Në kryeqytetin e Shqipërisë Tiranë, e vetmja xhami që i ka shpëtuar gjëmës së regjimit ateist të Enver Hoxhës, është Xhamia e Ethem Beut. Kjo xhami nuk është e mjaftueshme për Tiranën. Faljet e të Premteve dhe Bajramet falen nëpër rrugë. Për këtë qëllim në qendër të qytetit të Tiranës, në sheshin pranë ndërtesës së Parlamentit që nga viti 1993 patën filluar përpjekjet e para për ndërtimin e një Xhamie të Madhe.

Për Xhaminë e Madhe si në Shqipëri edhe në Turqi janë mbledhur 3-4 here fonde në para. Këto 23 vitet e fundit janë organizuar 18 ceremoni për hedhjen e themeleve, por në realitet asgjë konkrete. E nëse do të fillohen këto punime, Xhamia e Madhe e Tiranës do të jetë `Xhamia më e Madhe në Ballkan`. Për shkak të sajesës së pengesave `më të mëdha` se vetë emri i xhamisë, deri më sot për ndërtimin e saj nuk është hedhur dot asnjë lopate dhe’.

Politikanët ndërtimin e xhamisë e kanë parë gjithmonë si një investim të frytshëm elektoral dhe nuk janë munduar ndonjëherë për zgjidhjen e ngërcit për ndërtimin e saj. Shkak tjetër gjithashtu është se projekti i xhamisë është më i madh se vetë siperfaqja e tokës së ndërtimit si dhe strukturat e Fetullah Gylenit që uzurpojnë/kontollojnë Komunitetin Mysliman të Shqipërisë mundohen pa reshtur që kjo xhami të mos ndërtohet nga dora e Turqisë.

Shpresat tona u ndezën sërish me deklaratën e Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama se,`Ky fundvit nuk do të mbyllet pa u hedhur themelet  e Xhamisë së Re`. Edhe sipërfaqja e tokës shtesë e cila ishte e nevojshme për realizimin e plotë të projektit u zgjidh duke shtetëzuar sipërfaqen aty ngjitur. Ajo që ka mbetur akoma për tu zgjidhur është përballja me kamesat (pengesat me këmbë) që do të hasen nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë të komanduar nga Gylenistët.

Ndërtimi i xhamisë u mor përsipër të ndërtohet nga KOMASH SH.A. në pronësi të Fondacionit Fetar të Turqisë (Tyrkije Dijanet Vakfë). KOMASH, përpjekjet për tu vendosur në Shqipëri i filloi 1,5 vite më parë, por Degën e saj arriti ta themelojë më Dhjetor 2014.

Ky ishte dhe momenti ku Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, i uzurpuar nga Gylenistët, hyri në lojë. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë i kërkon KOMASH-it që të zëvendësohet Ahmet Gjinishi, i cili deri në atë moment mbulonte shërbimet financiare kontabël për shoqërinë dhe në vend të tij të vendoset Aida Albajrak e njohur me dashamirësinë dhe afërsinë e saj me Gylenistët. KOMASH e pranon këtë ofertë dhe fillon ti marrë këto shërbime nga Aida Albajrak.

Dihet tashmë që Aida Albajrak mundohet që të gjithë punët t'i kanalizojë drejt stukturave Gyleniste nëpërmjet burrit të saj. Aida Albajrak është gruaja e Tahsin Albajrak-ut, i cili ka qenë drejtor prokurimesh pranë shkollave turke në Shqipëri.

Tahsin Albajrak është nga personat i cili vazhdimisht ndihmon dhe mbështet strukturat Gyleniste në Shqipëri, qoftë në mënyrë materiale apo në mënyrë shpirtërore. Faqja e tij e Fejsbukut është tejmbushur me postime kundër qeverisë turke dhe Partisë AK, si dhe postime te tjera që propagandojnë në favor të Fetullah Gylen. Për Tahsin Albajrak pretendohet se ka lidhje të ngushta me Atashehun për Cështjet fetare në Tiranë, Shqiperi, TIKA-n si dhe Atashehun Ushtarak turk.

