132 Komente

Kater ekipet qe nuk kualifikohen

Atletiko M

Porto

Juventus

PSG

Tu thafte goja o gjo e keqe! U bofsh per anti-depresiv sonte (me fal Fiqo po ky u grric i pari)

Po pse merzitesh mor burre , shume keni ec dhe kaq , as vete ju se kishit menu me ardhe deri ketu smiley

Fal 3 gola per Bayern-in. A ka bastaxhi n'qarkullim? 

Te vije Komentuesi , ai ja thote basteve me gola , une e kam me rezultat ne koke 2-0 .

Oho, nuk ve baste me mu ai. Kur ishte kampionati boteror ... shkurt, mire qe jam une meshiremadh se do i duhej te sillte nje maune me vere smiley

Aha ...dmth kot vikam bast nojhere me ate une smiley

smiley

Shife icik kur te vije me kater rezultate n'koke (sipas atij) dhe n'darke t'thote e kishin fajin arbitrat smiley

Nuk e di por kam nje kshu si parandjenje qe do thote qe Bayerni maro 0-0 , po prap se prape Arbitri e ngrenka smiley

Rri mire se thashe qe kualifikohet Bajerni dhe e di vete ti si e kam gojen une ! smiley

Moooossss smiley

o bajern ti sa i modh qi je ti 

ky robi , guardiola me nje fjale , paska qen legen fare . hoqi myler volfart se nuk i sheron dot lojtaret shpejt. boo!

nejse po filloi me cic mic, perc terc verc , po ca ke mo bo tjetr, nejse si tifoz i vjeter i gjermonve qe nga 1942 smiley))) preferoj me mire bajernin ne varileshinguardiola se sa jevgjit e portobythes smiley)
 

 

O Bajerni Modh sa i Modh qe je ti, qe di me hekuros e palos ti.
 

porto nje ekip jashte vemenjes time,por me bayen-in pashe qe ishte mjaft i mirorganizum.me vjen keq per bayern-in,po dysh neshja.

barcelona,hum dhe ajo,por kualifikohet.

Porto ekip simpatik pa shume portugeze.smiley, vetem nja 2-3 syresh te tjeret jane bujtes, kryesisht braziljane.. 

ndeshjen e pare bene paraqitje goxha  te mire, dinjitoze jashte cdo parashikimi...  megjithate ne te tilla ndeshje mbetet dilema shekspiriane:   vertet,  ishte Porto aq mire, apo ishte Bajerni aq dobet..?.smiley   

mendoj qe ishte incident dhe Bajerni ka per ti vene gjerat ne vendin e duhur sot.. e me kete rast i qendroj parashikimit tim  te tema paraprirese  per  te gjitha çiftet..smiley
 

po Monakoja si paraqitet Belul?

pse tu duk keq Monako  ndeshjen  para nje jave kunder Juves ty squeri..?!.smiley

megjithate, me duhet te them qe rezultati  1-0  per ekipi italjan ne pergjithsi dhe  per Juven ne vencanti, duhet te jete i mjaftueshem per tu kualifikur..

une nuk jam duke i ndjek ndeshjet jo, me intereson vetem qe monakoja te fitoje dhe te kualifikohet.

dakord, pata thene qe  Monaco kualifikohet. dhe ne fakt lozen mire javen qe shkoi ne Itali.  me rastet qe krijuan duhet ta kishin bere nje gol..  

tani nuk di cte them.. kjo 1-0  per Juven eshte rezultat tipik  i menaxhueshem per nje ekip italjan.. te shohim.

Plas nga inoti tani moj "poshtersire" interiste!

Doni nai pike borxh ne kampionat qe te pakten te kani venin e nderit (te 7-in). smiley

me falni, une interist? mbetem tifoz i futbollit te mire. edhe pa e pare ndeshjen, mendoj se monakoja mund te beje futboll me te mire se skuadrat e kalcetos sic eshte juventusi.

smiley

Kater ekipet qe kualifikohen:

Atletiko M

Porto

Juventus

Barcelona

 

A ka njeri ketu ( qe quhet Belul ) qe e di sa osht neshja miqsore Bosna-Albania under 19 ? Osht me rendesi financiare per anen e kampit socialist (ata jemi ne). And if you'll call me a degenerate gambler...well, fjalet mrapc, domino e zeze - domino e bardhe ...smiley

Minuta 80 3-0 per vellezerit boshnjake.

