Fati i madhështisë është vuajtja, ajo e shkaktuar nga bota e jashtme dhe vuajtja e brendshme. (...). Duket qartë se bota është bërë në mënyrë të tillë që nuk mund t’i dhurohet asgjë pa e paguar me vuajtje dhe përndjekje. Dhe sa më pa interes është dhurata, aq më pa shpirt do jenë përndjekjet dhe më mizore vuajtjet. (...). Madhështia, për vetë natyrën e saj e të qenurit dhuratë, duhet paguar me gjak  - Florenskij.

Shembulli më i mirë që demaskon si falsitet klishenë moderne e papajtueshmërisë midis shkencës dhe fesë është Pavël Florenskij, me zanat prift ortodoks (edhe baba i pesë fëmijëve), njëkohësisht edhe matematikan, fizikant, inxhinier, filozof, teolog, epistemolog, teoricien dhe historian i artit e i filozofisë së gjuhës, simbolizmit, semiotikës, antropologjisë, politikës, e kushedi se çfarë tjeter, akoma pak i njohur në perëndim, megjithse i quajtur me plot të drejte Paskali rus ose Leonardo da Vinçi i Rusisë. Sipas tij vullneti ose dëshirimi i kuptimit të reales nuk shterohet dhe nuk kufizohet në trajtimin e vetëm një disipline të veçantë të fushës së njohjes, por i përfshin të gjitha, sepse çdonjëra prej tyre, në sajë të mjeteve të veta, merr pjesë në aventurën e njohjelogjisë.

Vetkuptohet përse në Shqiperi njohja për këtë kampion dhjetëgarist të kulturës moderne është baraz zero me xhufkë (guglli shqip jep zero informacion për termin “florenskij”). Si binom tejet shqetsues prift-shkencëtar (leksionet në katedra universitare i jipte veshur si prift) që përgënjeshtronte për së gjalli edhe si figure ideologjinë e regjimit që besimi ishte vetëm injorancë obskurantiste mesjetare, u arrestua dy herë nga regjimi komunist (i arrestuar dhe i dënuar me 6 muaj burg edhe nga regjimi carist, por liruar pa e kryer dënimin), më pas pushkatuar në gulag në vitin 1937, mbasi regjimi e kishte shtydhur mirë e mirë dhe pire krejt lëngun si kërkues shumë premtues. "Priftin-shkencëtar" e detyruan “politiksat-shkencetare” të punonte si kërkues dhe projektues për elektrifikimin e Rusisë, për mineralet, për radioaktivitetin, ndërtimin e fabrikave të materialëve plastikë, studimin e rezistencës së materialeve, për standardizimin e termave teknike dhe shkrimin e tekstit të 127 zërave të Enciklopedisë së Madhe Ruse. Funksionimi i artilerisë në acarin e jashtëzakonshëm përgjatë rrethimit të Moskës (ngjarje vendimtare për fatet e luftës së II botërore) i detyrohet zbulimit të Florenskit të një vaji special anti-ngrirje për trasformatorët e tensionit të lartë në klima veriore acari siberian. Deri edhe i burgosur në gulag Florenskij ndërtoi një impjant teknologjik novator për të përftuar elementin jod nga algat e detit. Gjyshja e tij u shpreh më vonë se shyqyr që ai vdiq shpejt sepse patjetër do ta detyronin të punonte për bombën atomike. Florenskij profetizoi natyren pitagorike të shkencës moderne si domosdoshmëri e matematikës për të kuptuar dhe konceptuar realitetin; në esenë e tij Numrat pitagorikë, theksoi se është në zhvillim e sipër një revolucion "i paparë në historinë e mendimit njerëzor". Në shkrimin Projektimi i organeve, Florenskij tregon se ekziston një lidhje e thellë mes trupit të njeriut dhe veglave të përdorura prej tij, një lloj lidhje midis të brendëshmes organike dhe të jashtmes teknike inorganike, pra që në vitin 1922 parashikoi arritjet e sotme në bio-teknologji. Gjithashtu vlen për tu shënuar se frekuentoi ambientet avangardiste te Moskës para-revolucionare dhe mbajti leksione në shkollat avangardiste post-revolucionare (leksionet jane përmbledhur në librin Hapësira dhe koha në art). Veprat kinematografike të Tarkovskit dhe Sokurovit (dhe shume te tjere me pak te njohur në Përëndim) nuk kuptohen dhe nuk do të ekzistonin pa esetë dhe studimet e Florenskit për ikonën dhe konceptin bazë perspektivë e përmbysur. Vepra e tij poliedrike ka per leitmotiv qendror raportin e ndërsjellte noumen-fenomen dhe identifikimin e noumenit me fenomenin:

