Pas katastrofës në Marinzë të Fierit, Qeveria mund të rishikojë kontratën  koncensionare të kompanisë naftënxjerrëse kanadeze “Bankers Petroleum”. Paralajmërimi u dha nga ministri i Mjedisit Lefter Koka i cili këtë të mërkurë inspektoi nga afër zonën e prekur nga shpërthimet në puset e naftës tetë ditë më parë. Ai tha se nëse Bankers nuk plotëson kriteret e vendosura nga Ministria, nuk do t’i lejohet rifillimi i veprimtarisë.
 
Ministri i Mjedisit bëri përgjegjëse për këtë situatë qeverinë Berisha, e cila sipas tij për 8 vjet me radhë nuk ka bërë asnjë kontroll në lidhje me aktivitetin që kryen në vendin tonë kompania kanadeze.
 
“Qeveria e mëparshme nuk ka ushtruar kontroll ndaj Bankers.Do të rishikohen kushtet e kontratës me kompaninë Bankers. Nëse nuk plotësohen këto kushte, Bankers-it do i ndërpritet aktiviteti”, tha Koka

Ashtu si ministri i Shëndetësisë një ditë më parë, edhe Koka është pritur në formën e protestës nga banorët e Marinzës. Banorët kërkuan siguri për jetën e tyre në këtë fshat pasi shumë prej tyre janë të sëmurë si pasojë e çlirimit të gazit që u shkaktua nga shpërthimet në puset e naftës.

Ministri i Mjedisit Lefter Koka tha se banorët e Marinzës do të dëmshpërblehen për dëmet e shkaktuara në shtëpitë e tyre dhe në tokat bujqësore. 

Në Marinzë ka gaz metan. Drejtuesit e Shëndetit Publik: E konstatuam në banesa 

Gazi i çliruar në Marinzë nuk është dioksid karboni, ashtu siç pretendon kompania naftënxjerrëse “Bankers Petroleum”. Kreu i Shëndetit Publik në Fier, Kreshnik Tërnova, i ftuar në programin “Wake Up” në Top Channel, ka theksuar se rezultatet paraprake të analizave të fundit dëshmojnë për gaz metan. 

“Situata është shumë e rënduar nga pikëpamja e gazit, pasi me shpërthimin e këtyre dy fontanave ndihet era e gazit metan. Jo CO2, jo gaz karbonik, është gaz metan. Ne kemi bërë edhe analizat. Deri dje na kanë ardhur përgjigjet e analizave. Në disa shtëpi ne kemi gjetur gaz metan. Që nga ai moment, i kemi kërkuar menjëherë Institutit të Shëndetit Publik që të bëjnë një matje më profesionale dhe të dalin në konkluzione për shëndetin e banorëve të zonës”, theksoi Tërnova.

Sipas tij, banorët e zonës së Patos-Marinzës aktualisht nuk kanë fenole në gjak. 

Simptomat e tyre janë marrje mendsh, dhimbje fyti, inflamacion të syve e dhimbje barku, ndërsa po vazhdon monitorimi i shëndetit të banorëve. Po sipas Tërnovës, është fat që nuk ka pasur viktima nga ky incident. 

14 Komente

Po kokelopa, c'thote kokelopa per kete pune?

Apo sa te vazhdojne ti vijne cantat me para nga Bankersi asgje nuk ka per te ndryshuar.

Te mos rishikohen vetem kontrata e nenshkruar por ata specialiste vendas te shitur per 5 aspra te gjykojne....SA LEGALE JANE PROCEDURAT E NXJERRJES SE NAFTES qe aplikon Bankers.... A zbaton Bankers teknika shfrytezuese ..... respektuese ndaj ambientit dhe njerezve te pranueshme ne vende te tjera te oksidentit apo po i trajton Shqiptaret si Kavje. Fshataret nuk ankohen kot se per me teper kane histori abuzimi. Ne 1957, ne Manze ka pasur shperthim masiv ku jane shkrumbuar me shume se 50 ha toke, por pas 1980 te shkreteve u kishin rene veshet rehat ne mos kockat deri para 4 vjetesh.

