Në Shqipëri rikthehet debati nëse duhet ose jo depenalizuar ushtrimi i prostitucionit dhe përfitimi I favoreve seksuale kundrejt lekëve. Ashtu si dhe në vendet e tjera europiane, edhe në Shqipëri pritet që ky debat shoqëror të shtrihet edhe në aspektin gjyqësor.

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, bazuar në nenin 70/1 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, njofton se pranë kësaj gjykate po shqyrtohet kërkesa e paraqitur nga Gjykata e Lartë ( Kolegji Penal), me subjekte të interesuar: Kuvendi i Shqipërisë; Këshilli i Ministrave, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi si dhe Qendra Për Nisma Ligjore Qytetare, dhe me objekt: “Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën i nenit 113 të Kodit Penal”.

Sipas ndryshimeve të bëra në Kodin Penal të miratuar në Kuvend në mars 2012, në nenin 113 është përcaktuar se “ushtrimi i prostitucionit dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet. Dhënia e shpërblimit për përfitim personal të prostitucionit dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet”.

Seanca në Kushtetuese

Më 23 prill është caktuar nga Gjykata Kushtetuese shqyrtimi i kësaj çështjeje. Si palë kërkuese është Gjykata e Lartë, ndërsa si palë të Interesuara janë Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Këshilli i Ministrave, Qendra për Nisma Ligjore Qytetare, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Të dhëna

Për vitin 2014 ende Prokuroria e Përgjithshme nuk ka bërë një raport të plotë se si është situate. Ndërkohë që më i fundit është raporti i vitit 2013. Nga të dhënat statistikore vihet re tendenca në ulje e procedimeve të regjistruara për veprën penale të parashikuar nga neni 113 i Kodit Penal “Prostitucioni”, në vitin 2013, prej 30 për qind në krahasim me vitin 2012. Në fakt, ulja e procedimeve penale për këtë vepër penal shënon që nga viti 2009. Në vitin 2009 , Prokuroria ka nisur 37 procedime penale,në vitin 2010 29 të tillë dhe në vitin 2011 kanë qenë 18 procedime.

Irma Baraku: Ja pse kërkojmë shfuqizimin e nenit 113

Komisionerja për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Irma Baraku, në përgjigje të interesimit të gazetës ‘DITA’ parashtroi qëndrimin e tij lidhur me çështjen e shfuqizimit të nenit 113 të Kodit Penal. Zonja Baraku argumentoi:

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi në vitin 2012 i ka dërguar Kuvendit të Shqipërisë një rekomandim për: “shfuqizimin e nenit 113 të Kodit Penal me qëllim që viktimat e trafikimit të mos bëhen subjekte të ndjekjes penale dhe ndëshkimit”. Ky qëndrim i KMD, u bazua jo vetëm në analizën e legjislacionit, por edhe në raportet e organizatave ndërkombëtare. Veçanërisht KMD u mbështet në konkluzionet përfundimtare që ka dhënë Komiteti i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Eleminimin e Diskriminimit ndaj Grave (CEDAË), në lidhje me raportimin e III-të periodik të Shqipërisë në 26 Korrik 2010, ku ndër të tjera, shprehet se: “Komiteti përsërit shqetësimin e tij, të përfshirë dhe në vëzhgimet e mëparshme përfundimtare, se prostitutat dhe viktimat e trafikimit kanë ngel ende subjekt që dënohen sipas nenin 113 të Kodit Penal”.

Shqipëria, ka aderuar që prej vitit 1993 në Konventën e OKB-së “Për eleminimin e të gjitha formave të diskriminimit ndaj grave”. Në nenin 6 të saj, Konventa CEDAË parashikon se: “Shtetet palë do të marrin të gjitha masat e përshtatshme, duke përfshirë legjislacionin, për luftimin e të gjitha formave të trafikut të grave dhe të shfrytëzimit për prostitucion të grave”. Shqipëria ashtu si vendet e tjera anëtare raporton pranë CEDAË, mbi zbatimin e Konventës “Për eleminimin e të gjitha formave të diskriminimit ndaj grave” dhe Komiteti CEDAË është organi kompetent që mund të bëjë interpretimin përfundimtar të Konventës “Për eleminimin e të gjitha formave të diskriminimit ndaj grave”. Bazuar në neni 116 dhe 122/2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara me ligj nga Republika e Shqipërisë, kanë epërsi ndaj ligjeve të vendit të cilat nuk pajtohen me to.

