Presidenti Bujar Nishani nuk sheh asnjë provë bindëse që ai të firmosë shkarkimin e rektorit të Universitetit të Durrësit, Mit’hat Mema, pas kërkesës së ministres së Arsimit, Lindita Nikolla. Rektori Mema u bë personazh publik kur u akuzua nga kolegu i vet, dekani Elmas Leci, se e mbante atë të izoluar prej dy muajsh në zyrën e tij. Ministria e Arsimit e kishte refuzuar kërkesën për shkarkimin e Lecit, e madje ministrja Nikolla i bëri Memës një “gjyq mediatik” para kamerave kur e kritikoi për sjelljen e shëmtuar ndaj dekanit.

Për presidentin Nishani asgjë nga këto s’ka vlerë, ndërkohë që sipas tij Ministria e Arsimit kërkon të kontrollojë politikisht Universitetin e Durrësit dhe për këtë arsye refuzon shkarkimin e Memës.

 

"Dy muaj i izoluar në katin e 7-të të Universitetit nga rektori Mema"

Profesor Leci pasi kishte denoncuar në qarqet akademike (sipas tij) shkeljet ligjore të rektorit Mit’hat Mema, ka “vuajtur” për dy muaj hakmarrjen e këtij të fundit. Mema ka urdhëruar përgjegjësen e burimeve njerëzore që t’i mbajë dekanit me procesverbal hyrje-daljet dhe ta zhvendosë atë në një zyrë në katin e 7-të të Universitetit. Dekani Elmas Leci u shpreh se që prej 15 janarit ishte ndjerë i izoluar nga rektori Mit’hat Mema. Ai tha se gjatë kësaj kohe ishte ankuar për gjendjen e krijuar, ndërsa tregoi se kolegët e tij i janë shmangur situatës, pasi janë ndjerë të frikësuar për postin e punës.

Profesor Leci, mund të na e shpjegoni se çfarë është e tërë kjo histori? 

Kjo histori ka filluar si rezultat i denoncimit të korrupsionit që i kam bërë rektorit (Mit’hat Mema) të Universitetit në të gjitha organizmat e Universitetit Aleksandër Moisiu (UAM), në rektorate të tjerë, për një seri shkeljesh në fushën akademike, në fushën ekonomike si dhe në fushën morale. Këto probleme më pas i kam bërë edhe mediatike, gjithashtu kam informuar edhe instancat qeveritare sikurse Ministrinë. Pas kësaj historie të denoncimit të kësaj veprimtarie korruptive, ndodhi kjo që ndodhi.

Çfarë shkeljesh kishit denoncuar? Mund të na përmendni qoftë dhe një denoncim, për ta bërë më konkrete çështjen?

Në fakt janë shumë shkelje, por për ta bërë më konkrete..., nepotizmi i kryer. Emërimet nepotike që duhet thënë se janë një listë e tërë në këtë Universitet (UAM).

Por, çfarë ndodhi realisht pas këtyre denoncimeve?

Pas këtyre denoncimeve rektori (Mit’hat Mema) vazhdoi, që në hakmarrje të kësaj, të ngrinte si fillim një ekip kontrolli, me këta njerëzit e tij, e kështu sajoi gjëra të paqena dhe nxori një urdhër që më pezulloi nga detyra. Pastaj mbi bazën e këtij përfundimi që i bëri Ministrisë së Arsimit, MAS vetë ngriti një grup kontrolli për të evidentuar pretendimet e rektorit (Mit’hat Mema), dhe nuk e miratoi kërkesën për shkarkim të dekanit. Domethënë nuk u provuan ato çka ai kishte si pretendime. Më pas historia vazhdoi. Rektori nuk e zbatoi Urdhrin e Ministrisë dhe mua më vunë në një izolim. Gati çdo ditë duhet të paraqitesha në orën 8:00 te burimet njerëzore të firmosja një procesverbal, të qëndroja aty i izoluar pa asnjë lloj të drejte. Edhe një ditë madje, që doja të pija një kafe dhe më duhej të diskutoja me dy-tre kolegë, krejt normalisht për çështje të punës, (rektori) më kishte parë nga dritarja. Kishte dërguar njerëz, në atë dhomë në papafingo të universitetit (zyra e caktuar pas situatës në katin e 7-të) dhe kishte bërë një procesverbal e më kishin hequr ditën e punës. Pak rëndësi ka kjo, por në momentin që më kishin denigruar, unë Profesor, Doktor, imagjino...,

