Cila është shija që ju ka lënë më shumë mbresa?

Dicka që keni përtypur, provuar, nuhatur apo prekur, për mirë ose jo.

85 Komente

Pyetja komplementare per mendimin tim do te ishte, cfare mbresash ju rizgjojne shijet e ndryshme.

"pour les connaisseurs", fenomeni i Madeleine-se te Proustit.

mish i pjekur bagetie Cajupi (Gjirokaster). Shija qe pasonte ishte dicka hyjnore. konstatova se gjuha si "organ i shijimit", ka pune vetem me ate goditjen e pare, shija qe gjuha ndjen, eshte siperfaqsorja, ajo e trasha, qe ndan gjerat ne eshte e kripur a e embel, ta zeme. Shijimi i vertete ndodh me pas, pas gelltitjes, nuk e di tamam me se realizohet, por pa diskutim ka te beje jo pak me qiellzen dhe mbase edhe me ezofagun. Kur haje mish Cajupi, ndjeje se kishte dicka te koncenturar prej bimesise vendase qe te mbetej dhe qe trupi e perthithte me nje vonese faze, dhe kjo eshte shija e vertete. Te gjitha mishrat e Jugur e kane kete vecori, por si ne Cajup nuk me ka rene rasti te provoj. Ndoshta shkak per kete jane bime etero-vajore qe ndodhen ne kullote, nje ketu e nje atje, shija me siguri eshte ceshtje "elementesh gjurme", me gjase molekula organike e aromatike (ne kuptimin kimik te kesaj te fundit), te cilat jane ne perqendrime shume-shume te vogla ne ushqim (prandaj edhe "gjurme"). Kur erdha ne US, nje nga pyetjet qe i bera nja dy professoreve te mi te cilet gezonin goxha respekt dhe reputacion, ishte edhe kjo: cili eshte bartesi material i shijes? C'substanca? Isha gjithe shprese, sepse ishin te atille burra, qe po te flisje 15-20 minuta me ta, zere se e kishe lexuar shtypin shkencor te 2-3 viteve te fundit. Mirpo per kte qe i pyeta nuk me dhane ndonje pergjigje per te qene. Nuk e dinin, dmth.

Me gjithe sa me lart, prap asgje nuk e konkurron ndjesine hyjnore te duhanit. Cigarja qe me ka shijuar me shume ne jete ka qene prodhim albanez, ne kohet kur e pija fshehurazi, ishte nje "edicion" cigaresh me filter kushtuar nje kongresi te gruas, nuk di pse ma dha ne tru ajo cigare ashtu, qofshi beku o gra, thashe gjith mirnjohje. smiley  Ah, varet shume edhe me ca e ndez cigaren. Nuk ka si eshka. Po e nisa duhanin prap, do mundohem te gjej eshkte, uror (masat) dhe gur strralli. Gjerat o bohen tamam, o s'behen fare.

Emigrant..nuk di ..po shume dhjam i vendosin mishit te pjekur ne shqiperi,e ke vene re? Le me pastaj kur te thone ha koken ose gjuhen e bagetise..bahhh..nuk ben nuk ben!!

sja dike lezetin nje koke te pjekur me nje gote raki smiley

c'nuk ben mo arbo???? Nejse pse te ta mbushim mendjen; me qengjin e pjekur vet i trete, mund te ulemi perhere bashke ne tavoline e te bejme i dore muhabet. smiley 

Ej..po cfare i pelqen asaj kokes? menyra si ta servisin? apo kur e shoqeron me raki? a hahet dreke p.sh... me goten e rakise???!! Ato shtresat e dhjamit,qe zene pothuajse 50% te racionit te mishit ne hell te lokalet ne Radhime,eshte normale? Epo mishi pa nje cik dhjam nuk shkon te thone..po mire na mere ti dhjamin e me jep mishin mua ..eee jo.. po shiko.. smiley !! smiley

hej, o shih ti, o te shoh une per qingj. Hell nuk kemi, por kam grill (fringo, jo shum e madhe). Ne deck rrihet great tani. Qingj australie ose amerikan. O te vij, o te vish.

