Gjergj Bojaxhi është kandidati i parë për Bashkinë e kryqytetit. Zyrtari i lartë i qeverisjes së djathtë, ai paraqitet në këtë garë të vështirë, si kandidatura e pavarur për Tiranën. Qytetar, etik dhe përçues i një fryme të re politike, Bojaxhi duket një sfidant "i bezdisshëm" për partitë e mëdha. Një shenjë kjo, se ai ka hedhur hapin e duhur ...

Më në fund Tirana ka kandidatin e saj të parë në garë. Sa e vështirë ka qenë për ju të vendosni?

Së pari duhet thënë se nuk ka qenë një vendim thjesht personal. Një grup qytetarësh të angazhuar që tani quhet “Ne, Tirana” vendosi përpara disa muajsh që të garojë më nje kandidat për bashkinë e Tiranës. Grupi vendosi që të isha unë kandidati. Nuk ka qenë vendim i lehtë, sepse kushdo që vendos t’i hyjë kësaj pune duhet të sakrifikojë shumë. Duhet të braktisësh çdo angazhim tjetër, duhet të bëhesh gati për sulme, akuza dhe shpifje tipike për politikën shqiptare dhe duhet të sakrifikosh edhe kohën me familjen. Por unë dhe gjithë grupi kemi të njëjtin motivim: nëse të gjithë fshihemi nga përgjegjësitë publike kush do t’i ndryshojë gjërat?  Ajo që na e lehtëson punën është një mbështetje e parashikuar nga qytetarët. Me qindra na shkruajnë çdo ditë dhe kërkojnë të nënshkruajnë për kandidimin, premtojnë votat e tyre dhe kërkojnë të angazhohen vullnetarisht në fushatë. Kjo mbështetje na frymëzon pa masë. 
 
Cili është shkurtimisht, programi juaj për Tiranën? Cilat janë prioritetet e tij kryesore?

Është ende herët për të folur për programin, madje besoj se do ishte shkelje e rregullave të fushatës propagandimi publik i programit para fillimit të periudhës zgjedhore. Megjithatë mund të ndaj me ju disa prioritete të vëmendjes sonë:

-Shkëputjen e prerë të Bashkisë nga kontrolli apo ndikimi jashtë institucional prej ndikimeve ilegale të grupeve të interesit, vecanërisht atyre të ndërtimit, dhe kthimi i saj në shërbim të qytetarëve dhe interesit publik.
-Krijimi, ruajtja ose rikthimi i hapësirave publike në këtë qytet ky betoni cdo ditë e më shumë zëvendëson pemët. 
-Zgjidhja e problemit të shkollave me dy turne dhe kopshteve me kushte problematike. 
-Mbështetja dhe nxitja e biznesit të vogël që në fakt mban gjallë shumicën e familjeve të Tiranës. 
 
Një kandidat i pavarur është një kandidat "jo i fortë", thotë tradita elektorale e 25 vjetëve të fundit. Çfarë duhet bërë për ta sfiduar këtë tabu?

“Ne, Tirana” është një grupim qytetar dhe nuk jemi “të fortë” në versionin e partive politike, por jemi shumë “të fortë” nga pikëpamja e mbështetjes dhe motivimit. Poju jap një shembull: ndërsa partitë e tjera e bëjnë fushatën me militantë që presin vende pune ose edhe ta paguar, ata dhjetëra antarë të grupit tonë dhe shumë të tjerë që na mbështesin janë plotësisht vullnetarë dhe besojnë te puna që bëjnë. 
Deri më sot, me sa di unë, nuk ka patur asnjëherë kandidatë të pavarur në Tiranë dhe rrallë në bashki të tjera. Ndaj përvoja e së shkuarës nuk na tregon dot ndonjë gjë për shanset e një kandidati të pavarur. Por ajo që dimë për fakt është se sot shumica e njerëzve nuk e gjejnë veten në asnjë parti. Madje shumë njerëz janë haptazi kundra gjithë politikës aktuale dhe bizneseve të saj. Afërsisht mbi 60 përqind e qytetarëve ose nuk votojnë fare ose zgjedhin të keqen më “të vogël”. Natyrisht që në këtë 60 përqindësh ka njerëz që i janë dorëzuar fatalitetit apo janë cinikë e mosbesues që mund të ketë ndonjëherë politikë të ndershme; ka mes tyre qytetarë që kanë rënë në apati e mendojnë se vota e tyre nuk mund të bëjë ndryshim madje nuk ka më asnjë vlerë. Ky është lajmi i keq. Lajmi i mirë është që nëse këta qytetarë arrijnë të vetëdijësohen për forcën e tyre, arrijnë të mposhtin brenda vetes mosbesimin, arrijnë të besojnë e shpresojnë se ne mund të “bëhemi”, nëse arrijnë të kuptojnë se pas çdo dështimi nuk ka rrugë tjetër veçse të përpiqemi sërish derisa të vijë ndryshimi i dëshiruar, atëherë e gjithë politika jonë do të transformohet dhe ne do të përparojmë si individë e si shoqëri.

