Sot jemi mbledhur sërish përballë selisë së institucionit nga ku e ka origjinën shkatërrimi i jetës universitare publike: Këshillit të Ministrave të Republikës së Privatëve. Kjo qeveri, pas një procesi okult nga ku u përjashtua shumica dërrmuese e universitarëve, ka miratuar në mënyrë tinëzare projektligjin e arsimit të lartë dhe ia ka dërguar për ligjvënie parlamentit.
Projektligji përbën aktin më të pacipë të shpërdorimit të fondeve publike. Për herë të parë në historinë e Shqipërisë, shteti do të mbajë me para institucione private fitimprurëse, të kamufluara tanimë në të ashtuquajturat universitete publike të pavarura. Nga ky proces kokëposhtë rishpërndarjeje, universitetet publike do të varfërohen edhe më.
Për t’u mbajtur në këmbë pas zvogëlimit të mbështetjes financiare shtetërore, universiteteve publike do t’u duhet të rrisin edhe më ndjeshëm tarifat studentore duke e kthyer shkollën në hapësirë ku do të pranohen vetëm të privilegjuarit dhe të varfrit aventurierë që do të guxojnë të hyjnë në borxhe.
Për t’u mbajtur në këmbë pas braktisjes shtetërore, universiteteve publike do t’u duhet të transformohen në dyqane të rëndomta diplomash dhe qendra marketingu.
Po shkatërrimtaria qeveritare nuk mbaron me kaq. Si të mos mjaftonte varfërimi i universiteteve publike, qeveria kërkon ta kapë për fyti organizimin universitar duke futur burokratë besnikë të saj në trupat më të larta administrative dhe duke përjashtuar studentët nga procesi i vendimmarrjes.
Ne nuk jemi mbledhur sot këtu për t’i kërkuar a lypur ndonjë gjë qeverisë. Për ne qeveria është e kapur dhe funksionon si instrument i interesave private. Ne jemi këtu e do të jemi përherë e më të shumtë e të vendosur për t’iu zotuar njëri-tjetrit se do të bëjmë gjithçka që na lejojnë idetë, besimi dhe vullneti ynë kolektiv për ta detyruar qeverinë dhe shumicën parlamentare që të ndalet.
Ne do të jemi këtu derisa shteti të taksojë privilegjet për të financuar universitetet publike. Ne do të jemi këtu derisa shteti të nisë një proces uljeje të tarifave studentore deri në arsim publik falas. Ne do të jemi këtu derisa shteti të shtojë fondet për përmirësimin e kushteve të jetesës së studentëve. Ne do të jemi këtu derisa shteti të heqë dorë nga prekja e vetëqeverisjes universitare. Ne do të jemi këtu derisa universitetet të udhëhiqen nga universitarët, bashkërisht studentë e pedagogë.
Deri në frymën e fundit do të jemi makthi i qeveritarëve të kapur. Ëndrrat e tyre janë makthi ynë. Ëndrrat tona janë makthi i tyre. Ëndrrat tona janë më të forta. Studentët e bashkuar kanë për të fituar!
Lëvizja Për Universitetin!
Tirane, 8 prill, 2015.

52 Komente

Me sa takime, thoni ju, kane per t'a bo gol ( kshu, greve urie) keto qunat dhe gocat?

anarkizem ky i lubonjes? problemi tend dhe i shume te tjereve eshte qe akoma nuk keni arritur te njihni normalitetin. ate qe po shpreh lubonja ne video. e qe shpresoj te mos mbetet vetem te plotesimi i kerkesave te studenteve lidhur me universitetin, por i te gjithe popullit lidhur me organizimin shoqeror.

 

Kam frike se e ke keqkuptuar albanon; 'anarkist' ai e perdori pa me te voglin sens pejorativ por fiks ne ate qe edhe ti me te drejte e quan: kerkesa per organizim shoqeror. Por me sa duket, problemi kryesor i botes qe jetojme sot eshte para se gjithash semantik, prej nga dhe denatyrimi i fjaleve te tilla si 'politik', 'anarkist'  etj etj