Si thua?

PS. jo raki, po vere te plote, ndonje malbec ose shiraz. kur te dush. ler llaf privat.

per arb-in kjo (nga libri "Kulmak") smiley

Ne e dashurojmë mishin. Edhe në USA janë ustallarë për “beef”-in e famshëm të tyre, për ata bizonë prerishë e Angus, por dashuria e amerikanëve është më tepër teknike. Vini re se si thonë ata për gradën e pjekjes së mishit, “medium rare” apo “medium well”, a thua se po flasin për ndonjë indeks ekonomik. Shqipot e duan mishin në mënyrë epiko-lirike, iu fërgëllon zemra, japin art, ritual, traditë, lashtësi. Ka diçka pothuaj erotike në atë dashuri. Një lab në kullotën e Shashicës në Vlorë më bëri të mendoj kështu tek po hante një kokë bagëtie. Në i pastë parë kokat e femrave me të njëjtin adhurim e përkushtim të tipit “jam yti” si shikonte atë kokë të pjekur, lum ato gra. Sytë i shkëlqenin. Puthja filloi nga pjesët e nofullave. U shndërrua në kafshim plot afsh. Pastaj gjuhët u ngjitën si me mastiç. Nuk i mjaftonte ajo gojë e mbyllur, e donte puthje-kafshimin më të plotë. I hapi nofullat e kokës së pjekur dhe futi kokën e vet gjithë epsh midis tyre. Nuk pa gjakun që i kullonte mbi faqe nga gërricja e thellë e dhëmbëve të kokës së pjekur. Ekstaza ishte aq e fortë, sa që labit edhe po t’i ishte prerë ndonjë vesh nuk do ndjente gjë. Van Gogh i dashurisë për mishin. A ka orgazmë ta realizojë këtë jerm? A ka Marilyn Monroe! 

Eh c'na kujtove me Kulmakun o Cimo....Ato perronjte e ftohte dhe skenat perrallore, me kujtohet kur i ngjiteshim majes  u ktheva nje moment pas dhe shtanga i magjepsur nga pejsazhi perreth...Nje varg i pafundem vargmalesh te cilat te benin te ndiheshe mikroskopik ne lidhje me natyren. Ishte nje kohe e thjeshte pa kamera dixhitale, surratliber apo wifi

 

 

 

 

eshte nje ustà per ket pune... ja ben:

Bejke pse me ike larg .
Nga nomeja .
Pa ty sme rrihet ne prag .
Sme shkon kopeja .
Sdi te ruhesh se je rritur .
Me te mira .
Trembem mos te vjen pa pritur .
Egersira .

Ç'me kujtohen cobaneshat .
Zjarr mbi bore isha i ndez .
Kur me zbardhonte qylahu .
Ore flori qostek ne brez .

Bukur !! Ne fakt e kam ve re kete "shqyerje sysh"(syte i shkelqenin) perball mishit ne hell, mendoj se nuhatja,aroma e mishtit te pjekur eshte ajo qe te ndez syte e te leziv stomakun..mbaj mend se heren e fundit me mjaftoi vetem ajo,ta kam llafin me shijoi me shume pritja,aroma qe leshonte se sa mishi i vendosur ne pjate!! E me qe jemi,vjet qe isha me makine e bera bregun e detit nga vlora deri poshte ne Butrint,e gjeja me e bukur ishin bagetia rrugve e stanet siper kodrave qe dukeshin nga rrruga,duhet te behet nje ligj per mua ne ato rruge,bagetia te leviz e lire e njerzit e makinat tu pershtaten nevojave te tyre!! Ne se do nje keshille modeste,ate qengjin mos e bej ne USA,shko ne shqiperi,ne LLogara ishte nje lokal me nje burim uji tek hyrja e tij e i cili bente mish ne hell, se qe te te shijoj deri ne fund,ka nevoje per zhurmen qe krijojne njerzit,zerat e tyre,per ate qe pjek e te tregon si e ben ai e jo te tjeret,pronarin e lokalit qe te pyet nga u kemi? (e cfare do ti thuash ti nga je..ai ka nje mik a farefis nga anet e tua) si perpiqen te te fusin dhjamin, te qeshurat, muhabetet qe bejne..(thua ti je ne tavoline me ali pashane, enver hoxhen greket e kinezet), pastaj burimi i ujit e hija e pemve jane te gjitha plus!! Une perseri kam per te kthyer ne qeshor..per te votuar..e them te kaloj nga Gjirokastra kesaj radhe. megjithse do te jete hera e pare per mua! 