Të gjithë ne që i kemi hyrë kësaj përpjekje për Tiranën, jemi të bindur se ne do ta fitojmë këtë sfidë. Jemi të bindur se më 21 qershor NE shumica do të jemi bërë bashkë dhe do jemi fitimtarë mbi politikën dhe bizneset e saj.
 
Dy partitë e mëdha nuk kanë afishuar ende kandidatët e tyre (këtë mund ta ndryshojme rrugës nëse dalin emrat). Por dimë zyrtarisht se Basha nuk do të jetë në garë. Meqë do t'ju duhet të merreni gjatë me bilancin e 4 vjetëve të fundit në bashkinë e Tiranës, çfarë note i vendosni Lulzim Bashës si kryebashkiak?

Mendoj që Zoti Basha ka qënë një kryetar i dobët bashkie. Vecanërosht në dy vjetësin e fundit pas zgjedhjes së tij në krye të PD-së ai e ka braktisur krejtësisht drejtimin e bashkisë duke ja lënë atë në dorë burokratëve të pazgjedhur dhe pas asnjë përgjegjësi apo lidhje me votën e qytetarëve. Në fakt, kjo qasje ka filluar që në vitin 2005 nga Zoti Rama, ndaj nuk do gaboja nëse do shprehesha që prej një dekade kryetarët e Bashkisë së Tiranës e kanë braktisur krejtësisht interesin publik dhe i kanë shërbyer vetëm interesave partiake e klienteliste.
 
Ka pasur reagime jo fort "rozë" nga e djathta, pas kandidimit tuaj. Madje ju kanë "listuar" mes aleatëve të majtë. Si i përgjigjeni atyre që thonë se ju mund të përçani votën e djathtë në kryeqytet?

Dua t’i përgjigjem me një shprehje të Zotit Berisha: kur vendos sovrani të tjerët duhet të heshtin. Gjithsesi mendoj se ky lloj mentaliteti është mentalitet Leninist i cili nuk vë në qendër qytetarin, individin dhe të drejtat e tij por partinë dhe interesat partiake. Zgjedhjet nuk bëhen për të ruajtur votat e partive, por që qytetari të mund të zgjedhë përfaqësuesit më të mirë. Gjithsesi mbështetësit tanë nuk janë më shumë të djathtë sesa janë të majtë, madje shumica nuk janë me asnjërën palë, pikërisht sepse janë zhgënjyer thellë prej tyre. Ne synojmë shumicën e qytetarëve, ata që nuk e gjejnë veten të përfaqësues nga asnjë prej partive. 

E vetmja çështje që ka rëndësi në li­dhje me kandidimin tim është nëse ky kandidim i shërben interesave të qytetarëve. Unë jam krejtësisht i painteresuar dhe i patrazuar nga ndikimi që kandidimi im mund të ketë tek fati elektoral i PD-së apo PS-së. Ajo që nuk po arrijnë të kuptojnë disa nga ata që po e përcjellin këtë tezë është që unë po kandidoj sepse mendoj që partitë dhe bizneset e tyre janë problemi kreysor që ne kemi si shoqëri. Qëllimi im është pikërisht Qëllimi ynë është që t’i largojmë si PD-në ashtu edhe PS-në nga drejtimi i qytetit në mënyrë që qytetarëve t’ju rikthehet e drejta për të marrë pjesë apo për të ndikuar qeverisjen.
 
Çfarë është më e vështirë, të ngjisësh Everestin, apo të fitosh Tiranën?