Çfarë kam bërë tërë jetën time? Kam soditur botën si një e tërë, si një kuadër dhe një realitet kompakt, por në çdo fazë të jetës sime parë nga një pikë e përcaktuar. Gjithë jetën time kam menduar, në thelb, për vetëm një gjë: marrëdhënia midis fenomenit dhe noumenit, përtërimin e noumenit në fenomen, të manifestimit të tij, të mishërimit të tij.

Vepra e tij, si edhe personi i tij, ishte krejt kundrarryme, kundër idealiste dhe under materialiste, meqë kishte ambicje sintetike, unifikuese dhe integrale:

Pozitivizmi me neveriste, por jo më pak me neveriste metafizika abstrakte. Kërkoja të shihja shpirtin, por dëshiroja ta shihja të mishëruar.

Florenskij lindet në Azerbajxhan, i ati (inxhinier në ndërtimin e hekurudhes transkaukaziane) dhe e ëma e tij (me origjine familje fisnike armene) ishin laikë dhe me kulturë të theksuar pozitiviste, krejt indiferentë për problemet fetare. Vitet e para të rinisë së tij i kaloi në natyrën e ashpër, pasionuese dhe katundare të Kaukazit, ndikuar dhe deri edhe kushtezuar prej saj:

Bindjet e mia shkencore dhe filozofike të mëpastajme nuk vinin nga librat e filozofisë - që, përveç disa përjashtimeve të ralla i lexoja me pak dëshirë - por nga vëzhgimet e mia si fëmijë, dhe sidomos nga lloji i peisazhit në të cilën isha rritur.

Botkuptimit shkencor, që Florenskij e shihte të mishëruar tek i ati i tij, ai i kundërvinte botkuptimin e fëmijërisë tij, pra botkuptimin përrallor:

Në konceptimin e babait tim ideja e vazhdimësisë ishte ledhi mbrojtës dhe fokusi i botëkuptimit shkencor të botës, të shkencizmit, ndërsa shpirti i përrallës, sipas tij, ishte ideja e kundërt: pavazhdimsia. (Florenskij quante vazhdimsinë, “lex continuitatis”, si rast i veçantë i pavazhdimsisë, kjo e fundit nje ide revolucionare mishëruar në “teorinë e bashkësive” të Kantorit)

Pra ekzistojnë edhe mënyra prodhuese, pa qenë kriminale, për t’i’u kundërvënë Atit:

Në perceptimin miturak përparësia e gjërave në hapësirë ​​e bën botën   shumë më të ndërlikuar (artikulluar) se sa është për një të rritur. (...) Kuptimi shkencor i botës zbeh diferencën e jashtme midis fenomeneve, duke i bërë ata të huaj për njëri-tjetrin deri edhe kur ata janë cilësisht të njëjtë, dhe në këtë mënyrë bota, privuar nga një shumëllojshmëri gjalluese, jo vetëm që nuk unifikohet, por përkundrazi shpërbëhet. Perceptimi miturak tejkalon fragmentimin e botës nga brënda.

