Çfarë thonë “kushtetutat” e partive dhe çfarë ndodh në realitet me përzgjedhjen e emrave

Demokraci e brendshme! Një anëtar, një votë! Kandidaturat i zgjedh anëtarësia! Këto janë fraza që i thonë gjithnjë e më shpesh krerët e partive politike shqiptare. Flasin edhe për sondazhe, anketime, vjelje të mendimit të komuniteteve, edhe jashtë strukturave partiake. Janë fraza që bëhen më të shpeshta në periudha parazgjedhore, si kjo ku ndodhemi.

Dhe i thonë këto fjalë edhe kur shihet qartë se i gjithë procesi i përzgjedhjes së kandidaturave është gjithçka përveçse demokratik.

Shembulli më ilustrues është përzgjedhja e kandidatëve për Bashkinë e Tiranës. A mund të thotë njeri se cilët do të jenë kandidatët? Jo! As drejtuesit e lartë të dy partive kryesore, PS-ja dhe PD-ja, nuk janë në gjendje ta thonë.

Pandeli Majko, një nga figurat kryesore të PS-së, ish-kryeministër dhe deputet në të gjitha legjislaturat postkomuniste, sot pretendent për të kandiduar për kryetar bashkie në Tiranë, thotë se nuk ka asnjë informacion për procesin e përzgjedhjes së kandidaturave. Në PS thonë se po bëhet një sondazh, por as vetë subjektet e sondazhit nuk e dinë se kush po e bën dhe si po e bën. Dinë vetëm që Erion Veliaj dhe Blendi Klosi janë në garë, që Veliaj ka epërsi, por nuk dihet nga buron kjo epërsi.

Në Partinë Demokratike, njësoj. Por atje nuk ka shumë zhurmë, të paktën për Tiranën, sepse fitorja duket e pamundur. Por demokratët nuk kanë ende një ide se kush do të jetë kandidati në bastionin e tyre në Shkodër, presin me ankth nëse do të jenë ata apo aleatët në garën për Durrësin. Edhe demokratët kanë filluar të flasin për sondazhe. Se si shkojnë këto sondazhe merret vesh vetëm ditën e shpalljes së listave. Dhe listat shpallen vonë, në limitet kohore që lejon ligji, në mënyrë që askush të mos ketë mundësi të bëjë korrigjime, që vendimi “kolegjial” i kryetarit të mos zhbëhet dot më.

Ata që duhet të vendosin, janë në pritje të vendimeve që sipas statuteve i marrin kryesitë e partive, por edhe ato, jo në tym, por sipas propozimeve të anëtarësisë. Te statutet qëndron edhe një pjesë e problemit.

Në pesë vitet e fundit, partitë politike shqiptare e kanë përmirësuar ndjeshëm legjislacionin e brendshëm, duke amenduar statutet e vjetra, për të shtuar të drejta të reja, ku më kryesorja është përfshirja direkte e anëtarësisë në vendimmarrje.

Anëtarët kanë fituar, fillimisht në PS dhe më pas në PD, të drejtën për të zgjedhur me votë direkte organet drejtuese të partisë. Por vetëm kaq! Kur vjen puna te përzgjedhja e kandidatëve për pushtetin vendor dhe atë legjislativ, nenet që caktojnë të drejtat e anëtarësisë fillojnë e zbuten, duke u lënë hapësirë atyre më lart.

“Për çdo detyrë përfaqësuese politike në PS dhe në emër të saj, zhvillohet proces konkurrimi transparent dhe i bazuar në kritere të njohura”, thuhet në nenin 4 të statutit të Partisë Socialiste.

Ndërsa PD-ja është më “e ndershme” në këtë pikë, pasi në nenin 34 parashikon vetëm “konsultim” me të gjithë anëtarësinë për kandidaturat për zgjedhjet në pushtetin lokal e Kuvendin e Shqipërisë. Madje, në statutin e PD-së, rregullat bëhen edhe më të qarta në nenin 43, që i jep kryesisë së partisë të drejtën edhe të refuzojë propozimet nga strukturat e bazës.

Gjithçka u lihet në dorë kryesive. Dhe nuk do të kishte asgjë të keqe, nëse kryesitë e partive do të reflektonin atë përfaqësim që parashikohet në statut. Sikur kryesitë të mos ishin thjesht zgjatime të kryetarëve. Mekanizma që u japin emërtimin “kolegjiale” vendimeve personale.