 

jo, jo. thjesht i vura ne dukje qe ajo qe po ndodh aty nuk ka te beje me anarkine, por me normalitetin. pra termi "anarkist" ne lidhje me ate qe po ndodh eshte komplet out. e kuptova qe ne fillim qe albano simpatizon me levizjen. smiley

nuk jam kondra, por defino normalitet, jo cdo intelektual qe vegjeton rehat neper mediumet tona do mund ta bente nje gje te tille, dhe per me teper pa ndonje qellim protagonizmi. Ndoshta per lubonjen qe vjen nga nje e kaluar anti konformiste(nese mund te thuhet) eshte normal.

kape intervisten e tij te agon qenel se fundmi, per ta kuptuar me mire.

normaliteti eshte te protestosh kunder vendimmarrjes se gabuar. lubonja si individ per mua eshte njelloj si gjithe te tjeret. ne rastin ne fjale po del e po proteston edhe pse sjellja e tij ne situata te tjera mund te mos jete e kulluar. e per rastin ne fjale po sillet me mire se gjithe ata qe nuk protestojne.

per mua eshte anormalitet, normaliteti afron me teper me konformisten, ate qe nga shumica pranohet si jo e gabuar.

Pra rrofshin anormalet per mu, qe prishin normalitetin, pra protestojne.

Vij re se dhe lubonja te ajo video me shume ben thirrje per proteste ne gjeneral, pra per institucionin e protestes, anarkizmin, se sa ve theksin te rendesia e kauzes aktuale, qe per mua eshte shume e rendesishme; roli i universitetit si zhvillues dhe motor i mendimit ne nje shoqeri cenohet, alfa. SHife videon ne detaj, dhe nuk do te duket dhe aq normal.

Ne kete aspekt lubonja nuk eshte dhe aq intelektual, me po aq zell ka dale dhe ne kauza ekologjike si plehrat e lumenjte.

kauza aktuale eshte vetem nje ceshtje nga shume te tjera. e nese nuk duhet vene theksi te JO-ja, kur duhet thene JO, na mbetet vec te themi: rroft shoku/zoti kryesherbetor.

pa proteste (cdo lloj forme te saj paqesore) kunder se keqes, behesh bashkefajtor.

proteste per hir te protesten pa mendim dhe qellim eshte si qitje ne drejtim te paditur, pervec masturbimit momentan nuk sjell gje tjeter.

 Ceshtja eshte qe eshte me teper se sa vetem nje ceshtje nga shume te tjera, duhet kuptuar kjo, perndryshe do kaloni nga vecantia e nje kauze te izoluar te tjetra sa per tu gjendur ne loje, pa kuptuar cfare i gjeneron keto kauza.

me kaq mbaron dhe bashkebisedimi im me rinine e rrembyersmiley

 

Tek kjo video, gjeja me e bukur qe me pelqeu me shume ishte ajo thirrja e germazit qe i drejtohej Lubonjes: "NGREJE ZONIN!"

Lubonja for Cowboy!

Rrini urte aty mos bezdisni qeverrrrine. Tashti e gjetet ju qe po behet dhe bashkimi kombetar. 

kan dal gjith ngelsat ne bulevard.... kur te vij dita provimit, le te kendojn marsejezen

beeches

i mban dot per vete c'thua per te tjeret?

ata te pakten nuk fshihen pas karriges, xhepit te babit/mamit, apo aftesise per tu robotizuar (marrja e provimeve, institucionet etj etj).

 

paska fol ene lubonjka smiley

smiley

per arsimin, flet kokrra e sharlatanit!

dil e fol ti, kokrra seriozit. smiley

well, e kunderta e sharlatanit nuk eshte "serioz". njishtaz kjo. msoje. smiley

e dyta, un nuk flas ne mexhlise ku nuk kam gje per te thene.

mirpo kto jane gjera qe nuk para cikin andej. atje flet edhe sazan guri dhe robt e degjojn gojehap smiley

se pari faleminderit per mesimin.

se dyti nuk te duket vetja ne te njejtin mexhlis ketu?

me duket. dhe ky lokal kete muzik ka. 

po prite tjeter, i bi si me shku ne mekdonalds me nigju opera. smiley

ketu, te kjo tema behet fjale per problemin e prones ne lidhje me ndergjegjen. shembuj me lokale e degjime operash (supozoj me pagese per arsye prone) jane pakez jashte teme.

do heshtim tani?

ca e keni ket menyre komunikimi, mer? a do heshtim, thote. pikerisht ai/ajo qe te nderhyn ne muhabet.

mire e ka bradi; vertet harron robi pas 20 e kusur vjetesh largu se si komunikojn robt atje. po pranej shkojn punet corap, tha edhe xha Sulo.

mos ua ve re! 