Njerzit e kohëve moderne, që prej kohës së Rilindjes, vuajnë gjithnjë e më tepër nga sëmundja e besimit në sistem, duke zëvendësuar gabim ndjeshmërine ndaj realitetin me formula abstrakte, të cilat nuk funksionojnë më si simbole të realitetit, por e zëvendësojnë atë. Pra, njerëzimi zhytet ne iluzionizëm dhe në vakum duke humbur kontaktin me botën, gjë që pashmangshëm e shpie në mërzi, shkurajim, skepticizëm brerës, mungesë e bonsensit. Një skemë, përsa skemë në vetvete, nëse pa kontroll nga perceptimi i gjallë i botës, nuk ja vlen as të merret seriozisht: çfardo skemë mund të jetë e bukur, dmth e mirë strukturuar në vetvete. Por vizioni i botës nuk është loja e shahut, nuk është ndërtim i skemave boshe, pa mbështetjen e përvojës dhe pa synuar vendosmërisht jetën. Sado mjeshtërisht të mund jetë strukturuar në vetvete, pa këto baza dhe pa këtë qëllim, çdo skemë është e pavlefshme. Për këtë arsye besoj se është absolutisht e nevojshme për të grumbulluar që në moshë të re një perceptim konkret të botës, dhe vetëm në moshën e vonë të pjekurisë t’i jipet formë.

Kisha lindur dhe isha rritur duke besuar në mendimin shkencor. Nuk njihja forma te tjera mendimi dhe e shihja si gje afërmendsh natyrshëm, gjithçka që tejkalonte caqet e shkencës ishte një gënjeshtër evidente.

Pra operacioni modern shkencist është kryer duke sakrifikuar realitetin e ekzistencës së kësaj dhe asaj botë, dmth vizionin fetar. Edhe për çështjen fetare vizioni i Florenskij është ekumenik, përgjithsues dhe gjithëpërqafues:

Nuk ekzistojnë fe, por ekziston Feja. Feja ndryshon vazhdimisht fytyrën njerëzimit, dhe gjithmonë e ndryshme është vlera e saj në fytyrëngjashmëritë e ndryshme të saj. Forcat që e formojnë atë janë të ngjashme.

Sipas Florenskij feja nuk ka për qëllim aspak të ndërtojë rregulla ose modele të përgjithshme të jetës, por që gjithçka të kontribuojnë në shërbim të njerzimit konkret dhe gjallësor me qëllim që ta bëjë një komunitet të plotësuar nëpërmjet marrdhëniesh të thella dhe komplekse. Për Florenskij veçantia e fesë shkon përtej krishterimit historik sepse mëton të bëhet stimul për bashkim dhe realizimin e tij konkret, e aspak si fe e caktuar me vlerë në vetvete. Për këtë arsye, plus herezinë e Sofisë, Florenskij është parë shtrëmbër edhe nga kisha zyrtare. Fakti është se, megjith meritën e tij të padiskutueshme si martir fetar, akoma nuk është kanonizuar si shenjtor.

Megjith përndjekjen e vazhdueshme Florenskij refuzoi të ndjekë intelektualët kolegë që morën udhët e kurbetit për shkak të ideve të papranueshme prej regjimit, për t’i qëndruar fatit të popullit të tij sido që të vinte puna. Në vitin 1922, kur intelektualëve rusë “kundër” ju dha mundësia e fundit për të emigruar me gjithë familje, Florenskij, i lutur të emigrojë, preferoi të qëndrojë me të vetët dhe në vend të vet. Në hetuesi të arrestimit të parë (1928) deklaroi me indiference dhe ironi se pak a shume i ishte besnik autoritetit sovjetik, po njësoj si kishte respektuar fuqinë e Carit, sepse autoriteti i vërtetë që duhet bindur, është autoriteti hyjnor. Kur ishte i burgosur në Siberi (1934), shteti Çekosllovak kërkoi lirimin dhe emigrimin e tij Çeki, të cilin Bashkimi Sovjetik ishte i gatshem t’ja jipte, por përgjigja e Florenskij ishte: gjithsekushi duhet të jetë i lumtur me fatin që i është dhënë.

Për më tepër, në përputhje me modelin e tij, mori mbi vete vullnetarisht dhe me vetëdije të plotë se çfarë po bënte akuzën false për konspiracion ndërkombëtar kundër rregjimit, vetëm për të shpëtuar nga vdekja e sigurtë disa të tjerë të mjerë, të cilët në fakt as nuk i njihte se kush ishin. Pra vdiq, ashtu siç edhe jetoi:

Kanë ekzistuar njerëz të drejtë (të drejtët) që kanë ndjerë me mendjehollësi të veçantë të keqen dhe mëkatin të pranishëm në botë, dhe që në ndërgjegjen e tyre nuk kanë ndarë veten nga ky korrupsion; me dhimbje të madhe kanë marrë mbi vete përgjegjësinë për mëkatin e të gjithëve, sikur të ishte mëkati i tyre personal, shtyrë nga fuqia e papërballueshme e strukturës së veçantë të personalitetit të tyre.

