve është riprodhuese, ndërsa paturpësia e kanabistëve është prodhuese, vetëvrasja selfuese e të dy palëve është vetëdhuruese.

Trimin vrite, tha, hakun mos ja ha! Beni ka mendime te thella! 

Beni ndahet nga PS, Lubonja nga Klani, Ndoka nga PD.

Epoka e ndarjeve te madhe sapo ka nisur! 

Sa gozhda ka godit ky cekici i Benit ne koke, anija problematike e Rilindjes sot me shume se kurre ka nevoje per ustallare zdrugthtare te zote dhe jo bojatisje te derrasave te kalbura dhe llomka. 

Blushi eshte njeri i medias dhe si i tille e di mire qe cfare duhet per ta bere nje popull pesimist. Nese ai tjetri e ka me tritolin,vetvrasjet, vrasjet, etj ky i meshon vdekjes.

Dhe nuk eshte krejt rastesisht.

O njeri i ditur funerali ta rendon gjendjen boll ta degjosh e ky populli ine akoma nuk e di qe vdekja kur je burre i mire, si ndozot Blushi, eshte rrugetim ne parajse apo ne xhenhem.

Po une nje gje nuk kuptoj: ky deputeti i PS-se perse nuk del me nje analize konkrete per nje teme te caktuar qe te pakten te dime opinionin e tij, ta zeme per arsimin meqe ka qene minister arsimi ne kohen kur ky arsim shkelqente apo per ceshjte te puneve te jashtme meqe ka qene zv.minister i jashtem dhe eshte shkarkuar nga detyra sepse nxorri biseden konfidenciale te Sekretares Amerikane te Shtetit ne media.

Ky nuk pi vital, ky eshte gjib, dmth akoma nuk e ka kuptuar se cfare eshte. smiley

E nguli dhe Blushi gozhden e fundit ne arkivolin e Rilindjes.Vetem Shkaba mund ta ringjalli.

Zeherr do jete bere , prit kur te vije  e te thote qe iku Beni nga Rilindja sepse eshte qylaxhi smiley

jo, zakonisht idete i ilustron me ndonje ndodhi nga Komuna e Parisit: kam nje shok une qe si Beni..bla bla smiley

-Beni do Pushtet.

-Benin nuk e pjerdh njeri tek PS.

-Beni eshte i revoltuar qe #Rilindja nuk i merr mente (qe nuk ja hane as qente)

-Beni Do Te eci Vete: Deshire qe e ka pas qe i vogel, tash ai duhet te "Stop the talk and walk the walk".

Jepi komve Beno i tash.. 

Beni bye bye bye... smiley 

Ja mati ne Ben rimusi rilindjes. Nuk me rri mire tha. smiley Benet jane shume te nevojshem, por njekohesisht Benet nevojiten kritike konstruktive e jo thjesht llapaqen. 

Gjithsesi, dihet qe rruga drejt permirsimit kalo permes reflektimit. Pra Benet pershkruajne nje lloj unity feedback, pa te cilet sistemi shko per lesh. 

beni mund te behej nje figure interesante nese vazhdonte ne rrugen e shkrimit ndaj janos!

qejfmbetjet me njeri-tjetrin qe kane ps-iset nuk eshte se kane ndonje  vlere te madhe.

beni distancohet dhe mire ben.   po cila eshte rruga e tij?/  a ka ndonje ide ndryshe nga pd-ps-ja?  me nje fjale ka ndonje gje ndryshe nga ''erjonvelizmi'' i pd-ps?

hidhu po pate ,por ben gabim te madh nese futesh ne kthetrat e nanos!   deri tani nuk ke treguar ndonje ndryshe  nga vija lubonjiste qe udheheq shqiperine keto 20 e ca vite

Ky zagar qe e moli sa u lodh lopen PS si dhe i jati, si dhe i gjyshi, dhe doli ne limerin e llaci-facit kur nuk e bene minister ! Te prere soi juaj per te qene gjithmone e pafund ne poste.! 

Grave,

Me mire Blushi ne rradhet e PS se te pakten eshte intelektual,sesa Tom Doshet, Sterkajt e me rradhe. Mes dy te keqijave preferoj ate me te voglen. Te pakten ky eshte vetem i penes, ndersa ata te tjeret jane si mesuesi i "I teti ne Bronx" smiley

Bostonian, ata ishin aksidente ne PS, kurse ky eshte firauni, qe sa me larg  cdo vathe duhet mbajtur ! 

NGA ALTIN GOXHAJ- STUDIUES

Limon gjeta, limonate bera gjembo. Ti mendon se do rrifja gjere e gjate internetin per te gjet nje ilustrim. smiley

Nuk e kisha me ty, PF. E kisha me gjithologun e shquar. Studiues, avokatues, rremues, fjalues...

Ky eshte intelektual swiss-knife, si dhe shumica e intelektualeve shqiptare.

PF, ne se don ta mesoshe tamam, kliko " Mjerimi i Letersise "  me Romanin Otello Arapi Vlore dhe e meson pikerisht  ate qe realisht nuk e di tamam.Po ju ndihmoj ta mesoni sakte ! 

pakten eshte intelektual

smiley

Po cfare intelektuali pash zotin!

O Teme, njohka dhe ligjet ky...  smiley  

Bossi esht relativist, dhe mire e ka, po sikur u lothme nga gjithe keto kritika prej njerezish qe llafosin nga brenda sistemit. Flet Blushua per rilindjen, flet lubonji e mucua per median, flasin ata te zakonshmit (se kush ua mban mend emrat) per letersine - natyrisht nga krahu i PD-se nuk flet njeri, ata jan ne faze paralindjeje (pre-natale) ne ket pun.

