Prokuroria do të apelojë pafajësinë e Frrokut: Arsyetimi i gjykatës, i padrejtë. Makina e vrasësve u ka kaluar para syve, pasi qetësoi gruan shkoi te vendi i ngjarjes

Dosja “Lamaj”

Jehona e vendimit të pafajësisë për Arben Frrokun ka tronditur të gjithë opinionin publik, ku disa “akuzojnë” prokurorinë, të tjerë gjykatën, ndërsa gjithkush beson se nuk ka drejtësi në vendin tonë. Në këtë çështje janë anatemuar policia, e cila nuk ka marrë siç duhet provat, prokuroria që nuk i ka analizuar, apo edhe gjykata, që nuk është thelluar në hetimin gjyqësor. Pra, me pak fjalë, në këtë çështje, por edhe në shumë dosje të tjera, nuk ka funksionuar sistemi i drejtësisë, ai që akuzohet përditë nga ndërkombëtarët se ka korrupsion, apo ai që ka penguar Shqipërinë në rrugën drejt BE-së, apo në përmbushjen e detyrimeve të tjera. Gjykata, në vendimin e pardjeshëm, rrëzoi pothuajse të gjitha provat, që nga dëshmitari i mbrojtur, përgjimet apo edhe ekspertimet. Po se kush mund të mbajë përgjegjësi për këtë çështje, këtë do ta tregojë koha, megjithëse siç ndodh rëndom në vendin tonë, institucionet akuzojnë njëra-tjetrën. Në fund, “faji” mbetet i sistemit, teksa duhet të ndodhë e kundërta, përgjegjësia duhet të jetë personale dhe kush ka gabuar të ndëshkohet, të paktën administrativisht. Fakt është që, pas dy vitesh, vrasja e një zyrtari të lartë të shtetit, është në pikën “0”, asnjë i arrestuar apo i dënuar. Tanimë, çështja hyn në një fazë që gjithmonë personat që akuzohen dalin fitimtarë, pasi dosja do të kalojë në Apel, më pas në Gjykatën e Lartë, mund të rikthehet për gjykim, do të bëjë të njëjtën rrugë dhe ndoshta shkon deri te Gjykata Kushtetuese. Familja e kryekomisar Dritan Lamajt, kolegët e tij apo edhe opinioni publik kërkojnë drejtësi, pasi në këtë vend po mbizotëron kultura e pandëshkueshmërisë, ku askush nuk është i sigurt për gjënë më të rëndësishme: jetën!

Apelimi i çështjes nga akuza

Prokuroria ka marrë ndoshta shuplakën më të rëndë vitet e fundit, ndoshta që pas çështjes “21 Janari”. Një i pandehur që akuzohej për vrasjen e një oficeri me grada të larta policore është shpallur i pafajshëm. Por, njësoj si për ngjarjet në bulevard, edhe gjykata duket se nuk ka bërë një hetim gjyqësor të paanshëm. Prokuroria këmbëngul se vendimi është totalisht i gabuar, duke mos marrë në konsideratë asnjë nga provat. Akuza thotë se ende nuk e ka kuptuar arsyetimin e prokurorisë për dëshmitarin e drejtësisë. “Arsyetimi i gjykatës është i padrejtë. Si mund të mos merren të mirëqena deklarimet e Arben Ndokës kur ato përputhen totalisht me filmimet e kryera pranë vendit të ngjarjes ku u vra Dritan Lamaj”, thotë organi i akuzës. Sipas saj, nuk mund rrëzohet pretendimi i dëshmitarit të mbrojtur vetëm se nuk u filmua nga kamerat e lokalit, apo se kishte ardhur katër minuta pas ngjarjes, apo 1 minutë pasi trupi i pajetë i kryekomisarit po transportohej drejt spitalit. Vetë dëshmitari i mbrojtur e ka pranuar këtë fakt, se ka shkuar te vendi i krimit disa minuta më pas, ndërsa ai shpjegon se automjeti i vrasësve i ka kaluar shumë pranë. Madje, për një çast ka menduar se do ta aksidentonte”, pretendon akuza.

