Partia Socialiste ka dorëzuar sot përmes përfaqësuesit të saj Genc Gjonçaj në KQZ listën e koalicionit të majtë "Aleanca per Shqiperine Europiane". Koalicioni i maxhorancës, i kryesuar nga Partia Socialiste, ka arritur numrin e 39 partive. Dje këtij koalicioni i është bashkuar Partia Demokracia Sociale e Paskal Milos dhe Partia Demokristiane e Nard Ndokës, i cili nuk gjeti gjuhë bashkëpunimi me Partinë Demokratike.

Parti tradicionale të majta kanë mbetur jashtë këtij koalicioni. Partia Socialdemokrate e Skënder Gjinushit do të garojë e vetme. Mësohet se Gjinushi do të mbështesë me siglën e tij disa kandidatë që do të dalin të pavarur, figura të njohura të Partisë Socialiste. Nëse do të dilnin të pavarur, atyre do t’u duhej të mblidhnin firmat e 1% të numrit të zgjedhësve. Kandidimi me siglën e PSD, e cila ka këshilltarë në bashkitë ku ata kandidojnë, i lejon kandidatët të hyjnë në garë pa pasur nevojë për firma të zgjedhësve. Po ashtu edhe PBDNJ e Vangjel Dules do të dalë më vete në këto zgjedhje. Përmes një deklarate të bërë dje, Dule shprehet se PBDNJ do të dalë më vete në zgjedhjet e 21 qershorit, ndërsa do të përcaktojë kandidatët e saj ditën e shtunë. Sot në orën 18:00 përfundon afati zyrtar i KQZ-së për regjistrimin e koalicioneve zgjedhore.

Koalicioni i maxhorancës mund të cilësohet si bashkimi më miks i bërë ndonjëherë, ku përfshihen parti komuniste, parti të qendrës së majtë, konservatore të djathta, liberale, por dhe parti që mbrojnë interesat e komuniteteve etnike dhe kulturore. Në këto zgjedhje, PS do të bashkëpunojë, përveç aleatëve që kishte në zgjedhjet e fundit parlamentare, edhe me Frymën e Re Demokratike të Bamir Topit, për të cilin Kryeministri Rama tha se nuk kërkon asnjë bashki, por dhe PDIU-në e Shpëtim Idrizit, e cila do të garojë në tri bashki, Konispol, Peqin dhe Rrogozhinë. Nga koalicioni i djathtë i PD-së, me të cilin bashkëpunoi edhe në zgjedh jet e fundit parlamentare, është shkëputur dhe Partia Aleanca Demokratike që tani drejtohet nga Eduard Abazi, pas tërheqjes nga drejtimi të Neritan Cekës, kur u emërua ambasador në Itali.

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Njazi Kosovrasti ka dorëzuar sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, listën me 15 parti të koalicionit Aleanca Popullore për Punë e Dinjitet. Pas dorëzimit të listës, zoti Kosovrasti në një prononcim për mediat tha se "koalicioni, në përputhje me Kodin, afatet që ka nxjerrë KQZ dhe brenda afatit kohor siç Kodi e parashikon".  Partia Demokratike duket se e ka gjetur gjuhën e përbashkët me Partinë Republikane, Ballin Kombëtar, Legalistët apo Ballin Kombëtar Demokrat.

Panorama duke iu referuar burimeve të veta shkruan sot se gjatë bisedimeve palët kanë rënë dakord për mënyrën e përzgjedhjes së nënkryetarit të Bashkisë që do të fitohet nga koalicioni i djathtë. Kështu, çdo parti e koalicionit që do të marrë mbi 5 për qind të votave do të ketë të drejtën e nënkryetarit në bashkinë përkatëse. Ndërkohë që një tjetër pikë është dhe ndarja në bazë proporcionale e administrimit të bashkive. Duke dhënë hapësirën e kryesimit të njësive administrative, mbështetur në votat që partia përkatëse do të marrë në zgjedhje. Në bazë të Kodit Zgjedhor, partitë sot duhet të përfundojnë marrëveshjet, për të vijuar me regjistrimin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Deri më tani, Partia Demokratike ka përcaktuar 50 kandidatë për kryetarë bashkish. Prej të cilëve, dy kandidatura u janë dhënë republikanëve, një në Shijak dhe Librazhd. Ndërsa sot pritet të përfundojnë bisedimet mbi kandidatin në Memaliaj ose në Bashkinë e Tepelenës. Gjithsesi, Mediu ka nënvizuar se e rëndësishme është që të arrihet në kandidatin më të mirë fitues dhe jo në përcaktimin se kujt partie do t’i takojë ai. Nga ana tjetër vijojnë bisedimet me Partinë Lëvizja e Legalitetit për të gjetur gjuhën e përbashkët në një kandidat të kësaj partie. Për sa u përket partive të tjera, negociatat janë përqendruar në bashkëpunimin për administrimin e votave, si dhe për marrëveshjen që do të kenë palët pas zgjedhjeve të 21 qershorit. Por, duket se vijimi i negociatave ka lënë të pakënaqura katër nga partitë me të cilat u nis koalicioni.

14 Komente

Në këto zgjedhje, PS do të bashkëpunojë, përveç aleatëve që kishte në zgjedhjet e fundit parlamentare, edhe me Frymën e Re Demokratike të Bamir Topit, për të cilin Kryeministri Rama tha se nuk kërkon asnjë bashki,

5 lek kaushi !

Hajt per hajer na qofte.....Jepini tani cuna. Duke u mundu me qendru ne lartesine e rastit besoj se do perqendrohemi te koalicionet, dhe te mirat qe vjne. Komentusit i them te mos nxitohet, asnje parti nuk shitet(te pakten ne forme kaushi), nqs e ke llafin per prurjet e fundit.  

Mbase nxitohem vertet me prurjet e fundit, po une nuk e kuptoj kete bashkepunimin keshtu pa kerku asigja.Ndersa po qe puna per FRD une e kam dhene mendimin qarte. Keta jane TKD dhe Bamiri ka pi Vital per shume kohe qe ka qen ne Presidence. E ka thene ne TV vete bossi i Vitalit.

Ta ngas llafne qe nese nuk eshte pune kaushi te na e thone qer asht.

P.S. Jo parti ne forme kaushi, por nje kaush fara luledilli, te pjekme, shitej tek dera e stadiumit 5 lek/kaushi. Pra shitej kur kishte sebep, pra neshje.

 

Ps-Pd njelloj si Bayern-Porto ka per te vajt. Sidomos tani qe PS Bleu Qendersulmuesin e RRezikshme NN.

Galile, nuk ja vlen me u mor kaush per kaush. Futi te gjith ne nji thes dhe jep pazarin tat, mendimin desha te them

smiley, eshe Madheshtor.. e ka marre #Rilindje per te prish syrin e keq smiley

54 parti, vetem me parti nuk jemi dhe aq keq.

Idiotesia me e madhe kjo eshte, ca me keq ata ktyetaret e partive qe e reklamojne si arritje te madhe. Ketu elektorat vetem 2-3 parti kane. Partite e  tjera kane kryetar zv kryetar dhe sekretare. 

Jane ne nje koalicion qamet e idrizit me dulen ?

3 Milion Banor, 54 Parti smiley Hajde Palestin hesapi...

paska vertet Baze ajo Shprehja: " 2 Shqiptar formojn 3 Parti"

hajde koalicion hajde....39 parti

po pse jo 143 parti? ca te keqe ka PS-ja?

Marrëveshja dhe koalicion i PS me FRD është një marrëveshje parimore.

Profesor Doktor. Bamir Topi

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).