Pershendetje miq te PPU-se. Doja te sillja para jush nje peshore. Ata qe i njohin dy emrat e shkrimit (ate te fotos dhe titullit) besoj se do ta kuptojne pa shume veshtiresi shkrimin. Per pjesen tjeter, qe i lexon per here te pare keta dy emra, po bej nje permbledhje te shkurter.

Gjithcka nisi ne vitin 2008, kur Xhosh Foks (Josh Fox, Drejtor i dokumentarit "Gasland") nisi te xhironte nje dokumentar qe kishte te bente me nxjerrjen e gazit nga nentoka. Kompanite e gazit paguanin qera per token nga e cila nxirrej gazi (megjithese shpimi shkonte ne 1500 metra nen siperfaqen e tokes dhe nuk sillte probleme me siperfaqen). Gjithcka dukej ne rregull derikur ne "Gasland" evidentohen problemet qe sillnin keto shpime: uji qe kishte kjo zone ne nentoke ishte kthyer ne jeshil, cliroheshin kimikate te rrezikshme dhe kishte banore qe kishin probleme me shendetin nga ky fenomen.

Me te dale ne treg ky dokumentar, qeveria amerikane mori masa te rrepta deri ne ndalimin e shpimit, madje kishte dhe nje projekt per te ndertuar nje kanalizim te ri per uje me vlere 13 miliarde dollare ne kete zone. Gazetat me te rendesishme ne vend shkruan per kete ngjarje dhe lajmi mori dhene. Shpimet e kompanive te gazit u ndaluan jo vetem ne Shtetet e Bashkuara, por edhe ne Europe. Le te themi qe qeveria amerikane mori masa ne kohe.

Me pas, kemi daljen ne treg te dokumentarit "FrackNation". Nje dokumentar shume ndryshe nga "Gasland", i cili u perpoq te vertetoje se gjithcka kishte ndodhur ishte nje mashtrim i paguar nga GasProm (nje kompani ruse), me qellimin qe te krijohej efekti domino nga Shtetet e Bashkuara ne Europe dhe ndalimi i shpimit ketu, ne menyre qe kjo kompani te vazhdonte te ishte eksportuese e gazit. Nderkohe "Gasland" ka nxjerre edhe serine e tij te dyte, ne vitin 2013. Pavaresisht gjithe kesaj, mesimi i vetem qe une nxjerr nga keta dy dokumentare, ne kete rast, eshte qe qeveria amerikane ishte e gatshme te nderhynte dhe te ndihmonte qytetaret e saj ne menyre te menjehershme duka ndaluar me moratorium shpimin, apo duke ndertuar kanalizime te reja, edhe pse informacioni nuk ishte vertetuar akoma.

Kalojme ne anen tjeter te peshores. Ketu historia eshte me e thjeshte: kemi nga i njejti kontinent si ne pjesen e pare te shkrimit nje kompani qe quhet "Bankers petroleum". Kjo kompani u paguan shqiptareve 10.1% te fitimeve te saj, cka qe nuk eshte normale per nje shtet si ky i yni qe aspiron te behet pjese e Eurozones, aty ku shfrytezimet e pasurive natyrore qe normalisht jane te shterrueshme paguhen mbi 50% te fitimit.

Nuk kemi nevoje per Xhosh Foks ne kete rast, pasi kamera amatore dhe profesionale filmojne ne kohe reale shperthime gazi te demshem dhe banore qe detyrohen te lene shtepite e tyre (ndryshe nga Pensilvania, ku banoret shfaqeshin te revoltuar per shkak te moratoriumit sepse nuk po merrnin parate e qerase).

Dhe e fundit: kemi dy ministra qe vizitojne njeri pas tjeterit banoret, si edhe dhe nje Kryeminister qe premton se do ta "rishikoje" kontraten me kompanine qe shfrytezon nentoken shqiptare dhe le me shume para ne xhepat e pushtetareve sesa ne xhepat e shqiptareve. 600$ demshperbim cdo familjeje per demet do t'ia mbyllin gojen dhe kesaj radhe popullit shqiptar, dhe nje perqindje tjeter nga kompania do t'u mbylle gojen perfaqesuesve tane, te cileve s'besoj se u behet vone nese nje shperthim gazi helmues ndodh brenda mureve te shtepise se nje banori nga Marinza.