ishulli sazanit, mish qengji me raki manaferre 

Sazani me ka shpetu. Nuk di dhe a lejohej para 91-shit me shku xhanem. Mbajne sot bageti atje? 

 

 

Eh do bere, une kam qene pas 91-shit me perpara per fat te keq nuk i njihnim disa gjera, ka vetem nje restorant qe gatuan mish e peshk qe i sjellin anijet, vehet vetem per pak qetesi dhe uje te paster se nuk ka ndonje gje te madhe, gje e eger sic ka qene.

Nje lloj bari i bekuar qe provova kur po kendonte QotSA ne coachella vjet. Se di a qe ekstaza muzikes e alkolit po qe hyjnor per at zot. Si dhe nje triple burger ne lv, parajse ne mouth. 

Megjithate asgje skrahasohet me momentin kur bo gol tirona. Mbretresha!

Shija e keqe, Dr Pepper.  Mbase pati dhe fatin e keq të hynte në kategorinë e "culture shock" por e provova njëherë dhe kurrë më.  

Për përtypje, nuhatje, shije e të tjera të mira në përgjithësi e në vecanti: Stambolli, i tëri dhe i bëri. 

Po ske dit pra. Provo root beer a&w, perzjeje edhe me icik rum per tja shtuar bekimin dhe youre golden. Provoje dhe do thuash po ku paske qen o koko. Fute me i shishe ose gote dhe e merr me vete ku te duash, rruge, pishine, plazh. Me akull. 

Pupupu, koko, kam kujtime te keqija me rum plus soda smiley. Larg nga pijet me sheqerna sheqerosur.  Pasi hoqa dora nga rum, i thashe vetes po ku paskeshe qene.  

Mdegjo mu. Jo rum soda si konviktore ypsilon kappa pi po rum root beer. Edhe mos e vrit mendjen per sheqer, nga i gjo do vdesim fundja. 

Thuaj cfare te duash, nuk luj nga instikami.  Rum plus soda ku hyn dhe root beer nuk, po nuk hic. 

PS: fyi, ne kohen konviktore, jack daniels shqeto ose me variacione. 

durian smiley

Pah cfare ere!smiley

Per nuhatje...koke molit, plazhi i ri. Te shkoje shpejt nga ora 8 e mengjesit, kembe njeriu, vetem ere e jodit dhe rera e lagesht!

Se ma kujtove kete. Une nje here vetem e kam provuar smiley. Kur me coji familja ne vere ne plazh te farefisi ne vlore. Grandioze arome. E kisha harruar. Kemi dhe ne ca gjera më jqj. 

Te shtohen vite jete koko...po dhe lushnja qytet eshte smiley

shija e nje uji burimi, por nuk zbulohet vendodhjasmiley

mos u shqetëso, se ua them unë.
isha sipër teje. smiley

shije te mira ka plot, po kush rri i numeron...
ndersa do vecoja shijen e likos se arres, kjo sepse per mua eshte e vecante, unike, nuk e krahasoj dot me dicka tjeter..

ndersa shije e keqe: ketu ne Hollande kane nje si tip karamele quhet drop... shije me e poshter, nuk behet!

ndersa arome... hemmm, aroma e detit ne behar qe me sabah po e po... por edhe ne dimer andej nga "uji i ftohte", Rrapi e tutje, kur perzihej edhe me aromen e portokalleve, limonave, e mandarinave qe kishin celur..

