Prokuroria ka regjistruar procedimin penal ndaj Ridvan Bodes, deputetit demokrat, që ka shërbyer si ministër i Financave në qeverinë e Sali Berishës. Bode është paditur nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë për fshehje pasurie.

Ndërkohë paralelisht me këtë regjistrim procedimi, deputeti Bode ka depozituar një padi në Prokurori për ILDKP-në. Bode e akuzon ILDKP-në për shpifje.

 

Ja pasuria e deklaruar e Bodes

Zbardhet pasuria e ish- ministrit të Financave, Ridvan Bode, e deklaruar pranë ILDKP, por për të cilën ka dyshime. Për këtë arsye, ILDKP ka ngritur një padi ndaj Bodes. Sipas Panoramës, në vitin 2013, Bode nuk ka justifikuar disa pasuri. Kështu ai nuk ka justifikuar një shumë prej 720 mijë lekësh në një llogari në Intesa Sanpaolo. Po ashtu ai nuk e ka të dokumentuar shlyerjen e kredisë për një banesë, dhënë nga Enti i Banesave.

Ndërkohë në deklaratën e tij bie në sy shtesa me rreth 270 mijë euro, që ka pësuar banesa e tij për shkak të rivlerësimit. Banesa me vlerë tregu prej 3.6 milionë lekë është shtuar nga rivlerësimi me 27.357.000 lekë. Bode ka deklaruar se të ardhurat nga paga dhe shpërblimet si ministër i ka pasur në vlerën e 1.4 milionë lekëve në vit. Ndërkohë nga paga si deputet ka marrë 677.561 lekë.

Bie në sy edhe që ministri ka deklaruar se ka përfituar 18 mijë euro në vit nga qiraja e një shtëpie. Duket qartë që bëhet fjalë për një shtëpi luksoze. Nga interesat në bonot e thesarit të Bankës së Shqipërisë ai ka fituar 71.000 lekë. 

E shoqja e tij, Jola Bode, ka deklaruar se ka dy apartamente në pronësi. Njëri në Komunën e Parisit me vlerë 6.6 milionë lekë dhe një në rrugën “Sami Frashëri” me një vlerë prej 175 mijë euro. Ajo disponon edhe një garazh me vlerë 7.790 euro. Adela Bode, vajza e ish- ministrit, ka fituar 22.593 euro në vit nga puna në një kompani private. Ajo ka deklaruar se ka fituar po ashtu 945.372 lekë nga konsulenca private në një firmë. Adela ka blerë një Audi me vlerë 990.000 lekë.

63 Komente

Di gje ndonjeri sa parashikohet denimi ne rast se gjendet fajtor? Ndoshta i leverdis Boles te paguaj nje gjobe disa mijra $ dhe me kete rast legalizon pasurine.

...ne rast se....ne rast se....pffffff

Nuk ka lindur ende ai kelysh kurve shiftar te arresoje Radovan Boden.

me ligj denohesh me deri ne 1 000 000 leke gjob ose deri ne 6 muaj burg per fshehje apo deklarim te rreme te pasurise. por deri tani asnje nuk eshte denuar sepse, sic eshte rasti i Bodes, ILDKPIK nuk ka kerkuar sqarim nga personi i prekur, sic e parashikon ligja. 

smiley Qeveri karagjoze, akuzojne firmetarin e vjedhjeve te tete viteve se ka plotesuar gabim deklaratat e pasurise smiley Me qelbesira keta se qelbesirat qe bejne sikur i cojne ne prokurori

edhe sali berisha per kafe e denoi ramizin.

hajduti nuk ia nxjerr syrin hajdutit

Njëri në Komunën e Parisit me vlerë 6.6 milionë

Shkabe shume lire qenkan apartamentet te Komuna Parisit. Cmimi shpesh here eshte sinjalizues i cilesise. 

Leje se ka njerez qe jane n'siklet me kto cmimet, me mire te blejne nje Q3 full option apo nje apartament te komuna parisit. Po deshe me ble per vete te komuna, me 750 Euro/m2 te jap une nja 12 opsione. Ose nderrohen me nje Hammer H3 me pak kilometra, zgjidh e merr

per cfare eshte e famshme komuna e parisit? 

Ta di te pakten per cfare po i hedh parat. Ktu psh meret ne konsiderate niveli i shkollave publike, perberja rracore, hapsirat e gjelberta, niveli i krimit, distanca nga qendra. Une nuk pretendoj qe ti te mi japesh te detajuara, por kshu "me sy te lire" si jane parametrat e komunes se parisit. 

Pyetje interesante. Pergjigju, Swed, dhe beje duke e krahasuar me cdo lagje tjeter ne TR, se qe s'eshte manhatan, e dime. smiley

se qe s'eshte manhatan, e dime.