40 Komente

Kjo kompani u paguan shqiptareve 10.1% te fitimeve te saj, cka qe nuk eshte normale per nje shtet si ky i yni qe aspiron te behet pjese e Eurozones, aty ku shfrytezimet e pasurive natyrore qe normalisht jane te shterrueshme paguhen mbi 50% te fitimit.

Kush i shkruan keto artikuj e a i verifikojne gazetaret burimet?ka nje kontrate e cila specifikon se pasi te shlyhet vlera e investimit atehere kompania do filloje te paguaje takse 50% te fitimit shtetit shqiptar.

Po ti, i verifikon burimet e atyre qe thua? Kane qe ne 2011 qe i kane shlyer investimet dhe duhej te kishin filluar te paguainin mbi 50% qe atehere, nderkohe qe PDja i ka lene te livadhisin pa i detyruar te dorezojne dokumentacionin te plote.

Cobenet e LSI duhet ta kuptojne se kontabiliteti I kompanive aksionere ndryshon nga ai I kooperativave bujqesore.

Ti Anti-Shqiptarka, ke ndonje problem nese sipas auditimit gjithmone, Bankers te paguaj 50% te atij 300 milionishit, te perfshire ne menyre te padrejte si investim, qeverise Shqiptare? Me dokumentancionin edhe Bankers ka pranuar qe ka mangesi dhe do ti duhet ti plotesoje si per qeverine Kanadeze ashtu edhe per Qeveriun Shqiptar. Ti si avokatja e Bankers cfare uron? Apo....shqipo...thikat....gurmazi....kaq di ti dhe Bankers nonen ti boj Shqipove????

ajo qe eshte ne konflikt ketu eshte masa e investimit .sipas tyre kane edhe 300 milione per ta shlyer sipas ministrise ata e kane shlyer e duhet te fillojne te paguajne taksa.ti qe I di te gjitha Na thuaj pse eshte shlyer investimi?

Tani une te gjitha as pretendoj ti di po nuk e ha sapunin per djathe, te jesh e sigurte.  Ky konflikti qe eshte goxha i madh e ti ma ke anashkaluar qellimisht duke me ofenduar percakton te kaluaren dhe te ardhmen. Keta mund te dalin me kepuce te kuqe per 20 vjet e thajne detin e naftes  duke paguar 10% Royalties vetem e tu deklaru qe jan ende duke investuar. Masa e investimit.....thote....po dyshohet qe nuk kane investuar aq ty ste vjen plasja?????

Jo Ministria....jo Ministria.....Auditi ja refuzon keto shpenzime ti perfshije si investim kompanise, edhe qeveria Kanadeze i refuzon tja perfshije si kosto 27 milione $ te tjera. Auditi ka ngritur red flag per blerje pajisjesh me cmime te pajustifikuara  dhe pa dokumentacion. Po Keta Kanadeze cobene LSI jane qe na  fallsifikojne apo keqperfaqesojne te dhenat? Po na dolen te gjithe hajdute moj korbe kush do na i hapi site ne Shqipove? Qeveriu me albpetrolin, te kontrolloje respektimin e kontrates nje me nje. Me ndotjen qe kane bere keta kane 2 vjet kohe te rikthejne ambientin ne gjendjen e meparshme, ne se nuk e bejne, Albpetroli ta beje vete dhe tu sjelle faturen ne dere. Po ti ne cdo rast vetem per shqipot do vjellesh vrer...ne kaq dime e kaq bejme po kta me cte drejte fallsifikojne????

Kompania nuk eshte serioze dhe une lutem qe ti te investosh pensionin e sateme e ti kthesh ne aksione te Bankers.

 Po ti ne cdo rast vetem per shqipot do vjellesh vrer...ne kaq dime e kaq bejme po kta me cte drejte fallsifikojne????

