Pasi Banka e Tiranës i ka kërkuar Gjykatës të sekuestrojë pasuritë e biznesmentit tepër të përfolur në Shqipëri Damir Fazlliç, kjo e fundit e ka pranuar kërkesën duke lëshuar “urdhrin e ekzekutimit për Kontratën për Kredi Afatmesme Nr. CO 385/16.04.2010; Nr.1263Rep/ Nr.707/1 Kol, date 24.04.2010 te noteres Eriketa Kokoli, ndryshuar me Shtojce Kontrate për Kredi Afatmesme Nr.CO 385/1/16.05.2013; Nr.1535 Rep/Nr.912/2 Kol, date 14.06.2013 te noteres Eriketa Kokoli , lidhur midis “Banka e Tiranës” sh.a dhe Shoqërisë ‘CROWN ACQUISITIONS’ SH.A, ne shumën totale prej 465,439,220.97 lekë”.

Damir Fazlliç është i njohur për miqësinë e ngushtë të tij me ish-kryeministrin Sali Berisha.
Ai nuk i ka paguar bankës paditëse huanë prej 3.3 milionë eurosh që i ka marrë.

Në detajet e çështjes civile Nr. 2194 me Nr.Çështje 2194, e regjistruar më 31.03.2015, mësohet se paditësi: Shoqëria Tregtare BANKA E TIRANES sha, ka paditur  kompaninë CROWN ACQUISITIONS SHA, e cila rezulton në pronësi të biznesmenit Damir Fazlliç.

Bëhet fjalë për një urdhër ekzekutimi mbi që ka për objekt “Leshimin e urdhërit të ekzekutimit per kontrate per kredi afatmesem nr.CO 385/16.04.2010; nr/ 1263 rep, nr. 707/1 kol, date 24.04.2010 te noteres Eriketa Kokoli, ndryshuar me shtojce kontrate per kredi afatmesem nr.CO. 385/1/16.05.2013; nr. 1535 rep, nr. 912/2 kol, date 14.06.2013 te noteres Eriketa Kokoli, lidhur midis Banka e Tiranes sha dhe kredimarresit,Shoqerise ‘CROWN ACQUISITIONS sha”.

Vendimi për lëshimin e urdhrit të sekuestros është dhënë nga gjyqtarja Kace Agolli.

Pak kohë më parë edhe një bankë tjetër shqiptare kishte ngritur të njëjtën padi ndaj Fazlliçit.

10 Komente

mire qe ngrejne zerin keto bankat greke,se gjykatat tona, me shqipen e tyre jomelodioze,nuk ka janullatos ti degjoje!

Për të vetmin Rast që mendoj se  , prej Vitit 2013 dhe në vazhdim , pavarësisht kush Parti merr Pushtein duhet të kenë të njëjtën Strategji për këtë antishqiptar sipas përmbajtjes së filmit VENDIMI ...

Një GOJË e hapur e tij mund të zbërthejë të gjithë Familjen Politke Biologjike të Milionerit Bandit K/Hajdut Berisha ,ish k/ministër , që vodhi grabiti , internoi ,dëboi ,vrau e hodhi në grindje e la në Varfëri të tejskajshme një Popull të tërë për 25 vjet me falangat e Krimit si Kontigjente mbështetësish .

Mundet të hedhë Dritë Reale në se ai është një AGJENT Serb apo thjesht një Bajraktar Intrigant e Hajdut e Aventurier si A.Zogu , që i ra era në një periudhë të trubullt të jetë në krye të shtetit shqiptar !

Po Bira e Erebarës ka ndonjë gjë smiley

Nuk e kuptova kete shkrim. Sekuestro 3.3 milion euro qe Fazlliu i ka marre hua te themi perpara nja 5 vitesh. Po nuk i ka e pastaj? A ka lene gje kolateral ne banke per kete kredi super te madhe? Po ndonje plan biznesi a ka depozituar kur kerkoi kredine? Banka ti rruaj bithen Fazllicit dhe njerzit qe kane depozita ne kete banke bejne mire ti terheqin sa me pare. 

Kjo tregon edhe njehere se Banka Qendrore e Fullanit e ka pasur zero me xhufke monitorimin e bankave te nivelit te dyte. Po si mund ti jepet kredi kaq e madhe nje firme te sapo krijuar me kapital rreth 700 Euro dhe pa asnje histori biznesi.

po ça te kuptosh o kozi... banka e Tiranes (qe ne fakt eshte banke greke) eshte ne konflikt juridik me nje kompani Boshnjake.smiley. pra eshte çeshtje privatesh.. ça ka te çuditçme ky lajm dhe kujt i plasi trapi ne fakt..?!

Dakort qe eshte c'eshtje privatesh, por nuk e kisha llafin tek konflikti. Me habiti urdheri i gjykates qe thote "sekuestro 3.3 milion eurove" a thua se jane gjendje dhe po i bllokojme. Ato i ka marre Fazlloja i ka dhene gides pjesen e vet dhe mirupafshim. Pra, qe te me kuptosh i dashur Belul, ne kesisoj rastesh, gjykata urdheron sekuestron e garancive qe mund te jene pengje apo pasuri hipotekare. A nese kompania e fazlliqit per kete kredi niuk ka lene asnje kolateral atehere kemi te bejme me nje krim ekonomik te kryer nga banka e Tiranes me "ndihmen e bankes se shqiperise ose me mire te them te bankes se fullanit. Nuk e di nese isha i qarte kesaj radhe Belul.

sa vete punojne neper banka ketunaj te ngrene docken..

ja ta ngrej putren ene lefti smiley

Po cfare i ka Fazzlici 3 milion euro ? Nje kafe . Keta i kane rrjep shqiptaret ! 

Dokumente dhe fakte tregojne shume se sa dhe si keta kane manipuliar per te zotruar pasuri te medha ..

keta duhet te ishin perpara drjtesise per abuzume dhe shperdorime te pasurive te shqiptareve, por kush e merr mundin per kete, dhe kush do ti gjeje parate e grabitura , u gjende floriri i Ahmet Zogut qe te gjendet ky i Sali Berishes ? Ne qoftese ne kete cherek shekulli sundimi te Berishes dhe klanit te tij, do te ishte ngrit pak inteligjenca popullore, dhe intelektuale e shqiptareve ndoshta Berisha do te ishte ne bangen e akuzes, por deri sa inteligjenca popullore dhe intelektuale e vendit eshte  dobet Fazllici dhe Berisha do te bejne qef dhe do te luajne teater me drejtesine shqiptare dhe popullin shqiptar , ky eshte nje turp i modh .kur lexo historine e ketij Fazllicit dhe Berishes ne Shqiperi qe u ben super milionere me pasurite e shqiptareve, per nje periudhe shume te shkurter  ! 

Une nuk e kuptoj dot popullin shqiptar qe garbitet gjithmone e me shume,  qysh prej 1997 !

Nuk e kuptoj rizgjedhjen e Berishes ne 2005 ! 

Gjakun ja kane pire popullit te vet,  keta politikanet tane ! Paaftesi e modhe dhe e opozites .

Ec mo, keshtu kemi vujt ne shqiptaret !

Te keqen e kemi patur dhe do ta kemi nga vet-vetja ,  as nga greku dhe as nga serbi, italiani apo gjermani !  Injoranca eshte gjo e modhe ! Kjo nuk na ka lone te ecim perpara si komb ! Ja fusim njoni tjetrit ! smiley

http://www.balkaninsight.com/en/article/...

http://www.balkaninsight.com/en/file/sho...

Po me ate keqberesin e Liri Berishes, Tacin, ca bohet?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).