Dy adoleshente, të ngjashme, por njëherazi të ndryshme. Dy jetë paralele, dy fate, dy palë ëndrra, dy histori. Një rrëfim se sa afër dhe njëkohësisht larg jemi nga njëri-tjetri.

Rrathë III

33 Komente

Para 1990 , ne cdo 3 vete 1 ishte ne shkolle ose ne pune .  

Ne 2015  ne cdo 3 vete 1 eshte pa shkolle dhe punon ne te zeze per buken e gojes  ! 2/3 punojne po su del llogaria ! smiley 

Para 1990, Shqiperia ishte Golgotha....nje burg i madh me ca burgje te vogla me te keqia te shperndara vende vende.....Popullsia masivisht braktisi Gulagun kur gardianet u dorezuan nga uria, arratia ishte masive dhe tragjike. Sot Shqiperia ka pabarazi e varferi dhe po mundohet te kaperceje pasojet e 45 vjetesh totalitarizem si edhe 25 vjet keq-qeverisje....Zoti qofte me shqiptaret, por perderisa mbijetuan Komunizmin veshtiresite e sotme ndonese te dhimbshme  lutemi te kalohen me sa me pak pasoja.

 Ja fute pordhes kot ! Une nuk mbaj mend gjat asaj kohe, femije qe dilnin ne rruge per te shit bajame, misra, kikirika, paketa duhani, per buken e gojes.

 Femijet ishin o ne shkolle o ne fusha duke lujt futboll. basketboll, ose ne eskursione , ne natyre ! 

sigurisht qe skishte arritur deri ne ate pike por ndoshta nqs do shikosh pak kuben sot mbase do ndodhte ky skenar qe sapo tregove me siper

Ti nuk e dije si rriteshin femijet...Ti dije si rriteshin femijet ne qendra te kontrolluara e kryesore...vete je rritur ne tirane...ne qender...diktatura komuniste nuk mund te lejonte varferine te dukej....po te largoheshe ne rrethinat e tirannes do gjeje mizerje e varferi.....po te shkoje fshatrave te pashpresa do shikoje persekutim, krim e vrasje.....po te shkoje me thelle....zona qe nuk u preken kurre nga komunizmi....kishte harrese dhe injorim dhe uri. Kishte  zona te thelle me njerez te braktisur qe jo ti nga tirana por as shkodrani apo kuksiani i dinin qe ekzistonin.

Shqiptaret nuk e braktisen vendin se nuk u pelqente parajsa ku jetonin ....u larguan se ferri komunist e kishte kthyer token e Arberit te pa-banueshem....asnje pushtim vec pushtimit otoman mund te krahasohet me me pushtimin komunist persa i perket pasojave qe la ne popullsi...me pak fjale ne te ardhmen e kombit. Sic morren Arbereshet arratine ne shekullin e 15 ashtu e morren shqiptaret moderne arratine ne 1990. Krimet e komunizmit  as nuk kane filluar te kuptohen ne Shqiperine e post-1990 sepse njerezit jane te perfshire ne problemet e jetes se perditshme.  

Nuk po flasim per krimet e komunizmit po flasim per trajtimin e femijeve ! Me vjen keq per ty o i lebetit, po ti  c`ne pas nje cherek shekulli, nuk po shijon parajsen e cunit te sheqeres, me qenese e ke perdor shpesh, si sherbetin e shqiptareve sot ?!

Cte pengon mbas 25 vjeteve ,  te mos kthehsh atje ku guri rendon me shume  dhe balta eshte me e embel se mjalta ?  Lene ferrin komunist se nuk ka kuptim qe te kalohet nga nje ferr ne nje ferr tjeter dhe te humbesh identitetin ne perendimin e larget atje ku ndodhesh ti sot ! 

E humbe Ilirian.....ke pasur varferi ekstreme te femijve gjate komunizmit po nuk i shifje se nuk kishe TopCanel a fiksFarrreee. Ke patur zona ku femijet rriteshin me turshi qe 2 vjec....i ke degju tregimet e Enveristave se sa te varfer i gjeten maloket e Bajraktarit???? I pane, e i preken.... po ne ate varferi i lane perseri. Ata u rriten ne mizerje....kurse ti dhe une u rritem te barabarte por jo ne mizerje por ne varferi ne ate moot burgu kolektiv.   Nuk mund te flasesh para 90 e pa fol per krimet e komunizmit...nuk eshte kosher... 

Ky minifilm pavaresisht kritikes se  holle te Stalkerit, eshte prove e pabarazise ne rritje ne Shqiperi, ndonese me duket qe pabarazia ne Shqiperi nuk eshte aq ekstreme sa ku jetoj.  Cuni i Sheqeres, nuk ka te beje me kete problem sistemik por me keqmanaxhimin subjektiv te ketyre 25 vjeteve e krimeve  te tija personale.

