Një raport monitorimi i BIRN Albania mbi raportimin e korrupsionit nga media shqiptare zbulon se 90 për qind e raportimeve janë produkt i deklaratave për shtyp apo të akuzave mes partive politike.

Media shqiptare raporton thuajse çdo ditë raste të korrupsionit në vend, por 90 për qind e kronikave nxiten nga konferencat për shtyp të institucioneve apo akuzat e shkëmbyera mes partive politike. Për këtë arsye, roli mbikëqyrës i medias shqiptare cenohet nga varësia prej qeverisë apo administratës publike, të cilat përbëjnë burimet kryesore të informacionit në raportimet mbi korrupsionin. Të dhënat bëhen publike nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative në Shqipëri, pas monitorimit të artikujve dhe kronikave gjatë edicioneve të lajmeve të tre televizioneve kombëtare dhe tre gazetave të përditshme në vend.

Raporti i mbështetur nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, OSFA, përmbledh monitorimin gjatë periudhës 20 gusht-20 nëntor 2014.

Sipas raportit, në këtë periudhë u botuan 715 artikuj dhe u transmetuan 290 kronika televizive për çështje që lidhen me korrupsionin në hallka të ndryshme të shtetit.

Raporti i BIRN zbulon se rastet korruptive që lidhen me administratën publike apo politikanë të ndryshëm në vend zënë pjesën më të madhe të raportimeve. Ato përbëjnë 63 për qind të raportimeve të monitoruara. Ndërkohë, korrupsioni i kryer nga krimi i organizuar, ai në sistemin arsimor apo në shëndetësi mbulohet shumë rrallë nga media shqiptare.

Drejtuesit e disa mediave kryesore në vend i thanë BIRN-it se korrupsioni është një çështje e rëndësishme për audiencën e tyre, ndaj i kushtojnë hapësirë në gazetë apo në edicionet e lajmeve. Megjithatë, gazetaria investigative konsiderohet një sfidë e vështirë në ditët e sotme.

Drejtori i Informacionit në Top Channel, Bledar Zaganjori i tha BIRN-it se në funksion të përmbushjes së rolit të medias si ‘watchdog’, televizioni që ai drejton i lë mjaft hapësirë rasteve të korrupsionit. Për të realizuar këtë mision, Top Channel ka një emision specifik investigativ të quajtur Fiks Fare.

“Kemi ekspozuar para publikut raste të mëdha të korrupsionit, por nuk kemi lënë pas dore as peshqit e vegjël, që për shkak të përballjes direkte me qytetarët, janë edhe më të rrezikshëm,” thotë Zaganjori.

Fatos Hakorja, njëri prej drejtuesve të lajmeve në TV Klan bie dakord për rëndësinë që ka ekspozimi i korrupsionit nga media.

“Korrupsioni është gjithmonë një çështje e rëndësishme për mediat, pasi përbën një fenomen shqetësues për qytetarët dhe tregon një fabul të rëndësishme për vendin; kush nga pushtetarët përfiton çfarë,” thotë ai.

Por edhe pse raportimet mbi korrupsionin hasen dendur në media, mënyra se si mbulohen rastet ngre pikëpyetje për cilësinë e medias shqiptare. Raporti i monitorimit sugjeron se mes raportimeve mbizotërojnë lajme apo ngjarje të prodhuara nga partitë politike dhe institucionet shtetërore.

Rastet e ekspozuara nga mediat zënë një hapësirë të vogël në raportimet e monitoruara. Nga rreth 1 mijë raportimet e monitoruara, vetëm 15 prej tyre janë produkt i një procesi të hollësishëm investigimi, të nisur nga vetë gazetarët.

Bledar Zaganjori argumenton se ka së paku dy arsye që e bëjnë gazetarinë investigative një zhanër të vështirë në Shqipëri; institucionet hermetike dhe kultura e pandëshkueshmërisë.