Parane e privilegjet ia duan sistemit, por djemt s'ia pranojne per dhendure...

dikur perdorej termi "i pergatitur", kurse sot "intelektual"

ka bere nje matirjal, qe i ka lojtur fene. e tundi.

Blushi nuk eshte i preme per role udheheqesish, vete fakti qe ka 25 vjet qe lun, dhe gjithmone ne kategorine e dyte... Po kete punen e intelektualit brengemadh e ben bukur dhe nuk ben ndonje dem te madh, megjithese as edhe ndonje ndreqje nuk ben. Lereni te beje ate qe di te beje. Pershesh ha.

e mo se na cau trapin. nqse ka nonjoni kocke (gjithnji sikur e?), nuk thot dot gjo se e eklipso ky butak,

Dil o pra, bej parti, nji veprim a nji aksion. jon bo te gjith sikur kon lind ne oborr te leninit a te trockit.

A, neqoftese ashtu esht loja, qe boj nje cik zhurm pa zarar ti, si familje shkrimtari (my ass) qe te dukena si liberala te mdhej plus intelektual te thell shum, ai osht tjeter muhabet.

Po nuk do mo vlla, nuk do. Nuk e bo dot. Nuk eshte njeri i aksionit. Me zor thu ti...

Ja ti bej nje pyetje gozhduese alla grava kti bostonian:

Cili eshte ndryshimi mes Benit dhe Kac Myftarajt? Libra Beni, libra Kaci! Pse Beni qeka intelektual kurse Kaci jo? 

Mos! Kesaj pyetje i druhesha.  smiley   Si dy pika loti jane te ngjashem po s'doja ta pranoja...

Blushi mire apo keq eshte deri diku provokativ per publikun shqiptar per shembull me "Te jetosh ne ishull" ndersa Kac Myftaraj ka aftesi te lidhi Gurin e Zi te Mekes me yllin e kuq ne Moske dhe Ver Llapen qe rri tek 21'shi ne nje artikull.

 

Problemi eshte se c'fare shkruhet ne Shqiperi duhet ti pershtate publikut. Me kujtohet nje miku im perkthyes i afirmuar qe donte te perkthente Chuch Palahniuk smiley E nejse shkon edhe ja shpie perkthimin shtepise botuese edhe i thone ata mbasi e lexuan "me te holle ata shkopinjte ti xha Avdi, me te holle!". Nejse ketij mikut tim i kish dale shpirti per ta perkthyer se helbete roman psikologjik po ne te njejten kohe duhet nxjerr edhe buka e gojes edhe me thote mu. "Nje ta marr perkthimin e futa ne sirtar edhe i fus nje perkthim per dy jave nje romani policesk une alla tipit Komisar Katani se ka shpenzime jeta" Komisari HIT ne shitje, Palahniuk eshte ne sirtar ende. smiley

By the way edhe emigranti e njef ate perkthysin e afirmum qe po flas. Pyete pyete te te jap edhe ndonje liber te perkthyer prej tij. smiley

 

 

ka shpenzime jeta

Shiko se i njejti arsyetim vlen edhe per Kac Myftarajn.

Ja te te bej dhe nje pyetje tjeter, kesaj rradhe alla Spartak Ngjela:

Zoteri, me thuaj nje reforme qe ka bere Beni kur qe minister? Nje reforme!

Beni me shume mbahet mend per romanet sesa per aktivitetin e tij si minister. 

Po vete Taku, anglosaksoni sa reforma ka bere? smiley

une po te tregoj honen, ti shef gishtin...do te kish thene Taku!

smiley

thon qe otellen blushua nuk e ka bere keq, po ma ka thy zemren me ate voskopojen, edhe s'e shof dot mo. 

plus qe, ky qendrimi tu la duret si Pilati, qe ka bo, c'nuk ka bo rilindja, un s'di gjo, fajin e kan gjithnji te tjere, eshte shum i dhjere.

ktu aplikohet ajo shprehja e lasht: i ke la duret? hajt ma kap nje here per qafe.

Ti shtosh edhe interesant nga prapa pastaj... lere cvete..

Beni ecen vete dhe nuk do te rilindi me shoket!

Apo nuk ishte teme per te gjetur dicituren kjo smiley. Tani si shume folozofike jane keta shoket e udheterheqjes. Njeri do te rilindi, tjetri do ta vdesi rilindjen (po prit mor i uruar sa te (ri)lindi te pakten) dhe nuk mjaftohet me kaq por do t'i shkoje dhe ne funeral e te mbaje nje fjalim me ate rast. Dhe si per cudi, keto ndodhin perpara zgjedhjeve lokale (apo eshte efekti pranvere thuaj, hmmm). 

Pertej ketyre, Benua ka ca te verteta qe duhen kapur nga rilindasit, megjithese une mesa pashe nje reference vetem per dy si (proto)tipa E.V. dhe K.K. (por ndoshta mund te jete ngaqe une nuk i ndjek shume keto punet rilindase). Te vertetat e Benos jane:

1. Rilindja me se shumti ka effekt bojatises (pra bebe te vjetra me rroba te reja).

2. Rama po behet gjithmone e me autokrat dhe kjo con ne piken 3 me poshte.

3. Autokratizmi afron prane vetes tipa lepe/peqe dhe njerez te cilet ofrojne mbeshtetje te pakufizuar per perfitime te pakufizuara.