Po nespullat i harrove mo, gjithe ajo rruge per te mbushur kanatieret plot smiley

"Dicka qe keni pertypur, provuar, nuhatur apo prekur, per mire ose jo."

Pertypur: kikiriket kur u shfaqen papritmas tek dyqani i zarzavateve dike nga mesi i viteve 80

Provuar: Shija e Vapik-ut ne vere kur kishim fat te gjenim ndonje

Nuhatur (per keq): Aroma e Lanes kur luanim anash saj ne vere

Prekur: Kur kam prek per here te pare gjoks femre smiley S'harrohet kurre.

Kur kam provuar cumcakiz(chewing gum) per here te pare ne jeten time..ne shqiperi! Ka qene nje si tip shkopi i vogel ne ngjyre roze,nuk mbaj mend as se kush ma dha,ajo qe mbaj mend ka qene shija e pashpjegueshme me fjale..mbaj mend se e pertypa per 10 min pastaj nuk durova dot me dhe e kaperdiva,ishte me e forte se mua deshira per ta ngrene ate shije te mire me gjithe protestat e friken e atij qe ma dha i cili kembengulte se po ta kaperdish,ky cumcakizi te ngateron zorret e barkut !! Per keq..e nuk mendoj se ka gje me shije me te keqe se nje duhan i ndezur qe sa ngrihesh nga gjumi pa futur gje ne goje !! Kam provuar njeher te fle ne tende, kamping..ndjesia e mbytjes qe te jep tenda kur ngrihesh ne mengjes nen rezet e diellit eshte dicka qe me ka tromaksur,isha gati ta caja me thonj vetem qe te dilja prej saj !! Per mire..kam shkuar njeher me dhi ne jeten time,nuk ka gje me te bukur,sidomos kur je 12-13 vjec!! Nuhatur..era e fshatit shqiptar, nje ere qe nuk e kam nuhatur kudo ku kam shkuar,nje perzirje e eres se bagetise me eren e bimeve kashtes pemeve e njerzve..plus edhe era e detit qe thote dikush me lart eshte dicka qe nuk te le indiferent!! Prekur..kur kam prekur nje arme..nje pistolete.ma dha nje tip e me tha coje pak tek shtepia..nje ndjesi e cuditshme,papritur ndihesh tjeter njeri sikur je nje super hero..por  i frikesuar,mezi prisja ta hiqja qafe!! Per mire..e thote mire me lart,kur kemi prekur per here te pare femren..por edhe kur na ka prekur ajo nuk eshte se na ka ardhur edhe aq keq smiley!!

Gin & tonic me flete sallatori ne vend te lime apo limonit.. Shije fantastike dhe refreshing. (y)

me flete salltori? allah allah ca nuk lexojme smiley !! vodka me shije pjeper e mojito jane njesh per mua!! Nga ana tjeter nuk ka gje me te keqe se te deheshe me ponc ne shqiperine e 94-95' ..ke provuar? se kokolepsi jam i sigurte qe po smiley !!

Te kisha nje dopio raki manaferre tani nuk do ish keq. Pas nja nje ore mbase nje dopio pappy van winkle do ish me e pershtatshme...

Si e kishte ajo bima qe te digjte? Hidhez?? preke po deshe..

Bo shije te mira ka plot. Po nje gje e shpifur eshte Salmiaku, ose Salty Liquorice. 

une ja imagjinoj akoma eren neper duar, si llastik lushnje e djegur me sperkatje llaku flokesh dhe ere veze e prishur

Nder shume e shume shije qe me kane lene mbresa, me delikatja ka qene nje sorbet e bere me petale trendafili. Perjetova bukurine sublime per te disaten here, por ne kete rast, ishte me klasike, te poshtonte senset. 