Nuk jam as i bindur që edhe e ardhmja do të pranojë mendimin tim, sepse, kur e ardhmja do të arrijë në të njëjtën pikë, do ta bëjë me gjuhën e vet dhe qasjen e vet. Në fund të fundit ky është një ngushëllim i pakët për të menduar se kur e ardhmja, nisur nga e kundërta, do të vijë në të njëjtat përfundime, do të thotë: "Me sa duket, në vitin 1937 një farë filan-fistek kishte formuluar të njëjtat ide, por në një gjuhë tashmë të kapërcyer për ne. Është e habitshme se si në atë kohë mund të arrihej në përfundimet tona”. Dhe ndoshta do të themelojnë edhe një përvjetor apo një përkujtesë, të cilat në mos tjetër do të më bëjnë të qesh.

23 Komente

Falemnderit Tiku. Ja pra që Nëna Parti e Peshkut ka pasur të mirën tënde dhe tonën në mendje kur të ka kufizuar numrin e komenteve.

Me sa kuptova nga sa lexova këtu, filozofia e Florinskit (pse drejtshkrim italian të emrit? shiko fq. 105) shkon fare mirë edhe me botëkuptime joteiste.

Më bëri veçanërisht përshtypje paragrafi për "sëmundjen e besimit në sistem", një diagnozë e arsyeshme dhe e tmerrshme, që krijon komplikacione jo vetëm tek ata që pretendojnë pavarësinë/mohojnë varësinë, por edhe tek njerëzit që kërkojnë t'i shkëputen sistemit të dhënë në mënyrë të ndërgjegjshme apo të pandërgjegjshme (me apo pa një sistem tjetër imagjinar me shkallë të ulët apo të lartë deformimi), edhe tek njerëzit që jetojnë në ngërthimin midis sistemeve, si përshembull atij shkencor/modern dhe atij fetar/unitar. E them këtë pavarësisht pretendimit të Florenskit se feja nuk synon të jetë sistemike, dmth pavarësisht synimeve.

Në lidhje me dhimbjen dhe përgjegjësinë për mëkatin e të gjithëve, kishte një shënim shkencor BBC-ja: http://www.bbc.com/future/story/20150419...

Më fal, Florenski, jo Florinski.

Lapsuset here here nuk jane kot, lapsusi jot eshte kompliment florini, lapsusi im tregon se, do s'do, po pepinizohem. Ka edhe nje arsye tjeter, germa "j" me pelqen me teper se "i", me dukej superiore ndaj "i" qe me dukej degradim i "j" ne kohen e bukurshkrimit.

Pjesen e komentit per sistemet nuk e kuptoj mire, ndoshta gaboj por me duket se e ke me te hedhur, qe edhe doktori eshte i semure per vete. Kjo nuk i heq meriten si doktor.

 

Me sa kuptova nga sa lexova këtu, filozofia e Florinskit ... shkon fare mirë edhe me botëkuptime joteiste.

Fjalet jane lastik, ne perdorimin e gjere te fjales eshte teiste qe ç'ke me te, eshte teiste femen, ose ateizmi mund te riformulohet si teizen femen, zhardin teizem:

http://it.wikipedia.org/wiki/Sofianismo

Jo rastesisht katedralja me e madhe bizantine simbol eshte femen. Ky eshte themeli per aberracione te mepastajme te materializmit vulgar, qenit te Pavllovit te ushqyer me limontoz, materializmit dialektik basketbollist. Nga Sofia, tek Nena e Gorkit, tek Solaris i Tarkovskit.

Oqeani i Solaris eshte Sofia.

Florenskij rrefen qe sensin e misterit e kishte prej se emes, çdo here qe e shihte nenen e tij ndjente nje ndjenje kozmike. Me baben nuk i kishte aq mire punet, pelqente Tolstoin, shmangte Dostojevskin.

 

Tamam me kete prurje, me sa shpreh ky gjeni  mendimi, ti nuk mund te kuptohesh  vecse si  nje " heretik i pandreqshem " ! 