E kane nga humbja qe i pret ne qershor. Me te kalu qershori ke per ta pa qe do tu rikthehet xhentellmenlliku. 

problemi yt eshte se gjithe budallekun tend e sheh vetem te te tjeret. smiley

ketu u hap nje teme per nje levizje qe me se fundi po ben dicka per se mbari. c'ben zotrote?nderhyn ne muhabet e kapesh me lubonjen. kur te thone: dil vete e mos boj pergojime, na jep mesime fjalesh. kur te thone: je komplet jashte ceshtjes, prandaj na ler t'a mbyllim, na tregon komunikimin.

me gjithe keto avaze or emigrant, me qafe pac veten kudo te jesh.

Po kush je ti qe dekreto budallalliqet e botes, pash Zotin!

Ku e gjen ket lloj tagri? A e kupton sa qesim flet, duke qene vetem nje nofke peshku?

Pra: kush je ti qe te ta marrim fjalen per baze? Jo me gjendje civile, as me komente zulmemedha, te cilat duan vetem tastjere dhe mungese erzi, por me pune te tuat, me arritje te tuat, mundesisht te vleresuara nga pale te treta? Pa he nje here, se mbase na del naj send interesant dhe te marrim per baze ne cfare thua.

askushi smiley

Eh, jo, ky skenar esht bere nje here. Apo heren e pare si tragjedi, dhe kte radhe per komedi, thuj.

Nuk me dukesh stof prej Uliksi, mor jo. Poooor, rezervoj te drejten te jem gabim.

Have a nice afternoon.

Nuk me dukesh stof prej Uliksi, mor jo

Ja ktu e prish ti! Mos i paragjyko njerezit o zoteri!

Akadamia e Kristalit, e Vitrinave, e UFO-s kane nxjerre Uliks e shkuar Uliksit or lum miku! 

Ore kristallua dhe vitrinua namin kan bere, po ne memedhe punojne edhe shume te diplomuar ne shkollat me te mira te globit.

gjithkush e merito perfitimin e dyshimit.

ndersa sa per ket cic-micin ktu, ajo qe une desha te ve ne dukje eshte se sa keq eshte kur kauza me gjase te drejta bien ne duar sharlatanesh dhe injorantesh. Nje fenomen i perseritur ky. Si shembuj te jap sazan gurin me armet kimike dhe uzurpatorin e medias lubonja ne cdo ceshtje qe flet, sepse ne ASNJE prej tyre nuk eshte profesionist. kaq e thjeshte. 

e tmerrshmja eshte se ne vend ta kapin me kanoce, ky tip brohoritet... ne vendin ku duartrokitet edhe rrapush xhaferri, xhanem, me duhet ta shtoj kete.

Me kete ligj rilindja i eshte fut detit n'kom. Sometimes ignorance is bliss, tha.

PS. Maje aty ke korrenti a Toma mo mire, apo ke bashkimi komtar (kur s'e ka menjen Merkeli). smiley 

Ligj me i dobet e me i keq nuk e ben nona. Ligj unikal,  i pangjashem me asnje ne asnje shtet. Asnje vend i EU nuk e ka kete ligj, as edhe nje, askush. Kap nje kapitull ligjit ketu, kap nje anglez, nje sllovak, nje amerikan, nje ligj deficient, raketik qe nuk i sherben qellimit te publikut, por te xhepit te pushtetit.

Cili i UET, pra Naim Cili, e ka bo ket muhabet e ket ligj, ai eshte mbrapa ketij dhe kjo s'osh noi gjo e re.Shkurt keta  dun me ligjeru ,me certifiku nje dore universitetesh dhe ne kembim tiu japin studneteve : asigjo si merite e dije, max noi vend ne admimistrate publike ne varesi te interesit. Keta dun me i morr leket te pastra nga pronaret e universitetete publike te pavarurara ahahhaah publike te pavarura hahaha ku i gjejne keto terma mer yahoooo!!!!