E bere ne shtepi, mund t'i hidhet pak qumesht normal ose qumesht soje, sa per ngjyre. smiley 

gjithmone aroma e lule manushaqes. plus pranvera e pare. plus nuk e gjej dot sot.

Era e kripes se oqeanit Kur del heret ne mengjez per nje vrap buze bregut. Nje arome ekstaze. Pale Kur shef dhe agimin e dielit. Lere lere. Lol

Nje Braziliane.
 

Shija mbreselenese ajo e byrekut.Aroma me keqe ajo e peceve.

Bloody Mary - shije e shpifme. 

Meqe na kujtoi ky djali me siper qumeshtin, lol . Shije teper mbreselenese dhe e paharrueshme, ajka e qumeshtit ne kohen e qepes. Mbaj mend e zinte mami ne nje tenxhere te madhe, dhe gjithmone kisha qef te rrufisja ate ajken qe zinte siper. Heaven. C'kenaqesi. Perdite ky muhabet. Ketu ne Usa vduqa per ca ajk, se ja heqin qenat. Na e japin me 2% smiley

shija te mire ka pas hallva e Stambollit..smiley po qe se kam hasur me kerkund.

se harrova.. shije te keqe kane pasur ca ilace, sidomos tetraciklina.. boooo, dhe te ngelej per nje kohe te gjate.
 

majdanoz

s'eshte majdanoz po ngjan nga forma e gjethes; koriandra ka nje arome me te vertete qe te ben pershtypje.

pershtypje per mire apo per keq? nese flet per cilantron, gjethja e se ciles eshte shume e afert me majdanozin mesdhetar, aroma e saj personalisht s'me pelqen smiley , ushqimet meksikane kur e permbajne i shmang, dhe kur blej groceries ne supermarket i hap syte mire te lexoj ne eshte parsley apo cilantro (se i vendosin prane e prane zakonisht).

Po, cilantro-s i thone edhe 'majdanozi aziatik'. Per mua, eshte ereza me aromen me te mire, sidomos ne supat aziatike.
Mendova se ka pas ndonje fjale ne shqip per te, se kuzhina shqiptare, te qan qoshen per ereza

jo jo nuk e kemi smiley (nuk e kam degjuar)

preferenca qenka gjenetike, thote kjo: olfaktore (aldehidet e pangopura) ose te shijes (e hidhura).

koriandër

Koriander eshte fara e thate e silantros...shume njerez qe jane alergjik ndaj Cilantros apo chinese parsley nuk shprehin alergji ndaj Korianderit.....Silantroja perdoret ne Tiron tek restorantet Meksikane

selino.

Cokollata "Hilal"

hahaha sjam i sigurt ne ishte ky lloj por sme duket si ajo e famshmja e viteve 90

Era me e keqe: Durian!! 

Era me e mire: era e gushes se cunit smiley

 

 

 

Per vitet 80-90

Gjeli i detit qe ziente ne ballkon edhe aroma marramendese qe na bente te shkonim t'ri rripnim lekuren ( une dhe im vlla kur ishim te vegjel)  se nuk duroshim sa te zihej e te piqej  smiley

Byreku i pjekur ne sac kur shkoja ne Moker te Pogradecit, dhalli prej dybekut , dhe aroma e bukes kur doje t'a beje pershesh me qumesht ne mengjes.........mmmmmmmm car arome o Zot

Aroma e ftonjve dhe e molleve ne shtepine e kushove  ne fshat kur shkoja me gjyshen 

Aroma  shalqinit shqiptar qe kur e hapje merrte ere gjithe pallati

Aroma e recelit qe bente mamaja dhe e perziente edhe me nje lloj luleje per arome

Aroma e parfumit trendafil smiley

Aroma  e rruges se Blirit ne Elbasan dhe e portokalleve

Aroma e ballokumeve

Shije tjeter , flladi i ngrohte mbasdite buze detit , e mahnitshme

mengjeset e fresketa dhe aroma e luleve rruges smiley

gjithcka ishte e bukur , ndoshta e e egzagjeroj, me ka marr malli ..........per ate kohe

gjithcka kishte shije ......

