Inspektorati Shtetëror i Mjedisit, ISHM, ka pezulluar aktivitetin e kompanisë Turke Kurum International në Elbasan duke akuzuar se ka depozituar dhjetëra mijëra ton skorje në brigjet e lumit Shkumbin në mënyrë të paligjshme.

ISHM filloi një proces inspektimi të prodhuesit të vetëm të çelikut në Shqipëri më 9 mars, duke konstatuar që kompania Kurum gjeneron rreth 48,000 skorje çdo vit, ku përfshihen pluhura me përbërje të oksidit të zinku dhe plumbit.

Sipas agjencisë amerikane për mbrojtjen e mjedisit, EPA, pluhurat e oksidit të zinkut që gjenerohen nga përpunimi i skrapit në furrnalta elektrike si ajo e metalurgjikut në Elbasan, konsiderohen si mbetje të rrezikshme, për shkak të rrezikut efekteve të dëmshme mbi shëndetin e njeriut.

“Mbetjet metalike, sidomos metalet e rënda siç është zinku dhe plumbi janë shumë të rrezikshme për shëndetin sepse depozitohen në gjak, duke u përçuar nëpërmjet ushqimit ose ajrit dhe shkaktoje deformime në indet qelizore dhe si rrjedhim sëmundje, sidomos tek fëmijët dhe gratë shtatzënë,” shprehet aktivisti mjedisor Xhemal Mato.

Nga viti 2009 deri në vitin 2013, Shqipëria ka importuar rreth 805,000 tonë skrap. Mbi gjysma e kësaj vinte nga Serbia, çereku nga Maqedonia ndërsa pjesa tjetër nga Bullgaria dhe Rusia. Pjesa dërrmuese e këtij skrapi është sjellë nga Kurumi.

Sipas lejes mjedisore Kurum duhet t’i eksportojë mbetjet e pluhurit të oksidit të zinkut dhe plumbit që gjenerohen nga shkrirja e skrapit jashtë vendit për trajtim të specializuar nëpërmjet nënkontraktorëve të ndryshëm.

Gjatë periudhës së inspektimit nga ISHM, kompania nuk ka qenë e aftë t’i japë inspektorëve kopjet e kontratave për eksportin e mbetjeve të rrezikshme.

Një investigimin i BIRN i publikuar në dhjetorzbuloi që skorjet e gjeneruara nga Kurum depozitoheshin në mënyrë të paligjshme në bregun e lumit Shkumbin, pranë ish-kombinatit metalurgjik në fshatin Bradashesh të Elbasanit, ku është krijuar një kodër të paktën 200 metra e gjerë dhe rreth 20 metra e lartë.

Sipas ekspertëve mjedisorë ky mal me skorje të depozituara nga Kurum në breg të Shkumbinit, me gjasa ekologjikisht është katastrofa më e madhe e anashkaluar e vendit.

“Rrezik është problemi më i madh mjedisor i Shqipërisë,” i tha BIRN-it një zyrtar që kërkoi të mos identifikohej.

Pas inspektimit në muajin mars ISHM, ka konstatuar që kompania Turke nuk ka një plan të menaxhimit të mbetjeve kur përcaktohen “llojet, sasitë e mbetjeve dhe cikli i trajtimit deri në asgjësimin përfundimtar të tyre.”

ISHM i lë për detyrë kompanisë që brenda datës 20 majit 2015, ti dërgojë agjensisë planin përfundimtar të menaxhimit të mbetjeve në të cilin duhet të përfshihen “masat, afatet si dhe investimet që duhet të kryhen nga kompania për trajtimin e të gjitha mbetjeve që gjeneron nga aktiviteti i saj.”

Agjencia gjithashtu i ka kërkuar kompanisë Kurum një plan veprimi për evadimin e skorjeve të hedhura në mënyrë të paligjshme përgjatë lumit Shkumbin duke rehabilituar dhe kthyer në gjendjen e mëparshme zonën e ndotur në bazë të parimit të ligjit për mbrojtjen e mjedisit që “Ndotësi Paguan.”

Sipas nenit 12, të këtij ligjit, ‘personi fizik apo juridik, veprimet ose mosveprimet e të cilit ndikojnë në ndotjen e mjedisit, mban përgjegjësi financiare, duke përballuar kostot e shkaktuara nga ky dëmtim apo rrezik për dëmtimin e mjedisit.”

“Kosto të tilla përfshijnë kostot e vlerësimit të dëmtimit të mjedisit, vlerësimit të masave të nevojshme, si dhe kostot e shmangies së dëmtimit të mjedisit, përfshirë kostot e rehabilitimit e të kompensimit të personave fizikë apo juridikë të dëmtuar,’ shkruhet në nenin e cituar.

 

16 Komente

Ai kombinat monument i marrezise se dulles meriton dinamitin se ka 40 vjet qe semur miletin.

Mir e ke ti Alba, po ja qe hekurin e kerkon tregu, dhe persa kohe e kerkon tregu, nuk mund te marresh masa dragoniane. Duhet thjesht qe firmat e ndryshme te respektojne ligjet e mjedisit, gje qe ka vertet ca kosto, por i sherben natyres dhe shoqerise ne pergjithesi. Duhet gjithashtu qe qeveria e Palloshit, te hedhin ne kete drejtim (ne treg), edhe obligacionet e CO2 per zbutjet e ndotjes dhe mbrojtjen e natyres.  

Qe ne kohe te merhumit kombinati ka pas ndot mjedisin.shkumbini prej elbasani e poshte nuk u perdor me per vaditje pasi u ndertua kombinati.