E pra, eshte i njejti model mjeljeje, vjeljeje te lekut ne emer te dijes qe nuk e kultivojne dhe ne emer te kartonit kot qe te japin si deliverables.... obobobo ca niveli ordiner qe po projektojme!  nga keq ne me keq po shkojme!

Do te kete disa universitete private qe do bejne ligjin , tarifat nuk do bien (se nuk osh treg i lire malli te pakten),por pervec kesaj do marrin dhe fonde nga shteti!!!! Universitetet shteterore apo publike do te traumatizohen me shume, ne menyre qe te mos jene konkurrence per privatin, me falni publikun e pavarur hahah,  dhe diploma e tyre te mos vleje me shume se e naim cilit. me nji llaf kanalizim leku drejt 4-5  universiteteve, uet, luarasi, nderkombetari, marin barleti e kush ka mbet noi tjeter . Keta do kene tregun dhe do jene lehtesisht te atakueshme nga ministri direkt me ane te agjensive gjoja te pavarurara, kontrollit neper borde me persona te emeruar nga ministri, e qe do te thote qe keto universitete publike te pavarura hahaha,  do te dorezojne leket me vrap sa here do kerkohen se perndryshe ... 

As me pak as me shume se Grabitje e Lekeve dhe me e keqja grabitje e se ardhmes se pjeses me te madhe te rinise qe nuk mund te arsimohet dot ne universitete europiane apo te rajonit!  e rrjedhimisht grabitje e ketij vendi. Pra asgje e re nga ckemi pare e jetuar deri me sot, i njejti avaz. Piramidat e Dijes. 

objektivat e tjera si cilesi ne  arsimim, edukim, kerkim shkencor, akademikllek e lleqe tjera jane  ZERO,asgje. 

Dava bastardesh! 

I vini të mbledhin kanoçe këta pallat që mbetën shesheve . Le të fitojnë nonji lek. Ose jepjani nonjonit nga ata të komunales me që u miratua dhe Ligji Për Eksport Kërresh .Edhe aty front pune e para janë.

Dun o shkollë o s'ka ! Jo po të kthejmë Kohën e Enverit ..Shkollë për të gjithë smiley Vallaj shumë ua kanë zgjat edhe Burijeve të teorive të LefTKopesë " se sistemi arsimor zotrie "

Edhe këtu si zakonisht do mësojmë Botën se si duhen kuptuar teoritë e LefTKopesë dhe Lubonjës sikur do pranohemi në Katojt e Vuçidolit jo në Europë !

Megjithate studentet duhen degjuar e nese ka dicka qe nuk shkon tek protesta e tyre te sqarohen. Nuk ka pse te injorohen per ate qe kerkojne.

Pash zotin me këto përkëdheli sikur me qenë Vërtetë Studentë .Ata kuptohen me km Larg që nuk i lidh asgjë me kërkesa Studentore . Bisedë midis meje e teje jo në rang Qeveritar smiley Unë nuk para i plqej biografitë siLefTKopeja dhe Babasqapi por në këtë rast duket si ai kaur evgjiti Maltez i Grevës Studentore për kambale I biri Gjin Prognit milioner , kërkesa për sistemin arsimor smiley Kujt i humbën ti gjejnë këta ?

Teoritë e Babasqapit dihen prej Kohësh me i "kalit në flakën e protestave revolucionare " e ndonjë dëngël me Kule brënda . Gjej  nji resht çfarë kërkojnë përveç "pordhëve " me Qeveri . Po kur vinë dhe këto xurnatë e PD-hit me teori për sistemin arsimor dava Filan Fistekësh që do me na mush mendjen që Lubonja "nuk është anarkist " Po çfarë është kur kërkesave me mënyra Revolucionare përveç Babasqapit nuk i përkrah asnjë ? 

Ose le të dalë Hapur kritikoj nga pozita Eurokomuniste me gjithë këta dëngërvëngërat e tjerë që dun me " na mësue or tie "

Absolutisht është një Kërkesë Politke nga të Papunë .Vuri në punë për kanoçe dhe llafosim ..ose bjeri këtej ke Ustallarët .

Te kuptova marrje, smiley por megjithate duhen degjuar sepse jane shume te rinj. Nuk eshte e njejta situate si me ata te infermierise qe ankoheshin perse paguanin me pak se tek privati.