Pjesa interesante e kësaj cështjeje është se të dy personat të cilët japin shërbime financiare qoftë paraardhësi Ahmet Gjinishi apo pasardhësja Aida Albajrak kanë qenë ortakë bashkë dhe punonin në të njetën zyrë. Cifti Albajrak ka qenë aq shumë të lidhur me strukturat Gyleniste sa që edhe biznesin zyrë kontabiliteti e përdornin për të mbuluar mbledhjet që bënin në ato ambjente.

Ahmet Gjinishi duke mos qenë dakort me përshkallëzimin e lidhjeve të tyre me strukturat Gyleniste në nivelet e biznesit, i dha fund bashkëpunimit me ciftin Albajrak. Pas pak kohe pas ndarjes së tyre edhe KOMASH me propozim të Komunitetit Mysliman i dha fund marrëdhënjeve me Ahmet Gjinishi-n dhe shërbimet fillon ti marrë nga Aida Albayrak.

Pushtimi i strukturave Gyleniste nuk mjatohet vetëm me këtë, por edhe personi i afërt i kompanisë KOMASH SHA, S. i cili ka detyrën si përkthyes, është një emër që tërheq shumë vëmendjen. Ky person deri pak kohësh punonte pranë Atashehut për Cështjet fetare. Njihet me pjesëmarrjet e tij në mbledhjet periodike të organizuara nga strukturat Gyleniste nëpër Shqipëri, si dhe me afërsinë e tij me kupolën e këtyre strukturave në Shqipëri, sidomos me Abdullah Fëstëk, me detyrë përgjegjës për Shqipërinë.

Pushtimi Gylenist ka dhe një dimensionin tjetër që quhet ICE, firmë kjo që ka marrë shërbimet Audituese, por ne nuk kemi hapësirë ta trajtojmë këtë javë. Lidhjet e firmës ICE me strukturat Gyleniste si dhe punët e tjera që kryen Tahsin Albajrak në Shqipëri, i lemë për javën tjetër.

Deri atëherë pyetje tuaja le të jenë: KOMASH duke qenë një firmë e huaj, nga i vijnë këta emra që janë pjesë e strukturave Gyleniste? Nga kush u janë referuar këta persona? Kush po mundohet që të ushqejë strukturat Gyleniste me Zekatin, sadakanë dhe fitrin e mbledhur nëpër xhamia? Pse të gjithë këto emra, në një mënyrë apo tjetër, kanë lidhje me Atashehun për Cështjet fetare në Tiranë dhe Komunitetin Mysliman Shqiptar?

Shënim: Jemi përpjekur të kontaktojmë secilin person apo institucion të lartpërmendur. Këto informacione i kemi ndarë edhe me to’. Për ato që nuk kemi arritur ti kontaktojmë dhe që kanë qëndrime të ndryshme nga tonat, janë të lutur të shkruajnë në këndin e gazetës sonë.

 

*Autori është analist i Ballkanit, ky shkrim është shkruar për të përditshmen Yeni Akit në Turqi, pranë së cilës autori është kolumnist i rregullt

67 Komente

Tobestrafkullah si nuk gjeten karar kto njerez!

thoshte i shkreti Xhemol Tafaj, do e boj Tironen si Kajren.

Kajreja ua breu bilen Bradherhudave te Erdoganit.

Thashe une, vetem bordellot mund ti shpetojne keto djemt nga martirizimi. Zaten edhe ne Perndim pranej shkaterrohen moralisht keto, se tjetra i buzeqesh, po nuk ia le. Po me qeshi o lla! smiley

Presim me kersheri pjesen e dyte te telenovelave turke.smiley

eshte serial......

