Anës Lumenjve

Arratisur, syrgjynosur,
Rraskapitur dhe katosur
Po vajtonj pa funt, pa shpresë,
Anës Elbë-s, anës Spree-së.
Ku e lam' e ku na mbeti,
Vaj-vatani e mjer mileti,
Anës detit i palarë,
Anës dritës i paparë,
Pranë sofrës i pangrënë,
Pranë dijes i panxënë,
Lakuriq dhe i dregosur,
Trup e shpirt i sakatosur.

Se ç'e shempnë derbederët,
Mercenarët dhe bejlerët,
Se ç'e shtypnë jabanxhinjtë,
Se ç'e shtrythnë fajdexhinjtë,
Se ç'e pren' e se ç'e vranë,
Ç'e shkretuan anembanë,
Nënë thundrën e përdhunës
Anës Vjosës, anës Bunës.

Çirem, digjem i vrerosur,
Sakatosur, çarmatosur,
As i gjall', as i varrosur,
Pres një shenj' e pres një dritë,
Pres me vjet' e pres me ditë,
Se ç'u tera, se ç'u mpaka,
Se ç'u çora, se ç'u mplaka,
Lark prej vatrës dhe prej punës,
Anës Rinit, anës Tunës.
Çakërdisur, batërdisur,
Përpëlitur dhe zalisur,
ËndËronj pa funt, pa shpresë,
Anës Elbë-s, anës Spree-së.

Dhe një zë vengon nga lumi,
Më buçet, më zgjon nga gjumi,
Se mileti po gatitet,
Se tirani lebetitet,
Se pëlcet, kërcet furtuna,
Fryhet Vjosa, derdhet Buna,
Skuqet Semani dhe Drini,
Dridhet beu dhe zengjini,
Se pas vdekjes ndriti jeta
Dhe kudo gjëmon trumbeta.
Ngrehuni dhe bjeruni,
Korini dhe shtypini,
Katundar' e punëtorë,
Që nga Shkodra gjer në Vlorë!

Ky ilaç e ky kushtrim
më bën djal' e më bën trim,
më jep forc' e më jep shpresë,
anës Elbë-s, anës Spree-së.
Se pas dimrit vjen një verë,
që do kthehemi njëherë,
pranë vatrës, pranë punës,
Anës Vjosës, anës Bunës.

Arratisur, syrgjynosur,
Raskapitur e katosur,
brohoras me bes' e shpresë,
anës Elbë-s, anës Spree-së.

 

 

24 Komente

per sa kohe egziston prona si koncept, kjo poezi do mbetet aktuale smiley

se mos harroj: dhuna nuk eshte kurre opsion dhe reagimi me i mire ndaj saj - qofte dhuna sistematike a jo - eshte bojkoti. smiley

jo vetem per shqiperine eshte aktuale (si vend i varfer i çdo kohe) por per çdo vend tjeter (qofte te pasur). 

zevendesoji shtypesat (te pasurit te vendet e varfera) me emigrantet e vendeve te pasura (qe ulin mireqenien e vendasve), dhe i sherben partive te djathta te çdo vendi europian. 

shqetsimi ose mesazhi i nolit eshte social. atje ku ka varferim, ka revolte.

Profil, shpesh ti je njeriu i kuvendit te odave.I burrave te drejte e te mencur.Po coku e prish...nga njehere,  more melun!

me aktuale se kaq...?! eshte per te ardhur keq po kemi ngelur ne vend ose ndonjehere bejme hapa mbrapa...

 

Mos e vre mëndjen Grava për të shkruara të shkuara . Ata që duheshin e lexuan dhe BËNË Shqipërinë .

Erdhën Barbarët e Sali Qenefit dhe doemos do u kthehesh Nolit e Ali Asllanit .Por tanimë si Emocione jo si Kushtrime . Ja dhe Frrokajt u Liruan .Ke lënë dhe Hasan Zykon pa recituar .

Ajo braziliania tek emisioni Çanit  recitoi vargjet më të mira të mundëshme sot për Shqiptarët dhe e filosofët e shqipërisë e Analëve të saj të plasur rrugëve si gjirizë haleje pas 92 ! Kish ardhë dhe një me një artikull tek Pështymorja Panorama që thosh në Titull Tivari Masakër e Serbëve ..dhe më poshtë ngrinte në qiell veprën e mender Historianit  Uran Butka " Tivari Masakër e Komunistëve Shqiptarë "smiley

Po dhe me BUST të aventurierit A.Zogu Hajdut e Frikacak që mbushi arkat me Flori dhe "këmbët e lehta , faqja e bardhë " të shitur për Kryeatdhetar kur dihet që përfundoi si frekuentues i kurvëtoreve të PIGAL-it , sikur nuk shkon Vjersha e Nolit që bëri thirrje së Pari për të Flakur nga Fronet Tradhëtarët e Grabitësit , Xhahilët e Vrasësit e Popullit në shekuj me përfaqësi të njatij Afmetjes .

