Nuk dua të merrem me Sokol Ballën dhe se çfarë ka bërë; ka plot mësues morali, mbrojtës të lirisë së shprehjes apo të privatësisë dhe besoj se për këtë do të flitet. Dua të nisem nga ajo që ndodhi me Sokol Ballën për të trajtuar një problem shumë më të thellë.

Kritiku Agim Baçi shkroi një artikull me titull “Letërsi ‘mes e poshtë'” mbi librin “Zonja Z.” të Albatros Rexhajt. Ndër të tjera, shkruante: “Kjo është një letërsi që nuk e kalon rripin e mesit. Nuk ka të bëjë me zemrën e aq më pak me mendjen…”. Pa u marrë me atë nëse ka të drejtë kritiku për librin në fjalë, dua t’i huazoj fjalët e tij, duke zëvendësuar “letërsi” me “gazetari”.

Dhe fillojmë;
Pothuajse të gjitha mediat, jo vetëm shqiptare, kanë seksionin e tyre të lajmeve “rozë”, ku merren hollësisht me atë që bëjnë njerëzit, të cilët kanë një profil publik, në jetën e tyre private. Gazetarët e këtij profili i ndjekin personazhet nëpër lokale, plazhe, makina, u futen në shtëpi, në krevat, në kompjuter, në celular, në brekë, vetëm për të nxjerrë prej andej ndonjë gjë që “përbën interes për publikun”. Sipas kësaj lloj gazetarie, interes përbën nëse një këngëtare ka hequr më shumë rroba në videoklipin e radhës se në atë paraardhës, nëse ajo ka shtuar apo ka humbur ndonjë kile, nëse ka ndonjë të dasbur të ri, që e ka ndihmuar me realizimin e këngës dhe jo se cili ishte kompozitori, poeti që shkroi tekstin, regjizori i klipit, e të tjera si këto. Aq më pak pastaj të nerren me brendinë e këngës, me motivet, të bëjnë ndonjë kritikë profesionale, ta krahasojnë me këngët e mëparshme, nëse ka rritje cilësore apo rënie, etj.. Jo! Të gjitha këngët që hidhen në treg janë “hit”, s’kanë të sharë, dhe mbetet vetëm për të parë nëse këngëtarja ishte apo jo më seksi këtë herë. E njëjta gjë për thuajse çdo fushë tjetër të jetës publike, përveç ndoshta politikës. Lajmet rozë janë buka e përditshme e parapëlqyer.
Menjëherë pas tyre, ngaqë më të rralla, vijnë skandalet!

Gazetarët vdesin për pak skandal, të çdo lloji. Veçanërisht atë seksual, ato janë lloji më i mirë. Skandalet nxjerrin “të palarat” e njerëzve publikë, të cilët duan apo jo ata, bëhen shembuj, modele që ndiqen nga të tjerët. Dhe interesi i ndjekësve të lajmeve për skandalet, vjen pikërisht prej faktit se të përfshirët janë modele.

Njeriu mesatar ose i merr njerëzit publikë si modele dhe i ndjek, ose jo. Ai që i ndjek ka prirjen të ketë një prej dy qasjeve kundrejt modeleve: t’i adhurojë, ose t’i shkatërrojë. Ai që nuk i ndjek ka një prej dy qasjeve të tjera: të bëhet vetë model, ose të çmitizojë modelet që janë. Ai që do të bëhet vetë model, shumë rrallë krijon diçka të re, shumicën e rasteve ndihmon në çmitizimin ose shkatërrimin e modeleve të gjallë, për t’u zënë vendin. Në të gjitha rastet, skandalet, veçanërisht ato seksuale, bëjnë që njerëzit model të shoqërisë, të zhvishen nga çdo gjë e pazakontë dhe e jashtëzakonshme dhe të shfaqen papritur si njerëz prej mishi e gjaku, me të njëjtat dëshira e me të njëjtat vese si tonat. Duke i parë kështu, nuk shohim më personazhin, nuk shohim më modelin, por shohim njeriun që qe shndërruar në model. Dhe kjo na jep vetëbesimin se edhe ne mund të jemi si ata, fundja edhe ata njerëz si ne qenkan; të korruptueshëm si ne, gënjeshtarë si ne, oportunistë si ne, bile bile, edhe epshorë si ne! Dhe është pikërisht për këtë arsye që skandalet seksuale të personave publikë tërheqin kaq shumë vëmendje dhe ngjallin një reagim të tillë; ne i shohim ata siç janë, njerëz.