Thanks brother. Po te ishe knej e kishe hallall nji adult beverage or 50. 

Qemol vlla, as qe e dija fare qe ishte kjo ndeshje sot.. me fal.smiley

With a little help from our friends ... as une po e pashe ke faqja e cfaqjeve te huja ( basteve) dhe fala barazimin per Bosnjen, megjithse e kam parlay me nja dy neshje te tjera. Thanks, though ...

Mbaroi. 3-0. Miqte duhet te ishin me te dashur po te kishin thene 1/1 +3. Koefic 5.5

Rrofsh, nuk e di si matet andej koeficenti, po aty ku luj une ishte fitorja e Bosnjes - 166. M'u duk si e sigurte se ato gjynofqaret tone nuk kon as fusha me u stervit.

btw  Qemol,  faleminderit per gringon te pa-censura... boooo, ca na kujtove, gjithe programin e RAI uno: Domenica in, Lunedifilm, Fresco-Fresco, Quark.smiley... deri te Sandro Chotti.smiley

smiley Nuk e di si m'u kujtu. Maj men edhe Carta igenica Scotex . Dieci piani di morbidezza, dieci rotti di convenienza ...ose Campari e' fantasia ... 

nja pese a gjashte a ne mos nja shtate sot, si romes e shaktarit sivjet.

Ekipet qe NUK kualifikohen
Porto
Porto
Porto
Porto

Erdh ora e te vertetes :

Bajern. Barca, Real, Juve.

Pastaj Bajern vs Real  dhe kalon Real

Barca vs Juve kalon Barca

Real vs Barca fiton Reali.

Sot sa per nje birre Bajerni vs Porto 4-1 me kushtin qe ai Dande te mos jete i pire si ne ndeshjen e Brazilit me Gjermanine, dmth me ate 7-2. smiley

Uee, me duket Dande ne stol sot. Me iku kot parashikimi. se golin e Portos do e bente autogol Dande.

Refer i ndeshjes do jete Martin Atkinson, dmth ai qe na i futi neve ne Beograd.

Kam pershtypjen qe do kete pak nerv loja. smiley

Ja kjo po qe eshte loja e Bajernit te modh, dhe jo cic micet... me ket loje 4 ha Porto...

shpresojme te kualifikohet edhe pse ka mungesa. duhet 2:0 patjeter...

gjermanet bene gol ''spanjoll'' .smiley

edhe njehere si njehere e te mbledhim mendjen smiley

3 pa nje shtylle qe zere se e shau Fiqo.

Ja edhe kualifikimi u sigurua.... belulo, Gjermanet bon gol ashtu siç dine ata... ti shiko lojen... me topa te gjate  jo me takatakaa

ahh, nuk e kape alidemso.. ''gol spanjoll''  e thashe jo per stilin tika-taka,  por sepse krosoi spanjolli nga krahu dhe spanjolli tjeter shenoi me koke..smiley

 

btw  3-0   tre gola me koke..

belulo, mos ja fut kot tashti se kroset dhe golat me koke ne futboll e kane ditlindjen ne gjermani...

or po dakord.. po nuk  eshte ai pointi..smiley    por po them qe  ishin spanjoll ata qe bene gjithe aksionin.smiley

ndersa per  muhabet e histori, topat ne ajer, krosat, golat me koke, e kane fillesen ne Angli. madje ne ligat 3-4-5.... angleze keshtu lozet  edhe sot e kesaj dite, me topa te gjate e te larte dhe  o burra kush kercen me fort ne ajer..smiley

2-0 ne 22 minuta Bayerni.
Duhet te beje edhe 1 gol qe te jene me te qete.

po jo mer se per qef tat do boj edhe dy te tjere

a ta bon qefin tani o devolli ku osht ai Fiqo kur duhet.... me siguri po fle gjume...

spectaculaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaar

Kjo ishte per Belulin se ishhte merzit me golat ala spanjol... na pra nje ala gjermon... nuk di a u kompletove tani.