4. Poooor prit, Benua si pa dashje na thote qe dhe me kete krize dhe mungese likuidetiti (+ borxhe pa fund + shtet per toke + koalicion qelbesirash (TM - bukuroshja e durresit) + kulture rumpallhane e burime njerezore te shtruara + etj), nuk ka burre (dmth grua) qe e rilind Albanien.

Gjithsesi, Beni shume dobet pasi pergjithesisht ka dhene edhe arsyet pse Beni apo Benerat e tjere qe jane ne PS-ne e sotshme s'kane as ata kellqe te pjellin (apo ripjellin) gje te hajrit. Si perfundim: Shty ta shtyjme dhe nderkohe bejme ndonje lek.

P.S. Ore ky e ka megjithe mend Ben apo eshte emer arti dhe e ka Arben, se keta rilindasit (qe vdesin i shkojne sho-shokut ne funeral dhe ringjallen prape) e kane si zakon, si p.sh. kryerilindasi (apo i kryerilinduri, hmmm) nga Edvin na e beri Edi

 Po te kishim nje torte e te mendoheshim si do ta ndanim.. nje shkrim ne situaten kur shteti nuk ka nje kothere buke per te ndare e jo me nje torte?? Sa per hashashin,eshte kollaj .."Fare il frocio con il culo degli altri" thone italianet..por parate e hashashit kemi ngrene e ato kane qene motori i zhvillimit gjithe keto 25 vjet..apo habi qe del dikush edhe thote te mbjellim parcela me hashash ne shqiperi? te ishte ndonje gje e re apo interesante..gjithe diten ne kafenete 500-lekshe e jo vetem ky muhabet behet o Blushi !!

Blushi nuk e ka kapur ceshtjen e Canabisit, por fare....tregon se per shume gjera intelektualet nuk ja kane haberin...prandaj jane intelektuale qe te perqendrohen ne ato qe dine si edhe universalen e te mos perzihen ne xhungla te panjohura.

1.Legalizimi i Canabisit i ve fshataret para rrezikut te falimentimit....per aresyen e thjeshte se legalizimi dhe prosperititeti i ekonomise fshatare jane vete asgjesues.....Legalizimi con ne uljen e cmimit te produktit.

2. Fitimi nga legalizimi i Canabisit do te jete per Tregetaret e tregut me shumice si Kokedhima e Doshi, qe do ju imponojne cmimin fshatareve sepse ata do te jene te vetmit qe kane monopolin e shitjes ne tregun perendimor.

3. Buxheti i shtetit nuk do kete ndonje perfitim te madh perderisa shteti te ardhurat i arrin duke taksuar perdoruesit qe ne kete ras gjenden ne oksident, jashte juridiksionit te shtetit shqiptar. Nuk besoj se tregu i perdoruesve shqiptar   te jete aq fitimprures. 

O Tironc..me kete historine e hashashit ja fusin kot te dy ata,Blushi qe ben te haiturin,kur ne fakt shqiperia eshte e mbushur me njerez qe benin pazar te conadi me leket qe prodhonte hashashi e tani nuk u del as per pazar tek tregu fshatar,si njerzit avash avash do te bien gjithe piramidat e hashashit,qe nga ai fshatari e deri tek  hotelet e mediat tv me 5 yje !! Kocua ja fut akoma me kot me ate propozim,hashashi i shqiperise eshte kualiteti me i ulet qe ekziston..eshte tip shprehje ne itali "erba albanese" qe shoqerohet me ndrydhje surrati..le qe ky sikur ka shpikur roten me legalizimin e hashashit,dikush duhet ti thote se kultivimi i tij eshte ender per te pakten 40-50% e gjithe rinise evropiane..nuk eshte turp qe u mbetet shqipove dmth.. !!

Iku beni?!
Pun e madhe, e zevendeson filozofi nard ndoka.

paska fol prape ky tradhtari?
Njerez si ky nuk i duhen Rilindjes. Rilindjes i duhen shoke si ilir meta dhe shoqe si monika kryemadhi

Na e boni mishin kokerr!

"Simboli i tyre është një papagall që bën selfie."

!!!.smiley

Nard Ndoka i bashkohet Rilindjes smiley

Ca ka te keqe NN. Mu me duket si rob me mendime te balancuara.

NPR NN-se kishte per ti thone "no nonsense" smiley

Pse po iken i kishte thene Luli , po iki sepse eshte me mire ne Qeveri se sa ne Opozite, i kishte thone Nardi smiley

E shef. Thjesht dhe qarte. Ore keto njerez i kane mungu Shqiperise ne vite.

E vertete qe B'risha e kish bo per i lek Lulin? smiley 

Bradi e ka thon me kohe qe nuk do i tolerohet humja e zgjedhjeve.

Kush ka per te humb mer, Uragani blu ke per te pa ti cer do i punoj hartes elektorale te Shqypnise.  Bradi e ka thon ...ska as i shonc Erioni...e Basha ka per ti konsolidu pozicionet me teper se kurre mbas 21 Qershorit.

Kam idene qe edhe populli ka fillu me u bo icik kopil. Bo sikur do votoje nga e djathta qe te tremet Meta dhe ta shtoje darovitjen per votime. 

t'besoj pa e pa fare. landslide victory.

qe tani po menoj per naj tratativ te ardhshme.

hej, oferta per biografi te te Modhit qendron. nji vil te qelbet ne Bregdet po kerkoj mo, se na e bot sikur ca. Mos ia jepni Leftit... ene ai sa tafma te modhe paskish pas smiley

Konkretisht, cfare halli ka ky? 