Duke u kthyer për një moment tek ngjarja me protagonist Sokol Ballën, dua të ndalem tek ajo se si e përshkruante “gazeta express“, e cila dhe publikoi lajmin. Artikulli titullohej “Skandaloze: Perversiteti i gazetarit Sokol Balla në dy video erotike” dhe vazhdonte “Sokol Balla është përfshirë disa herë në skandale të ndryshme, por ky është skandali më i madh që mund të bëjë një person publik gjatë karrierës së tij. Më shumë se kaq, s’mund të bëjë..“. Pra, sipas kësaj gazete, gjëja më e rëndë që një njeri publik mund të bëjë është që të jetë i pakujdesshëm kur zhvishet në skype, se personi nga ana tjetër mund ta regjistrojë të gjithën dhe nesër e sheh veten protagonist videosh erotike nëpër internet. Them “i pakujdesshëm”, sepse s’ma do mendja që një njeri me një profil të tillë publik të dojë që diçka e tillë të shihet nga të gjithë. Sipas kësaj lloj gazetarie, një video private me përmbajtje erotike, është gjëja më e rëndë në botë, madje shumë më e rëndë se, për shembull, videot e publikuara nga Dritan Prifti, me protagonist atë vetë dhe Ilir Metën, në atë kohë ministër i ekonomisë, ku diskutohej se si të ndaheshin paratë e taksave të popullit mes politikanëve dhe biznesmenëve. Të jesh njeri me dëshira apo vese të caktuara seksuale, qenka më e rëndë se të jesh hajdut, me pak fjalë.

Sa për kuriozitet, “lajmi” për Ballën në një portal tjetër ishte renditur si “aktualitet” dhe ishte ndër më të shikuarit.

Ndryshe nga skandalet që nxjerrin marrdhëniet korruptive të njerëzve, vendimet dhe veprimet e të cilëve ndikojnë jetën tonë, lajmet “rozë” dhe “skandalet” seksuale të gazetarëve apo artistëve, kujt i interesojnë? Se nuk po gjej dot ndonjë arsye të qenësishme se përse dikush duhet të dijë se ç’bën Sokol Balla me hallatet e tij! Le ta pyesim pak atë që mori vendimin për ta publikuar këtë video, po ti, ç’bën me të tuat?

Kjo lloj gazetarie, “mes e poshtë” është e dëmshme. Në rastin më të mirë është humbje kohe, në rastin më të keq është shantazh. Jetë njerëzish shkatërrohen në këtë mënyrë dhe nuk ndërtohet asgjë tjetër përveç mendësisë se të shkatërrosh të tjerët për t’u ngritur vetë është shoqërisht dhe moralisht e pranueshme. Kjo lloj çorbe fjalësh, që po ngulmojmë ta quajmë gazetari, nuk e kalon rripin e mesit. Nuk ka të bëjë me zemrën, e aq më pak me mendjen. Kjo është një sëmundje veneriane e gazetarisë dhe e mendimit, që kalohet nga njëri gazetar tek tjetri, nga njëri individ tek tjetri, me anë të pallimit mendor të njëri-tjetrit, duke përdorur si organ gazeta e portale të infektuara.

Për Tiranën e kemi një gjinekolog kandidat, që ndoshta mund të jetë i aftë të kurojë disa nga pasojat traumatike të përdhunimit shumëvjeçar të kryeqytetit; tani na duhet një gjinekolog për të kuruar infeksionet gazetarisht të trasmetueshme në mediat e mendjet tona.

 

Përkushtim.wordpress.com

92 Komente

Ohu Balla keshtu!? Tani presim dhe Fevzon dhe Tosen, apo jo me me mire jo, na i kurseni keta. 

Une nuk di se cka bere ky Balla por po te jete video private eshte thjesht problemi i tij. Nga ana tjeter, keta jane viktima te sistemit qe vete kane ngritur keshtu qe mire t'i behet. Harrojne qe nje dite ajo qe ben ne det te vjen ne tavoline... etj, etj. Hajde, Balle se s'ka gje, futi dhe nje gote vere dhe tre dite zgjat. Pastaj keshtu permbush dhe kushtet per rilindas...

Perderisa media te jete e natyres konsumeriste, perzgjedhja e materialeve te publikimit do jete jo-diskriminuese. "Mes e poshte," ky togfjalesh i leksikalizuar ne median shqiptare eshte sa fatkeq sa i rrezikshem per gjendjen e intelektualit shqiptar. Ekzistojne terma me te pranueshem se te siperperdorurit. Nje do ishte "popullor," nje tjeter "i masave," e me radhe. Idea e kultures "poshte" eshte hedhur ne fund-shekullin XIX apo ne fillim-shekullin XX por fatmiresisht eshte tejkaluar ajo faze mendimi. 

Vetem diçka shoh pozitive ne kete lajm, qe imazhi i burrit-te-forte i cili duhet te mbaje nje lloj reputacioni qe i pershtatet ketij nocioni, po sfidohet. E aq me mire. Mbase edhe Gazeta Ekspres nje dite do çlirohet nga te tille komplekse burrerie qe te beje diferencen mes perversitetit dhe normalitetit. E mbase do filloje te mjegulloje edhe pjeset intime te femrave qe nuk heziton t'i paraqese te tera ne lavdite e tyre.

