Tre kandidatët kryesore për kryetarë bashkie të Tiranës kanë një profil qytetar e secili paraqitet edhe me një aureolë te politikanit thuajse të pakorruptuar. Mirëpo që të tre, Veliaj, Kosova dhe kandidati i pavarur Bojaxhi, janë personazhet më pak të aftë për të ndikuar në realitetin politik shqiptar. Për fat të keq!

Njëri është një ministër që nuk bën dot asnjë dalje publike pa e parë me kujdes drejtori i komunikimit të Kryeministrit.

Tjetri është një doktor me reputacion të mirë që nuk ka as edhe mundësinë me të vogël të imponojë ndonjë mendim në partinë që e ka kandiduar.

Ndërsa tjetri është një kandidat me kollaro e me kostum sportiv që synon të bëjë për vete intelektualë dhe të rinj që i bashkon me njëri-tjetrin vetëm ëndrra për një Tiranë më të mirë. Por përtej ëndrrës, asgjë konkrete…

Votuesit e Tiranës gjenden befas, për herë të parë, para tre kandidatëve secili më “i mirë se tjetri”, por njëkohësisht, secili më i dobët se tjetri, në peshoren politike.

A është ky një lajm i mirë, në kuptimin që më në fund punët lokale të Tiranës lihen në dorë të kandidatëve qytetarë që mund të jenë mjaftueshëm më palcë kurrizore sa për të patur interesat e qytetit më prioritare se interesat e kryetarit? Apo tre kandidatët e qytetëruar të Tiranës janë në fakt produkt i nevojës së dy apo tre njerëzve për të vënë nën kontroll bashkinë më të madhe në vend duke kandiduar “qytetarët” më të kontrollueshëm?

Nëse është kjo e fundit, atëherë kemi të bëjmë me kandidatët më impotentë politikë në historinë e zgjedhjeve vendore. Me ndonjë rezervë, në këtë drejtim, ndaj kandidatit të pavarur…

 

19 Komente

Andej nga fundi ke harru thonjzat klajdo... Ke harru pastaj the sa-zanin qe sic e igjova njehere tha, une jam vegjetarian, si kali...

Akoma nuk eshte bere i njohur programi ne detaje i Bojaxhiut, por kjo nuk do te thote qe duhet nxituar per ta perjashtuar ne baze te populizmit rreth tij. Jo se paragjykimi ndaj politikaneve eshte krim, por kanditatura e Bojaxhiut eshte risi dhe mbase duhet bere nje lloj perpjekjeje per mosperjashtim arbitrar te tij. Te pakten deri atehere qe t'i njihet programi. 

e ke fajin vete nese prisje noj gjo tjetersmiley

Ndërsa tjetri është një kandidat me kollaro e me kostum sportiv që synon të bëjë për vete intelektualë dhe të rinj që i bashkon me njëri-tjetrin vetëm ëndrra për një Tiranë më të mirë. Por përtej ëndrrës, asgjë konkrete…

 

ça po thua Klajdi..?!  ja ke futur kot!   

ky eshte vecse kandidat dhe ne kete faze  aty fillon:  te ëndrra, idete, planet..   -konkreten pastaj, do tia kerkosh kur te behet realisht  kryetar bashkie.

Impotente thote ky.

Domethene ti o klajd po na thua, qe keta do mbarsin malin e dajtit dhe do pjellin nje mi?

Prandaj na duhet gjinekolog,nje alpinist dhe nje metroseksual.

 

S'ka problem se perdorin veglen e partise. 

e mer cun, keta kane vendosur fytyra te reja ne tirane, po numero neper qytetet e tjera. Ne Sarande PD-ja ka vendosur nje person te akuzuar per falsifikim, ne Durres PS-ja prape mutin, etj. me rradhe.. Tiranes duan ti veshin vellon, por do tja ngopin nga pas me Keshillin Bashkiak. 

klajdi eshte expert kur vjen puna per shpjegu hormonet ( politike ) po se kuptoj pse me rezerva kandidatin e pavarur ? smiley 

 

 

 

Njëri është një ministër që nuk bën dot asnjë dalje publike pa e parë me kujdes drejtori i komunikimit të Kryeministrit.

kush tha, gjithmone ka nje rrugedalje smiley

Trop, ta paska mbeshtur dhe Klajdi qasjen seksuale ndaj zgjedhjeve Tirane-lokale smiley

Klajdi, kandidatet jane imponte n'kuptimin qe s'ju q**ne dot sic duhet juve popullin kryeqytetas, apo deshe te thuash dicka tjeter me (im)potence-metaforen? 

Po shkaba...s'paska komentuar fare ketu? 

Degjova Halimin ne nje takim tek qendra kulturore e M.Shyrit.Ju them sinqerisht qe ne se do merrte rrason  per kuvend me grani , do ishte i shkelqyer.

   Per kryetar Bashkie meazallah se do beje ndonje gje.Fitofte, por shenojeni kete konstatimin tim ! dolem dhe ne fotografira e sajdira plot por ... banoj ne Tirane dhe them qe ky qytet don jo nje prift por nje ...doc doci ! Ky nuk eshte doci i docit ! Ate tjatrin e di qe do punoje ne zbatim ...dhe  vete i dyte.Me mire dy makari edhe te ligj si njerez, por qe do bejne per Tiranen, se  sa ky ...! 

Mu dhims i shkreti, qe po telikoset te thone njerzit ...sa burre i mire ! 

grava po te ishe ti kryetar bashkie .si do ta zgjidhje problemin e pallateve qe jane ndertuar ngjitur me njeri tjetrin?

Do tu ...rroja bishtin me briskun e berberit matane xhamis Hetem Beut,  atyre , por asnje tulle pas asaj dites nuk do vendosej ku prishej.Po te siguroja fonde , gradualisht do ti hedhja ne hava, pasi te kisha ndertuar per te mos e pesuar njerezit.

Tirana kerkon nje administrator te paperlyer.Te rrepte   ne zbatim ligjesh dhe njerezor me qytetarin.

Mqs keta jane kandidate impotente, propozojme Kol Ballen per kandidat per tiranen, disa firma i mbledh te sigurta ketu te peshku smiley

Si qe ai muhabeti i Kol Balles? S'e kam ndjekur ne media po pashe ato dite qe Peshku, ne traditen e mediave shqiptare, kishte botuar nje artikull-reagim per ngjarjen pa permendur fare se per cfare ngjarje behej fjale.

Keta dy te tjeret s'i njoh po Veliaj ta shpif.... smiley

Tirana pergatit terenin per zgjedhjet e ardhshme parlamentare, prandaj dhe nevojiten kandidate sa me te kontrollueshem, Veliaj eshte rob qe punon mjaft fort ne terren e ne grup, aplikon politiken fishejkzjari si bossi i vet, dhe mund te maksimalizoje voten me vone per partine e vete.

Ps.duket sikur klajdi e konstatin me kompetence,  s'ka pse mos jete e vertete.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).