Apo edhe ky "se c'kam nje pershtypje", "nuk do ishte cudi", "pse jo", dhe "ky me kujton nje pasazh nga Vellezerit Karamazov" ? smiley

Ketu eshte gjithe puna Mrroklle. Ky s'ka halle.

smiley

 

Me qetesi Ben.

Me qetesi dhe dashuri.

Nji ka bo nona. S'bohen dy! 

Si të gjitha speciet, rilindistët kanë gjuhën edhe simbolet e tyre. Gjuha e tyre është një kollare që tundet në televizor. Rilindistëve u duket si flamur dhe i përulen. Simboli i tyre është një papagall që bën selfie. Atyre u duket si një shqiponjë dhe prandaj ia japin flokët për t’i bërë pupla që të rrijë në ajër. Në 22 muajt e fundit, rilindistët nuk janë shtuar. Ata janë degëzuar. Sot janë ndarë tipologjikisht në dy degë:

 

Të parët janë krenaristët dhe të dytët janë kanabistët.

Po i ben konspekt o Leftyyyyyyyyyyyyyyyyyyy? 

Lefto.. shih ene nje Anti komunist te oreve te para:
 

Xhemal halilli: Nuk i doja Nuset e partise , Preferova te rrija beqar.

Historia e 90-vjeçarit nga fshati Vlash, që nuk u martua kurrë, sepse nuk i pëlqenin nuset që i sugjeronin shokët e Partisë së Punës, ndërsa atij vetë mendja i kishte mbetur tek aktorja e një filmi të huaj…

 

edhe nje here: me qetesi. Me qetesi dhe dashuri

Nuk ke faj , tek LSI do perfundosh dhe ti , Rilindja po iken per lesh.

Me pelqeu shkrimi Blushit si nje mendim ndryshe tek PS-ja dhe do te dua te besoj se ai problemet e qeverisjes i njeh mire. Dikush me lart e quan zagare sidhe i ben edhe biografine zagariste deri tek gjyshi i tij. Po si nuk ndryshuat dot mentalitetin Enverist !! Po gjykoheni njeriun nga ato qe thote dhe ben dhe jo nga ata qe e kane pjelle. Brez i vjeter i ndryshkur shpirterisht dhe i salduar me dioda enveriste.  

Per Gjergjin e deklarove voten o sheme se spo me kujtohet ?

Sigurisht, nese nuk do te jem me pushime! Ky Erioni mu me duket si gjinkalle . Megjithate edhe Sazan Gurri me terheq pasi kam bindjen qe po te fitoje ai, Tirana edhe mund te behet qytet i jetueshem, pra me oksigjen.

Megjithate edhe Sazan Gurri me terheq

 

hopaaaaaaaa ! smiley

 

 

Ja pra kjo osht Demokracia, do me votu per Sazanin, vu vuvuu vota popullore.

Po ky Beni shum legen, ja hoqi stolin nga prapa Palloshit, e vulosi Ben Blushi humbjen e ardhshme te PS....po dridhen Rilindasit.....ah mi demokraci ta lumsha...mblidhja Rilindjes tani popullorce...Blushi foli

Kozi, 

Shume e drejte ajo e gjykimit. Per cfare ta gjykojme Benin? C'fare ka bere? Akoma se ka thene nje llaf te komisioni per politikat e jashtme. Nje llaf per be! 

Do doja shume qe shkrimi i Benit te kish strukturen e nje analize. Te tregonte te pakten nje input konstruktiv te tij qe nuk eshte marre parasysh te pakten.

Me mir nard ndoket qe ju ben me qesh sesa ben blushin qe ju ben ne qajt.

smiley

Ti e thu ket ngaqe esh' me mire me qesh sesa me qajt, apo ka noi arsye tjeter qe nuk duket me shikim t'pare?  smiley

Si mund ta kesh kete dyshim o mrroklle kur ketu flitet per funeral?

Meqe the "me qesh"  kur do ket naj bashkim shqipri e mesme - veri e te fusim paskajoren dhe o-ne (a-ne hundore) ne shqipen standarte?
Mundesisht të fshijmë dhe shumë ë që janë një punë e kotë e bërë.

Eee, ka kohe per ate bashkim. Ka shume kohe. Do dhe nja dy shekuj te egersohet Shqipnia e Mesme. Jo sa t'msojne gjakmarrjen, jo sa t'msojne Gjamen, Besen. Sa t'msojne me e trajtu grune ( perfshi edhe nonen, motren dhe gocen e vet) si nji cope mut ngjit mas opinges me levore pishe. Jo sa t'harrojne sa i modh o' deti dhe qe nuk ka nevoje me u derdh kerrkun. Ka kohe ajo pune, me m'pyt mu.