Janë dy gjëra të ndryshme, natyrisht. Ngjitja e Everestit është padyshim një nga sfidat më të vështira fizikisht dhe psikologjikisht me të cilën njeriu mund të ndeshet në jetë. Por gjtihsesi ajo është kryesisht sfidë personale. Për të ngjitur Everestin mjafton të gjesh kurajon dhe vullnetin brenda vetes. Gara për Tiranën është sfida për të gjetur besimin dhe kurajon jo vetëm brenda vetes por edhe tek të tjerët, tek çdo njëri prej nesh, si qytetarë, si komunitet, si shoqëri. 
  
Ndaj në një farë kuptimi, kjo është më e vështirë, pasi nuk mjafton të besosh vetëm tek vetja, por duhet të besosh edhe tek tjetri, sikurse duhet që edhe tjetri të besojë tek ti. Është një sfidë që kërkon që ne të arrijmë të besojmë forca jonë jo thjesht si individë por si shoqëri për të përparuar e për të ndërtuar një të adhme normale dhe të mirëqënë. Sfida për të arritur thellësinë e mendjeve dhe zemrave është më e vështirë sesa sfida për të arritur majat e maleve.
 
Si mund të bëhet një fushatë pa një parti politike nga pas dhe pa një buxhet qindra milionësh?

Fushatat elektorale në Shqipëri janë ekzagjeruar sikurse shumë gjëra të tjera që kemi kopjuar nga jashtë. Fushatat janë shndërruar në ushtrime propagandistike përmes bombardimit në çdo drejtim e me çdo mjet të qytetarëve. Miti­ngje e koncerte masive nëpër skena me teknologjinë, billboard-e e postera gjigandë që nuk i shmang dot veçse po të mbyllësh sytë, reklama e propagandë televizive në çdo cast. Për të mos folur për koston e makinerisë së manipulimit apo ndikimit të padrejtë të votës. 

Fushata jonë do jetë fushata më e lirë që është zhvilluar ndonjëherë në Shqipëri. Ajo do të përballohet mbi të gjitha dhe më shumë se çdo mjet tjetër me punën vullnetare të shumë qytetarëveqë i janë bashkuar përpjekjes sonë të përbashkët. Natyrisht që mbështetja financiare në shuma të vogla nga miq, dashamirës dhe qytetarë do të ngrenë disa fonde minimale për të përballuar kosto të domosdoshme për një fushatë. Për ne fushatë elektorale është komunikimi me qytetarët, shikimi i tyre në sy, kuptimi i ndjenjave dhe nevojave të tyre. Kjo gjë nuk kërkon xhepin plot, por mendje të hapur, zemër të madhe dhe shtyllë kurrizore të fortë.
 
Qyteti ka mjaft probleme të nxehta, si menaxhimi i territorit, ambjenti, trafiku, standarti i shërbimeve. Si mendoni se përballohen të gjitha këto çeshtje në kuadrin e një katërvjeçari?

Burimi i të gjitha problemeve të qytetit është politik dhe jo teknik. Shumë nga problemet e qytetit janë krejtësisht të zgjidhshme nëse Bashkia pushon së qenë shërbyese e grupeve të interesit apo instrument politik për arrit­jen e qëllimeve personale apo partiake politike. Ne nuk na mungon as dija teknike, as mjetet financiare për të zgji­dhur problemin e trotuareve të shkatë­rruara, pusetave të hapura, mbledhjes së plehrave apo pastrimit të qytetit. Arsyeja pse nuk janë zgjidhur deri më sot ka qenë klientelizmi dhe korrupsioni dhe jo-padija teknike dhe mungesa e fondeve. Sot qyteti është i pisët dhe plehrat nëpër rrugë për shkak se kompania që duhet të pastronte qytetin e ka fituar kontratën për shkak se është kliente e partisë apo kryetarit t ë partisë dhe jo se është kompani e aftë dhe me eksperiencë për këtë punë.

Natyrisht Tirana ka probleme të zhvi­llimit të integruar social, ekonomik e demografik. Zgjidhja e tyre kërkon vizion afatgjatë dhe investime serioze. Por edhe kjo sfidë është plotësisht e përballueshme nëse Bashkia punon me përkushtim dhe këmbëngulje për interesin publik dhe jo për klientët partiakë e personalë.
 
Dy pyetje konkrete: a do të kërkoni ndalimin e ndërtimeve tek diga e Liqenit dhe a do të vijoni planet për ndërtimin e bulevardit të ri, përtej stacionit të trenit?