" Sipas kësaj lloj gazetarie, një video private me përmbajtje erotike, është gjëja më e rëndë në botë, madje shumë më e rëndë se, për shembull, videot e publikuara nga Dritan Prifti,"

xha Koni, besoj e ka fjalen per skandal apo "gje e rende" per Ballen, personalisht, meqe eshte person publik dhe eventualisht mund te kete pasoja personale pse jo edhe profesionale.... prandaj kot e ke zgjeruar kaq shume krahasimin me videon e Priftit, dhe Boten ne pergjithsi..
nderkoh, kete e thashe dhe dje: homologun e Balles, bie llafi ne Angli, do ga kishin persekutuar shume me keq e me rende, revistat tip Sun apo Mirror etj....

Belul e mban mend, kur i thoshin ndonjerit: ik bjeri me dore tani smiley

tani ben trend, ky vertete ka jeten e tij, po imagjinoj ate te femijve te tij neper shkollat e tiranes ca heqin nga shoket e klases smiley

po pra, ky ka jeten e tij private dhe kete u kuptojme ne! mirepo, prape, Nard Ndoka ne kete rast do thoshte: "jeta private quhet "private", sepse nuk eshte publike!!"...smiley.
kur behet publike pastaj, "aha.. e morri ferra uraten".smiley

keshtu pra edhe Kol mavria, mund te ket pasoja nga kjo pakujdesi.. p.sh mund ta ndaje gruaja, (nese eshte i martuar).. po edhe punedhenesi mund te mos jete "amused".smiley, me shfaqen e videos.. ceshtje etike thote... plus qe ky tani ka per tu bere objekt romuzesh e batutash.... "Kol Balla eshte mjeshter, i papare: "çi sheh syri, ja ben dora".smiley

E zgjerova krahasimin, për të bërë të dukshëm absurdin. I'm exaggerating to make a point.

Dhe e di që këto "tabloidët" ndërkombëtarë do ta kishin masakruar keq fare dhe që këtu nuk është bërë shumë zhurmë (akoma) ngaqë jemi vend i vogël dhe gazetarët kanë qenë të paktën nga një herë në studiot e njëri-tjetrit, por ajo që më intereson të them në lidhje me gazetarinë, duke marrë shkas edhe nga ngjarja, është që, po na servirin përditë zbrazëtinë e jetës së të tjerëve, duke na bërë të harrojmë kuptimin e tonës.

Pyetja është e natyrshme, për dikë që ka jetën e vet: Pse duhen publikuar gjëra të tilla? 

Edhe hallatet e Sokol Ballës kishim mangut, se s'kemi me ça merremi. Kot tashi!

 

Të ishte ndonjë rast bunga bunga, stil Berrluskoni, me minorene a kudiun', apo ndonjë rast korrupsioni, apo apo të kishin kap noj gazetar t'u i tregu pytjet të ftuarit e t'u diskutu përgjigjet, atëherë po, do të ishte detyrë patriotike t'ia bëje të njohur të gjithëve.

Problemi është, a ka bythë njeri ta mbajë kameran ndezur gjatë publicitetit dhe t'i trasmetojë ato që thuhen mes politikanëve kundërshtarë kur e dinë që s'janë në trasmetim? Nukkanë! Kurse me qit resmet e Kolit kanë! Ky është maskarallëku, kjo është mungesë etike dhe profesionalizmi, jo ajë që bën Sokol Balla në shpi të vet!

smiley seç po na hipen nje ankth i tmerrshem...mos ky gazetari rri ketu te peshku si kukuthi e mban vesh ca themi?

mos eshte koleg me ata te asoshejdit a bibisise e na muorr lumi?

Shkrim idiot komplet

per ironi te dyfishte, Balla ka pas prezantuar nje reality show me emrin "Syri Magjik", tip big brother primitiv. 

po zgjidhet rastin e Balles, keni zgjidhur dhe mbertheckat e Pangos smiley 

d.m.th deri ku eshte normale te hyjne kamerat?

Kamerat eshte normale te hyjne ne cdo skute te atyre qe duan te rrine para kamerave ne pozita komode. Kaq. Persa kohe kane akses tek kamerat, per proporcionalitet edhe kamerat duhet te kene akses te ata

Për mendimin tim, nëse rasti i Pangos është i paprovokuar nga vajza, por ka qenë Pango që e ka kërkuar vajzën t'i shkojë në shtëpi (siç thuhet se ka bërë ai dhe të tjerë me shumë studente), atëherë Pango është fajtor dhe futj e kamerave ka qenë e drejtë. Sepse Pango ishte ministër, ishte profesor, dhe nëse individë të tillë, që kanë në dorë të ardhmen e shumë të tjerëve lejohen të abuzojnë, është shumë keq.