Përse duhet kjo vjershë ?

Nuk kemi as Presidentin e firmës Dy M të recitojë me rastin e ditës së Çmimit të Republikës ! As Poeti Kombëtar i PPU nuk po vjen !

Arratisur, syrgjynosur,
Raskapitur e katosur,
brohoras me bes' e shpresë,
anës Elbë-s, anës Spree-së.

 

Eh more Noli , a thua me ke pasur mua ne mendje smiley

Them se fatkeqsisht eshte mese aktuale, per mos me thene me keq

Noli eshte frymezuar nga bibla ne kete vjershe .cifutet qe vajtojne atdheun buze lumit babilonise .

Nje fantazem vjen verdalle neper Europe... smiley Jane bo dy fantazma tani.

Se ç'u tera, se ç'u mpaka,
Se ç'u çora, se ç'u mplaka,
Lark prej vatrës dhe prej punës,
Anës Rinit, anës Tunës

 

ehh mer Theofan  çna kape keq me  lumin Rin... ketu do mplakemi vertet, anes Rinit..smiley

po  lumi Tuna ku bie valle..?  z'besoj te jet Tuna e Maqedonise..smiley

Tuna eshte Danubi.

Jo se Noli ishte ndonje telepatik i madh dhe dinte si do vente, po jeni ju Muter qe keni nja 2 shekuj, perserisni te njejtat gjera.

...dhe mo na u acaroni se themi Juve, po jemi dhe Neve!

Jo, jo, me aktual eshte Migjeni me derrin e ngop me surrat Sokrati.

jo jo, as Migjeni... me aktual, madje vite tashme, mbetet dhe eshte Ali Asllani: Hakerrim (aka maskarenjte).

Jo jo as Asllani, aktëtual esh Hason Zyko de Gamberi me vjershen "Dallari" smiley

iFiqo, te ngelet hatri t'ia bojme Hesson Zeik (de Gamberi is fine) per ceshtje PRi.

Jooo hiç. Çësh ai llaf smiley

Sa shumë sholokë antikomunsitë nostalgjikë për kohën e Enverit smiley

Ç'të ketë bërë vaki vallë ? Ju mbaruan recitimet e LefTKopesë për të " Bukurën e Dheut " .Nuk shërben më veshlepuri i Hunjve që i nguli në BYTHË Roshi i Kavajës kryekaragjozit të Liri - Demokracisë sali Qenef berishës ? Mbaruan Pampersat që vërviste LefTKope-Hobeistja nga SHQU-p .? Po Poeti Kombëtar dhe ndonjë iBerisha ku janë ? Apo thuaj xurnatë po i trëmb Gropa e Halesë që hapën dhe kanë merak se mos bien Brënda smiley

Këndo o Muzë këndo / këngët e Akile Kordhëtarit smiley

Oidrizo oi oi, di gje kur ben Koçua rruge amerike te porosisim ca nga ajo me e mira? smiley

Se shokut zoti Braho vetem nji çante i lejojn smiley

Mu nuk më pengon njeri të shprehem për iBerishistët si Nostalgjikë të sh Enver i nderuar iFiqo

Ku e sheh ti që Koqua duhet të bjerë nga ajo më e mira për Ju në Amerikë ? Edhe Ju shumë normal më dukeni , sepse Nostalgjia për mua  është veti e individit me Ndjenja të fuqishme si të Poetit Kombëtar për Zogun smiley

 Kisha një dëshirë për një iPoezi në konkurencë të iAsllanit , iNolit . Kur kujtove dhe  de iGamber isha dakort plotësisht me Jue smiley

E ke pa mirë atë Policin mbrapa Tahirit më të mirit që po denoncon Koqon . Atë shih ti sa e ka Kokën smiley

Speaking of koqo .nje nga keshilltaret me te afert te KM ofron si zgjidhje per zhvillimin e vendit rritjen e hashashit.ain't that some shit?smiley

It's a two-fold proposal: dekriminalizohet drogaxhiu dhe amnistohet burgaxhiu, qe te rritet efikasiteti per hajdute elektriciteti.

duhet legalizuar edhe vrasja me pagese ne menyre qe vrasesit te paguajne tvsh.smiley

Eshte pak vone, permbytjet kaluan.

Se pëlcet, kërcet furtuna,
Fryhet Vjosa, derdhet Buna,
Skuqet Semani dhe Drini,

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).