Sikurse ju thashë, edhe më herët, hapi i parë që dua të bëj nëse qytetarët do të më besojnë me drejtimin e Bashkisë është thirrja e një referendumi për të vendosur nëse qytetarët duan ta ndalojnë çdo lloj ndryshimi të mëtejshëm të parkut të liqenit dhe çdo hapësire tjetër të gjelbërt që ekziston. 

Në lidhje me rastin konkret të ndërtimeve tek diga kjo tashmë është shndëruar në çështje të drejtësisë që ka fjalën e fundit në një vend ku zbatohet ligji. Personalisht kam dyshime serioze se i gjithë procesi i ndryshimeve ligjore, urbanistike e deri tek leja e ndërtimit për këtë zonë ka qënë i kompromentuar në mos i korruptuar. Po ashtu mendoj që kjo zonë duhet të mbetej pa ndërtime dhe vendimi i qeverive dhe bashkisë së Tiranës për ta zhvilluar këtë zonë është krejtësisht në dëm të interesit publik. Megjithatë, në kushtet ku gjendemi sot duhet të presim për vendimin e gjykatave. Përsa i përket zgjerimit të Tiranës përtej stacionit të trenit mendoj se është zgjidhja e duhur për zhvillimin e qytetit. Natyrisht me transparencë dhe paanshmëri.

44 Komente

Per Salen, per Salen t'i kishe bo noi pytje Skenero! smiley

Pa e bo hasha publikisht Salen ky, duke na kallxu edhe arsyet pse i ndihmoi ne 2005-en me ardhe ne pushtet,  ne qe Salen nuk e dume, do na kete aktivisht kundra. 

Se, sic thote edhe vete Bojagjiu, "nese te gjithe fshihen, kush do t'i ndryshoje gjerat". 

Merr vesht, Shazivar? smiley

Perseris, aktivisht kundra. 

prap mendsia e arifit qe ka qan me sali protopapen. asht shkeput nga saliu .po te rrinte sipas normave te saliut,sot mund te ishte dhe kryetar i pd. ne pd(dhe ne ps xhanem) ka gjithmone ven per maskarenjte. ne qarkun e lezhes legjislaturen e kalume kane qan deputet edi paloka dhe mark marku.i pari ka shit cdo post drejtorie me shuma te majme kurse i dyti s'u perzi fare, biles bani perpjekje per te kunderten. i pari asht n/kryetar i pd dhe kryetar i grupit prlamentare dhe i dyti as qe u perfshi ne liste.bojaxhiu asht i pari,qe kur sala ishte ne pushtet, qe ka denancu linjen familjare e te berit kariere, duke menjanu ate permes forumeve te partise. duhet me heq dore nga zhbirilimet me gjet njolla ne biografi.

Noshta ty s'bo pershtypje se ke gjona mo t'zeza me preokupu trute se sa Bojaxhiu i vogel pse iu njit Sales mbas atyne 100 t'zezave qe boni Sala dhe rraca e Sales ne Shqipni. 

Po une, qe kam le dhe jam rrit n'ate mut qyteti ku do me bo komando ky Bojaxhiu i vogel, dhe qe ktu ku jam e haj buken e hidhet po jo dhe t'lyme me mut, jam shume kundra qe nje pic i Sales e shplau pak bythen e onjtme dhe beso se do me i bo hyqem pleqve t'mi. 

Po n'fun t'funit robt s'jane gjithe i' soj. 

ky komenti ma shume asht me i mush menen vetes se kujt tjeter,mu aq me shume.

Pas asaj sjellje skandaloze te fatos nanos me pushtetin dhe une isha ba me ja dhan voten sales qe se kam pa dot me sy kurre dhe ja dhashe ilir metes. skishte faj bojaxhiu,hiq fare skishte faj.

Ashtu duhet te kete qene. Bojaxhiu maje Salemit, MA, u skandalizu nga sjelljet e Fatos Nanos, dhe vendosi qe e vetmja menyre ne ndryshu gjonat ne nje vend nga ku ishte largu kalamo, ishte me ju bashkangjit Sales. Kjo, mbas 96-es, 97-es, 98-es dhe viteve te gjata ne rruge me nje grusht rrugacesh me Jozefinen ne krye. 

Kjo mbas luftes ne Kosove, ku prononcimet e para te Sales per UCK-ne ishin: nje tufe enveristesh nostalgjike".

Megjithese ky muhabet ketu nuk eshte per Fatos Nanon por per Bojaxhiun, une prape jam kurioz te di se c'konsiston ne "sjellje skandaloze" te Fatos Nanos, sidomos te para nen driten e qeverisjes qe e pasoi ate te vete Nanos. 