4-0

Ca bohet me..

 

aha, nuk shikohet me kjo ndeshje....   dhe i thashe Pjetrit me siper, Bajerni do ti ver gjerat ne vend sot!!

Nuk di a doni mo per Belulin.....

Pa vajt 7 nuk e qujm.

Nuk di cfare diference do te kishte sikur Porto te luante pa portier...kur te do goli te do!!

ketij portjerit te Portos, kor kap ndonje top, duhet ta urosh e ti cosh ndonje kuti llokume peshqesh..smiley

haha...ta vesh bastin Under 4.5 te nje ndeshje cerekfinale champions,duke ditur edhe si doli e u zhvillua ndeshje e pare..e te digjesh qe pjese te pare??kjo ishte e sigurt dmth..lere te tjerat po ai portieri qenka edhe fatzi lumadhi..nje shtylle a dicka? hic..sikur te mos mjaftonte i bejne edhe autogol !!

me ekipin e invalideve te luftes tu lujt sot... gjysma sa kane dale nga salla operacioint dy jave para.

pa pa papapa pa ca golash fët e fët e fët e fët e fët

Se kush tha mo nolt se porto ishte ekip i organizu..... e kujt i hy n'pune ky organizim.... kur ke nji makine te blindume perpara, nji PANZZER, nuk ka organizim qe te bo dermon... Dhe jon tu lujt pa komprommis, me ket vrull do te bojne edhe nja tre pjesen e dyte...

Alo alo hallo hallo.. Hajde mor njoni qite içik ket Porton se ka ngel ka shtat dit ke gabina korrentit smiley

smiley

Tani..Portos dy gola i duhen apo jo ? smiley

I duhen 3 ,jo 2.

o fiqo e bone kete Porton sot me ia hudh nai pije freskuseje me e bo me gaz smiley

eeeee, u dhi sporti, fillun me u tall keta....

Ore se jam ne merak, a e ka pa njeri Komentuesin verdalle? smiley

Ktu ishte. Mos ka shku ne banjo se pati nje diskutim emocional me Zhardinen.

ej mire e mire flamuri shqiptar mrapa portes nojerit

eshte nje kosovar aty qe kujton se Shaqiri luan ende me Bajernin..smiley

smiley

Belul,ai tifozi kosovar eshte Kujtim Shehu- alias Edona James smiley

Dashnia ndaj   Stefan Effemberg ka bere te veten smiley

shesh jek, kapia qe te fik deren 

Do thush ti si i re ne koke rezultatit Fiqo.

Po e thjeshte mo : 1( ndeshja e pare) + x (ndeshja e dyte)  = 7 nga ku x = 7 - 1 nga ku x = 6 smiley

U rrezova keqas me parashikimet,por, me shume se bindje,ishte deshire.

mire Fiqo po mos u mshtetni te Portmantoja se e thyte fare smiley

Ja sa te zhvidhosim Portollampën smiley

Neser iken Juventus dhe Atletiko Madrid .

Ata.qe ja Kane friken juves urojne kete . 

Krahu i majte i Portos shum i lodhur u dukte sot 

Po pra se krahu djathte qe shume i fresket smiley

futboll nga mesi e poshte ka lujt sot Porto smiley

Ktij or tungjatjeta i thone DEPORTIM smiley

smiley

porto madhe gris rrjet't e veta o fiqo

smiley u qelb edhe portapotty, neeext 

hahaha..... next e? next te shofim portokalline mo mire smiley

Sna bjen nmen. Na humi portofoli smiley

porto miseria maledizione fiqo, ne gjermani te grisin edhe pashaporten smiley

Jo per naj gjo po goli i Portos ishte dy here hofsajt.

21-0 e kishte Bajerni i modh golavarazhin ne Mynih ne kete Champions Liga, pranej duhesh i gol apsaq me prish synin e keq.