Bankers duket se po pasurohet jo vetem me nafte por edhe me pasuri intelektuale, se si mund te nxirret nafta ne vende te botes se trete me teknologji abuzuese ku qeveria dhe institucionet bejne sehir. Mos tju vij zor hic, se kompanite kryesore duke perfshire Chevron paskan ardhur e larguar nga Shqiperia, me pak fjale si ka terhequr shume nafta Shqiptare. Kta cpuesit, sjane ndonje kompani integrale me histori suksesi por ngjajne me shume si nallbane financiare.  

Duhet bere Enviromental assessment e cila duhej bere para se te nenshkruhej kontrata .cdo kontrate I detyron eksploruesit ta kthejne token ne gjendjen e meparshme.

Spo flas per environmental assessment, sepse kjo popullsi nuk e di se cfare eshte...per me teper...gjate komunizmin eshte abuzuar gjithashtu kriminalisht me ambientin........Semundjet kronike duan dekada te diagnostikohen.

Po flas per praktika kriminale qe ka shume mundesi te jen te ndaluara ne oksident dhe kete e faktoj me mungesen e deshires dhe imoralitetin e eksperteve vendas. Kane nje jave qe refuzojne te deklarojne ka metan apo ska metan, kur njerezit kan perfunduar spitaleve...jane munduar te thone se kane viroza... Uji eshte dukshem i ndotur se ndryshe grate nuk do ecnin 2 km ne kembe per te lare plackat me tutje. Kur ndot ujerat e rrezon shtepite kemi te bejme me neglizhence kriminale prandaj duhet pare nese kompania ka deklaruar se cfare teknologjie shfrytezimi perdor se ka mundesi qe ndryshe ka nenshkruar e ndryshe zbaton. Megjithate, kur rrezikon shtepi e katandi, ndalon cdo gje kurse keta Bankers po thone do shperblejme cdo....Kur ta demtojne shtepine ty, personalisht, demshperblimin e kerkon ne gjykate e jo tek dera e firmes si qyqar.  

Po flas per praktika kriminale qe ka shume mundesi te jen te ndaluara ne oksident dhe kete e faktoj

Ke degjuar per fracking ti babam .eshte metode qe perdoret ne oksident.dil njehere nga Oklahoma apo North Dakota.

Po Fracking eshte i ndaluar ne shume shtete te tjera....si NY psh,  apo ska rendesi kjo. NY plot Gaz eshte po se le njeri me e cyt...le qe do besh referendum njehere......

E kan nenshkruar kta qe do perdorin metoden fracking mbi te gjitha???? Cfare kan thene ekspertet shqiptare dhe a jan lajmeruar Marinzotet????

Fracking jo fracking, po kontaminove ujin e hengre dhe Oklahoma jote po merr masa per kete pune, se i eshte helmuar bagetia me sa mbaj mend una. Lufta behet qe Fracking te mos ndote ujin, dhe lobistet e Fracking mundohen te na mbushin mendjen qe Fracking jo domosdoshmerisht sjell ndotje apo ndotja eshte aksident shume i rralle.

Problem eshte edhe varferia ne ate vend ku njerezit helmohen per nje cope buke. Vendalinjte ishin te punesuar tek kjo kompani, shoferat e boteve merrshin 250 euro rroge, rojtaret e punonjesit deri 2000 euro rroge....qe ne shtet nuk e merrnin kurre. Prandaj duhet shteti e institucionet te kujdesen per te miren publike. Avokati i Popullit duhet te mbidhte denoncimet e njerezve e te perpilonte nje rast te perbashket per te gjithe viktimat ku tja skuqte mire Kompanise. Kurse ekspertet e mjedisit duhet te pushohen nga puna e universitet ku jane arsimuar denoncuar.

Keta te bankers kane bere qejf me pasurite tona. Keta me duket se nxori ai i wikileaks atehere per ate katastrofen natyrore e ca dreqin ishte, per te cilen s'e vuri njeri ujin ne zjarr ne qeverine berisha? Kam pasur ca kontakte me keta dhe me te ndyre e me antipatike se i kane drejtoret shqiptare nuk behet. Emigrante kanadaje qe s'dine te lidhin dy fjale as ne anglisht, as ne shqip, dallaveraxhinj qe perpiqen t'ua fusin shqiptareve me shume se kanadezet vete. Kane bere qejf me salen por uroj vertet qe Rama ta mbaje fjalen per kete: ". Nuk kemi luksin që të mbyllim sytë apo që të humbasim, qoftë që edhe një litër naftë nga kjo pasuri që nuk na e kanë dhënë të huajt dhe nuk mund të na e marrin të huajt dhe të na e zhvasin si t'ju teket atyre", tha Rama. 