Bojaxhiu, sigurisht nuk e dinte se c'do te ndodhte ne te ardhmen, por dinte se c'kish ndodhur ne te shkuaren-sidomos anus mirabilis 1997. 

Prandaj te ndihurit te Saliut ne 2005-en nuk mund te kaloje kaq lehte "me nje kove uje".  Zahten, as ate koven me uje nuk po e shikojme. Po shikojme vetem nje cun king qe flet me ze te ulet dhe shpreson qe njerezit e kane harru te kaluaren. Dhe ndoshta ka te drejte. Populli i Tirones votoi me 10 vota mangut ate qe akoma nuk eshte pergjigj per te zezat e veta personale, mos votoje kete vetem pse nuk do Mrroklla Salen. 

Pergjijge shume te sakta dhe qe japin nje ide me te mire te kesaj kanditature. 

Edhe pse Tirana, sic duket punet, do jete me kryetar te ri :Erjon Veliaj aka vilajet qyrku. Ky, nje qenie neveritese per mua, nje plehre ne mendimin tim. Do doja qe Bojaxhiu te merrte aq shume vota sa ti prishte llogarite partive monopol te shqiperise.  Se, po mori aq shume vota, eshte veshtire per tia vjedhur lehtesisht smiley.

Nga ana qytetare Bojaxhiu eshte i pershtatshem per Tiranen. Edhe si person ka mjaft integritet. Dhe  besoj se perben rrezik serioz per vjedhjen e votave.  une e kam da mendjen per te 

Dalipi, po e ke ndjekur dinamiken zgjedhore te Tiranes, nuk e ke hic te veshtire te numuroshe mbi 25.000 vota avantazh e majta.Gjith problemi per mua, qytetarin e Tiranes eshte; Cilin do veri e majta.Erioni nuk me ngroh shum sepse do jete dajak ne dore te Rames...! Po nuk kam cti bej vec ju befte ne gryke qe bejne llogarira  pergitimesh te pushteteve dhe jo plane zhvillimore ! 

tani nuk e kam bere llogarine se jane dhe komunat qe i bashkangjiten. Por avantazhi aq ka qene sepse ka qene Rama. Pra kane qene vota te tij. Dhe kane votuar shume njerez jo elektorat i majte per Ramen ne te gjitha zgjedhjet, pasi kishte bere per qytetin. Pra rama ka marre vota si administrator + votat e PS.

Se ca do marre tani eshte veshtire, por eshte me lehte ti vjedhin apo te bien dakord se ke do vene Kryetar .  Bojaxhiu besoj se perben kandidature te mire dhe nese merr shume vota( sikur te fitonte!)  10-30 %  do jete  e veshtire per ti trajtuar gjerat. 

Realisht mendoj se 15-20% kane vatuar ramen per arsye te rames e puneve qe beri kur ishte kryetar i bashkise . Ps/Pd nuk kane me shume 15-25% secila ne Tirane. keshtu qe shanse per te marre vota shume i ka bojaxhiu

Sikur ti merrete vertet ai do idhte nje fitore qytetare e paster ! Un ate do votoj ! 

"E vetmja çështje që ka rëndësi...është nëse ky kandidim i shërben interesave të qytetarëve." Jo or citues i shokut Sali jo, Ti edhe kushdo qe do vij ne ate karrige do vij vetem dhe vetem per te vjedhur e mbushur xhepat e atyre qe do ju zgjedhin. Sa per sovranin, "If voting made any difference they wouldn't let us do it" ka thene i biri botes.

Kandidati per Bashkine e Tiranes duhet te jete nga fshati Shengjergj sepse shoku Mao ka thene : fshati te rrethoje qytetin.

Intervista e Bojaxhiut, mu duk mire, kishte sinqeritet, dhe shpresoj te fitoje, megjithse dy tigrat kane mjete politike dhe financiare te medha. Nga 100% e votuesve, 25-30% jane jashte, 25% votojne per PS e 25% per PD, ngelet nje 20-25% qe nuk votojne apo nuk e gjejne vehten e tyre ne asnje grupim partish. Ky grupim po te votoje per kandidatin e pavarur, ben qe te rrezikohen dy kandidatet e dy tigrave politike. 