Pse e prish me kete kompleks inferioriteti. Mbaje koken lart o Shkabe!

Manhatan s'eshte, por manhatani i tiranes eshte smiley

U perpoqen te bejne dhe versionin shqiptar te Friends atje, por sigurisht qe ti s'e njeh

Te jetosh te komuna e parisit nuk e ndjen gjekundi mungesen e Tepelenes, Mallakastres e Fierit. Te mjafton? Jo the? Atehere kape icik ktu, ke 250 bar kafe, ke qendren Kristal ku ka Conad, ke neptun shop, carrefour dhe big market. Ke mish laberie e bulmet jugu me u dhi (sic thote populli). Ke univesitetin e new york-ut diploma e te cilit te con ne cdo ministri po qe jashte nuk ta njef njeri, ke dhe 450 parukeri, 565 lloto sport e ca zgara korcare. Ca do me shume nga jeta? Oops, harrova, ke dhe grupe intelektualesh qe me nga nje gote raki, hudhra e xaxiqe disuktojne gjeopolitike, qe nga kriza greke e ISIS e deri te e ardhmja e Tibetit a pritja e Dalai Lames ne Vatikan.

Me duket se ke harruar dhe dyqanin e studenteve Kuksjane me kofshen kopan qe grinden me te dashurit nga Vlora. Po te duash te dish si shkohet atje, pyet shkaben. Si dhe harrove shtepine e ciftit te moshuar qe vjedhin kova me zhavorr.

Une s'thashe qe jane atje ato. lol me i vemendshem, se je dhe fansi im me i mire

I paske patur tek lagja e vjeter tek Qyteti Studenti?

smiley

Po na ben lemsh, te gjitheve ju thua qe jane fanse te tua me te mire. Kushedi cfare torture do jete qe te mbash llogari te gjithe fansat e fanset e shumta.

Jo, robo. As atje. Me i vemendshem, thashe.

Me fal qe s'e kam regjistruar sa shume te eshte dashur te levizes me shtepi ne Tirane qysh nga shperngulja jote (internal migration i thone ne Anglisht) nga Tepelena a Berati.

Atje kam prinderit, o Gjemb, dhe jo tek QS, por tek vilat gjermane. mire se te na vish.

Dhe sic te kam thene, une mund te emigroj qe neser ne varesi te situates, s'jam aspak kunder emigrimit. Jam kunder asaj qe mendojne shume shqiptare per emigrimin, jam kunder asaj qe bejne shume emigrante tanet ketu. Me i vemendshem, fanso

Jo o gjemb, nuk eshte faji i jot....Po Admin istratori, fesht me gome e mshin sagen e emigrimit te Familjes Shkaba

Ore, familja ime ka emigruar dhe jashte, ka punuar, ka mbledhur para e s'ka asnje gje te keqe me emigrimin. Asnjehere s'kam thene qe ka. Sa qef ke te genjesh? lol Une thjesht kam bezdi gjerat qe bejne shume emigrante, jo te gjithe. Plaku im s'e shan qytetin nga ka ikur, dhe as kur shqiperine nuk e ka share ndonjehere, si ketu, si andej. Plaka ime s'e shante TR dhe as shqiperine kur ikem, perkundrazi. Ti paske qef te genjesh. lol Dhe sigurisht qe mendoj qe emigrimi s'eshte zgjidhje per nje komb. Zgjidhja eshte te behet mire ketu, jo te ikin te gjithe. Dhe te ikurit, vetem se kane ikur, s'duhet ta shajne vendin qe kane lene pa arsye dhe vetem nga inferioriteti. Kaq te them une. Fute te kaplloqja plake.

E kuptoj qe ka emigruar dhe ka pasur pershtypje te keqija...po edhe Ne Tironsit, eksperience te keqe kemi me ju te ardhurit ...vete e pranove.....asnje zone nuk eshte me e mire se Komuna e Parisit, ndonese bie dakort me Alidemsin qe nuk jetohet atje....Cfare i keni bere qytetit tim ore Katila....dua qytetin tim mbrapsht

Gocat tironse martohen me shume qef tek komuna e parisit, Tironco. Shesin prona te pazari i ri oriental dhe vijne aty. Vetem kushto e mi kane marrre nja 4. Nuk e di per ca po flet.

Apo jo ore....Kushot e tu bojne Ligjin ne Tirone....Jane si Dinastia Shkaba nje here e i koh....Tani ene i thu Alidemsit qe gjendja tek Komuna e Parisit eshte bloze.... po le te gjeje zona me te mira....Po mir i her...ti ku i njef gocat tironse qe martohen e me sa qejf tek Komuna....nuk hyn zogu tek Komuna e Parisit pa mor aprovimin tat i her....Medemek qeka bo Komuna si me u martu jo ne tirone po jashte shtetit...pa tironsa do me thon...

dua qytetin tim mbrapsht.