Prokuroria pretendon se dëshmitari Vladi ka shpjeguar se: Unë kam qenë me gruan në një distancë rreth 10-15 metra larg objektit ku po qëllohej me armë. Punën e krismave unë e kam dëgjuar dhe e kam parë flakën që ka dalë nga krahu i shoferit, por nuk e jap të sigurt a ka gjuajtur shoferi apo ai që ka qenë mbrapa shoferit”. Pra, thotë akuza, ai ka pranuar se nuk ka qenë te vendi i ngjarjes. Më tej, dëshmitari i mbrojtur ka shtuar se “në momentin që kam tentuar të kaloj rrugën, ka kaluar BMW -ja pikë plumbi dhe mirë që s’më mori edhe mua. Kur ka kaluar BMW-ja, jam kthyer me fytyrë nga makina të shihja çfarë ishte kjo, çfarë ishte ky skandal”. Akuza pretendon se dëshmitari ka pohuar se pas ngjarjes, ka shkuar me nusen te vendi i ngjarjes, por fillimisht e ka mbështetur te një makinë, pasi ajo ka qenë e tronditur. Prokuroria shton se e gjithë kamera nuk ka pasur rrugë dhe se arsyetimi i gjykatës i duket i pavend. Edhe gruaja e Vladit ka pohuar se pasi ka dëgjuar të shtënat, apo pasi i ka kaluar makina e atentatorëve shumë pranë, ka qëndruar për disa minuta mbështetur dhe më pas ka kaluar te vendngjarja, siç duket edhe nga pamjet filmike.

Eksperti dhe përgjimet

Prokuroria ka analizuar vendimin e gjykatës, për sa u përket pretendimeve të ekspertit apo edhe të përgjimeve. Për Çardakun, akuza thotë se nuk e kupton arsyetimin e gjykatës se provat nga palltoja e Frrokut nuk janë marrë në mënyrë të duhur. Për akuzën, eksperti Çardaku ka qenë ai i cili ka marrë provat dhe nuk mund të akuzonte veten. Ajo thotë se është e vërtetë se mbetjet e barutit mund të shkaktohen edhe nga gjuajtja me fishekzjarrë, por në asnjë rast, vijon prokuroria, nuk është faktuar që Frroku të ketë përdorur të tilla sende.

Në lidhje me shkodimin e përgjimeve, gjykata, në vendimin e pardjeshëm, tha se këto shkodime janë të gabuara. Sipas saj, nuk bëhet fjalë për 12 shishe xhin, por vetëm për 3 shishe të tilla. Prokuroria, në konkluzionet e saj, kishte shkoduar edhe disa telefonata të përgjuara, ku disa persona kanë folur me Arben Frrokun. “Midis bashkëbiseduesve ka entuziazëm dhe me gjuhë të koduar përmendja e numrit ‘dy trembëdhjetë’ nuk mund të mos merret në konsideratë në raport me numrin e madh të goditjeve të shkaktuara viktimës Dritan Lamaj”, thotë akuza për një bisedë të Arbenit me kushëririn e tij, Sokol Frroku.

 

Akuza 

Prokuroria kërkoi për Frrokun dënim me burgim të përjetshëm, duke u bazuar në disa prova kryesore: dëshmitari i mbrojtur, eksperimenti, përgjimet, por edhe ekspertimet

Gjykata 

Të katërta provat janë rrëzuar nga gjykata, duke i lënë në “dorë” akuzës vetëm motivin, sipas së cilit, Frroku dhe Lamaj kishin konflikt për shkak të detyrës së kryekomisarit

Pafajësia 

Akuza vendosi pafajësi për të pandehurin, duke urdhëruar lirimin e menjëhershëm, ndërsa tashmë vrasja e kryekomisar Dritan Lamajt mbetet pa autor dhe do të rihetohet

15 

Metra larg

Vendngjarjes pretendon se ka qenë dëshmitari i mbrojtur, Fatmir Vladi: Unë e largova nusen nga rruga dhe e lashë të mbështetur në një makinë. Dallova tre persona, mes të cilëve edhe A. Frrokun.

12 

Shishe uiski

Përmendja e numrit 12 në përgjimet mes Frrokut dhe disa të afërmve të tij, sipas akuzës, mund të lidhet me plumbat që ka marrë në trup kryekomisari Dritan Lamaj. Gjykata e rrëzoi shkodimin

Akuza 

Rëndonin ndaj Arben Frrokut, ajo e vrasjes në rrethana të tjera cilësuese dhe armëmbajtje pa leje. Gjykata e ka shpallur të pafajshëm për të dyja veprat penale. Akuza kërkoi burg përjetë.

25 Komente

Mbani mend !Ca  do qe te bejne,sado te paguajne, ky do veje ne burg dhe nuk do dale me ! 