Në rekomandimin dërguar Kuvendit, KMD, theksoi se, neni 113 i Kodit Penal, një dispozitë ligjore e cila në dukje është e paanshme, vendos grupin e grave dhe të vajzave në kushte jo të favorshme për shkak të gjinisë së tyre, në raport me personat që përfitojnë marrëdhënie seksuale në mënyrë të paligjshme apo personat që mund të përfitojnë në mënyra të ndryshme, nga ushtrimi i prostitucionit, të cilët edhe pse me veprimet e tyre konsumojnë elementë të veprës penale të parashikuar nga neni 113 i Kodit Penal, nuk ndëshkohen. Pra, efekti i kësaj dispozite ishte i ndryshëm për këto dy grupe personash dhe konkretisht i vendos gratë dhe vajzat nën një trajtim më pak të favorshëm.

Në ndryshimet që Kuvendi i Shqipërisë i bëri Kodit Penal me ligjin nr. 23/2012, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.01.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, nuk e shfuqizoi nenin 113, por këtij neni i shtoi një paragraf të dytë, nëpërmjet të cilit ndëshkohej edhe personi i cili ofronte shpërblim për përfitim personal të prostitucionit. Në gjykimin tonë edhe ky ndryshim që i është bërë nenit 113 të Kodit Penal nuk e zgjidh çështjen e mosdiskriminimit të grave dhe vajzave. Me ndryshimet e bëra në vitin 2012, paragrafi i parë i nenit 113 të Kodit Penal mbeti i pandyshuar dhe përbën ende rrezik që vajzat dhe gratë viktima të trafikimit apo shfrytëzimit të prostitucionit të dënohen.

Ashtu siç është shprehur edhe Gjykata e Lartë, ushtrimi i prostitucionit është ngushtësisht i lidhur me shfrytëzimin e prostitucionit dhe trafikimin e grave. Ne do të shtonim se në mjaft raste dhe me qëllim që shfrytëzuesit dhe trafikantët t’i shpëtojnë dënimit rastet e shfytëzimit të prostitucionit apo trafikimit manipulohen dhe paraqiten sikur janë ushtrim prostitucioni. Neni 113 jo vetëm që që sjell pasoja diskriminuese për vajzat dhe gratë, por ai mund të shërbejë si rrugë shpëtimi për trafikantët dhe shfrytëzuesit.

Është botërisht e pranuar dhe gjerësisht trajtohet si problematikë që kërkon vëmendje dhe angazhim nga ana e shteteve, se shumica e individëve që ushtrojnë prostitucion janë gratë dhe vajzat, ndërkohë që shumica e përfituesve janë meshkuj. Në këtë mënyrë me ndryshimin që i është bërë nenit 113, edhe pse në pamje të parë ky ndryshim ka synuar barazinë formale lidhur me gjininë subjektit, faktet tregojnë se janë gratë dhe vajzat ato që janë në masë të madhe subjekte të ndjekjes penale për këtë vepër penale. Madje mënyra se si është ndryshuar neni 113 i Kodit Penal, duke bërë subjekt të ndjekjes penale edhe personin i cili ofron shpërblim për përfitim personal të prostitucionit, mund të bëjë që në mënyrë fiktive kjo dispozitë të mos zbatohet, kjo për faktin se ofruesit e shpërblimit (klientët) për t’i shpëtuar ndjekjes penale mund t’a detyrojnë personin që ushtron prostitucion që ta paraqesin situatën përpara organit të ndjekjes penale jo si një marrëdhënie prostitucioni, por si një lidhje dashurore.

Neni 113 i Kodit Penal, është një figurë e veprës penale, e cila është e parashikuar nga Seksioni VIII, Kodit Penal, ku parashikohen vepra penale kundër moralit dhe dinjitetit. Në këtë seksion të gjitha veprat penale të parashikuara synojnë të mbrojnë “moralin publik”. Koncepti i moralit, ashtu siç shprehet edhe Gj.Lartë, është në vetvete një koncept i vështirë për tu përkufizuar dhe subjekt i ndryshimit ndër vite. Nga ana tjetër koncepti i moralit ndryshon edhe nga një shoqëri në tjetrën. Në luftën kundër diskriminimit dhe për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, morali, zakonet apo traditat në asnjë rast nuk mund të shërbejnë si justifikim i ligjshëm dhe objektiv për shkeljen e të drejtave.

Duke u bazuar në sa më sipër, qëndrimi i KMD është se neni 113 i Kodit Penal, vjen në kundërshtim me Konventën CEDAË dhe me nenin 18 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, pasi ai diskriminon gratë dhe vajzat për shkak të gjinisë dhe si i tillë ai duhet të shfuqizohet.

23 Komente

Me mire prostitucioni se sa bixhozi. Te semuret, dhe te duan s'lene dot aq shume leke ne prostitucion plus qe mbajne trupin ne forme, dhe vajzave u paguhen sigurime per punen, win-win.