 

U bo dy here qe s'po e nok shakane! smiley 

Edhe nji ke, kujdes! 

smiley

hahahah

faji im

mu duk si shperthim nervash ngaqe te kapa tu fol me paskajore

Qeveri Pe Leshi smiley

Meqe qenka hapur dhe ketej, po transferoj komentin:

 Pas krenarit dhe kanabasit, ky zoteri ka vene ne pah nje tjeter specie ne PS ,k-analisti. K-analisti, kjo qenie plot forme por pa shume thellesi. Ai k-analizon por jo detyrimisht jep drejtim. Ai flet per popull, por qendron me lart se ai. Aq lart sa nga froni I posteve e ofiqeve qe ka mbajtur e sheh varferine e popullit te vet, vetem ne rast permbytjesh. Ai eshte enderrimtar dhe zor s'e zbret ne Toke. Kjo e bene pesimist ne pafundesi, sepse ai sheh dhe di cdo gje, pa pasur nevoje te merret me te. Nga lartesite qiellore evidenton gjithe kersheri te metat e cdo pune a gjeje, por s'bene gje per ta ndryshuar. Ai kanalizon profile, analizon dukuri, por s'behet pjese e tyre. Kundron punen e te tjereve, por s'ndyn duart e tij. Gje qe e bene nje njeri hyjnor, gati qelibar. Dhimbshuria e tij eshte idealiste pa kompromise pervecse kur ministron vet, sepse ai s'ka qejf te nenshtrohet. Idealin e perdor si arme personale, por s'di c'te bej me te ne jeten reale, pervecse te shkruaj. Ai ushqen shpirtrat e varfer me buken, me te miren, me gjene me te shtrenjte qe kane sot shqiptaret: llafe dhe shkrime. K-analist jep uje ne mullirin te shpirtrave te humbur dhe lan duart me shpirtin e tij. Nga lartesia e tij nuk humb asnje mundesi per te dal ne skene, atehere kur ne mendojme se na ka harruar. Ai shkruan, shkruan, shkruan dhe njerzit ushqehen me llafet qe ai prodhon cdo stine, cdo muaj, cdo kohe.

Qeka xef keq ky. Sot s'e pi kafen prej inotit ke Sheratoni po ke Rogneri.

Popull pa opozite! Shume deshepruse gjendja sa opozita me e forte vjen nga vete #rilindja 

Edhe habiten pastaj perse demokratet marrin rruget per azil ne gjermani.

 

 

Ky Benua qe thoni ju, eshte merzzitur me RAmen se pari se  pse nuk beri zgjedhjet ne parti ne 2013, pas fitores se zgjedhjeve, se kerkonte te behej vete primo... se dyti edhe kur u zgjuadh qeveriu... ate nuk e pordhi fare.... ne fakt benon e mbaaj mend qe kur u be minister i Arsimit, qe na vinte ne ndermarje ajo e shoqja, behet fjale pas '97, dhe shikonte ato pak piktura qe kishin mbetur dhe qe ishin origjinale, e me porosi nga "larte" pas dy ditesh vinte "urdheri, qe kjo e kjo e kjo, te hiqen dhe te dergohen atje... medemek Galeria e arteve per ruajtje... e perfundimisht asnjera nga 17 kuadrot e pikturuara nuk perfundoi atje.... me kujtohet nje llaff komunisstesh ne ato kohera.... ne nje debat Mehmeti me Ramizin.... i thote Mehmeti.... po lere o Ramis, se ndersa ne çoku bejme edhe ndonje pordhe, ...kurse ti vetem fènd..... ja i tille eshte dhe Benua qe vetem rri rri e leshon ndonje fende.... O shkrepe atje ku e shkrepin burrat o lere fare se nuk je per ate muhabet o Benoooo

ec e lexo kto mysybetet e peshkut mer aman!
Te mahnit menyra se si partia e di te gjitha. Dhe i ruan kto "myzhdete" per popullin poshte duke i ckoqitur te keqijat e Benit...njesoj si Berisha kur i thote njerit apo tjetrit, ti je i lidh me x bande, ke bo korrupsion, je i lidh me ate apo me kte. Politike ne kohe te mesjetes per popull qe eshte i lidh shpirtrisht dhe nuk i ndahet bytha nga mesjeta

Ti e di qe nuk  behen votimet tek Ballkanwebi ene tek Panorama, ene qe Irfani nuk o kryetari i komisionit te zgjedhjeve apo jo.smiley  (megjithese eshte nga Skrapari)

Jo por gjo por ene tina nuk e beso qe Likja te humbasi Skraparin ene Beratin apo Jo , Nqs e beson m'fal smiley

une e di po ato qe kane shku e kane votu ps-ne aty a thu e dine e? smiley

e ka thene dikush tjeter si shprehje: ato sondazhe tregojne vetem se kush i lexon ato gazeta, (perfshire ata te ps.) 

shkurt goni: gazetat e Fanes i lexojne : 60% PiD-histed. and 40 % Ps-isted, 

P.S: vertet mendon se do humbasi likja Skraparin smiley

 

po pse mo shok te bashkia e skraparit do e majsha hapin une e? smiley amon, cdo gjo te nodhi vetem skrapari mos ti iki nga duret likes smiley

Pd do ja beje forra kete radhe.Perpara me Griden ne balle !

Grida - arma sekrete. smiley

Asi nen zinxhirin e kryetarit smiley

Benua, orakulli i korces

Na bejne mire kritikat sado te hidhura qofshin. Disidenca e brendshme eshte shenje e nje demokracie te shendetshme. Kush na ka inot tna rruj trapin. Me xhilet tna e rruj. 

Propozoj qe tema e mitingjeve të ardhshem të PD të jete: "Beni kryeminister"

Shumë fjalë për të thënë "Nuk bëhet ky vend jo!"

smiley

njeriu po nuk u grind nuk eshte njeri.

po dhe d'alema palluqe fare, sikur i kish ngrene gjuhen

Po qe na ka marre malli per Lefter Xhuvelin, edhe ai duhet te kontriboje kunder dyshes Rama_Meta.