Amon të keqen konkretisht se ti e di që jam pak këmngulës ..Çfarë DUN ..përveç këtyre bajgave me dër -vër të PD-hit që të "mësojnë or tie "

A dun sistem arsimor Privat .Qeveria vë Kushte .Le ti Plotësojnë Universitetet e Sali Berihait me Universitet dhe në Burgajet . Pse e do pasurinë ai Leka Zogu që i thonë dhe Princ Leshi vallaha ? Le ti ndihmojë , ti financojë . Ja psh çfarë duan me Kulen ose kë kanë për arsimin tek PD-hi analfabetit O halim që s'di këndim 

Për ne qeveria është e kapur dhe funksionon si instrument i interesave private..

Hajde tani dhe thuaj që nuk janë Pampersa të LefTKopesë të vërvitura me Hobe nga SHQU-pi . Përveçse janë Injorantë se nuk e kuptojnë sistemin që Përfaqëson Interesa Private smiley

Qarri o mrenë .Le të kaliten .Ata do jenë Politikuajt e ardhshëm do Allahu pa Gjilponat e Berishës . Po mos të na çajnë menderen se janë Studentë dhe kanë Kërkarje .

Flm !

Po ta thashe pra qe jane shume te rinj e duhen sqaru , ne te kundert, po i injoruan, perfunduan xhihadiste o te ndonje imami politik o te ndonje imami mjekercjap. smiley

Nese Neim Qili dhe bastarde te tjere si ai, do te sponsorizohen nga shteti, mua aq studente ne shesh me duken shume pak!!! Gjith qyteti studenti, me fis e farefis duhet te dale ne shesh!!!!

E si do i sqarojnë kur nuk thonë Çfarë Duan konkretisht përveç përc përc me Politikë kundër Qeverisë . Po në Gop të plakave vafshin .Tek mija dhe pesëqindi se nuk o keq Shkypnia për qen rrugësh Politikë . Futuni ndonjë në mes që mender Pjerdh me erë  dhe ikin vetë ata te mami smiley Ose vuruni ndonjë Polic të shohë ku e bejnë shurrën .

Shtet i Butë or tie prandaj do saliu revolucion të But ..

Po fundja kush është i ngeshëm dhe jo Polic le ti sqarojë po me finale ...Mos lehni mo Rrugëve se nuk janë ato Kohë për ham -humsa politkë ..me Universitete smiley..Dënglaxhijtë !

java pare java dyte, sheshi plot.  populli ne kembe partia ne balle

    Keto protesta jo vetem nuk me bejne tu hedh syre pa le te degjoj ca thone, por me japin dhimbje koke.Do doja tu thoshja vetem kaq ketyre sharlataneve te nxitur nga forca politike qe vazhdon te jete e okupuar nga supersharlatanet.Ore deri dje, me morine e " universiteteve kodoshe , ishit mire ju studente marioneta ? Cilat institucione te arsimit larte ishin te besushme ? Turp qe nuk jepni nje alternative ku te mund te ngulnim kurshtjen por beni mercenaret sharlatane si dallkauku Sazan Guri e Co! 

Mbushur ca radhe me te perdorur prej zagareve te politikes qe i vuri kazmen arsimit shqiptar.Nuk ka ligj te mire qe te kenaqi te paaftet te cilet nuk kuptojne ca domethene reforme.

Studentet sigurisht qe kane kerkesa te drejta dhe protesta paqesore eshte menyra me e qarte e komunikimit me qeveriun, por dy gjera me lene pershtypje te keqe :

1. Nuk i perket studenteve te universitetit publik te protestojne pse universitetet private marrin fonde publike ose pse studentet te privatit marrin subvencion shteteror. Subvencionimi i universiteteve private me fonde publike eshte legjitim, si dhe privatizimi i pjesshem i universiteteve publike kur e kan te veshtire mbijetesen thjesht me fonde publike.

2. Nese inidivide si Lubonja nuk i permbahen kornizes tematike te protestes studentore dhe mundohen ta instrumentalizojne ne proteste te natyre politike, ata nuk bejne gje tjeter vecse i rrisin piket vetes nderkohe qe shkaterrojne kauzen specifike studentore.

 

1. Subvencionimi i universiteteve private me fonde publike eshte legjitim

s'u ngopen me paret e atyre qe ngordhin per nje dipllom, dun dhe pare nga gjith te tjeret. madje kjo qenka legjitime.