Bajernit te Modh sa i Modh qi je ti do ti ngrejme nji 7ore 7lartë .

ore mire gjermani qe po "e ngave sot, te djeg shtepine neser".smiley, Porto e provoi ne kurriz.... po ai goli i pare i Berces dje qe ishte dicka fantastike, simfoni ne fushe ala Bethoven e Injestas.!! ja, dhe vetem per te pare nje aksion apo gol te tille, ja vlen te shikosh nje ndeshje futbolli.smiley

Iniesta eshte si Santa, mban nji thes me lojtare ne kurriz dhe ta jep peshqeshin para porte. shume gol i bukur i pari me te vertete.

nga ana tjeter Bajerni ate golin e trete e boni komplet me pasime ne ajer, si keto boeinget qe furnizohen ne ajer, dimension tjeter.

Si gol vaterpoli ai treti smiley

J U V E N T U S

J U V E N T U S 

Real Madrid

Real 1

Juve X2

Per 90 minuta

Real 1 Juventus 2

 

kualifikohet Reali. 

ndersa  Monako- Juve  shume e veshtire.. por mendoj qe Monako eshte surpriza, outsider,  kete sezon ne CL.  them do kulaifikohen.

Kush lu sot?

 

 

 

C'do gje  po shkon sipas parashikimit..smiley

Akoma asnje gol .

e beri reali mo, sapo..

E di por po shikoj Juven , cfare shtylle Pirlo .

Ashtu si lujti Juvja ne dy neshjet me Monaco-n, une them qe per te rujte rivalitetitn ne gjysfinale, ata 3 monstrat te lujne me njoni-tjetrin. Jo per gjo po ata kane edhe nga nje hale me tifoze e nuk gje kurre bileta me shku me pa neshjen ne stadiumet e tyre. Ne Juventus Stadium nuk gje bileta as ne neshjet me Sassuolon. Para televizorit me kete derexhe qe o Juvja nuk po na bojne dermon as trinitrinat.

Vallahi gjithe kete sezon ne CH.L. kena bo vetem nje neshje te bukur, ate ne Dortmund. Po ku Borussia e ku keta qe kane ngel. Nejse shortin te premten do e shof pa pike emocioni se nuk du te na bjeri asnji nga te 3.

jo me kot pata thene qe Monako ka me shume shance te kualifikohet... fati i Juves ishte qe Monako nuk arriti te bente 1 gol ne Itali ose ndeshja atje te mbetej 0-0.

nejse, sic e the, tashme me kedo qe ti bie Juves nga keto te tre, nuk do te kete asnje shanc. "me dhimbje vlla, me dhimbje", por diferenca e kualitetit eshte e madhe!

Ne ku t'a gjejme te eleminohet Juve, se Jo per gje po jemi kondra, po prit njehere se i bje...fole po s'the asgje smiley

 

Ok. 1 finalist e morrem vesh, Reali i Madridit!
te shohim tjetrin, pasi i vetmi ekip nga keta te katert qe do te mund te "bezdiste" Bajernin, eshte Barcelona. kalon Bajerni ne finale.... -atehere fiton edhe Champioks League!

Jo mer jo.... apo harrove qe Juvja eshte nder te vetmet ekipe ne Evrope qe i vje hakut Realit... Ata me frike kan pat Juven se Bajernin apo Barcelonen...

lere te shkuaren alidemso, kjo Juve nuk ka takat.. si ta them une ndryshe: Juvja eshte ekip me aftesi te kufizuara.smiley, shume larg nivelit te larte te shokeve.
mendoj qe arriten deri ne 4-she, i kane tejkaluar me sukses objektivat dhe mundesite e tyre.. po kaq ama.

Belulo per mu kjo ishte me pak problematikia si "zgjedhje" se te pakten do boj tifozllik i qete te te dy neshjet. Pastaj vallahi preferoja nje ekip spanjoll se Bajerni e ka myll kampionatin, kurse keto do luftojne deri ne fund. Reali para nesh dhe midis dy neshjeve me ne, lu me Sevilla dhe Valencia. Pra ka dy neshjet me te veshtira qe i kane ngel. 

