Arrestohet në flagrancë në fshatin Lepenicë Luka Sherifi, 43 vjeç, i dyshuar si vrasës me pagesë ku nëse kryente vrasjen e 53-vjeçarit Lahe Jazaj, do merrte 15 mijë euro nga i dyshuari si porositës, Mersin Alliaj.

Policia e Vlorës arreston në flagrancë një person të dyshuar si vrasës me pagesë, i cili kishte dy ditë që qëndronte i fshehur pranë një gëmushe për të gjetur momentin e përshtatshëm që të ekzekutonte një 53-vjeçar. Sipas policisë së Vlorës, Luka Sherifi, 43 vjeç, i lindur në Fier, është arrestuar pasi është personi kryesor i dyshuar si vrasës me pagesë, ku për krimin që do kryente do paguhej me 15 mijë euro.

Mësohet se ai do të vriste Lahe Jazajn në fshatin Lepenicë të Vlorës. Porosinë për vrasjen e Lazajt mendohet se e ka dhënë Mersin Alliaj, i cili ishte në hasmëri me Jazajn prej 12 vitesh. Pas arrestimit të Sherifit, ai ka treguar gjithçka dhe më pas në pranga ranë Alliaj dhe Ledio Muho, ku ky i fundit do të ndihmonte 43-vjeçarin për t’u larguar nga vendi i ngjarjes pas kryerjes së vrasjes.

Ngjarja

Sipas policisë së Vlorës, prej dy ditësh Luka Sherifi ka qëndruar i fshehur në disa gëmusha, pak metra larg oborrit të shtëpisë së 53-vjeçarit Lahe Jazaj. Mirëpo qeni i shtëpisë ka zbuluar gjithçka pasi për disa minuta ai është vërsulur drejt Sherifit dhe kjo ka shtuar kureshtjen e familjarëve që të shihnin se çfarë kishte ndodhur.

Ata panë 43-vjeçarin e armatosur, i cili pasi është zbuluar nga qeni, ka bërë disa metra më larg duke zënë sërish pozicion. Menjëherë nga familjarët e Lahe Jazajt, i cili edhe ai gjendej në banesë, është lajmëruar policia, duke treguar se krahas personit të dyshuar me armë, pranë banesës ishte edhe një automjet i dyshimtë.

Duke qenë se dyshohej për një person të armatosur, efektivët e rendit ishin të shumtë në numër, duke marrë si përforcime edhe disa punonjës të repartit të Ndërhyrjes së Shpejtë. Pasi është bërë rrethimi i zonës, Sherifi është kapur në flagrancë dhe ka hedhur armën, duke mos tentuar të qëllonte. Pas arrestimit dhe marrjes në pyetje, 43-vjeçari tregoi gjithçka. Ai ka pohuar se për vrasjen është kontaktuar nga Mersin Alliaj.

Mësohet se pasi të ekzekutohej Jazaj, porositësi Alliaj i kishte premtuar 15 mijë euro. Në vendin e ngjarjes policia sekuestroi një automatik kallashnikov të mbushur, disa fishekë, doreza plastike, veshje kamuflazhi, një skicë të banesës së Jazajt, si dhe ujë e ushqime që Sherifi i kishte marrë me vete, pasi qëndronte prej dy ditësh i fshehur pranë oborrit të personit që priste të vriste.

Motivi

Nga burime të policisë së qytetit bregdetar mësohet se Lahe Jazaj ka vetëm dy vite që ka lënë qelitë e burgut, i akuzuar për vrasjen e vëllait të Mersin Alliajt. Ngjarja është regjistruar më 23 majit 2003, kur Lahe Jazaj ka vrarë shtetasin Bujar Alliaj, vëllanë e porositësit.

Për këtë krim autori u dënua me 17 vjet burg dhe dy vjet më parë përfundoi dënimin, duke përfituar edhe nga amnisti të ndryshme të dhëna ndër vite. Ndërkohë mes dy familjesh nuk ka pasur qetësi. Një vit më parë është qëlluar me armë në drejtim të djalit të Jazajt, por që asnjë nga plumbat nuk e ka kapur.

Në lidhje me ngjarjen e djeshme, gjatë marrjes në pyetje Luka Sherifi, 43 vjeç, ka treguar se pas vrasjes së Jazajt do të takohej me porositësin Mersin Alliaj dhe më pas do merrte shumën e parave të premtuara. Plani i tyre është prishur, pasi është pikasur nga familjarët e personit që ishte piketuar për t’u ekzekutuar.

Tashmë në burg janë tre persona, i dyshuari si vrasës me pagesë, porositësi dhe personi që do ndihmonte për largimin e ekzekutorit. Nëse gjithçka do shkonte sipas planit, ditën e djeshme në fshatin Lepenicë do shënohej një viktimë, por ndërhyrja e policisë në kohë të shpejtë ka parandaluar krimin.

45 Komente

Filloi si profesion, vrases me pagese, po ky paska qene i lodhur fare...

Foto e hartes qe kane publikuar te ben te mendosh se eshte shaka e 1 Prillit.