Levizja e Ben Blushit eshte per tu pershendetur nga te gjithe....Me ne fund Syriza do te linde edhe ne Shqiperi pavaresisht dyshimeve qe komandanti ka shprehur mbi aftesite e Blushit.

tani nga rilindja me edin po kalojme ne lindje me Benin, gjithsesi kete benin pa peshe e kam konsideruar gjithmone...

Kta tipat si Beni ja rrisin vetes peshen per ate pune, sepse rrine gjithmone nen hijen e nje te modhi, Tosit, Rames a Sales, dhe bojne interesantin. Ky ka te ardhme vec me shku tek PeDi.....te beje interesantin nja 8 vjet atje....se nuk ka kellqe te krijoje gje ne politike ...me shume vota ka per te morr NickXheli se Syriza e ketij.

jo ketu sjemi dakort, tek PeDi pranojne vetem komunista me teser si kaqi, lufteri apo kryetari i nderit, apo spiuna te sprovuar si balliu, benin sado qe se kemi qejf sben pjese te keto kategori, besoj se do rri akoma ne parti nuk vete gjekundi...

po pse mer, si doli rama ne politike? me kellqet e veta s'boni naj prokopi. E mori nga fronca ai robi dhe e vuri minister. Po ashtu dhe basha sot. E kemi bo 100 here ket muhabet, ne shqipni ne politike katapultohesh, nuk te ve partia, te ve lideri

Bredho thjesht per muhabet, Rama ka tjeter prejardhje familjare apo kulture familjeje nga vjen, tani dikush do behet sebep ne keto pune, nuk vjen si basha qe eshte me nje katapultim shume te dyshimte...

ti nuk di me u shpjegu ose t'mungon aftesia me e bo, me sa vej re un.
Rama ka prejardhje familjare dhe eshte njeri me kulture qe dmth se ne ket rast katapultimi eshte i drejte meqe ne kto raste, "dikush do behet sebep"
E njejta gje nuk vlen per Bashen se ky nuk eshte si Rama (me kulture) qe dmth se eshte injorant dhe pa prejardhje qe dmth se katapultimi ne ket rast eshte i dyshimte?

Kte deshe me thon?

Po he se fjalosim mes mileti qe ka dy grame sdo shpjegojme te gjitha si ne klase te pare.

E boni Minister Bredho, por pastaj Rama ja u futi te gjitheve, syrgjynosi Tosin me Xhoanen e u boni rreshtore barkderrave hajdut te PS. Bashes ja merr gjeli buken nga dora per ate pune, ene vet Sala eshte bo pishmon per katapultimin. E imagjino Xhozin ti shesi pordhe Rames ne Parti? E bo xhozin  me rrit mustaqe me zor. Blushi as Bashes nuk i afrohet per ate pune, se Basha dembel dembel, por eshte simpatik....Blushi eshte nga ata qe si thot Komandanti nuk e voto as fisi i vet.

Nejse e shof qe Blushi ta paska pushtu zemren, ja doli vota pare...

e boni minister dhe i la partine, pse e harron ket detaj? robt qanin me llahinka kur e la nano partine, masanej king is dead/ long live the king! qe ai muhabet. Njisoj sikur iku berisha. Te gjithe kta bythpambuke jane, perfshi dhe blushin. Nuk pres naj gjo prej ktij soji e sorollopi une kshuqe te dalin huq ato ironite. Nuk pres jo se Blushin e fus ne nji thes me kta yessir-at e tjere po sepse nuk me rri mire roli i vezhgusit qe ka zgjedh.

Por jo o Bredh, Rama ja boni pucin, bashke me ate zogun Veline, bon te pamunduren qe Nano te hikte...e mir bon se Nano u bo i padurueshem....e i neveritshem......Tani ktij te gjatit ndoshta ja fut Erioni,,,,se me rradhe eshte ajo pune...po Blushi...aha.

po mos e thuj o burr, tosi e linte alkoolin ta dinte se partine ja mori xhaxhi Veliu...
Eshte si t'themi ne sot qe Basha i boni puc Berishes me ndihmen e Grides. Mos boj kshu blasfemish!

Tani kur arrohen gjonat harrohen mo....Ky Velija vinte deri ne Kongresin amerikon e prezantonte maskaralliqet e Nanos, e Nano nuk ja fal...prandaj ene Blushi krushqia e Nanos eshte bo bloze...se Blushi vete dihej qe nuk u zgjidhte per Bashki. Velia ja hoqi nja dy tulla me Mjaftin, nese dikush hoqi traret eshte ceshtje tjeter.

po kto te gjithe e kan bo ameriken e be-ne si shpine e vet, ti po thu Velija kishte njofje ne kongres dhe i hoqi 2 tulla nanos...po ca thu o vlla, kujt prej ktyre i rruhet trapi prej kongresit e prej BE-se? po sala qe vec 1 cm larg se shpalluri armike te shqiprise ameriken dhe kur erdhi puna, mbretroi dhe per 8 vite te tjera.
Te ishte per xhaxhi Veliun, Tosit i bonin ala fresk te gjithe te PSja

Prit i her. Pa e lexu. Blushi thot qi Rilindja eshte nji grup mafjoz klan dmth ku ka tre menyra per tu anetaresu.

Tashi ta lexojm smiley

Mire Beni,  shpalli fjalimin e tij te fundit,  ne funeralin e Rilindjes,  

po kjo c` ne ?!! 