Do e provoj  ne Pajove kete ndotje . Kam rekomandim nga Alba ..thosh nje zametlli Turist

Do te lyej bythen me gjize dhe do te fus  ne uje .

Mejtoi pak me vete se mo e kish genjyer Alba qe ja kesh rekomanduar  e pejeti me te madhe  .

Ka peshq more smiley

Qeshte apo nuk qeshte Alba ...I kujtohej praktika e vet smiley Ka dhe jane me dhembe smiley

Të të keshën  vënë në dorë  Fitilin tye e dinamitin xha Abazit do keshët bërë Namin me plasje .Do keshe tundur vënin me Pordhë që në Kohën e Saliut !

Një investigimin i BIRN i publikuar në dhjetorzbuloi që skorjet e gjeneruara nga Kurum depozitoheshin në mënyrë të paligjshme në bregun e lumit Shkumbinsmiley 

Them duhen hequr këto Lopët rimbllaçitëse nga skena e nuk përdorur për argumente mer jahu  pasi kanë shumë bira ."

200  m i gjatë e gjërë dhe 20 m i Lartë i skorieve e pa dhe investigoi  BIRN...smiley në dhjetorin e viti të kaluar ! Të paktën leni atë të të nderuarit Xh.Mato që ka peshë , konstatimet e atij Organit smiley për zinqe plumbe si për herë të parë që i dëgjojnë Shqiptarët dhe medoemos ndonjë Koment nga Sholokëet e sho..qet antikomunsite si kjo me zamete xarrë ,  që i qe lagur fitili  në kohë të Saliut ose nuk e kish parashikuar xha Abazi !

Skorjet e PD...flmd Rilindja

Ue, ere xhaxhi arnavuti, por po e pezullove Kurumin ti do te vije e te pushtoje turku Erdogan beun ne krye, dhe do te vesh per lesh arapi.

Apo me mire t'i themi bujrum Erdogan beut se behemi perseri si nje here e nje kohe ottomane.

Agjencia gjithashtu i ka kërkuar kompanisë Kurum një plan veprimi për evadimin e skorjeve të hedhura në mënyrë të paligjshme përgjatë lumit Shkumbin duke rehabilituar dhe kthyer në gjendjen e mëparshme zonën e ndotur në bazë të parimit të ligjit për mbrojtjen e mjedisit që “Ndotësi Paguan.”

 

ajo ne bold duhet harruar, s'behet me.

Mthane qe njerezit kishin fillu me hik rondshëm nga Shqiprija Socjaliste smiley

ca shenja reflektimi, ma ne fund

Ps. kshu ndodh kur nuk e degjojne pjerin per obligacionet e co2

skorje nga Shkumbini

Cimo me duket se dhe Komandanti e ka perdor nji here termin skorje. 

E tundi gjithe Shqiperin, Ron! E tundi.

me pelqyen, tha, diskutimet e shokeve te rinis, te gjitha me pelqyen, shoket deftyen pjekuri te rralle, por ne vecanti me pelqeu ai i riu i kombinatit metalurgjik, i cili tha qe furrnalta nuk punon mire po nuk i spastruam skorjet.

aty Komandanti u mbush me fryme, me frymezim dhe dashuri per popullin dhe tha, me vizion te qart e te thelle: Te spastrojme skorjet!

E gjithe Shqiperia rresht, si me qen gjermon, mer Ron, tu spastru skorjet dhe mberurinat ne ndergjegje dhe ne oborret te cilat nga mbushur me plehra, i mbushen "me kalamane"...

He, a s'te mallengjen e gjitha! Burre, jo skilipeks si kta larot e tanishem qe bojn si gore per 10 a 20 miljon dollar te qelbta... smiley

e kam pa ket video.

Syte i ka te kapluar nga nje erresire e frikshme. Mbase pasoje e diabetit.

   Kurum, eshte nje gjigand tashme ne Shqiperi.Aq sa ne syt e shum politikaneve eshte vet Turqia e eres Erdogan.Kurum eshte prodhimi jo vetem i celiqeve por edhe i energjise sepse zoteron dy hidrocentrale...te ndertuara ne kohen e komandantit, blere Kurum per pese leke .Kurum, faktikisht eshte BKT e Callikut etj etj ku ajo eshte aksionere.Keshtu qe merreni me rezerve cdo perplasje kembesh qeveritaresh, ne avlliun e Kurum Said ..Arkadash- it ! Qeverisja e Sali Berishes i dha te gjitha ci duheshin nje trusti per te mos u cenuar e ckulur, sa here ndodhin rrotacionet.Dhe fare pak pergjegjesira per parametrat ambjentale...ku mbetejet e aktivitetit Kurum jane shkaterruese.

   Problemi i skorieve do te duhej te ishte pjesa me e debatushme dhe me e saktesuara e projektit te Kurum, paraqitur ne KKRRTSH e Republikes, per marrjen e licenses.Tani ti pime  lengun malit me skorie.., ku Besar beu nuk e njeh fjalen " tonelata" sepse e din qe aty brenda skorieve eshte ...edhe vet sasia reale...

po ce ke gjith kte pesimizem o grave?

ndonjehere me ben te mendoje qe nuk ke jetuar ne shqiperi kur udhehiqte komandanti. A e lexon emigrantin me lart? Nje fjale tha komandante dhe u pastrua shqiperia. I njejti popull jemi o grave. Duhet me teper besim ne popull!

Populli eshte " bageti"  o Roni, ponuk pati ne krie ....komandant! Vet i ke cekur keto te verteta universale ..Komandant na bie dot , Jo ? E ahere lema mo ma nga pesimizmin 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).