“Kemi trashëguar institucione hermetike, të cilat përpiqen të fshehin sa të munden rastet korruptive,” thotë Zaganjori.

“Ndërsa kultura e pandëshkueshmërisë e tulat shoqërinë dhe e bën atë më të mbyllur për të denoncuar rastet e korrupsionit. Ata kanë perceptimin se edhe po denoncuan, asgjë nuk ndodh, ” shton ai.

Mungesa e transparencës nga institucionet publike dhe investimet e pakëta në funksion të gazetarisë investigative renditen nga Fatos Hakorja i TV Klan si arsye për varësinë e medias nga autoritetet apo qeveria për të denoncuar korrupsionin.

Ai shton se për këto arsye, mediat bëhen më së shumti përcjellëse të deklaratave për shtyp apo i akuzave që vijnë nga partitë politike.

“Është tërësisht një problem i medias shqiptare, se sa ajo investon për gazetari cilësore dhe sa gazetarë ka nëpër redaksi për këtë qëllim,” thotë Hakorja.

“Mungesa e gazetarisë investigative bën që më të shumtën e kohës, mediat të jenë vetëm përcjellëse të akuzave të politikanëve,” shton ai.

Në median e shkruar, akuzat mes partive politike gjejnë më pak hapësirë se në televizion, megjithatë shumica e raportimeve bazohen vetëm tek një burim informacioni.

Raporti i BIRN thekson gjithashtu se zhanret e lëvruara në gazetarinë e shkruar janë të varfra. 664 artikujt e monitoruar për korrupsionin janë në formë lajmi, 18 janë intervista, 18 analiza dhe vetëm 15 janë investigime.

Kamber Velaj, kryeredaktor i gazetës “Shqip” i tha BIRN-it se mundësitë e redaksive sa vijnë e zvogëlohen në mbulimin e rasteve të korrupsionit. Ai shton se gazetarët janë gjithashtu të dekurajuar, pasi në përgjithësi, denoncimet për korrupsion bien në vesh të shurdhër.

“Vit pas viti, redaksitë e gazetave tkurren në numër e njëkohësisht tkurren buxhetet për transport e për dieta,” thotë Velaj për BIRN.

“Është kaq i përhapur korrupsioni ndër ne, kaq i pranishëm, i përditshëm, sa që nuk bën më përshtypje. Mund t’ju them se ka raste kur në mbledhjet e redaksisë, kur flitet për ndonjë rast korrupsioni, ka reagime të tipit: Pse lajm është ky?! Po këtë e dinë të gjithë!,” përfundon ai.

[Aleksandra Bogdani]

22 Komente

Nese media eshte Frangaj,Hysenbelliu,Ndroqi dhe Beketi nuk do cuditesha perse keto denoncime sporadike bien ne vesh te shurdhet.Media totalisht e kontrolluar dhe e financuar po nga fenomeni qe kerkon te denoncoje.Sharlatan mediatik nga me te ndryshmit veshin nje kostum dhe e konsiderojne veten shoqeri civile.....moree zoterii

Ne fillim te viteve 90, medias shqiptare iu ofrua nje trajnim i bollshem, free dhe i kualifikuar nga institucione te specializuar mbi Median, pjesa me e madhe e financuar nga Soros dhe Instituti Danez i Medias. Kjo eshte aresyeja qe gazetat dhe me vone TV deri nga fundi i viteve 90 ishin ku e ku me te mira e cilesore se sa sot, pavaresisht resurceve ku e ku me te pakta. Nga fillimi i viteve 2000 media shqiptare e braktisi pak e nga pak kete duke shkuar drejt medias idiote italiane dhe sot perfundimisht ka perqafuar median edhe me idiote amerikane ku stacionet nuk ngrihen me mbi lajmin po mbi promovimin e celebrity-journalist-talk show man qe terheq pas vetes masat nepermjet edhe fejsbukut dhe twiter, por edhe pas vetive personale si pak i/e bukur...pak i/e LBKQTRMNS ...pak controversial...

