Gjykata Kushtetuese shpalli si të papajtueshëm me ligjin e Policisë së Shtetit ngritjen e strukturës së Byrosë Kombëtare të Hetimit, çka do të thotë se të gjitha përpjekjet për të patur këtë organ hetimor duhet të ndalen. Njoftimi u dha nga vetë Kushtetuesja në faqen e saj zyrtare, ndërkohë që nuk dihen ende se cilat janë argumentët e kësaj gjykate për konsiderimin si “antikushtetues” të Byrosë Kombëtare të Hetimit. 

Në fakt, në muajin tetor ligji u dërgua në Kushtetuese pasi u konsiderua nga deputetët e opozitës se prekte kompetencat e prokurorisë në rast se pranohej ngritja e BKH-së pas ndryshimeve që iu bënë ligjit për Policinë e Shtetit. 

Në fillim të muajit prill, në vendin tonë mbërritën për këtë çështje edhe dy ekspertë të FBI-së, të cilët zhvilluan një takim me ministrin e Brendshëm për të dhënë ekspertizën e tyre për ngritjen efikase të strukturës së Byrosë së Hetimit, e deklaruar se do të luftonte korrupsionin dhe krimin e organizuar në vend. 

Nga ana tjetër, gjatë muajve të fundit jursitët vendas, por edhe misioni EURALIUS rekomanduan që BKH-ja të ngrihej sipas modelit USKOK të Kroacisë, e cila ka shënuar rezultate në goditjen e korrupsionit, duke arrestuar funksionarë të lartë shtetërorë.

6 Komente

Kur turpi hahet me buke.

Asnje nga juristet ne PS nuk e parashikoi kete?

Sepse antikushtetueshmeria e nje ndermarrje te tille nuk eshte baraz me nje fature aforfe.

Rama ka fillu te pije Vital me duket.

Socialistët aq dinë, aq kuptojnë. Nuk para marrin vesh nga ndarja e pushteteve.

Jo më kot shoku Enver, shoku Hitler, Stalin Mao etj ishin të gjithë socialistë.*

-
* Hitlleri me pak variacion nacional-socialist.

Te ndryshojne kushtetuten atehere, nese nuk po bejne teater si Saliu me ligjin e dosjeve ne kohe te vet.

Meqe ra fjala tek ligji i dosjeve, edhe kete nuk e kam kuptuar: nese ligjet e lustracionit bien ndesh me kushtetuten perse nuk e ndryshojne? Apo ndryshohet vetem kur e do interesi elektoral.

Si mor gomar? Do ndryshojmë kushtetutën që t'i japim edhe më shumë fuqi ekzekutivit? Nuk i mjafton pushteti ekzekutiv idhullit tënd Rama, bashkë me legjislativi, por do edhe gjyqësorin?

Ra komunizmi por nuk janë shdukur akoma gomerët si puna e këtij sk-së.

Duhet punë akoma.

Po ku e pe ti mor debil qe Rama eshte idhulli im, apo kur shkruajta se "e kane ndryshuar kushtetuten kur ia ka dashur interesi elektoral". E ke gabim rrobshi.

Le ti japin me shume fuqi ekzekutivit, ku eshte problemi? Une ekzekutivin e votoj cdo 4 vjet, dhe e ndryshoj nese dua, kurse gjyqesori e ngjit karrieren duke paguar nga 200 mije euro, qe pastaj te vin ti kerkon ty se bashku me interesin kur te ze halli dhe shkon ne gjykate. dhe s'ka pisome qe ti levize nga vvendi, le te jene te zhytur ne korrupsion. Jemi nje nga vendet me gjyqesorin me te korruptuar ne bote, keshtu qe eshte e domosdoshme qe dikush ti hetoje gjyqetaret.

Dhe here tjeter rralloji pak fyerjet o debil, se nuk t'i ka njeri borxh.

Qe na çon ke ndryshimet " e domosdoshme " Kushtetuese..

Rrofte Udheheqsi dhe Vijërojtesi!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).