Ehe, duku i here nga java ...

inderresand: n'polin e veriut nata zgjat gjasht muj, e mandej vjen dita. ta ka lezet shpirti me i than tjetrit duku neser.

tano banushi 

smiley Tano ka qene dore. Ai skeci qe shiste kapele kashte m'vje ne men.  Nuk keni ndonji kapele me te lire ? Po si jo, kemi kyte ...- po ndonje me te lire ? ... Me e lire asht kjo tjetra... Po me te lire se kjo ? - Po kena edhe nji ma t'lire se kjo , shko ulu nja'tje ne rronx te fikut ...

Shto dhe 10 minuta ne kembe nga vende si liqeni, blloku, unaza e re, meqe te pyeti, dhe fakti qe shume biznese i marrin atje apartamentet per zyra, etj, etj.

Shkabe me fal qe t'u futa ne muhabet, po mos harro te shtosh qe eshte edhe 15 minuta ne kembe nga Gerrdeci. Eeee lale dine kta cere osht jeta!

Faleminderit.

Ore, ketu do jemi me gerdecin. E veme bast qe pune vitesh e do te ejte i rrethuar me gated communities rrotull ai fshat? smiley

As nuk e 'skutoj. Nderkohe dhe "njeriu i ri" do jet pjek deri atehere.

pse kete zhvillim aspiron per Shqiperine tone te dashur? gated communities o shkabe? me shume regres do ta quaja. te ishte per gated communities, me mire kishim emigruar ne amerike se ata jane eksperte te kesaj fushe.

mbase ke te drejte, por doja te thosha qe do te zhvillohet me blloqe vilash si zonat nga ana e tegut. Isha tek liqeni i farkes para ca ditesh dhe po ndertonin edhe aty me kshu blloqe vilash.

aspak model shqiptar do thoja! po u be gerdeci me blloqe e me gardhe une heq dore nga te marrit nje shtepi aty. ia kisha vene syrin ngaqe e kishe rekomanduar shume ti ketu ne peshk. po na behet shqiperia si amerika me ritme shume te shpejta.

ato blloqet e vilave ne shqiperi nuk jane si te amerikes. Jane vetem per fundjave, robt ketu duan qytete.

Si jane blloqet e vilave ne amerike? Aty do bohen me te mira???? Gated Community keni pa ndonjehere ne jeten tuaj vec gjirit te lalzit????? Keni dale ndonje here jashte vendit ne jeten tuaj??? Kur degjoni gated community mendoni automatikisht Amerika?

Social entertainment: 250 bar kafe; 450 parukeri; 565 lloto sport (Check)

Retail center: ke qendren Kristal ku ka Conad, ke neptun shop, carrefour dhe big market (check)

Gourmet shops: Ke mish laberie e bulmet jugu (check)

Akademic center: Ke univesitetin e new york-ut (check)

Intelectual ambiance: grupe intelektualesh (check)

Access to public parks: 10 minuta ne kembe nga vende si liqeni (check)

 

Ti haje mutin Tribeca e NY, Komunes sone te Parisit!

Degjove Cim? Degjova, thuj!

 

 

 

A ka Festival filmi Komuna jone e Parisit?

Po pra. Filmi pare ishte me Kol Ballen.

Gjer n'Kanada ka mberritur lajmi?

Kolin po thone e paskan pushuar nga puna sot. smiley

kto jon ftof m'tajare. si nuk erdh i gjo prej anej pervec tabloidit, o burre i dheut!

deri edhe enveri tha: pse, me loqen e Sules* do merremi ne!

Jo te Sales, une nuk do them kurre Sule, e Pule e Dulle, se ne ven te trunit nuk kom i cop tulle; ky ishte Sule prej verteti. Per me teper te tregon alidemsi smiley

deri edhe enveri

Po, po, i morsh te ligat everit ti per kto pune se ka qene i dale vllai. Hyte e dilte ne kuplarat e Parisit si ne shpi te vet. Kuplarat historikisht kan qene institucione avantgarde. Kto te sotmit ne Tirone jane kokrra e katunareve. E hoqen nga puna tjetrin se ka qene tu i ra me dore ne shpi te vet. Kokrra katunareve!

na myten. du qytetin tim back, tha ai tjetri. me te drejt.

Shyqyr qe nuk ka amerika mendjen e tyre thuaj se Ty do te te kishin deportuar me kohe .smiley

Shoke kemi ne mes tene

shume armiq e tradhetore

po me te keqijt nga te tere

jane ato qe....