Për Ballën, nuk ka shkatërruar jetën e askujt me ato që bënte në skype, përveç ndoshta të vetën dhe fëmijës së vet, tani që këto u bënë publike.

 

p.s: më duket se ishte "Kafazi i Artë" ke News24. "Syri Magjik" është bërë vetëm një ose dy sezone, tek Vizioni.

ka ene ca gjona te tjera qe ia vle me u permend......E para fillon me historine e kesaj meseleja. Konflikti i pergjakshem Balla vs Express ka filluar me insinuatat e Balles qe Expressi eshte media Pro-Serbe dhe Batoni me Berat Baxhellen jane agjent te UDB. Ky reagim i ashper dhe jo dinjitoz nga ekspressi i perforcon dyshimet e mia si edhe faktin qe ktyre goglave te Kosoves u paska djeg kaq fort.

Nga krahu tjeter le te mos bohemi me liberal se gocat e trotuarit. Nuk i ka hije Balles, te jete klient i on-line siteve ku punesohen ne anonimitet miliona vajza si prostituta virtuale. Flasim per nje biznes miliarda dollaresh qe nuk ka kufij. Eshte imorale dhe sigurisht demton jeten e ketyre vajzave ne te nje njejten menyre qe nje klient demton jeten e prostitutes qe fekuenton. Nuk po i futem fare diskutimit te moshes. Nga krahu tjeter Koli eshte i mete ndonese pikepyetja qe kam une eshte nese keto vajza te ndryshme filmonin cdo klient dhe e regjistronin apo vetem Kolin. Eshte e pamundut te rregjistrosh pa dallim gjithe trafikun on-line....gje qe ngre pyetjen ku i gjeti ekspressi mundesite financiare per te luftuar ne cdo qoshe Kol Goglen??????

Nese Balla bente te njejten gje si ai BQ i mbertheckave, atehere po qe eshte lajm.  Nese jo, i vetmi lajm jo-lajm, eshte qe Koli eshte idiot. 

Ska pike interesi ,jemi ne vitin 2015 -te , mbaron emisionin shkon ne shpi i fut nja dy viza hap skype dhe i bie me dore , pervers , po me perverse eshte po ca ti bojme , te rrime te merremi me bolet e Kol Balles tani ? Kusheriri im Gim Baci do e komentonte kshu : " Me doren e vet i ra se mos i ra me duart tona ".

O Cone, 

E shef se me c'qelbesira eshte rrethuar qelbesira? 

Nuk e di se kush kish sjell lidhjen dje, por edhe une e hengra karremin e "lajmit" e u perballa me topet e Kolit ne ekran. Te pakten i kishin mjegullu. 

Ajo cka me beri pershtypje ama ishte hapja e shkrimit, te cilin autori e ka sjelle edhe ketu. 

Shkurt muhabeti, ky eshte standarti dominues i gazetarise pan-shqiptare; gazetari e karit. 

Shqipet kane nevoje per nje NPR. 

Ky eshte ai qe fliste me passion per kepucet?! Lol

E parashikoi, me thone te drejten. Viti i mbare, tha. smiley

Ja paska pre duret koalicjonit te se majtes smiley

Eh i thafshin krahat,marrja e ten'zot!..Baje mire,baje vete -sllogani i asaj kompanise. T'varje veten n'konop mu ke studioja e Top Story!

Sebepi i nxjerrjes se ketij lajmi ne menyre express daton nga vizita e Kryeminstrit ne Serbi dhe qendrimi prej fodulli dhe nje sens vetkenaqesie qe nuk mund ti shpetonte kollaj syrit te mprehte te Autoriteteve kompetente qe monitorojne me kujdes keto raste.Nuk me ben pershtypje fare lincimi madje me vret syte dhe me lodh mendjen ky solidaritet kaq i hapur i enturazhit analisto-sallakso opinionistave qe ne rastin me te mire jetojne vetem pa grua dhe kane humbur cdo ndjesi morali qe rrine dhe gjykojne me maje te mprehte dhe me laps ne dore plot kujdes jeten politike dhe lincojne cdo moment inetiligjencen e ketij populli te cilin e konsiderojne inferior ndaj shume qasje te europianizuara.Me pak fjale Kol Balla cun pervers,cun sallaks Kol Balla cun legen..Me gjithe legenet qe e rrethojne dhe vene bythen e tyre ne rrezik per te mbrojtur bythen e Kolit cun legen..

Jo me jo, keta nuk mbrojne kolin ballen hic, bile besoj qe fshehtas gezohen nese ai e ha, keta mbrojne veten se neser mund te jene ne vend te tij. Solidaritet qelbesirash eshte dhe ky ne fakt, se nuk kam pare asnje nga keta te ankohen kur njerez te thjeshte behen objekt diskutimi me emer e mbiemer ne media per ngjarje, ose quaje vepra penale po deshe, qe nuk jane faktuar akoma nga gjykata. Ooo, filani perdhunoi kunaten, filanja plagosi dashnoren e burrit se me burrin e dashnores se burrit bonin orgji etj etj. Ca jane keta? A nuk eshte jeta e tyre private dhe ne fund te fundit me ata merret drejtesia ndersa ti s'ke te drejte ti lincosh te pakten per aq kohe sa sipas ligjit prezumohen te pafajshem? Por jo, ata s'ka problem se jane turma, mjafton te mos preket rrethi i "te vecanteve" ku dhe vete bejne pjese. 