Ndalohet shtatzania në prag të zgjedhjeve

 

Gomarlliqet e internetit. Mire qe kane budallenjte e peshkut keto faqet qe besojne cdo gje, deri tek gjinkallen qe bente check in nga dhermiu. smiley

Cfare mendon ti Shkabe per kete Fjalim Funeralin e Rilindjes qe ka shkruar Beni ?

smiley

ahahaha tani i thuhet "Beni". gjith perkedheli smiley

Kam te gjitha te drejtat ti therras keshtu , o une o askush tjeter smiley

mir mer mire, dakort, me fat osht. Un i shkreti laj thaj, i Cim Peka kom smiley

Jo se osht dhe i shoku im Sindikalist qe quhet Cim Cela smiley

Prape Beni eshte ku e ku me Baca Ben qe i therriste njoni ketu. smiley

smiley

ose Mixha Ben! ahahaha

E imagjino Benin me mustak, tirqe e xhamadan  dhe me ate veshtrimin e trembur prej intelektuali te majte te persekutuar.

P.S. Ose me nje ftyre te cuditur teksa degjon Janullatasin pas 25 vjetesh qe flet greqisht ne kishe? smiley (Mustaket, tirqet, xhamadani po aty.)

Boboboo qeka me keq se çe pritsha smiley

O i ka kap syni ktynvet o i kan bo magji se ska spjegim tjeter smiley

Boll mo sa i mir ky sa i mir ai se i muart ne qafe

Ja ku po vime avash avash te pyetja qe bona pardje: KUSH PO I HUMB ZGJEDHJE

Gjynah ky Ben Blushi! Si eshte katandisur keshtu!

Khe...khe. A e pe shkrimin para se ta shkruaje kete koment.

ca ti lexosh ketij shkrimi amon, shife te Tema se i kane nxjerre nji te bukur te ketij Blushit

Zakonisht i evitoj funeralet, megjithëse jam i pafuqishëm që të  mos i përshkruaj.

Ja, ja c'do te thote shkrimtar i madh!! 

Jo ata qe ulen e shkruajne kur te kene nge e qejf! 

Ky, ky, qe eshte i pafuqishem ndaj konvulsioneve qe i vijne ne doren e djathte per te pershkruar dicka, ky ka nje drite brenda vetes, nje drite qe i vjen nga lart, nga Ai lart fare. smiley

Prej nga doli dhe kenga:

Ismail me hengc mune,

Librin tim s'e shkrova une, 

Ismail gjec belane, 

S'behet shaka me Allahne! smiley

Kur ka lind ndonjehere Rilindja qe te vdese tani!

Nga njera ane i ke te gjithe funksionaret e larte, politikanet e larte, gjyqtaret, Gjin Gjonat, Ilir Metastazat etj me prona dhe miliona euro ne llogari, ndersa ne anen tjeter Shqiperia po boshatiset. Eshte edhe me keq se ne kohe te Sali rrumpalles. Tre mije vete ne muaj nga Shqiperia kerkojne azil ne Gjermani po thone ne kete moment ne emisonin e Rudina Xhunges. Njerez pa shprese, marrin femijet e vegjel me vete dhe sakrifikojne per te jetuar pak me mire, apo per te pasur nje mundesi per te mbijetuar. Se ketu jo qe s'ka rilindur gje, por edhe cfare ka pasur me pare po vdes.

Ka ndonje te na shpjegoje cfare leshi ka rilindur? Ka rilindur ekonomia apo ka rilindur drejtesia?  E vetmja gje qe mund te mbahet mend se eshte bere, eshte shkaterimi i monumentit me dy gishta ne Kavaje dhe ndertimi i nje kulle pa asnje funksion dhe vlere tjeter pervec 2.5 milione euro te vjedhura taksepaguasve ne mes te Korces

Shkrimi, mu duk teper olekuent, briliant, dhe ajo qe vura re ne fund te çdo paragrafi apo konkluzioni te tij, ishte se ndonse e niste ne njejes, e perfundonte ne shumes, gje qe tregon se shkrimi i tij eshte bazuar/frymezuar edhe nga te pakenaqurit e tjere ne PS, gje nga e cila nxjerrim konkluzionin, se; te pakenaqurit nga radhet e Rilindjes, po rriten. 

asgje me shume se nje tentative e deshperuar per vemendje. si gjithmone e deshtuar ne rruge e siper. lufta nuk behet me shkrime sporadike neper shtyp. nese do te japesh nje kontribut te vertete ne arenen politike dhe ti qendrosh besnik vetvetes atehere krijo nje rryme aktive jo te bazuar ne fjale por ne vepra! por dyshoj shume mbi vlerat morale te ketij personi. eshte mese e dukshme qe pakenaqesite e tij personale te grumbulluara ne kohe kane shperthimet e tyre sporadike, me tituj (wannabe so badly) bombastik, por qe kane vlera njesoj sa termi i keqperdorur i "rilindjes", dmth jo-ekzistente!    

Bien të ardhurat nga tatim - fitimi në dymujorin e parë 

Të ardhurat nga tatim-fitimi në dymujorin e parë të këtij viti kanë rënë ndjeshëm. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë rënia është në nivelin 13 %. Krahasuar me planifikimin buxhetor, janë 30 % më pak. Konfindustria thotë se ky është një paralajmërim për dështimin e të gjitha politikave fiskale të ndjekura nga qeveria shqiptare, nën trysninë e marrëveshjes me FMN -në. Jo vetëm kaq. Konfederata e Industrive “vlerëson gjithashtu, se treguesit e mësipërm buxhetorë paralajmërojnë qartësisht për rrezikun e dështimit të plote edhe të recetave të FMN, të parashikuara në marrëveshjen e kredisë, të  vitit 2014 me qeverinë shqiptare.