-Po me lajmin c'u be?

-Ke lajm more?

Sepse siguro edhe dikutimet ketu nuk do jene per lajmin si lajm qe duhet servirur nga mediat, sic behet kur flitet per BBC-ne pesh, po per Kolin, Sandrin, Blendin e kush i njef ato te tjeret.

Nga doli kjo "media perballe korrupsionit"? Te gjithe e dine qe ne AL media eshte kamzhik i korrupsionit, punon per te dhe merr shenjestren e goditjes nga ai, dmth sikur me magji neser te zhduket korrupsioni, ne do ngelemi dhe pa media.

medie pordhe.....qe vetem titujt bombastik ka, e ne te vertete ka ca gazetare idiote apo ca redaktore po kaq idiote qe as shqipen nuk e dijne e  jo me gazetarine....

"Lajmi" i shitet pruresit me te pare, tha. 

Në fillim të viteve 90 gjithshka për mendimin tim anonte nga "pastërtia" dhe ndihma cilësore , nga Komuniteti Ndërkombëtar jo vetëm për Median . Prandaj harriti që dhe RD - ja e kohes të shitej 100 l.copa nën dorë ,  po ajo që të bën PIS bythën SOT po ta fshish me të smiley

Erdhën se me Shqipërinë ishin takuar më parë Intelektualisht dhe menduan se në këtë pikpamje mbanin përgjegjësi për orientimin e ri Po Intelektualisht .Po ndihma nuk do vazhdonte pambarimisht . Pas 92 kur GJITHSHKA degjeneroi në një sallamhane Ulurimsish " se diktaura zotrie " e komisione "varim -zhvarrimesh " nuk është se degjeneroi vetëm shtypi si Lajm apo Informim .

Filloi interpetimi dhe komentimi Lajmit sipas blegërimave të Babasqapit nga shurrat Çiço e Vokshollaret , dhe sot kush ka sy e lexon vesh e digjon Stacionet që japin Lajme janë kthyer në propogandues të vijave të Partive dhe sidomos ato afër Berishës si Hobe që vërvisin pandërprerë Baltën e Berishës ndaj Familjeve e jetës së Individëve për të fshehur Korrrrrrrupsionin në çdo qelizë të Shtetit që mbolli e la AI fundërrinë .

Rregullohet kam bindjen në se asaj kategori të Hobeistëve , Shpifarakëve dhe Ndotësve i HIQET mikrofoni nga Mediat Publike ! Le të lehin tek " na kem feisin e bukit or tie "

ne nje vend ku cdo fushe ka degraduar dhe ka mungese te theksuar profesionistash te mirefillte, edhe media ska si te shkelqeje ne kete batak me ligj matematikor do ndjeki trajektoren e fushave te tjera si arsimi apo mjeksia...

cfare cilesie pret nga gazetare qe jane nen kamzhikun e padroneve apo qe i marrin rrogat njehere ne 6 muaj...

Jam dakort me Swed. Nese korrupsioni do te fshihej me magji ne Albanié te nesermen nje sere gazetash do falimentonin, dhjetra televizione qe japin llajv edhe kur shkon SB apo ER ne tualet do nderprisnin sinjalin. Dhe me e rendesishmja Sandri dhe Fevzo do benin harakiri (se Kol Balles e Tos Lubes do i drejtoheshin do i shkonin syte ne vend - e keqe kjo smiley). Por ndoshta ato dy-tre qe do mbetnin do beheshin me profesionale.

Kjo qe ben mendia jone, quhet zhurme. Jo zhurme ne sinjal, se fal lekeve qe burojne nga korupsioni sistemik* sinjali eshte pergjithsisht i paster, po thjesht zhurme e paster mbytese.

Media gjendet ne krize ne shkalle globale, Shqiperia thjesht eshte pjese e trendit..