Alban Dudushit dhe Top Story i kishte ngel pa kap ke Top-i,kshtu qe them t'a zevendesoje ai. smiley

O te nderuar Iku Sokoli smiley

Top Channel largon Sokol Ballen.
Cfare mund te prisje tjeter nga nje tv qe ne dukje eshte progresist por ne thelb i ka rrenjet ne piramiden e "faraonit" te nje sistemi moralist deri ne histeri.

Top Channel "dorezohet" para moralit sic eshte "dorezuar" Edi Rama para nacionalizmit.

Sokol Balla duhet te ftohet ne Tv Klan bashke me emisionin e tij pa asnje kusht dhe ne emisionet e para te marrin pjese politikane te rendesishem ne shenje solidariteti pasi ky rast perben nje precedent te rrezikshem per gazetarine shqiptare.

I pari te shkoje Edi Rama

Sa per shkrimin nuk jam dakord per sulmin ndaj medias. Faji eshte i personit qe publikoi videon mes saj dhe Balles.

Keta qe mbrojne Kol Ballen le te formojne nje shoqate ose OJQ siq thuhet rendom per mbrojtjen e tij. Shoqaten ta emerojne : O Sokol te lumte palla !

Besoj se as ti, si une, nuk e ke pa videon. Por mbase di me shume rreth lajmit. Cer ka bo mer se na cuditet? 

videon shife vetem nese je i interesume me dale face to face me hajdarin e Kolit. Nese nuk te intereso hajdari i Kolit mos e shif me mire.

Po pse thu se nuk e kam pa gjer tani...

Pervec se Koli ka loz me veten e vet, cer ka bo? Ku o lajmi ketu dmth? I ka ra kujt ne qafe? 

ne qafe i ka ra vetem hajdarit te vet...literally!

i ka ra ne qaf .... atyne

Vallai nuk e kam pa e as e shof edhe sikur. Une po quditem nga kjo ushtria qe merr ne mbrojtje dike kur vete i zoti i punes nuk ka thene gjysem fjale. Kaq e kam une.

 

Po ky pra është problemi, se nuk i ka ra kujt n'qafë e nuk ka lajm këtu. 

Unë jam marrë me këtë që nuk ka ndonjë gjë për lajm e këta të gazetës express&co na e shesin sikur ça ka nodh. 

Kur ta kuptoni qe ka diference midis figures Publike dhe anonimitetit te Privatit atehere do flisni ndryshe. Figurat VIP kane privilegje dhe pergjegjesi para publikut. E kena pas i kongresman shume te talentum qe u dergonte foto te Hajdarit gocave via Tweeter....nuk mbijetoi.

E imagjinoni intevisten e ardhshme te Kolit me Ministren e Jashtme te nje vendi mik para kamerave ndersa rrokin duart se cfare do fantazoni ne mendjet tuaja perverse????? Po jemi shumica perverse por perversiteti nuk eshte mire te behet publik. Provojeni ne kurriz e vini ndonje video porno tuaj ne ndonje site amatore dhe do provoni se sa do permiresohet karrierra juaj.

Maskaralliku nderkohe mbetet  i atyre gocave dhe Expressit...Balla akuzohet per neglizhence dhe pa-aftesi te ruaj anonimitetin e goglave....te kishte vene nje maske trapi.

o kolo po dy divorce ke bo o lla e hala ske msu qe naten fiken dritat se te pret telin OSSHE.

Car msimi duhet me nxjerr?

Msimi o qe po te kapën kapu tu u qi se ashtu do thon dynjaja hallall ja paska shkep ronçëm pjeshkën. Mos u kap me doriana se do thone qeka kokrra bythqirit. Ne shqiperi. 

Ve bast qe kjo tema e k@qeve te Kolit do veje 300+ komente

Ou u filloji loja ...kush ja ka pa e kush sja ka pa kolit. Prandaj duhet me u tregu i kujdesshem robi me ca gjona....

Pa le kur ka fillu histeria kolektive Je sui QQoliiii, he pra mo dilni te gjith DAC cuna e goca e mastubohuni on-line, se ndryshe perkrahja ndaj Kolit eshte hipokrizi. 

Nese Kolin do e kishin filmu tu pjerdh, a do ishte skandal?