Cer  thu qe kam humbur identitetin? Une si Shqiptar kam jetu ne disa shtete e nuk jam me imigrant fale shtetesive qe gezoj. Po edhe me u kthy ne Shqiperi mbas jeteses ne tre shtete te ndryshme nuk bohet aq kollaj se lodhet robi. Shqiperia eshte e lire sot dhe ka ato mundesi qe ka, ndryshe nga para 1990 kur ishte burg e skishte mundesi. Ne Shqiperi kur shkoj kenaqem, nuk shkohet pa leket e oksidentit kur te vij koha me vdek do kthehem. Ti ca thu shko ne Shqiperi e merri punen shkabes??? Po rri o burr se jena bo si arixhinjte edhe ne atdhe...Shkaba na shef si alien e brezi dhembegomar. Me pak fjale jan ca gjona qe ikin neper shale e nuk kthehen mo prandaj sduhet me u bo si lefty e kapo qe lavderojne kohen e cunit te sheqeres.

Ne dime vetem me shajt komunizmin, por nuk dime me ndertu nje shoqeri perse mbari, ku gjithe shqiptaret te jetojne si njerez ne vendin e tyre , si gjithe bota e qyterueme !  Se u bo bajat kjo sharja kunder komunizmit kur ti nuk je ne gjendje me ndertu shtet per shqiptaret dhe vend ku te jetohet normal me njerez normal. sharjen e komunizmit lerjani historianeve, atyre qe kane nje gram tru shume me te zhvillu se populli, dhe se mender Sali Berisha me shoke ! 

Për sa kohe ato do vazhdojne të behen në menyre maniekiste (Dorisi, vajza e 'pasur' eshte filmuar në menyre të tille qe përcon idene se eshte ajo fajtore për fatin e Klaudias, vajzes se varfer), filma të tille do të vazhdojne të shihen sipas stilit 'next'

3.0

Mos, ma hoqe deshiren per ta pare. 

Me sensin e konsumatorit te paturp qe me siguri do e blinte nje kaush per qejf apo per ndihmese, mendja me shkoi: a i kish lare duart vajza kur po i hidhte bajamet ne kaushin e letres?

Por rendesi ka qe nuk po shet cigare, rendesi ka qe te dyja vajzat jane marre nga jeta e perditshme dhe e njohin njera-tjetren e mund te kene krijuar miqesi mes tyre. Cfare tjeter? (pa paragjykim) Po Klaudia mos valle i perket komunitetit rom? Jo se ka ndonje rendesi ngjyra por thjesht per te pare kendveshtrimin e mini-filmit dhe problemet qe do te shtroje, se Dorisit ia pame 1 prind...

C'na bete me keto tema pikepyetese more admina, ne fillim na jepni nje cift ne papaq e femije ne shporte, e tani dy vajza e nje shporte me bajame...nja 3-400 postime te garantuara edhe kjo teme

Shume dobet si propagande. Edhe injorantet e kohes se dulles arrinin te benin gjera me bindese.

Dhe mua nuk me pelqeu. Shume dobet. 

As mua po si parafolëses nuk më la mbresa. 

Problemi me i madh me keto projekte, eshte se te gjithe keta duan te bejen tema te medha, serioze, filozofike etj etj dhe ketu qorrollepsen. Gjeja e pare qe iu duhet mesuar ketyre eshte qe te bejne gjera te vogla, shume te vogla, fare fare te vogla. P.sh "cfare eshte nje gote" "cfare na tregon briri i dhise?" "Cfare personaliteti ka ky kreher i thyer qe mbase e ka perdorur gjyshja?" etj etj. Po strikt ama, pa u haperda 3 min nj pyetje. Pastaj detyra e dyte eshte qe te bejne nje film me metrazh te gjate mbi historine e Revolucionit Rus. smiley Sa per te nxjerre mllefin dhe me tregu qe dhe ne e dime dicka.

.

 problemi i modh eshte qe keto projekte bien ne dot te Lorin Terezi  smiley 

Keta jane filma amatore, te studenteve (shumica, jo te regjise) qe financohen me nje shume rreth 900 usd. Jane te hapur per te gjithe te rinjte qe duan te ngrene tema te ndryshme, te gabojne, te mesojne.

Kudo kritiket, inkurajuesit ku jane?

Filmi eshte interesante e kjo teme eshte e kudopare por injoruar a mcefur nga shimica. Nga krahu tjeter njerezit jane kerkues nga natyra e kritika te con perpara.  