Media shqiptare e ka besueshmerine xerro. Po kshu ka dhe integritetin profesional. Nga ana tjeter, niveli i gazetareve eshte akoma me xerro. Jo me pak se xerro, me shume xerro. 

Pjese e medias shqiptare jane edhe analistet tane te nderuar. Keta jane me ibret se raportuesit sepse te pakten raportuesit i vejne oret dhe kilometrat ne defter. Por analistet nje mut bejne. Dhe kete mut, e bejne duke cituar Volterin dhe Bismarkun, qe edhe ne katundin ku kane lindur nuk i citojne me. 

Bo hesap ti tashi; citon Volterin biri i botes, viti 2015. smiley

Dhe kete mut, e bejne duke cituar Volterin dhe Bismarkun, qe edhe ne katundin ku kane lindur nuk i citojne me. 

Bo hesap ti tashi; citon Volterin biri i botes, viti 2015.  [smiley]

smiley

 

Media (kerkoj falje qe perdor te njejtin term qe permbledh edhe fjala vjen bbc edhe tv klan) ka nevoje urgjente per reforme, po aq sa ka nevoje edhe gjyqesori, ne mos dhe me shume se ne fakt gjyqesori me vendimet e veta te padrejta ndikon vetem ne fatin e nje ose disa individeve, ndersa media deformon gjithe shoqerine sic ja ka dale me sukses te plote deri tani. Ligji i pare i medias qe beri berisha duke u bazuar ne ligjin gjerman ku shpifja denohej me gjoba e me burg, duhet rikthyer prape. Menyra e financimit te mediave duhet mbikqyrur me lupe, punonjesit e mediave duhet te formalizohen (kontrata, rroga, sigurimet etj) ne menyre qe te mbrohen nga ligji dhe te kene nje garanci per te ushtruar profesionin ne menyre pjeserisht te pavarur. E nejse, kush ta boje thuj smiley

Gazetare te paspecializuar ne fusha te dhena, e te tjere te arsimuar ne universitete tip Kristal, UET, e me radhe, detyrimisht do ofrojne artikuj te dobet.

Si lexuese e rregullt e shtypit shqiptar, verej nje refuzim per te adoptuar nje stil te thjeshte e te qarte ne shkrim, nje prirje per te qene subversive e indulgjente ne argumente. Aq sa eklipsohet lajmi apo nje teme aktuale e dhene nga ky leshim, apo pakujdes autorial.

Nese do ta pershkruaja me dy epitete gazetarine shqiptare, do ishte thjesht: hormonale, adoloshente.

Kjo vasha duhet qe kur ha fasule t'u hudhe pak uthull molle. smiley

Kete keshille ma ka dhene nje eksperte fasulesh.

Ah per median eshte fjala!? Siq e thote dhe nje zoteri parafoles gazetaret duhet te dalin nga informaliteti i pageve dhe i sigurimeve. Pastaj flasim.

 

Kam harru nje smiley per fjaline e parafunit.

nuk lexoj media shqiptare

smileyMedia perball korrupsionit ne albania!!? what a joke.

" Mediat ne zemer te korrupsionit" ,  ky duhej per titull, bilez shiltja persiane  ku eshte shtrire  kembekryq rehatshem korrupsioni.Ne se nuk arrestohen per korrupsion masiv te sofistikuar Drejtuesit e Topit, Klanit, Cili, Bari Falliu, Kapter Irfani , dhe te gjithe pronaret e fondacioneve , ky sistem qeverises( dmth korrupsion qeverrisja) nuk ka ilac sherimi te kesaj shoqerie mbushur " me metastaza kanceroze .." !

Po gjithe kjo media kaq gjigande e ketij vendi te vogel, nga e nxjerr buken e saj te gojes?!? Mos ata pasuniket e paguajne?!? Mos kemi dhe tek kjo media shqiptare korrupsion, pra, mbulimin e korupsionit te vertete?!?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).