E te hongert tigri ty ishalla...smiley

Keq po Fitoi Veliaj se "do ta mor në Çetë nonjonin " nga simpathithësit smiley

Teorikisht z.Thomas ka shume te drejte kur permend keto shifrat Zaloshnjare te cilat tregojne se nga anon kandari ne kutite e votimit.Praktikisht ketij 25% te cilin ja faturoni PS bashkangjitini te lutem cc dhe votat e LSI dhe PDIU + partite e tjera te cilat do formojne koalicionin fitues ne zgjedhjet per Bashkine e Tirones..Jo me larg,por perpara 4 vjeteve koalicioni PD+LSI+PDIU+poli i tere i te "djathtes" tironfolese duke bashkangjit dhe prurjet e Ministrise se Brendshme nga fshatrat e Kukesit,rrethit te Tirones plus dhe votat e te ndjerit Hysni Milloshi per te mos folur dhe per Sheshin e paperfunduar dhe nje fushate mizerabel nga Kryeministri aktual,PS arriti te fitoj me 10 vota plus.Me mbetet tiu kujtoj qe konsumimi i tepert i pijeve alkoolike ul sistemin imunitar te organizmit dhe shpesh here te con dhe ne shenja halucinante.Tregohu koherent me zhvillimet me te fundit dhe mos u ndiko shume se nga anon koqja e kandarit Zaloshnjar.Me pak dollar nga Amerika dhe ti del kandidat potencial per te fituar Tironen sipas vellait te motres se perdale qe e njeh e gjithe lagjia.

Unë për vete s'e kuptoj këtë lëvizje të Bojaxhiut. Ka 3 mundësi

1. Bojaxhiu është totalisht idiot dhe kujton se do të fitojë bashkinë.

2. E kanë futur ata të PS që të marrë sa të marrë vota të PD.

3. Do marrë ja 2 mijë vota që ti përdorë si kapital për atë parti që i ofron më shumë në zgjedhjet e rradhës.

Do më dukej një minimum i sinqertë në dëshirat e tij nëse do kishte kandiduar dhe për anëtar këshilli bashkiak. Mund të arrinte shumë gjëra duke nxjerrë në dritë të diellit kulisat e marrëveshjet qoftë edhe me 1 këshilltar. Po nuk duket se Bojaxhiu ka ndërmënd këtë.

Gjergji ty te kishim dhe nuk ndryshove asgje ...se cfare kerkon ti tani nje zot e di !?

 

Cilat jane ndryshimet qe pret ti nga Zv. Ministrat?

“Mbase përfshirja në qeverisjen e PD ishte gabimi më i madh që kam bërë. Kur isha zv.ministër kam qenë 31 vjeç. Ritmi dhe rutina e punës nuk të lejon që të qartësosh mendimin, madje ta turbullon. Situatat ndoshta kuptohen më vonë edhe kur ecën me mendimin se njerëzit mund të ndryshojnë gjatë kohës. Ndoshta kam qenë edhe naiv atëherë”, – shpjegoi Bojaxhiu.

smiley

Ishte nje budallallek nga ana e Alfredos. smiley

Eeeh, mer Brad, te han buken e te permbysin kupen. Ka njerez qe nuk ia din te mirat Sales. Te dihej e mira e kaut te parmendes, nuk e thernin... thojn anej nga toskeria.

" Te han buken e te permbysin kupen "

Ky ishte ne nje pozicion qe u ka pas qujte " te paperfillshme "  dmth qe nuk mund te thush qe ka qene afer Sales , te jesh afer Sales do te thote ose nen dhe ose Miliarder , kshu qe ktij nuk i mirret shume per baza ato qe thote se ka pas hy tek ato " peme pa kokrra " sa mblidhte noj leke i shkreti e therrisnin dhe ja merrnin , nuk ka munsi kurre " qe tia dish te mirat Sales " dhe te perfundosh " morr " smiley

Edhe aq shume s'ka ndryshuar Gjergji.  

Wikileaks, nga kabllogramet e Ambasades Amerikane, Nentor 2008:

Gjergj Bojaxhi (Amcit, protect), General Director of the State Electrical Distribution Company (KESH), told Pol Off that although he is a DP supporter, "intellectually" Bojaxhi is hoping for a DP defeat next summer as this is the only way to unseat Berisha at the top of the party and make way for a new generation of party leaders. Bojaxhi went on to describe the DP's election prospects as "grim," particularly in the Tirana-Durres corridor, but said that the party has no choice but to stick with Berisha as it heads towards the elections. Bojaxhi predicted that a DP victory in the elections could in the end be bad for the future of the DP, as it would only extend Berisha's tenure at the top of the party and postpone much-needed internal party reforms and turnover.