Merrja leje për në banjë

Më 27 nëntor të vitit 2014-të, pas denoncimeve të bëra në këshillin akademik, dekani Elmas Leci u pezullua nga detyra, me urdhër të rektorit Mit’hat Mema. Pas këtij pezullimi Profesor Elmasi është paraqitur çdo ditë në degën e burimeve njerëzore, pasi kështu kishte urdhëruar verbalisht rektori. Pas disa ditësh atë e vendosën në një zyrë në katin e fundit të godinës shtatëkatëshe të UAM-it. Përtej gjendjes jashtë kushteve të kërkuara, atij i kërkohej që të mos lëvizte pa marrë leje, madje edhe për nevojat personale. “Nuk kisha asnjë lloj të drejte. Merrja leje te burimet njerëzore edhe për nevojat personale dhe ata më buzëqeshnin duke mos më thënë as po as jo”, tregon Profesor Elmas Leci, në një intervistë televizive për A1 Report. “Merrja leje për nevojat personale lëre pastaj për të pirë një kafe apo për nevojat që më kushtëzon gjendja ime shëndetësore, që jam me diabet e me tre ‘by-pass’-e”. domethënë më kishin izoluar. Kjo punë ka që nga 15 janari e deri më sot kur erdhi ministrja dhe vendosi ligjshmërinë.

15 Komente

S'te vijne mend nga heqja e mustaqeve, thote populli.

Lajm kocke per te ndersyer robte kunder Nishanit. 

Puna e tij perse nuk e nenshkroi e jo cdo firme qe ve ai eshte karshilluk ndaj qeverise.

Mund te qelloje qe dhe qeveria tja fuse ndonje here kot, aq me shume ajo zonja ministre e arsimit.

Meqe ra fjala : ai dekani qe merrte leje per te ba çiçin vazhdon merr leje ? Pra e kam pyetjen e drejperdrejte : u zgjidh problemi i shurres apo jo?

Fakiri! Rri , rri dhe sa   permendet  i rreshket stilolapesi per dore ! 

Presidenti Nishani sqaron mos shkarkimin e Rektorit te Durresit.

" E mbajti dy muaj te izoluar por ama e ushqeu mire "

lol, O Brado nuk ja vlen me u morr me jarin. Osht debil komplet. Deri dje e shaja, ndersa tani sinqerisht me vjen keq per te. Po keshtu katandisen te gjithe ushtaret e saliut. Ja shiko Leftin ti, mburet me bemat e Blushit apo kakardhite e Kac pedofilit. smiley  

Uee cer historie kjo e Uvesitetit Durrsit! smiley

S'e kisha nigju une ket' Silence of the Lambs smiley

 

wow smiley 

hej, a te mushet menia tani qe shkalla e zhvillimit te Shqipnis son eshte deri te monarkia absolute (pa parlament)?

Shok, zonja e zotrinj: Te arrijm nivelin e Shqiperise se Ahmet Zogut nje here (se per me teper i hame moone).

Ju rrofshin vilat 4 katshe, rolling hillset ene autostradat e leshit.

Shtet i shkerdhym! Pthuuu!

E pe si e tunde koken rektori?

Si femije kopshi ne faj. 

Keni te drejte, i thoshte ministres smiley

 

smiley

sa kohe kisha pa e pare.

po per t'a mataru, e mataronte ky ket pengun apo e mante kot per inot? smiley

 

pika mu ne ministrite e ketyre, del ministria ben show ne tv si wonderwoman, nderkohe qe keto jane praktika ne mase ne cdo drejtori dhe perdore si shpate demokleu qe nga ministrat deri poshte.

kjo po shkaterron nje sektor te tere prioritar si arsimi i larte me palo reformen qe ndermer, e haka meraku per nje bablok qe nuk di ta mbaje mire me drejtorin ne nje univeristet te lodhur shpk.

Ska gje Nishano se ne do firmosim shkarkimin tend se shpejti. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).