Gjyqtaret qe promovoi qeverrisja e Sali Berishes dhe heshtja e ketyre derbedereve te rinj, nje dit do ta paguajne me jeten e tyre.Ne ate moment do filloje te vihet ne vend drejtesia.I ka kaluar vakti qe gjyqtare te korruptuar dhe avokate seksere te qerohen diten per diell! 

nuk eshte e thjeshte te denohet robi me 20 vjet, sikur po e dergon ne kamp pushimi, duhet te jete cdo prove larg cdo dyshimi te arsyeshem, edhe pse ketij do ti benin mire ca vite atje, per edukim..

Ketu ekspertet shqiptare kane hedhur poshte video duke marre lek ne dore e jo me kete. Prape ky eksperti Cardaku qe hodhi poshte gjithe ligjet e natyres del prape ne skene, ja si degjenerojne gjerat kur si fut ne burg plerat. 

Nqs deshmitari nuk deshiron te rrezohet atehere mund te ndermarre akte te tjera si vetvrasje, vetaksidentime, mund te prese gjuhen ose mund te shkoje te bleje bezine e te vetedigjet si ai i durresit para ca kohesh. pike

Frroku, mer 23 milionë lekë nga burgu!

Arben Frroku, i arrestuar për vrasjen e ish-kryekomisarit Dritan Lamaj dhe i liruar pardje, mund të fitojë 23 milionë lekë të vjetra për burgim të padrejtë. Sipas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda, burgosja e Arben Frrokut ishte e padrejtë, teksa avokati i tij, Tonin Prenga, deklaroi se “Jam shumë i kënaqur për Arben Frrokun dhe për vuajtjet që ka kaluar. Besoj që patjetër do ta orientojmë në këtë drejtim për të kërkuar dëmshpërblim”. Kësisoj, nëse avokati Prenga do të kërkojë dëmshpërblim për klientin e tij, atëherë për 769 ditët që Mark Frroku ka qëndruar prapa hekurave ai do të përfitojë 23 milionë lekë të vjetra, pasi një ditë paraburgim përllogaritet në vlerën e 30 mijë lekëve të vjetra.

 

kapo , nga ana jote sikur kane thene ate llafin; " dardha e ka bishtin ....mbrapa ! " 

ky eshte kapur me arme ne greqi, policia i gjeten edhe arme ne shtepi.. nuk besoj se merr para, por do te marre ndonje dy vjecar per armembatje pa leje

Kjo histori eshte e cuditeshme :

1. Deshmitari i mbrojtur atje ku eshte paguhet nga ne

2. Prokurori qe solli deshmitarin paguhet nga ne.

3. Gjyqtaret qe dhane vendimin paguhen nga ne.

4. Arben Frroku doli i pafajshem e per ditet qe beri pushime ne burg do paguhet nga ne.

5. Polici i vrare eshte deshmor i atdheut dhe familjaret e tij marrin pension te perjetshem dhe per kete paguajme ne.

Tani per gjithe keto shpenzime te pakten ( se per krijimin e perceptimit qe ketu nuk behet drejtesi nuk e ru njeri ) do jape njeri llogari apo varja?

Une propozoj me kete rast qe sistemi i drejtesise te jepet me koncesion per llogari te ... me 1 euro per cdo 4 vjet. Te pakten nuk harxhojme per te paguar gjithe kete ushtri me mashtruesa.

smiley

Kesaj liste do t'i shtoja dhe:

6. Edhe prokuroret, gjykatesit e trupa e policise (sepse sipas gjykates i bie qe vrasja mbetet e pazbuluar dhe policia duhet te vazhdoje hetimet) etj, qe do vazhdojne te merren me ceshtjen paguhen nga ne (ju dmth.).

7. Edhe president, minister drejtesie, KLD e cfare ti mbaje tjeter pragu qe vazhdojne mbrojne e promovojne te tille gjyqtare e prokurore paguhen nga ne (ju dmth).

Dhe mbi te gjitha, dikush nga keta me siper e ka vrare ate rahmetlliun se ndryshe nuk ka si behen gardh per te nxjerre nje (qe te gjithe jane te bindur se te pakten ka gisht ose ka qene aty ne momentin e vrasjes) fare te pafajshem nga qelia. 