Po si shume po flisni per ket Komunen e Parisit. Eshte vendi me i pajetueshem ne Tirane. Sot isha pas shume kohesh dhe u habita me pluhurin dhe pisllekun qe mbreteronte qe nga hyrja e deri tek Qendra Kristal.... Zhul i gjalle... me vjen keq per ata qe banojne ne ato ane

pluhur, pis, zhul... si dhe pallate byth me byth  e rruge te ngushta... pallatet me te shumta jane pa parking, keshtuqe parkimi i makines per ate dendesi popullimi ne rruge e pa rruge, tjeter histori.. 

dhe kuptohet,  me se shumti te vjen keq per femijet e vegjel qe jetojne atje, qe skane asnje lloj hapesire  per te luajtur..

Verejtje shume te mira qe te dy, alidems. Tani me thuaj se cila lagje ne TR eshte me me pak pluhur, cila ia merr komunes me parametra, dhe se me cfare parametrash ia merr me saktesi. Femijet kane dy stadiume afer e afer, belul, liqenin shume afer, qendra tregtare te mbyllura, etj, etj. Ne krahasim me cdo zone tjeter te TR eshte me mire.

Meqe e do ti, po t jap, lagja me e mire ne Tirone eshte Alidemi.... lagje akoma e "pandertuar" lagje akoma me tironcit e vjeter, perjashto Depen e ujit dhe shkozen deri n'LAnabregas... Ty te dhjefsha dy stadiumet qe nuk shko njeri per te lujt, se n'alidem akoma luhet me topalecka neper rrugicat, jane te gjitha rruget e shtrume dhe plot me kalamoj dhe mbi te gjitha shume me te pastra se sa Komuna e Parisit tat...

Mund te jeni laggja e dyte me e mire, alidems, vetem se shkoni shpejt ne farke e ne dajt, e meqe keni ate kompleksin dinamo. Por jeni bere me rrugica labirinte me vila pa rregull qe nga depoja e ujit, qe nga Grandi e deri te teqja, deri andej nga news 24, madje. Ca them une, deri ne maje te dajtit. Me mire pallate te reja afer e afer, me dyqane me ndricim dhe jete te gjalle, ku gocat dalin me 3 te nates vetem fare, se sa labirinte vilash pa rregull e me rrugica qe naten behen te frikshme. Rrugicat jane te pashtruara dhe shume pak rruge kryesore ka. Tek tregu elektrik humb dhe te bie makina neper gropa shume shpesh. Por Komuna ka liqenin me afer, qendren me afer, bllokun me afer, dhe rruget jane shtruar nga dy-tre here. Ka dhe me pak banore me komplekse. Tek ju ka dhe shume kuksiane qe kane ardhur ne grup, me fise. Tek komuna integrohen, sepse jane tek e tek, por tek ju ishte nje zone siper tregut elektrik kishin te gjitha bizneset, gjithe shtepite, kishin zaptuar blloqe te tera. vetem kuksiane e dibrane gjeje. Te duket me mire sepse je vendali dhe e do me dashuri te verber, por nuk eshte. te jesh i sigurt

Ej mos boni si harixhofkat tu i numru njoni tjetri dashnoret.......

Po Tribeca ka sit-com???

Prandaj po them!

Me siguri te plote Jo!

Amon o Swed, jo kaq specifik.....nuk i vihet krype plages....eh cfare i kan bo Tirones kta Emigrantet inferior si puna e Shkabes....

ka ardh per jete qyli ne tirane, se jep mireqenia sociale internet falas, se te ishte per te punu punote akoma kamarjer ne mallakaster.

Kan qejf me ardh ne Tirone ene per i cik pordhe...se i mburren laleve tfisit....ne e kena bo kte Tirone, e shesin nje shtepi ne qytet te jugut....me ble 1 apartament tek Komuna Parisit sa frengu pulen....e ja fusin keq Tironsave me i llaf.

katnarin mund ta heqesh prej mallakastre po sia heq dot katnarllikun asiher.

Del te dera dhe degjon komshijet se si po gatujne persheshin e kaposhit.

Keshtu e pesuan dhe ata te vlores, qe iu shemb pallati. E kishin shenuar vleren e ulet qe te mos paguanin taksa dhe u demshperblyen per ate qe kishin deklaruar smiley

Amon dermon shifni mos ia leni ta gjykoje ai melaqeja perroit, Gjon Gjini se s'ka hap asnji biznes te ri ajo gruja vet kto kohet e funit (that I know of).

Baroni Ridvan Bode me procedimin penal te ketyre e di caa ben...
Se kuptoj kete karagjozllekun qe po bejne

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).