Duke sjelle kete " flori" te mendimit ti " vdes " per ti bere armiq si ateistet edhe idealstet.Se ti plas po nuk e bere " basenin e cironkave " te flasin gjys dite me vehte ...ose tu dhembi cepi kokes ..nga lodhja 

Se njof kte robin dhe se lexova der ne fund se tmerresisht i gjate. Mberi pershtypje, paska qen fizikant, matematikant, filozof, artist, historian, eseist, shkrimtar etj etj. Pse sthu paska qen si bleona jonë (qerretji). Artiste, modele, kengetare, showmene, socialite, bamirëse, poete etj etj. Sthone kot, robt e medhenj kane shume talente. 

Rasputini ishte me i forte.Ai sheronte me fryme dhe me fyell.

Faleminderit per prurjen dhe njohjen me kete figure. Sikur edhe paragrafi i fundit e vlente gjithe leximin.

Kurse sa per t'u marre me qellimin e prurjes:

"Shembulli më i mirë që demaskon si falsitet klishenë moderne e papajtueshmërisë midis shkencës dhe fesë është Pavël Florenskij (...)"

me duhet te them qe klishese, stereotipise, nuk i kundervihemi me "shembuj me te mire", por me numra shembujsh ose me qasje te ndryshme, me nje kunder-stereotipi pra. Kesisoj klishene e modernitetit mund ta vere ne diskutim qasja gjitheperfshirese e Florenskit ne kete rast (e jo personazhi i tij), por nga ana tjeter qasja e Florenskit i kundervihet thelbit autoritarist te dogmes kishtare, gjithnje sipas asaj qe thua ti ne shkrim:

"Sipas Florenskij feja nuk ka për qëllim aspak të ndërtojë rregulla ose modele të përgjithshme të jetës, por që gjithçka të kontribuojnë në shërbim të njerzimit konkret dhe gjallësor me qëllim që ta bëjë një komunitet të plotësuar nëpërmjet marrdhëniesh të thella dhe komplekse."

Shembulli i nje prifti ortodoks qe predikon ne kufijte e herezise, ne nje debat me "modernitetin" vlen po aq sa shembulli i Giordano Brunos.

 

"Pra ekzistojnë edhe mënyra prodhuese, pa qenë kriminale, për t’i’u kundërvënë Atit."

Duhet te jesh ose sprovveduto ose in malafede per ta interpretuar "vrasjen e babait" jo si metafore, por si realitet qe duhet materializuar.

Me teper se deshira per te bere te njohur kete figure, akoma e panjohur tamam edhe ne Rusi (50 vjet ne erresire obskurantiste), ishte deshira per te kundeshtuar teorine e bullshitit, qe feja eshte baraz me injorance mesjetare. Kete mund ta beja edhe me da Vinçin ose me Paskalin, por zgjodha me qellim nje te epokes moderne qe nuk ben teori me urdher te Papes si Leonardosmiley dhe Mikelanxhelosmiley, biles ben teori ne kundeshtim me urdher te Papes dhe e peson me keq se Bruno.

Eshte shembull qe nuk ke nga e kap, edhe per faktin qe nuk vjen nga edukate fetare, nuk kishte shkuar kurre ne kishe. Konvertimi i tij ndodhi me revelate personale, qe kur ishte adoleshent. Ta sjell neser pershkrimin e situates te shkruar nga ai vete. Gjithashtu ke nje fragment ne shkrim qe ai frymzohet nga vezhgimi i jetes dhe natures dhe jo nga librat, dmth ka “revelate shkencore”.

Gjithashtu te sjell edhe nje thenie te nje kolegu te tij qe e vendos personazhin Florenskij me lart se vepra e tij (zakonisht me personazhin modern ndodh e kunderta). Kam insistuar vazhdimisht qe eshte gabim i shefave te kuadrit postmodern te ndahet personazhin nga vepra, ose sipas Florenskit noumenin nga fenomenismiley. Qe ne fakt do te thote: Aman me lini rehat qe te bej çfar te me teket qefi, mos me gjykoni si person, merruni me bajgat e mia sa te bukura jane.

