Pas një beteje të gjatë me sëmundjen e Parkinsonit është ndarë nga jeta dje, në moshën 69-vjeçare, një prej figurave më të njohura të humorit shqiptar, Met Bega. Ai ka lindur më 7 gusht 1946 në kryeqytet dhe prej shumë vitesh ka punuar në Estradën e Tiranës. Në vitin 2000 nisën t’i shfaqen edhe simptomat e para të Parkinsonit. Në fillim sëmundja nisi me bllokimin e njërit krah dhe askush nuk i kuptoi arsyet e kësaj gjendjeje. Më pas u shfaqën edhe simptomat e kësaj sëmundjeje të rëndë, por kjo nuk e fundosi përfundimisht artistin. Ai vazhdonte të dilte në skenë, edhe pse dorën e majtë e mbante në xhep. Në “Met Bega Show”, ishte edhe dalja e tij e fundit në publik. Prej disa vitesh, aktori i njohur është përballur me një gjendje të vështirë dhe shpeshherë të rënduar shëndetësore. Sëmundja bëri që Met Bega të shkëputej nga skena, por pavarësisht kësaj, ai ishte dhe do të mbetet një prej figurave më të rëndësishme të humorit shqiptar. Në karrierën e tij 40-vjeçare, Met Bega ka luajtur më së shumti në Estradën e Tiranës, por ka mbetur në kujtesën e njerëzve veçanërisht për karakteret e interpretuara në disa filma artistikë me personazhe si ai te “Dy herë mat“, te “Tela për violinë“, “Stolat në park“ apo “Edhe ashtu, edhe kështu“. Ai është vlerësuar me disa çmime, mes tyre edhe me urdhrin e lartë “Naim Frashëri i Artë”, në vitin 2000. Ndonëse i sëmurë, ai herë pas here ka shprehur dëshirën për të luajtur një tjetër film. Praktikisht, kjo rezultoi e pamundur, por për Metin, dashuria, mirënjohja, adhurimi i publikut qëndronte mbi gjithçka tjetër. Ai i gëzohej dashurisë që i shprehte publiku, të cilit i dhuroi buzëqeshje me personazhet e tij për vite të tëra. Figura dhe emri i tij do të mbeten gjithmonë në kujtesën e shqiptarëve, si një prej artistëve më të mëdhenj.

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro ka bërë sot paradite homazhe për artistin Meta Bega, i cili ndërroi jetë dje pas një sëmundjeje të rëndë dhe të gjatë në moshën 69-vjeçare.

Pas homazheve të aktorit të humorit, ku kanë qenë të pranishëm të afërm, miq dhe kolegë, Kumbaro tha: “Është një humbje e madhe për skenën dhe publikun. Iku një njeri që e kishte buzëqeshjen në zemër. Është një plagë e madhe që këta artistë si Met Bega nuk u shpërblyen për jetën e tyre artistike”

12 Komente

smiley Ngushellime familjes dhe artdashesve.

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro ka bërë sot paradite homazhe për artistin Meta Bega, i cili ndërroi jetë dje pas një sëmundjeje të rëndë dhe të gjatë në moshën 69-vjeçare.

Nuk leshoi ndonje batute te tipit : jam i lumtur qe marr pjese ne hidherimin tuj kjo biba qe uron krishtlindjet per pashke?

Dhe meqe ra fjala jo Meta Bega ( se ju ka bere mendja LSI ) por Met Bega.

Miqt' shendoshe !

Shikoji shikoji homazhet se kuroren e ka shkruar me mbiemrin e saj dhe te burrit Mirela Kumbaro Furxhi dhe sa kohe ky lumadhi kerkoi ndihme se levizi njeri bithen.

 

Ma fal,sjam fare me kete qeveri,por cfare ndihme mund ti japesh nje te semuri me Parkinson?

Me vjen keq per te ndjerin,por eshte semundje e pasherueshme...

mqs ne shume komente e mendojme njesoj bashke e kisha lexuar braktisjen e shtetit dhe e gjeta linkun qe nuk eshte i vetmi. e ke meposhte, mund ta lexosh dhe te shohesh hipokrizine e ketyre qe bejne homazhe sot:

http://www.balkanweb.com/site/ndahet-nga...

Ngushellime familjes!

Meti, ka qene nje nga humoristet me origjinale te skenes shqiptare. I lehte dheu mbi te. 

smiley

R.I.P.    Parkinsoni nje nga semundjet me te poshtra te moshes.

 E mbaj mend edhe une ne nje show ku mbante doren e majte ne xhep. Me vjen mire qe eshte vleresuar me cmime sic thuhet ketu, te pakten.

U prehte ne paqe smiley komedian shum simpatik !

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).