Eshte pak e komplikume kjo shkabe , kush i garanton te semuret qe leket qe lene ne prostitucion kta te fundit nuk shkojne e lene ne bixhoz ?

Shkabe, ke ( supozoj ) nje moter dhe nje vlla.

Sikur zoti te te jepte vetem nje mundesi per me zgjedh vellain bixhozxhi apo motren punetore seksi, ke do pranoje ?

Halli hallit nuk i ngja.

E kuptoj ku e ke fjalen, por s'ka ligj ne bote qe ta ndaloje asnjeren nga keto dukuri. Te pakten t'i kene nen kontroll.

Shkaba,me prenoto nje fundjave se kam cunin e vogel qe pas ca vitesh fillon i punon vegla. Besoj ligji kalon per aq kohe...

Flm paraprakisht. smiley

Më 23 prill është caktuar nga Gjykata Kushtetuese shqyrtimi i kësaj çështjeje. Si palë kërkuese është Gjykata e Lartë, ndërsa si palë të Interesuara janë Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Këshilli i Ministrave, Qendra për Nisma Ligjore Qytetare, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

..si pale e interesuar eshte KM dhe kuvendi smiley

...mire Rama   eshte i justifikum se oshte i pa fe dhe eshte martuar 5 here, po Meta qe eshte nje bektashi i devotshem nuk i falet .smiley 

Ja mbërritëm kësaj dite më së fundi smiley

Dërstila po vonon apo ashtu është një punë ?

Qe ta kuptoj une me mire: kerkohet qe te legalizohet kryerja e aktit seksual penetrues dhe oral kundrejt pageses? nese eshete keshtu shume mire do bejne. Te clirohemi njehere e mire ne meshkujt nga stresi apo frika se mos na kapin me presh ne dore. Ne fund te fundit qejfin ua bejme kur e kerkojne vete, kuptohet kundrejt pageses. 

 Te clirohemi njehere e mire ne meshkujt nga stresi apo frika se mos na kapin me presh ne dore

O Kuazo, e ramja me dore asnjihere nuk eshte konsideru si veper penale.

Gabim i madh nese do te behej. 

Bota i ka te dy shembujt .Por mendoj se nuk duhet banalizuar debatin , kur jemi para nje problemi jo te vogel 

Edhe kete keni manget . Do vriten me shume njerez. U hap ene nji rruge per korrupsion.

Po ju heqin emrin nga lista per kandidat ne BE mer mlidhni menjen

Çvete çvete smiley

Pra kuplarate do jene nderrmarje shtetrore tashi smiley

Po po e legalizune çu pa qejfi pastaj smiley

 

Vallai ka nji Sekt te erret mrena PS qe po i realizo te gjitha qellimet mëkatore me perpikmeri te frikshme smiley

iFiqo, eshte e vertete qe te kishte dale nje pune urgjente per ne Albaniesmiley 

Populli ne kembe, partija ne balle.

Asni peni tkuq per rregjimin karnivalesk komunist te Tiranes smiley

Qysh tha, e kpus e aty s'e .. fillin mendimit smiley

Shume ideologjik je bo iFiqo, po rreshqet ne racizem fare. smiley

Po ça tthem unoimjeri, kto na i moren gjith idealet, drogen seksin pronen borxhin.

Paskemi qen komunista e se paskemi dit smiley

Do i pajisin me kasa , do i detyrojne te napin faturen e te paguajne TVSH.

Eshte zgjidhja me perfekte ndaj ndrydhjes sexuale qe na karakterizon prej vitesh me rradhe.Jam pro me te dyja duart.Shpresoj qe me kete rast rinia te jete me e cliruar te shfrenoj epshet hormonale te moshes dhe ato meshkuj te demotivuar te rikthejne dhe njehere ne kujtese momentet kur kane pasur partneren e enderrave te tyre.Gjithcka te jete e kontrolluar.Do ishte dhe nje mundesi shume e mire per turizmin gjate gjithe vitit ne vendin tone..

Lajm i mire. Jo vetem prostitucioni po edhe lendet narkotike dhe martesat homoseksuale duhen legalizuar. Jetojme ne vitin 2015, keto jane hapa normale per qyteterimin perendimor. 

iku,mbaroi amsterdami    mbas seksit e ka radhen hashashi

Titull idiot! E dyta, heqja e ketij neni diskriminues eshte lajm i mire. Duhet ndryshuar dhe duhet te kete nje nen qe te denoje klientet. E treta, cfare ufosh jane keta qe s'gjejne dot nje te dashur si njerezit normale?!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).