 

PËRZGJEDHJA E KANDIDATËVE

Statuti i PS

Neni 4

Transparenca

Për çdo detyrë përfaqësuese politike në PS dhe në emër të saj, zhvillohet proces konkurrimi transparent dhe i bazuar në kritere të njohura.

Neni 8

Të drejtat e anëtarit të partisë

Anëtarët e PS-së janë të barabartë në raport me partinë, pavarësisht nga funksionet që kanë brenda saj dhe gjendjes ekonomike e pozicionit shoqëror jashtë saj.

Neni 14

Detyrat kryesore të Organizatës Socialiste

Propozon përfaqësuesit në organet e qeverisjes vendore.

Neni 16

Detyrat kryesore të AS të bashki / komunës

Propozon listën e kandidaturave për këshilltarë të bashki / komunës;
Administron dhe shqyrton kandidaturat për kryetar të bashki / komunës të ardhura nga OS dhe propozon kandidatët për kryetar të njësisë vendore përkatëse.

Neni 29

Kryesia e Partisë Socialiste

Miraton kandidaturat për deputetë dhe drejtuesit kryesorë të organeve vendore.

 

Statuti i PD

Neni 34

Kandidaturat për zgjedhjet në pushtetin lokal e Kuvendin e Shqipërisë konsultohen nga gjithë anëtarësia e PD-së.
Kryesia e nëndegës formulon propozimet në emër të saj, sipas procedurave të përcaktuara nga Kryesia e PD-së dhe ia paraqet kryesisë së degës.
Kryesitë e degëve vendosin për kandidaturat e këshilltarëve lokalë (komuna, bashki, qark). Për bashkitë e kategorisë së parë, lista e këshilltarëve të përgatitur nga kryesia e degës, miratohet nga Kryesia e PD-së. Me orientim të Kryesisë së PD-së, kryesitë e degëve mund të vendosin edhe për kandidatët e PD-së për kryetarë lokalë me më pak se dy mijë votues.
Kryesia e PDSH-së duhet të informohet për çdo hap të procesit të daljes së kandidaturave. Ajo ka të drejtën e ndërhyrjes sa herë që e sheh të domosdoshme.

Neni 35 – Organet qendrore të PD-së kanë të drejtë t’u kërkojë organeve lokale çdo informacion lidhur me jetën e partisë që i duket i nevojshëm. Këtë të drejtë e kanë edhe organet drejtuese lokale ndaj strukturave nën varësi.

Neni 43 – Kryesia ka të drejtën e ndërhyrjes dhe refuzimit të kandidaturave të përzgjedhura nga organet lokale të partisë. Ajo i propozon Këshillit Kombëtar kandidaturat për përfaqësuesit e saj në postet e larta të pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv.

18 Komente

Grida Shqina, si yll, dmth si Sonila Meqo. Une do votoj Shqinen.

Sepse siq tha dhe Tur Zheji, Grida tha eshte edhe e bukur, ndersa Artan Notari tha qe Grida Shqina ka dhe background akademik veq te tjerave.

PD po zgjedh midis humbjes me 60 apo 105 mije vota diference. smiley

 

Grida Duma asht kandidate mjaft dinjitoze,keta qe munohen qe permes perqeshjes se saj me kompensu veten ,jane gjynah, edhe per gjynahqaret, Grida s'mund te kete nje pergjigjje.

Mbase, po kandidate per c'fare? smiley 

 

Grida nuk është shfaqur si e denjë për Lider . Edhe përvojën , në se ndodh që merr një Post Lideri  nuk të bind që mund ta fitojë . Ajo më së paku është shfaqur si një  Llafazane ordinere dhe Arrogante pa kulturë Qytetare .Tipare të një karieristeje që është gati të shërbejë pa skrupuj  për karierë

Vetia e saj personale për të mos folur Qartë por me fjalë kodra mbas bregut e "eufimizëm " e bën të vlefshme për ndonjë post negociatorje kur "armiqi" nuk duhet të marrë vesh si mendojnë Instancat ose të ikin të lemerisur se me kë po flasin.