Qyfyre ka me kta labt. E shqeu qeni, qeni mo qeni si ari. smiley

koko, po ne Amerike e mesove se si nje tragjedi e tille u quajtka qyfyre dhe nuk pertove por e nxorre  fobine tende  duke e quajtur ..." labe " Nuk paske kenduar, per mandata te shumta te vendit nga e di vehten zotrote, ku laberia nuk e pati fatin te te kete ty ? Shqiperia u be pershesh qysh se shqeu shalet ..! Po sa merret vesh ti do jesh nga nje krahine e " virgjer" ...! 

Grave lere se koko eshte i yni...duket si pak lushnjar, po nejse smiley

ballcekano me duket se ke te drejte, keta myzeqaret i quajn Labt dhe jo Labet, heqin zanoret e shtojne T ne fund, kokolepso na e sqaro kete punt smiley

Nejse.., dhe shakà shokëni smiley do bejme..  Koko s'na i merr per keq besoj

smileyJo si ari ...ja ty psh ne laberi mund te te quanin: kokqënstani ose kokeqën terbaçi 

"kush eshte aty, thashe, se leshova qenin te beri copa!". (BH)

konkluzioni: qeni eshte (ar)miku me i madh i njeriut!

Ky qeni po qe e meriton azilin politik ne Belgjik a ne Gjermani..me kalimin e kohes pastaj mund te bej edhe bashkim familjar,terheq me vete te zotet e shpise!!

Toma paska cu llafe. Sa ma shet ate Qen?

Po nuk I hodhi ndonje cope mish ky copa e mishit qe rrinte prej 2 ditesh te ferrat?!! Epo t'ka faji qeni pastaj?!! 

po se ka pare filmin "Tomka dhe shoket e tij", si duket...

ndersa kenga popullore thote keshtu: "hodha nje lule ne ferre (jo nje cop mish) / a-saman moj luleshqerre..."

gjynah per kete tipin, vrasesin me pagese, nje karriere e nderprere dhunshem nga nje qen!!

Ky paska patur dhe cmime te arsyeshme, tip McDonaldi i fushes perkatese.  

epo prandaj dhe deshtoi.. cfare paguan, merr..smiley mungese profesionalizmi vlla!!

shiko se ky ndejti dy dite ne ferra per 15mije te qelbura, ai profesionisti per 500+100 beri vec llafe tek Sheratoni, zyrat e shtetit etj..smiley

Mato Gruda, merr sejmene per gjakun e te jatit smiley

Belul shiko:

 

... Luka Sherifi, 43 vjeç, i lindur në Fier

 

..si vrasës me pagesë ku nëse kryente vrasjen e 53-vjeçarit Lahe Jazaj,nga lepenica e vlores.

 

Belul ju ngrente mortja po ju vrasin Lalucet..smiley

 

po ça thua o derman, ne lalucit me kallash.smiley, i l'çuam qënin e beri copa!.smiley

e lexova dje kete lajmin dhe aty pashe qe kishte bere edhe nje skice te detajuar zones, ky tipi.. po nje vizatim shume i bukur.. mu si femijet e kopshtit ne grupin e madh... malet i kish bere me laps ngjyre kafe, ndersa kodrat dhe fushen me jeshile..smiley nderkoh te shtepia, target, kishte vene nje shigjete te kuqe.... po kish harruar qenin..smiley

"lidhe qënin ti moj qëne, dale dale....."

Kush esht aty thash se i lshova qënin e beri copa ......

Po keta qenkat djemte tane more smiley

Po se di historine ta dergojme me mesazh privat

Shembull gjenial për të yshtur Deputetët të mbajnë Qen me vete .Sidomos këta të PD-hit që ankohen prej Krimit  , se do me i vrae Ra-Meta or tie  

e or mire,...dhe lushnja qytet eshte

qëni paska humbur kot ne Lepenicë. Ti thote ndonjeri që ka me shume oportunitete ne Tirane si bodyguard.

 ky tipi.. po nje vizatim shume i bukur... malet i kish bere me laps ngjyre kafe, ndersa kodrat dhe fushen me jeshile.. smiley

Belul, po kishte 2 dite lumemadhi qe rrinte ferrave, sic duket ka blere fletore vizatimi e lapsa me ngjyra smiley. po nuk e kuptoj per cfare e paska dashur ate harte, apo metropol i madh Lepenica e kishte frike se humbte rrugen. Pastaj ne rremuje e siper pas vrasjes (se supozuar) te atij fakirit tjeter, do kishte kohe te hapte harten biles dhe te ndalonte ndonje banor te zones e ta pyeste per rrugen (sic bejne turistat ne qytetet e medha), hahahaha. Gjithsesi sec kam nje frike se ka harruar te shtoje qenin ne vizatim ...smiley

smiley gjigant...shiko c'ka shkruar... mund te kaloj, rr. Nuk kaloj, vendstrehim, terheqje ne drejtim te paditur!!

shtepia/ target: me te kuqe...  shigjeta me ngjyre te verdhe: vendstrehimi....   shigjeta e theksuar, e harkuar:  terheqja  ne forem pyke..smiley     ndersa ne krahun tjeter:  lumi..smiley