Akt fiziologjik pordha, akt fiziologjik dhe masturbimi

E pushuan nga kopshti këtë majmunin? smiley

rono kolin ta shpallim armik te partise

me gjestin qe ka bere duke u masturbuar ka hedh posht teorine e evolucionit

mos u trembni o te nderuar te peshkut , ska video, ka vetem lajm te shoqeruar me ca foto te censuruara

nese keni frike qe u ngelet lajmi ne historine e eksplorimit te internetit shtypni ctrl+shift+n

Dmth keta te Expresit besojne se menyra se si Koli rref majmunin, myt pulen etj esht krejt e vecante dhe material per lajm? Te lumte palla o Kolo!!

Tani ky borxh s'i ka kerkujt,puna asht te tërpi- t'a kishin filmu t'u pallu naj pill,kerkush s'do merej me tâ,biles kishim me than i lumte k**i,po tu i ra me dore,tërp per bese,per ate qi del edhe m'tv m'i emisjon serioz;tërp!

 he mer se 3 dite zgjat ky muhabet. Dhe tek e funit, nuk ka bo najgjo qe eshte eskluzivitet i xhibit...
Tani, ta kish bo ket gjo Fevziu, atehere do kish qene tjeter gje, hareja do mbushte blogun, ndryshe nga nashti kur i ka rene nje nur serioziteti dhe rreze-mbeshtetje per Kolin

Tani, ta kish bo ket gjo Fevziu, atehere do kish qene tjeter gje

Se mos e ke me te tallme ti po s'mbaj mend dje a pardje a kur ishte, breaking news - tituj neper gazeta: "Fevziu pa corape te Cani" a dicka e tille.  Me gjithe foto t'kam rixha.  Asgje e re ne frontin e mediave shqiptare, nderkohe qe edhe nje qelize truri cofi duke e lexu titullin ne fjale.    

 Diten qe lashe memdheun, e kisha ne avion, bashke me Sandrin. Sigurisht qe kta ishin ne business class, nqse mund ta quash te tille ate ndarjen me perde nga economy ne ate avionin 100 vendsh deri ne Rome. Pastaj kushedi ku i cuan krahet e avionit tjeter per te festu pashket...

Ne fakt Fevziu do na habiste per ca momente se do mundoheshim ti danim dy tocat nga njoni....toci i modh e toci i vogel......

Ne nje note tjeter tani (humoristike).

Imagjinoni te takoni Kolin pas kesaj ngjarje , dhe Koli te zgjat doren e majte per te takuar.smiley

 

Gabim bo Topi po e hoqi. Perkundrazi ky mund te filloje nje emision te ri: Punedore me Kol Ballen. smiley

listes se gjate te injoranteve dhe hajduteve ne VIP-erine e asaj republike shkabiste, po i shtohen dhe hipokritet dhe vojeristet.

U kompletua dhe shteti tani. Se keto kishim mangut.

p.s.

nuk eshte pak cudi, qe edhe fotot nudo te Edi Rames dhe videoja e Sokol Balles vijne nga pertej kufijve verior te Shqiperise? Rrofte Shqiperia e Madhe!

Kur isha ne Gjermani, nje shqiptar nga Peja me thoshte qe te njejtin film, televizioni i Beogradit e censuronte kur kishte skena seksi te nje niveli te caktuar; kurse TV e Prishtines e jepte filmin te pacensuruar ne ore me shikueshmeri te larte (midis 7 dhe 10 ne darke)

Nuk jam i sigurt nese TV e Prishtines kishte watershed fare. Dikush qe e shikonte atehere mund ta sqaroje me mire. Te pakten TV e Beogradit e jepte Electric Blue pas mesnate.

 

Thone se masturbimi i tepert shkakton probleme te syte.

Amon mer kujt i ra n'qafe Clintoni kur boni ato punet e mira me Moniken? Ne fund te fundit te gjithe e bojne ate pune, ca t'keqe kishte? As nuk e mori njeri mundimin ta pyste a qe brenda orarit zyrtar apo ndoshta ishte mbas ores 17:30. Tani, dihet qe ku Clintoni e ku Sokol Balla, po ne parim te dy kane bo gjona qe kane lidhje me jetet e tyre private dhe qe i bojne t'gjithe

T gjithe po kush kapet e pagun. Provo dhe ti Po ta mbajti. 

Do e provoj qe c'ke me te tani qe avokatine per keto tema ka fillu ta boje carlo bolino e muc nano smiley

Rri urte ti se te nderseva Zhardinen ! smiley

I sqarove muhabetet dje ti se kur po t'kerkoja me pi noi kafe te eurolloto m'tha pf-ja qe kishe ca muhabete me Jardinen smiley

Swed, kena pasur nje kongresman qe i bote foto hajdarit e nganjehere hajdarit nen breke....e i komunikote me gocat ne twitter account pa fytyre....u morr vesh....dha doreheqjen ndonese shihej nga Hillary  si nje nga figurat me premtuese te Partise Demokratike....kur u bo rizgjedhja....popullata votuese cifute qe kish votu tradicionalisht demokratic 30 vjet votoi per here te pare Republican....Edhe fajesimi ne ekstrem i Balles si edhe shfajesimi ne ekstrem nga Mucot eshte injorance....e kakofoni....u kap...do hapi rrugen....kujdes Muci se edhe ai mburret shume se si masturbohet....nuk do poplli me ja dit...eshte tallje me te varferit ndersa keta te hazdisurit e ekraneve luajne kukamcefti on line. Eshte si ajo tjeter....Mami....nuk du me jetu ne gated Community.....