Arsyet e rënies së të ardhurave 

  Konfindustria vlerëson, se në një pjesë të madhe rënia  e të ardhurave buxhetore për muajt e parë të vitit 2015 është pasojë e drejtpërdrejtë e politikës së rritjes në përgjithësi të ngarkesës taksore të shprehur në 2 paketa fiskale të njëpasnjëshme në vitet 2014-2015. Në këto paketa tatim fitimi u përthye me 50 % për kategoritë e biznesit me qarkullim vjetror nën 8 milionë lekë. Po kështu u kalua  “de facto” nga sistemi i taksës së sheshtë me bazë 10 % në taksën e sheshtë 15 %, thotë Konfindustria.

Konfederata e Industrive thotë se rritja e ngarkesës tatimore ka shkaktuar pasoja në buxhet dhe në qëndrueshmërinë makroekonomike të vendit, pasi Shqipëria është një vend me fshehje të të ardhurave fiskale në vlerën afrërsisht 50 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Kanë ndikuar negativisht në buxhet edhe kontrolli fiskal i dobët dhe sistemi gjyqësor problematik, vëren Konfindustria. Rënie të të adhurave pati edhe nga akcizat në dogana, një fakt ky që pak javë më parë u pranua publikisht edhe nga Ministri i Financave Shkëlqim Cani dhe nga kompania britanike Crown Agents, e kontraktuar nga qeveria shqiptare për të rritur performancën e doganave.

Lapsi.al

Nje nga arsyet e vdekjes se Rilindjes, si ne çdo sistem tjeter autoritar ose oligarkik (pra ku pushteti dhe paraja perqendrohen ne shume pak duar, ne nje kohe te shkurter), eshte padyshim arsyeja ekonomike : kriza ekonomike qe ka pllakosur vendin. Mungesa e zgjidhjes, drejtimi ne menyre amatoreske e Shtetit, pa vizion, reforma, pikesynim, por me masa (jo reforma) rastesore te diktuara nga rrethanat e castit, bejne qe sot alternativa e vetme "shprese" qe prodhon Rilindja e cofur prej kohe, eshte legalizimi i Kanabisit...me pak se 1 vit pasi u mburren per Lazaratin!! Cfare ironie...

Eh sa u gezuan kooperativistet qe gjendja ekonomike ne Shqiperi  nuk po permiresohet dhe politikat e qeverise rrezikohen te deshtojne.......Jo po ta kuptojne se ci ben vetes.....

Ndonje status nga Komandanti ju lutna....per te miren e Vilajetit...ne se ka mundesi.

Si urdheron

Te fresket fare e ke nga Kumandanti i Ushtrise se Vdekur te Rilindjes!

Edi Rama
4 orë ·

Ne Bruksel per nje dite te rendesishme neser ne kuader te procesit te Berlinit per bashkepunimin e zhvillimin ekonomik te rajonit tone

E pëlqej · Komento · Shpërndaje

Më të rëndësishmet
Saimir Saliaj, Rimo Dottore, Taib Sheji dhe 2.556 të tjerë e pëlqejnë këtë.
3 shpërndarje

Julian Bistika Menduam se mos shkove per te kerkuar Azil,
43 · 3 orë

3 Replies · 34 minuta

Marjan Bushaj  z . kryeminister mendo per popullin se kemi mundesi te jetojme denjesisht ne vendin tone jo te marrim rruget e botes politika punesimi dhe lehtesimi per bizneset dhe jo shitje te pasurise shqiptare
22 · 3 orë

 

Julian Bistiken e sulmojne me komente te paguarit e Rilindjes dhe ai u pergjigjet serish :

Julian Bistika : "Une kam ca koh qe e kam lene edhe pse ne fillim kisha shume besim ke Rilindja e tij, kam qene Fans i thekur kur i thone e mendoja si Shansin e vetem te Shqiperise, por pas disa episodesh te kesaj Rilindje te vdekur ndaj Familjes time ku Xhaxhai im 66 vjecar nderroj jete nga stresi i shkaktuar nga Bashkia Fier dhe INUKU i famshem duke iu dhunuar Pronen Private pa pyetur dhe konsultuar me te zotin e Prones, edhe pergjigja e ketij kryeminidtri ishte: he se vetem disa rrenje ullinj ju kemi prishur; per mua dhe familjen time jane te mbaruar, ku edhe sot e kesaj dite asnjeri ne Bashkine dhe Hipoteken e Fierit nuk i lejojne qe te rrethojne pronene e tyre, per mos te folur me shume per episodin e fundit te Agjensise anti terrorrizem dhe krimi ekonomik qe eshte me te vertete teper i ulet. Me vjen vertet keq qe po shkon keshtu....."

Lefto, e  di ndarjen  qe  u bente Shvejku, njerzve si ky qe flet me papagallin ? 

Ne pordhace dhe gjysem pordhace.Ky, ndryshe prej atij te marrit, u kthye ne safi pordhacqeverisesi ...per pordherilindje dhe ku ai qe nuk duhet ti degjojme as piptimen eshte  pordhactamami Ben Blushi ! 

Me hajer,  o i Madhi Zot ! 

Blushit te PS vazhdon t'i duket vetja si ai djalka i qytetit qe ka shku te xhaxhi Thomai dhe i shet men tollumbaces.

E di kujt i thone vinc ti?

Cudite ngjasin, pa e dime qe egziston cudia. Ja, sa cudi, nuk e kisha menduar kurre qe do isha ndonjehere kaq dakord me Blushin

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).