Pushtimi Gylenist ka dhe një dimensionin tjetër që quhet ICE, firmë kjo që ka marrë shërbimet Audituese, por ne nuk kemi hapësirë ta trajtojmë këtë javë. Lidhjet e firmës ICE me strukturat Gyleniste si dhe punët e tjera që kryen Tahsin Albajrak në Shqipëri, i lemë për javën tjetër.

......vijon.smiley

Prit nji minut tani, me sa kuptoj une:

Sulltani (Erdogan) eshte Vllaznia Islame

Po Gjyleni cer o? Reformator modern?(edhe miliarder)

 

Following the pattern of the evangelical movement in the United States, the FGH grew dramatically in the 1980s. Gulen espoused a Machiavellian approach to democracy, saying to his followers in a message broadcast on Turkish TV in 1999 that "every method and path is acceptable [including] lying to people." In the 1990s, the movement gained political power by throwing its weight behind various governments, which in return appointed FGH members to prominent positions in the bureaucracy, including the police and the intelligence branch.

In the late 1990s, Gulen went head-to-head with Turkey's military -- and lost. The clash between the Islamist Welfare Party (RP) government, which was supported by the FHG, and the military was at the center of this conflict. In 1997, the Turkish military orchestrated a public campaign against the RP. With pressure mounting against its rule, the RP government stepped down. As a result, members of Islamist movements, including those belonging to the FGH, were purged from their posts in the bureaucracy and the military.

When the Turkish courts charged Gulen with corruption and anti-secular political activities in 1999, he fled to a rural compound in Pennsylvania. Although he was later acquitted, Gulen has never returned to Turkey.

WTF! smiley

Follow the money...fatkeqsisht. Se mos i dergum ne lek fukarejve myslimane qe te benin Namazgjane.

Ahmet Zogut t'i hame mootin!

Gjynof qe e mylli si e mylli, por per ca gjona, te thashe se cfare...

Eh more Gjergj Kastrioti I munde me shpate dhe perseri kolonet turq po te poshterojne ne mes te Tiranes.

Welcome ne Tiranastan!

vetem ato minarete sikur ti kishin bere me te ulta

Me nje gugllim te shpejte, rezulton qe kjo gazete qenka ultra-konservative, antisemite,  madje edhe qe i ka bere nje shkrim homazh Bin Ladenit pas vdekjes se tij. 

Nderkohe qe premton per me shume 'dirt' javen tjeter, s'besoj t'u kurseje dozen eperditshme te racizmit lexuesve te perditshem raciste:

The May 20 front page headline of ultra-conservative pro-government daily Yeni Akit, in which the owner of the Soma Coal Mine Company was criticized for having a Jewish son-in-law, has sparked outrage on social media, with many users denouncing “hate speech.”

 

Në kryeqytetin e Shqipërisë Tiranë, e vetmja xhami që i ka shpëtuar gjëmës së regjimit ateist të Enver Hoxhës, është Xhamia e Ethem Beut. Kjo xhami nuk është e mjaftueshme për Tiranën. Faljet e të Premteve dhe Bajramet falen nëpër rrugë. Për këtë qëllim në qendër të qytetit të Tiranës, në sheshin pranë ndërtesës së Parlamentit që nga viti 1993 patën filluar përpjekjet e para për ndërtimin e një Xhamie të Madhe

Si ka mundesi te mos jete mjaftueshme ? Eshte rrit numri i popullsise apo i besimtareve ? 

Pse vine nga Maqedonia dhe Kosova tek Xhamia e Tirones nuk eshte faji i kapacitetit te xhamise ! 

As kishat nuk jane te mjaftueshme per te ul te gjith njeheresh, prandaj dhe njerzit rrine perjashta me qiri ne dore. Per ate pune, as vet shetitorja nuk eshte e mjaftueshme, sic edhe e tregojne fotot. 

