Që nga jugu në veri

mbretëron një errësirë

nëpër fusha nëpër kodra

vërshëllen një egërsirë.

Pra, o burra, hani, pini

hani, pini ore e çast

për çakallin nata errët

është rast e deli rast.

 

Hani, pini dhe rrëmbeni

mbushni xhep e mbushni arka

të pa brekë ju gjeti dreka

milioner ju zuri darka.

 

Hani,pini,rrëmbeni

mbushni arka, mbushni xhepe

gjersa populli bujar

tu përgjigjet peqe lepe.

 

Populli rron për zotërinë tuaj

puna e tija, djersa e ballit

është kafshit për gojën tuaj

Rroftë goja e çakallit.

 

Shyqyr Zotit,ska më mirë

lumturi dhe bukuri

dhe kur vjen ju qan hallin

varni buzë edhe turinj.

 

Hani,pini dhe rrëmbeni

është koha e çakejve

hani,pini e rrëmbeni

është bota e maskarenjve.

 

Hani,pini edhe vidhni

mblidhni gjithë aksione e monopole

nënshkrimi i zotërisë suaj

nëpër banka vlen milione.

 

"Gran Kordoni" i zotërisë suaj

që në gjoks ta kanë vendosur

është pështyma e gjakosur

e Atdheut të veremosur

 

dhe kolltuku ky ke hipur

duke hequr nderën zvarrë

është trekëmbëshi

që përdita varet kombi në litar.

 

Dhe zotrote kapardise,

diç u bëre, se pandeh

kundër burrit të vërtet

zë e vjell e zë e leh.

 

E na tunde, na lëkunde

nëpër salla shkon e shkunde

mbasi dora e të ligut

ty me shokë të heq për hunde.

 

Rroftë miku yt i rrallë

që përdita loz e qesh

të gradoi katër shkallë

pse i the dy fjalë në vesh.

 

Koha dridhet e përdridhet

do vij dita që do zgjidhet

dhe nga trasta pema e kalbur

doemos që jashtë do të hidhet.

 

Koha dridhet e përdridhet

prej gradimit katër shkallë

nuk do të mbetet gjë në dorë

veç vul e zezë në ballë.

 

Mirpo ju që skeni patur

as nevojë, as gjë të keqe

më përpara nga të gjithë

ju i thatë të ligut peqe.

 

Që të zinit një kolltuk

aq u ulët u përkulët

sa në pragun e armikut

vajtët si kopil u ngulët.

 

As ju hahet, as ju pihet

vetëm titullin e doni, dihet

teksa fshati i varfër digjet

krye kurva nis e krihet.

 

Sidomos, ju dredharak

ju me zemra aq të nxira

ju dinak, ju shushunja

ju gjahtarë në errësira.

 

Çna pa syri,çna pa syri

hunda juaj ku nuk hyri

te i miri, te i ligu

te spiuni më i ndyri.

 

Dallavera nëpër zyra,

dallavera në Pazar

dallavera me të huaj,

dallavera me shqiptar.

 

Vetëm, vetëm dallavera

dhe në dëm të këtij vendi

që ju rriti, që ju ngriti

që ju ngopi, që ju dëndi.

 

Dhe kujtoni tash e tutje

me të tilla dallavera

kukuvajka do përtypë

zog e zoga si përpara.

 

Po jo, grushti do të bjerë

përmbi krye të zuzarëve

koha është e maskarenjve

por Atdheu i Shqiptarëve.

23 Komente

edhe nje nga ato recitimet e mirush kabashit te kishe sjelle, o grave, mire do kishe bere. perlotet audienca fare, burra me dy pellembe mustaqe ua  hipin kuajve dhe shkojne sa ne vlore e sa ne jutbine, edhe kur s'eshte 28 nentor. embetha!

Edhe Arbana, mire i jep mesazhet mo ! Me dridherima, qe tregojne aktualitetine britmave te atij burrit te Vlores..

Arbana ben guret te qajne e druret te kendojne.

"ata" jemi ne,grava.

ne qe bajme moral jemi si "ata",po skemi mudesine e tyne me qan maskarenj.

"ata" jemi ne,

cdo popull meriton qeverine qe ka,tha.

 

Jo me jo se ka burra ky ven , do ndryshojne kohet ka dal ka dal  smiley 

 

It is not the critic who counts; not the man who points out how the strong man stumbles, or where the doer of deeds could have done them better. The credit belongs to the man who is actually in the arena, whose face is marred by dust and sweat and blood; who strives valiantly; who errs, who comes short again and again, because there is no effort without error and shortcoming; but who does actually strive to do the deeds; who knows great enthusiasms, the great devotions; who spends himself in a worthy cause; who at the best knows in the end the triumph of high achievement, and who at the worst, if he fails, at least fails while daring greatly, so that his place shall never be with those cold and timid souls who neither know victory nor defeat. 

 

kjo e ali asllanit aktuale, anes lumenjve e fanolit aktuale paska lindur per vuajtur ky vendi yne...

koha eshte e m-uch nanenjve

dhe atdheu i  maskarenjve

kto vergjet (tm idris... ku esht idrisi?), jane ne daci aktuale, e ne daci edhe paraprirese, me vizione te qarta, edhe per 100  a 200 vjetet e ardhshme, vetem amani mo i permendni ne nje fjali me Nolin, ose, meqe jemi e se nga goja s'vjen gje, me Migjenin (psh recital i malesorit). jane me te ndryshem se sa nje sqepar me nje rolex.