Filmi kishte pak nota apo arome ish-jugosllave si edhe klishe por jo vetem per faj te studentit, por ndoshta prej atij 900$. Sapo pashe sponsorin, thashe me vete, prit kur te dali ceshtja e Romeve....dhe vertet ajo vajza qe shet bajame eshte Rome. Ne fakt problemi eshte shume me i gjere dhe i thashe Shkabes vjet, (po Shkaba eshte dembel e nuk e kapi kameren ta bote ai filmin) qe tek sheratoni shesin bajame femije te bardhe, dhe prinderit ndryshe nga nena e kesaj te shkretes i ruajne nga larg ndersa femijet u afrohen me shit tavolinave te nje klientele te zgjedhur ne fakt. Pra eshte nje problem shume i gjere qe autori ne fakt e korrigjon ne fund me statistiken qe 7% e femijeve shqiptare jane te detyruar te punojne. Urime edhe nje here autorit per filma qe ndergjegjesojne te rinjte per pabarazine mes tyre...dhe te jepte pak shprese si film se vajza ne gjendje dukej sikur i binte ne sy varferia e bashkemoshatares, e nuk e injoronte...nuk revoltohej....por tronditej.

inkurajimi eshte qe i doli ne nje faqeqe ka nje numer vizitoresh, qe jo vetem e pane, por edhe dhan mendime. ca inkurajimi me te madh do, Blend? Se naj premise per Fellini nuk pash, dmth sikur edhe naj 10 sekondsh virtuoz or so.

Nuk mendoj se jane fondet problemi, por fakti qe autori ka krijuar nje pakete dhe brenda saj eshte munduar te fusi jetet e dy vajzave. Po te mos i kish rene shkurt dhe te ndiqte/filmonte jetet reale te vajzave, do kishte nxjerre nje film me te mire. 

Pjeset pozitive jane qe nga ana teknike eshte realizuar me mire se filmat e kaluar ne kete seri dhe ka me pak klishe. P.sh. mund te ishte ekzagjeruar me jeten komode te vajzes ne gjendje, por eshte kapur nje element me fin ( problemet e botes se pare, si me zgjedh nje cante) dhe eshte paraqitur ne menyre jo gjykuese.

Po te na i kishe dhene qe ne fillim keto detaje o Blendi (te shkruara poshte a siper videos), se ndoshta edhe benim ndonje romuz me pak e inkurajonim me shume. 

Nuk jane gjera per peshqit, keto. Ketu vihet per te share cdo gje Made in Albania. Mos i demoralizoni femijet e studentet me xhajet trudemtuar te peshkut. Keta shane dhe kengen e Elhaides ne Eurovizion, qe eshte e dyta me e klikuara ne Youtube, pas Rusise qe ka 140 milione banore.

Duhet te kishin guxuar cik me teper. Rezultati eshte shume i shplare. Sidomos ajo skena me "endrren" duhet te jete per nje student arti shqiptar nje no-go absolut.

Prekese , nuk keni pse merreni me realizimin qe gjithsesi eshte i arrire dhe mjaft sensibilizues por me thelbin , shpirtezinjte nuk kane  se si ta kuptojne kete.

ja, kur jep menime per artin psh, nuk e ke at forcen shkatrruese qe ke n'politik. smiley  smiley

U ka bo shum sensitiv Bradi kto kohet e fundit...duket sikur ka rilind

Mu me pelequ shume zysha qe ju thote tek 5.18 (mbani shenime) per procesin e fotosintezes. 

Se thua po mos mbajne shenime femijet nuk i gjejne dot gjekundi tjeter, perlat e zysh biollogjis... smiley

Ore cfare video shihni ju? Se mua ketu ne ekran nuk me del asigjo!!!!!!!!

Atehere.....

Kjo eshte drame nuk diskutohet, por eshte e tejkaluar ne kohe.  Nje drame tjeter lexohet gjithandej, ajo e prinderve te pamundur. Esht stresuse ne kulm kur te duhet me ja shpjegu femijes qe ate canten e  bukur qe ja ke pas blere gjithmone nuk do mund tia blesh per ca kohe. Po kaq stres paraqet dhe diskutimi ne familje i" vlerave qe ka mishi i lopes"( pavarsisht se tradita e do me konsumu mish vici). Nje film me nje tematike te tille mendoj se do ndihmonte shume kryefamiljare

si keto "filma" ne bote bohen pa leke, Blendi thote se eshte nje projekt qe eshte pagu 900 dollar smiley  ta dija une do e kisha bere 100 me mire, po te me jepnin cherekun ! 

S'di ke te besoje robi i shkrete. Keta studentet qe duhen pergezuar per mundimin dhe qe tregojne per halle, apo qeverine qe flet per suksese te papara.

Ka qene nje barcalete ne vaktit ku nje shqiptar po bote sherr me Shen Pjetrin se po e conte ne ferr. Shqipua ngulte kembe qe kishte vuajtur ne toke, dhe Shefi i thoshte, c'a te them une mer vlla, une besoj gazetat.  

Çjanë këto komente prej injorantësh?!

Nuk më pëlqeu filmi, duhet të Ishte më "Fellinian", jo 'aktorja' s'ishte në lartësinë e duhur, etj etj.

Titrat që rrëshkasin në fund yë filmit, ato kanë rëndësi, me ato të merreni ju, por me sa kam parë unë shumica komentojnë prej "cool"-i.

Patetikë!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).