Pak mbledhje kanë qenë me interesante se ajo e raportimit të kryeinspektorit të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive para Komisionit të Ligjeve. Ishte e tillë sepse Shkëlqim Ganaj foli pa doreza kur akuzoi Prokurorinë se përdor dy standarde për të mbyllur çështje të ngjashme të fshehjes së pasurive. 

“Në pikëpamjen time është shumë e rëndë të punosh me dy standarde dhe Prokuroria është duke punuar me dy standarde. Fshehje pasurie nga gjyqtar i Tiranës, miliona euro, fshehje pasurie edhe gjyqtari i Kavajës, 10 herë më pak se ky, ai i Kavajës shkon në gjyq, i Tiranës i pushohet çështja. Njëri shkon dhe tjetri nuk shkon, kjo ka të bëjë me korrupsionin. Prokuroria, për statistikat e saj të fëlliqura, që të mos vijë këtu pa gjë fare, 25 i pushon dhe bën një në Kavajë a Ersekë a kudo…për statistika të fëlliqura nga prokurorë të korruptuar dhe të fëlliqur”, tha Ganaj. 

Kryeinspektori Ganaj raportoi për gati 600 zyrtarë, 116 prej të cilëve të çuar për ndjekje penale gjatë vitit të kaluar, por në  rastet që përmendi publikisht nuk kishte asnjë prokuror. Por në listë kishte gjyqtarë dhe kryetare bashkie që janë dërguar për ndjekje penale jo vetëm për fshehje pasurie, por edhe për korrupsion. 

“Një gjyqtar dhe një kryetar bashkie kanë ardhur dhe kanë lënë paratë nëpër zyra aty për të mbyllur hallet e tyre, janë të akuzuar edhe për korrupsion. Është gjyqtari i Elbasanit, Qani Hasa dhe kryetari i Bashkisë Gramsh, Dritan Bici”, deklaroi kryeinspektori Ganaj. 

Për këtë shkak kryebashkiaku i Gramshit nuk u rikandidua nga Partia Socialiste, siç bëri të ditur Pandeli Majko dhe Fatmir Xhafa, dhe ky ishte një rast që ata të nxirrnin në pah ndershmërinë e zotit Ganaj. 

“Siç ndodh rëndom ne po e diskutonim me shqetësim se çfarë do të bënim dhe përfundimin e parë që unë dhe zoti Xhafa kishim që po të ndërhyhej, siç ndërhyhet rëndom, ai burrë atje do të kishte një arsye më shumë për ta marrë në qafë 10 herë më keq”, tha Majko. 

Megjithatë për Partinë Demokratike situata në luftën kundër korrupsionit, jo vetëm nuk është kaq rozë, por nisur nga rasti i ish-ministrit të Financave, Ridvan Bode për të cilin thanë se është njoftuar institucioni dhe jo personi, si dhe nga mungesa në listën e të penalizuarve për fshehje të pasurisë e zyrtarëve të lartë të Qeverisë apo kryeministrit, inspektoriati po përdoret për goditje selektive dhe politike. 

“Ne po shohim vetëm ish-ministra, ish-deputetë që shkojnë për procedim, nuk shohim këta rilindasit. Po me ata që para zgjedhjeve kishin 3 mijë euro dhe menjëherë sapo u bënë rilindas morën vila me miliona euro, ka ndonjë hetim?”, pyeti deputeti demokrat, Eduart Halimi. 

“Këto pyetjet me rilindas, se këto të tjerat unë nuk i kuptova, po t’i hedhësh një sy listës, do më kërkosh ndjesë herës tjetër për gjithë komentet që bëre për përdorimin tim. Do kërkosh ndjesë se po thua që jam marrë vetëm me ish-a”, u kundërpërgjigj kryeinspektori i ILDKP, Shkëlqim Ganaj. 