Po kshu eshte kur zoti te prano me u fal vetem me i ore te caktume. Nje minute vone dhe tak, ul qepenat. 

Keto menjane, nuk duhej leju asi kishe e xhami brenda unazes se madhe. Poplli ka nevoje per objekte kulti bashkohore, normal, po Tirana o bo kala dibronce! Pordhen e rojes se ministrise se mbrojtjes e mba shenim dhjaku dezhurn, dhe se shpejti fenden e gjyles se rradhes do ta gjesh te pershtatur ne ligj. 

Dmth per cdo Soros ka nje Gjylen, e per cdo Anastas paska 10 gjyle te kalibrit te larte? Ore, e dine kete pune cunat e peshkut? Se nderhymja e hujshme ne punet e fese nuk tolerohet ketu ne peshk!!!

Po pra, Anastasit i marin gjak ne vetull...

Ti thu qe gjyleve do ti ferkojne format? Jo o Ron jo!!! Jon parimor cunat e vllaznise!!! Per fe e per atme nuk bojne leshime!!!

“Nuk më intereson nëse vdes për të arritur në Europë, unë do të bëj të pamundurën për të mbërritur atje”, këto janë fjalët e një 23-vjeçari libian, por si ai, ka shumë të tjerë. 

Po ceshte kjo pune o grave. Jane gati te vdesin njerezia vec te mberrine ne Europe. Thua mos te dine gje keta per ato vendet e bekuara arabe ku hurmat kullojne mjalte dhe ezani kendohet nga bilbile?  

smiley

ik ere dreq ahahahah

Perset sikur kishin qit i diagnoze te re per keta..."western-struck" nese do ja linim AC/DC ta pershtate. 

Shif se ca nga keto jane si ajo hurma harabije qe Qazim Mulletja kishte frike se ia kishin vone ne zyre. Zorret tha, var n'mur si marimonge...kundrat mrena m'dollapt...

    Rono, 30 vite me pare po ne kete vendin, qe shume i bene moone, por sepse u mbeti ne turi ku vane , ishte hieja e nje " cobani" , qe keto lloj objektesh per parazitet dhe derbederet i kishte kthyer ne ...magaze, ku punojshin njerez.

   Sot , kur jemi hapur kater kanatash,  tete grupacione vetem te fese katolike dhe nje i Korese Jugut, e vertisin Biblen ne te gjitha pozicionet e hapesires.Ca e presin te vije e ca thone se ka ardhur.Une vete nuk kam pare gje...! Ato ortodokset me stoike, por me terheqjen e njetrajteshme, ne vijen  tere tela e gjemba greko- ruse, jane nden sherret e " patrioteve" dhe pseudopatrioteve te cilet ne teresi i perkasin dhe i sherbejne dreqit e te birit, por jo mbrodhmerise kombit.Ajo  katheaftu shqiptare, ka met jetime vec ne nje naije te Elbasanit, balle bindjeve anadollake me sherre pushtetesh , atyre turko- arabe.

  Shkrimi i mesiperm nuk ka te beje fare me kete popull te mjere, por me fushatat politike te ish Perandorise, te ciles Sali Berisha ja shtroi me shilte rrugen per tu ulur kembekryq ne ish arnautistanin e dikurshem.Sot po populli qe nuk kthente as koken nga keto shtepite e dallkaukeve  qe kane mbire cep me cep si kepurdhat, eshte i ndare ne arnaute, felahe, mullahe, te jezuit, te kishes Krishtit, te ungjillit, dhe domozdo, ka plot te radhes tende.... edhe te shejtanit ! Bilez mund te pohojme pa frike se kaluam nga ateizmi brilant i Enver Hoxhes, ne shejtanizimin perfekt te shoqerise me psojat qe ty e plot si ty u ka vene cipen...per te mos e pare hic derexhene e renies kombit ....ne fund fare! 