Kshu qe nje 20% shonc e kemi.

oooo cdo kenaqemi me Barcaleta o fiqo,monda &co  smiley

Qeverija nuk mund te mçifet mas gishtit te Messit smiley

Goni, s'jam dhe aq e sigurt ksaj radhe smiley  Messi ka inatin e vjetshem dhe te parvjetshem.

Di vetem kaq: temen e Gjysmes se Madhe duhet ta hap Beluli. 

per Belulin jam i mendimit qe e ka meritu nji sponzorizim te perbashket per komentator live ne Cam Nou

ooo cna e kujtove o Monda se e kishim harru fare..

4-0 u pat bo Camp Nou si Tregu Cam Nou, per shumice smiley

Real -  Juve

Barcelona - Bajern

 

Real - Barcelona. 

Kush ka mend i luan nga 100 euro dhe ben pare. Kush ska fryn syt dhe ha fiq. 

Mos harroni qe reali ka filluar pikiaten. Aq e ka Ancelotti, nja 2 sezon e i del nga qejfi ambienti.

O fiqooooo..... ne Gjermani neshja e kthimit del 2-0 per Bajrenin.

Pse?

Po sepse ne Barcelone i bie Cinqo de Mayo smiley

Finalja do te jete : Bajern-Juve.  dhe natyrisht fiton juventusi 2 me 1 ne finale .. mos u lodhni kot me se eshte vendos..

Urime Bajernit te Modh sa i Modh qi je ti.

Bajerni Ngadhnjyes u shpall Kampjon i gjith Gjermanise sot dt 26 Prill 2015 ne oren para 12 minutash.

Do ti mshijm gjith ibrik e pjatanca me vlere ket sezonë.

 

Urine edhe te gjith shqiptareve kudo qe jane.

Kush ka mend luan (dhe fiton) keto sonte

Napoli-samp 1/3+, celta-real 2, reims-lyon 2, boavista vitoria 1/gol/gol. 

Gjall nbot nuk esh Mesi lojtar ma i madh se Muller-i

iFiqo, kujdes nga Barca  se kane ndryshuar raportet e forcave..  kesaj radhe Bajerni vjen si ekipi faforit qe do dominoj ne fushe me futboll, nderkoh qe Barca do mbrohet e do pres per ndonje kundersulm...  mirepo pikerisht ketu eshte  ''pointi''  i kesaj Barcelone, kesaj radhe keta kane  lojtaret e duhur per kete pune.. pra  nje treshe lojteresh sulmues  (Messi-Neimar-Suarez),  teknike dhe shume te shpejte,  te rrufeshem, qe te bejne gjemen ne  no-time..smiley

 

p.s mos me thuaj qe ste thashe..smiley

Nga keta qe siperperperperpermende vetem Suarez na prish pune me llojin e lojes qi lujm ne.

Pooor pyetja qendrore mbetet: A bo dot Barcelona mbi 7 gola ? 

?        ?                     ?

Belul, parashikoj qe Suarez dhe Messi do lujne thelle ne mbrojtje se s'kane asnje rruge tjeter per ti shpetu sulmit frontal dhe konstant te Bayernit smiley 10 ne mbrojtje, Neymar ne sulm do jete taktika 

yap yap Barcelona will get Mullered again

del barcelona Fiqo, 

edhe une bajerni du me dal, por barca ka shonse me shume, mesi bo diferencen, ndersa suarez do jete me i veshtiri per tu mbajt, nejmari ska me dal noi far gjoje ne loje se su plas trapi fare lojtareve te bajernint per lojen qe bo nejmari, tip mbledhesi kanacesh neper kazan plenash. pra bajerni nejmarin e neutralizon kollaj

del barca fiqo edhe per nje arsye tjeter, origjinali eshte gjithmon me i mire se fotokopja, bajerni osh bo si barcelona vetem breket i kane ngjyre ndryshe te kuqe bajerni dhe blu barca

megjithate ishalla del bajerni 

 

Ke kto neshjet me vajtje ardhje Bajerni të hum vathin.

Tre gola bo ne Katalunja. Muller merr penallti. 

 

Ne fenale pastaj vetem markoni zotin Taulant Balla mos shkoje ne stadjum, se eshte ters ai dreq smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).