Po deshi edhe mrroklla t'i hedh nje sy.  

Per mrrokllen, dhe temen ne pergjithesi, nqs nuk ka asnje prove korrupsioni gjate posteve zyrtare qe ka mbajtur Gjergj Bojaxhiu, gjykimi ndaj kandidatures se tij me matesa te tipit "njolle ne biografi" me duket dic i ashper. Pervec risise qe sjell kandidatura e tij e pavarur, cfare te mire do kete Tirana nqs Kryetari i Bashkise do jete lepe-peqe i Kryeministrit? 

+1

Une po pres per Gjergj Bojaxhi vs Gerti Bogdani, aka GjiBi vs GiBi smiley

Will the real Xhibi please stand up?

Sa shume po ju djeg gara e Gjergjit. Sa me shume e sulmojne aq me shume pike do marre.Forca Gjergj!

" Sa shume po ju djeg gara e Gjergjit "

smiley

Po shikon gje noj gare deri tani ti kshu ? 

un per vete kte bojaxhiun s'e daj nga menia, mjes drek dark smiley

sa shum iu djeg thot smiley

o Brado, me thuj edhe i gjo, po pa u tall e, se vet ke thon qe s'e njof rrealitetin atje: sa seriozisht merret peshku pa uj ne shqipni? se qe njifet, kte e di.

Sa seriozisht merret peshku pa uje ne Shqiperi ?

Pa tallje ?

Skam nigju nojhere te permenet peshku pa uje ne ndonje diskutim , peshku njihet vetem ne peshk .
 

Cool. Se pata per nji moment iden se mos ca bubrrohet ketu ishte naj reflektim i gjendjes mediatike dhe i opinionit publik atje.

Po jo me ca reflektimi se sheh ti qe te gjithe ne nga 6-7 vjet ktu nuk levizim n´bote nga istikami ?

vetem un kam reflektu me duket. Isha me PS-ne dhe kom kalu ne idhtar te flakt te LSI-se.

..ne flakt, me kete aktin qe sapo ke pranu,  ...kalove dhe ti ke te " inatosmit " , po gjene aty kavrdisemi ...

e kisha me droje ne fillim, c'do mendojne shoket, thosha me vete. Po s'e ke iden se sa mire eshte, o Grave. Eja dhe ti.

po per aty ...ta hidhnja llafin ! Udhe dollibash ! 

do e bej timen. po udhe s'te hap dot... se jan shume te forta kriteret e pranimit. me mikroskop t'studjojn.

psh, ato romancat me sheherezade nji me nji do i shqyrtojn. ka shum siklete... plus stazhi tre vjecar... eee te shofim me i llaf.

...nuk parashifet " perjudhe prove ? "

jam tu bo i percapje ke Dritani.Bo vaki ka regjistru  farsoj gjoje ! 

Cju duhet ky Bojaxhiu mer? Shifni cfare llagapi ka....

Votoni Profesor Doktor Xhelal Mziun, Tigrin e Kamzes, me te fitojne te gjithe.

Tironci yne ore ! Po Tupanxhiun, na e denuan  i sahat me pare ...me dy vjet hapsane mo! Kush ka per ti ra Tupanit  Madh ime ?  

Je pak tendencioz zotrote...edhe nga burgu Xhelali vezullon...po burgaxhinjte nuk kan te drejte te degjojne pak tupan po ti do ti shijosh te gjitha ne kete bote. Dekriminalizimi eshte per Maxhorancen se ata edhe ekan ndonje shonc te distancohen nga horrat, pa Shqupit ja kemi fal te gjitha se na dhuroi lirine qe gezojme sot, na futi ne Natje e na dha vizat me pas mundesi me morr arratine bash si ne kohe te Titos.

Erion Veliaj per Tiranen !! p.s. hej..po me vloren cu be? hic asnje llaf gjekundi..propozoj vete Edi Ramen !!

Na prishi pune ky me kete kandidimin, e kisha nda mendjen te mos votoja me dhe te fitoja nje te diele cdo dy vjet, doli ky dhe ma prishi planin qe kisha bere per 21 qershorin smiley

Kush ta prishi te dielen me , Vilajeti apo Bojaxhiu.

Bojaxhiu, se per ti dhone voten atij po prish planet qe kisha

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).