Tani e pashe kte lajmin. Thesar. E kan hequr te ziun? Kabim. Maredhenia e robit me Dorianen eshte fare normale ( ketu mund te na sqaroje me shume gjibi). Ky paska qene tu i ra me dore per qejf te vet ndersa ajo baxhella qe ja paska nxjerr videon po prishet me gishta ohoho. Ka lezet o vlla. Seks virtual, seks modern. Pashe pardje i seri te BBTH dhe howard i thoshte leonardit qe kur te flasesh me dashnoren tate indiane Prian ne skype zhvishu e boj seks virtual. Nc nc nc ja bente leonard mavria. Minus i modh per topcanelin dhe kosovart namusqare qe na qekan habit. Katunare. 

Katunare. 

smiley

Po mire ky s'ka video te kesaj tjetres? It takes 2 to tango. BUDALL qe ka pranu vetem ky. Sot njerezit te blackmail per gjera me absurde e Jo me kete video. Next time te kete kujdes loseri lol

Aty pra te video e ke dhe ate gocen. Derr p. Ka qit pjeshken dhe po i bi pianos andando moderato. 

e hoqen perfunsimisht nga topi apo ajo, apo e kalun top storin si program me drita te kuqe mas mesnate, kategoria gonzosmiley

Fjala nxjerr fjalën, por në fakt unë nuk e shkrova atë që shkrova për t'u marrë me Sokol Ballën. E kisha të gjithën tek gazetaria që merret me nënbrekët e njerëzve dhe nuk bën zhurmë e të ngrejë popullin në këmbë për çështje serioze, si psh Marinza. 

Siç thoshte një gazetar kur Erion Veliaj u kandidua për kr. bashkie, po të kishim gazetari ne, sot do të ishim duke u marrë me atë se kush do të jetë ministri i ri i punëve sociale.

Po të kishim gazetari ne, Sazan Guri do të ishte bërë kryetar bashkie që në 2011-ën.

"Po të kishim gazetari ne, Sazan Guri do të ishte bërë kryetar bashkie që në 2011-ën." Uaaa?

E kam fjalën që, do t'i ishte dëgjuar fjala, atij dhe të tjerëve, dhe do të mund të paralajmërohej shkatërrimi dhe betonizimi i Tiranës. 
Jo Sazan Guri si individ, Sazan Guri si ide. 

Nejse.

nuk ka bere ndonje gje kushedi, abnormale, ky Kol-oja,  por puna eshte se  keto  ''pune''  jane private.. madje  jo thjesht private, por  ''intime private''.  

prandaj dhe  me siper thame,  NN  do thoshte:  quhet  (intime)private, sepse nuk eshte publike..

nashi qe u be publike  Balla, e kushdo tjeter qe te ishte ne vend te tij, eshte ne rolin e trapit, gomarit, qesharakut.. aq me teper pastaj kur je person i njohur, publik. 

rastesisht,  para nja 1 jave patem nje rast disi te ngjashem ketu ne Holland qe arriti te  kapte edhe lajmet  kryesore, jo vetem ato roze..  pra nje zonje qe kishte nje funksion te larte ''menaxher, mbikeqyerse''  te  Banka e Hollandes, ne kohen e lire bente edhe nje pune tjeter, si ''escort-service''.smiley 

nuk ishte person publik, as i bente dem kujt e vafra, hobin e saj bente dhe  fitonte  dicka ekstra..smiley  dhe ishte e shtrenjte dreqi..smiley   por  Banka e Hollandes e pushoi nga puna..  motivacioni:  integriteti i sa j ne dyshim,  si dhe demton imazhin e punedhenesit,Bankes.

Belulo qe e ka marre ndonje penallti ky nuk diskutohet, se ti e di qe je person publik duhet tu rruhesh disa gjerave, jo kjo qe cdo vajze mund ta rregjistronte dhe ta nxirrte ne internet plus edhe ato fotot me rolex e gjera te ketij lloji , i ka levizur kokrra grurit. 