Nuk jane kanadeze, kompania e tyre bazohet ne Cayman Islands, por eshte e postuar si kompani publike ne bursen kanadeze e angleze vetem..... juridiksioni Shqiptar a Kanadez eshte i kufizuar ndaj kesaj kompanie. Sa per naften, kta rrezik ja kan qit fundin....prandaj mshini buzet me ate 500 milionsh qe keni marre nga nafta dhe bjerini gjykatave mbrapa tu merrni shpirtin me demshperblime qe me mire te qaj nona e tyre se nona juaj. Harroni bujarine shqiptare ne kto raste, se edhe po fituat as i her nuk e mbulon fatkeqesine qe ka shkaktuar.

Kanadeze jane, halet, kanadeze

Sa me pak di per nje subject aq me shume llomotit.

te gjiteh e dine qe meta merr leke nga bankersi , biles ka fut dhe ne pune lsi-sta aty. 

keto jane sebepe te marrin noi bakshish nga bankers. 

te tjerat jane pordhe me rigon. 

me keta soj drejtuesish te shtetit e polites qe kemi ne , e me kete administrate  shteterore qe nuk ka as minimumin e perkushtimit ndaj punes, le ta theksojme edhe njehere ndaj punes!!!! as qe behet fjale per permiresim kushtesh a kontrate etj. vetem bakshish

mendoj se te punosh ne shtet eshte privilegj dhe nder. Eshte nder te kontribuosh per vendin tend per shtetin tend. eshte mision , nuk eshte pune. nese do me bo lek e pasuri shko puno ne privat . ne shtet nuk mund te futen cdo lloj hajdutesh e qelbanikesh aty e harbutesh . por kjo eshte e kote me sot. shteti eshte kalbezuar, qelbezuar. i mbaruar komplet. qe nga i pari deri tek me i fundit duan ta vjedhin, ta grabisin, ta shkaterrojne me fare e me fis . fatkqesisht nuk ka asnje njeri qe ti beje derman kesaj pune.  i vetmi shpetim??? eshte futja ne BE. me sakte bicim shpetimi deri sa koha ta pastroje perseri kete vend  nga te paudhet 

Ministri i Mjedisit Lefter Koka tha se banorët e Marinzës do të dëmshpërblehen për dëmet e shkaktuara në shtëpitë e tyre dhe në tokat bujqësore.

 

kush do ti demshperblej..?   -shpresoj Bankers...

Paj po duen me e largue edge tvemtmin investituer prej Shqipnis? 

Është e vetmja gjë që mund të bëjë një Qeveri Antikomunsite pas 92. Të shtrëngojë masat administrative dhe financiare .Të parapërgatisë një praktikë të Fortë  të Ligjëshme që të mos shesë Shqipërinë më pas për prishje Kontrate të njëanëshme . Dhe pak kërcënim nuk u bën keq Hajdutëve të Ligjshëm të çertifikuar nga dyshja Patriotike Se Mua Lore -Se Mua hardy , Nano -Berisha !

Bravo Koka , sh.Mirë deklarata e Ramës. Qeveri serioze !

Të lëpijë sumën për Kontrata dhe të fusë , zhysë familjen Biologjike e Politke në llumin e korrupsionit duke u bërë Palë me Hajdutët Ndërkombëtarë ky ka qenë qëndrimi i Bajraktar berishës për Karrike !

Po kur ka dhe Kone që Lehin për kohën e ishit smiley U ka heqë zinxhirin Drejtoresha dhe i ka lënë të lirë për të ksehasur  Miletin duke u lidhur fjongo smiley

Po kështu ndodh kur nuk e hap Dërstilën Xhibolja ...Rrjedhje psikike do ketë !

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).