Na thuaj cfare ka fallsifikuar konkretisht  jo ne pergjithesi?

E merr vesh ti antishqiptar i perbetuar qe kane kater vjet qe delarojne "kemi bere kaq investime sivjet" dhe s'kane cuar asnje fature qe te vertetoje investimet, dhe Berisha s'u ka thene gjysme llafi por thjesht ua ka marre si te mireqene deklaraten, dhe si kembim i kane financuar fushaten dhe i kane sjelle drejtues fushate dhje organizatore fushate nga amerika per PD? Bankers i solli sivjet qeverise "ne vitin 2014 investuam kaq miliona euro" dhe prape s'kane sjelle kokerr fature qe te specifikoje investimet, si qysh dhe ku i kane investuar, dhe Albpetroli s'ua ka njohur.Nga c'kane hetuar deri tani keta, mungojne faturat per me shume 500 milione dollare investime te deklaruara e te pavertetuara me asnje lloj shkrese. Per aq sa kane vertetuar se kane investuar, i kane nxjerre fitimet qe ne vitin 2011. Pastaj thejsht kane paguar fushatat e PDs.

Kete artikull e kam shkruar una Alba, dhe jan te verifikuara shifrat, por ti qe jeton ne shtetin ku un kam bere paralelizmin si se permende iher Gasland qe beri namin ne SHBA para 5 vitesh.. dhe krahasimin e kompanive dhe kushteve.. pastaj hajde na bej replika per kontratat.. sepse ne amerike te gjith kishin kontarata me kompanin e shpimit... mjaftuan maksimumi 5 familje qe te ndalohej e gjith puna.. kshu qe mos bej muhabeta banale ketu me kontratat e shtetit qe e dim shume mire si i ben.. shembull konkret "Kurumi"

Jane gje tjeter demet mjedisore tjeter taksat.Deri tani ka vetem akuza asnje fakt persa i perket faturave e investimeve.

Mjedisore?? me fal po atij i doli shatervani ne mes te shtepis dhe ti thua deme mjedisore???

Aksidente kane ndodhur e ndodhin ne kete industry.BP ndoti gjithe gjirin e Mexico para disa vitesh.

Dhe me thuaj pak sa kompani te naftes dolen perpara gjyqit atehere?? 

BP i kompensoi .Bile edhe pronare varkash qe i kishin per qejf andej nga florida moren ceqe se pretenduan se iu demtua biznesi si peshkatare.shteterore , private, shqiptare apo e huaj nxjerrja e naftes eshte veprimtari me rreziqe .I takon hyqymetit perpara se te jape lejen te veje ne kandar te gjithe faktoret e te sigurohet se pozitivet jane me te shumta se negativet.

vallahi gjynaf te qahemi, nuk dolem keq,

Po gjibi qfare mejtimi ka per kete qeshtje?

 600$ demshperbim cdo familjeje per demet do t'ia mbyllin gojen dhe kesaj radhe popullit shqiptar, dhe nje perqindje tjeter nga kompania do t'u mbylle gojen...

Kjo batute me kujton temat e agjitacionit politik dikur kur sekretari i Partise na shpjegonte se i ato filmat amerikane qe shifhim ne tragonin haptazi realitetin se si kapitalizmi u pinte gjakun punetoreve dhe pastaj qe ato mos e ndjenin dhimbjen i genjente me ndonje makine,vizite ne Disney Land apo koncert te Rolling stonsave. Dhe Xhaviti qe punonte tek Fonderia qe psheretiu thelle: "Po ne mer vlla pse s'na genjen njeri me noi makine, qe ja q*  nonen"

Ske faj i/e nderuar sepse je mesuar qe ne 25 vite, hajde 1 pale, mbush xhepat dhe ik... por para se te beja batuata me humor qe sme bejne per te qeshur, shfleto pak per kete ceshtje ne rrjet dhe do kuptosh qe gjithcka qe kam then eshte e vertete 

As nuk e diskutoj qe cdo gje qe thua eshte e vertete. Po cfare po argumenton nuk po e kuptoj. Paragrafi i pare, dyte, trete dhe i katert flasin per dokumentare amerikane te njohur.