Pra kjo eshte nje menyre efikase per te kundeshtuar bullshitin, qe ku e ke Florenski, nje personazh obskurantist mesjetar qe profetizon per bio-teknologjine dhe paraprin ne matematike Godelin. Qe ku e ke Teilhard de Chardin, shkencetar, teolog, gjeolog, palenteolog, evolucionist qe besonte qe bota eshte krijuar ne 7 dite. Qe ku e ke Georges Lemaître, ideatori i teorise se Big Bangut, qe besonte se ne fillim ishte drita pastaj doli dielli ne diten e katert (O Rono mer burr jausmiley).

vazhdon ...

 

Ne fakt eshte i njejti fill qe pershkon Bruno, Florenski, Teilhard, eshte filli femen, qe kerkon te plotsoje dogmen, mamaja, materia etj. Per Brunon kam thene qe nuk nuk ka qene shkencetar, ka qene mendimtar New Age, dmth me keq se dogmatik nga pikpamja e teorise positiviste ateiste fe=bullshit. Plus si karakter ka qene edepsez, mistrec, llapazon, tamam intelektual i shquar. Pastaj ne krahasimin me Brunon je pak jasht kontestit, eshte kohe tjeter, situate midis dy zjarresh, ose me sakte midis nje zjarri te shuar dhe nje bubulak. Pastaj Florenski flet per “fe” ne pergjithsi, jo per fene e krishtere qe ka disa rregulla si çdo tjeter. Per me tej, mos kujto se Florenski eshte modeli im, dmth jo çdo gje e ka drejt.

Hiqeni prej mendje, feja nuk ka te beje fare me shkencen, shkenca ka te beje me filozofine ose teologjine, si akte mendimi. Feja ka te beje me politiken, jane te dyja akte veprimi. Cdo muhabet tjeter qe i lidh ndryshe eshte bullshiti me i madh qe njerzimi ka bere, ka ngrene e po vazhdon ta haje.

Krimi para se te materializohet duke u rrokullisur kaptina e prere e Lavuazjerit ne kosh te gijotines, idealizohet si metafore nga enciklopediste sprovveduto in malafede.

 

"Hiqeni prej mendje, feja nuk ka te beje fare me shkencen, shkenca ka te beje me filozofine ose teologjine, si akte mendimi. Feja ka te beje me politiken, jane te dyja akte veprimi. Cdo muhabet tjeter qe i lidh ndryshe eshte bullshiti me i madh qe njerzimi ka bere, ka ngrene e po vazhdon ta haje."

Ja, kjo mund te quhej nje qasje tjeter nga ajo e klishese qe referon ti. Ka vetem nje problem: qe feja ka dashur vete te kete te beje me shkencen. Nuk e ka detyruar modernizmi.

Ti ngaterron Kishen me fene. As Florenskij nuk i ngaterron kur kerkon (pa rezultat konkret) te jete ekumenik.

 

finisterre, qe ku e ke njerin citim:

Nga te gjithe bashkohesit qe kam pasur fatin te takoj pergjate jetes time te gjate, ai (Florenski) eshte me i madhi. ... per mua nuk ishte nje fenomen gjenialiteti, por edhe veper arti. Vepra aktuale e tij nuk jane me librat e shkruara nga ai, idete dhe fjalet, por ai vete, jeta e tij.

                                                                                              Sergei Bulgakov

Per citimin tjeter, nuk po gjej librin qe eshte ky, autobiografi e bere per femijet e vet:

http://www.ibs.it/code/9788804507857/flo...

Ta sjell here tjeter, kur ta gjej.

 

“As far as I can see, such a theory remains entirely outside any metaphysical or religious question. It leaves the materialist free to deny any transcendental Being… For the believer, it removes any attempt at familiarity with God… It is consonant with Isaiah speaking of the hidden God, hidden even in the beginning of the universe.”

Lemaitre

ose: Shkences te shkences, Zotit te Zotit.

Tani qe shkrove dicka, jam i sigurte qe ti heretik ke shume konfuzion ne koke, qe nuk di te ndertosh nje argument, ti vrapon shume ne fushe pa dhene as nje asist. i tille ka qene dikush qe me siguri edhe ti e ke pare, si pjestar i batalionit qe je; quhej Torez Ciraku.