Ca na sillni kshu skorrjesh ktu mer. Si tekst tallavaje te kavalero. E kan gjet robt tani, e kane fajin politikanet. Politikanet qe ta marrim vesh, shqiptare jane o vlla, nga gjiri jone kane dale e do dalin sa te jete toka. Nuk na i solli ndonje baloz pertejdetit per mallkim. Nuk i solli nej kuceder per denim. As alienat duke thene 'na merrini kto politikane, vuni tani per 2000 vjet'. Jane shqiptare safi si ne te tere. Ajka shqiperise. Po pra po ajka. Pune tjeter pastaj se kaq e kemi takatin dhe sna vje mir ta pranojme ndaj ja rrasim politikaneve. Kaq mushim ne, kaq e kemi hapin, dangalla jemi akoma (une i pari). Po un refuzoj te fajesoj vetem politikanet per ta nxjerre veten te lare si sumkapuçat e tjere. 

Aman o grave ik fli, ku na e gjete kte bejte pazari per qep e raki. Ka shot qe ta heq shijen e keqe te kesaj këllire? As 10 slippery nipples bashke sbejne fajde. Ik o daj fli na le rehat 

Ome ti gjthm prototitibi i robit pesimist qe fshikullon veten sa here qe bi llafi per pak krenari apo optimizem per tu ndare nga e keqja qe na rrethon...smiley

Prototipi apo prototibi ska rendesi, cqt. Optimizmi s'gjehet tek tava gjizes me spec po te gjera te thjeshta te kesaj jete robo. Ca gota tu pa hokej ne bar, nej sativa aty ketu, nej pozicion ilegal, bong pipe, beer pong me fund te lumtur etj etjjj. E sa ka bota. Ca na bo kot si faik konica e skenderbeu

Meqe qenke me fashion,pi birra dhe shif hokej dhe na le ne te tjereve te gjiza dhe grosha...Ca ben kot si Bleona Qerretismiley

.Ca ben kot si Bleona Qerretismiley

smileyrruga new york-kamez city!      tipik smiley   ka hap syte ne perendim demek!

do jete nga ata qe s' kane bere akoma 10 vjet jashte !  qe te hiqen si te ''integruar'' shajne veten e tyre!

MUCH NANNO

Bleas ti vish anash se ka çarë para ne amerike jo si shqiptari follorinës qe ala shet amita. 

me vjen keq po as une s'e lexova. (pashe 'poeti Ali Aslani' dhe 3-4 vargjet e para.)

per respekt ndaj graves, s'kisha per te hap goje, por meqe erdhi puna ne debat per kete gje, ja ku e thashe.

Ali Asllani 

Populli rron për zotërinë tuaj

 

puna e tija, djersa e ballit

 

është kafshit për gojën tuaj

 

Rroftë goja e çakallit.

 

Sadije Berisha 

 

"... lutjet e mia shkojnë për popullin,

që vuan varfërinë dhe papunësinë,

teksa Burrat në pushtet,

apo,  që duan të vijnë në pushtet,

e kalojnë kohën me llogje të ulëta.

 

Hani, pini dhe rrëmbeni

mbushni xhep e mbushni arka

të pa brekë ju gjeti dreka

milioner ju zuri darka.

 

Hani,pini,rrëmbeni

mbushni arka, mbushni xhepe

gjersa populli bujar

tu përgjigjet peqe lepe.

 

 

Kryeministri Fatos Nano do të marrë një pension 96 000 lekë të reja. Nano e ka mbushur moshën e daljes ne pension, por nuk dihet nëse ka aplikuar për të marrë pensionin. Ish-Kryeministri Sali Berisha do të marrë një pension 120 mijë lekë.

http://www.gazetadita.al/ligji-i-ri-ja-s...

sot nga nje aferm i imi mora vesh per oferten e pare nga nje cakall, per shans ishte i majte. Kerkesa ishte firma ne nje liste qe do te votosh per kete cakallin ndersa oferta ishte shtrimi i nje cope rruge te lagja e tij.  Garancia ishte qe kete rrugen do ta mbaronte para zgjedhjeve. Oferta ekstra ishte qe njerit aty qe pengon te zgjerohet rruga do ti sillte inukun. Keto do ti beje me leket e veta, ky i majti.

te gjithe te lagjja kishin firmosur pa dallim partie. Deri ne zgjedhje mund te dale ndonje oferte me e mire, ndersa gjithe muhabeti ishte si tia fusnin ketij cakallit, duke hedhur firmen por duke votuar sipas qejfit.

PS. Mashtrimin e kam perjetuar vete kur familjareve te mi qe po prisnin per te votuar ta lagja bashke me te tjere ui kerkua te votohej per LSI se ministri i shendetise i asaj kohe do te bente te mundur kurimin jashte shtetit te nje personi qe ishte shume i semure aty. Te gjithe pa perjashtim ia dhane LSI. Kur u interesova me vone marr vesh qe asnje gje nuk ishte bere per te. LSI ne ate kohe ishte me PD.

 

 

Shiko se keto tregimet se me tha njoni apo tjetri... jane pese pordhe e gjashte groshe... Kur do te duhej te zgjidhej ndonje Kryetar Komune apo Minibashkie dhe natyrisht qe ky zgjidhej me pakk vota edhe bente vaki, po kur behet fjale per 80.000 vota e me shume nuk bejne fajde ato 20 apo 30 vota te nje rrugice...

hajde se po genjej une ose ky personi qe me tha mua, po rrejne dhe te tjeret, po cakejte nga dalin valle? gjeja e mire eshte qe njerezit qe e hengren njehere do te mendohen mire perpara se te hedhin firmen duke kerkuar garanci me te medha dhe rritjen e perfitimit ne maksimum.

ILDKP, prokurori tani kane rastin te hetojne nga i gjejne leket keta qe zbrasin thaset si santa klaus dere me dere, nqs nuk jane blere me kohe edhe ato

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).