Xhelal Mziu, kryetari i Bashkisë së Kamzës është dënuar me dy vjet burg nga Gjykata e shkallës së Parë Tiranë dhe nuk do të mund të ushtrojë funksione publike gjatë kësaj periudhe.

Xhelal Mziu akuzohej për shpërdorim detyre dhe shkelje barazie në tendera, pasi ka favorizuar një kompani private. Në kuadër të kësaj çështjeje Gjykata dënoi me 6 muaj burg edhe Bujar Loshin dhe A.Hotin.

Sipas Gjykatës, të pandehurit kanë vepruar me dashje. Avokati i Mziut, Genc Gjokutaj, tha se do ta apelojë çështjen, pasi sipas tij vendimi është marrë jashtë Gjykatës dhe është i paligjshëm.

Vetëm pak orë më parë Partia Demokratike e kishte rikonfirmuar Mziun si kandidat në zgjedhjet lokale të qershorit. Vendimi nuk është i formës së prerë. Avokati Gjokutaj tha se do i drejtohen Apelit.

21 Komente

Qeka kput ne... gjykata. Ne rastin me te keq, e qit Bujua per vitri.

nuk do të mund të ushtrojë funksione publike gjatë kësaj periudhe

ky esht thelbi i tragjedis. 

Bradi sikur shkrujti nryshe dje. Te gjithe do ikin neper shpia tha. Kom fillu mos me i besu mo Bradit. smiley

 

Doktor Profesor Mziu ne Burg? Ai qe ja lypte me celular varteses? Si ka mundci? Bote e padrejte!  smiley

2 vjet? Ky vetem per ate surrat qe ka meriton 5. 3 i meriton per foton si arixhi. 10 eshte minimumi. Spo flas pastaj nje vit burg vetem se ka hyre ne tiran pa vize. 

Po ku e gjeten sot mo vlla, po cesht kjo pune keshtu, ai sot shpalli kanditaturen per tu bo kryetar prap. Te news24 dukej shum ne form. Nuk ka mundesi, ja bojn per inat, do jet rren

Kto te PD jane komplet kllufa. Kendej dalin e kerkojne dekriminalizim, nga ana tjeter nominojne Mziun qe eshte ne mes te procesit gjyqsore si kandidat per Kamzen. Gjithe kellufat jan mbledh te PD me duket.

po i zbret!

Ate kusine ja kena pa Xhelalit. Ket vec per ate emer qe mbart duhej t'pakten 5 vjet burg !!!

well, tallen se nuk besojn. shum vetsiguri te modhe kan.

kjo Vetsiguria zakonisht Vjen ose nga DIJA e Madhe. ose nga e Kunderta e SAJ

4 Fjalet me te bukra te anglishtes: I Told You So

Jam mundu me i ndihmu mer Cim!

Basha me pat kthy pergjigje qe cmimin e paske pak te larte si konsulent. E vertete, i thashe, por garantoj cilesi.

Le ti harxhojne paret per kunder-fushate tashti!  

 

e prezantoi vete ai...! 

2 vjet eshte me shume se sa denimi qe mori shpetim gjika.

Eh fat o fat i Zi ! Dy vjet sira , ..

pa avazin e Tupanit Madh ! Ndodh kur te pjerdh  dreqi ne ..canak ! 

Degjove more ilir-jani ! mal tu befshin dollarot .Dale more se ti heq dera paund ! 

Mbani qetesi ! ...eshte tu fol ....Jari ..

Jane bere keto qe thuhen me poshte apo ekzistojne vetem ne mendjen e berishes?

Rama urren për vdekje Mziun, sepse ai ndërtoi, rindërtoi, asfaltoi bulevarde, rrugë, rrugica, kanalizime, ujësjellës, rrjet elektrik në këtë qytet, tre herë më shumë sesa vetë Rama në tre mandate në kryeqytetin e vendit”, shkruan Berisha duke risjellë në vëmendje, sipas tij punën e jashtëzakonshme që kryebashkiaku Mziu ka bërë për Kamzën.

“Mjafton të rikujtoj këtu gjendjen e paimagjinueshme të arsimit në Bashkinë e Kamzës, në të cilën mësimi zhvillohej me tre turne, me orë mësimi 25 - 30 minuta. Gjatë dy mandateve në Kamzë të Xhelal Mziut, u ndërtuan 13 shkolla të reja dhe profesionale, tre herë më shumë se në qytetin e Tiranës gjate tre mandateve të Rames, i cili bllokoi e nuk përdori kredinë e Bankës së Këshillit të Europës me garanci të qeverisë, prej 21 milionë euro, për ndërtim të shkollave, por ju jepte oborret e shkollave për pallate Fidelve të tij.

Edvin Kristaq Rama urren në çdo qelizë të qënies së tij Xhelal Mziu, sepse në një kohë kur Rama rriste taksat për bizneset dhe vendosi 20% si gjobë për ndërtimet, Xhelal Mziu shndërroi Kamzën në një nga bashkitë më tërheqëse për investime të huaja, gjë që bëri që një seri ndërmarrjesh me mijëra e mijëra vende punë të ikin nga Tirana për në Kamëz ku gjenin kushte të favorshme biznesi. Në një proçes pa asnjë provë, apo shkelje të ligjit, me dy akuza pa asnjë bazë dhe tërësisht të stisura, njëra për një tender që dështoi, sepse kompania fituese refuzonte të paraqitej me dokumenta dhe kontratë për tenderin që fitoi dhe tjetra për taksa të vendosura po kësaj kompanie në përputhje të plotë me ligjin, pra me themel çështje kryekëput politike.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).