 Mu me vjen keq per ty , ( dhe nuk je i vetem) qe pikerisht ne zemer te Amerikes dhe nuk po merrni vesh se feja traditcionale e te gjitha kulturave....ka marre fund  njehere e mire.Kemi boten e keqe ku ne teresine e saj te tille nuk mundet te pranoje  llogjika....... se paska fe te mire.

Ne se dhe ti nuk e ke kuptuar se e vetemja " FE " e mire eshte feja e vetvehtes, ahere mund te te justifikoj kur ben pyetjen pse njerezia iken e iken per drejt ....te panjohures , mjerimit edhe me te zi...

Ka vec nje dite qe i bashkon  kapsopolitikanet te gjithe ateiste ne thelb, per syrreti inxhihan ( per faqe bote) ...

  Dita e hashureve ...! 

 

Ore nuk e lexoj me transkomentet e OidrizO ne mes bullshitit psikedelik, ku ka humbur, e vrane apo u vetvra?

 

I have a dream, te bejme nje spital qe te jete shembull ne rajon, te bejme nje kampus universitar qe te jete shembull ne rajon, nje qender kerkimore qe te jete shembull ne rajon, te bejme nje biblioteke qe te jete shembull ne rajon,te bejme nje park femijesh qe te jete shembull ne rajon...

 

Me halete qe kemi ne krye, e vetmja shprese eshte te bejme halene me te madhe publike ne Ballkan. 

ca eshte kjo mani me qene shembull? le t'i bejne e te jene funksionale pa le t'mos jene shembull.
Ke ari i tytes s'pushkes dhe sofra bosh kena ngel ala

E lexove artikullin ti apo...

Komenti eshte meqe duan te kemi rekordin e xhamise me te madhe ne rajon, e ne duam rekorde te tjera brenda mundesive gjithmone

Qe komuniteti mysliman eshte kap prej kohesh prej qarqeve turke kjo dihet dhe eshte nje fatkeqesi shume e madhe. E vetmja gje pozitive ne kete fatkeqesi eshte qe e kane kap keta opozitaret e sulltan Taipit qe nuk mbahen si te fiksuar pas idese se rikthimit te perandorise osmane ne Ballkan.

Sidoqofte me kete nivel cope-cope patriotizmi (vetem folklorizem per futboll e asgje me shume nuk kemi ne kete fushe) eshte veshtire te presesh nga besimtaret qe te pastrojne komunitetet fetare nga influencat e rrezikshme nga jashte. Ama mund te presim qe te pakten te flasin shqip keta besimtaret e te mos ulen kembekryq me armiqte e shqiptarve.

kto ti te gjitha i ke wishful thinking. kto ndarjet turq te rinj e turq te vjeter, turk me i mire e turk me pak i mire, e kto percaktimet me qarqe e dy pi r katror e s'di mo se ca, kallxojn nji shpyrt dede e sinqeritet qe vleren ne fair market (meqe ke punu ne bank, ne mos gaboj) e kan diku me posht se dy cent. 

nuk pretendoj me te kthy menien, se ktu m'peshkt nuk vihet per at pun, por sa me te thon qe kjo qasje e ky lloj ideali qe ke esht pa krye. Maje mend kte e pas nja dy dekadash, belqim me kujto. robi nuk e prano kurre nji jete te ndrtume mbi premisa te gabume (shif veteranet e luftes, mbase brezi me fatkeq dhe me i humbur edhe se ai qe i thoshin brez i humbur), kshu qe edhe un pra, nuk kom naj pritshmeri nga kjo an, thjesht per respekt reciprok po t'i them kto, dhe per at momentin mas 20 vjetesh, per at sekonden kur thu "kishte te drejt kopili... po ca me bo"... smiley

 

meqe flasim per xhami un qe banoje afer njeres a mund ta hedh ne gjyq per ndotje akustike ?