Ketu ka tradheti burra. Dikush ia ka treguar kete qenit.smiley 

Tirona, e forte kjo smiley

Belul, nje gje i paska shpetuar tek kjo harta ajo shenja "You are here!" dhe do e bente Lepenicen atraksion turistik. smiley

Ore kete per vrases e paguanin apo per topograf se paska shkuar dem talenti smiley 

opo  eshte munduar kot  faret  ky trapi me skica...   nje  smartfone me google maps i duhej dhe do ta shihte Lepenicen naaaa, ne pellembe te dores.smiley

ne fakt ky  ''vrasesi''   po me kujton ate  figuren karton,  ''bip bip Coyote'',   qe bente  skica e plane perfekte per te kapur  roadrunner,  por  ne fund gjithmone shkonte dicka gabim dhe binte vet ne gracke..smiley

Nejse, nejse tani mendoj qe po ben skicen e qelise dhe rrugen se nga t'i bjeri per ... ne gjykate (se nuk u dukerka nga ata qe arratisen ky) smiley

Dhe keshtu i lindi idea per t'u bere vrases: duke pare Roadrunner and Coyote. smiley

jooo tallesh

belul ke shkelur ligjin e copyright-it smiley nuk shperndahet know how kshu pa paguar asnje te drejte autorit smiley

Epo te vije laluci ti bej si i fort labit ne mes te qytetit sdurohet. Le që ku e dime ne qe i shkoje qeni dhe jo lepuri ta shqyente ket lalucin? Dhe ju ka duk si qen. 

Me tha nje belg nje dite; - Pjer, kam ndigjuar se ju ne Shqiperi keni vrases me pagese, a mund te me gjesh mua nje, dhe sa marrin per nje vrasje. 

- Se sa marrin nuk e di - i thashe - se nuk merrem me vrases, po po deshe te dish se si fuksionojne bursat, si levizin parate, si investohet, si bashkohen aksionet dhe firmat, si ndahen, si do jete e ardhmja e vendeve te ndryshme, ketu po te pergjigjem me saktesi. 

Pjer ne media ka dale se policia belge ka njoftuar per mardhenie te ngushta kriminale midis vellezerve Frroku dhe nje magazinieri shqiptare ne Antwerpen. Di gje per kete ceshtje? 

Ke te drejte Roni, se duke qene se jam nje nder emigrantet me i kontrrolluar dhe monitoruar, sa here qe policia me kap/sheh ne gabime me makine, per çudi largohen si djalli nga temjani nga mua. Mos valle eshte kjo qe thua. Si nuk e kisha vrare menien une per kete gje. 

po deshe te dish se si fuksionojne bursat, si levizin parate, si investohet, si bashkohen aksionet dhe firmat, si ndahen, si do jete e ardhmja e vendeve te ndryshme, ketu po te pergjigjem me saktesi. 

Magazinieri ne fjale dyshohet se ka ndihmuar vellezerit Frroku ne pastrim parash! 

p.s. Shpresoj qe dikush te njoftoj organet e posacme per kete rastesi te cuditshme te "magazinierit te antwerpen" me Pjer Thomas-in. 

Pjer Thomas, përse te monitoron policia belge ty?

I dashur Pjer - Ne vitet e fundt te 80-te, per shkak te nje renie moralisht ideologjike, si edhe zgjedhjeje te ish-vendeve socialiste per menyrat e eksperimentimit ideologjik, ekonomia mori fryme paresore si alternative a problemeve te hasura. Tashme, mbas me shume se dy dekadave, po kuptohet se nuk eshte vetem ekonomia. Ketu psh ju mund ta sfidoni Clinton dhe shprehjen e tij te famshme. Por duket se ju po kaloni me shume kohe ne shoqerine e pecogroseve dhe veres, dhe jeni shkeputur paksa nga analizat e thella politike e ideologjike. Them se VQ 2 nuk duhet te frymezohet nga ekonomia. Ju jeni teoricien, jo thjesht ekonomist. 

E dashur Gaia, eshte (disi) e vertete kjo qe thoni, se nuk eshte vetem ekonomia aksi kryesor i te keqiave, apo fusha ku duhet te fokusohemi, fusha paresore siç thoni. Eshte (disi) e vertete se e keqja qendron ne brendesi te njeriut, siç thone çifutet e zgjuar. E duke qe keshtu (disi), ku filozofe te ndryshem jane ndeshur me teorite e tyre pikerisht per kete gje, une do te shtoja se genet e njeriut, ndergjegjia e tij, ndryshon mbi bazen e kushteve, kushte qe ndryshojne nga ekonomia, gje per te cilen edhe kan folur filozofet dhe ekonomistet para 100-200 vjetesh. 

Kot ja ke refuzuar.

Pyete si e do ..Me Tritol apo Pritë ..dhe shumë kollaj . Dërgoi një IMAIL SHQU-p të adresuar  " Komandantit në dorë "

Futi dhe një shifër ke dhjetëmijë euro dhe komision  për veten  .Sa të lodhesh me bursën . Ose mund ta hedhësh në Bursë me shumë fitim

Vrasës me Porosi nga Shqu-p..Sali & kompani

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).