Tek paragrafi i peste pasi del nga ana tjeter e peshores thua

Ketu historia eshte me e thjeshte: kemi nga i njejti kontinent si ne pjesen e pare te shkrimit nje kompani qe quhet "Bankers petroleum". Kjo kompani u paguan shqiptareve 10.1% te fitimeve te saj, cka qe nuk eshte normale per nje shtet si ky i yni qe aspiron te behet pjese e Eurozones, aty ku shfrytezimet e pasurive natyrore qe normalisht jane te shterrueshme paguhen mbi 50% te fitimit.

Edhe kete e kemi degju 100 here. Shqiptaret asnjehere nuk kane qene te kenaqur kur kane mbaruar nje kontrate biznesi, dhe edhe pasi e kane firmosur dokumentin vete ne fund, mendojne se dikush tjeter ua ka futur. Ka nje term per kete. Indian giver quhet dhe nuk eshte ndonje dukuri e re dhe as endemike shqiptare. Ti gjithashtu i bashkohesh ketij mentaliteti, po si gjithmone pa thene argumenta as pse je i/e pakenaqur, as  si e mendon ti se si kjo pune duhet rregulluar qe gjerat te behen ashtu sic i deshiron.

Paragrafi i 6 eshte per Xhon Foksin, kurse i shtati dhe i fundit eshte paragrafi standart i gazetarise shqiptare ku nderzimi artificial i lopeve lidhet fort me Luften ne Vietnam nepermjet  fillit te kuq marksisto-lenininist dhe kaq.

Tani cfare duhet te kuptoj une ketu, kete nuk arrij ta kuptoj.

Filluan reagimet e bankers per te kompensuar banoret, me nje te kercitur dhembesh qe beri qeveria. Keta fitojne me qindra miliona euro ne vit dhe jane kompani me aksionere qe mund t'u ikin nese bejne budallalleqe, ndaj i ka qeveria jone ne dore, jo keta qeverine ne dore, dhe inferioret e peshkut thone qe obobo mos na ike bankers. Te ikin e te plasen ne burg per moszbatim rregulloresh, ata dhe ish drejtuesit e shtetit qe i kane lejuar.

 

Po Gjibi qfarë mejtim ka për këtë Qështje ...smileysmileysmileysmileysmiley

Bile - bile nuk po ndihet as sh.Gjëmbi me mejtim të mëndjes smiley

A ka kellqe qeveria ti sulet xha Wesleyt?....Pergjigjen e dini vete

Nese jane shkelur ligjet? Sigurisht qe s'i pengon asgje vec deshires, dhe clark s'ka ca ben fare.

Ti spo mundeshe dot te merreshe me ca ceke te qelbur te CEZ-it lere pastaj te merresh me pesha te renda si Clark qe i kane tentakulat thelle ne Senat dhe Shtepine e Bardhe

Arto, Clarku, eshte pensionist...thuj qe mos e rrasin mrena per ndonje gjo per ate pune....Clarku ndihmoi para 7 vjetesh....rrezik ka morr leket ....mrena vitit....Ka Cash OUT. Kjo eshte board of directors, po nuk dime leket e kujt jane...

E ke lexu kontraten e Bankers? E kishin kopsitur mire per ca gjona. Sdoni me e respektu? Prisheni ne menyre te njeanshme e shko ne gjykate e jepi leket kokerr me kokerr. Ky eshte patriotizmi e jo pordhet me Rigon. 

Mire o mire e morem vesh qe ndihmoi para 7 viteve...por sipas kesaj llogjike mbetemi ke suplementimi sistemiatik i vazelines. Dihet qe leket jane te nentokes sone dhe shqiptaret sikurse irakianet e Rumalias apo Kirkukut  kane perfituar minimalisht, mos thene zero! Nuk e kam lexuar kontraten e Bankers por jam me se i bindur qe nuk favorizon shqiptaret 

Mire o Mire, po anti-amerikanizmi ndihmon me pak se vazelina, nderkohe vazelinen se kemi ndare nga komodina pavaresisht nese perdhunuesi ka qene Shqiptar, Canadez apo Serb.