Se fundmi, une nuk di ndonje vend tjeter kur ne parlament te bejne rrokade nje vrases/tutor/shperndares droge (i akuzuar jo nga palacot shqiptare por nga drejtesia belge/holandeze) me nje vrases/krye-tutor/(potencialisht)shperndares (per te cilin ka deshmitare direkte dhe prokuroria jep pretencen e burgimit te perjetshem per vrasje). Me poshte se kaq nuk ka ku te bjere (por kurre mos thuaj kurre ne Albanie, derisa po akuzohen me njeri tjetrin se kane vene vrases me pagese per te eliminuar shoku-shokun).

Ndryshim i madh mes kerkeses se prokurorise dhe gjykates, njera burgim te perjetshem tjetra e nxjerr te pafajshem, sbesoj se ka nje vend normal qe te kete kaq ndryshim nga nje organ ne nje tjeter...

Me pelqen kur njerezit e nje profesioni-vellazerie, i dalin per zot sho-shoqit! 

I pate dallget e uniformave blu si i mbushen rruget e Shqiperise ne solidaritet per "vellane" e tyre te vrare si qen? 

Me ne krye Ministrin e Brendshem, Shefin e Policise se Shqiperise dhe me kryetarin e sindikates se policise? 

 

mundet..mundet !!

Vendimi i gjykates per pafajsi nisur nga fakti qe kamera aty prane nuk e ka kapur deshmitarin kryesor me duket sa qesharaka aq dhe kriminale. Pyetja shtrohet a ka qene deshmitari ne vendin e ngjarjes dhe ne momentin e vrasjes? Po apo jo? Cili eshte mendimi i gjyqtarit? Nese jo, atehere gjyqtari duhet te ngreje nje padi penale per kete deshmitar pasi po genjen. Perndryshe duhet ta marre deshmine e tij te mireqene. 

Jo një sekond: dëshmimtari thotë që s'ka qënë aty. Pastaj thotë që ka parë një makinë nga e cila dikush qëllonte, por nuk e di nëse po qëllonte tamam ky Frroku apo dikush tjetër?

E si mund të dënohet një njeri me kaq pak prova?

Duhen kapur prej veshësh ata prokurorët që hedhin ne gjyq njerëzit me kaq pak elemente!

KU e gjete ti qe deshmitari thote se nuk ka qene aty kur u qellua? Perkundrazi, ai thote se makina nga e cila u qellua desh e shtypi. Gjithashtu ai thote se dalloi fytyren e Arben Frokut qe po i jepte makines. Ndersa nuk eshte i sigurte se kush qelloi nga brenda makines ne te cilen ishin tre veta. Pra, Frroku sipas deshmitarit ka qene ne grupin e vrasesve te komisarit. 

Ky krim eshte teresisht i kopsitur, sepse ka edhe proven materiale edhe ate shkencore edhe deshmi individi.Por trupi gjykues " nuk eshte bindur " dhe beteja do te vijoje ne shkallet e tjera...

Ketu problemi eshte tek sistemi qe kemi zgjedhur...! Do kaloje ne dy peseshe gjyqtaresh ( Apel dhe Gj.Larte.) Pra per mua ky person do te veje ne burg dhe nuk do dali me , por prokuroria do te duhet te rikonceptoje ne detajet thelbesore dosjen dhe akuzen

jo mor jo nuk vete ne burg ky tutori  se per disa si ty dhe pjetermustaqes komisari i ndjere i ka merituar te gjitha plumbat apo jo......shyqur te paska dale pija o grave.

Pra, thotë akuza, ai ka pranuar se nuk ka qenë te vendi i ngjarjes.

Kuazimondo, as unë as ti nuk e kemi dëgjuar dëshmimtarin, flasim me ça thonë gazetat. Por, sinqerisht, mua më duket shumë pak për të dënuar një njeri me burgim të përjetshëm a sidoqoftë të gjatë. Mendimi im ky.

 

 

Jo, jo, me fal.

Ceshtja eshte a ka prova te mjaftueshme qe vrasjen e ka kryer Frroku, dhe jo a ka prova te mjaftueshme qe ta denosh kete me burgim te perjetshem. 

T'i ndajme pak gjerat.

Me nga 100 mije euro per koke Gjygjtareve  jo deshmitari qe rrezohet por edhe plaka deshmitarit del e virgjer. 

smiley, biles mund te vertetojne se deshmimtari e ka humbur virgjerine me perpara se i jati.

Sigurisht qe mund te vertetohet smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).