 

Arome e keqe qe me ka ngel ne mendje , ishte era e corapeve ose e kembeve pa lare dhe e duhanit perzier kur mblidheshin shoket e dajes te gjyshja dhe luanin tavell...........bah me kapte stomaku !!   shume  mbrese e keqe 

Mbresa te keqija , era e djerses se te rriturve, kudo qe shkoje , tmerr

ere e keqe neper makina te rastit ose trena smiley era cjap , era duha, era menxyre te palare smiley

Bluja e Jonit (detit) per mire, zgjebosja kamuniste per keq. 

chinatown smiley

kush ka prekur fiq deti..smiley. te krruhen duart ndonje 1 jave...smiley

ca i paske bere kampit te punetoreve smiley

Mbase nje jave jo, por eksperience qe s'te shqitet nga memoria smiley

PS: Ti me portokalle e limona dhe ballcekani me molin nuk eshte per t'u lexuar!  Po shyqyr qe portokalle e limona andej s'kane mbetur, deti te moli eshte te pish kafen e te shikosh perendimin me hunden e zene dhe kalon.     

portokallet e limonat vanë.... po shyqyr na ka mbetur kenga me to thuaj.  ja, shiko sa bukur tingellon  strofa e pare edhe ne gjermanisht, recituar me pasion nga djali tënë, Bimi. arome... Vlore.smiley

Se u perqendrova tek shijet e mira me siper. smiley Shijet me te keqija gjate dhe pas ngrenjes per mua kane qene: ketchup-i, fanta, mishi i qingjit, berthama e limonit.

Gjeja me e shpifur vizualisht por qe me ka shijuar, ka qene syri i peshkut. smiley

Kush i mban mend sapunet Duru?...Nje ere e peshtire te ndillte alergji

 

 

 

 

pjeshkat plot leng .................

Kane qene ca veze peshku te thata si te sterzgjatura qe i shoqeronin me raki dhe ishin luks. E vogel provova dhe ma shpifi. Si shije te mire kam ullinjte e mbushur te beratit para '90 dhe tartufin. 

A ka provuar njeri shijen e motit? smiley

Shija me fantastike per mua ka qene, shija e birra kruna.....apapapapa 15% alkol  kishte e bekuara ......pije 3 apo 4 birra ,dilje ne trotuar dhe i puthje te gjithe me rradhe....

Shije e mire, sushi, kavjar, shije e keqe, gjelle me bamje ose patllixhan.

Mund te me pergjigjet njeri, si i thone basilic-ut ne shqip? 

Borzilok

flm! 

buke me qiqra per pashke qe bente gjyshja pas 90-tes, te ngrohte me djathe sa e mire ishte viran-nja

me jemi

Gezuar Pashket Ortodokse te gjitheve

Shijova biondet gjermane,meskeputurat persiane ...

Por asgje sikur tava me kos,nje cope fli dhe speca te ferguar me hudher.Kuzhina e nenes me e mira ne bote smiley

hera e parë që provova akullore me shije pjeshke dhe luleshtrydheje dekoruar me petale trëndafili.

kujt i plasi

Shija qe me ka mbetur ne mendje eshte Vin Santo!

Pije: Sassicaia 1998 

Ushqim: Fiorentina

 

Te shpifurat me poshte.

Pije: Disaronno dhe Sambuca (vjellje e menjehershme)

Ushqim: Djathrat erakembe franceze.

 

Persa i perket aromave (jo ushqimore), gjithnje me ka pelqyer aroma e shkaktuar prej Zis-ave, Ifa-ve dhe mbi te gjitha Saurer-eve. Nr.1 ama, ndoshta per arsye gjeo-gjenetike, ngelet aroma e "Ujit te Ftohte". 

Nga te shpifurat, me siguri ajo e squfurit (karbitit) eshte me e renda.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).