Pyetja eshte se cfare duhet bere por kur ske lexuar kontraten atehere per cfare flet? A do me hap pankarten anti-amerikone se fajin e ka clark pensionisti dhe se Shtepia e bardhe perfiton nga nafta e Marinzes? 

Me pak fjale e vetmja zgjidhje per ty eshte Perze nga vendi Amerikonet e cdo gje rregullohet vete dhe Shqiptaret pasurohen. Arto, kryeministri i zgjedhur i vendit tend ka lidhur nje kontrate problematike.

Ke disa opsione:

1.te negociosh rishikim te kontrates

2.ta anullosh ne menyre te njeanshme dhe te paguash pasojat

3.  te zbatosh kete kontrate duke kerkuar respektimin e saj nga pala kanadeze aty ku e ka shkelur

Ti je i opsionit Yankee go Home ndonese Kompania nuk eshte amerikane.

Te jesh edhe Marksist edhe shqiptar eshte e pamundur. 

Ti spo mundeshe dot te merreshe me ca ceke te qelbur te CEZ-it lere pastaj te merresh me pesha te renda si Clark qe i kane tentakulat thelle ne Senat dhe Shtepine e Bardhe

Tek CEZ-i ishte gabimi nga ana jone, o njeri. Po pati shkelur gje klarku e kerkon te drejten ne gjykata arbitrazhi nderkombetar dhe ai te ha nje top te madh mooti.

Shqipot jane te rrepte me ligjet.burgjet jane plot me biznesmene shqiptare peco groso te cilet nuk paguajne taksat ,ndotin ambientin nuk paguajne sigurimet shoqerore per punonjesit etj.

10 % boll paguan , me mire kaq se sa 50 % qe te beje Vilajet Qyrku pese gjashte dasma neper kalara.
 

Interesante, si tema si komentet smiley

ia paska ca ballin albua sot. kudo i pari me komente smiley

Ika une se erdhi Ted kaczysnki.

Sa veta ka zene halli per banoret e Marinzes dhe meraku qe Bankers nuk do i demshperbleje! Dhe fusin ne kete mes dhe shtetin, komplet pa lidhje ne rastin ne fjale. Marredhenia e Bankers me banoret zgjidhet ndermjet tyre, ose me marreveshje ose me gjyq, dhe 600 apo 60 apo 6000 dollare per banor vendoset o nga dy palet o nga gjykata. Shteti mund te nderhyje nese demtohet mjedisi, pasurite natyrore ose vihet ne rrezik jeta e banoreve nga aktivitetet e kompanise, dhe mund te ndaloje shpimet ne zona te caktuara e jo "te nxjerri per bythe Bankersin" sic jua ka qejfi ca vetave. Vetem nje pergjegjesi ka shteti, qe nuk kontrollon dokumentat dhe coje per ndjekje penale nja 100 veta, duke fillu me ata qe kane bere kontraten e duke mbaruar me ata qe duhet te bejne monitorimin, si financiar, por edhe mjedisor, inxhinierik, te sigurise teknike etj. Vetem pasi te kete bere kete mund te kete te drejte (juridikisht dhe moralisht) te merret me Bankers, se cdo gje qe ndodh atje supozohet te jete e mbikqyrur nga shteti

duke fillu me ata qe kane bere kontraten

Njeri prej tyre eshte zv.komandant i pergjithshem i Bankersit tashme. smiley Ka qene zv.komandant i Alb-Petrolit ne kohen kur eshte nenshkru kontrata.

Ca ti bojme? Burgu vetem e zgjidh kete pune, pa Bankersi gjen zv. komandant tjeter smiley Po kane ca veta ne periudhen 2009 - 2013 qe kishin gjithe sektorin ne dore, dhe atyre i rruan bythen qeveria smiley

Normal qe ate do i rruaj qeveria, kur populli ha bar.. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).