O Panajot Pano, un vrapova si Torez Ciraku qe te sjell prifta qe jane shkencetare, dmth nuk jane injorante obskurantiste ne shkence. Kaq eshte argumenti im per kalamojt e Rrethit te Natyres se Pallatit te Pionerit, afer kinemos se Benonit. Kjo nuk do te thote qe priftat nuk mund te jene injorante dhe idiote ne teologji, dmth çfar kane thene ne ndonje shprehje "... se Zoti zotrie ..." nuk eshte bullshit fetar. Nuk po mbroj priftat dhe dogmat, po mbroj funksionin e fese dhe besimit ne Zot.

 

lere panajotin, po nqse do vertet te degjosh mbi gjene, c'thuhet sot e si diskutohet sot per ate qe do te nxjerresh ti me kete prurje, ja nje shembull.

 

Ne kemi Baba Mondin postmodern i cili nga matematika kaloi ne fushen e bektashizmit. Dhe i rrine per bukuri te dyja.Nga qe nga qielli nuk bie ndonje çyrek buke sado ti lutesh Allahut e ngaqe besimtaret jane kurrnace si Papa , Baba Mondi ka krijuar nje ferme dhe matematika e ndihmon te beje llogarite e te ardhurave dhe shpenzimeve.Kurse fene e ka per te ushqyer shpirtin.

Gjith kata shqencetare qe ka nxjerre feja, si nuk doli njoni te shpikte nje makine e cila te punonte me frymen e shenjte? Vetem me ligjet e fizikes e mekanikes punojne makinerite.

Hajt noten e mire te gjitheve, kesmet neser nese keni ndonje gje tjeter per te thene.

Ketu eshte 1 e nates, ne Amerike keni diell, Spiritus ka turnin e nates ne maternitet.

Kapeni kete per relaks:

http://www.irancartoon.ir/gallery/albums...

 

Napoleon held Pius VII prisoner for nearly five years. Not content to be Emperor, Napoleon coveted the powers of the Papacy as well. To that end, he subjected the Pontiff to extraordinary trial and humiliation. Doses of morphine, for example, were administered by the Pope's quack doctor under the guise of sedatives, to induce the Pontiff to bow to the Emperor's demands.

smiley

I madh Napoloni! 

Bindjet e mia shkencore dhe filozofike të mëpastajme nuk vinin nga librat e filozofisë - që, përveç disa përjashtimeve të ralla i lexoja me pak dëshirë - por nga vëzhgimet e mia si fëmijë, dhe sidomos nga lloji i peisazhit në të cilën isha rritur".

" ... studimi kontroversial mbi nderhyrjet funksionale te hemisferave cerebrale, nga Tsunoda (Tsunoda, 1978):

Ai kreu ne menyre shume rigoroze e te perpikte tete lloje eksperimentesh origjinale e komplekse, dhe te dhenat e tij fillestare jane sh. te forta sidoqe te veshtira per tu perseritur. Por ka kritike dhe kundershti persa i perket interpretimit te te dhenave.

Tsudoda gjeti se ne trurin e subjekteve te rritur ne menyren Japoneze, perfshire edhe te huajt, “tingujt natyrore”, si psh. te insekteve, kenget e zogjve, zhurmat e valeve ne breg te detit, era neper pyje, kishin me shume ndikim ne hemisferen dominante.

Nga ana tjeter, ne subjektet  qe kishin jetuar ne Amerikat e Veriut e te Jugut, duke perfshire ketu edhe subjektet Japoneze, tingujt natyrore perpunoheshin me shume ne hemisferen jodominante.

Nga kjo, ndokush mund te nenkuptoje se aspekte te tilla te funksionimit te trurit jane te fituara me shume se te lindura, edhe pse ato nuk lidhen drejtperdrejt me tipet e mendjerelievit (mindscapes). Eksperimentet e Tsunoda-s perdorin stimuj auditore. Pergjigjet ndaj stimujve piktoriale mund te ishin me te pershtatshem per tipet e mendjerelievit (mindscapes) ... "

Mindscapes, Individuals, and Cultures ....

Magoroh Maruyama, 1993

☆☆☆☆☆

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).