Një grup i strukturuar kriminal i drejtuar me mesazhe përmes rrjeteve sociale nga një i dënuar për vrasje në Peqin, për më shumë se 3 muaj ka kërcënuar një biznesmen kafeje në Tiranë duke i vënë gjobë, në aktivitetin e të cilit ishin bërë aksionerë përmes kanosjes.
 
Është kjo skema që Policia e Tiranës zbardhi këtë të mërkurë për operacionin "Burgu Skajp" ndaj grupit të gjobëvëniesve në kryeqytet, pesë prej të cilëve ranë në pranga gjatë natës së të martës ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
 
Pas urdhrave te arrestit, në prangat e policisë ranë Genci Ferati 37 vjeç i denuar per vrasjen e Denis Gines, Pajtim Serjani i dënuar për moskallëzim krimi njëherësh mik me Emiljano Shullazin, Arianit Luli banues në Tiranë, djali i ish-deputetit të djathtë Gëzim Luli për zonën e Shkodrës në legjislaturën e vitit 1992, Ditmar Reçi dhe Klevis Kardashi, ndërsa u shpallën në kërkim 27-vjeçari i dënuar për armëmbajtje pa leje Elvis Kareli dhe Arben Haxhihyseni i dënuar për vrasje 45-vjeçari.

“Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nga data 6 shkurt 2015 e në vazhdim  me anë të shtrëngimit, kanosjes dhe dhunës fizike e psiqike i kanë marrë përqindje aksionesh nga aktiviteti i biznesit një shtetasi në Tiranë, si dhe i kanë kërkuar një shumë parash, duke pretenduar ndarjen e fitimeve nga aktiviteti tregëtar”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë. 

Policia tha se lider i grupi ishte i dënuari për vrasje Genci Ferati, i cilin përmes rrjeteve sociale komunikonte me bashkëpunëtorët e tij dhe me biznesmenin që kishin futur në “kthetra”, J.B i cili merret me importimin e kafesë nga Italia dhe e tregtonte në Tiranë. Po ashtu biznesmeni menaxhonte edhe disa bark kafe në kryeqytet.

Pesë personat e arrestuar dhe dy të tjerë të shpallur në kërkim akuzohen se kanë shtrënguar me dhunë fizike dhe psikike për t’i marrë 40 për qind të aksioneve denoncuesit J.B nga kompania e importit të kafesë, si dhe para të tjera në mënyrë të vazhdueshme. 

Ka qenë pikërsht denoncimi i biznesmenit dy muaj më parë i cili ka vënë në lëvizje policinë për të hetuar grupin e personave të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Burime nga grupi hetimor, thanë për A1 Report se biznesmeni ka deklaruar se është marrë peng nga grupi i të arrestuarve. Po sipas denoncimit të tij, më 2 shkurt të vitit të kaluar autorët e kanë çuar me dhunë në një apartament në afërsi te nje zone rezidenciale ne Selite, pasi e mashtruan se do blinin nje apartament, ku e kanë kërcënuar më armë për t’i marrë përqindjen që sipas tyre biznesmeni i detyrohej grupit të aksionerëve, edhe pse këta të fundit ishin përfshirë me dhunë në biznesin e tij. Aty atij i ishte vënë pistoleta në kokë, nga Arben Haxhihyseni, që tashmë është në kërkim.   
 
Sipas burimeve për A1 Report dyshohet se të arrestuarit janë përfshirë në biznesin e kafesë ne gusht te vitit te kaluar dhe i kërkonin atij 40 për qind të aksioneve.I dëmtuari në këtë kohë ishte aksioner me një italian, por se më pas ishte ndarë, pa informuar personat e arrestuar. Ky moment dyshohet se ka shërbyer edhe si shkak për të acaruar marrëdhëniet mes palëve. 
 
Masat e arrestit ndaj grupit të gjobvënies janë dhënë në mungesë ndërsa pritet që të arrestuarit nesër të dalin para gjykatës për tu njohur me akuzën, ku prokuroria ka kërkuar arrest me burg. Burime nga grupi hetimor konfirmuan për A1 Report se hetimet janë shtrirë dhe në rastet të tjera të gjobvënies të këtij grupi kriminal.

7 Komente

Flisni mer qafira, pse nuk flisni.

Dhe ne burg e pruni internetin cuni is sheqeres e nuk ja dini per nder...

 

Te gjitha ne skype po behen. Njohjet seksi kriminaliteti etj etj.

gjen cironka dhe i vene gjoba sepse me ata 'tregtaret' e vertet nuk krruhet njeri !

sistem drejtesie leshi smiley

 

Ky tregtari paska qene tu ik per lesh si is shkreti profesor i arkitektures Mirjami. Sa vete kan ik per lesh qe nga 95-96a.Te pakten so ka icik polici se athere te puthte halla ne balle.

Shqiptaret e paskan zbuluar skype-in kohes se fundit

C'behet keshtu se e kane bere hapsanen si holiday inn.

po cfare lajmi eshte ky? grupi kriminal ka kerkuar borxhin apo interesin e borxhit - ky eshte sistemi informal bankar ne shqiperi - nuk punon njeri me hipoteke, por te troket tek koka kur nuk paguan kredine

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).