Nese do drejtoje akoma emisionin ne TCH do rruhet shume ndonje batute qe popullit shqiptar nuk i mungon...

po.  pastaj edhe sikur te mos jesh person publik, dhe te ndodhte dicka e tille, nuk i del dot familjes,lagjes apo kolegeve ne pune perpara  se eshte turp, skemi cti bejme!   madje  kane  kryer vetvrasje per gjera te tilla njerezit..

kete Kolin edhe nese TCH nuk e pezullonte, prape ky do ta kishte te veshtire te funskiononte ne punen e tij..  imagjino ne nje debat ne studio, kur ky do ta vinte te ftuarin ne pozite te veshtire me pyetje.. do i thosh ai (i ftuari)  i irrituar: po ik o Koli, bej ndonje dore kollçin andej..smiley  kaq mjafton te dhitej emisioni  i Kolit pastaj..

smileysmiley

po ja thuaj o Belul. keta jane te pafytyre fare. Norma moralit zero. Po ai Frangaj, ejjjj, TV kombetar e shofin 10 miljone banore, dhe flet si ordiner si gelbaze.

E kuptojne dynjoja qe aty eshte kthyer ne Sodome e Gomorre?

Gjithmone kam shpresuar qe nje dite mos ta shikoj ne ekran sidomos ne nje tv kaq te madh Kol Ballen dhe sojin e tij te gazetareve idiot dhe arrogante dhe sidomos te njeanshem. Fevziu eshte palla nr.1 ne kete grup. Megjithate me vjen keq pse behet shkak nje gjest i tille per kete. Nuk mund te akuzosh njeri pse filmohet fshehurazi duke i rene me dore. Me vjen vertete keq. Megjithate ne e paralajmeruam edhe me herez ketu: kujdes Kol smiley

kush ka probleme psiqike mo dajosh:  avokati   apo ky palla, Koli..?.smiley    -se avokati, mbase kembngulte cik me teper nga cduhet me ato sms, por prape ne gjuhe  normale e aspak kercenuese sic prerendonte palla..

Avokati qeka zotni mer Belul. Koli qenka disaster e vertete. 

kto jane mesazhet qe ka treguar avokati. Duket qe mungojne disa ne fillim qe e kane acaruar Ballen ne ate shkalle

Kta Legenat keshtu flasin si plehra te gjithe...jane te hazdisur nga paraja e fuqia qe njohin cdo politikan shqiptar....  Kta nuk kan respekt per njeri dhe i trajtojne njeri tjetrin si mos me keq. Po kur bojne sikur u bohet vone a u vje keq per ata qe imigrojne...... Frangaj sot u mburrte qe ne te Klani si bim me dore se jemi vetem per kontakt fizik....Femrat cfare heqin zyrave ato e dine.....

Nuk di kush nuk do te reagonte si Balla. Ajo kembengulja e qete dhe e ftohte e avokatit per takim te le pershtypjen e vrasesit serial. Freak, me nje fjale. smiley

"Une ne ekran jam Sokol Balla, jashte ekranit njeri si gjithe te tjeret dhe s'ke asnje te drejte te me shqetesosh apo kercenosh"...

Kam pershtypjen se mungojne mesazhe te tjere me lart. Pa dashur ta mbroj kot, them se ketu s'ka pasur faj Balla.

Po pse eshte acaru kaq shume Balla? Nuk I bente dot block ketij avokatit qe te texti apo kercenimi I pare??! Shume dramatike jane, alamet burrash. 

Pra ajo dosja IMEI e opozita.com qenka e vertet?

Rocco Siffredi i shqiperise.

Ne cdo vend tjeter te botes ky tipi do kish marre arratine nga syte kembet. Po duket qe ne shqiperi eshte norme, ta hash turpin me buke, i fut dhe nje gote vere nga mbrapa dhe like a boss

Pritet video numer 2

Poor sokol.he could have had any woman in the world but none could match the beauty of his own hand.smiley

GEORGE: (Hands still out, even though they've stopped looking at them) What happened to him?

(Obviously a touchy subject, the woman coyly walks over to the photographer, and they both occupy themselves. The man is left to tell George the answer to his

question)

MAN: (Clears throat) Tragic story, I'm afraid. He could've had any woman in the world.. but none could match the beauty of his own hand.. and that became his

one true love..

(Long pause)

GEORGE: You mean, uh..?

MAN: Yes. he was not.. master of his domain.

GEORGE: (Makes a gesture saying he understands. The man nods) But how.. uh..?

MAN: (Quick, to the point) The muscles.. became so strained with.. overuse, that eventually the hand locked into a deformed position, and he was left with nothing

but a claw. (Holds hand up, displaying a claw-like shape) He traveled the world seeking a cure.. acupuncturists.. herbalists.. swamis.. nothing helped. Towards the

end, his hands became so frozen the was unable to manipulate utensils, (Visibly disgusted by this last part) and was dependent on Cub Scouts to feed him. I hadn't

seen another pair of hands like Ray McKigney's.. until today. You are his successor. (George looks down at his hands) I.. only hope you have a little more

self-control.

GEORGE: (Smiling to himself) You don't have to worry about me. (Nodding, gloating) I won a contest.

(The man nods, unsure of what to say or do)

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).