Ndotje akustike...hahaha! Po ç'ndotje mer r.v? Decibelët e burive të tyre janë helm i gjallë, fizik dhe moral. Moral, sepse unë jam ateist dhe kam alergji nga këta fetarët që kanë krijuar zotin, por para Europës buritë luftënxitëse të tyre më nxjerrin si të jem kokrra e myslymonit.

Po ti sa te harxhosh gjithe ato leke neper gjyqe jepi mo mire hoxhes i dhjetmileksh qe te mos e trashe zonin shume.

Paske ngel ne vitet 90 ti se tani hoxha me blen mu.. hoxhallaret ne ditet e sotme kan piceri e supermarkete 

nese ke verejtje per zerin e hoxhes, shko ne Iran, vetem atje nuk ka autoparlante smiley

(serizisht kjo!)

eshte oservim i drejte ky qe ben, po mos e neglizho dhe beji izolim shtepise po se ke bere akoma, se do te levizi kokrren e grurit altoparlanti aty...

Ke pazari ri? smiley 

Ke rruga Kavajes. Kam kalu nja dy here aty rastesisht dhe pastaj nderroja trotuar se kisha frike se po me merrnin per nizam e po me conin  ne Jemen. Po keto xhamite me autoparlant jane sport i rende shume. Mu per vete qe ne vitet 90, ne fucking five o'clock in the morning me zgjonte xhamia e Ethem Beut se e kisha shpine ngjit. Dhe qelbesira nuk kendonte as vete qe te pakten te ngushelloheshe qe dhe ai po vuan, po e bonte zgjimin tim me casetofon. Qe atehere filloi interesimi im per Knights Templar. smiley 

smiley

ah ktyne osht per t'jua hy me hislla shalve, po ca me bo, jon shum, na e hyn ato ne, dihet, pranej hik sic hikem (une me perpara, se po t'i kisha nigju, masa ne tru do ishte e pariparueshme), verdho e mo e kthe mo koken mrapa. gjasat e vizites ne qytetin e lindjes dhe te siperfaqes me te dashur ne planet, prej ksaj qe po folim, u ulen roncem fare. ma njulte ushten ajo xhamija e vores qe te dilte sa boje i cik rruge nga rinasi, po edhe u perballonte. kurse kjo osht shum. thanks, but no thanks.

edhe i gjo: po te kishte force mallkimi, do u jepsha munxet kujtdo qe ndertonte objekte kulti te cfaredo feje, mrena unazes. nuk morin shembull nga bektashit, qe e kan fiks ku duhet qendren, kush shko, shko per hesap te tij, gjynof qe kan heq varrin e naim frashrit dhe objektet personale te ali pashes qe aty, po hajt mo, se s'ka gjo te persosme ne bote.

gojet e liga e thone se pritet nga dita ne dite qe makinerite qe hapin themelet te ndeshin ne nje germadhe romake. Si rrjedhoje pritet dhe nderprimi i punimeve. 

s'e di. jo se ka naj rendesi, po ktu varet ajo qe un do menoj per edi ramen. e dhjeu me ato ikjet neper xhamira, dukme kujtu qe po bo naj gjeopolitik te modhe - se kshu kujtojn kta rr e k tane, sa hypin cik ne hyqem, po te gjithe, e, jo vetem nji e dy: esht skandaloze, enveri enderronte internacionalen e katert dhe ai mbreti i saj, sala edhe donte me u bo skenderbe, edhe na conte te konferenca e larg-qofteve, tos nania i jepte men europes qe si duhej te silleshin me SHBA-ne... smileysmiley

yfff, era zylyf.  po boj nji grom pun Rono. boll kontribuova per te miren e memedheut. t'kishin bo te gjith kaq sa un, do ishte shqipnija si libani para shkatrrimit nga perendimi.

si libani para shkatrrimit nga perendimi.

smiley

 

me bone kurioz per ket shkaterrimin nga perendimi. 