“Lajmi është që macja vazhdon të shkojë mirë me minjtë. Ping-pongu me Prokurorinë është një lojë e hareshme, nuk është një konflikt mes dy institucioneve në të mirë të punës për të gjetur hajdutët. Sot mora lajmin e hidhur se ILDKP-ja me vetëdije është kthyer në një hetuesi speciale, siç keni dashur dhe jeni të kënaqur ju. Nuk po heton hajdutët nga xhepat, por po i ndan ata me biografi të mirë dhe me biografi të keqe”, deklaroi Gent Strazimiri, deputet i PD-së. 

Pavarësisht qëndrimit mosbesues të opozitës, kryeinspektori mori mbështetjen e mazhorancës edhe për propozimin e ndryshimeve të ligjit për dënimin minimalisht me 1 vit burg të gjithkujt që dënohet për fshehje pasurie dhe sekuestrim të kësaj pasurie. 

Por përpara se të ndodhin këto ndryshime, në Komisionin  e Ligjeve do të jetë së shpejti për raportim edhe Prokurori i Përgjithshëm, që zakonisht akuzon gjyqësorin për mosveprim dhe para të cilit deputetët zakonisht nuk bëjnë debate. 

5 Komente

ky Ganaj eshte idiot. Se ketej thote qe nuk i denon prokuroria, e pastaj kerkon rritjen e denimit. Dmth. kerkon rritjen e pazarit, se tjeter gje nuk ka bythe te rrije. Nese nuk denohen, perse ligji duhet te kerkoje me shume denim? 

Pervec, kesaj ne cilin vend te botes denohesh me burg per mosdeklarim te pasurise? Ky kusht i deklarimit te pasurise ka lidhje me kerkesat e vendit te punes, dhe nuk duhet te perbeje denim penal, por vetem gjobe administrative. Tjetri vret per pakujdesi, e ligji nuk denon kaq rende.

Ky nen i denimit eshte futur si pyke ne kodin penal, se nuk ka bythe ku te rrije me proporcionin e demit me denimin. Ke ka demtuar nje nepunes nese nuk deklaron? Ose cilat jane gjasat se do te demtoje? Nese ka deshmi apo prova per shkelje te ligjit, korrupsion, atehere te veprojne organet e hetimit dhe te gjykimit, c'ne ILDKPIK me kete pune.

Te rregullojne ligjin qe nepunesi eshte dakord ti hetohet pasuria ne cdo rast, e parashikur me kontrate. Kete gje nuk duan te bejne, se duan ti kene duart e lira per tu marre me ata qe duan. Sepse kjo realizohet shume lehte, pa nevojen e deklarimit te detyruar. Kuptohet se Ganaj permend edhe integrimin evropian, si veshje xhamash. Se fundja ne llogaridhenien e kuptojme vetem si proces te integrimit evropian, jo si proces transparence ndaj qytetarit. 

Fakti eshte  qe te dyja partite kryesore e kane votuar kete nen per denim penal me arsyen te rregullojne orekset e anetareve te tyre ne qeveri. Por ky nen eshte anti-kushtetues nga cilido aspekt ta kapesh. 

Ky institucioni me pesë gërma nistore-kapitale, i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, është gjëja më koti që ka ky vend. Nuk shërben për asgjë, nuk ka sherbyer kurrë për asgjë, përpos se për rrogat që firmosin në bordero 40-50 veta dhe një park automjetesh për gratë dhe fëmijët e autoritetit. Kompetencat e tij shtrihen (me dyshim) deri tek gjobat. Në rastin e parë që ju dha institucionit kur u krijua, një makinë Mercedes Benz i blinduar, dhuruar Nanos-kryeministër, u pa qartë nga mosveprimi se ishte një krijesë e dështuar.

ti do kesh qene shofer dikasteri, e kupton qe nga makinat qe jep qeveria se sa rendesi ka institucioni

Para se të ikje nga mëmëdheu,të kujtohet ajo makina që shkonte pas pidhit tsmileyë satame? Unë isha shoferi. Hahaha...

nxirre koken nga bytha ped(r)o se une jam akoma ne memedhe, i thone proxy server

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).