Incineratori po ndërtohet pa tender, pa u këshilluar me komunitetet lokale, me një firmë të krijuar vetëm 5 muaj para konçesionit, me 100,000 lek kapital.

Pa u përhapur ende mirë lajmi se do të ndërtohet një incinerator (impiant për djegjen e mbeturinave) në Elbasan, punimet për ndërtimin e tij filluan e tabela me informacionin për projektin është nxjerrë në sheshin e punimeve.Incineratori u aprovua me negocim, pa tender me oferta, me pretendimin se situata e mbetjeve në Elbasan është emergjente. Sikur në Elbasan të kishte ndodhur ndonjë aksident industrial, e ndotja e papritur nuk priste për tenderin me oferta. Ndotja në Elbasan është problematike prej vitesh, disa muaj më shumë apo më pak nuk do të kishin bërë diferencë. Tenderi me negocim kur nuk ka emergjencë është në kundërshtim me ligjin e prokurimeve publike, siç ka vërejtur dhe Agjensia e Prokurimeve Publike në kontrollet e saj të bëra së fundmi.

12 milion euro do të investohen nga qeveria në këtë projekt, kurse 9.5 milion euro nga Albtek Energy shpk. Albtek Energy shpk, operatori privat, do të punojë impiantin për 7 vjet dhe do të shesë energjinë e impiantit 2.5 Më për llogari të vet. Kjo sipas marrëveshjes së konçesionit të publikuar në fletoren zyrtare nr. 202, viti 2014.

Nga një verifikim në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit del se kompania Alb-Tek sh.p.k. është krijuar vetëm 5 muaj para shpalljes nga qeveria të marrëveshjes së konçesionit, me ortake të vetme e administratore Znj. Stela Gugallja, e se ka vetëm 100,000 lek kapital të regjistruar, kur do të investojë 9 milion euro. Duket se pas kësaj kompanie qëndron kompania Energy Recuperator, Itali, me administrator Z. Ernesto Granelli.

Në mungesë të tenderit me oferta, nuk do të dimë se çfarë teknologjish me më pak ndotje mund të ishin përdorur për incineratorin, dhe çfarë kostoje më të lirë (ose më të shtrenjtë) mund të kishte incineratori.

Ndërkohë ligji për menaxhimin e integruar të mbetjeve detyron bashkitë që të grumbullojnë në mënyrë të diferencuar dhe të riciklojnë mbetjet, nëse kjo është teknikisht dhe ekonomikisht e mundur, brenda vitit 2018. Në hierarkinë e trajtimit të mbetjeve, riciklimi ka prioritet ndaj incinerimit sipas ligjit. Këtë e shpreh dhe strategjia e BE-së për përdorimin efiçent të burimeve, e cila deklaron se në incineratorë do të duhet të përfundojnë vetëm mbetjet e pariciklueshme dhe të pakompostueshme.

Por marrëveshja e konçesionit detyron shtetin që të përjashtojë nga përdorimi dhe përpunimi i mbetjeve të qarkut të Elbasanit çdo operator tjetër përveç incineratorit. Në Elbasan aktualisht kryhet riciklim i mbetjeve plastike nga mbledhësit informalë romë, çka tregon se riciklimi në Elbasan është ekonomik. Gjithashtu, mbetjet e biodegradueshme kanë më shumë vlerë ekonomike dhe ekologjike si pleh organik, se sa si burim energjie për incineratorë. Por jo, këto mbetje në vend që të riciklohen do të shkojnë në incinerator, do të shtojnë dhe më shumë ndotjen e ajrit të Elbasanit.

Kapaciteti i incineratorit është për 120-140 tonë mbetje në ditë, kapacitet i mjaftueshëm për të djegur gjithë mbetjet e djegshme të qytetit të Elbasanit, madje dhe të qyteteve përreth. Kur pas 7 vitesh impianti të kalojë në pronësi të shtetit, riciklimi nga bashkitë dhe nga bizneset private do të ketë ulur ndjeshëm rrymën e mbetjeve për incineratorin, dhe do të nxjerrë një pjesë të mirë të kapacitetit të tij jashtë përdorimit. Ka interes shteti të investojë në kapacitete të panevojshme?

Sa me nxitim ju dha konçesioni Albtekut, po me aq nxitim filluan dhe punimet. Incineratori duhet të kalojë nëpër një proçedurë të konsultimit me komunitetet lokale të zonës, pastaj duhet të marrë një deklaratë mjedisore nga Ministri i Mjedisit, dhe pas kësaj mund të fillohet ndërtimi. Komisioni i Ministrisë së Mjedisit ka aprovuar projektin për të kaluar në proçedurën e thelluar të vlerësimit të ndikimit në mjedis, proçedurë e cila përfshin detyrimisht këshillimin me komunitetet lokale (sipas ligjit për vlerësimin e ndikimit në mjedis). Aq më tepër që në vlerësimin paraprak të ndikimit në mjedis të incineratorit (I aksesueshëm në faqen e Internetit të Agjensisë Kombëtare të Mjedisit) pranohet se do të ketë kundërshtime nga komunitetet lokale. Këshillime me komunitetet lokale dhe shoqatat mjedisore të Elbasanit nuk janë bërë, sipas mjedisorit elbasanas Ahmet Mehmeti. Fillimi i punimeve e bën ndërtimin e incineratorit fakt të kryer, duke shkelur ligjin dhe autonominë e organeve vendore. Propozimi para disa vitesh i ndërtimit të një incineratori në Fier u shoqërua me kundërshtime të mëdha në shoqërinë civile dhe media. Qeveria siç duket mësoi nga pësimi i kaluar, dhe po e ndërton incineratorin me goditje rrufe. Kostot ekonomike dhe mjedisore të kësaj do i paguajnë qytetarët e thjeshtë.