2. mundohen ta instrumentalizojne ne proteste te natyre politike

po kete ku e degjove? apo se foli per demokracine lubonja? nuk e kishte per partine e saliut jo. smiley po thoshte vetem se ajo proteste eshte hapi i pare i lenies se stadit te kopese se deleve.

 

Filanfisteku e kuptoj qe habitesh kur bie ne kontakt me nje informacion qe stonon me ambientin injorant, populist e frymen anarko- komuniste. Ka kerkesa te drejta dhe te padrejta ne kete proteste.  Nuk e percakton as ti e as Lubonja se nese institucionet private marrin subvencione shteterore apo jo...... por ligji. Perderisa, ligji do kaloje ne Parlament, aty do te diskutohet nga dy krahet politike hapur, e shpresoj qe veprimtarise private te mos i merret nje e drejte se tingellon jo populiste. Ti me Lubonjen fitoni zgjedhjet dhe zbatoni reformen tuaj arsimore.

Studentet kane te drejte te kerkojne e negociojne me shume autonomi, ulje tarifash arsimore por nuk kane asnje te drejte te marrin vendime per fonde qe ndahen ne baze te merites dhe qe jane transparente e u takojne universiteteve private. Nuk eshte fusha e tyre e diskutimit. Nuk je ti apo une qe percaktojme sa shume  apo pak para merr privati se e beme njehere ne 1944. Sa per Lubonjen nuk eshte mire qe vrapon mbas cdo proteste per te korurr kapital personal politik e nuk ben perkrahje te ndershme e te paanshme te kerkesave te drejta te studenteve.

Ti me Lubonjen fitoni zgjedhjet dhe zbatoni reformen tuaj arsimore.

nuk e di c'do beje lubonja, por une jam ne proteste edhe kunder zgjedhjeve te fituara nga partia

Nuk je ti apo une qe percaktojme sa shume  apo pak para merr privati se e beme njehere ne 1944.

nese ndahen parate e te tereve, do ishte mire te ndaheshin ne funksion te te tereve, ose te pakten per nevoja adekuate te njerit a tjetrit individ a grup shoqeror. per mua personalisht as universiteti publik nuk eshte nevoje adekuate, jo me privati.

ne lidhje me lubonjen: nese daljen ne proteste do e perdore per kapital politik, une jam i pari qe do protestoj si per kedo qe kerkon kapital politik. smiley

 

Nuk mora vesh asnje llaf. Universiteti Publik mbahet teresisht me fonde Publike, nese nuk mjaftojne kerkohet me shume para ose kerkohen burime private a veprimtari private per te mbijetuar. Universiteti Privat ka te drejte te kerkoje ne menyre transparente subvencion publik ne baze te meritokracise. Shteti duhet te parashikoje mundesine e subvencionit te institucionit privat nese e meriton e si e parashikon ligji. Shqiptare shkojne edhe tek Privati e shume prej tyre kane nevoje per burse  a perkrahje financiare. Edhe privati kur edukon Shqiptare ka nevoje per fonde shtese per shkence a kerkim.

s'prish pune, i mora vesh une te tuat.

problemi eshte se thelbi i universitetit ne shqiperi po edhe kudo nuk eshte me shkenca apo dhenia e marrja e njohurive, por mbijetesa (per publiket) dhe per privatet pervec mbijeteses mundesisht edhe rritja e fitimeve.

shkences dhe shkembimit te njohurive nuk i nevojiten me universitetet. smiley

 

pytja eshte, a ka sh.ministre e arsimit diplome Kristali? smiley

kto jan budalliqet e ngelsave....dhe forumit rinor ngels te PD

c'rendesi ka nese eshte privat apo shteteror...e rendesishme eshte cilesia e universitetit

Universitetet private nuk duhet te marrin as edhe nje cent nga shteti! As edhe nje!

Nese shteti ka leke ekstra le te investoje ne sistemin part-time, sistemin "online" etj. Le ti jape mundesine shqiptareve nga te katra anet e ballkanit te marrin nje diplome te UT. 

ne radhe te pare nuk e kuptoj ca na duhen kaq shum universitete.

Duhen, se lokalet s`ecin me. 

Dhe per ndertim ne Tirane eshte bere veshtire.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).