Shfaqja e fundit me "qelbësirat" e zhvlerësoi përfundimisht si Inteligjente dhe e afishoi si një Jozefinë Berisha nr 2 .... alias Liburneshë smiley

Ne nuk na prish shumë punë personale Grida as si simpathisje as si tallje ( më shumë e drejtë kjo e dyta deri tani ) , por ka ardhë një Kohë që përfaqësi  të tilla , dava mentaliteti të " Bajlozit " apo " skifterit "  të zhvlerësohen dhe të mos propogandohen në Publik .

Kësaj veçanërisht i  duhet mjaft kohë me disa Më Fal për tu riafishuar . Fundja një mendim qe dhe jo për jetën e saj .Për aftësitë e një Liderje për më tepër K/Bashkisë Tiranës . Unë as për në Kamëz nuk do ta kandidoja për ca kohë . Por PD-hi di se çfarë bën !

 

Drizo,nese Grida kishte me bertit (gridu) per kampin tone,ti s'kishe me pas te njejtin opinion per te. (ne kete pike, cdo perpjekje me me mush menjen do te ishte e kote)

Per te kuptuar se si ngelen te gjithe ne doren dhe humorin e kryetarit duhet te ktheheni tek
POST-GERDECI, se aty fillon e mbaron historia.

Më vjen keq se unë flas për një Individ Real si është shfaqur jo si e mendoj në krah tjetër. Nga PS , PR , PSD etj , apo kushdo Parti deri SOT kemi vetëm dy shfaqje tipike të Liburneshave. Personazhe për Kinematografi por jo për Kuvende

Sç pari  të  mostrës Jozefinë Topalli turpit të përfaqësimit të Grave Histoikisht në Shqipëri .Një kuakkuarakuake servile e pështirë pa snjë normë pa asnjë gram Inteligjencë

Së dyti vjen kjo Biba me emrin Gridare , që duhet me thënë se ËSHTË në atë rrugë por ka kohë për tu korigjuar ! Dhe këtë e them pasi çfaq ( mos qoftë theatër si e kuakkuarakuakes Jozefpërckë ) njëfarë besimi në vetvete dhe vendosmëri !

Në Shqipëri të paktën sa e njoh nuk kam parë të tjera Mostra .Ju keni përvojë tjetër ?

Mu nuk më prish punë as Jozefina as Grida as shoqet Ljenka të kohës. Dhe kjo nuk ka të bëjë me mbushjen e mëndjes por me Njerëz Realë !  Plus që me dash me mbushë mëndje zakonisht thuhet diçka , nuk përplasen duart smiley

Ps.. të ish nga "Na " kisha për ta bërë HELAQ me kërkesën " Zhdukeni sa më parë nga Kuvendi " që nuk do ma pirdhte njeri pasi sot 50% e Mediave kanë foto me sumën e Kardashit smiley

kaps smiley

Si u la si perfunim, Grida Shqina?

ishalla e kandidojne.

Jo, nuk duhet te kandidoje. Ky eshte shansi qe PD te nxjerre nje kandidature si Halim Kosova, e qe kandidati i te majtes duhet ta pyese veten mire ne ballafaqim megjithese numrat flasin per kete te fundit. Pra eshte shansi qe te shkohet tek zgjedhjet qe mezi kontestohen. Kjo e ben votuesin me te pergjegjshem. Dr Kosova apo Duma ? 

Mirepo gjibi kembenguljen time per Griden e ka marre per tjeter gje. Ne fakt gjibi shume gjera, perfshire dhe kete e kupton , por mbasi ja thua , ne te kundert duhet te kalojne muaj.

Prandaj ka ngel sinonim qe gjib dmth tip i vonuar. I vonuar dmth i leshte, pra si rrjedhoje del qe gjib dmth i leshte. smiley

Ndersa disa te tjere e kane gjenetike. Nuk kane cer te kuptojne.

Nese Grida kandidon e pavarur, una ja nap asaj edhe nese nuk do te ma kerkoje. Por keshtu e lidhun me kriminelin birishe dhe me kanakarin e tij lul, nuk munem, nuk e bej dot ket sakrifice. 

Artikulli, me pelqeu per investigimin qe kish bere ndaj rregulloreve te dy partive kryesore dhe krahasimin me realitetin. 

Halim Kosova ne Tirane , Grida Duma ne Durres .

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).