 

https://ekolevizja.wordpress.com/2015/04...

14 Komente

Kjo skeme ka te tjera defekte por jo qe do ndote Elbasanin. Perkundrazi Elbasani fiton nga skema e djegies per te larguar mbetjet e veta urbane nga atje ku jane e qe cmendin dynjane.

Dampa, keshtu quhet vendi ku grumbulloheshin hirat e impianteve metalurgjike ,eshte ne nje vend qe nuk i sjell asnje ndotje Elbasanit sepse ererat qe sjell gryka e Krastes se madhe dhe asaj te vogel nuk e lejojne eren ti kthehet ne drejtim te verilindjes , pra ne drejtim te Elbasanit.

Skema ka tjeter hile brenda per te cilen mund te flitet por nga pikpamja eko autori duhet te jete me i kujdesshem.

Mos ngataroni ndotjen qe i sjell Kurumi dhe Ceament me kete te djegies.

Shpk me ortak te vetem, me kapital 720 Euro, e krijuar 4 muaj me pare. smiley Dhe shteti bashkfinancon me kete UFO 12 milion euro!!!!!!!!!!!! Ketu ka dicka qe nuk shkon. Por sidoqofte, une mendoj dhe besoj se romet dhe egjyptianet e Elbasonit do te vazhdojne te remojne dhe te grumbullojne mbetjet e riciklueshme, pavaresisht kontrates se koncesionit. Une per vehte, te gjitha mbetjet e riciklueshme qe me grumbullohen ne shtepi ja nap nje here ne jave nje grumbulluesi ne te zeze kuptohet falas. 

E para e punes duhet te thuash shyqyr qe dikush mori persiper te investoje per incenerator. E dyta, si ambjentaliste s'kane c'te duhen procedurat e koncensioni. E treta eshte qe ne mungese te riciklimit, incenerimi eshte menyra me e mire per trajtimin e mbetjeve, dhe po behet e vetmja menyre e lejueshme ne Europe ne kushtet kur eshte ndaluar ndertimi i landfilleve. E katerta, Rita nuk merret fare me ate qe duhet te merret, qe ka te beje me ndotesit qe do emetohen ne atmosfere dhe mbetjet e djegjes. Kete shif Rita, qe mos te ndodhi si me Kurumin qe i ndez filtrat vetem kur ka ndonje delegacion. 

 

Shpk me ortak te vetem, me kapital 720 Euro, e krijuar 4 muaj me pare.  smiley  Dhe shteti bashkfinancon me kete UFO 12 milion euro!!!!!!!!!!!! Ketu ka dicka qe nuk shkon.

...edhe nje tjeter projekt per popullin ....faleminderit Rilindje . smiley 

Ça dmth 'incineratori' iher para se te japim mendim?

E ka ne artikull: impiant per djegjen e mbeturinave. 

Edhe lungo mare..ja..uguale!!

E botë bozë me këto Prurje që minimalisht kanë të bëjnë me specialistë fushe .Ja lini një dënglëlaxhiu politik të tjerrë gomarllëqe me shtatë Hunj e një Purtekë pa kuptuar asgjë Realisht në kuadër të çfarë Ligji e " denoncon " këtë aferë ..

Aferë smiley..vallai fjalë e Modhe mer jahu .100% sulm personal i ndonjë tenderuesi .As i gjo që mund të kuptojë ndonjë mendje e thjeshtë e nivelit të PPU.

Dhe aq sa kuptohet flm një komenti të Komentuesit por asnjë lidhje me përmbajtjen e llafazanes së porositur të  prurjes.

Mos e banalizoni me buzëshpërvjelur ....kam mejtimin e mëndjes.

incineratorismiley

po landfilli cu be?

duhet nje investigim koorelativ i oganeve te inteligjences,sepse kauza romako-egjiptiane mund te interferohet nga konvergjenca jo-gjenuine e malavites se pa dekriminalizuar!

d.m.th akoma vazhdon te jete mode fatosnanizmismiley

Une kam jetu ne nje qytet ne EU qe kishte nje perzhites mu mrena qytetit. Sdi me thone gjo per procedurat po nese perzhitesi eshte bashkohor ndotja seshte problem.

Incinerator - eshte anglisht. Une e perdora njehere ne nje diskutim se nuk dija si ta shqiperonja. Xhibi ne po ate diskutim perdori fjalen Perzhites. Tamom, mendoj se fjala perzhites eshte me e pershtatshmja.

 

Nuk thoni shyqyr qe po ndertohet nje impiant per djegjen e plehrave organike ngaku perfitohet edhe energji. Artikull-shkruesja, fatkeqesisht, nuk e ka lexuar VQ ku flitet edhe per investimet qe duhen bere ne kete fushe, si Suedia, Gjermania, etj. 

Shyqyr, por duhet ndertuar nga firmat me te mira, me kostot me te lira, ne vendin me te mire, dhe vetem per mbetjet e pariciklueshme (tani do digjen te gjitha mbetjet). Pa tender, pa konsultuar me publikun mund te abuzohet lehte. 

Pasi deshtojti me kampet e punes per treqinmijveta, rregjimi po nderton incinerator smiley

perzhites...po nuk je tu i bo barbekju plenat bre smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).