Kto o vlla thone Libanin e shkatarrune palestinezet, sirianet, sunitet, alauitet. Perendimin nuk e zuni njeri me goje. Nuk e di nga po i mer kto informata por te kisha sygjeru te tregohesh pak me i kujdeshem.  

smiley

sa zakon t'keq e ke ket smiley

ti je dhe ne tempullin e diplomacise dhe te DIJES, o vlla.

ti boj si te dush...shkaba gati e ka sindromen e radhes. 

shkaba tu bo telemedicine smiley

ymer o zot, ymer!

Kapeni icik kete cthote ky strategjisti Turk.....Rruga e ballkanit per BE kaloka nga Stambolli, dhe e thote mu ne qender te Berlinit pa ju dridhur qerpiku.  

na shkoi jeta tuj prit tubacione smiley

Do na bashkoje tubi rusit dhe i turkut, kupton ti smiley  Nejse pa dale nga tema sikur i kishin ofruar nja $5miljarde Tsipres per te kaleruar tubin.

Panajot Llafazanin degjon ti mo!

Arto, nje gjerman, qe darkuam me disa shoke , me habiti se tha: Mos shpresoni shume se  nuk ka per tu be TAP- i ...! 

Nisem prej aksiomes qe ...gjermani ...nuk ha ....kot ! Ndaj u brengosa.

Ca jane "kanxhat"? 

Ganxha, apo ndonje gje tjeter? Apo rrezik e di kabim une dhe me k shkruhet dhe lexohet me g? 

Tashi, me mire turki them une, se harapi. 

Turki ka Shkollen Hanefi ne mos gabohem ne praktike, jo Wahabi. Ne ate version te islamit kemi pranuar, me ojna me lajle lule. Jo ate arabin me mure gelqere dhe me t'preme dore per shoplifting. smiley

Mire do ishte qe leket ti jepshin vete keta besimtaret tane, por ata nuk japin. Keshtu qe po pranuam frangat e kaurrit, do pranojme edhe lirat e turkut, Pashko Vasa notwithstanding. 

 

 

Po pra.  As une nuk e kuptoj si eshte e mundur qe numri i besimtareve shtohet sa nuk i nxe xhamia po doren ne xhep nuk do ta vere asnjeri.

Mesa duket punon ai proverbi tosk : kur s'ke kandil ne shtepi, s'te quhet sevap ne xhami. smiley

Por per keta qe po hedhin mexhitet per xhamine me te madhe ne Ballkan, une do aplikoja nje tjeter proverb, kete rradhe jo tosk por lab:

Beri te hape nje krua, 

Kroi i duall kserua (pa uje)

As sevap, as mut s'ju shkrua. smiley

smiley

ps. sa per t'thon qe nuk iku pa u von re.

te gjithe ata qe te maskuar nen integrimin much nanist,villnin vrer ndaj patriotizmit shqiptar,ti gezojne xhamite e gylenit dhe kishat e janos!

duke qene se vetem atdhetarizmi eshte ne gjendje te mbaje nen kontroll pushtuesit greko-turq,jo me kot u luftua  nga lubonjizmi, per ti lene rrugen hapur gyleneve .

nje njeri pa identitet kombetar ka vetem dy rruge, ose do te behet mucnanist, ose gyleno-janullatist.

 

Ja dhe Rama e filloi te perveshe menget dhe i thote troc gjerat ke Al Jaazera.....Nq se alternativa Evropjane  bllokohet kemi dhe alternativen tjeter te Shqiperise Etnike.

Interviste interesante, shpresoj qe admin ta botoje te plote

Kete variantin e lojes me dy porta e provoi edhe Berisha andej nga 96, po si doli gje. Jo po do behet Shqiperia, thote Shkaba. 

po c'shqiperi etnike  thua!

po shqiptaret ku i ke?  njani thot turk,tjetri latin.   kur te kujtohen integrimsat tane per shqiperine etnike do jemi bere si libani!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).